Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 22 January 2026Koha Jone

Përfaqësuesja e Kryeministrisë në GjK: Nuk ka të drejtë gjykata të pezullojë ministren

By: lindita
22 January 2026 at 10:40

Përfaqësuesja e Kryeministrisë ka mbrojtur në Gjykatën Kushtetuese argumentet e ankimimit kundër vendimit për pezullimin nga detyra të Belinda Ballukut. Sipas saj, gjykata nuk ka të drejtë të pezullojë një ministër pasi cenohet një nga pushtetet. “GJKKO pretendon se kjo kërkesë nuk mund të ngrihet, duke argumentuar se nuk ka marrëdhënie juridike kushtetuese. Ne sqarojmë se ky nuk është një…

Source

Shqipëria në Bordin e Paqes, Balla: Ftesë historike nga Trump!

By: lindita
22 January 2026 at 10:32

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, e ka cilësuar si historike ftesën e SHBA-së dhe të presidentit Trump për të qenë vend anëtar themelues në Bordin e Paqes. Balla i bëri thirrje deputetëve për të kaluar marrëveshjen në votim me procedurë të përshpejtuar. “Sot Kuvendi thirret për të marrë një vendim me një peshë tepër të veçantë politike dhe historike që shkon përtej…

Source

Sylvinho: Kemi arritur një ëndërr, tani të shkojmë drejt objektivit

By: rozalb
22 January 2026 at 10:05

Trajneri kuqezi, Sylvinho është rikthyer prej më shumë se një jave në ambientet e FSHF-së pas pushimeve dimërore dhe ka nisur nga afër përgatitjet për ndeshjet e muajit mars. Shqipëria synon të shkruajë histori, duke tentuar për herë të parë kualifikimin në Kampionatin Botëror 2026. Më poshtë, intervista e trajnerit Silvinjo për FSHF TV: – Si do ta analizoje ose do ta përkufizoje vitin tënd…

Source

Liverpooli shpenzoi mbi 500 milionë euro, por Slot habit: Organika s’është e madhe!

By: rozalb
22 January 2026 at 09:58

Nuk pati histori në “Vélodrome”. Liverpooli zhvilloi një paraqitje dominuese dhe mundi Olympique Marseille me rezultatin e pastër 3-0, në ndeshjen e javës së shtatë të Champions League, duke shuar shpejt entuziazmin e tifozëve vendas për një mbrëmje europiane të paharrueshme. “The Reds” u shfaqën superiorë në çdo aspekt: fizikisht më të fortë, teknikisht më të qartë dhe taktikisht më të…

Source

Ministria e Shëndetësisë, apel prindërve: Vaksinoni djemtë kundër HPV-së, forcohet imuniteti i popullatës

By: lindita
22 January 2026 at 09:55

Ministria e Shëndetësisë ka deklaruar se duhen vaksinuar edhe djemtë e moshës 13 vjeç kundër Human Papillomavirus (HPV), pasi ky inveksion nuk prek vetëm vajzat. Përmes një mesazhi, mjekja Rovena Daja tha se në që nga filliim i muajit janar, kjo vaksinë aplikohet edhe te djemtë. Sipas Dajës, HPV mund të shkaktojë sëmundje dhe të shkojë deri në kancer. Vaksina aplikohet falas në të gjitha…

Source

“Jemi marrë vesh me NATO-n për Groenlandën”, Trump anulon tarifat ndaj shteteve europiane

By: lindita
22 January 2026 at 09:39

Trump ka deklaruar se nuk do të vendosë tarifat që ishin planifikuar të hynin në fuqi më 1 shkurt. Në një postim në Truth Social, ai tha se, bazuar në një “takim shumë produktiv” me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, ata “kanë formuar kuadrin e një marrëveshjeje të ardhshme në lidhje me Groenlandën”. Ai u shpreh: “Kjo zgjidhje, nëse finalizohet, do të jetë një shumë e mirë për…

Source

Gjykata e Posaçme njofton se nuk merr pjesë në seancën e Gjykatës Kushtetuese për dosjen “Balluku”

By: njeshi
22 January 2026 at 09:28

NJOFTIMI I GJKKO Nisur nga pyetjet e vazhdueshme nga ana e gazetarëve dhe interesi i lartë që ka në media dhe në publik seanca plenare publike që do të zhvillohet ditën e sotme në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë me: Kërkues: Kryeministri i Republikës së Shqipërisë. Subjekte të Interesuara: Presidenti i Republikës, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë…

Source

Rama: Po rilind gjimnazi emblemë “Dhaskal Todri” në Elbasan

By: lindita
22 January 2026 at 09:11

“Dhe me rilindjen e një gjimnazi emblemë si “Dhaskal Todri” në Elbasan, që po realizohet përmes një investimi që do t’u japë rreth 600 nxënësve një shkollë krejt të re me klasa moderne, laboratorë, terrene sportive, bibliotekë dhe salla pune për mësuesit, duke zbatuar edhe sistemin e eficiencës energjetike, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetet sociale.

Source

Mblidhet sot Kuvendi, shqyrtohet marrëveshja për Bordin e Paqes

By: lindita
22 January 2026 at 09:01

Kuvendi mblidhet sot në orën 10:00 në seancë plenare për shqyrtimin dhe miratimin e projektligjit “Për ratifikimin e marrëveshjes së pranimit të Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Kryeministri Edi Rama, në Kartën e Bordit të Paqes”. Në urdhrin për thirrjen e seancës nga kryetari i Kuvendit Niko Peleshi thuhet se marrëveshja kërkon shumicë absolute votash për miratim. Seanca do të nisë…

Source

Buzhala: Familja Kastrati po i bën Shqipërisë dhe shqiptarëve një nder të jashtëzakonshëm

By: njeshi
22 January 2026 at 01:28

Ardhja e vajzës se Presidentit Trump në Vlorë është kryelajm. Projekti fantastik turistik i Ivanka Trump dhe Jared Kushner, ia ka rritur kuotat Shqipërisë, sepse flitet për investitorë vajzën dhe dhëndrrin e Trump, të njeriut me të fuqishëm të botës. Ndërkohë analisti Berat Buzhala ka shkruar për këtë vizitë në Vlorë të tyre se “Statusi politik i Ivanka Trumpit në Amerikë është diçka në mes…

Source

Berisha: Me 24 janar nuk e leshojmë më sheshin para kryeministrisë deri në largimin e Ramës

By: njeshi
22 January 2026 at 00:48

Sali Berisha deklaroi dje në mbrëmje se me datë 24 janar nuk do ta lëshojmë sheshin para kryeministrisë derisa ta largojmë Ramën. “Gjithçka sot varet vetëm nga ne. Do të pranojmë ne këto veprime? Do të pranojmë ne që Edi Rama të jetë edhe kryeministër hajdut, edhe gjykatës, edhe prokuror? Do pranojmë ne që Edi Rama të tmerrojë, të shtrojë zgjedhjet në farsë? Do pranojmë ne që të shkojmë…

Source

Yesterday — 21 January 2026Koha Jone

Champions League/ Fitojnë favoritët: Juventus, Barcelona, Bayern dhe Liverpool

By: rozalb
21 January 2026 at 22:57

Janë mbyllur takimet e sotme të vlefshme për Champions League, që kompletojnë raundin e shtatë të fazës. Spektakli dhe surprizat nuk munguan, me disa prej ekipeve të mëdha që siguruan fitore të rëndësishme, brenda dhe jashtë fushe. Barcelona arriti një fitore të vuajtur në transfertë ndaj Slavia Prague, duke triumfuar 4-2, pavarësisht nisjes jo bindëse të ndeshjes.

Source

15 vite nga ngjarja, analisti Sulo: 21 Janari është hetuar keq me qëllim dhe në mënyrë të paplotë

By: redi
21 January 2026 at 22:04

21 Janari mbetet ende një ngjarje e pazbardhur, teksa për analistin Arjon Sulo hetimet janë kryer keq dhe në mënyrë të paplotë me qëllim. Për të më 21 Janar ndodhi një krim që ndan epokat e historisë politike në Shqipëri, duke theksuar se viktimat u vranë nga strukturat shtetërore, konkretisht nga Garda e Republikës. “Kemi të bëjmë me të vrarë nga strukturat, autoritete shtetërore…

Source

Trump nga Davosi për Gazën: 59 vende duan të marrin pjesë në marrëveshjen e paqes

By: redi
21 January 2026 at 21:47

Presidenti i Amerikës, Donald Trump nga Forumi Ekonomik në Davos, tha se se organizata palestineze e Hamasit do të shfaroset shumë shpejt nëse nuk dorëzon armët. Ai pranoi se procesi i çarmatimit nuk është i lehtë, duke vënë në dukje se anëtarët e Hamasit “kanë lindur me armë në dorë”. Trump u shpreh i bindur se marrëveshja do të respektohet. “Kjo është ajo për të cilën ata kanë rënë dakord dhe…

Source

”21 Janari”, Taulant Balla vizitë tek nëna e Hekuran Dedës: Jeton me shpresën se drejtësia do të arrijë të tregojë

By: redi
21 January 2026 at 21:37

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla vizitoi nënën e një prej viktimave të ngjarjeve të 21 Janarit në bulevard, Hekuran Dedës. Për arsye shëndetësore, ajo sot për herë të parë në këto 15 vjet mungoi në ceremoninë përkujtimore me karafilë të kuq në vendin ku iu vra i biri. “Sot, ndryshe nga çdo 21 Janar i këtyre 15 viteve, mungoi nëna e dëshmorit Hekuran Deda”, shkruan Balla…

Source

15 vite nga 21 Janari, Vangjeli: Drejtësia duhet të vulosë autorin që tha ”Qëlloni”

By: redi
21 January 2026 at 21:29

Analisti Lorenc Vangjeli thotë se ngjarja tragjike e 21 Janarit përcaktoi 15 vitet e fundit politike. Për të 21 Janari është një nga ngjarjet më të rënda që ka ndodhur në 35 vjet pluralizëm në Shqipëri, duke kushtëzuar edhe rrjedhën e ngjarjeve politike, veçanërisht ato të 15 viteve të fundit. “21 janari është një nga ngjarjet më të rënda që ka ndodhur në 35 vjet pluralizëm në Shqipëri.

Source

Përplasen disa makina, transportohet në spital një grua shtatzënë

By: redi
21 January 2026 at 21:26

Një aksident rrugor është shënuar pranë kryqëzimit të Rrilës, në superstradën Lezhë-Milot. Dy automjete janë përplasur mes tyre, ndërsa njëri prej mjeteve ka goditur edhe dy mjete të tjera që tentuan të shmangin përplasjen. Si pasojë e aksidentit, një grua shtatzënë që ndodhej në njërin prej mjeteve është dërguar për kontrolle në Spitalin e Lezhës dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Source

”Shqipëria Bëhet” protestë para Kryeministrisë, Lapaj: Qëndresa do të zhvendoset në të gjithë vendin

By: redi
21 January 2026 at 21:16

Nga protesta e kësaj të mërkure para Kryeministrisë kreu i nismës ”Shqipëria Bëhet” Adriatik Lapaj njoftoi se protesta vazhdon për ditën e 45-të dhe se kanë nisur përgatitjet për protestën e datës 21 janar. Lapaj theksoi se grupet e njerëzve që protestojnë para Kryeministrisë janë qytetarë të lirë që reagojnë kundër “të keqes” dhe i ftoi qytetarët të bashkohen për të mbështetur qëndrimin e tyre.

Source

Selin shpërthen në lot pas përplasjes me banorin: Kushedi si jam dukur jashtë që më përmendi vëllanë

By: redi
21 January 2026 at 21:02

Debati mes Selin dhe Rogertit përfundoi duke e bërë banoren të shpërthente në lot. Shkak u bë një fjali e thënë nga Rogerti, teksa iu drejtua dhe i tha se me sjelljet që ka bërë ajo në shtëpi, ‘nëse do isha vëllai jot, nuk do të të fusja në shtëpi’. Në Dhomën e Rrëfimit Selin shfaqet e shqetësuar dhe duke qarë, teksa thotë se nga fjalët e Rogertit, mendon se loja e saj po shihet keq jashtë në…

Source

❌
❌