Normal view

Protesta e PD para Kryeministrisë, reagon Rama: E vetmja parti në botën demokratike që ushtron dhunë

11 February 2026 at 12:56


Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar pas protestës së Partisë Demokratike të martën e 10 shkurtit.

Në një reagim në “X”, Rama kërkon që të vihet drejtësi për policët e plagosur dhe të ndëshkohen ata që hodhën sende piroteknike, të cilat i quan si “armë me kapacitet vdekjeprurës.

Lexoni të plotë postimin e tij:

Këto janë bombat artizanale me të cilat janë sulmuar dhe djegur e plagosur mbrëmë punonjësit e policisë, nga e vetmja parti politike në botën demokratike që ushtron dhunë dhe e dyta në historinë e botës së tërë - pas asaj të famëkeqit Robert Mugabhe të Zimbabves - që i shkon mbrapa një tetëdhjetë e kusur vjeçari të damkosur e të lajthitur!

Uroj që drejtësia të bëjë drejtësi për policët e plagosur dhe të ndëshkojë pa ngurrim bartësit e këtyre armëve me kapacitet vdekjeprurës!

Sa për fatin politik të këtij cikli të ri jashtënxjerrjesh në bulevard, ai do të shkruhet si zakonisht në zgjedhjet e vitit të ardhshëm me një disfatë ende më shembullore se sa të mëparshmet, ndërkohë që ne do të vazhdojmë pa u ndalur rrugën drejt Shqipërisë 2030 në Bashkimin Evropian. /Telegrafi/

Këto janë bombat artizanale me të cilat janë sulmuar dhe djegur e plagosur mbrëmë punonjësit e policisë, nga e vetmja parti politike në botën demokratike që ushtron dhunë dhe e dyta në historinë e botës së tërë - pas asaj të famëkeqit Robert Mugabhe të Zimbabves - që i shkon… pic.twitter.com/GUceunmNl1
— Edi Rama (@ediramaal) February 11, 2026

Ministrja e Punëve të Brenshme të Shqipërisë: E drejta për të protestuar është e paprekshme, por dhuna është e pafalshme

11 February 2026 at 12:17


Ministrja e Punëve të Brendshme të Shqipërisë Albana Koçiu përmes një deklarate për media ka bërë të ditur se e drejta për të protestuar është e paprekshme, por dhuna është e pafalshme.

Sipas saj, kush sulmon uniformën e Policisë së Shtetit dhe tenton të destabilizojë rendin kushtetues, do të përballet me ligjin përtej çdo alibie politike

“Deklaratë e Ministres së Brendshme, Albana Koçiu – E drejta për të protestuar është e paprekshme, por dhuna është e pafalshme. Kush sulmon uniformën e Policisë së Shtetit dhe tenton të destabilizojë rendin kushtetues, do të përballet me ligjin përtej çdo alibie politike. Jemi në krah të çdo punonjësi policie që shërben me profesionalizëm dhe vetëpërmbajtje edhe përballë një proteste të dhunshme, si dhe në mbrojtje të së drejtës për të protestuar të çdo qytetari që zgjedh demokracinë, jo dhunën”, ka thënë ajo.

Deklaratën e saj e ka publikuar në rrjetin social në Facebook, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. /Telegrafi/


Protesta e PD, MSh: 21 persona të paraqitur në spital - 19 prej tyre policë

11 February 2026 at 08:22


Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale ka informuar mbrëmjen e djeshme pas mbarimit të protestës së opozitës se në Spitalin Universitar të Traumës dhe në Spitalin Universitar “Nënë Tereza”, janë paraqitur 21 persona të lënduar.

Sipas ministrisë, 19 prej tyre ishin efektivë të Policisë së Shtetit, deputeti i Partisë Demokratike, Bledion Nallbati, dhe një qytetar.

Njoftimi i Ministrisë:

“Në Urgjencën e Spitalit Universitar të Traumës janë paraqitur 10 efektivë policie, deputeti B.N dhe një qytetar. Ata kanë marrë ndihmën mjekësore sipas protokolleve respektive, të pritur nga ekipi mjekësor multidisiplinar.

Pas trajtimit, 9 efektivë janë larguar nga spitali, sipas këshillave të mjekut dhe një prej efektivëve është dërguar në QSUNT në Shërbimin e Toksikologjisë, për shkak të problemeve me frymëmarrjen.

Gjithashtu, deputeti B.N, pasi ka marrë trajtimin e nevojshëm është larguar nga spitali me këshilla mjekësore.

Në SUT po trajtohet qytetari K.K jashtë rrezikut për jetën.

Në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” janë paraqitur 10 efektivë policie me probleme shëndetësore, kryesisht intoksikacione dhe djegie të gjymtyrëve.

Nga këta, 7 efektivë kanë marrë trajtim ambulator dhe kanë lënë ambientet e spitalit, ndërsa 3 të tjerë, për shkak të gjendjes shëndetësore, janë hospitalizuar për trajtim të mëtejshëm.

Stafi mjekësor dhe infermieror i Shërbimit të Urgjencës Polivalente dhe i Shërbimit të Djegie-Plastikës ka qenë në gatishmëri të plotë për përballimin e rasteve dhe ofrimin e kujdesit mjekësor sipas protokolleve përkatëse”, thuhet në njoftim.

❌