Normal view

Berisha premton ulje të çmimeve të ndërtimit dhe grante për çiftet e reja

By: Besnik
5 May 2025 at 13:52

Duke folur në një takim elektoral në rrethin e Matit, kryetari i PD-së, Sali Berisha, bëri një premtim tjetër duke thënë se nëse PD vjen në pushtet, do të ketë ulje të mëdha në çmimet e ndërtimeve.

“Ky program është për çdo qytetar të këtij vendi. Garantoj se do të ketë ulje të madhe në çmimet e ndërtimeve. A e dini ju se ata e kanë dhjetëfishuar taksën mbi sipërfaqen e ndërtimit? Ajo ishte 2 përqind të kostos, ndërsa tani është 10 përqind të çmimit të shitjes. Po ashtu, 3 përqind taksa sociale do të hiqet. Në këtë mënyrë, një ndërtues që do të paguante 400 mijë lekë, do të paguajë vetëm 40 mijë lekë. Do të paguajë shumë më pak,” tha Berisha.

Ai theksoi gjithashtu se nuk do të ndalen me kaq, por do të ndërtohen ndërtesa sociale.

“Ne do të ndërtojmë ndërtesa sociale, gjersa të mbyllim në mënyrë përfundimtare kanalet e narkoeurove që po helmojnë Shqipërinë dhe po largojnë shqiptarët,” tha Berisha.

Berisha theksoi se Shqipëria do të bëhet madhështore, duke garantuar se pasuritë e vendit do të jenë të qytetarëve dhe se me këto masa do të rritet zhvillimi i vendit.

“Made in Mat, Made in Albania do të jetë krenaria jonë kombëtare. Mesatarja do të hiqet. Nuk do të ketë më mesatare për të hyrë në universitete. Tarifat e universiteteve do të pjesëtohen me 4 për çdo student. Studentët që do të marrin bursë, do të kenë 200 euro bursë, sa për minimumin jetik. Po ashtu, pas përfundimit të studimeve, qeveria do t’u paguajë studentëve sigurimet shoqërore për një vit. Çdo çift i ri do të marrë një çati dhe 30 mijë euro grant për të paguar interesat e kredisë,” tha Berisha.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Berisha premton ulje të çmimeve të ndërtimit dhe grante për çiftet e reja appeared first on Euronews Albania.

“620 mijë të rinj kanë ikur nga Shqipëria”, Berisha: Më 11 maj, ndahemi nga e keqja

By: Besnik
5 May 2025 at 12:46

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi këtë të hënë një takim elektoral në Mat, ku deklaroi se vota për PD-në është një votë për t’u ndarë sipas tij nga një regjim që për 10 vite bëri që Mati të ketë vetëm 13 lindje në një vit.

“Fitorja historike e shqiptarëve mbi të keqen i ka ditët e numëruara. Më 11 maj, matjanët dhe shqiptarët, brenda dhe jashtë vendit, ndahen nga e keqja e dytë më e madhe që u ka rënë në 34 vite – si askujt tjetër në Europë dhe në botë. Shqiptarët ndahen nga regjimi i krimit, i drogës dhe i vjedhjes, që për 10 vite i ka varfëruar në mënyrën më të frikshme”, tha Berisha.

Ai tha se gjatë dhjetë viteve të fundit 620 mijë të rinj kanë ikur nga vendi. Berisha i bëri thirrje çdo shqiptari dhe shqiptareje që, siç u shpreh ai, “i ka mbetur qoftë edhe një nanogram përgjegjësie ndaj Matit dhe Shqipërisë, të ngrihet për të shpëtuar vendin”.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “620 mijë të rinj kanë ikur nga Shqipëria”, Berisha: Më 11 maj, ndahemi nga e keqja appeared first on Euronews Albania.

❌