Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 6 February 2026Koha Jone

Ministri i Mbrojtjes: Rritje pagash deri në 70% për Forcat e Armatosura

By: lindita
6 February 2026 at 09:59

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, deklaroi sot se modernizimi i Forcave të Armatosura, përmirësimi i kushteve për personelin dhe rritja e pagave mbeten prioritetet kryesore të qeverisë, me synimin për të arritur mesataren e NATO-s deri në vitin 2029. Ministri Vengu nënvizoi se “forcimi i kapaciteteve njerëzore nuk lidhet vetëm me trajnimin dhe profesionalizimin e vazhdueshëm…

Source

Sllovenia ndalon përdorimin e mediave sociale nga të miturit nën 15 vjeç

By: njeshi
6 February 2026 at 09:56

Sllovenia po përgatit një projektligj që synon të ndalojë aksesin në rrjetet sociale për fëmijët dhe adoleshentët nën moshën 15 vjeç. Lajmin e bëri të ditur zëvendëskryeministri Matej Arkon, i cili theksoi se iniciativa është marrë nga Ministria e Arsimit, duke u bazuar në përvojën e vendeve të tjera dhe me përfshirjen e ekspertëve të arsimit dhe teknologjisë digjitale. “Ka qenë një çështje…

Source

Analiza e BBC: A po i vjen fundi kryeministrit britanik?!

By: nilda
6 February 2026 at 09:49

BBC Ky është një moment jashtëzakonisht serioz për kryeministrin e Britanisë së Madhe, Keir Starmer. Sipas BBC, çdo veprim dhe deklaratë e tij gjatë ditës tregon se ai dhe ekipi i tij e kuptojnë thellësisht gravitetin e situatës. BBC vë në dukje se kryeministri britanik ka zgjedhur të mos mbajë fjalimin që kishte planifikuar mëngjesin e sotëm, 5 shkurt, për fonde dhe iniciativa qeveritare…

Source

I ftohti ekstrem paralizon Gjermaninë, mbyllet Aeroporti i Berlinit, pezullohen fluturimet

By: nilda
6 February 2026 at 09:29

I ftohti ekstrem dhe kushtet e rënda atmosferike kanë detyruar mbylljen e përkohshme të Aeroportit të Berlinit, duke pezulluar të gjitha ngritjet dhe uljet e avionëve. Mediat ndërkombëtare raportojnë se shkak është bërë formimi i akullit të zi dhe shiu i ngrirë që vijon pa ndërprerje. Sipas CNNgr, aktualisht asnjë aeroplan nuk mund të ngrihet apo të ulet në aeroport…

Source

Shkencëtarët koreano-jugorë zbulojnë se qelizat kancerogjene mund të kthehen në qeliza normale

By: lindita
6 February 2026 at 09:26

Shkencëtarë nga Koreja e Jugut kanë arritur një zbulim të rëndësishëm në luftën kundër kancerit, duke treguar se qelizat kancerogjene nuk kanë gjithmonë nevojë të shkatërrohen, por në disa raste mund të rikthehen në gjendje normale. Duke përdorur modele dixhitale të quajtura “binjakë digjitalë” të rrjeteve gjenetike, studiuesit simuluan sjelljen e qelizave kancerogjene dhe u fokusuan jo te…

Source

Java e 23-të e Abissnet Superiore sjell duele interesante, spikat Tirana-Dinamo

By: rozalb
6 February 2026 at 09:21

Java e 23-të e kampionatit “Abissnet Superiore” do të zhvillohet të premten dhe të shtunën, me pesë ndeshje që premtojnë spektakël dhe emocione të forta. Sot Bylisi do të presë Partizanin në “Adush Muçaj”, ndërsa Vllaznia do të përballet me Vorën, të dyja sfidat në orën 13:30. Në orën 16:30, AF Elbasani do të luajë ndaj Teutës në “Elbasan Arena”, ndërsa mbrëmjen e së premtes…

Source

Zbulohet “punishtja” e drogës te “Ali Demi”, arrestohen dy persona

By: nilda
6 February 2026 at 09:12

Dy persona janë arrestuar nga Policia në Tiranë, pasi akuzohen se kanë përshatur një banesë për përgatitjen e drogës, në zonën e Ali Demit. Sipas Policisë, në kuadër të operacionit, “Blue Punisher”, u arrestuan në flagrancë dy shtetas të afërm mes tyre, E.L, 42 vjeç dhe .B.L, 59 vjeç, banues në Tiranë. Gjatë ndërhyrjes në banesën e tyre, në rrugën “Ali Demi”, shërbimet e Policisë konstatuan se…

Source

Elita perëndimore me “brekë nëpër këmbë” kërkon shpëtim tek KGB-ja!

By: lindita
6 February 2026 at 09:09

Nga Mentor Kikia Pasi u kap me brekë nëpër këmbë, një pjesë e mirë e elitës politike ekonomike e artistike perëndimore, po kërkon shpëtim tek shërbimi sekret rus. Ekspozimin publik të degradimit dhe degjenerimit të pushtetit politik dhe ekonomik, po kërkon t’ia faturojë të vetmit armik që mund të jetë i besueshëm në këtë kohë. Padyshim, femra dhe seksi kanë qenë me kohë mjete shantazhi dhe…

Source

Reshje shiu dhe bore në zonat malore, parashikimi i motit për ditën e sotme

By: lindita
6 February 2026 at 09:06

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe alternime të herëpashershme kthjellimesh kryesisht përgjatë Ultësirës Perëndimore dhe në pjesën e parë të ditës. Vranësirat do të shoqërohen me reshje të herëpashershme shiu me intensitet të ulët…

Source

Palladino kthehet në “makth” për Juventusin, e ka mundur në tri raste

By: rozalb
6 February 2026 at 09:00

Raffaele Palladino ka gjetur çelësin e duhur për ta vënë në vështirësi serioze Juventusin. Që nga fillimi i vitit 2025 e deri më sot, “Zonja e Vjetër” ka pësuar tre humbje me të paktën tre gola diferencë, një statistikë alarmante për bardhezinjtë. Nëse ishte Atalanta e Gian Piero Gasperinit ajo që hapi “plagën” sezonin e kaluar, dy disfatat e fundit kanë konfirmuar qartë trendin negativ.

Source

Trump kërkon traktat të ri bërthamor për të zëvendësuar New START

By: nik
6 February 2026 at 03:19

Presidenti amerikan Donald Trump bëri thirrje të enjten për një traktat të ri bërthamor, në vend të zgjatjes së kufizimeve mbi dislokimet e armëve bërthamore me Rusinë. Kjo deklaratë erdhi disa orë pasi skadoi pakti që kishte mbajtur nën kontroll dy arsenalet më të mëdha bërthamore të botës për më shumë se dy dekada. Trump theksoi se traktati New START ishte “negociuar keq” dhe “po shkelet rëndë”.

Source

Dashamir Shehi: Reforma në drejtësi ka dështuar për njerëzit!

By: njeshi
6 February 2026 at 03:09

Kreu i LZHK, Dashamir Shehi, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka folur për reformën në drejtësi dhe sulmet e fundit të kryeministrit Rama ndaj gjyqtarëve. Shehi ka thënë se reforma në drejësi ka dështuar për njerëzit, pasi ka shumë problematika me çështjet gjyqësore, numrin e lartë të dosjeve që kanë mbetur pa shqyrtuar, etj. Megjithatë Shehi tha se hallkat e vetme që kanë…

Source

DW: 10 vjet Reformë e paprecedent e drejtësisë shqiptare, nga pastrimi në kolaps total

By: njeshi
6 February 2026 at 02:07

Shkruar nga Rashela Shehu, korrespondente nga Tirana (DW) Më 2016 Shqipëria nisi një reformë ambicioze për forcimin e sistemit të drejtësisë për ta bërë atë një shtyllë në luftën kundër korrupsionit. Vrasja e një gjyqtari tetorin e kaluar rindezi debatin lidhur me reformën. 10 vjet reformë në drejtësi në Shqipëri – Vrasja e një gjyqtari më 2025 nxjerr në pah një sistem në të cilin drejtësia…

Source

Atalanta shkatërron Juventusin në çerekfinalen e Kupës së Italisë

By: rozalb
5 February 2026 at 23:01

Atalanta merr një fitore të madhe 3-0 ndaj Juventusit në çerekfinalet e Kupës së Italisë 2025/26 dhe duke siguruar kualifikimin në gjysmëfinale. Bardhezinjtë u shfaqën rrezikshëm në pjesën e parë me Conceiçaon, i cili u ndal fillimisht nga Carnesecchi dhe më pas nga traversa. Momenti kyç i ndeshjes erdhi në minutën e 25-të, kur Bremer preku topin me dorë në zonë: pas rishikimit me VAR…

Source

Debati për pagën e magjistratëve, Ulsi Manja: Sistemi i pagave nuk mund të jetë një listë dëshirash

By: redi
5 February 2026 at 22:06

Debati për rritjen e pagave të magjistratëve, gjyqtarëve dhe prokurorëve, ka mbërthyer vendin. Nga njëra anë janë magjistratët që kërkojnë rritjen e pagës së tyre, ndërsa nga ana tjetër është kryeministri Edi Rama që e quan këtë kërkesë absurde. Kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja i ftuar në ”Top Story” ka sqaruar zanafillën e këtij debati. ”Kam ndjekur debatin sepse vij nga sistemi i…

Source

Dervishi: Asnjë nga bashkitë e vendit nuk gjeneron të ardhura për të mbajtur veten

By: redi
5 February 2026 at 22:01

Gazetari Lutfi Dervishi thotë se sot në Shqipëri asnjë nga bashkitë nuk e mban dot veten. ”Nëse do të bëjmë një reformë, pyetja e parë është kjo: sa bashki kemi ne nga 61 bashkitë, që e mbajnë veten, gjenerojnë të ardhura dhe e mbajnë veten? Asnjë. E dyta, a mendojmë ne që do të jetë një pushtet autonom? Në Shqipëri votojmë vetëm për kryetarët e bashkive. Kryetari i bashkisë është i vetmi…

Source

Yesterday — 5 February 2026Koha Jone

Gazetarja Metushi jep të dhëna të forta: Në 4 vite u transportuan mbetje të rrezikshme nga kompani pa certifikatë

By: redi
5 February 2026 at 21:42

Gazetarja Bleona Metushi flet për arrestimet e bëra për çështjen e mbetjeve të rrezikshme shqiptare të kthyera nga Tajlanda. Ajo sqaroi se kompania “Sokolaj” ka blerë mbetjet nga shoqëria “Kurum”. Për këto mbetje, organi i akuzës ngre dyshimet se të dyja kompanitë ishin në dijeni se këto mbetje ishin të rrezikshme, paçka se në dokumente figuronte ndryshe. “Prokuroria e Durrësit thotë se në verën…

Source

Lapaj: Kam pasur dy ftesa bashkëpunimi nga ana e Ramës

By: redi
5 February 2026 at 21:36

Kreu i ”Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj tregon se ka patur dy ftesa bashkëpunimi nga ana e Ramës, pas zgjedhjeve të 11 majit, por pas refuzimit ai shton se kryeministri u hakmor duke miratuar ligjin e “Avokatit të Popullit”. ”Kur ndodhi telenovela e verës që ky e stisi, pasi mori 83 mandate dhe pasi dërgoi njerëz të më bindte të bëhesha me të dhe pasi unë refuzova në emër të ekipit që të mos…

Source

A mos 40 mijë tonë mbetje të rrezikshme janë shtruar si rrugë?!

By: njeshi
5 February 2026 at 21:29

Gazetari Ferdinand Dervishi, duke folur në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, dha një detaj shumë tronditës që bazohet në dosjen e prokurorisë për mbetjet e kompanisë ‘Kurum”. Sipas Dervishit, rreth 40 mijë tonë mbetje janë marrë nga kompania “Bajrama sh.p.k.” dhe mendohet se janë përdorur për stabilizant rrugësh, duke groposur një sasi të madhe helmesh që do të ndikojnë në mjedis dhe në…

Source

Lubonja: Rama i rrezikshëm për demokracinë, Berishës iu dha shansi dy herë

By: redi
5 February 2026 at 21:27

Analisti Fatos Lubonja thotë se kryeministri Edi Rama është rrezik për demokracinë, ndërsa sipas tij Sali Berishës i është dhënë shansi dy herë dhe s’ka më çfarë të japë. Nga ana tjetër Lubonja u shpreh kritik edhe ndaj partive të reja duke thënë se nuk kanë aftësinë të bashkohen. ”Teza ime kryesore është që këtu nuk është problemi doni Ramën apo Berishën, por problemi qëndron nëse doni…

Source

❌
❌