Normal view

Vlorë, marinari egjiptian dëmton dorën me fresibël, dërgohet me urgjencë në spital

By: Besnik
3 April 2025 at 11:54

Një incident i rëndë ka ndodhur këtë të enjte pranë portit të Vlorës, në një anije peshkimi.

Një marinar me shtetësi egjiptiane ka pësuar dëmtime të rënda në dorë gjatë punës.

Sipas burimeve të para, marinari po punonte me një mjet prerës (fresibël) kur ka dëmtuar dorën duke pësuar lëndime serioze.

Në vendngjarje është nisur menjëherë një mjet i Policisë Kufitare për të transportuar të dëmtuarin drejt portit të Vlorës.

Më pas, ai është dërguar urgjentisht në Spitalin Rajonal të Vlorës për të marrë ndihmë mjekësore.

Njoftimi nga Kapiteneria e Portit të Vlorës

Sot rreth orës 10:45, Kapiteneria e Portit të Vlorës mori një njoftim nga kapiteni i anijes AP Graciano V, z. Mustafa Farag, me kombësi egjiptiane, për një incident ku një peshkatar në bord, z. Nader Elshahat, gjithashtu me kombësi egjiptiane, kishte dëmtuar dorën me një paisje presëse fresibel gjatë punimeve në anije. Kapiteni kërkoi asistencë mjekësore, e cila u aktivizua menjëherë.

Pas njoftimit, u dërgua ambulanca në numrat 125 dhe 127, dhe policia kufitare për të siguruar asistencën e nevojshme. Rreth orës 11:10, pas një komunikimi të dytë me kapitenin, u konfirmua se gjendja e peshkatarit ishte normale, por i ishte kërkuar të niste sa më shpejt drejt portit të Vlorës.

Në orën 11:15, ambulanca mbërriti në port dhe e pritën pranë kalatës së anijeve pasagjere. Pak më vonë, mjeti lundrues i Policisë Kufitare, BP-05, arriti pranë anijes për të marrë peshkatarin dhe për ta transportuar në bordin e mjetit lundrues.

Në orën 11:30, BP-05 mbërriti në portin e Vlorës. Peshkatari ishte i vetëdijshëm, me një prerje të thellë në dorën e majtë dhe kishte humbur një sasi të madhe gjaku, por gjendja e tij nuk ishte kritike. Në orën 11:35, ai u transferua në ambulancë dhe u nis drejt Spitalit Rajonal të Vlorës për trajtim të mëtejshëm.

Në orën 11:50, anija AP Graciano V mbërriti në portin e Vlorës dhe u akostua në kalatën veriore për ndjekjen e procedurave të mëtejshme nga autoritetet përkatëse.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Vlorë, marinari egjiptian dëmton dorën me fresibël, dërgohet me urgjencë në spital appeared first on Euronews Albania.

Me armë me silenciator në çantë, arrestohet 19-vjeçari në Vlorë

By: fra nc
3 April 2025 at 11:53

Një 19-vjeçar është arrestuar nga Policia e Vlorës, pasi po qarkullonte me një armë zjarri pistoletë me silenciator në automjet.

Uniformat blu arrestuan dhe drejtuesin e automjetit për moskallëzim krimi.

Të rinjtë u ndaluan në aksin rrugor “Orikum-Vlorë”, në Radhimë, teksa po lëviznin me një automjet tip “Mercedes Benz”.

Pas ndërhyrjes së Policisë, pasagjeri ka hedhur një çantë nga automjeti dhe ka tentuar të largohet me vrap, por është kapur menjëherë nga shërbimet e Policisë.

Gjatë kontrollit, në çantën e dorësu gjet një armë zjarri pistoletë me silenciator, e cila u sekuestrua si provë materiale.

Në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë hetimet për rastin. Materialet procedurale iu referuanorganit të akuzës, për veprime të mëtejshme.

“Në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasit:

P. K., 19 vjeç, banues në Orikum, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”;

B. K., 34 vjeç, banues në Orikum, për veprën penale “Moskallëzim i krimit””, njofton policia.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Me armë me silenciator në çantë, arrestohet 19-vjeçari në Vlorë appeared first on Euronews Albania.

Kontrolle të befasishme në hyrje dhe dalje të Vlorës, shoqërohen disa persona

By: Besnik
2 April 2025 at 21:56

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë në bashkëpunim me Policinë Rrugore, ka hartuar një plan masash për sigurimin e rendit dhe qetësisë publike.

Mbrëmjen e sotme, janë zhvilluar kontrolle të befasishme në hyrje dhe dalje të qytetit të Vlorës, me fokus kryesor ndaj mjeteve me xhama të zinj, personave në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë pa leje.

Sipas informacioneve të fundit, deri tani janë shoqëruar disa persona, ndërkohë që janë vendosur masa administrative për drejtimin e mjeteve nën efektin e alkoolit dhe për ata që nuk kanë dokumentacion të rregullt.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Kontrolle të befasishme në hyrje dhe dalje të Vlorës, shoqërohen disa persona appeared first on Euronews Albania.

Vlorë| Posedonte armë dhe lëndë eksplozive në banesë, arrestohet 57-vjeçari

20 March 2025 at 10:51

Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda dhe Seksioni për Mbështetjen Operacionale të Hetimit në Vlorë kanë finalizuar operacionin policor “Explosion”. Ata kanë arritur sekuestrimin e 3 armëve zjarri dhe një sasie lënde eksplozive plastike, e ndarë në 10 kallëpe.

Lidhur me këtë rast është arrestuar 57-vjeçari Xhevair Sinanaj, banues në fshatin Gorrisht, Selenicë, lagjja Rexhepaj, i cili dyshohet se mbante të fshehura armët dhe eksplozivin për llogari të grupeve kriminale.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, janë gjetur dhe sekuestruar: 3 armë zjarri, të fshehura në një çantë, një sasi lënde eksplozive plastike, e ndarë në 10 kallëpe, gati për përdorim.

Hetimet tregojnë se armët dhe lëndët eksplozive dyshohet se ishin mbajtur të fshehura nga 57-vjeçari për të mbështetur aktivitete të paligjshme të grupeve kriminale.

Nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë hetimet për të identifikuar personat e tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Vlorë| Posedonte armë dhe lëndë eksplozive në banesë, arrestohet 57-vjeçari appeared first on Euronews Albania.

Vlorë, nëna e dehur përplas në tokë foshnjën 5-muajshe

14 March 2025 at 22:52

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në lagjen “Pavarësia” të Vlorës, ku një grua rreth 35 vjeçe, në gjendje të dehur, ka përplasur disa herë në tokë foshnjën e saj 5-muajshe.

Forcat e policisë kanë ndërhyrë menjëherë për t’i marrë fëmijën, por nëna ka kundërshtuar me forcë. Foshnja është dërguar në spital për kontrolle mjekësore dhe, sipas policisë, nuk ka dëmtime të dukshme. Megjithatë, po i bëhet një skaner për të vlerësuar gjendjen e organeve të brendshme.

Ndërkohë, nëna e fëmijës është shoqëruar në polici dhe po merret në pyetje. Burime bëjnë me dije se ajo është e divorcuar.

The post Vlorë, nëna e dehur përplas në tokë foshnjën 5-muajshe appeared first on Euronews Albania.

Lagjet periferike në Vlorë, si në mesjetë. Mungojnë ndriçimi, asfalti dhe koshat

1 March 2025 at 18:22

Edhe pse infrastruktura e qytetit të Vlorës ka pësuar ndryshime gjatë viteve të fundit, sërish rrethinat e qytetit jetojnë si në mesjetë. Rrugë me baltë, të pa asfaltuara, pa trotuare dhe pa ndriçim, janë këto vetëm disa nga mangësitë në zonën e ish-fushës së aviacionit në qytetin bregdetar. Banorët që jetojnë aty tregojnë se përballen me këtë situatë prej më shumë se 20 vitesh, duke e bërë të vështirë jetesën për ta.

“Çfarë të përshkruaj. Kjo nuk bëhet më! U pastrua kur ishin kosovarët, e bashkia e la, u mbush prapë. Këtu s’ka pasur asgjë ,mall na bënë dhe këtë rrugën këtu se mbyteshim në baltë, çfarë investimi! Po të ishte drejt, aty do kaloja, nuk i bija rrotull. Tani detyrohem nga këtu te stacioni i trenit e dal në Vlorë. Kërko sa të duash ti, vijnë, hedhin gjoja ndonjë çakull, ‘do e shtojmë, do e bëjmë’, as e kanë shtruar asgjë. Kjo s’ka ndërmend të bëhet! Vijnë vetëm kur vjen koha e fushatës, ‘do bëjmë këtë, do bëjmë atë’, asgjë s’kanë bërë! Ja, do vijnë tani një palë, ikën, një tjetër vjen, kush të gënjejë më shumë”.

“Kjo ka vite, e ka pasur italiani, kurse tani e kanë lënë për mbeturina e me baltë. I hoqi italiani, e mbushën prapë këta. Jo, çfarë investimi do ketë këtu! Këta bëjnë ndonjë shtëpi për vete. Duhet të zhvillohet. Ne jemi mësuar kështu, po tani ka ardhur koha, duhet të bëhet se është baltë.”

“Ka 30 vite kështu e kjo rrugë kështu ka qenë, asnjë ndryshim fare s’ka. Shteti, qeveria, duhet ta bëjnë. Shumë e vështirë është, po çfarë të bëjmë?”

“Nuk vemi dot te shtëpia, o zotëri, çfarë bëhet! Gangrenë! Ja, shikoje! Ajde të ikim më poshtë. Ku ta gjejmë? Kanë ardhur këtu ata të bashkisë, e kanë fotografuar, e kanë bërë… Shikoje si është! Nuk marrin më vota këta, ta harrojnë këtë punë. Ja, shikoje rrugën, po na vdiqën! Nuk vemi dot në shtëpi.”

Banorët kanë humbur edhe shpresën se kjo zonë do të rehabilitohet. Ankesat e tyre ndër vite, siç tregojnë nuk janë dëgjuar, teksa blloku i banimit, sipas tyre, kthehet në vëmendjen e pushtetit vetëm gjatë fushatave elektorale.

Bëhet fjalë për një segment rrugor me gjatësi jo më tepër se 1 kilometër, i cili lidh njëkohësisht dy prej zonave kryesore të qytetit, rrugën ‘Transballkanike’ me lagjen ‘Kushtrimi’.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Lagjet periferike në Vlorë, si në mesjetë. Mungojnë ndriçimi, asfalti dhe koshat appeared first on Euronews Albania.

Aksidentoi të riun me pasojë vdekjen në Vlorë, arrestohet 80-vjeçari

20 January 2025 at 08:49

Nga aksidenti i ndodhur ditën e djeshme , në aksin rrugor “Peshkëpi-Kotë ku për pasojë humbi jetën një 22-vjeçar, policia ka bërë të mundur arrestimin e 80 vjeçarit me iniciale    J. K., që aksidentoi të riun.

22-vjeçari ishte me motomjet në momentin që u përplas një makinë me drejtues 80-vjeçarin tashmë në pranga.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Aksidentoi të riun me pasojë vdekjen në Vlorë, arrestohet 80-vjeçari appeared first on Euronews Albania.

Aksident në kantierin e Aeroportit të Vlorës, fadroma përplas shoferin e kamionit

By: Besnik
18 January 2025 at 08:14

Një aksident tragjik ka ndodhur në kantierin e ndërtimit të Aeroportit të Vlorës gjatë natës së së premtes, ku një shofer kamioni ka humbur jetën si pasojë e një përplasjeje nga një fadrome.

Dyshohet që personi i moshës rreth 60-vjeç i identifikuar si Nusret Xhoka nga Dibra është aksidentuar pasi një një fadromë ka goditur kamionin e tij. Si pasojë, ai ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Policia ka mbërritur në vendin e aksidentit dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Drejtuesi i fadromës i identifikuar si 63-vjeçari Rrahman Sllamniku, me banim në Kosovë, është shoqëruar dhe po pyetet për rrethanat e aksidentit.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Aksident në kantierin e Aeroportit të Vlorës, fadroma përplas shoferin e kamionit appeared first on Euronews Albania.

Targat e vjedhura të një oficeri policie, detaje të reja nga atentati në Vlorë

14 January 2025 at 12:33

Detaje të reja janë zbardhur për vrasjen e 30-vjeçarit Kristian Marku një ditë më parë në Vlorë. Policia ka zbuluar se viktima ka qenë në Tiranë para se të nisej për në Vlorë.

Ai ka lëvizur i vetëm me automjetin e tij për në Vlorë.

Mësohet se viktima ka një familjar të tij në qytetin e Vlorës (vjehrrin), por ende nuk dihet se kë po shkonte për të takuar në Vlorë.

Ndërkohë, targat e automjet rezultojnë të vjedhura disa ditë më parë po në qytetin e Vlorës. Targat i përkasin një oficeri policie. Për makinën ende po hetohet ku është vjedhur.

The post Targat e vjedhura të një oficeri policie, detaje të reja nga atentati në Vlorë appeared first on Euronews Albania.

Ekzekutimi i 30-vjeçarit në Vlorë, shoqërohen në polici disa persona

14 January 2025 at 09:41

Një ngjarje e rëndë ndodhur mbrëmjen e të hënës ku Kristian Marku, 30 vjeç nga Rrësheni u ekzekutua në një atentat me armë zjarri brenda automjetit teksa udhëtonte në autostradën Vlorë-Fier.

Ngjarja ndodhi në afërsi të një karburanti në zonën e Novoselës, ku drejt automjetit me të cilin udhëtonte viktima është qëlluar me breshëri automatiku duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Sipas informacioneve disa persona dyshohet se janë pyetur në polici rreth ngjarjes. Ata janë kryesisht persona që kanë qenë në vendin e ngjarjes, personi që lajmëroi policinë mbi makinën dhe trupin, drejtuesit e mjeteve të përfshira në aksident.

Ndërsa 4 persona nga Rrësheni janë shoqëruar në polici. Ata janë kryesisht familjarë të viktimës të cilët janë pyetur rreth të shkuarës së tij dhe gjithashtu ngjarjeve në Rrëshen dhe konflikteve që kanë pasur. Nuk raportohet të kenë dhënë ndonjë detaj që mund të ndihmojë policinë në zbardhjen e ngjarjes në fjalë.

Ndërkohë kortezhi mortor i Kritian Marku, në orët e para te mëngjesit u nis nga Morgu i Vlorës në drejtim te Rëshenit. Dhjetëra automjete kanë shoqëruar kortezhin dhe makinën funerale ku gjendej trupi i Markut.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Ekzekutimi i 30-vjeçarit në Vlorë, shoqërohen në polici disa persona appeared first on Euronews Albania.

Detaje të reja nga vrasja në Vlorë: 3 autorë të dyshuar, 11 gëzhoja në vendngjarje

13 January 2025 at 20:36

Lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur mbrëmjen e së hënës në Vlorë me vrasjen e 30-vjeçarit Kristian Marku, burime bëjnë me dije se automjeti me të cilin lëviznin autorët ishte e llojit “Benz”. Ky automjet është gjendur i djegur disa kilometra larg vendngjarjes në në autostradën Fier-Vlorë.

Raportohet se autorët nuk janë futur në Vlorë. Ajo çfarë i ka ndihmuar ata ka qenë një tjetër mjet i cili i ka pritur që të largohen së bashku nga rrethrrotullimi i Panajasë, në drejtim të qyteteve të tjera.

Ndërkaq, në vendngjarje janë gjendur 11 gëzhoja të llojit pistoletë teksa një gëzhojë është gjetur në makinë dhe 10 jashtë saj. Automjeti i autorëve ka gjuajtur në lëvizje drejt viktimës ndërsa mjeti i 30-vjeçarit ka ecur rreth 400 metra më tutje derisa ka goditur dy mjete të tjera në lëvizje.

Deri në këto momente, dyshohet të kenë qenë 3 persona që kanë kryer vrasjen e 30-vjeçarit në bashkëpunim, pra drejtuesi i mjetit “Benz” dhe dy persona që godasin me breshëri plumbash.

Kristian Marku është vrarë në sheshpushimin te karburanti Novoselë, por mjeti ka ecur për metra me radhë.

Policia dhe grupi hetimor po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Detaje të reja nga vrasja në Vlorë: 3 autorë të dyshuar, 11 gëzhoja në vendngjarje appeared first on Euronews Albania.

Vrasja e 30-vjeçarit në Vlorë, autorët i vënë flakën mjetit me të cilin lëviznin

13 January 2025 at 19:52

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në Vlorë teksa 30-vjeçari Kristian Marku u ekzekutua me armë zjarri brenda në makinë, në rrethana ende të paqarta.

Nga njoftimet e policisë bëhet me dije se autorët, i kanë vënë flakën automjetit me të cilin kanë lëvizur dhe kryer krimin me armë zjarri ndaj viktimës dhe janë arratisur.

Burime për Euronews Albania kanë siguruar pamjet teksa automjeti i autorëve po digjej në vendngjarje në autostradën Fier-Vlorë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:15, në afërsi të fshatit Novoselë, ku është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti tip “Volksëagen”, me drejtues shtetasin Kristian Marku 30 vjeç, i cili ka humbur jetën.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Vrasja e 30-vjeçarit në Vlorë, autorët i vënë flakën mjetit me të cilin lëviznin appeared first on Euronews Albania.

Me precedentë penalë, kush është 30-vjeçari që u ekzekutua brenda makinës në Vlorë

13 January 2025 at 19:46

Kristian Marku, 30 vjeç nga Rrësheni u ekzekutua në një atentat me armë zjarri brenda automjetit të hënën, teksa udhëtonte në autostradën Vlorë-Fier.

Ngjarja ndodhi në afërsi të një karburanti në zonën e Novoselës, ku drejt automjetit me të cilin udhëtonte viktima është qëlluar me breshëri automatiku duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Viktima Kristian Marku ishte person me precedent penal për “Vrasje me dashje në bashkëpunim mbetur ne tentative” dhe “Mbajtja pa leje e armeve te zjarrit dhe municionit luftarak”.

Shtetasi Kristian Marku alias Kristi Bardhi dyshohet të jetë autor në ngjarjen e datës 26.03.2023, në Rrëshen, Mirditë, ku pati të shtëna me armë zjarri ne drejtim te shtetasit me iniciale S. R..

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Me precedentë penalë, kush është 30-vjeçari që u ekzekutua brenda makinës në Vlorë appeared first on Euronews Albania.

EMRI| Atentat me armë zjarri në Vlorë, vritet në makinë 30-vjeçari

13 January 2025 at 19:20

Një 30-vjeçar u vra në një atentat me armë zjarri mbrëmjen e së hënës në Vlorë.

Policia tha se ngjarja ndodhi rreth orës 18:15, në afërsi të fshatit Novoselë, në autostradën Fier-Vlorë, ku është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin Kristian Marku 30 vjeç, i cili ka humbur jetën.

Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se 30-vjeçari ishte nga Rrësheni.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbime të Policisë së DVP Vlorë dhe grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë Njësia Fier. Vijon krehja e zonës dhe kontrollet për kapjen e autorëve.

Është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë intensivisht hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe sigurimin e provave, me qëllim dokumentimin ligjor të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post EMRI| Atentat me armë zjarri në Vlorë, vritet në makinë 30-vjeçari appeared first on Euronews Albania.

Gjendet i vrarë brenda makinës një person në autostradën Vlorë-Fier

13 January 2025 at 19:06

Një person është vrarë me armë zjarri të hënën në Vlorë.

Burime bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur pranë një karburanti në zonën e Novoselës, ku

një person është gjetur i pajetë brenda makinës ivrarë me armë zjarri.

Policia e Vlorës dhe RENEA po kryejnë kontrolle te shumta në hyrje-dalje të Vlorës dhe dy autoambulanca drejt vendit të ngjarjes

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Gjendet i vrarë brenda makinës një person në autostradën Vlorë-Fier appeared first on Euronews Albania.

Reshjet e dendura të shiut shkaktojnë përmbytje në disa akse rrugore të Vlorës

12 January 2025 at 18:32

Si pasojë e reshjeve të dendura të shiut, disa nga rrugët kryesore në qytetin e Vlorës janë përmbytur.

Rreshjet me intensitet të lartë gjatë orëve të pasdites kanë shkaktuar probleme me praninë e ujit në disa akse rrugore si zona Albano & Romina, rruga pranë Universitetit, rruga pranë Bibliotekës dhe rruga e Unazës.

Kjo situatë po vështirëson qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve. Gjithashtu është shkaktuar bllokim në trafik duke krijuar shqetësime për qytetarët dhe drejtuesit e mjeteve.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Reshjet e dendura të shiut shkaktojnë përmbytje në disa akse rrugore të Vlorës appeared first on Euronews Albania.

U plagos me thikë e më pas dha deklaratë të rremë, procedohet 28-vjeçari në Vlorë

12 January 2025 at 15:35

Komisariati i Policisë Vlorë ka nisur procedimin penal ndaj shtetasve me iniciale F. B., 33 vjeçe, dhe A. M., 28 vjeç, të dy banues në qytetin e Vlorës.

Sipas hetimeve, më datë 10.01.2025, 33 vjeçarja, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur lehtë me mjet të mprehtë shtetasin 28 vjeçarin.

Ndërkohë, gjatë marrjes në pyetje për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, 28-vjeçari me iniciale A. M. dyshohet se ka dhënë deklarime të rreme përpara oficerit të Policisë Gjyqësore, duke penguar hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

LEXONI GJITHASHTU:

The post U plagos me thikë e më pas dha deklaratë të rremë, procedohet 28-vjeçari në Vlorë appeared first on Euronews Albania.

Roja i objektit në Vlorë alarmon policinë: Një hajdut është futur në pallat

12 January 2025 at 14:45

Një telefonatë në policinë e Vlorës ka alarmuar blutë e qytetit dhe FNSH. Një roje i një objekti i cili është në ndërtim e sipër ka lajmëruar policinë e Vlorës për një hajdut që ishte futur në godinë.

Një person ishte futur në një prej godinave 8-katëshe në zonën e ish frigoriferit në lagjen Kushtrimi duke tentuar të marrë prej andej kabllo elektrike, dyer dhe dritare.

Pas telefonatës menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur blutë e Vlorës duke rrethuar pallatet që po ndërtohen si godina me kosto të ulët për personat në nevojë dhe çiftet e reja.

Me gjithë angazhimin e madhe të bluve të Vlorës teksa në vendngjarje zbarkoi 1 furgon i FNSH me tre efektive të ndërhyrjes se shpejtë, dy furgona të Shqiponjave dhe 5 autovetura, mbi 20 efektivë në hajduti ka mundur të largohet.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Roja i objektit në Vlorë alarmon policinë: Një hajdut është futur në pallat appeared first on Euronews Albania.

Përkeqësimi i motit, pezullohet dalja në det e mjeteve të vogla në Vlorë

12 January 2025 at 08:59

Kapiteneria e Vlorës ka vendosur pezullimin e mjeteve të vogla lundruese nisur nga parashikimet meteorologjike për situatën hidrometeorologjike të përkeqësuar brenda dhe jashtë gjirit të Vlorës.

“Gjatë datës 12.01.2025 duke filluar nga ora 22:00 datë 11.01.2025 kushtet hidrometeorologjike do të jenë në drejtimin JUG-JUG-PERËNDIM në forcën deri 6-7bft me shpejtësi ere deri 15-20m/s dhe lartësi dallge nga 1.50 deri 2.00 metra. Me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike, kërkojmë bashkëpunimin e të gjithë subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë, për të marrë të gjitha masat e nevojshme për sigurimin e mjeteve në port  dhe rritje e gatishmërisë së ekuipazhit në mjetet lundruese”, bëhet me dije në një njoftim.

Ndalohet pajisja me leje-nisje i mjeteve te vogla lundruese dhe ato te peshkimit të cilat operojnë në det të hapur duke filluar nga ora 22:00 datë 11.01.2024.

Anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vazhdojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve përkatëse.

Përmirësimi i situatës hidrometeorologjike të përkeqësuar për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë mbas orës 20:00 të datës 12.01.2025.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Përkeqësimi i motit, pezullohet dalja në det e mjeteve të vogla në Vlorë appeared first on Euronews Albania.

Do vrisnin “Sakatin” dhe “Qorrin” në Vlorë, GJKKO jep vendimin për të akuzuarit

10 January 2025 at 13:51

Gjykata e Posaçme ka dënuar anëtarët e grupit kriminal që planifikuan të vrisnin Ines Hajrullën dhe Ervis Matodashajn në Vlorë.

Togat e zeza miratuan pretencën e SPAK duke dënuar me nga 11 vite Leonard Luzin e Muharrem Korroveshin dhe 2 vite e 9 muaj burg Amarildo Nikollin, që fitoi statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë.

Për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi për Luzin ulet në 7.4 vite burg dhe për Korroveshi 6,8 vite burg.

Luzi dhe Korroveshi dyshohen si personat që ishin të interesuar për vrasjen e Ines Hajrullës dhe Ervis Matodashaj.

Gjatë leximit të vendimit, Luzi shpërtheu ndaj bashkëpunëtorit të drejtësisë dhe përfaqësuesve të SPAK me fyerje e kërcënime.

“Do e shikojmë kur te dal nga burgu”, tha Leonard Luzi.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Do vrisnin “Sakatin” dhe “Qorrin” në Vlorë, GJKKO jep vendimin për të akuzuarit appeared first on Euronews Albania.

❌