Normal view

Received — 5 May 2025 Sot News | Lajme

Bie në prangat e policisë 73-vjeçari në Malësinë e Madhe/ Qëlloi vëllain me thikë…

5 May 2025 at 14:33

Pas marrjes së njoftimit në spitalin e Shkodrës, Shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe kanë organizuar menjëherë punën për zbardhjen e rrethanave të rastit. Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasi H. K., 62 vjeç, ishte dëmtuar në kokë pasi ishte goditur me mjet prerës (kmesë), nga vëllai i tij, shtetasi C. K., gjatë një konflikti për motive të dobëta.

Në vijim të veprimeve, u kap dhe u arrestua shtetasi C. K., 73 vjeç, banues në fshatin Gruemirë-Çezme. Mjeti prerës (kmesë) u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Shtetasi H. K. vijon të jetë në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

The post Bie në prangat e policisë 73-vjeçari në Malësinë e Madhe/ Qëlloi vëllain me thikë… appeared first on Sot News | Lajme.

U ekstradua nga Dubai, gjykata cakton masën e sigurisë për Florenc Çapjan

5 May 2025 at 10:29

Florenc Çapja, i cili u ekstradua nga Dubai pas shumë vitesh në kërkim pasditen e së premtes (2 Maj), është paraqitur sot në GJKKO për njohjen me masën e sigurisë. Ndaj Florenc Çapjas, togat e zeza kanë konfirmuar masën e sigurisë “arrest me burg” të caktuar ndaj tij.

DETAJET

Florenc Çapja mbërriti me pranga në duar në Rinas më 2 Maj. I konsideruar prej vitesh si një prej më të fortëve të Elbasanit, në fakt, më shumë për shkak të të ekspozuarit të tij dhe familjes së madhe Çapja, ai iku në Dubai ku fitoi edhe të drejtën e qëndrimit me vendim gjykate.

Atje qëndroi prej kohësh, ndërsa ndaj tij, gjykatat në Shqipëri vendosën arrest me burg dhe një vendim me burg të përjetshëm për vrasjen e dyfishë të babë e bir 13 vjet me parë. Historitë gjakësore të Elbasanit, në fakt, kanë prodhuar aq shumë të fortë dhe krim të organizuar, sa Çapja është vetëm njëri prej tyre, teksa janë me dhjetëra emra që kanë trazuar jo vetëm Elbasanin, por deri edhe në kupolë të shtetit.

Florenc Çapja, sipas policisë, është ekstraduar, por, në fakt, shteti shqiptar nuk ka marrëveshje ekstradimi me Dubain, pasi atje gjenden një pjesë e mirë e personave të shpallur në kërkim nga Prokuroria e Posaçme në kuadër të disa operacioneve të bujshme ku janë goditur çeta vrasësish me pagesë dhe eksponentë të krimit të organizuar në vend.

The post U ekstradua nga Dubai, gjykata cakton masën e sigurisë për Florenc Çapjan appeared first on Sot News | Lajme.

❌