Normal view

Received — 15 June 2025 Sot News | Lajme

E rëndë/ Mbytet 22-vjeçari në lumin Mat (Emri)

15 June 2025 at 18:37

Një 22-vjeçar ëzhtë mbytur në ujërat e lumit Mat.

Klajdi Elezi është futur për t’u larë në ujërat e lumit Mat pranë zonës së Shkopetit, por mendohet se ka pësuar atak kardiak.

Në vendngjarje kanë mbërritur policia dhe mjekët e spitalit të Laçit.

The post E rëndë/ Mbytet 22-vjeçari në lumin Mat (Emri) appeared first on Sot News | Lajme.

Received — 12 June 2025 Sot News | Lajme

Manipulimi zgjedhor/ Reagon ashpër ish-kreu i KQZ: Kërkojnë zgjidhje që i interesojnë vetëm atyre, politikanët janë…

12 June 2025 at 21:32

I ftuar në një studio televizive Ish-kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kristaq Kume theksoi se gjatë çdo procesi zgjedhor janë hasur sjellje të ndryshme problematike, të cilat në fillim ishin të papranueshme dhe nuk pritej të ndodhnin.

Kume, komentoi gjithashtu rëndësinë dhe vështirësitë e procesit zgjedhor në Shqipëri, duke kritikuar ashpër sjelljen e politikës shqiptare në lidhje me këtë proces. “Në kohën e parapërgatitjes së legjislacionit ishte e vështirë të mendohej se mund të ndodhte një gjë e tillë dhe më pas të ndërtoheshin barrierat ligjore për t’i parandaluar,” – u shpreh ai.

Megjithatë, Kume shtoi se “politikanët shqiptarë kanë tendencën të jenë shumë ‘qerratallarë’ në gjetjen e zgjidhjeve që u interesojnë atyre maksimalisht, pa u shqetësuar fare për efektet negative që kjo sjellje mund të ketë në integritetin e procesit zgjedhor”.

Kristaq Kume:

Në çdo proces zgjedhor jemi ndeshur me mënyra të ndryshme sjellje deri atje sa në kohën e parapërgatitjes së legjislacionit ishte e vështirë të mendohej se mund të ndodhet një gjë e tillë dhe më pas të ndërtoheshin barrierat ligjore për ti parandaluar. Thënë kjo, unë përsëris atë që politikanët tanë janë shumë ‘qerratallarë’ për të gjetur ato zgjidhje që ju interesojnë në maksimum atyre dhe nuk kujdesen fare se çfarë efekte ka në proces.

The post Manipulimi zgjedhor/ Reagon ashpër ish-kreu i KQZ: Kërkojnë zgjidhje që i interesojnë vetëm atyre, politikanët janë… appeared first on Sot News | Lajme.

Received — 2 June 2025 Sot News | Lajme

Finalizohet operacioni policor “Firemen”/ Dogjën automjetin në Mat, arrestohet një nga autorët shpallet në kërkim…

2 June 2025 at 11:31

Në kuadër të operacionit “Firemen”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat zbardhën autorësinë e rastit. Si rezultat i hetimeve të thelluara, të kryera menjëherë pas denoncimit të një 30-vjeçari, se i kishin djegur automjetin, gjatë orëve të para të mëngjesit të datës 01.06.2025, në Burrel.

Gjatë operacionit u identifikuan autorët e dyshuar, shtetasit Egri Koçi (Hani), 24 vjeç, banues në fshatin Zenisht dhe J. S., 25 vjeç, banues në Burrel. Shërbimet e Policisë kapën dhe vunë në pranga 24-vjeçarin dhe vijojnë punën për kapjen e shtetasit Jurxhin Sada.

Gjithashtu, në lidhje me këtë rast, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin R. K., 23 vjeç, banues në Burrel, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Dibrës, për veprime të mëtejshme.

The post Finalizohet operacioni policor “Firemen”/ Dogjën automjetin në Mat, arrestohet një nga autorët shpallet në kërkim… appeared first on Sot News | Lajme.

Received — 10 May 2025 Sot News | Lajme

“Strukturat shtetërore të hetojnë rastin”/ PS Mat denoncon: Komisionerët e PD në KZAZ 16 janë me precedentë penal

10 May 2025 at 20:17

Pranë KZAZ 16, caktimi nga ana e PD e disa komisionerëve të qendrave të votimit, për Partinë Socialiste ka sjellë problem sepse e kanë denoncuar si rast.

U kërkua largimi i menjëhershëm i tyre nga komisionet si dhe procedimi për deklarim të rremë. Sipas tyre këta komisionerë janë me precedentë penal dhe të dënuar nga organet e drejtësisë.

PS Mat i bën thirrje strukturave shtetërore të hetojnë dhe vënë para përgjegjësisë personat problematikë me ligjin.

The post “Strukturat shtetërore të hetojnë rastin”/ PS Mat denoncon: Komisionerët e PD në KZAZ 16 janë me precedentë penal appeared first on Sot News | Lajme.

Received — 7 May 2025 Sot News | Lajme

Goditi me gur xhamin e një bankomati, identifikohet dhe arrestohet 50-vjeçari

7 May 2025 at 11:49

Një 50-vjeçar është arrestuar këtë të mërkurë në Korçë pasi goditi me gur xhamin e një bankomati. Nga verifikimet rezultoi se ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Lezhë, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës” dhe ishte proceduar penalisht disa herë, për këtë vepër penale.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, menjëherë pas marrjes së njoftimit se në lagjen nr. 9 Korçë, një shtetas kishte goditur me gur, bankomatin e një banke të nivelit të dytë, kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e tij. Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë identifikuan dhe arrestuan në flagrancë shtetasin V. N. alias P. N., 50 vjeç, banues në Pukë, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”.

Nga verifikimet rezultoi se ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Lezhë, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës” dhe ishte proceduar penalisht disa herë, për këtë vepër penale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

The post Goditi me gur xhamin e një bankomati, identifikohet dhe arrestohet 50-vjeçari appeared first on Sot News | Lajme.

Received — 5 April 2025 Sot News | Lajme

Finalizohet operacioni policor i koduar “End”/ I shpallur në kërkim, vihet në prangat e policisë 57-vjeçari (EMRI)

5 April 2025 at 12:51

Njoftimi i policisë:

Mat/Finalizohet operacioni policor i koduar “End”.

Kapet dhe ndalohet 57-vjeçari, i dënuar nga GJKKO me 2 vjet e 4 muaj burgim për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat në bashkëpunim me specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të DVP Dibër, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “End”.

Si rezultat i këtij operacioni, në Klos, u bë kapja dhe arrestimi i shtetasit V.T., 57 vjeç, banues në fshatin Gurrë, Klos. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, e ka dënuar me 2 vjet e 4 muaj burgim për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për veprime të mëtejshme.

The post Finalizohet operacioni policor i koduar “End”/ I shpallur në kërkim, vihet në prangat e policisë 57-vjeçari (EMRI) appeared first on Sot News | Lajme.

Çfarë ndodhi në Pogradec? Thyhen xhamat e një biznesi, policia zbardh rrethanat

4 November 2024 at 21:25

Te lutem me ndihmo me disa varjante titujsh per kete lajmin
Në Pogradec, një shtetas dyshohet në gjendje të dehur ka thyer xhamat e një salloni bukurie në lagjen 2 të qytetit të Pogradecit në tentativë për të dëmtuar dhe shkatërruar ambientin.
Parukeria ka qenë e mbyllur ndërkohë që fill pas ngjarjes policia ka shkuar në zonë për të kryer të gjitha procedurat, ka rrethuar subjektin dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Ky shtetas është shoqëruar në polici ku pritët ti merret një dëshmi për rastin, shkaku që e kanë çuar në këtë veprim.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje.

The post Çfarë ndodhi në Pogradec? Thyhen xhamat e një biznesi, policia zbardh rrethanat appeared first on Sot News | Lajme.

❌