Normal view

Received — 28 June 2025 Sot News | Lajme

Çfarë po ndodh me Metën pas hekurave? Blushi: Masa represive, as avokati s’e takon dot

28 June 2025 at 19:39

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka reaguar ashpër ndaj trajtimit të ish-Presidentit Ilir Meta në Institutin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale “Jordan Misja”, duke e cilësuar situatën si represion politik dhe shkelje të të drejtave themelore të të paraburgosurve.

Blushi denoncoi se Metës i është ndaluar e drejta për të komunikuar me avokatin Dylejman Karaj, pjesë e Studios Ligjore Cakrani, si dhe i është kufizuar kontakti me familjarët, deputetët dhe eurodeputetët. Ai shtoi se Meta nuk ka mundur të zhvillojë një konferencë telefonike me gazetarët për shkak të një “black out”-i të plotë të telefonatave në IEPV “Jordan Misja”, masë e cila sipas tij ka prekur edhe të paraburgosurit e tjerë.

Abdixhiku pas takimit me Kurtin: Qëndrimet e tij nuk kanë ndryshuar, Kosova vazhdon të mbetet në krizë
“U kërkojmë ndjesë familjeve të të paraburgosurve që nuk kanë komunikuar dot me të afërmit për shkak të këtij izolimi të padrejtë”, u shpreh Blushi, duke shtuar se këto masa tregojnë “tmerrin e regjimit të Ramaduros nga të vërtetat e Ilir Metës”.

Ai bëri gjithashtu publik një relacion të ri të SPAK, ku sipas tij, “nuk gjendet asnjë fakt apo akt penal ndaj Presidentit Meta”, duke e quajtur situatën si “farsën e shekullit” që do të çmontohet si në Tiranë, ashtu edhe në Strasburg.

Blushi akuzoi se z. Meta po mbahet në “izolim ekstrem pa fakte dhe prova penale”, ndërsa theksoi se represioni është përshkallëzuar veçanërisht pas bisedës telefonike që Meta zhvilloi me gazetaren Beti Njuma.

The post Çfarë po ndodh me Metën pas hekurave? Blushi: Masa represive, as avokati s’e takon dot appeared first on Sot News | Lajme.

Njoftoi intervistë pas vendimit të GJKKO/ Pse Meta anuloi telefonatën me Tedi Blushin?

28 June 2025 at 13:16

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, mbeti në arrest me burg pas vendimit të marrë nga Gjykata e Posaçme më 26 qershor, pavarësisht kërkesës së tij për zbutje të masës së sigurisë. Seanca zgjati rreth 4 orë, me debate të forta mes Metës dhe prokurorit Sotri Kllapi, përfaqësues i SPAK.

Pas seancës, Meta njoftoi një intervistë “live” nga burgu, që do të transmetohej përmes telefonit të Tedi Blushit, duke ftuar gazetarët të dërgonin pyetjet për një “konferencë për mediat”.

“Nesër në ora 11:00 përmes telefonit të z. Blushi i ftoj të gjithë gazetarët të më adresojnë pyetjet e tyre për të zhvilluar së bashku një konferencë për mediat live. Nuk ka fuqi që i mbyt të vërtetat e Ilir Metës dhe kauzat e Partisë së Lirisë”, shkroi Meta.

Megjithatë, intervista nuk u zhvillua, për arsye që nuk janë bërë ende publike. Kujtojmë që Meta kishte denoncuar më parë se ishte dënuar me 10 ditë ndalim telefonate, pikërisht për një intervistë të dhënë më herët përmes telefonit të Tedi Blushit.

The post Njoftoi intervistë pas vendimit të GJKKO/ Pse Meta anuloi telefonatën me Tedi Blushin? appeared first on Sot News | Lajme.

❌