Shpërthen kutia elektrike e sahateve në një pallat në Shkodër, plagoset një person
Një person është plagosur si pasojë e shpërthimit të kutisë elektrike në një pallat në Perash të Shkodrës. I lënduar ka mbetur një punonjës i OSHEE-së, i cili sapo ka hapur kutinë për të lexuar matësin elektrik ka ndodhur shpërthimi. Ai është dërguar menjëherë në spitalin e Shkodrës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.