Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdaySot News | Lajme

SHBA kufizon eksportin e mikroprocesorëve në mbarë botën, zbulohet arsyeja

13 January 2025 at 18:56

Qeveria amerikane njoftoi të hënën se do të kufizojë më tej eksportet e mikroprocesorëve që përdoren për inteligjencën artificiale, me synimin për ta mbajtur teknologjinë e avancuar brenda Shteteve të Bashkuara, apo ndarë atë vetëm me vendet aleate.

Kufizimet e reja shihen si përpjekje për të balancuar shqetësimet që paraqet Inteligjenca Artificila ndaj sigurisë kombëtare, me interesat ekonomike të prodhuesve si dhe vendeve të tjera.

Rregullat e reja kufizojnë numrin e mikroprocesorëve që mund të eksportohen në një numër të madh vendesh dhe do të lejojë qasje të pakufizuar ndaj kësaj teknologjie për aleatët më të afërt të Uashingtonit. Eksportet e këtyre produkteve janë të ndaluara për në Kinë, Rusi, Iran dhe Korenë e Veriut.

Por kufizimet e reja, që u bënë publike në ditët e fundit të administratës së Presidentit në largim Joe Biden, shkojnë përtej Kinës dhe synojnë të ndihmojnë Shtetet e Bashkuara të ruajë statusin dominues në fushën e inteligjencës artificiale, duke kontrolluar flukset e mikroprocesorëve në mbarë botën.

“SHBA-të kryesojnë tashmë në fushën e inteligjencën artificiale – si në zhvillimin e kësaj teknologjie ashtu edhe në prodhimin e mikroprocesorëve për Inteligjencën Artificiale. Është e rëndësishme që ta ruajmë këtë gjë”, tha Sekretarja amerikane Tregtisë Gina Raimondo.

Rregullorja e re është produkt i përpjekjeve katërvjeçare të administratës Biden për të penguar Kinën që të sigurojë mikroprocesorë të avancuar që mund t’i përdorë për të forcuar aftësitë e saj ushtarake.

Ndërsa aktualisht është e paqartë se cila do të jetë qasja e administratës së ardhshme të Presidentit të zgjedhur Donald Trump ndaj rregullores së reja, ajo që dihet është se të dyja administratat, ndajnë pikëpamje të ngjashme mbi kërcënimin që paraqet Kina.

Rregullorja është parashikuar të hyjë në fuqi 120 ditë nga publikimi i saj, duke i dhënë kohë administratës Trump që ta shqyrtojë atë.

Por disa nga zërat e fuqishëm të industrisë e kritikuan planin e administratës Biden edhe para bërjes publik të tij.

“Nvidia” kompania më e njohur e prodhimit të mikroprocesorëve për Inteligjencën Artificiale tha se rregullat e reja të Shtëpisë së Bardhë, do t’i vinin kufizime firmave amerikane për një teknologji që tashmë është e disponueshme në treg. Kompania tjetër e njohur për ruajtjen e të dhënave, Oracle, tha se rregullat e reja për kufizimin e eksporteve amerikane do t’ia jepnin tregun global për këto artikuj firmave konkuruese nga Kina./VOA

The post SHBA kufizon eksportin e mikroprocesorëve në mbarë botën, zbulohet arsyeja appeared first on Sot News | Lajme.

Inteligjenca Artificiale në fokus, Microsoft investon 3 miliardë dollarë për zhvillimin teknologjik të Indisë

7 January 2025 at 21:24

Microsoft ka njoftuar një investim prej 3 miliardë dollarësh në Indi, duke synuar zgjerimin e kapaciteteve në fushën e Inteligjencës Artificiale (IA) dhe platformës së tij të cloud-it, Azure.

Ky investim i madh reflekton rëndësinë që kompania i jep Indisë, një vend i njohur për ekspertizën teknologjike dhe koston e ulët të burimeve, si një qendër strategjike për zhvillimin e teknologjive të reja.

Sipas një zëdhënësi të Microsoft, fondet e këtij projekti dyvjeçar, që përbën investimin më të madh të kompanisë në Indi deri më sot, do të përdoren për të përmirësuar aftësitë teknologjike të fuqisë punëtore lokale në fushën e Inteligjencës Artificiale. Investimi është gjithashtu një shtesë ndaj planit ambicioz të Microsoft për të investuar 80 miliardë dollarë në ndërtimin e qendrave të të dhënave të mundësuara nga IA deri në vitin fiskal 2025.

Strategjia e Microsoft në Indi përfshin përqendrim në zgjerimin e shërbimeve të IA-së, analitikës dhe platformës së cloud-it, që po bëhen gjithnjë e më të rëndësishme për bizneset dhe institucionet lokale. Ky angazhim pritet të kontribuojë në përshpejtimin e transformimit dixhital të vendit, duke krijuar mundësi të reja për zhvillim ekonomik dhe teknologjik.

The post Inteligjenca Artificiale në fokus, Microsoft investon 3 miliardë dollarë për zhvillimin teknologjik të Indisë appeared first on Sot News | Lajme.

Apple ofron zbritje për iPhone në Kinë pas intensifikimit të konkurrencës

2 January 2025 at 10:55

Gjiganti amerikan Apple është duke ofruar zbritje të rralla, deri në 68 dollarë, në modelet e reja të telefonave të mençur iPhone në Kinë, teksa tenton të ruajë tregun, pas rritjes së konkurrencës prej rivalëve të brendshëm, sikuse Huawei.

Promocioni katërditor, në periudhën 4-7 janar aplikohet në disa prej modeleve të iPhoneve, varësisht prej mënyrës së pagesës.

Këto zbritje vijnë edhe në kohën kur ekonomia kineze është në ngadalësim e sipër, dhe teksa blerjet e konsumatorëve kanë rënë në nivelin më të ulët në pesë muajt e fundit.

Këtë e ka përjetuar edhe Apple, pasi ka raportuar rënie të shitjeve në Kinë, tregun më të madh në botë për telefona të mençur.

Gjiganti kinez, Huawei është rritur shpejt dhe është bërë konkurrent i konsiderueshëm prej gushtit të vitit 2023, kur është fokusuar në krijim të çipave.

Huawei ka ndikuar në ulje të çmimeve të shumë pajisjeve teknologjike.

Perëndimi ka secilën herë e më shumë shqetësim për mënyrën e funksionimit të kësaj kompanie, pasi ka dyshime se të dhënat e klientëve i ndan me Qeverinë kineze./REL

The post Apple ofron zbritje për iPhone në Kinë pas intensifikimit të konkurrencës appeared first on Sot News | Lajme.

Çfarë po ndodh? ChatGPT ndalon së funksionuari

26 December 2024 at 22:11

OpenAI, kompania që qëndron pas ChatGPT, ka njoftuar se platforma ka pësuar disa ndërprerje në funksionim, ndërsa theksoi se po vazhdon të punojë për ta rikthyer sërish në normalitet.

Mijëra përdorues të Chat GPT raportuan për softuerin që përballet me ndërprerje teknike. Defekti preku jo vetëm Chat GPT, por edhe shërbimet e OpenAI.

Përdoruesit që përpiqeshin të hynin në softuer përballeshin me mesazhin “404 Error, Page Not Found”, ndërsa disa të tjerëve iu shfaq ky mesazh në ekranet e tyre, “Kërkesa nuk lejohet. Provo sërish më vonë.”

The post Çfarë po ndodh? ChatGPT ndalon së funksionuari appeared first on Sot News | Lajme.

Meta gjobitet me 251 milionë euro nga BE-ja

17 December 2024 at 16:04

Gjigandi i mediave sociale Meta është gjobitur me 251 milionë euro (263.5 milionë dollarë) nga rregullatori kryesor i Bashkimit Evropian për privatësinë e të dhënave pas dy hetimeve për shkeljen e të dhënave personale.

Hetimi filloi gjashtë vjet më parë kur Meta njoftoi Komisionin për Mbrojtjen e të Dhënave të Irlandës për një shkelje që prek rreth 29 milionë llogari të Facebook në mbarë botën, duke përfshirë rreth 3 milionë me bazë në Bashkimin Europian.

Meta tha se do të apelojë vendimin e së martës dhe se ka një gamë të gjerë masash për të mbrojtur përdoruesit në të gjithë platformat e saj.

The post Meta gjobitet me 251 milionë euro nga BE-ja appeared first on Sot News | Lajme.

iPhone i ardhshëm mund të tregojë nëse keni nevojë për syze

By: xhoana
10 December 2024 at 17:18

Në të ardhmen, iPhone mund të ndihmojë në monitorimin e shëndetit të syve, duke detektuar shenja të mundshme të miopisë dhe duke njoftuar përdoruesin për rrezikun e problemeve me shikimin.

Apple ka regjistruar një patentë që sugjeron përdorimin e sensorëve ose kamerave të iPhone për të matur largësinë mes telefonit dhe syve të përdoruesit, dhe për të identifikuar nëse është e nevojshme të bëhet një vizitë tek okulisti.

Pajisja mund të ofrojë gjithashtu mundësi për të përshtatur automatikisht madhësinë e shkrimit dhe cilësimet e ekranit për të reduktuar lodhjen e syve.

Kjo mund të ndihmojë në parandalimin e problemeve të shikimit që lidhen me përdorimin e pajisjeve elektronike për periudha të gjata.

Ende nuk është e sigurt nëse Apple do ta implementojë këtë teknologji, por është një hap i mundshëm për përmirësimin e shëndetit të syve nëpërmjet teknologjisë.

The post iPhone i ardhshëm mund të tregojë nëse keni nevojë për syze appeared first on Sot News | Lajme.

❌
❌