Normal view

Shqipëria ndër vendet me inflacionin më të lartë, ushqimet shtrenjtohen 5 herë më shumë se në BE

31 August 2026 at 14:58
Çmimet e ushqimeve dhe pijeve joalkoolike në Shqipëri vijuan rritjen edhe gjatë korrikut, pavarësisht forcimit të euros dhe pritshmërive se rënia e monedhës europiane do të ndikonte në uljen e kostove të produkteve të importuara. Sipas të dhënave të Eurostat, çmimet e ushqimeve dhe pijeve joalkoolike në Shqipëri u rritën me 3.2% në korrik 2026, krahasuar […]

Greqia ul çmimet e mbi 1 600 produkteve bazë. Mitsotakis: Masa, si një lehtësim konkret për familjet

31 August 2026 at 14:52
Mbi 1,600 produkte bazë të konsumit kanë nisur të shiten me çmime më të ulëta në Greqi, në kuadër të një marrëveshjeje mes qeverisë, prodhuesve, furnitorëve dhe rrjeteve të supermarketeve. Ulja mesatare e çmimeve është rreth 7%, ndërsa për shumicën e produkteve reduktimi varion nga 5 deri në 7%. Për artikuj të veçantë, zbritja arrin […]

Sot protesta e 93-të kundër qeverisë. 3 muaj mobilizim i pandërprerë në Tiranë, qytetarët kërkojnë largimin e Ramës

31 August 2026 at 14:47
Protesta qytetare kundër qeverisë hyn sot në ditën e 93-të radhazi, duke shënuar më shumë se tre muaj mobilizim të pandërprerë në Tiranë. Edhe sot, qytetarët pritet të mblidhen në sheshin “Skënderbej”, prej nga do të marshojnë përgjatë Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” në drejtim të Kryeministrisë. Kërkesa kryesore e protestuesve mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi […]

Vila e Belinda Ballukut në Dhërmi në emër të tij, ish-futbollisti Igli Tare pyetet për rreth 3 orë në SPAK

31 August 2026 at 14:43
Ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare, Igli Tare, është paraqitur këtë të hënë, më 31 gusht, në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), në kuadër të hetimeve të dosjes “Balluku”. Tare ka qëndruar për rreth tre orë në ambientet e SPAK-ut, ku raportohet se ka dhënë shpjegime para prokurorëve lidhur me çështjen që po hetohet. Pas përfundimit të dëshmisë, […]

Ish gjyqtari kushtetues Bekim Sejdiu pranon kandidaturën për president të Kosovës, propozohet nga VV dhe LDK

31 August 2026 at 14:20
Bekim Sejdiu ka konfirmuar se ka pranuar propozimin për të kandiduar për president të Republikës së Kosovës, pasi Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë arritur pajtim për emrin e tij. Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese Bekim Sejdiu e ka cilësuar si nder besimin e dhënë nga përfaqësuesit e dy subjekteve politike, duke theksuar se […]

Islanda voton me referendum për rikthimin e negociatave me BE-në, qytetarët vendosin pas 13 vitesh

29 August 2026 at 13:40
Islanda po zhvillon këtë të shtunë, më 29 gusht 2026, një referendum kombëtar për të vendosur nëse vendi duhet të rifillojë negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, 13 vjet pasi procesi u pezullua. Pyetja që u është drejtuar qytetarëve është e drejtpërdrejtë: “A duhet që Islanda të rifillojë negociatat e aderimit me Bashkimin Evropian?” Rreth 265 […]

U kap duke drejtuar makinën e Ergys Agasit, “arrest në burg” për ish-zyrtarin e Policisë Uljan Shpataraku

29 August 2026 at 13:37
Ish-zyrtari i lartë i Policisë së Shtetit, Uljan Shpataraku, është përballur këtë të shtunë me Gjykatën e Posaçme për caktimin e masës së sigurimit. Pas seancës, gjykata ka vendosur ndaj Shpatarakut masën e sigurisë “arrest në burg”. Ai akuzohet për veprën penale të përkrahjes së autorit të krimit. Shpataraku u arrestua nga autoritetet teksa drejtonte automjetin me […]

Protesta nuk ndalet. 91 ditë përballë qeverisë, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Rama

29 August 2026 at 13:17
Sot shënohet dita e 91-të e protestës qytetare kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama. Qytetarët vijojnë të mblidhen në Tiranë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit dhe ndryshimin e sistemit politik. Protesta vjen pas 90 ditësh mobilizimi të njëpasnjëshëm, gjatë të cilave protestuesit kanë marshuar nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë, duke përcjellë mesazhe kundër qeverisë. Kërkesa […]

Michael Jackson do të festonte sot 68-vjetorin. Bota kujton Mbretin e Pop-it, nga festat te filmi i ri

29 August 2026 at 12:28
Michael Jackson do të festonte më 29 gusht, 68-vjetorin e lindjes. Edhe 17 vite pas vdekjes së tij, emri i Mbretit të Pop-it vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes, me evente në SHBA, projekte të reja filmike, muzikë që rikthehet në klasifikime dhe një brez të ri artistësh që vazhdon të frymëzohet prej tij. Michael […]

U arrestua me Ergys Agasin, Uljan Shpatarakut i hiqet leja e armës, i sekuestrohet arsenali në banesë

29 August 2026 at 10:21
Ish-zyrtarit të Policisë së Shtetit, Uljan Shpataraku, i është hequr leja e armës, ndërsa autoritetet i kanë sekuestruar edhe armët që mbante në banesë. Shpataraku, i cili u arrestua pasi u kap duke drejtuar automjetin e Ergys Agasit dhe akuzohet për përkrahje të autorit të krimit, u përjashtua nga radhët e Policisë së Shtetit disa […]

SHBA, presidenti Trump: Në marrëveshje me Venezuelën, marrim kontrollin e 65 miliardë fuçive naftë

29 August 2026 at 10:17
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump tha se Shtetet e Bashkuara kanë arritur një marrëveshje me Venezuelën për të marrë kontrollin e më shumë se 65 miliardë fuçive të rezervave të provuara të naftës së vendit. “Ky transaksion historik i dyfishon shumë rezervat amerikane të naftës, rrit shumë furnizimin tonë me naftë dhe do të ulë […]

Tragjedi në Jacksonville të SHBA, tre fëmijë të një familjeje shqiptare humbin jetën nga zjarri ne banesë

27 August 2026 at 11:44
Një tragjedi e rëndë ka goditur një familje shqiptare në Jacksonville të Floridës, ku tre fëmijë kanë humbur jetën si pasojë e një zjarri të fuqishëm që përfshiu banesën e tyre dykatëshe në orët e para të mëngjesit të së mërkurës, 26 gusht. Katër persona të tjerë, dy fëmijë dhe dy të rritur, ndodhen në […]

Kosovë, kryeministri në detyrë Albin Kurti: Po bëj më të mirën për formimin e institucioneve

27 August 2026 at 11:25
Kryeministri në detyrë, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti thotë se po e bën “më të mirën e mundshme” për formimin e institucioneve, por ndërkohë, seanca konstituive e Kuvendit, e nisur në fillim të muajit, nuk po vazhdon. Kurti tha mbrëmë pas takimit me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku se ai nuk […]

“Me vullnetin e Allahut kemi vendosur një bombë”, e-maili kërcënues që ngriti në këmbë Policinë e Shtetit rezultoi i rremë

27 August 2026 at 11:16
Një email i dërguar në disa nga institucionet e vendit ka ngritur në këmbë Policinë e Shtetit. “Përshëndetje. Ky është Shteti Islamik. Me vullnetin e Allahut kemi vendosur një bombë në ndërtesën tuaj. Ajo do të shpoërthejë pas dy orësh Pas kësaj,. Ju të pafe do të copëtoheni. Pastaj do t’ju vrasim. Allahu Akbar”, thuhet […]

Arrestohet Ergys Agasi pas 8 muajsh në kërkim. U ndoq nga Elbasani dhe u kap në Durrës bashkë me ish-zyrtarin e Policisë

26 August 2026 at 21:09
Arrestimi i Ergys Agasit Tetë muaj pasi ishte shpallur në kërkim nga SPAK në kuadër të hetimeve për abuzimet e dyshuara me tenderët e AKSHI-t, Ergys Agasi është arrestuar pasditen e sotme në Durrës. Agasi u pikas nga policia që në Elbasan teksa lëvizte me një automjet tip “Audi” luksoz. Operacioni u zhvillua nga Policia […]

Qeveria e Malit të Zi vendos të ulë akcizat për karburantet, çmimi i naftës zbret në 1.87 euro për litër

26 August 2026 at 14:14
Qeveria e Malit të Zi ka vendosur një tjetër ulje të akcizave për benzinën dhe naftën, me synim zbutjen e ndikimit të rritjes së çmimeve globale të karburanteve. Nga 25 gushti, akciza për benzinën pa plumb zbret në 0.522 euro për litër, ndërsa ajo për naftën në 0.352 euro, nga 0.396 euro që ishte më parë. Masat […]

88 ditë protestë në shesh! Shqiptarët nuk heqin dorë: Do qëndrojmë deri në largimin e Ramës dhe qeverisë!

26 August 2026 at 14:07
Qytetarët do të organizohen sërish për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe ndryshimin e kursit politik në vend. Protesta pritet të nisë organizimin në sheshin “Skënderbej”, nga ku protestuesit më pas do të marshojnë përgjatë bulevardit drejt Kryeministrisë. Pas mbërritjes përpara godinës së ekzekutivit mbahen fjalimet, ku qytetarët shprehin shqetësimet dhe pakënaqësitë e […]

Nga Kruja drejt Tiranës me pistoletë për ta shitur, arrestohet 26-vjeçari

26 August 2026 at 13:59
Një 26-vjeçar nga Kruja është arrestuar në flagrancë nga policia, pasi dyshohet se po transportonte një pistoletë drejt Tiranës me qëllim shitjen e saj. Operacioni policor, i koduar “Price”, u zhvillua pas informacionit të siguruar në rrugë operative për lëvizjen e të riut të armatosur në drejtim të kryeqytetit. Shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale, në […]
❌