Normal view

Aksidentoi të riun me pasojë vdekjen në Vlorë, arrestohet 80-vjeçari

20 January 2025 at 08:49

Nga aksidenti i ndodhur ditën e djeshme , në aksin rrugor “Peshkëpi-Kotë ku për pasojë humbi jetën një 22-vjeçar, policia ka bërë të mundur arrestimin e 80 vjeçarit me iniciale    J. K., që aksidentoi të riun.

22-vjeçari ishte me motomjet në momentin që u përplas një makinë me drejtues 80-vjeçarin tashmë në pranga.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Aksidentoi të riun me pasojë vdekjen në Vlorë, arrestohet 80-vjeçari appeared first on Euronews Albania.

Aksident në kantierin e Aeroportit të Vlorës, fadroma përplas shoferin e kamionit

By: Besnik
18 January 2025 at 08:14

Një aksident tragjik ka ndodhur në kantierin e ndërtimit të Aeroportit të Vlorës gjatë natës së së premtes, ku një shofer kamioni ka humbur jetën si pasojë e një përplasjeje nga një fadrome.

Dyshohet që personi i moshës rreth 60-vjeç i identifikuar si Nusret Xhoka nga Dibra është aksidentuar pasi një një fadromë ka goditur kamionin e tij. Si pasojë, ai ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Policia ka mbërritur në vendin e aksidentit dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Drejtuesi i fadromës i identifikuar si 63-vjeçari Rrahman Sllamniku, me banim në Kosovë, është shoqëruar dhe po pyetet për rrethanat e aksidentit.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Aksident në kantierin e Aeroportit të Vlorës, fadroma përplas shoferin e kamionit appeared first on Euronews Albania.

Targat e vjedhura të një oficeri policie, detaje të reja nga atentati në Vlorë

14 January 2025 at 12:33

Detaje të reja janë zbardhur për vrasjen e 30-vjeçarit Kristian Marku një ditë më parë në Vlorë. Policia ka zbuluar se viktima ka qenë në Tiranë para se të nisej për në Vlorë.

Ai ka lëvizur i vetëm me automjetin e tij për në Vlorë.

Mësohet se viktima ka një familjar të tij në qytetin e Vlorës (vjehrrin), por ende nuk dihet se kë po shkonte për të takuar në Vlorë.

Ndërkohë, targat e automjet rezultojnë të vjedhura disa ditë më parë po në qytetin e Vlorës. Targat i përkasin një oficeri policie. Për makinën ende po hetohet ku është vjedhur.

The post Targat e vjedhura të një oficeri policie, detaje të reja nga atentati në Vlorë appeared first on Euronews Albania.

Ekzekutimi i 30-vjeçarit në Vlorë, shoqërohen në polici disa persona

14 January 2025 at 09:41

Një ngjarje e rëndë ndodhur mbrëmjen e të hënës ku Kristian Marku, 30 vjeç nga Rrësheni u ekzekutua në një atentat me armë zjarri brenda automjetit teksa udhëtonte në autostradën Vlorë-Fier.

Ngjarja ndodhi në afërsi të një karburanti në zonën e Novoselës, ku drejt automjetit me të cilin udhëtonte viktima është qëlluar me breshëri automatiku duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Sipas informacioneve disa persona dyshohet se janë pyetur në polici rreth ngjarjes. Ata janë kryesisht persona që kanë qenë në vendin e ngjarjes, personi që lajmëroi policinë mbi makinën dhe trupin, drejtuesit e mjeteve të përfshira në aksident.

Ndërsa 4 persona nga Rrësheni janë shoqëruar në polici. Ata janë kryesisht familjarë të viktimës të cilët janë pyetur rreth të shkuarës së tij dhe gjithashtu ngjarjeve në Rrëshen dhe konflikteve që kanë pasur. Nuk raportohet të kenë dhënë ndonjë detaj që mund të ndihmojë policinë në zbardhjen e ngjarjes në fjalë.

Ndërkohë kortezhi mortor i Kritian Marku, në orët e para te mëngjesit u nis nga Morgu i Vlorës në drejtim te Rëshenit. Dhjetëra automjete kanë shoqëruar kortezhin dhe makinën funerale ku gjendej trupi i Markut.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Ekzekutimi i 30-vjeçarit në Vlorë, shoqërohen në polici disa persona appeared first on Euronews Albania.

Detaje të reja nga vrasja në Vlorë: 3 autorë të dyshuar, 11 gëzhoja në vendngjarje

13 January 2025 at 20:36

Lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur mbrëmjen e së hënës në Vlorë me vrasjen e 30-vjeçarit Kristian Marku, burime bëjnë me dije se automjeti me të cilin lëviznin autorët ishte e llojit “Benz”. Ky automjet është gjendur i djegur disa kilometra larg vendngjarjes në në autostradën Fier-Vlorë.

Raportohet se autorët nuk janë futur në Vlorë. Ajo çfarë i ka ndihmuar ata ka qenë një tjetër mjet i cili i ka pritur që të largohen së bashku nga rrethrrotullimi i Panajasë, në drejtim të qyteteve të tjera.

Ndërkaq, në vendngjarje janë gjendur 11 gëzhoja të llojit pistoletë teksa një gëzhojë është gjetur në makinë dhe 10 jashtë saj. Automjeti i autorëve ka gjuajtur në lëvizje drejt viktimës ndërsa mjeti i 30-vjeçarit ka ecur rreth 400 metra më tutje derisa ka goditur dy mjete të tjera në lëvizje.

Deri në këto momente, dyshohet të kenë qenë 3 persona që kanë kryer vrasjen e 30-vjeçarit në bashkëpunim, pra drejtuesi i mjetit “Benz” dhe dy persona që godasin me breshëri plumbash.

Kristian Marku është vrarë në sheshpushimin te karburanti Novoselë, por mjeti ka ecur për metra me radhë.

Policia dhe grupi hetimor po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Detaje të reja nga vrasja në Vlorë: 3 autorë të dyshuar, 11 gëzhoja në vendngjarje appeared first on Euronews Albania.

Vrasja e 30-vjeçarit në Vlorë, autorët i vënë flakën mjetit me të cilin lëviznin

13 January 2025 at 19:52

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në Vlorë teksa 30-vjeçari Kristian Marku u ekzekutua me armë zjarri brenda në makinë, në rrethana ende të paqarta.

Nga njoftimet e policisë bëhet me dije se autorët, i kanë vënë flakën automjetit me të cilin kanë lëvizur dhe kryer krimin me armë zjarri ndaj viktimës dhe janë arratisur.

Burime për Euronews Albania kanë siguruar pamjet teksa automjeti i autorëve po digjej në vendngjarje në autostradën Fier-Vlorë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:15, në afërsi të fshatit Novoselë, ku është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti tip “Volksëagen”, me drejtues shtetasin Kristian Marku 30 vjeç, i cili ka humbur jetën.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Vrasja e 30-vjeçarit në Vlorë, autorët i vënë flakën mjetit me të cilin lëviznin appeared first on Euronews Albania.

Me precedentë penalë, kush është 30-vjeçari që u ekzekutua brenda makinës në Vlorë

13 January 2025 at 19:46

Kristian Marku, 30 vjeç nga Rrësheni u ekzekutua në një atentat me armë zjarri brenda automjetit të hënën, teksa udhëtonte në autostradën Vlorë-Fier.

Ngjarja ndodhi në afërsi të një karburanti në zonën e Novoselës, ku drejt automjetit me të cilin udhëtonte viktima është qëlluar me breshëri automatiku duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Viktima Kristian Marku ishte person me precedent penal për “Vrasje me dashje në bashkëpunim mbetur ne tentative” dhe “Mbajtja pa leje e armeve te zjarrit dhe municionit luftarak”.

Shtetasi Kristian Marku alias Kristi Bardhi dyshohet të jetë autor në ngjarjen e datës 26.03.2023, në Rrëshen, Mirditë, ku pati të shtëna me armë zjarri ne drejtim te shtetasit me iniciale S. R..

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Me precedentë penalë, kush është 30-vjeçari që u ekzekutua brenda makinës në Vlorë appeared first on Euronews Albania.

EMRI| Atentat me armë zjarri në Vlorë, vritet në makinë 30-vjeçari

13 January 2025 at 19:20

Një 30-vjeçar u vra në një atentat me armë zjarri mbrëmjen e së hënës në Vlorë.

Policia tha se ngjarja ndodhi rreth orës 18:15, në afërsi të fshatit Novoselë, në autostradën Fier-Vlorë, ku është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin Kristian Marku 30 vjeç, i cili ka humbur jetën.

Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se 30-vjeçari ishte nga Rrësheni.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbime të Policisë së DVP Vlorë dhe grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë Njësia Fier. Vijon krehja e zonës dhe kontrollet për kapjen e autorëve.

Është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë intensivisht hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe sigurimin e provave, me qëllim dokumentimin ligjor të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post EMRI| Atentat me armë zjarri në Vlorë, vritet në makinë 30-vjeçari appeared first on Euronews Albania.

Gjendet i vrarë brenda makinës një person në autostradën Vlorë-Fier

13 January 2025 at 19:06

Një person është vrarë me armë zjarri të hënën në Vlorë.

Burime bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur pranë një karburanti në zonën e Novoselës, ku

një person është gjetur i pajetë brenda makinës ivrarë me armë zjarri.

Policia e Vlorës dhe RENEA po kryejnë kontrolle te shumta në hyrje-dalje të Vlorës dhe dy autoambulanca drejt vendit të ngjarjes

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Gjendet i vrarë brenda makinës një person në autostradën Vlorë-Fier appeared first on Euronews Albania.

Reshjet e dendura të shiut shkaktojnë përmbytje në disa akse rrugore të Vlorës

12 January 2025 at 18:32

Si pasojë e reshjeve të dendura të shiut, disa nga rrugët kryesore në qytetin e Vlorës janë përmbytur.

Rreshjet me intensitet të lartë gjatë orëve të pasdites kanë shkaktuar probleme me praninë e ujit në disa akse rrugore si zona Albano & Romina, rruga pranë Universitetit, rruga pranë Bibliotekës dhe rruga e Unazës.

Kjo situatë po vështirëson qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve. Gjithashtu është shkaktuar bllokim në trafik duke krijuar shqetësime për qytetarët dhe drejtuesit e mjeteve.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Reshjet e dendura të shiut shkaktojnë përmbytje në disa akse rrugore të Vlorës appeared first on Euronews Albania.

U plagos me thikë e më pas dha deklaratë të rremë, procedohet 28-vjeçari në Vlorë

12 January 2025 at 15:35

Komisariati i Policisë Vlorë ka nisur procedimin penal ndaj shtetasve me iniciale F. B., 33 vjeçe, dhe A. M., 28 vjeç, të dy banues në qytetin e Vlorës.

Sipas hetimeve, më datë 10.01.2025, 33 vjeçarja, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur lehtë me mjet të mprehtë shtetasin 28 vjeçarin.

Ndërkohë, gjatë marrjes në pyetje për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, 28-vjeçari me iniciale A. M. dyshohet se ka dhënë deklarime të rreme përpara oficerit të Policisë Gjyqësore, duke penguar hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

LEXONI GJITHASHTU:

The post U plagos me thikë e më pas dha deklaratë të rremë, procedohet 28-vjeçari në Vlorë appeared first on Euronews Albania.

Roja i objektit në Vlorë alarmon policinë: Një hajdut është futur në pallat

12 January 2025 at 14:45

Një telefonatë në policinë e Vlorës ka alarmuar blutë e qytetit dhe FNSH. Një roje i një objekti i cili është në ndërtim e sipër ka lajmëruar policinë e Vlorës për një hajdut që ishte futur në godinë.

Një person ishte futur në një prej godinave 8-katëshe në zonën e ish frigoriferit në lagjen Kushtrimi duke tentuar të marrë prej andej kabllo elektrike, dyer dhe dritare.

Pas telefonatës menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur blutë e Vlorës duke rrethuar pallatet që po ndërtohen si godina me kosto të ulët për personat në nevojë dhe çiftet e reja.

Me gjithë angazhimin e madhe të bluve të Vlorës teksa në vendngjarje zbarkoi 1 furgon i FNSH me tre efektive të ndërhyrjes se shpejtë, dy furgona të Shqiponjave dhe 5 autovetura, mbi 20 efektivë në hajduti ka mundur të largohet.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Roja i objektit në Vlorë alarmon policinë: Një hajdut është futur në pallat appeared first on Euronews Albania.

Përkeqësimi i motit, pezullohet dalja në det e mjeteve të vogla në Vlorë

12 January 2025 at 08:59

Kapiteneria e Vlorës ka vendosur pezullimin e mjeteve të vogla lundruese nisur nga parashikimet meteorologjike për situatën hidrometeorologjike të përkeqësuar brenda dhe jashtë gjirit të Vlorës.

“Gjatë datës 12.01.2025 duke filluar nga ora 22:00 datë 11.01.2025 kushtet hidrometeorologjike do të jenë në drejtimin JUG-JUG-PERËNDIM në forcën deri 6-7bft me shpejtësi ere deri 15-20m/s dhe lartësi dallge nga 1.50 deri 2.00 metra. Me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike, kërkojmë bashkëpunimin e të gjithë subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë, për të marrë të gjitha masat e nevojshme për sigurimin e mjeteve në port  dhe rritje e gatishmërisë së ekuipazhit në mjetet lundruese”, bëhet me dije në një njoftim.

Ndalohet pajisja me leje-nisje i mjeteve te vogla lundruese dhe ato te peshkimit të cilat operojnë në det të hapur duke filluar nga ora 22:00 datë 11.01.2024.

Anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vazhdojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve përkatëse.

Përmirësimi i situatës hidrometeorologjike të përkeqësuar për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë mbas orës 20:00 të datës 12.01.2025.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Përkeqësimi i motit, pezullohet dalja në det e mjeteve të vogla në Vlorë appeared first on Euronews Albania.

Do vrisnin “Sakatin” dhe “Qorrin” në Vlorë, GJKKO jep vendimin për të akuzuarit

10 January 2025 at 13:51

Gjykata e Posaçme ka dënuar anëtarët e grupit kriminal që planifikuan të vrisnin Ines Hajrullën dhe Ervis Matodashajn në Vlorë.

Togat e zeza miratuan pretencën e SPAK duke dënuar me nga 11 vite Leonard Luzin e Muharrem Korroveshin dhe 2 vite e 9 muaj burg Amarildo Nikollin, që fitoi statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë.

Për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi për Luzin ulet në 7.4 vite burg dhe për Korroveshi 6,8 vite burg.

Luzi dhe Korroveshi dyshohen si personat që ishin të interesuar për vrasjen e Ines Hajrullës dhe Ervis Matodashaj.

Gjatë leximit të vendimit, Luzi shpërtheu ndaj bashkëpunëtorit të drejtësisë dhe përfaqësuesve të SPAK me fyerje e kërcënime.

“Do e shikojmë kur te dal nga burgu”, tha Leonard Luzi.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Do vrisnin “Sakatin” dhe “Qorrin” në Vlorë, GJKKO jep vendimin për të akuzuarit appeared first on Euronews Albania.

“Nevojtarët” në radhë për bonusin në Vlorë, radhë të gjata në postë

9 January 2025 at 17:46

Në datën 27 dhjetor, u miratua me vendim të qeverisë shqiptare një bonus në vlerën e 150 eurove për familjet në nevojë të cilat trajtohen në programin e mbrojtjes sociale. Por megjithëse u tha se ky bonus do shpërndahej për festat e fundvitit, në Vlorë ai ka nisur të shpërndahet të hënë e parë të janarit.

Me dhjetëra qytetarë janë dyndur këtë të enjte në dyert e postës shqiptare për të marrë bonusin teksa tregojnë se janë rikthyer sërish në shtëpi duar bosh pasi brenda pak minutash ka përfunduar fondi ditor limit prej 10 milion lekësh.

“Jo, jo nuk i kam marrë akoma, ja tani firmosa dhe do i marrim. Kam marrë ato të dhjetorit, tani shpërblimin dhe dje erdha, dhashë kartën, firmosa, tani e do i merrni me thanë. Shpresojmë t’i marrim. Ja ashtu çik me vështirësi, por mirë. Atë presim, të na ndihmojnë”, thotë një grua.

Por në këto ditë të para të janarit, në radhë për të marrë shërbim nga posta shqiptare janë edhe pensionistët apo edhe përfituesit e kempit të invaliditetit. Fakt ky që ka ndikuar drejtpërdrejt në shtimin e radhës së pritjes.

“Kam gjysmë ore. Jo, s’e kam marrë akoma, ku di unë, ajo thotë s’kanë ardhur leket akoma, erdha dje, edhe sot prapë ashtu. Se çfarë do bëhet nuk dimë gjë, ne jemi të sëmurë, s’pres dot, po e keqja i bën të tëra”, shprehet një tjetër.

Sipas qeverisë shqiptare dhe ministrisë së shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale fondi për shpërndarjen e bonusit për familjet në nevojë ka kaluar në institucionet lokale teksa mungesa e një menaxhimi të duhur ka krijuar vonesa disa ditore në shpërndarje dhe peripeci për qytetarët që presin me orë në radhë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Nevojtarët” në radhë për bonusin në Vlorë, radhë të gjata në postë appeared first on Euronews Albania.

Vlorë: I vodhi me dhunë një shtetaseje të huaj çantën, arrestohet 17-vjeçari

8 January 2025 at 12:11

Policia e Vlorës ka vënë në pranga dy shtetas të dyshuar për vepra të ndryshme penale, duke finalizuar dy raste hetimore brenda pak orësh.

Pas marrjes së kallëzimit nga një shtetase filipinase, se një person i kishte vjedhur me dhunë, në rrugë, çantën me një shumë parash dhe sende personale, Policia ka bërë të mundur arrestimin e autorit me iniciale O. S., 17-vjeçar, banues në Vlorë.

Gjatë kontrollit, policia sekuestroi çantën e grabitur, së bashku me një celular, dokumente identifikimi dhe karta bankare, të cilat iu rikthyen pronarës.

Në një tjetër operacion, Policia Vlorë ka ndaluar një shtetas me iniciale A. L., 42 vjeç nën akuzën për armëmbajtje pa leje.

Ai ishte shpallur në kërkim pas një vendimi të Gjykatës së Vlorës, e cila më 21 prill 2023 kishte caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për të dyja rastet, për veprime të mëtejshme.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Vlorë: I vodhi me dhunë një shtetaseje të huaj çantën, arrestohet 17-vjeçari appeared first on Euronews Albania.

Makina del nga rruga në Vlorë, plagosen 2 shtetas të huaj

7 January 2025 at 21:39

Dy shtetas të huaj kanë mbetur të plagosur në një aksident të shënuar mbrëmje e së martës në aksin rrugor Peshkëpi-Vlorë.

Policia tha se shtetasi i huaj me nënshtetësi kineze, H. R., 31 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë, janë dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe pasagjerja, shtetasja e huaj K. Zh., 61 vjeçe, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

The post Makina del nga rruga në Vlorë, plagosen 2 shtetas të huaj appeared first on Euronews Albania.

Rama pret rabinin izraelit në Vlorë: Së shpejti, nis ndërtimi i Muzeut Hebraik

7 January 2025 at 07:50

Kryeministri Edi Rama ka pritur ditën e djeshme në Vlorë Rabinin Yosiyahu Yosef Pinto, i cili po zhvillon një vizitë në Shqipëri.

Kryeministri theksoi se Shqipëria është një vend model i vëllazërisë fetare, ku hebrenjtë u morën në mbrojtje si askund tjetër gjatë Luftës së Dytë Botërore.

“Me nder dhe përulësi pata privilegjin të mikëpres për herë të dytë Rabinin Yosiyahu Yosef Pinto në Shqipëri — një vend model i vëllazërisë fetare, ku hebrenjtë u morën në mbrojtje si askund tjetër gjatë Luftës së Dytë Botërore”, tha Rama.

Kryeministri vlerësoi se “ishte një privilegj të vizitonte me të Vlorën, qytetin ku hebrenjtë u vendosën shekuj më parë.

Rama informoi se në zonën që dikur ishte lagjja e tyre, së shpejti do të fillojë ndërtimi i një Muzeu të bukur Hebraik.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Rama pret rabinin izraelit në Vlorë: Së shpejti, nis ndërtimi i Muzeut Hebraik appeared first on Euronews Albania.

Të shtëna me armë zjarri në Vlorë, konfliktohen disa të rinj me njëri-tjetrin

5 January 2025 at 19:30

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Vlorës mbrëmjen e sotme, kur një konflikt mes disa të rinjve ka përfunduar me të shtëna me armë zjarri. Ngjarja ndodhi rreth orës 18:30 në bulevardin “Ismail Qemali”.

Sipas raportimeve, konflikti filloi pas një debati virtual, i cili agravoi kur njëri prej personave të përfshirë nxori një armë zjarri tip pistoletë dhe qëlloi një herë, dyshohet në ajër. Autorët e ngjarjes u larguan menjëherë pas incidentit. Edhe pse zona ishte e pajisur me kamera, ata kanë përfituar nga errësira pasi në momentin e ngjarjes energjia elektrike ishte e shkëputur.

Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar. Policia ka nisur menjëherë hetimet për të identifikuar dhe kapur autorin e të shtënave. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e ngjarjes.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Të shtëna me armë zjarri në Vlorë, konfliktohen disa të rinj me njëri-tjetrin appeared first on Euronews Albania.

Prangoset hajduti serial i marketeve në Vlorë

By: Besnik
2 January 2025 at 13:16

Policia e Vlorës ka arrestuar një 29-vjeçar të dyshuar si autor të shtatë vjedhjeve në markete të ndryshme në Vlorë.

Nga veprimet hetimore të opercionit “Shadow” dyshohet se shtetas E. B., i maskuar me kapuç, pelerinë dhe dorashka, dhe nën përdorimin e sendeve si çekan dhe levë, ka kryer vjedhje me thyerje në markete të ndryshme në qytetin e Vlorës, konkretisht:

  • Më 12.12.2024, në lagjen “Pavarësia”, në një market ka vjedhur steka cigare dhe një shumë parash nga kasa e lekëve;
  • Më 16.12.2024, në lagjen “1 Maji”, në një market, ka vjedhur një shumë parash;
  • Më 18.12.2024, në lagjen “Lef Sallata”, në një market, ka vjedhur një shumë parash;
  • Më 23.12.2024, në lagjen “Lef Sallata”, ka tentuar të vjedhë një market;
  • Më 24.12.2024, në të njëjtën lagje, ka vjedhur në një market një shumë parash;
  • Më 29.12.2024, në lagjen “Pavarësia”, ka vjedhur dy markete, duke marrë produkte dhe një shumë parash.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan: një pelerinë me kapuç, një levë, dy çekanë, një palë dorashka dhe disa produkte të vjedhura.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprën penale “Vjedhja”.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Prangoset hajduti serial i marketeve në Vlorë appeared first on Euronews Albania.

❌