Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 30 December 2025Koha Jone

Broja jep asist në disfatën e Burnley-t, Chelsea ngec sërish

By: rozalb
30 December 2025 at 22:52

Kanë përfunduar katër nga gjashtë ndeshjet e programuara për t’u zhvilluar mbrëmjen e sotme në Premier League, të vlefshme për javën e 19-të të kampionatit anglez. Në “Turf Moor”, Burnley u mposht 1-3 nga Newcastle, në një ndeshje që u vendos që në minutat e para. Miqtë nisën vrullshëm, duke shënuar dy herë brenda pesë minutave, fillimisht me Joelinton në minutën e 2-të dhe më pas me Yoane…

Source

Qeveria garanton policë sigurimi për 4595 punonjës të sistemit të burgjeve për tre vite

By: redi
30 December 2025 at 22:06

Qeveria ka arritur të bëjë të mundur të garantojë policë sigurimi për 4595 punonjës të sistemit të burgjeve për tre vite. Kjo mbështetje garanton mbrojtje shëndetësore dhe financiare për punonjësit dhe familjet e tyre. Në prag të festave të fundvitit, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve shpreh mirënjohjen dhe vlerësimin e saj për përkushtimin, profesionalizmin dhe sakrificën e përditshme të të…

Source

Përdhunoi dhe la shtatzënë 12-vjeçaren, të afërmit e 70-vjeçarit: Jemi të tronditur

By: redi
30 December 2025 at 21:50

Të afërmit e 70-vjeçarit Rushan Selko i cili akuzohet se ka përdhunuar një 12-vjeçare në Pogradec, kanë folur për News24. ”Ai person është i mirë nuk është aq i keq, nuk kam dëgjuar llaf të keq për të. Unë tani e mora vesh. Unë s’di gjë, u trondita. Njihet si burrë i mirë në fshat. Ne nuk kemi ndjerë asgjë. Familjen e vajzës nuk e njoh, nuk ja kam idenë fare. Nga i njëjti fshat jemi por nuk e…

Source

Stine përplaset me Mirin: Nuk pate shumë aksion, për disa gjëra nuk ka nevojë të…

By: redi
30 December 2025 at 21:39

Dy banorët e Big Brother, Miri dhe Stine janë përplasur gjatë ‘Prime’ të sotëm. Stine është shprehur se Miri ka qejf të vetëshpallet, duke u kërkuar banorëve me ironi të duartrokasin këtë gjë, ndërsa nga ana tjetër Miri është shprehur se Stine nuk kishte aksion të mjaftueshëm nga reagimi i banorëve. Stine: Miri ka qejf të vetëshpallet por në të vërtet po merr shprehjet…

Source

Erion Braçe: E kuptoni se çfarë po pinë fëmijët tuaj?

By: njeshi
30 December 2025 at 21:33

Nga Erion Braçe- KY ESHTE DUHANI “I LENGSHEM”; NE FAKT ESHTE LENG QE MBUSH KETO VEGLAT! Cfare eshte? E THOTE NE KUTI: NJE MISHELE KIMIKATESH QE SHTOHET ME NIKOTINE BENZOATE! Sa e demshme eshte? E THOTE NE KUTI: NESE LENGU I SAJ TE BIE NE LEKURE, DUHET LARE MENJEHERE ME UJE TE BOLLSHEM E SAPUN! Dmth, kjo qe fusni ne goje, me gjase edhe fyt, ezofag, mushkri etj…

Source

KUPA E AFRIKËS – Tanzania, për herë të parë në 1/8-at falë barazimit me Tunizinë. Nigeria fiton me super Chukwueze

By: nik
30 December 2025 at 21:27

Tanzania shkruan histori në Kupën e Kombeve të Afrikës, duke u kualifikuar për herë të parë në fazën e 1/8-ave. Kombëtarja e “Taifa Stars” siguroi kalimin falë një barazimi 1-1 me Tunizinë, rezultat që i garantoi një vend mes skuadrave më të mira të treta. Ky sukses eliminoi Angolën, e cila e mbylli grupin me të njëjtin numër pikësh (2), por me një gol më pak të shënuar (2 kundrejt 3 të Tanzanisë).

Source

Qeveria jep pensione speciale për artistë e sportistë të njohur

By: redi
30 December 2025 at 21:22

Këshilli i Ministrave vendosi: •Përfitojnë kompensim të të ardhurave mujore deri në 1 800 (një mijë e tetëqind) lekë në muaj personat me të ardhura deri në 40 000 (dyzet mijë) lekë në muaj në datën 31.12.2025, sipas kategorive •Përfitojnë kompensim të të ardhurave mujore deri në 800 (tetëqind) lekë në muaj personat me të ardhura deri në 22 000 (njëzet e dy mijë) lekë në muaj në datën 31.12.

Source

Presidenti i “Dinamos”, Adrian Bardhi festë me ekipin e tij

By: njeshi
30 December 2025 at 21:19

Presidenti Adrian Bardhi ka organizuar festën e fundvitit me ekipin, gjithë pjesëtarët e klubit blu, ish-futbollistë të njohur, përfaqësues të medias dhe miq të tjerë. Nuk kanë munguar shpërblimet për ekipin dhe çmimet individuale: “Vlerësim dhe mirënjohje” – Trajneri Ilir Daja “Lojtari i vitit” dhe “Golashënuesi i vitit” – Dejvi Bregu “Goli më i bukur i vitit” – Eridon Qardaku (ndaj Hajduk…

Source

Arben Malaj ia thotë në sy Lapajt: Nëse nuk arrin kompromise dhe të ngresh shpresë, ik!

By: redi
30 December 2025 at 21:17

Ish-ministri i Financave, Arben Malaj i bën thirrje Adriatik Lapajt që të hapë krahun nëse nuk arrin të mobilizojë njerëzit për të rrëzuar qeverinë. “Në qoftë se nuk e ke aftësinë të ngresh shpresën dhe të arrish kompromiset, është e vështirë të arrish rezultatin që ti dhe shqiptarët dëshirojnë. Atëherë hap krahun”, tha Malaj, duke shkaktuar reagimin e Lapajt. “Po patjetër, të hap unë krahun pa…

Source

Librazhdi pret ndërrimin e viteve me atmosferë festive, Rama poston videon magjike

By: redi
30 December 2025 at 20:39

Qyteti i Librazhdit po e pret ndërrimin e viteve me një atmosferë festive. Aktivitetet e shumta të organizuara gjatë ditëve të fundit kanë krijuar entuziazëm te qytetarët, të cilët janë mbledhur në sheshin kryesor për të festuar, duke shijuar muzikën nga këngëtarët e ftuar. Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga atmosfera festive në Librazhd, ku qytetarë të të gjitha moshave…

Source

Aksi Elbasan-Librazhd në kaos të përhershëm dhe pa zgjidhje

By: redi
30 December 2025 at 20:21

Aksi rrugor Elbasan-Librazhd vijon të mbetet një nga segmentet më problematike në vend, ku trafiku i rënduar është kthyer në një realitet të përditshëm për qindra drejtues mjetesh. Paçka premtimeve të përsëritura dhe projekteve të shpallura ndër vite, situata s’ka njohur përmirësim të ndjeshëm, ndërsa mungesa e një bypass-i funksional e ka thelluar edhe më shumë problematikën.

Source

Mjekët bëjnë apel për festat: Kujdes, mund të shkaktojë dëme të pariparueshme

By: redi
30 December 2025 at 20:03

Shefi i shërbimit të Toksiokologjisë Dr. Andrin Tahiri u kërkon të rinjve kryesisht që me afrimin e festave të bëjnë kujdes me alkoolin dhe sidomos të mos abuzojnë me substancat narkotike pasi dëmet që shkaktohen janë të parikuperueshme. “Nisur nga eksperienca kemi vënë re abuzim me alkoolin, kombinime me drogat“, tha dr. Andrin Tafiri. Por cilat janë moshat të cilat kryesojnë në përdorimin e e…

Source

20°C në “tokën e akullt”, shteti nordik kalon Krishtlindjen më të nxehtë në histori

By: redi
30 December 2025 at 19:39

Islanda ka përjetuar Krishtlindjen më të nxehtë të regjistruar ndonjëherë, duke shënuar një tjetër sinjal alarmi për pasojat e ngrohjes globale. Më 24 dhjetor temperatura në qytetin Seyðisfjörður, në lindje të vendit, arriti në 19,8 gradë Celsius, pothuajse 20°C, një vlerë jashtëzakonisht e lartë për këtë periudhë të vitit. Zakonisht, temperaturat mesatare të dhjetorit në Islandë variojnë nga -1°C…

Source

Shqipëria drejt heqjes së tarifave roaming me BE-në

By: redi
30 December 2025 at 19:24

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka nxjerrë sot për konsultim publik projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin “Për komunikimet elektronike”, i cili synon përafrimin e legjislacionit shqiptar me atë evropian për zbatimin e regjimit “Roaming Like At Home” (RLAH). Kjo nismë ligjore vjen në kuadër të procesit të integrimit të përshpejtuar të Shqipërisë në tregun unik digjital…

Source

30 mijë lekë shpërblim për punonjësit e Policisë, pagë të plotë shtesë për ata që kanë kryer detyra të rëndësishme

By: redi
30 December 2025 at 19:08

Punonjësit e Policisë së Shtetit kanë përfituar shpërblime financiare, pas një vendimi të marrë rreth 10 ditë më parë nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda. Sot fondet kanë kaluar në bankë për të gjithë përfituesit. Çdo punonjës policie ka përfituar nga 30 mijë lekë (të reja) shpërblim. Efektivë të veçantë që kanë kryer detyra të rëndësishme dhe angazhime specifike kanë…

Source

Zbardhet buxheti 2026, qeveria planifikon të shpenzojë 8.8 miliardë euro. Fondet për pensionet dhe pagat

By: redi
30 December 2025 at 18:54

Duke nisur nga 1 janari 2026, shteti shqiptar do të operojë me një portofol financiar të ri, i cili parashikon të ardhura rekord prej 823 miliardë lekësh dhe shpenzime që arrijnë në 886.7 miliardë lekë. Ligji Nr. 87/2025 “Për Buxhetin e vitit 2026”, i dekretuar së fundmi nga Presidenti Bajram Begaj dhe i botuar në Fletoren Zyrtare, përcakton prioritetet ekonomike, limitet e borxhit dhe ndarjen e…

Source

Dollia e fundvitit me PS, Rama poston pamjet: Mirënjohje për familjen tonë të madhe!

By: redi
30 December 2025 at 18:41

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar takimin e fundvitit me anëtarë dhe aktivistë të PS-së, ku atmosfera festive u shoqërua me urime, dolli dhe mesazhe mirënjohjeje. Në pamjet e shpërndara në rrjete sociale, Rama shfaqet i buzëqeshur, duke trokitur gotat dhe përqafuar të pranishmit, ndërsa mes figurave që bien në sy ishte edhe drejtuesja politike e PS-së në Tiranë, Ogerta Manastirliu.

Source

Ministrja Spiropali pret gazetarët, në fokus rruga e Shqipërisë në BE: Zgjidhja jonë e vetme

By: redi
30 December 2025 at 18:26

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, priti mbrëmjen e së martës gazetarë, diplomatë dhe ekipin drejtues të Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme, në një takim fundviti gjatë të cilit u ndal te rruga europiane e Shqipërisë, prioritetet për vitin 2026 dhe objektivat strategjikë të qeverisë. Në fjalën e saj, Spiropali theksoi se integrimi europian mbetet zgjedhja e vetme…

Source

Rreziku i heshtur i mpiksjes së gjakut: Simptomat që shpëtojnë jetë dhe si të reagojmë

By: nik
30 December 2025 at 18:08

Mpiksja e gjakut, e njohur shkencërisht si tromb, është një reagim natyror dhe thelbësor i trupit për të ndaluar gjakderdhjen pas një dëmtimi dhe për të mbrojtur indet. Megjithatë, ky mekanizëm mbrojtës mund të kthehet në një rrezik serioz për shëndetin, madje edhe për jetën, kur trombi formohet pa një shkak të qartë, jashtë funksioneve normale fiziologjike. Në këto raste, mpiksja mund të bllokojë…

Source

Aksident me teleferik në Itali: 12 të plagosur, dyshohet defekt teknik

By: nik
30 December 2025 at 18:07

Një aksident në teleferikun që lidh Macugnaga-n me Qafën Moro, në veri të Italisë, ka lënë 12 persona të plagosur. Ngjarja ndodhi pak para orës 11:00 të paradites, në lartësinë 2.850 metra mbi nivelin e detit, në provincën Verbano Cusio Ossola. Autoritetet raportuan se i plagosuri më rëndë pësoi një prerje në krah dhe u dërgua në spitalin San Biagio në Domodossola. Të tjerët, mes tyre dy fëmijë…

Source

❌
❌