Normal view

Received — 1 July 2025 Sot News | Lajme

“Shkruaj çfarë të them unë”, Kara tregon prapaskenat e sherrit Meta-Gjokutaj: Të bërtiturat dëgjoheshin deri jashtë

1 July 2025 at 22:39

Juristi Romeo Kara ka zbuluar për herë të parë arsyet se përse Genci Gjokutaj nuk është më avokati i Ilir Metës.

Pak javë më parë, në seancën për ish-presidentin u pa në sallë Kujtim Cakrani dhe jo Gjokutaj, i cili ka pasur miqësi të hershme me Metën. Askush nuk tregoi arsyet e vërteta të këtij ndryshimi, por Kara shprehet se ka pasur sherr të madh mes tyre. Në një intervistë ai ka rrëfyer se gjatë një takimi mes Metës dhe Gjokutjat në ambientet e burgut 313, ka pasur të bërtitura.

“Një nga ulërimat e Metës sepse ulërimat e tij dëgjoheshin edhe jashtë ka qenë: ‘Shkruaj çfarë të them unë, jo çfarë thua ti!’”, rrëfeu Kara për një emision televiziv.

Ai theksoi se Meta nuk e lë askënd të bëjë punën e vet, madje as avokatin që e ka për të shpëtuar nga burgu. Kara shtoi se Meta po trajton procesin gjyqësor si betejë politike dhe personale, jo si një përballje serioze me drejtësinë.

Sipas tij, largimi i Gjokutajt është vetëm një simptomë e mënyrës se si Meta e trajton të gjithë sistemin, si pronë private. Në vend të një mbrojtjeje ligjore të qetë dhe profesionale, Meta kërkon nënshtrim total.

The post “Shkruaj çfarë të them unë”, Kara tregon prapaskenat e sherrit Meta-Gjokutaj: Të bërtiturat dëgjoheshin deri jashtë appeared first on Sot News | Lajme.

“Rrezikon 8-10 vjet burg”, Petraj: Hetimi ndaj Metës dhe Berishës po merr hov, lufta në gjykatë sapo fillon

1 July 2025 at 18:53

Prokuroria e Posaçme ka zbuluar se ish-bashkëshortët Ilir Meta e Monika Kryemadhi kanë shpenzuar rreth 240 mijë dollarë nga karta e dytë bankare, e cila iu vu në dispozicion nga biznesmeni shqiptaro amerikan Adrian Shatku.

Avokati Edmond Petraj, i ftuar në një studio televizive tha se pjesa e përdorimit të kartës duhet parë me kujdes pasi në këtë proces mund të ketë autorizim nga personi, në këtë rast nga biznesmeni Shatku, për përdorimin e saj.

Ai theksoi se nëse kjo kartë është keqpërdorur, atëherë këtu kemi të bëjmë me një shkelje dhe një vepër penale, por kjo rrethanë duhet të sqarohet në mënyrë të plotë. Sipas avokatit, hetimi pasuror ndaj ish-çiftit Meta ka nisur prej kohësh dhe janë dërguar letërporosi në shumë shtete.

“Kjo është një marrëdhënie personale mes personit që ka kartën dhe subjektit që e ka përdorur. Nëse ky person ka përdorur kartën në mënyrë të paligjshme tregon se kemi vepër, por nëse kemi autorizim për përdorimin e saj, kjo duhet parë me kujdes. Kjo kartë është pjesë periferike e procesit, ndërsa letër-porositë që ka kërkuar në vendet të ndryshme nëse kanë pasuri çifti, janë në fazën e hetimit dhe mbetet për t’u parë”, tha Petraj.

Ai komentoi dhe procesin ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili sipas tij, nëse arrihet të provohet fajësia në gjykatë, atëherë krydemokrati rrezikon të dënohet nga 8-10 vjet burg. Ai vlerësoi dhe kërkesën për dorëheqje nga procesi të gjyqtares Elsa Ulliri, e cila ka deklaruar se është kushërira e deputetes demokrate Andia Ullirin dhe marrëdhënia e tyre mund të cilësohet si konflikt interesi në dosjen “Partizani”.

“Gjyqtarja Elsa Ulliri ka dhënë dorëheqjen si detyrim moral, për të mos komplikuar procesin. Pritet vendimi i një gjyqtari tjetër, që të vendosë mbi situatën për të cilën do ta pranojë kërkesën për heqje dorë nga procesi. Mendoj se nëse do ta gjejë fajtor Berisha rrezikon 8-10 vjet burg”, tha ai.

Ai pohoi se edhe Meta pritet të kërkojë gjykim të zakonshëm. Sipas Petrajt, pas këtij hapi, nis përballja e vërtetë në gjykatë, pasi ish-kreu i shtetit do të përpiqet të hedhë poshtë provat që ka dorëzuar Prokuroria në Gjykatë.

“Edhe Meta do të hyjë më gjykim të zakonshëm dhe do kemi përballje për provat që ka mbledhur SPAK dhe do kemi mbrojtjen e Metës. Do kemi përballjen. Në të njëjtat pozita është dhe Meta, vetëm se ka dhe një akuzë shtesë, që është ajo e fshehjes së pasurisë. Gjithmonë nëse do t’i gjejë fajtorë”, tha ai.

The post “Rrezikon 8-10 vjet burg”, Petraj: Hetimi ndaj Metës dhe Berishës po merr hov, lufta në gjykatë sapo fillon appeared first on Sot News | Lajme.

“Nuk arratisem nga burgu”/ Ilir Meta reagon i revoltuar nga qelia: Monika ka pasur shumë pasuri

1 July 2025 at 18:21

Meta përmendi edhe proceset e tij gjyqësore dhe rikthimin në jetën publike. Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, gjatë një bisede telefonike me avokatin e tij të ftuar në një emision, bëri disa deklarata lidhur me ish-bashkëshorten e tij, Monika Kryemadhi, për të cilën u shpreh se ka pasur shumë pasuri.

“Unë s’e di sa karta ka pasur znj.Kryemadhi. Ajo ka pasur shumë pasuri, edhe për shkak të një pallati me nënën e saj. Unë në jetën time kurrë s’kam pasur kartë. Kartat që pretendon SPAK-u s’kanë lidhje me z.Meta. Vende si Bevery Hills apo Las Vegas, as kam qenë, as kam ndërmend të shkoj. Më pëlqen Prevalla. Jam i lidhur me natyrën. Nëse janë të vërteta janë të papranueshme dhe të rënda për një politikane me përvojë, që ka qenë e këshilluar nga ana ime, që të jetë e kujdesshme me ligjin. S’kanë asnjë lidhje këto karta me mua, shpërndahen nga gazetaret e SPAK-ut. Unë s’jam në burg. Jam i lirë. Unë të arratisem nga këta legena? Po pse. Nuk arratiset njeriu pse mbron Shqipërinë, Kosovën, detin e Shqipërisë. Mua ma kanë hequr imunitetin që 22 vjeç dhe donin të më arrestonin. Si do arratisem unë nga vendi im?!”,-tha Meta.

I pyetur nëse do rikthehet në jetën publike, Meta u shpreh se po.

“Është e padiskutueshme. Është çështje durimi, është një betejë e fituar, ne kemi të vërtetën me vete. Ata kanë shumë mjete, paratë e inceneratorit shpërndahen edhe në media, paratë e PPP-ve.”,-tha Meta.

The post “Nuk arratisem nga burgu”/ Ilir Meta reagon i revoltuar nga qelia: Monika ka pasur shumë pasuri appeared first on Sot News | Lajme.

❌