Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 23 December 2025Koha Jone

”Prefekti i qarkut”, ministrja Koçiu: Forcohet roli në mbrojtjen e territorit

By: redi
23 December 2025 at 18:57

Propozimet për ndryshime në ligjin ”Për prefektin e qarkut”, u diskutuan në një tryezë konsultative të drejtuar nga ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu së bashku me ministrin e Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo në të cilën ishin të pranishëm të gjithë prefektët e qarqeve në vend. Sipas draftit të përgatitur, në ligjin e ri do të forcohet roli i prefektit në çështjet që kanë të…

Source

Qeveria blen ambasadë në Londër, shpërblen pensionistët dhe shlyen borxhet e bashkive

By: redi
23 December 2025 at 18:37

Këshilli i Ministrave ka miratuar një Akt Normativ, duke bërë ndryshime të rëndësishme në Buxhetin e Shtetit për vitin 2025. Vendimi parashikon rishpërndarjen e fondeve të papërdorura, blerje të rëndësishme pronash jashtë shtetit, si dhe injektim parash për pushtetin vendor dhe shtresat në nevojë. Më poshtë zbardhen pikat kryesore të këtij akti. Fondet e papërdorura shkojnë për pensionistët…

Source

Berisha për median ”Washington Times”: Rama po përdor gjykatat ndaj kundërshtarëve politikë

By: redi
23 December 2025 at 18:34

Media amerikane ”Washington Times” i ka kushtuar një artikull situatës në Shqipëri, ku kreu i PD-së Sali Berisha ka deklaruar se vendi është kthyer në narkoshtet, duke akuzuar mazhorancën socialiste si përgjegjëse për një sërë skandalesh. Shkrimi i plotë Në një video të incidentit, një skuadër atentatorësh del nga një automjet i parkuar dhe i zë pritë makinës luksoze të bosit të krimit.

Source

Zelensky bisedë telefonike me Von der Leyen: Jemi në fazë vendimtare, BE-ja të na mbështesë

By: redi
23 December 2025 at 17:48

Një bisedë telefonike shumë pozitive me Presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, e ka quajtur Volodymyr Zelensky në X , duke thënë se ishte mirënjohës për të gjithë mbështetjen, ndihmën dhe angazhimin maksimal të treguar jo vetëm këtë vit, por që nga fillimi i pushtimit të plotë rus. “Javën e kaluar, Këshilli Evropian miratoi një vendim për 90 miliardë dollarë ndihmë financiare…

Source

Imzot Dodaj: Krishtlindja të shërbejë si zgjim i ndërgjegjes, të rinjtë të mos shihen thjesht si numra

By: redi
23 December 2025 at 17:35

Kreu i Dioqezës Tiranë-Durrës, Imzot Arjan Dodaj ndërsa përcolli mesazh urimi me afrimin e Krishtlindjes, e vuri theksin tek kujdesi që duhet treguar për të rinjtë. Imzot Dodaj u shpreh gjatë një interviste televizive, kërkoi që të rinjtë të mos shihen thjesht si numra, por t’u jepet kohë dhe hapësirë, duke filluar edhe nga institucionet shtetërore. “Jetojmë me shumë ndërtesa, por pa jetë.

Source

Rriten rezervimet, Vlora destinacion i preferuar edhe në dimër! Operatorët: Më të interesuar janë izraelitët

By: redi
23 December 2025 at 17:21

Rezervimet kanë nisur prej javësh dhe Vlorën e kanë zgjedhur edhe turistë nga Italia, Izraeli, Franca, Gjermania dhe Anglia. Vasil Bedinaj, kreu i operatorëve turistikë tha se ”paketat janë të përshtatura për çdo buxhet, duke nisur nga ofertat më ekonomike deri te paketat më të plota që përfshijnë akomodim dhe aktivitetet festive. Këtë vit vërejmë interes të shtuar që paketat të zgjasin edhe për…

Source

Merret i pandehur nga SPAK ish-kreu i burgjeve

By: redi
23 December 2025 at 17:07

Ish-kreu i Burgjeve, Agim Ismaili doli nga ambientet e SPAK pas rreth dy orësh. Atij i është komunikuar përfundimi i hetimit dhe marrja e tij si i pandehur. Ismaili akuzohet për “përgjimi i paligjshëm i të dhënave kompjuterike”, “grupi i strukturuar kriminal” dhe “kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të dyshuara si të kryera në tentativën për…

Source

VIDEO/ Ministrja Spiropali vizitë në komunën e Tetovës: Një qendër dinamike arsimore dhe kulturore

By: redi
23 December 2025 at 17:02

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali në ditën e dytë të vizitës zyrtare në Maqedoninë e Veriut vizitoi komunën e Tetovës. Spiropali u prit fillimisht nga kryetari i komunës Bilall Kasami. Në fokus të takimit ishte zhvillimi lokal, sfidat e qytetit dhe rolin që Tetova luan sot si një qendër dinamike arsimore, kulturore dhe shoqërore në rajon. Më tej…

Source

Aktivistja Greta Thunberg arrestohet në Londër

By: redi
23 December 2025 at 16:40

Aktivistja suedeze Greta Thunberg u arrestua sot në Londër nga policia britanike, teksa merrte pjesë në një protestë pro-palestineze në qendër të kryeqytetit. Arrestimi u konfirmua nga Policia e Qytetit të Londrës, sipas të cilës 22-vjeçarja u ndalua për shfaqjen e një pankarte në mbështetje të organizatës së ndaluar Palestine Action, në shkelje të Seksionit 13 të Aktit të Terrorizmit të vitit…

Source

Përjashtimi i deputetëve, Blushi: Atentat ndaj pluralizmit politik, po na motivoni për vijimin e betejës tonë

By: redi
23 December 2025 at 16:31

Sekretari i Përgjithshëm i Partia e Lirisë, Tedi Blushi e cilësoi përjashtimin e deputetëve të opozitës nga Komisioni i Etikës si një “atentat ndaj pluralizmit politik”, duke deklaruar se ky vendim vetëm sa e motivon më tej qëndresën e opozitës. Në një konferencë për shtyp, Blushi u shpreh se afera e AKSHI-t, ka hequr çdo maskë dhe ka konfirmuar rrëmbimin e shtetit nga mafia.

Source

Analisti Kikia: PD nuk bën mrekulli. Presioni ndaj qeverisë i kufizuar, mungon bashkimi me forcat e tjera

By: redi
23 December 2025 at 16:00

Teksa komenton protestën kombëtare të PD, analisti politik Mentor Kikia thotë se problemi kryesor qëndron te mungesa e organizimit të shoqërisë civile dhe sindikatave. Sipas tij, në një vend ku sindikatat janë të dobëta ose mungojnë, shoqëria e ka të pamundur të vetëorganizohet. ”Ne pyesim pse nuk del populli në rrugë? Sepse mungojnë organizimet shoqërore jo politike dhe sindikatat…

Source

Lezha shpall ”Qytetar Nderi” Jurgen Uldedajn, kampion bote në IBO: Kemi akoma rrugë për të bërë

By: redi
23 December 2025 at 15:37

Boksieri Jurgen Uldedaj vetëm pak javë pas suksesit në Londër ku u shpall kampion bote në IBO për peshën ‘cruiser”, është shpallur ”Qytetar Nderi” nga Bashkia Lezhë. “Kampioni Jurgen Uldedaj është shembulli më i mirë që me përkushtim të paparë dhe stërvitje serioze ka arritur majat më të larta që një shqiptar ka arritur deri më sot”,-tha Pjerin Ndreu, kryebashkiak i Lezhës.

Source

Bonny dëmtohet dhe humbet sfidën e fundjavës ndaj Atalantës

By: rozalb
23 December 2025 at 15:33

Lajme jo të mira për Cristian Chivun në prag të sfidës së vështirë kundër Atalantës. Trajneri zikaltër nuk do të ketë në dispozicion Ange-Yoan Bonny, i cili u dëmtua gjatë seancës stërvitore të ditës së djeshme. Sulmuesi, ish-lojtar i Parmës, iu nënshtrua këtë mëngjes ekzaminimeve mjekësore në Institutin Humanitas në Rozzano. Sipas njoftimit zyrtar të klubit, kontrollet kanë evidentuar një…

Source

Administrata Trump tërheq 30 ambasadorë, dy prej tyre nga Ballkani Perëndimor

By: redi
23 December 2025 at 15:23

Administrata Trump ka tërhequr rreth 30 ambasadorë dhe diplomatë të lartë amerikanë në misionet jashtë vendit. Kështu raporton media britanike The Guardian duke cituar burime diplomatike. Ky veprim është pjesë e një procesi më të gjerë për të promovuar zyrtarë të administratës që janë besnikë ndaj politikave të reja të Shteteve të Bashkuara. Diplomatët e karrierës zakonisht mbeten në pozicionet…

Source

Troje, lokale e magazina, Prokuroria konfiskon 3 milionë euro të një personi në Gjirokastër

By: lindita
23 December 2025 at 15:07

Prokuroria e Gjirokastrës ka konfiskuar 3 milionë euro pasuri në pronësi të shtetasit D.A, pasi në bazë të hetimeve kanë rezultuar të përfituara nëpërmjet burimeve të paligjshme. Njoftimi i Prokurorisë së Gjirokastrës: Nuk justifikoheshin nga burime të ligjshme, konfiskohen me kërkesë të Prokurorisë Gjirokastër, 3 mln euro pasuri të shtetasit D.A.; karburant, biznese, troje…

Source

Rama takim me nxënësit ekselentë: Nuk jeni në kërkim të justifikimeve, por të suksesit!

By: redi
23 December 2025 at 15:04

Këtë të martë u mbajt ceremonia për “Medaljet e Arta” që u shkoi nxënësve ekselentë, pasi mbaruan gjimnazin me 10 absolute në të treja vitet. Kryeministri Edi Rama u shpreh se nuk ka privilegj më të madhe sesa të vlerësojë përpjekjet dhe rezultatet e tyre. “Besoj që nuk ka privilegj më të madh sesa të kesh detyrën të vlerësosh përpjekjen dhe rezultatet e njerëzve si ju“, u shpreh Rama.

Source

Nën hetim për tentativën e hakerimit të SPAK, ish-kreu i Burgjeve paraqitet në Prokurorinë e Posaçme

By: redi
23 December 2025 at 14:59

Ish-kreu i Burgjeve, Agim Ismaili këtë të martë është paraqitur në SPAK, pasi është marrë nën hetim zyrtarisht, pas dyshimeve për tentativën e hakerimit të një institucioni shtetëror disa muaj më parë. Hetimet vijnë disa muaj pas incidentit të dyshuar të hakerimit, dhe SPAK ka njoftuar se procedurat po ndiqen në mënyrë intensive, për të përcaktuar rolin dhe përgjegjësitë e tij. …

Source

Akuza të rënda ndaj gjashtë oficerëve të imigracionit, përfshirë një shqiptar

By: melisa
23 December 2025 at 14:44

Prokuroria britanike (Crown Prosecution Service) ka njoftuar se gjashtë oficerë të shërbimit të emigracionit janë akuzuar për disa vepra penale, përfshirë komplot për të vjedhur, sjellje të pahijshme në detyrë publike dhe pastrim parash, pas pretendimeve se kanë vjedhur sende me vlerë nga emigrantët. Mes të akuzuarve është edhe Besmir Matera, 36 vjeç, i cili dyshohet për komplot për të vjedhur…

Source

Berisha: Salianji ka kaluar linjat e kuqe dhe është vetëpërjashtuar

By: lindita
23 December 2025 at 14:43

Në konferencën për shtyp ditën e sotme, Sali Berisha u shpreh se Ervin Salianji ka kaluar linjat e kuqe dhe është vetëpërjashtuar. “Akoma mendja tek Salianji. Po ne këtu jemi për enciklopedinë e krimit që nuk është paraqitur kurrë. Po çfarë lidhje ka Salianji me këtë. Po Salianji ishte i burgosur politik kur u zhvilluan zgjedhjet. Çfarë do të thotë kjo? Sot është një njeri që ka kaluar linjat…

Source

❌
❌