Në dy komisione, te Ligjet dhe tek ai për të Drejtat e Njeriut, mazhoranca rrëzoi projektligjin e deputetes së PD-së, Jorida Tabaku për statusin e minatorit.
Drafti parashikon uljen e viteve të punës për pension të parakohshëm, rritje të pensionit suplementar, kompensim të plotë në aksidente dhe pension familjar sa 50% e pagës kur një punonjës i minierës humb jetën.
Kostoja për buxhetin e shtetit llogaritet rreth 1.2 miliardë lekë në vit për 13.300 përfitues. Sipas drejtorit të Institutit të Sigurimeve Shoqërore Astrit Hado, drafti nuk sjell përfitime të mëdha për minatorët nga trajtimi aktual me ligj.
Kryetari i Komisionit të ligjeve, Ulsi Manja veçoi se Shqipëria ka një skemë universale të pensioneve, e cila nuk e përballon nivelin e pensioneve në vend dhe po mbahet në këmbë nga buxheti i shtetit.
Sipas Manjës, të gjitha ligjet që krijojnë statuse e trajtimit të veçantë i krijojnë peshë buxhetit të shtetit dhe pranohen në shtete te cilat kanë financa të konsoliduara dhe jo ekonomi në zhvillim si vendi ynë.
Tabaku: Jam dakord ta përmirësojmë. Është gati qeveria ta bëjë këtë. Unë kam bërë proces kosultimi me sindikatat, me koncesionarët ua lë këtyre unë, se kanë 1 vit e gjysëm që protestojnë. Mos e votoni kundër, t’i lëmë kohë, kush ka propozime shtesë, të bëjmë konsultime. Hajde ulemi bashkë dhe përgatisim një ligj kuadër ku ne mund t’i rregullojmë. Por diferencimi i pagave i minatorëve shqiptarë me inxhinierët turq ishin të turpshme në minierën e Spaçit.
Manja: Të gjithë jemi dakord që çdo kategori kontributore ka të drejtë të kërkojë paga dhe pensione të larta në përputhje me cilësitë e veçanta dhe kushtet punës. Skema e pagave dhe skema e pensioneve përcakton politikat publike të shtetit.
Këto skema nuk duhet të jenë lista dëshirash. Ne kemi zgjedhur një skemë universale të pensioneve, tërësisht kontributive, por mbahet në këmbë edhe me financimin e buxhetit të shetit, spese skema e kontrinuteve nuk e përballon nivelin e pensioneve që kemi në vend.
Skeme e trajtimit nëpërmjet trajtimit suplementar të kategorive që kanë vështirësi të caktuar në profesion dhe jo skemë me statuse të posaçme, sepse këto skema prodhojnë oaze preferenciale.
Të gjitha ligjet që krijojnë statuse të trajtimt të vençatë krijojnë peshë mbi buxhetin e shtetit, por shteti ka përgjegjësi më të madhe mbi këto skema pagash dhe pensionesh. Ne jemi ekonomi në zhvillim dhe shtetet që kanë statuse për kategori të caktuar kanë financa të konsoliduara.
Ne kemi bërë herë pas herë përpjekje për të trajtuar ndryshe minatorët:
-Në 2014 me moshën e ulëm në 55 vjeç
-në 2019 pension i posaçëm suplementar
-VKM për aksidentet në punë
Është profesion në zhdukje, skemi asgjë për të fshehur, ka shumë profesione në zhdukje, hidrauliku, elektricistët, zanate qe oforojnë shërbime që janë në zhdukje. Por mbajtja në këmbë e profesioneve nuk zgjidhet me skema të posaçme.
Shumë faleminderit znj.Tabaku, se kam dashur ta bëj me kohë këtë diskutim, por askush në këtë tyrezë nuk janë kundër rritjes së pagave dhe pensioneve, por në finale kemi përgjegjësi ta mbajmë këtë skemë universale. Nëse favorizojmë një kategori të caktuar, mund të kemi disbalancë në një target grup tjetër dhe çdo gjë lidhet me financat dhe buxhetin e shtetit.