Normal view

Futbollisti i Interit thirret në Prokurori për akuzën e prostitucionit me të mitur

1 July 2026 at 14:50

Alessandro Bastoni, mbrojtësi i Interit dhe ekipit kombëtar italian, është nën hetim nga zyra e prokurorit në Milano për krimin e dyshuar të prostitucionit të fëmijëve. Sipas “Gazzetta delo sport”, hetuesit rindërtuan një sërë kontaktesh midis futbollistit, agjencisë “Made” dhe vajzës së mitur përmes bisedave të përgjuara. Lojtari është planifikuar të paraqitet para zyrës së prokurorit në Milano të premten.

Hetimi përqendrohet në agjencinë e talenteve Majd, e cila, sipas prokurorëve, organizonte darka, festa private dhe festa pas ngjarjeve për klientë me “pasuri të lartë neto”, përfshirë futbollistë, atletë dhe biznesmenë. Bastoni është lojtari i parë që hetohet në këtë rast.

Bisedat e analizuara nga hetuesit datojnë që nga viti 2020. Sipas “Gazeta”, Antonio Salamone, një agjent i agjencisë nën hetim, dyshohet se ka vepruar si ndërmjetës midis futbollistit dhe të miturës. Mesazhet e përgjuara sugjerojnë se Salamone e ka informuar Bastonin për disponueshmërinë e vajzës dhe ka koordinuar aspekte të ndryshme të takimeve.

Sipas rindërtimit të ngjarjeve nga prokuroria, Bastoni u takua me vajzën në një apartament të lidhur me agjencinë dhe më pas mbuloi një pjesë të shpenzimeve të mbrëmjes, përfshirë transportin e të miturës të nesërmen. Hetuesit besojnë se kontakti midis të dyve nuk u kufizua në një takim të vetëm dhe aktualisht po hetojnë ato biseda.

Këto biseda janë një nga elementët qendrorë të hetimit. Sipas prokurorisë, në orët e para të mëngjesit, rreth orës katër, gruaja e re dyshohet se i dërgoi një mesazh Salomones nga shtëpia e Bastonit: “Po fle këtu dhe nesër do të më sjellin në shtëpi”. Teoria e prokurorisë është se vajza, atëherë 17 vjeç, kaloi natën në shtëpinë e mbrojtësit të Interit nga Milani si pjesë e një marrëdhënieje seksuale të paguar, e cila dyshohet se u organizua nga një bashkëpunëtor i agjencisë.

Në një bisedë tjetër, sipas asaj që kanë mbledhur hetuesit, Salomone dyshohet se e informoi Bastonion për disponueshmërinë e supozuar të gruas së re, foli rreth “si i pëlqen asaj”, më pas organizoi një darkë takimi, etj.

Vajza e re, e cila ka dëshmuar tashmë para hetuesve, konfirmoi se ishte në shtëpinë e futbollistit, megjithëse mohoi se kishte pasur marrëdhënie seksuale me të. Prokuroria synon të sqarojë kontradiktat dhe të përcaktojë se çfarë ndodhi saktësisht gjatë këtyre takimeve.

Përveç Bastonit, Garda Financiare thirri Daniele Maldini, Riccardo Calafiori dhe Kevin Bonifazi për të dëshmuar si persona të njohur me ngjarjet. Asnjëri prej tyre nuk është nën hetim, megjithëse shfaqen në biseda të ndryshme të analizuara gjatë hetimit. 

Sipas gazetës italiane, deklaratat e tyre janë planifikuar për ditët në vijim dhe mund të ndihmojnë në përfundimin e rindërtimit të ngjarjes.

The post Futbollisti i Interit thirret në Prokurori për akuzën e prostitucionit me të mitur appeared first on Euronews Albania.

Kupa e Botës për klube, Interi merr fitoren e parë në grup, shkëlqejnë brazilianet

22 June 2025 at 19:25

Christian Chivu dhe Interi i tij morën fitoren e parë në grup në Kupën e Botës për klube, pasi përmbysën në shifrat 2-1 japonezët e Urawa.

Një ndeshje në të cilën zikaltrit dominuan totalisht, por u përballën me një mbrojtje të mbyllur të kundërshtarit, të cilën mundën ta kalojnë vetëm në minutën e 78’.

Ishin japonezët që gjetën avantazhin shumë shpejt me Watanabe, duke tronditur Interin. Të besuarit e Chivu vijuan sulmet e vazhdueshme, por rezultuan të pasaktë, teksa në minutën e 78’ i përhershmi Lautaro Martinez gjeti rrugën e rrjetës.

Në limite, një gjuajtje tokazi e Carbonit nga brenda zonës së rreptësisë gjeti fundin e rrjetës, e Inter fiton kështu 2-1 e merr fitoren e parë në grup, ndërsa më herët kishte barazuar 0-0 me Monterreyn.

Në ndeshjet e tjera të luajtura, triumf regjistruar Dortmundi e Fluminense, me skuadrat braziliane që po regjistrojnë sukses në këtë kompeticion. Verdhezinjtë e Gjermanisë mposhtën ekipin afrikan Mamelodi me përmbysje 4-3, në një përballje vërtet të bukur e të luftuar.

Dortmundi numëron 4 pikë dhe renditet i dyti, pasi kreu i përket Fluminenses e cila po ashtu mori rezultat pozitiv ndaj Ulsan, ku u shënuan 6 gola. Brazilianët dominuan totalisht dhe fituan takimin me rezultatin 4-2 dhe e shohin veten 1 hap larg fazës me eliminim direkt.

The post Kupa e Botës për klube, Interi merr fitoren e parë në grup, shkëlqejnë brazilianet appeared first on Euronews Albania.

PSG turpëron Interin në Mynih, triumfon 5-0 në finalen e Champions League

31 May 2025 at 22:58

Paris Saint-Germain është fituese e Champions League, për sezonin 2024-2025, pasi mposhti Interin në finale, me rezultatin e thellë 5-0. Francezët fitojnë për herë të parë në histori, trofeun e kompeticionit më të rëndësishëm në rang klubesh.

Finalja PSG-Inter, pjesa e parë

Ndeshja ka startuar në favor të francezëve pasi në minutën ‘12 ish-lojtari i Interit, Achraf Hakimi, hapi serinë e golave për PSG-në, e cila po përpiqet të fitojë Ligën e Kampionëve për herë të parë.

Në minutën ’20 me një kundërsulm perfekt nga PSG, Doue shënon golin e dytë për francezët

Finalja PSG-Inter, pjesa e dytë

Në minutin e ’63 francezët prekin trofeun e Champions League. Doue ka shënuar edhe golin e tretë. Sulmuesi i talentuar shfrytëzoi një asist nga Vitinha dhe me një gjuajtje të fortë në zonë, e ndali topin në rrjetë.

Spektakli i francezëve nuk ka të ndalur.  I pamëshirshëm Kvicha Kvaratskhelia shënon golin e 4 në minutin ’73.

Në minutin 86 Francezët shënojnë sërish, Mayulu godet golin e 5.

Formacionet zyrtare:

PSG: Donnarumma; Mendes, Pacho, Marquinhos, Hakimi; Fabian Ruiz, Vitinha, Neves; Kvaratskhelia, Doue, Dembele.

Inter: Sommer; Dimarco, Bastoni, Acerbi, Pavard, Dumfries; Mkhitaryan, Calhanoglu, Barella; Thuram, Lautaro.

LEXONI GJITHASHTU:

The post PSG turpëron Interin në Mynih, triumfon 5-0 në finalen e Champions League appeared first on Euronews Albania.

Sot përballja PSG- Inter/ Tifozët përplasen në metro, policia përdor gaz lotsjellës

31 May 2025 at 19:23

Këtë të shtunë në orën 21:00 në Mynih do luhet finalja e Champions League për edicionin 2024-25. Ndeshja vendos përballë PSG-në dhe Interin, për herë të parë në një ndeshje zyrtare, që vlen trofeun më të madh në Evropë.

Në historinë mes tyre dy skuadrat janë përballur pesë herë në miqësore, nga të cilat tre kanë folur për francezët e PSG-së dhe në dy raste për italianët e Interit.

E ndërsa ndeshja do pak orë të fillojë, në Mynih nuk kanë munguar përplasjet mes tifozëve. Bild raporton se ka përplasje të vazhdueshme dhe të dhunshme mes tifozëve në metro.

Tifozët e Interit kanë qëlluar me gurë drejt mbështetësve të PSG-së në stacionin Fröttmaning. Gjithashtu ka përleshje midis kampeve të tifozëve në stacionin e trenit. Sipas Bild ndërhyrja e policisë ka qenë e shpejtë ndërsa tifozët e parë tani po shkojnë në stadium.

قبست بين جمهور الفريقين pic.twitter.com/osPby5UVxf

— عبدالله | PSG (@Abdullah__136) May 31, 2025

LEXONI GJITHASHTU:

The post Sot përballja PSG- Inter/ Tifozët përplasen në metro, policia përdor gaz lotsjellës appeared first on Euronews Albania.

“Çmenden” tifozët zikaltër, mbi 40 mijë do të udhëtojnë drejt Mynihut për finalen

By: fra nc
28 May 2025 at 15:06

Interi vijon përgatitjet për finalen e madhe, padyshim atë më të rëndësishmen e këtij sezoni, Uefa Champions League. Një entuziazëm te skuadra e Simone Inzaghit, por dhe te tifozët të cilët bëhen gati për të udhëtuar drejt Mynihut. Një 90 minutësh që nuk duhet humbur e për këtë, më tepër se 40 mijë tifozë janë gati për të udhëtuar drejt Gjermanisë e mbështesin skaudrën e tyre. Këtu llogariten vetëm ata nga Milano apo medhe më gjerë brenda Italisë, pa llogaritur tifozërinë nga përtej kufijve.

Sipas mediave italiane janë më tepër se 40 mijë interistë që do të shkojnë në Gjermani, por 45% e tyre kanë mundur të blejnë një biletë, pjesa tjetër do të qëndrojnë jashtë stadiumit Allianz Arena, e do të brohorasin ekipin zikaltër. Në bazë të ndarjes së bërë nga Uefa, 18 mijë bileta ka marrë secila tifozëri, ndërsa 30 mijë janë shitur në fazqen zyrtare të qeverisë evropiane të futbollit.

Mes këtyre të fundit nuk përjashtohen po ashtu tifozë të Interit, kështu që pritet të pushtojnë Allianz Arenën, ashtu si interes të lartë ka pasur dhe nga parizienët. Pavarësisht se nuk kanë histori në kompeticionet evropiane, PSG-së nuk i ka munguar kurrë mbështetja e tifozëve, të cilët kanë qenë të shumtë si në Paris ashtu dhe transfertë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Çmenden” tifozët zikaltër, mbi 40 mijë do të udhëtojnë drejt Mynihut për finalen appeared first on Euronews Albania.

Interi ia ndalon vetes titullin pas dramës me Lazion, Napoli ruan kreun

By: Besnik
19 May 2025 at 08:49

Spektakël dhe emocione në javën e parafundit të Serie A, ku në “San Siro”, Interi nuk shkoi më shumë se një barazim 2-2 ndaj Lazios, duke humbur një mundësi të artë për të marrë kryesimin.

Vendasit kaluan të parët në avantazh me Bisseck, por Pedro barazoi shifrat. Dumfries riktheu epërsinë për zikaltrit, por sërish Pedro, këtë herë nga pika e bardhë në minutën e 90-të, vendosi rezultatin përfundimtar.

Në kohën shtesë, Interi gjeti rrjetën me Arnautovic, por goli u anulua nga VAR për pozicion jashtë loje.

Ndërkohë, Napoli nuk shkoi më shumë se një barazim pa gola në transfertë ndaj Parmës. Me këtë rezultat, skuadra e Antonio Contes ruan avantazhin minimal prej një pike ndaj Interit, duke e lënë gjithçka të hapur për javën e fundit.

Napoli pret Kaljarin në shtëpi, ndërsa Interi udhëton drejt Comos.

Në “Olimpico”, Roma zhvilloi një ndeshje të fortë ndaj Milanit, duke fituar 3-1. Mancini, Paredes dhe Cristante ishin autorët e golave për verdhekuqtë, ndërsa Joao Felix shënoi për kuqezinjtë.

Juventus u rikthye në formë me një fitore 2-0 ndaj Udineses, falë golave të Gonzales dhe Vlahovic, duke mbajtur gjallë shpresat për kualifikimin në Ligën e Kampionëve.

Leçe arriti një fitore të rëndësishme ndaj Torinos, me një gol të vetëm nga mesfushori shqiptar Ylber Ramadani nërkohë, Monza është skuadra e parë që ka zyrtarizuar rënien në Serie B për sezonin e ardhshëm.

Java e 38-të do të përcaktojë kampionin, pjesëmarrësit në Champions League dhe skuadrat që do të zbresin nga kategoria, në një prej sezoneve më të luftuara të viteve të fundit në futbollin italian.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Interi ia ndalon vetes titullin pas dramës me Lazion, Napoli ruan kreun appeared first on Euronews Albania.

Inter mposht Barcelonën dhe shkon në finalen e Champions League

7 May 2025 at 10:17

Ndeshja e dytë gjysmëfinale mes Interit dhe Barcelonës ka dhuruar një përballje dramatike, mbushur me spektakël dhe emocione deri në sekondat e fundit.

Ekipi italian siguroi biletën për në Finalen e 31 majit pas fitores 4-3 përballë katalanasve.

Gjithçka nisi mbarë për zikaltërit, fillimisht me një gol nga Lautaro Martinez e më tej me një penallti të realizuar nga Chalanoglu, për të vulosur pjesën e parë.

Pjesa e dytë një histori më vete, Barcelona shkëlqen duke e cuar rezultatin në avantazh.Por është mbrojtësi Italian Acerbi , i cili rikthen baraspeshën pak minuta nga fundi dhe ekipet shkojnë në shtesë.

Fitoren e Inter e vulos Frattesi duke çuar në këmbë tifozet e “San Siro”.

Sonte zikalterit mësojne rivalin e finales së Champions mes Arsenal dhe PSG.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Inter mposht Barcelonën dhe shkon në finalen e Champions League appeared first on Euronews Albania.

Napoli merr kreun e Serie A pas gafës së Interit, fitojnë Milani dhe Juventusi

By: Besnik
28 April 2025 at 08:51

Të dielën u zhvilluan ndeshjet për javën e 34-t të Serie A, ku Napoli bëri detyrën në shtëpi ndaj Torinos dhe triumfoi 2-0 falë dopietës së Scott McTominay.

Me këtë fitore, skuadra e Antonio Contes mori kreun e renditjes dhe tani udhëheq me 74 pikë, duke shfrytëzuar hapin fals të Interit.

Nga ana tjetër, Interi u mund në shtëpi nga Roma me rezultatin 0-1, duke rënë në vendin e dytë të klasifikimit.

Pas këtij rezultati, skuadra e Simone Inzaghit është me 71 pikë dhe ka humbur mundësinë për të qëndruar në krye të renditjes, ndërkohë që Napoli është në një rrugë të shkëlqyer dhe kërkon ta shfrytëzojë kalendarin e mbetur për të marshuar drejt titullit të Serie A.

Në duelin tjetër, Milani siguroi një fitore të rëndësishme 2-0 në transfertë ndaj Venezias, ndërsa Juventusi mundi Monzën 2-0, duke u afruar më shumë me zonën Champions.

Interi ka pësuar tri humbje radhazi dhe tashmë duhet të shpresojë në rezultatet e ardhshme për të mbajtur shpresat për titullin ndërkohë që me këtë rezultat ka zbritur në vendin e dytë me 71 pikë, tre më pak se Napoli.

Atalanta e Gjimshitit barazoi 1-1 me Leçen, dhe shpresat e saj për një vend në Europë po veniten.

Rezultatet 27 prill 2025

12:30 Como 1-0 Genoa

12:30 Venezia 0-2 Milan

15:00 Fiorentina 2-1 Empoli

15:00 Inter 0-1 Roma

18:00 Juventus 2-0 Monza

20:45 Atalanta 1-1 Lecce

20:45 Napoli 2-0 Torino

Këto rezultate shënuan fundin e javës së 34-t të Serie A, ku Napoli tani kryeson me 74 pikë, duke lënë pas Interin që ka 71 pikë.

Ndeshjet 28 prill 2025

18:30 Udinese vs Bologna

20:45 Lazio vs Parma

20:45 Verona vs Cagliari

LEXONI GJITHASHTU:

The post Napoli merr kreun e Serie A pas gafës së Interit, fitojnë Milani dhe Juventusi appeared first on Euronews Albania.

Bologna shokon Interin në minutën e katërt shtesë, gara për titull me “fotofinish”

By: Besnik
20 April 2025 at 21:05

Teksa dukej se sfida do të mbyllej në barazim pa gola, Riccardo Orsolini bëri magjinë me një gjysmë-roveshatë në minutën e 94-të për të shtangur zikaltërit dhe për t’i dhënë fitores skuadrës së tij.

Bologna mposhti Interin me rezultat 1-0 në kuadër të javës së 33-të të Serie A, duke bërë luftën për titull tërësisht të barabartë.

Interi e nisi më mirë takimin, duke rrezikuar që në start me Carlos Aguston, por ky i fundit nuk ishte i saktë.

Në minutën e 33-të, Interi kërkoi penallti, por gjyqtari nuk e akordoi atë. E njëjtë kërkesë pati edhe Bologna në minutën e 50-të, por sërish gjyqtari i takimit nuk u shpreh.

Interi mund të kishte marrë tri pikë, pasi pati dy raste të shkëlqyera brenda pak sekondash, me Lautaro Martinez dhe Mehdi Taremi.

I pari goditi shtyllën, ndërsa tjetri nuk arriti të shënojë nga afër pasi gjuajtja e tij u bllokua.

Bologna nga ana tjetër, në minutën e 90-të, kërkoi penallti për një prekje me dorë të Agustos, por sërish gjyqtari nuk e akordoi.

Kur dukej se skuadrat do të ndanin pikët, në skenë doli Riccardo Orsolini, i cili me një gjuajtje akrobatike vendosi takimin.

Pas humbjes, Interi ka 71 pikë, aq sa Napoli. Bologna, nga ana tjetër, ngjitet në vendin e katërt me 60 pikë.

Me këtë fitore, Bologna ngjitet në zonën Champions me 60 pikë, ndërkohë që ndihmon edhe Napolin në garën për titull, pasi janë në të njëjtat pikë me skuadrën e Inzagit.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Bologna shokon Interin në minutën e katërt shtesë, gara për titull me “fotofinish” appeared first on Euronews Albania.

Napoli nuk i ndahet Interit, fiton ndaj Empolit dhe mban gjallë garën për titull

By: fra nc
15 April 2025 at 10:58

Napoli ka marrë një fitore të rëndësishme në javën e 32-të të Serisë A, duke mbajtur presionin mbi liderin e kampionatit. Nën drejtimin e trajnerit Antonio Conte, skuadra napolitane triumfoi bindshëm ndaj Empolit me rezultatin 3-0.

Protagonist i padiskutueshëm i sfidës ishte mesfushori skocez Scott McTominay, i cili realizoi një dopietë, duke konfirmuar formën e tij të lartë. Golin e tretë për Napolin e shënoi Romelu Lukaku, që vazhdon të kontribuojë me paraqitje vendimtare në fazën e sulmit.

Me këtë fitore, Napoli ruan vendin e dytë në renditje, vetëm tre pikë larg Interit kryesues, ndërsa kanë mbetur edhe gjashtë javë nga përfundimi i sezonit. Gara për titull mbetet plotësisht e hapur dhe emocionet pritet të shtohen javë pas jave.

The post Napoli nuk i ndahet Interit, fiton ndaj Empolit dhe mban gjallë garën për titull appeared first on Euronews Albania.

Walker këtë javë në Milano, Dortmund e Inter synojnë Grealish

By: fra nc
21 January 2025 at 13:29

Prej ditësh, Milani vijon tratativat me Mançester Sitin për afrimin e mbrojtësit Kyle Walker, me britanikun që këtë javë do të zbarkojë në Milano. Po ashtu, rivalët zikaltër, Interi, kanë shprehur interes për Jack Grealish.

Kyle Walker po sheh gjithnjë e më shumë largimin nga Etihad, ku marrëdhëniet jo të mira me trajnerin Guardiola bëjnë që britaniku të ketë vëmendjen nga mundësitë e tjera. Prej javësh, Milani është ekipi që ka vijuar tratativat me qytetarët për huazimin e lojtarit deri në fund të sezonit dhe duket se një akord paraprak është arritur. 34-vjeçari nga Sheffield do të mbërrijë në Milano këtë javë, ku do t’i bashkohet kuqezinjve pas testeve mjekësore.

Me afrimin e tij, trajneri Conceicao do të forcojë krahun e djathtë të mbrojtjes, ashtu siç ka bërë edhe me Hernandez në anën tjetër. Lëvizjet në aksin Manchester-Milano nuk përfundojnë këtu, pasi Interi po shikon mundësinë për të sjellë Jack Grealish. 29-vjeçari është në një krizë me trajnerin Guardiola dhe ka luajtur si titullar vetëm 11 nga 20 ndeshjet ku është aktivizuar këtë sezon. Interi është në garë me Dortmundin për të siguruar shërbimet e tij.

Grealish ka fituar 3 tituj kampionë dhe një Ligë të Kampionëve me Manchester Cityn. Ndërkohë, lëvizja më e madhe e merkatos dimërore deri tani ka qenë kalimi i Kvaratskhelia nga Napoli te PSG.

The post Walker këtë javë në Milano, Dortmund e Inter synojnë Grealish appeared first on Euronews Albania.

Inter kalon në finale, zikaltrit eliminojnë Atalantën, presin fituesin e Milan-Juve

3 January 2025 at 14:35

Pa shumë sforco, por me qetësinë dhe saktësinë që i karakterizon gjatë këtij sezoni, Interi ka mposhtur Atalantën 2-0 në gjysmëfinalen e parë të supërkupës së Italisë.

Në ndeshjen e luajtur në Arabi, zikaltrit e Inzagit ishin më kërkues dhe të saktë përballë Atalantës së Gasperinit që vinte nga një super formë në kampionat dhe Champions, ku deri më tani ka bërë një sezon mbreslënës.

Për kampionët në fuqi të Italisë, shënoi dy herë anësori Denzel Dumfris që në këtë ndeshje mori rolin e goleadorit.

Tashmë, Inter do të pres në finale fituesin e çiftit Juventus- Milan në ndeshjen që do të luhet këtë të premte në mbrëmje dhe finalja e madhe të hënën stadiumin Al-Awwal Park.

Ndërkohë për tu vlerësuar ka qenë edhe përformanca e dy lojtarëve të kombëtares shqiptare në këtë ndeshje. Asllani që u fut zëvendesues në vend të Calhanaoglu, dhe Gjimshiti të Atalanta që në një moment iu afrua edhe golit për bergamaskët.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Inter kalon në finale, zikaltrit eliminojnë Atalantën, presin fituesin e Milan-Juve appeared first on Euronews Albania.

Champions League/ Inter merr humbjen e parë me Leverkusen, Reali mposht Atalantën

By: Besnik
11 December 2024 at 07:59

Mbrëmjen e së martës u zhvilluan nëntë ndeshjet e para të fazës së ligës për raundin e gjashtë të Champions League. Anglezët e Liverpool vijojnë të kryesojnë ndërkohë që Bayer Leverkusen i shkaktoi humbjen e parë Interit.

Reali i Madridit mori tre pikë shumë të rëndësishme duke fituar në transfertë përballë Atalantës me shifrat 3-2. Ndeshja spektakolare teksa nga minuta e parë luajti dhe Berat Gjimshiti. Kylian Mbappe kaloi në epërsi madrilenët pas dhjetë minutave lojë, para se De Ketelaere të vendoste ekuilibrat në pjesën e parë me penallti. Real shënoi dy gola në pjesën e dytë me Vinicius dhe Bellingham, teksa Lookman shkurtoi për 2-3 në minutën e 65-të.

Interi pësoi humbjen e parë në këtë edicion të Champions, duke u mposhtur nga Bayer Leverkusen i Granit Xhakës, ndërsa ishte Mukiele në minutën e 90-të që vendosi ndeshjen. 24 minuta luajti edhe Kristjan Asllani.

Liverpool fitoi 1-0 në Spanjë ndaj Gironas me golin e Salah në minutën e 63 nga penalltia. Anglezët prijnë kryesimin.

Bayern fitoi me rezultatin e thellë 5-1 përballë Shakhtar Donetsk, edhe pse e pa veten shpejt në disavantazh.

Të mërkurën zhvillohen nëntë ndeshjet e mbetura, ku spikat supersfida Juventus – Manchester City.

Rezultat e së martës në Champion League

Dinamo Zagreb 0 – 0 Celtic

Girona 0 – 1 Liverpool

Atalanta 2 – 3 Real Madrid

Bayer Leverkusen 1 – 0 Inter

Brest 1 – 0 PSV

Club Brugge KV 2 – 1 Sporting CP

RB Leipzig 2 – 3 Aston Villa

Salzburg 0 – 3 PSG

Shakhtar Donetsk 1 – 5 Bayern Munich

LEXONI GJITHASHTU:

The post Champions League/ Inter merr humbjen e parë me Leverkusen, Reali mposht Atalantën appeared first on Euronews Albania.

Rezultatet e Champions League, Interi merr përkohësisht kreun

By: fra nc
27 November 2024 at 09:58

4 fitore dhe 1 barazim regjistron Interi në 5 ndeshje të luajtura në Ligën e Kampionëve, duke u renditur përkohësisht në krye të klasifikimit. Të martën, zikaltrit likuiduan Leipzigun me një fitore minimale, aq sa vlen për marrjen e 3 pikëve. Në Meazza mjaftoi një autogol i Lukebas, por gjatë gjithë takimit zikaltrit ishin më kërkues.

Të martën, fitore regjistruan Bayern, Barcelona dhe Arsenal, ndërsa Manchester City hodhi një tjetër hap fals në sfidën me Feyenoord. Të besuarit e Guardiolës shpërdoruan një rezultat 3-0, me duelin që u mbyll në barazim 3-3. Dopieta e Haalandit dhe goli i Gundoganit u zhvlerësuan në fraksionin e dytë, ku holandezët shënuan 3 herë me Moussa, Gimenez e Hancko.

Në Allianz Arena, Bayerni u mjaftua me një gol të mbrojtësit Kim për të marrë 3 pikët e radhës, duke konfirmuar edhe një herë tjetër epërsinë në duelet me PSG-në. Në Lisbonë, Arsenali dhuroi spektakël duke shënuar 5 herë në portën e Sportingut e pësoi vetëm 1. Barcelona u ngjit e dyta me 12 pikë në klasifikim, ndërsa të martën mposhti Brestin 3-0 me dopietën e Lewandowskit dhe Olmo. Në sfidat e tjera, fitore regjistruan Milani, Atalanta, Atletico dhe Leverkusen.

The post Rezultatet e Champions League, Interi merr përkohësisht kreun appeared first on Euronews Albania.

Goleada në Champions League, Manchester City e bën darmë/ Rezultatet e ndeshjeve

27 November 2024 at 08:04

Ndeshjet e së martës në Champions League kanë dhuruar spekatakël në fushë dhe një numër të madh golash me rezultate shumë të thella, megjithatë bie në sy barazimi dramatik i Manchester Cityt ku nga avantazhi 3-0 u barazua nga holandezët e Feyenoord në 3-3 duke thelluar më tej krizën e ekipit të Pep Guardiolës.

Një autogol në minutën e 27-të i dhuroi 3 pikë ta arta Interit në duelin ndaj gjermanëve të Leipzig që përfundoi me rezultatin 1-0 në favor të zikaltërve. Falë këtij triumfi, skuadra e Inzagit, kryeson përkohësisht renditjen e Champions League me 13 pikë në 5 ndeshje.

Më poshtë ndeshjet e luajtura mbrëmjen e së martës, rezultatet dhe renditja:

Slovan Bratislava 2 – 3 AC Milan

Sparta Prague 2 – 6 Atl. Madrid

Barcelona 3 – 0 Brest

Bayer Leverkusen 5 – 0 Salzburg

Bayern Munich 1 – 0 PSG

Inter 1 – 0 RB Leipzig

Manchester City 3 – 3 Feyenoord

Sporting CP 1 – 5 Arsenal

Young Boys 1 – 6 Atalanta

LEXONI GJITHASHTU:

The post Goleada në Champions League, Manchester City e bën darmë/ Rezultatet e ndeshjeve appeared first on Euronews Albania.

Magjia e Champions League rikthehet me një finale, luhen sot ndeshjet e 5-ta në grup

By: fra nc
26 November 2024 at 09:31

Ndeshjet e pesta të Ligës së Kampionëve nisën të luhen këtë të martë, me përballje interesante, ku skuadrat synojnë grumbullimin e pikëve. Një pjesë e tyre për të qëndruar mes 8 më të mirave, një pjesë tjetër për të siguruar Play Off apo Europa League, ndërsa sa vjen e duelet bëhen më interesante. Këtë të martë, e gjithë vëmendja do të jetë në një finale si ajo mes Bayernit dhe PSG, pasi dy skuadrat kanë luajtur në finalen e 2020-ës, ndërsa edhe më pas shorti i ka përballur me njëra-tjetrën.

Ky është dueli i 14-të mes tyre, me bavarezët që kanë 7 fitore kundrejt 6 të parisienëve, ndërsa favoritë sot cilësohen gjermanët. Në këtë edicion të Champions asnjëra prej tyre nuk po shkëlqen, Bayern me 6 pikë, ndërsa francezët me 4. Në mbrëmje në fushë zbresin dhe Barcelona, Interi, Man City e Arsenali, ndërsa më herët do të jetë radha e Milanit që udhëton drejt Bratislavës.

Sparta Pragë-Atletico Madrid po ashtu luhet në 18:45. Leverkuseni i Xabi Alonsos kërkon të lërë pas disfatën e thellë në Anfield e përballet të martën me Salzburgun. Mbetet për t’u parë po ashtu se si do të reagojë Manchester City në krizë rezultatesh përballë Feyenoord. Një tjetër sfidë në Ligën e Kampionëve është ajo mes Young Boys dhe Atalantës.

The post Magjia e Champions League rikthehet me një finale, luhen sot ndeshjet e 5-ta në grup appeared first on Euronews Albania.

Kristjan Asllani shkëlqen si titullar, Interi rigjen kreun e Seria A me goleadë

23 November 2024 at 17:36

Interi shënoi sot një fitore të thellë 5:0 në fushën e Veronas, në ndeshjen e javës së 13-të të Serie A. Protagonist absolut ishte padyshim “bomberi” francez, Marcus Thuram, i cili asistoi golin e parë të Correa në minutën e 17’-të, ndërsa më pas realizoi dopietën në minutat 22’ e 25’.

Gjurmën e tij në këtë sfidë e la edhe “fantazisti” i Kombëtares, Kristjan Asllani, i cili në rikthimin si titullar me “Zikaltërit” arriti të regjistronte një asist, në minutën e 31’-të, për  holandez Stephan De Vrij, ndërsa për të vulosur shifrat 5-0, që në pjesën e parë mendoi “shtatlarti” i mbrojtjes Yann Bisseck, vetëm 10 minuta pas “tulipanit”.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Kristjan Asllani shkëlqen si titullar, Interi rigjen kreun e Seria A me goleadë appeared first on Euronews Albania.

❌