Normal view

Received — 8 October 2024 Sot News | Lajme

“Ose do digjej polici, ose qytetari”, plas debati në studio mes gazetarit dhe deputetes:Ja pse na u hodh gaz lotsjellës

8 October 2024 at 21:56

Në një emision televiziv ka patur debat lidhur me protestën mes gazetarit Mentor Kikia dhe deputetes demokrate Albana Vokshi, lidhur me ngjarjen ku mori flakë një qytetar nga bomba molotv.

Gazetari Mentor Kikia tha se se djegia e qytetarit me molotov, për shkak se polici e shtyu në drejtim të tij, është e rëndë. Por shtoi se dy rrugë ishin: ose do të digjej polici, ose ai do e largonte dhe do digjej qytetari.

“Ishte një veprim që duhet dënuar, por nëse nuk do e largonte do të digjej polici”, tha Kikia.

Më pas ka ndërhyrë Vokshi duke thënë se policia nuk mbron qytetarët.

“E dini ju pse na u hodh gazi në mënyrë joproporcionale te Parlamenti? Sepse u dogj ajo fotografia e Edi Ramës te selia e PS-së dhe për Edi Ramën fotoja është më e rëndësishme se mbrojtja e qytetarëve”, tha Vokshi.

Më tej ajo tha se protesta është analizuar, duke shtuar se aksioni opozitar do të vijojë.

“Nuk do të ketë aksion vetëm në Tiranë, nuk do jenë të përqendruara vetëm në Shqipëri, por do të kemi kontakte edhe me ndërkombëtarët. Duhet ta pranojmë se kemi defekt në këtë drejtim”, tha Vokshi.

The post “Ose do digjej polici, ose qytetari”, plas debati në studio mes gazetarit dhe deputetes:Ja pse na u hodh gaz lotsjellës appeared first on Sot News | Lajme.

“Ishte revoltë qytetare”, Vokshi për protestën e opozitës: Molotovi është më e pakta ndaj atyre që kanë shkelur…

8 October 2024 at 21:39

Deputetja demokrate Albana Vokshi, është shprehur se protesta e një dite më parë e opozitës, ishte revoltë qytetare.

E ftuar në një emision televiziv, ajo u shpreh se molotovi është më e pakta ndaj atyre që kanë shkelur Kushtetutën.

 

 

“Ministri i Brendshëm tha se është ushtruar dhunë ndaj institucioneve dhe Partisë Socialiste. Pra kemi një parti-shtet.

Ai qytetari që u plagos, z. Emiri u dëmtua nga molotovi që hodhi policia në drejtim të qytetarëve. Ne pa u afruar te Parlamenti u hodh gaz, pa pasur asnjë shkak.

Ne u sulmuam me gaz, ndërsa po afroheshim te Parlamenti. Policia ka hedhur gaz në mënyrë jo proporcionale. Nuk pati asnjë akt dhune, molotovët u hodhën në dyert e blinduara të Kryeministrisë, çfarë ndodhi? Pati dëme? Asnjë dëm.

Molotovi ishte më e pakta që mund të ndodhte ndaj atyre që ka grisur dhe shkelur Kushtetutën. Policia mbrojti një foto të Edi Ramës që po digjej, ndërkohë që nuk mbronte qytetarët”, tha Vokshi.

The post “Ishte revoltë qytetare”, Vokshi për protestën e opozitës: Molotovi është më e pakta ndaj atyre që kanë shkelur… appeared first on Sot News | Lajme.

“Kishte informacion se do digjej Bashkia”, Gazetari zbulon detaje: Policia gjeti 3 çanta me…

8 October 2024 at 21:21

Gazetari Eni Ferhati ishte këtë të martë i ftuar në një emision televiziv për të folur rreth protestës së ditës së djeshme të mbajtur nga opozita.

Ferhati i cili e ndoqi protestën nga terreni tha  se policia kishte marrë informacione se do tentohej të digjej bashkia, ndaj edhe masat më të shumta të mara nga policia ishin pikërisht në atë zonë, ndërkohë që në Selinë e Partisë Socialiste, masat e marra ishin minimale.

Sipas Ferhatit policia ka patur fat ditën e djeshme pasi ka arritur të kap në kohë, tre çanta me Molotov të pashpërthyer.

“Policia ka patur edhe një fat shumë të madh. Kur protestuesit u zhvendosën drejt bashkisë së Tiranës, gjatë konfrotimit fizik mes policisë dhe protestuesve, janë gjetur, pas ii ranë në tokë, dy çanta me 17 molotov të palasura. Ato u sekuestruan menjëherë nga policia. Frika më e madhe dhe forcat më të mëdha të policisë ishin te bashkia e Tiranës, se kishte informacione edhe nga shërbimi informative, që turma do synonte të digjte bashkinë e Tiranës. Nuk kishte asnjë informacion për djegien e Selisë së Partisë Socialiste. Te selia kishte masa minimale të policisë, sepse nuk mendohej se do kishte protestë atje. Përveç dy çantave me 17 bomba molotov është gjetur edhe një çantë tjetër me 8 molotov të paplasur, diku mes zonës së Ministrisë së Brendshme dhe Parlamentit”

Ferhati u ndal gjithashtu te gabimet që ka bërë policia në këtë protestë.

“Vura re dy gabime të policisë. Gabimi i parë ishte kur policia nuk mori masa për të shmangur një ballafaqim të protestuesve me qytetarët, këtu i referohem momentit ku turma pasi u vendos te kryeministria marshoi në drejtim të unazës dhe u fut te rruga që të çon drejt partisë socialiste apo kryqëzimit të Myslym Shyrit dhe Gjykatës së Lartë. Ai ishte një moment ku kishte frikë edhe nga policia edhe nga protestuesit, pasi mund të kishte konflikt mes qytetarëve që mbetën në trafik dhe protestuesve. Ky është një gabim i policisë, që unë dyshoj se ka qenë i qëllimshëm, sepse informacioni ishte që protesta do ishte e lëvizshme. Momenti i dytë është përdorimi i pakriter, i paarsyeshëm i palogjikshëm i gazit lotsjellës. Aty nuk pati asnjë veprim të dhunshëm, sapo iu afruan protestuesit u lëshua disa herë gaz lotsjellës. Aty kishte qarkullim automjetesh. Një Fëmijë pati problem serioze nga ky gaz”,-tha gazetari.

The post “Kishte informacion se do digjej Bashkia”, Gazetari zbulon detaje: Policia gjeti 3 çanta me… appeared first on Sot News | Lajme.

“Berisha synon të rrisë dozën e presionit edhe mbi qeverinë”, Nazarko: Qëllimi real i saj, për të frikësuar ndonjë..

8 October 2024 at 21:14

Mbrëmjen e kësaj të marte në një emision televiziv, u diskutua protesta e opozitës, e cila përveç dhunës dhe hedhjes së molotovëve nuk prodhoi asgjë tjetër.

Komentatori politik, Mentor Nazarko tha se zgjedhja e protestës për të hënën u bë për një qëllim të vetëm, që lidhet me rritjen e pakënaqësisë popullore dhe për të ushtruar një presion ndaj qeverisë.

Sipas tij, qëllimi kryesor i saj ishte për të frikësuar ndonjë veprim, i cili ka karakter hetimor dhe procedural ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha. Ai theksoi se pavarësisht kësaj, nuk sheh asnjë skenar apo sinjal, që mund të çojë në realizimin e kërkesave të opozitës e cila kërkon qeveri teknike.

“Qëllimet e dukshme të kësaj proteste, që mund të ishte zgjedhur të bëhej dita e diel, por u zgjodh një ditë, që ishte ditë punë aktive, me qëllim për të rritur efektin e pakënaqësisë popullore. Doktori duhet të ishte kujdesur që mos të ishte këtu. Berisha synon të rrisë dozën e presionit edhe mbi qeverinë në mënyre graduale. Unë mendoj se qëllimi real i tij, është për të frikësuar ndonjë veprim, i cili ka karakter hetimor dhe procedural ndaj tij. Mendoj se kjo është arsyeja reale. Nuk shoh asnjë disponimi perëndimor për qeveri teknike. Edhe nga ata që kanë qenë aleatë, si CDU”, tha ai.

Kujtojmë se pas protestës, CDU-ja gjermane me një gjuhë të qartë e ka konsideruar Sali Berishën si fajtor për frymëzimin e dhunës në protestën e 7 tetorit në Tiranë.

Zëdhënësi për çështjet evropiane të grupit parlamentar të CDU/CSU në Bundestag, Gunther Krichbaum, nënvizon se çdo akt dhune është krejtësisht i papranueshëm dhe tërësisht i padenjë për një vend që synon të bëhet anëtar i BE.

Kjo u komentua nga Mentor Nazarko, i cili tha se:

“Gunther Krichbaum kishte zgjedhur fjalë të forta për Berishën, që thoshte se me këtë akuzë, një udhëheqës evropian duhet të ishte në burg dhe jo në shtëpi komode siç është z. Berisha. Së dyti, ka thënë se PD duhet t’i nënshtrohet procesit të reformimit duke vendosur në krye një lider të besueshëm dhe së treti tha se SPAK është një institucion që gëzon mbështetjen e BE dhe SHBA dhe akuzat e tij duhet të adresohen në mënyrë të drejtë dhe institucionale. Berisha është njohur si prishës festash. E mbani mend kur ishte Samiti në dhjetor, Berisha zgjodhi ta bënte pikërisht atëherë protestën sepse do që Shqipëria do të hyjë në hartën e krizave dhe pasardhësi i tij, Rama, të mos marrë merita historike, siç është çelja e negociatave”, tha ai.

The post “Berisha synon të rrisë dozën e presionit edhe mbi qeverinë”, Nazarko: Qëllimi real i saj, për të frikësuar ndonjë.. appeared first on Sot News | Lajme.

Molotovët e PD-së/ “Po shkërmoqet si parti”, Ibsen Elezi reago ashpër:Kërkojnë të maskojnë pjesëmarrjen e ulët me dhunë

8 October 2024 at 17:42

Protesta e mbrëmshme e opozitës me molotov dhe kaos në qytet u komentua sot në një emision televiziv Adriatik Doçi si dhe me ish kreun e PD-së në Kukës, Ibsen Elezi.

Ky i fundit shprehet për Arbër Hitajn se PD përdor dhunën dhe kaosin pasi do të kompensojë vakumin e krijuar nga mungesa e njerëzve në protestë.

‘Mosbindja civile ka brenda politikën. Mosbindje dhe protestë, me akte civile jo të dhunshme me përkrahje masive ti kundërvihesh një qeverie. Kjo është ajo çka deshi Berisha në thelbin e vet. Ajo çka Berisha propozon nuk është mosbindje civile, është aksion politik në formë të dhunshme. Opozita prej një kohe të gjatë ka një rënie të ndjeshme në numra, dhe nuk mund të organizojë mosbindje civile. Kur ka protesta të vogla. E vetmja për të mbushur vakumin është dhuna. Vetëm në zgjedhjet për Këlliçin kanë marrë pjesë 8 mijë votues.

Numri është nën 4 mijë protestues që dalin. Nuk ngjallin besim edhe brenda PD. Berisha, përsëriste vazhdimisht që 40 mijë përkrahësit e tij, ndërkohë që nga 11 dhjetori degradimi tek Rithemelimi e kanë ulur në shifra 10 herë deri në 4 mijë protestues. PD është në shkërmoqje të vazhdueshme. Kanë rënë rregullat, rritet vetëm roli i kryetarit. E kanë çuar Basha dhe Berisha bashkë.’

Ndërsa Toska e sheh si një gjë të mirë atë që ndodhi dje dhe është i mendimit që diçka e tillë duhet të përsëritet.

‘Pjesa që Ibseni e ke ngre si shkërmoqje që të mos organizojë më. Nuk është PD në këtë gjendje. Ka valë mosbesimi ndaj lidershipit.

Nuk ka rënë numri i pjesëmarrësve. Më vjen keq goditja e selisë së PS. Pyeta dhe më thanë që ka ndodhur në mënyrë rastësore nga disa protestues. Nuk sulmuan selinë, u goditën disa pemë. Opozita deri tani është akuzuar e fjetur që nuk ngjall besim, pas kësaj proteste sipas sondazheve është rritur me 5 pikë. Edhe pjesa e majtë dhe gri po mundohen të vrasin presionin.

Kjo është misioni i opozitës të vras frikën, që njerëzit të votojnë të lirë. Vrasja e kësaj frike do e bëjë opozite të ketë më shumë aksion. Për mua ishte e mirë. Sepse nuk pati dëme njerëzore. Dikur në protestat e Bashës kishte 20 apo 30 protestues të arrestuar. Nuk pati dëme njerëzore. Çdo gjë është brenda një lufte politike. Kjo lloj proteste duhet të jetë gjithnjë e vazhdueshme.’

Doçi thekson se dje ishin vetëm ata pak që janë të frikësuar nga hetimet e SPAK dhe janë bërë bashkë.

‘Mosbindja është rezistencë ndaj së keqes me mjete paqësore. Ajo e djeshmja ishte karikaturë e këtij koncepti. Besoj që nuk është një protestë për të vrarë frikën,. Por të mblidhen të frikësuarit nga SPAK dhe për të ushtruar trysni ndaj SPAK, kush më pak kush më shumë kanë një llogari të hapur në SPAK. Mosbindja civile ka nisur që në 2013.’

The post Molotovët e PD-së/ “Po shkërmoqet si parti”, Ibsen Elezi reago ashpër:Kërkojnë të maskojnë pjesëmarrjen e ulët me dhunë appeared first on Sot News | Lajme.

DW/ Kërkesa për qeveri teknike opozita nis ‘mosbindjen civile’

8 October 2024 at 17:26

‘Kjo është revoltë, hapi i parë i mosbindjes civile”, të tillë e cilësoi Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, protestën mbarëkombëtare të opozitës, që u mbajt pasditen e 7 tetorit në Tiranë. Mijëra protestues iu përgjigjen thirrjes së Partisë Demokratike, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit, Edi Rama dhe formimin e një qeverie teknike, që do ta çojë Shqipërinë në zgjedhjet parlamentare në pranverën e ardhshme.

Përplasjet e para nisën në sheshin përpara Kryeministrisë kur protestuesit tentuan të thyenin kordonin e policisë që ruante godinën qeveritare, duke e goditur atë me molotov. Më pas turma e demonstruesve, të drejtuar nga anëtarë të kryesisë së Partisë Demokratikë dhe deputetë, shkoi drejt Selisë së Partisë Socialiste, duke i vënë flakën posterit të kryeministrit Rama që qëndronte në hyrjen kryesore të godinës, si dhe portës së jashtme. Nën akuzat për uzurpim të shtetit dhe drejtësisë nga ana e socialistëve, protestuesit demokratë iu drejtuan godinës së Ministrisë së Brendshme dhe Bashkisë së Tiranës. Hedhja e sendeve të forta dhe molotovëve në drejtim të institucioneve shtetërore solli një përplasje të fortë mes opozitarëve dhe policisë së shtetit, teksa kjo e fundit u kundërpërgjigj me gaz lotsjellës dhe ujë me presion për t’i ndaluar dhe shpërndarë ata.

Thirrje për lirimin e deputetit Salianji

Protesta e opozitës, e cila ndryshe nga herët e tjera nuk pati fjalime politike në podium, u thirr nga forumet e larta të Partisë Demokratike, pasi Gjykata e Apelit dënoi me një vit burgim deputetin e saj, Ervin Salianji. Deputeti Salianji kërkoi në vitin 2018 dorëheqjen e ministrit të Brendshëm të atëhershëm, Fatmir Xhafa, për akuzat për veprimtari të paligjshme të vëllait të tij, akuza këto që rezultuan më pas të rreme. Deputeti Salianji, i dënuar me një vit burg, vuan dënimin prej më shumë se një jave, ndërsa e ka apeluar këtë vendim në Gjykatën e Lartë. Partia Demokratike e cilëson këtë vendim të drejtësisë shqiptare si të motivuar politikisht.

Javën e kaluar deputetët e së djathtës protestuan edhe në Kuvend, duke djegur karriket e sallës plenare. Demokratët bëjnë thirrje gjithashtu për lirimin e Berishës nga arresti shtëpiak, i cili ndodhet nën hetim për korrupsion. “Kjo ishte vetëm dita e parë e mosbindjes civile” – u shpreh nga Selia Blu, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ‘’ne do të jemi këtu të vazhdojmë derisa synimet tona të arrihen” – njoftoi ai më tej në përmbyllje të protestës.

Protestues dhe policë të plagosur

Përplasjet e ashpra të së hënës, mes protestuesve të opozitës dhe forcave të rendit sollën të dëmtuar nga të dyja palët. Sipas njoftimit nga Policia e Shtetit, 10 punonjës u plagosën nga sulmet e protestuesve, dhe se janë marrë masat për identifikimin, kapjen dhe shoqërimin e personave të përfshirë në këto sulme. Aktualisht një protestues është arrestuar, ndërsa tre të tjerë janë shpallur në kërkim. Po ashtu 7 protestues janë dëmtuar gjatë përplasjeve dhe i janë drejtuar Spitalit të Traumës për të marrë ndihmë mjekësore./ DW

The post DW/ Kërkesa për qeveri teknike opozita nis ‘mosbindjen civile’ appeared first on Sot News | Lajme.

CDU gjermane dënon dhunën në tubimin e opozitës/Krichbaum reagon ashpër: Berisha po i nxit protestat, duhet të ishte..

8 October 2024 at 17:22

Një nga partitë kryesore të PPE, CDU-ja gjermane ka komentuar dhunën e një dite më parë në protestën e organizuar nga opozita.

Gunther Krichbaum, zëdhënësi për çështjet evropiane të grupit parlamentar të CDU/CSU në Bundestag, nënvizon se çdo akt dhune është krejtësisht i papranueshëm dhe i padenjë për një vend që synon të bëhet anëtar i Bashkimit Evropian.

Në deklaratën e tij, Krichbaum vë në pah përgjegjësinë e kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, për të marrë një qëndrim të qartë kundër dhunës dhe për të distancuar veten nga mbështetësit që kanë përdorur dhunën gjatë protestave.

Demonstratat paqësore kundër veprimeve të një qeverie janë normalitet në një demokraci. Megjithatë, aktet e dhunshme janë plotësisht të papranueshme dhe tërësisht të padenja për një kandidat për anëtarësim në BE. Nëse Berisha ende ka një fije besueshmërie, ai duhet të distancohet menjëherë nga ky lloj proteste dhe të përjashtojë dhunuesit nga partia. Fatkeqësisht, ekziston dyshimi se Berisha po i nxit këto protesta.

Në të kaluarën, PD ka qenë një parti që mbështetej në vlerat evropiane. Për fat të keq, është larguar gjithnjë e më shumë nga këto vlera. Me të drejtë, Partia Popullore Evropiane (EPP) dhe grupi parlamentar i CDU/CSU në Bundestag mbajnë distancë nga kjo parti opozitare dhe veçanërisht nga kryetari i saj, Sali Berisha, i cili është në arrest shtëpiak.

Kjo është arsyeja pse ditët e ardhshme do të jenë vendimtare për të parë nëse partia ka fuqinë për t’u rinovuar,” tha Krichbaum. Ajo ka nevojë për një figurë të ndershme në krye. Ashtu siç një demokraci ka nevojë për një qeveri të fortë, ajo ka nevojë edhe për një opozitë të fortë. Përpjekja për të paraqitur konceptet dhe argumentet më të mira duhet gjithmonë të ndodhë pa dhunë.

Fakti që kjo nuk ka qenë e mundur deri më tani, është në masë të madhe përgjegjësi e zotit Berisha. Ai nuk duhet të paraqitet si një viktimë e një procesi të supozuar të motivuar politikisht. SPAK-u, që e ka vendosur atë në arrest shtëpiak, është përtej çdo dyshimi. Në fund të fundit, SPAK-u u krijua nën presionin e Bashkimit Evropian. Duke pasur parasysh seriozitetin e akuzave, Berisha do të ishte vendosur në paraburgim në çdo shtet të BE-së dhe jo në një arrest shtëpiak të rehatshëm.

The post CDU gjermane dënon dhunën në tubimin e opozitës/Krichbaum reagon ashpër: Berisha po i nxit protestat, duhet të ishte.. appeared first on Sot News | Lajme.

Received — 7 October 2024 Sot News | Lajme

Çfarë ndodh pas protestës së PD, deputeti Dogjani tregon skenarët

7 October 2024 at 22:33

Deputeti i Partisë Demokratike, Asllan Dogjani than në një lidhje direkte për  një emision televiziv se protesta e mbajtur këtë të hënë e ka plotësuar qëllimin e saj.

Ai tha se qytetarët morën pjesë në mënyrë masive gjë që tregoi se qytetarët po reagojnë për keqqeverisjen, pasi sipas tij tashmë Shqipëria është kthyer në diktaturë.

“Qytetarët reaguan për këtë keqqeverisje, pasi vendi është kthyer në një diktaturë. Njerëzit kanë frikë të flasin e të reagojnë. Kryeministri i ka detyruar shqiptarët të largohen nga Shqipëria dhe po e popullon vendin me të huaj”,-tha Dogjani.

I pyetur se si do vijojë skenari i opozitës, Dogjani tha:

“Ne do vazhdojmë me të gjitha mënyrat e më të gjitha protestat deri sa të arrijmë qeverinë teknike dhe të kemi zgjedhje të lira. Ne nuk duam pushtetin sot, ne duam të shkojmë e të votojmë të lirë”.

The post Çfarë ndodh pas protestës së PD, deputeti Dogjani tregon skenarët appeared first on Sot News | Lajme.

“Pashë diçka të përsëritur”, Zekthi zbulon detajet: Ja dy kushtet që protesta e opozitës të jetë e suksesshme

7 October 2024 at 22:24

Analisti Fitim Zekthi, i ftuar në një studio televizive ka komentuar protestën e sotme të opozitës, duke e cilësuar atë si të ngjashme me shumë tubime të viteve të fundit në Shqipëri.

Ai u shpreh se protesta e sotme nuk ishte e popullit, duke shtuar se tubimet janë marrë në dorë nga partitë politike.

Zekthi nënvizoi se që protesta të jetë e suksesshme duhet të vijë duke u rritur nga dita në ditë dhe të pamundësojë qeverisjen.

“Ishte si shumë protesta të këtyre viteve në Shqipëri, ndoshta kishte më shumë molotovë e gaz lotsjellës. Pashë diçka të përsëritur. Kjo nuk ishte protestë e popullit në një farë mënyre, janë protesta të partive politike. Kauzat janë të vërteta, por protestat janë marrë në dorë nga partitë. Në këtë kuptim ishte si herët e tjera. Pyetja themelore është, a e sjell kjo atë që kërkon Partia Demokratike. Që një protestë të ketë sukses, duhet të vijë duke u rritur nga dita në ditë dhe të pamundësojë qeverisjen. Pa këto kushte nuk mund të ketë sukses”, u shpreh ai.

 

The post “Pashë diçka të përsëritur”, Zekthi zbulon detajet: Ja dy kushtet që protesta e opozitës të jetë e suksesshme appeared first on Sot News | Lajme.

“Protesta është e drejtë”, Lubonja për tubimin e opozitës: Rama nuk lëshon qeveri teknike pa arritur baraspeshë force

7 October 2024 at 22:20

Analisti Fatos Lubonja, ka komentuar protestën e sotme të opozitës, e cila u zhvillua për tre orë në Tiranë.

I ftuar në një emision televiziv, Lubonja tha se protesta e ishte e drejtë, por shtoi se kryeministri Edi Rama nuk lëshon qeveri teknike pa pasur baraspeshë në forcë.

“Kishte molotov dhe gaz lotsjellës në protestë. Gazi lotsjellës ishte më i fortë dhe molotovi ishte më i dobët. Unë nuk është se çuditem shumë nga këto skena. Në Itali kishte protesta për Palestinën në Romë. Problemi është që a ka vazhdimësi kjo protestë apo jo. Aksioni sot ka vlerën e vet.

Nuk ka masë të revoltuar në Shqipëri, shqiptarët janë revoltuar vetëm më 1997 kur iu morën paratë. Protesta është e drejtë. Të sulmohen institucionet është e drejtë, se nuk punojnë për njerëzit. Rama nuk lëshon qeveri teknike pa arritur baraspeshë force. Unë mendoj se me kapjen e pushtetit në të tilla nivele është e vështirë të arrihet qeveria teknike”, tha Lubonja.

 

The post “Protesta është e drejtë”, Lubonja për tubimin e opozitës: Rama nuk lëshon qeveri teknike pa arritur baraspeshë force appeared first on Sot News | Lajme.

“Aktet e sotme janë asgjë me atë që e pret mazhorancën”, Belind Këlliçi: Protesta do të përshkallëzohet

7 October 2024 at 22:15

Belind Këlliçi gjatë një prononcimi për emisionin Open është shprehur se sot ka nisur vala e protestave dhe mosbindja civile:

“Nuk ka lidhje pjesëmarrja. Opozita sheshet i ka patur gjithmonë plot. Nga sot ka nisur vala e protestave dhe realisht mosbindja civile. Aktet e sotme janë asgjë me atë që e pret këtë mazhorancë.

Ajo te selia është goditje me pambuk në raport me atë që bën kjo qeveri. Opozita vijon të goditet në mënyrë permanente. Ky ka qenë vetëm akti i parë. Për aktin e dytë do të njoftoheni shumë shpejt. Po shqyrtojmë formate të ndryshme”.

Ai paralajmëroi se protestat e opozitës do të zhvendosen deri para Parlamentit Europian dhe Komisionit Europian.

“Protesta do të përshkallëzohet. Nuk është e thënë se do të bëhet vetëm në sheshe dhe rrugët e kryeqytetit, do ta zhvendosim te Kuvendi, para Parlamentit Europian, para Komisionit Europian. Do të zhvillohet aty ku ka partnerë që duhet të informohen për realitetin ku ndodhet Shqipëria. Shqipëria është kthyer në narko-shtet”, tha ai.

The post “Aktet e sotme janë asgjë me atë që e pret mazhorancën”, Belind Këlliçi: Protesta do të përshkallëzohet appeared first on Sot News | Lajme.

“Nëse do kishte 300 mijë veta në shesh do i dridheshin këmbët”, Spahiu: Shqipëria nuk e meriton këtë opozitë, kaq të..

7 October 2024 at 22:10

Juristi Kreshnik Spahiu i sheh këto protesta si të dobëta, proviniciale dhe të lodhura. Sipas tij PD ka mbetur ende në skemat e 91, megjithëse atëherë ishin më kreativ.

‘Ky regjim rri në pushtet pasi ka një revoltë jo të madhe. Sot nëse do kishte 300 mijë veta në shesh do i dridheshin këmbët. Por kështu i bëhet shërbimi më i madh regjimit politik. 3 herë e pyetën gazetarët kur do vazhdojë dhe tha do flasim. Sot nuk kishte ide, skenar, regji, dekor, mbeten akoma me skemën e 91. I kanë pas atëherë shumë më të bukura, kreative, novatorë. Nuk po flas për veta. Nëse koncepti i protestës është me shumë ide, e eklispon numrin e vogël. Kur ka defiçencë edhe të numrit, idesë.’

 

The post “Nëse do kishte 300 mijë veta në shesh do i dridheshin këmbët”, Spahiu: Shqipëria nuk e meriton këtë opozitë, kaq të.. appeared first on Sot News | Lajme.

“Do ishte djegur Kryeministria dhe Bashkia”, gazetari zbulon detajet: Zemërimi nuk u shfrytëzua…

7 October 2024 at 21:25

Gazetari Basir Çollaku tha në një emision televiziv  nëse në këtë protestë vuri re se u kontrollua zemërimi i qytetarëve.

Sipas tij nëse do ishte lënë në dorë të qytetarëve sot do ishin djegur edhe Kryeministria dhe Ministria e Brendshme edhe Bashkia, pasi siç u shpreh ai revolta e qytetarëve ishte shumë e madhe.

“Unë e kam ndjekur protestën duke qenë pjesë e saj. Unë pash një potencial revolte dhe zemërimi të pashfrytëzuar. Po kontrollohej zemërata, po e kontrollonin qytetarët dhe vetë organizatorët.

Njerëzit aty ishin të zemëruar dhe ishin të gatshëm të përballeshin me këdo dhe me gjithçka. Po të ishte lënë në dorë të lirë të protestuesve sot edhe kryeministria edhe ministria e Brendshme edhe Bashkia do ishin shesh ndërtimi sot. S’do kishin bërë dot gjë zjarrfikësit.

Nëse do ishte lënë në dorë të lirë të protestuesve do ishin djegur. Por duke qenë se edhe kontrolli por edhe vetëdija e tyre se përballja nuk është me godinat, por me ata që janë brenda”,-tha Çollaku.

The post “Do ishte djegur Kryeministria dhe Bashkia”, gazetari zbulon detajet: Zemërimi nuk u shfrytëzua… appeared first on Sot News | Lajme.

“Gazin e regjistron për burg edhe për Mulin ka informacion”, Çupi reagon ashpër: Berisha po përgatit ardhjen e Argitës

7 October 2024 at 21:09

Protesta e opozitës është shoqëruar me tensione , përplasje e molotov. E nisur te Kryeministria, protesta u shoqërua edhe me përplasje të efektivëve me protestuesit. Si pasojë e hedhjes së molotovëve nga protestuesit, u raportua edhe për të lënduar.

Në  një emision televiziv analisti Frrok Çupi, u shpreh se Partia Demokratike nuk ekziston më si parti, dhe është kthyer në një grup që “vendosin mina”.

Gjithashtu ai nënvizoi se Berisha po përgatit ardhjen e vajzës së tij, Argita Berishës.

The post “Gazin e regjistron për burg edhe për Mulin ka informacion”, Çupi reagon ashpër: Berisha po përgatit ardhjen e Argitës appeared first on Sot News | Lajme.

“Kjo nuk është mosbindje civile”, Abilekaj analizon mitingun e PD-së: Mund të ketë marrëveshje të re mes…

7 October 2024 at 21:00

Nënjë emision televiziv po diskutohet për protestën e opozitës që po vazhdon në Tiranë. Analisti Enton Abilekaj u shpreh se kjo nuk është mosbindje civile, sepse ajo tregohet me zemërimin spontan jo nga eksponentët e PD-së dhe politikanët e kanë të vështirë ta kontrollojnë.

“Protesta është që të krijojë një realitet të ri politik. Do të merret si destabilizim, do të ketë mirëkuptim për situatën dhe mund të ketë marrëveshje të re.

Këto janë gjëra që bëhen në një protestë. Më parë kanë qenë manifestime. Se çfarë do të ndodhë më pas do ta shohim.

Nëse do të kishim mosbindje civile do të kishim një realitet të ri. Ajo tregohet me zemërimin spontan jo nga eksponentët e PD-së. Dhe politikanët e kanë të vështirë ta kontrollojnë. PD na ka thënë se ky është fillmi i mosbindjes civile”-tha Abilekaj.

The post “Kjo nuk është mosbindje civile”, Abilekaj analizon mitingun e PD-së: Mund të ketë marrëveshje të re mes… appeared first on Sot News | Lajme.

Nis protesta e zjarrit, pritet marshimi drejt Kryeministrisë, ç’po ndodh para zyrës së Ramës?

7 October 2024 at 18:19

Opozita proteston sot në orën 18.00 para Kryeministrisë, një tubim i paralajmëruar të jetë ndryshe nga herët e kaluara, pa fjalime por me aksione konkrete në terren. Lidershipi i opozitës ka deklaruar se sot nis mosbindja civile. PD dhe partitë e saj aleate thirrën protestën kombëtare pas burgosjes së Ervin Salianjit. Opozita e konsideron drejtësinë të politizuar, ndërsa një nga kërkesat e forta të tyre mbetet qeveria teknike e cila do të organizojë zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 2025-ës. Në këto momente mbështetësit e PD janë mbledhur në oborrin e selisë blu dhe më pas pritet që ata të marshojnë drejt Kryeministrisë. Protesta e sotme nuk pritet të ketë fjalime, ndërsa skenari më i përfolur është ai i bllokimit të akseve rrugore dhe kryeqëzimeve më të rëndësishme të Tiranës.

Ora 18:15 – Disa qindra qytetarë janë mbledhur edhe në Sheshin Skënderbej, ndërsa forca të shumta policia kanë rrethuar godinën e Bashkisë së Tiranës, e cila ka qenë në shënjestër të disa protestave të opozitës përgjatë muajve të fundit.

Ora 18:00 – Në selinë e Partisë Demokratike janë mbledhur me qindra qytetarë, të cilët do të marrin pjesë këtë të hënë në protestën e thirrur nga opozita. Me thirrjet: Berisha, Berisha, fitore, fitore, protestuesit janë nisur nga selia e Partisë Demokratike drejt sheshit “Skënderbej” nga ku do të nisë zyrtarisht protesta.

Është bërë e ditur se në këtë protestë nuk do të ketë fjalime, por dyshohet se protestuesit do të bllokojnë disa akse rrugore. Ndërkohë, efektivët e policisë janë vendosur në zona të ndryshme të Tiranës, nga Kryeministria te Bashkia e Tiranës.

The post Nis protesta e zjarrit, pritet marshimi drejt Kryeministrisë, ç’po ndodh para zyrës së Ramës? appeared first on Sot News | Lajme.

“Revolta nuk do shprehet vetëm me fjalë!”/ Çfarë po paralajmëron deputetja e PD në prag të protestës së opozitës?

7 October 2024 at 18:13

Deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa tha se protesta e ditës së sotme, e cila siç e cilësojnë opozitarët, do jetë nisja e mosbindjes civile, ka si synim kryesorin arritjen e qeverisë teknike.

Në një lidhje direkt për mediat Zhupa tha se protesta do të nisë me marshimin nga selia e Partisë Demokratike, e më pas do të përhapet kudo nëpër të gjitha rrugët e Tiranës. Sipas saj kjo protestë do të jetë shumë ndryshe nga gjithë protestat e opozitës të bëra deri më tani, pasi revolta nuk do të shprehet vetëm me fjalë por edhe me vepra.

“Partia Demokratike i ka thirrur qytetarët në një mosbindje civile. Kjo nuk do jetë një protestë si gjithë protestat e tjera, ku revolta shprehet në podium përmes fjalëve Kemi zgjedhur që këtë herë  revolta të mos jetë vetëm nëpërmjet fjalës por edhe nëpërmjet aktit, veprimit. Ne jo detyrimisht është kundër rendit kushtetues, por jemi kundër qeverisë. Pra e gjithë revolta jonë nuk i tejkalon revoltat e vendeve demokratike, si revoltat e francezëve, revoltat e gjermanëve. Me fjalë ne e kemi provuar dhe me fjalë nuk është se po reagojnë. Ajo tha se qeveria teknike është minimum që kjo revoltë duhet të arrijë. Marshimi nis nga selia e PD, e më pas do jetë kudo në Tiranë”, tha Zhupa.

 

The post “Revolta nuk do shprehet vetëm me fjalë!”/ Çfarë po paralajmëron deputetja e PD në prag të protestës së opozitës? appeared first on Sot News | Lajme.

Ende pa nisur protesta, flakë para Presidencës

7 October 2024 at 18:10

Shënohet incidenti i parë në protestën e sotme të Pd dhe opozitës në bulevardin përpara kryeministrisë.

Ende pa u mbledhur mirë protestuesit dhe pa ardhur kupola drejtuese e PD-së, një gomë makine është djegur përpara presidencës.

Në pamje shikohet goma në tym dhe zjarrfikësi që po shuan flakën e zjarrit.

Nuk dihet se kush apo si i është vënë flaka kësaj gome në nisje të protestës për qeverinë teknike

The post Ende pa nisur protesta, flakë para Presidencës appeared first on Sot News | Lajme.

‘Po na merr në qafë’/Qytetarët e revoltuar:Rama duhet me çdo mënyrë të largohet nga qeverisja, do rrimë këtu me ditë…

7 October 2024 at 18:07

Mijëra qytetarë i janë bashkuar protestës kombëtarë të opozitës e thirrur nga opozita shqiptarë kundër keqqeverisjes së Edi Ramës dhe persekuptimit politik ndaj krerëve të opozitës duke përdorur drejtësinë politikisht.

Qytetarët kanë vëne theksin te varfëria që ka pllakosur vendin. Një qytetar i ardhur nga zonat më të thella të Shqipërisë, nga Oroshi i Mirditës, theksoi se ne nuk mund t’i durojmë më këta duke vjedhur. Ne duam të jetojmë. Ne do rrimë një javë këtu derisa të marrim përgjigjë për hallet tonë, tha qytetari.

Ndërsa një tjetër përmes një poezie rendi vuajtjet e shqiptarëve nga qeveria Rama. “Po u bëjmë thirrje ju gjithë pushtetarëve, mos na bëni hile e vjedhjet për me i ndale. Pensionet na i shtoni, që shpenzimet t’i përballojmë. Se shtesa 4% nuk na del as me na marrë kripë, ndaj mos u mburr o shtet i lig..”,- theksoi ai.

Një pensionist, ish-minator tha se kjo qeveri na ka marrë në qafe. Ky duhet të largohet me çdo mënyrë nga qeverisja, tha ai.

The post ‘Po na merr në qafë’/Qytetarët e revoltuar:Rama duhet me çdo mënyrë të largohet nga qeverisja, do rrimë këtu me ditë… appeared first on Sot News | Lajme.

❌