Normal view

Telashe për Interin, Alessandro Bastoni rrezikon sfidën me Bayernin

By: armand
7 April 2025 at 17:34

Përfundoi pas 45 minutash ndeshja për Alessandro Bastonin kundër Parmës. Mbrojtësi italian doli nga dhoma e zhveshjes dhe u ul në pankinë. Me një qese akulli të vendosur pas gjurit dhe në muskulin e kofshës së majtë. Një pamje që ka alarmuar jo pak tifozët zikaltër dhe stafin e Interit. Ditën e nesërme do të […]

The post Telashe për Interin, Alessandro Bastoni rrezikon sfidën me Bayernin appeared first on BoldNews.al.

Rihapet gara për titull në Serie A, Interi ndalet nga Parma

By: armand
5 April 2025 at 19:59

Parma dhe Interi u përballën në “Ennio Tardini” në ndeshjen për javën e 31-të në Serie A me ndeshjen që u mbyll në barazim 2-2. Zikaltrit e nisën shumë mirë dhe e mbyllën pjesën e parë në avantazhin e dy golave. Serinë e golave e hapi Darmian në minutën e 15-të, ndërsa Marcus Thuram dyfishoi […]

The post Rihapet gara për titull në Serie A, Interi ndalet nga Parma appeared first on BoldNews.al.

Parma-Inter/ Kristjan Asllani titullar, publikohen formacionet zyrtare

By: armand
5 April 2025 at 17:43

Ndeshja mes Parmës dhe Interit sot në Serinë A (18:00), intereson të dy anët e klasifikimit dhe merr një rëndësi të veçantë. Emilianët luftojnë për mbijetesën dhe u duhen me çdo kusht pikët në këtë moment të sezonit për të mos rrëshqitur në zonë e ftohtë. Ndërsa Interi luan për të ruajtur distancën që ka […]

The post Parma-Inter/ Kristjan Asllani titullar, publikohen formacionet zyrtare appeared first on BoldNews.al.

Milan dhe Inter bëjnë paqe në “San Siro”, finalisti vendoset në sfidën e kthimit

By: armand
2 April 2025 at 23:00

Milan dhe Inter kanë barazuar në gjysmëfinalen e parë të Kupës së Italisë. Derbi i Milanos, i zhvilluar në stadiumin “San Siro”, nuk kishte fitues, teksa është mbyllur me rezultatin 1-1. Golin për Milanin e shënoi Tammy Abraham. Sulmuesi anglez e gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 47-të të sfidës. Ndërkohë që për barazimin […]

The post Milan dhe Inter bëjnë paqe në “San Siro”, finalisti vendoset në sfidën e kthimit appeared first on BoldNews.al.

Milan-Inter, Çalhanoğlu vendos baraspeshën në derbi

By: armand
2 April 2025 at 22:37

Inter ka barazuar shifrat 1-1 ndaj Milan në ndeshjen e parë të gjysmëfinales së Kupës së Italisë. Correa asiston për Hakan Calhanoglu, turku barazon shifrat në minutën e 66-të me një goditje shumë të bukur nga jashtë zone. Festë e madhe nga zikaltrit, sidomos nga Calhangolu, i cili dikur ka veshur fanellën e Milanit dhe […]

The post Milan-Inter, Çalhanoğlu vendos baraspeshën në derbi appeared first on BoldNews.al.

Kupa e Italisë/ Milan e nis vrullshëm pjesën e dytë, ndëshkon Interin

By: armand
2 April 2025 at 22:16

Milan e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme pjesën e dytë në derbin ndaj Interit, me kuqezinjtë që shënuan gol që në minutën e parë. Një aksion i shpejtë i kuqezinjve, Hernandez pason për Fofana, ky i fundit jep një asist perfekt për Tammy Abraham dhe anglezi dërgon topin në rrjetë. Në […]

The post Kupa e Italisë/ Milan e nis vrullshëm pjesën e dytë, ndëshkon Interin appeared first on BoldNews.al.

Derbi i Milanos në Kupë, Conceição dhe Inzaghi zbardhin formacionet zyrtare

By: armand
2 April 2025 at 20:15

Tashmë janë bërë zyrtare formacionet e derbit të Madoninna-s, Milan – Inter, i vlefshëm për gjysmëfinalen e Kupës së Italisë (ndeshja e parë). Në rreshtimin e zakonshëm të zikaltërve 3-5-2, Inzaghi ka preferuar në sulm dyshen Correa-Thuram. Nga ana tjetër, Conceicao i Milanin, në modulin 3-2-3-1, si sulmues të avancuar i ka besuar një vend […]

The post Derbi i Milanos në Kupë, Conceição dhe Inzaghi zbardhin formacionet zyrtare appeared first on BoldNews.al.

Calhanoglu: I lumtur te Interi, por një ditë dua të transferohem te Galatasaray

By: armand
2 April 2025 at 15:39

I intervistuar për gazetën turke Sabah, mesfushori i Inter, Calhanoglu ka folur edhe për planet e tij, duke iu përgjigjur pyetjes nëse do të donte të vishte fanellën e Galatasarayt një ditë. “Jam shumë i lumtur në Inter. Atëherë nuk e dimë se çfarë na pret e ardhmja. Do të doja të shkoja atje. Do […]

The post Calhanoglu: I lumtur te Interi, por një ditë dua të transferohem te Galatasaray appeared first on BoldNews.al.

Milan-Inter/ Caktohet arbitri i gjysmëfinales së Kupës së Italisë

By: armand
31 March 2025 at 15:37

Arbitri i derbit të parë të gjysmëfinales së Kupës së Italisë mes Milan dhe Inter, që do të luhet të mërkurën në mbrëmje në “San Siro” në orën 21:00, do të jetë Michael Fabbri. Ky do të jetë takimi i katërt mes këtyre dy skuadrave këtë sezon, pas disa përballjesh të tjera shumë të ngarkuara. […]

The post Milan-Inter/ Caktohet arbitri i gjysmëfinales së Kupës së Italisë appeared first on BoldNews.al.

“Nuk bëj premtime”, Kristjan Asllani flet për të ardhmen e tij tek Inter

By: armand
23 March 2025 at 08:32

Nga Wembley, aty ku zbriti titullar ndaj Anglisë, Asllani tërhoqi vëmendjen e mediave italiane, ku pa diskutim interesi ishte në lidhje me Inter, me të ardhmen e tij. Mesfushori kuqezi u pyet nga gazetarët e pranishëm nëse e sheh veten edhe për shumë vite në Milano: “Po, sigurisht. Unë e kam thënë gjithnjë që jam […]

The post “Nuk bëj premtime”, Kristjan Asllani flet për të ardhmen e tij tek Inter appeared first on BoldNews.al.

Calhanoglu bën rolin e drejtorit sportiv: Eja tek Interi, ti meriton më shumë minuta!

By: armand
21 March 2025 at 17:08

Ylli i Interit, Hakan Calhanoglu, po bën rolin e “drejtorit sportiv” te zikaltrit. Mesfushori po tenton të bindë bashkëkombësin e tij, Arda Guler, të transferohet në Milano. Talenti turk nuk po korr sukseset që priste te Real Madrid. Më saktë, ai nuk fiton dot minutazhin që kërkon, sepse trajneri Carlo Ancelotti u beson lojtarëve me […]

The post Calhanoglu bën rolin e drejtorit sportiv: Eja tek Interi, ti meriton më shumë minuta! appeared first on BoldNews.al.

Candreva thotë “mjaft”, ish-lojtari i Interit tërhiqet nga futbolli në moshën 38-vjeçare

By: armand
18 March 2025 at 16:44

“Faleminderit, futboll!”. Me këtë mesazh në rrjetet sociale, Antonio Candreva ka vendosur të njoftojë largimin e tij nga futbolli i luajtur dhe tërheqjen nga karriera në moshën 38-vjeçare. Pas disa muajsh si lojtar i lirë, ai ka vendosur të mos vazhdojë më pritjen dhe të varë këpucët në gozhdë. “I dashur futboll, sot është një […]

The post Candreva thotë “mjaft”, ish-lojtari i Interit tërhiqet nga futbolli në moshën 38-vjeçare appeared first on BoldNews.al.

Presidenti i Bayernit i prerë: Eliminojmë Interin, nuk ka justifikime

By: armand
17 March 2025 at 20:21

Bayern Mynih do të përballet me Interin në çerekfinale të Ligës së Kampioneve. Presidenti Herbert Hainer tani bën një deklaratë të qartë përpara ndeshjes. Ai e sheh duelin kundër ekipit të trajnerit Simone Inzagi si, në skenarin më të mirë, vetëm një ndalesë në rrugën drejt finales në stadiumin e tyre më 31 maj. Në […]

The post Presidenti i Bayernit i prerë: Eliminojmë Interin, nuk ka justifikime appeared first on BoldNews.al.

Musiala vlerëson Interin: Janë një ekip shumë i mirë, të përgatitemi maksimalisht

By: armand
12 March 2025 at 16:52

Bayern Munich do të sfidojë Interin në Champions, në fazën çerekfinale. Në një intervistë të dhënë së fundmi, lojtari i bavarezëve, Jamal Musiala, ka vlerësuar zikaltërit. “Interi? Do të jetë një ndeshje shumë e vështirë ndaj Interit. E dimë se sa mirë luajnë, janë një ekip shumë i mirë dhe ne duhet të përgatitemi shumë për […]

The post Musiala vlerëson Interin: Janë një ekip shumë i mirë, të përgatitemi maksimalisht appeared first on BoldNews.al.

Champions/ Inter dhe Bayern kualifikohen në çerekfinale, aty ku do të përballen kokë më kokë

By: armand
11 March 2025 at 22:58

Inter ka fituar pa shumë probleme 2-1 ndaj Feyenoord në “San Siro” dhe është kualifikuar për në çerekfinale me rezultatin total të të dy ndeshjeve 4-1. Përsa i përket takimit të sotëm, zikaltrit gjetën golin pas 7 minutash lojë. Ishte Marcus Thuram që bëri vetë gjithçka bukur dhe shënoi një gol vërtet fantastik. Holandezët barazuan […]

The post Champions/ Inter dhe Bayern kualifikohen në çerekfinale, aty ku do të përballen kokë më kokë appeared first on BoldNews.al.

Inter dhe Bayern vulosin kualifikimin, shënojnë Calhanoglu dhe Harry Kane (Video)

By: armand
11 March 2025 at 22:23

Pjesët e dyta kanë nisur me gola në dy nga tre sfidat e Champions League që po luhen në këto momente. Në “San Siro”, Hakan Çalhanoğlu kalon Interin në avantazh. Turku u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 50-të, e fituar nga Taremi, i cili u pengua brenda zone […]

The post Inter dhe Bayern vulosin kualifikimin, shënojnë Calhanoglu dhe Harry Kane (Video) appeared first on BoldNews.al.

Inzaghi para sfidës së kthimit: Kujdes nga Feyenoord, asgjë nuk ka përfunduar

By: armand
10 March 2025 at 18:35

Inter do të presë nesër në mbrëmje Feyenoord për ndeshjen e kthimit të raundit të 1/16-ve të Champions League. Sfida e parë e luajtur në “De Kuip” të Rotterdamit ka përfunduar në shifrat 2-0 në favor të ekipit zikaltër. Në prag të këtij takimi të rëndësishëm, trajneri i Interit Simone Inzaghi ka dalë në konferencë […]

The post Inzaghi para sfidës së kthimit: Kujdes nga Feyenoord, asgjë nuk ka përfunduar appeared first on BoldNews.al.

Pas Milanit, edhe Inter triumfoi me përmbysje në Seria A

By: Ardit
8 March 2025 at 22:50

Interi triumfoi me përmbysje 3 me 2 ndaj Monzës së vendit të fundit, në një duel që rezultoi tepër i vuajtur për zikaltrit. Miqtë e Alesandro Nestës, arritën të kalonin në avantazh të dyfishtë në minutat 32 dhe 44, falë golave të Birindelit dhe Keita Balde, ndërkohë që reagimi i kampionëve në fuqi ishte i […]

The post Pas Milanit, edhe Inter triumfoi me përmbysje në Seria A appeared first on BoldNews.al.

Inter-Monza, Calhanoglu barazon shifrat në “San Siro”

By: armand
8 March 2025 at 22:16

Interi ka barazuar shifrat 2-2 në “San Siro” ndaj Monza-s, ndeeshje e vlefshme për javën e 28-të të Serisë A. Pjesa e parë u mbyll 1-2 për miqtë. Barazimi erdhi në minutën 63-të pas një goditjeje shumë të bukur të Hakan Calhanoglu në kufijtë e zonës së rreptësisë, e cila përfundoi në rrjetën e Turati-t. […]

The post Inter-Monza, Calhanoglu barazon shifrat në “San Siro” appeared first on BoldNews.al.

Monza befason Interin me dy gola, Arnautovic ngushton diferencën në fundin e pjesës së parë

By: armand
8 March 2025 at 21:47

Sapo është mbyllur pjesa e parë në “San Siro” mes Inter-it dhe Monza-s, ndeshje e vlefshme për javën e 28-të në Serie A. Miqtë shënuan fillimisht në minutën e 32-të pas një kundërsulmi perfekt, ku Dany Motta asiston mjaft bukur me finte për Birindelli dhe ky i fundit dërgon topin në rrjetë. Në minutën e […]

The post Monza befason Interin me dy gola, Arnautovic ngushton diferencën në fundin e pjesës së parë appeared first on BoldNews.al.

❌