Udhëzime të reja nga DASH, kushtet për vizat amerikane: Do të refuzohen ata që kanë frikë të kthehen në vendin e tyre
Washington Post raportoi për herë të parë për një kabllogram të Departamentit amerikan të Shtetit, i cili i udhëzon zyrtarët konsullorë që t’u drejtojnë dy pyetje delikate aplikantëve për viza jo-emigruese. Ata duhet të pyesin nëse aplikanti ka përjetuar dëmtim ose keqtrajtim në vendin e tij të origjinës apo në vendbanimin e fundit, dhe nëse ka frikë nga keqtrajtimi gjatë kthimit atje.