Normal view

Maroku i bën një nderim të veçantë Trumpit, emërton autostradën në nder të tij

By: melisa
2 August 2026 at 09:46

Maroku ka vendosur të nderojë presidentin amerikan Donald Trump duke i vendosur emrin e tij një prej autostradave më të rëndësishme në vend. Vendimi është marrë me urdhër të Mbretit Mohammed VI dhe është bërë publik nga agjencia shtetërore e lajmeve MAP. Autostrada Tiznit-Dakhla do të mbajë emrin zyrtar “Donald J. Trump”, si shenjë vlerësimi për vendimin e administratës Trump në vitin 2020…

Source

Aksident në Transballkanike, shoferi kalon me të kuqe dhe përplas një këmbësore

By: melisa
2 August 2026 at 09:13

Një aksident rrugor ka ndodhur rreth mesnatës në rrugën Transballkanike, pranë zonës së ish-Hipotekës në Vlorë. Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip “Porsche”, me ngjyrë të bardhë, ka goditur një vajzë të re teksa ajo po kalonte rrugën në vijat e bardha. Pas aksidentit, drejtuesi i mjetit nuk ka ndaluar, por është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.

Source

Përfundoi me sukses operacioni, shpëtohen dy motoristët e humbur në Majën e Jezercës

By: melisa
2 August 2026 at 08:17

Dy motoristët e raportuar të humbur në zonën e Majës së Jezercës janë gjetur shëndoshë e mirë, duke i dhënë fund me sukses operacionit të kërkim-shpëtimit. Operacioni zgjati disa orë dhe u zhvillua në një terren të vështirë malor, ku ekipet e angazhuara arritën të lokalizonin motoristët dhe t’i transportonin në një vend të sigurt. Evakuimi u realizua nga Departamenti i Motoristëve i Shoqatës…

Source

Moti sot. Temperatura deri në 40 gradë!

By: njeshi
2 August 2026 at 07:51

Valët e të nxehtit afrikan që kanë përfshirë vendin tonë do të vijojnë ndikimin e tyre edhe gjatë ditës së diel, duke sjellë mot të kthjellët, si edhe rritje të ndjeshme të temperaturave të ajrit, ku anomalia më e theksuar pritet të jetë në orët e mesditës, me rreth 10°C mbi vlerat normale klimatike të muajit gusht. Sipas MeteoAlb, për sa i përket orëve të pasdites, priten kalime të lehta të…

Source

Horoskopi për të dielën, 2 Gusht 2026

By: njeshi
2 August 2026 at 07:48

Sot do të ndiheni plot energji dhe të gatshëm për të marrë iniciativa. Në punë ose në çështje personale, shmangni vendimet e nxituara. Në dashuri, një bisedë e sinqertë mund të afrojë më shumë partnerin. Numri me fat: 9 Një ditë e qetë, e përshtatshme për të sistemuar çështje financiare ose familjare. Mund të merrni një lajm pozitiv që e prisnit prej kohësh. Kujdes me shpenzimet e panevojshme.

Source

Të shtëna me armë në Lezhë, shoferi i “Audi”-t qëllon drejt një automjeti dhe largohet

By: melisa
1 August 2026 at 21:56

Rreth orës 18:00, në zonën e Urës së Milotit, dyshohet se shtetasi Gj. Gj., i cili udhëtonte me një automjet tip “Audi”, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të një tjetër automjeti tip “Audi” në lëvizje, që drejtohej nga shtetasi M. J., 30 vjeç, banues në Rubik. Nga verifikimet paraprake rezulton se nuk ka persona të lënduar. Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet dhe ndjekjen për kapjen e…

Source

“Punoj pa pushim, fle pak”, Rama rrëfen përballë Tik-Tokerit të njohur jetën dhe aleatët ndërkombëtarë

By: melisa
1 August 2026 at 21:47

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një intervistë ndryshe me influencerin dhe sipërmarrësin Max Klymenko gjatë samitit të NATO-s, ku ka folur jo vetëm për çështjet politike, por edhe për jetën personale, pasionet dhe raportet me liderët ndërkombëtarë. Klymenko, i njohur për intervistat e tij të shkurtra me figura publike, i drejtoi Ramës pyetje mbi sfidat e drejtimit të vendit…

Source

Shpërthim misterioz pranë një kafeneje në Moskë, bilanci tragjik

By: melisa
1 August 2026 at 21:14

Tre persona kanë humbur jetën dhe 15 të tjerë janë plagosur pas një shpërthimi të fuqishëm pranë një kafeneje në qendër të Moskës, bëri të ditur agjencia shtetërore ruse e lajmeve TASS, duke iu referuar burimeve zyrtare. Ngjarja ndodhi në zonën e sheshit Kudrinskaya, duke shkaktuar panik mes qytetarëve. Menjëherë pas shpërthimit, autoritetet rrethuan zonën, ndërsa në vendngjarje mbërritën forca…

Source

Vala e të nxehtit përfshin Italinë, alarmi i kuq në dhjetëra qytete

By: melisa
1 August 2026 at 21:07

Italia po përballet me një tjetër valë të fortë të nxehti, duke detyruar autoritetet të aktivizojnë nivelin maksimal të alarmit në pjesën më të madhe të qyteteve kryesore të vendit. Ministria italiane e Shëndetësisë ka bërë të ditur se deri të hënën, 25 nga 27 qytetet kryesore pritet të jenë në alarm të kuq. Qytetarëve u është kërkuar të tregojnë kujdes, të shmangin ekspozimin e gjatë në diell…

Source

Mister në Beograd, modelja ruse gjendet e vd*kur brenda valixhes, një turk në pranga

By: melisa
1 August 2026 at 20:42

Një ngjarje e rëndë ka tronditur opinionin publik në Serbi, pasi trupi i një modeleje ruse, e cila ishte zhdukur gjatë qëndrimit të saj në Beograd, është gjetur brenda një valixheje të hedhur në një kanal. Viktima është identifikuar si Lyudmila Turkova, 28 vjeçe, me origjinë nga Shën Petersburgu. Ajo kishte udhëtuar drejt Serbisë për pushime dhe kishte humbur kontaktet me familjarët pasi kishte…

Source

Kardinali Ernest Simoni kremton Meshën e Shenjtë në ish-burgun e Spaçit, 53 vjet pas martirizimit

By: berti
1 August 2026 at 20:22

Nga Albert Vataj Ish-burgu i Spaçit në Mirditë u shndërrua të premten në një vend pelegrinazhi dhe kujtese, kur Eminenca e Tij, Kardinali Ernest Simoni Troshani, u rikthye për të kremtuar Meshën e Shenjtë në vendin ku vuajti 12 vite gjatë regjimit komunist. Në fjalën e tij, kardinali rikujtoi arrestimin e vitit 1963 dhe ridënimin në vitin 1973, duke ndarë kujtime nga vitet e burgimit dhe të…

Source

Dita e 63-të e rezistencës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

By: melisa
1 August 2026 at 20:02

shtu siç ishte paralajmëruar, në Tiranë po zhvillohet sot protesta e radhës kombëtare. Për të 63-tën ditë radhazi, protestuesit janë mbledhur fillimisht në sheshin “Skënderbej”, nga ku kanë marshuar drejt Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” dhe janë ndalur para Kryeministrisë, ku pritet të mbahen edhe fjalimet. Kërkesat e protestuesve mbeten të njëjta: dorëheqja e kryeministrit dhe krijimi i një…

Source

💾

Zjarri në magazinën e fishekzjarrëve në Shkozet, banorët: “Situata vijon të na shqetësojë”

By: melisa
1 August 2026 at 19:50

Dy ditë pas zjarrit të fuqishëm që përfshiu një magazinë në zonën e Shkozetit dhe la pa energji elektrike qytetin e Durrësit, situata vijon të mbetet problematike. Vatra të izoluara zjarri janë riaktivizuar herë pas here nën mbetjet e djegura, duke shkaktuar çlirimin e tymit të dendur që përhapet në zonën përreth. Familjet që jetojnë pranë objektit të djegur janë ato që po përballen më shumë me…

Source

“Detektivët” e rinj janë podkastet, policia amerikane i përdor për të zbuluar vr*sje të fshehura

By: melisa
1 August 2026 at 19:45

Departamentet e policisë në Shtetet e Bashkuara po përdorin gjithnjë e më shumë podkastet e krimit të vërtetë si një mjet të ri për të zgjidhur raste të vjetra dhe për të siguruar informacione nga publiku. Kjo metodë ka sjellë rezultate në disa hetime, duke ndihmuar autoritetet të arrijnë te persona të dyshuar apo të gjejnë dëshmi të reja. Një nga rastet më të njohura është ai i Peter Chadwick…

Source

Ermal Beqiraj nën akuzë nga SPAK, biznesmeni dyshohet se synonte blerjen e një kështjelle 2.6 milionë euro në Francë

By: melisa
1 August 2026 at 19:19

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka publikuar detaje të reja lidhur me arrestimin e biznesmenit Ermal Beqiraj në Francë, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet shqiptare. Sipas njoftimit zyrtar, hetimet kanë zbuluar disa pasuri të dyshuara me origjinë kriminale që ndodhen në territorin francez. SPAK bën me dije se gjatë hetimeve të kryera në bashkëpunim me autoritetet franceze…

Source

Nga Vuthajt, Begaj: “Alpet Shqiptare janë ura jonë me historinë dhe identitetin kombëtar”

By: melisa
1 August 2026 at 18:32

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, mori pjesë në manifestimin “Mirë se vini në Alpet Shqiptare – Vuthaj 2026”, ku vlerësoi rëndësinë e kësaj treve si një pikë lidhëse mes shqiptarëve, historisë dhe trashëgimisë kombëtare. Në fjalën e tij, Begaj u shpreh se Alpet Shqiptare nuk përfaqësojnë vetëm një pasuri natyrore, por edhe një pjesë të rëndësishme të kujtesës, kulturës dhe karakterit të…

Source

Akuzuan për dh*në një grup të rinjsh në Tiranë, Policia: Ishte konflikt me të mitur

By: melisa
1 August 2026 at 18:24

Një grup turistësh italianë që kishin ardhur në Tiranë për pushime kanë denoncuar një incident ku pretendojnë se janë dhunuar fizikisht. Ngjarja, sipas raportimeve të mediave italiane, ka ndodhur disa ditë më parë në kryeqytet, ndërsa të rinjtë kanë publikuar edhe foto ku shfaqen dëmtime pas konfliktit. Lidhur me rastin ka reaguar Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, e cila bëri të ditur se…

Source

“Je zëdhënës i teorive konspirative”, Edvin Prifti dhe Dasho përplasen me njëri-tjetrin

By: melisa
1 August 2026 at 18:19

Debati mbi mënyrën e menaxhimit të pandemisë së COVID-19 është rikthyer sërish në qendër të vëmendjes, pas diskutimeve në Shtetet e Bashkuara për rolin e institucioneve shëndetësore gjatë asaj periudhe. Përplasja ka sjellë reagime edhe mes mjekëve shqiptarë, të cilët kanë ndarë qëndrime të kundërta në rrjetet sociale. Mjeku Erion Dasho ka kritikuar fenomenin e mjekëve që, sipas tij…

Source

Neutralizohet zjarri në Drenovë të Mallakastrës, mbi 50 efektivë në terren

By: melisa
1 August 2026 at 17:13

Zjarri i regjistruar në fshatin Drenovë të Mallakastrës është vënë nën kontroll pas një operacioni të gjerë të forcave zjarrfikëse, duke shmangur përhapjen e mëtejshme të flakëve drejt zonave të banuara. Në ndërhyrje morën pjesë 6 mjete zjarrfikëse dhe mbi 50 efektivë nga repartet zjarrfikëse të Mallakastrës, Fierit, Patosit dhe Roskovecit. Në terren u angazhuan gjithashtu shërbimet e Bashkisë…

Source

Alarm në Moskë, zjarr në Katedralen e Shën Vasilit, evakuohet zona

By: melisa
1 August 2026 at 16:38

Një zjarr ka përfshirë mbrëmjen e së premtes Katedralen ikonike të Shën Vasilit në Sheshin e Kuq të Moskës, por ndërhyrja e shpejtë e forcave zjarrfikëse bëri të mundur lokalizimin dhe shuarjen e flakëve në një kohë të shkurtër. Sipas agjencisë shtetërore ruse të lajmeve TASS, zjarri ka prekur një sipërfaqe prej rreth 10 metrash katrorë dhe ka nisur në katin e parë të katedrales…

Source

❌