Normal view

Fotot nga paparazzi/ Ledri Vula dhe Sara Hoxha ritakohen pas ndarjes për… vajzën! Ish-çifti shtrëngojnë duart pasi reperi fajësoi ish-partneren për ndarjen

By: P. Gj.
28 December 2024 at 15:25

Që prej një viti pas ndarjes së tyre, kjo është hera e parë që Ledri dhe Sara fotografohen së bashku. Dhe duket se edhe ky takim, ka pasur një arsye të fortë. Paparaci ynë ka mundur të shkëpusë një moment nga takimi i Sarës dhe Ledrit, teksa ky i fundit ka qenë duke marrë vajzën e tij për ditëlindje.

sara hoxha ledri vula poi 9

Ashtu si duket edhe nga shkrepjet, Ledri vjen plot dhurata për t’ia dhënë Poem Blu. Ajo që na bëri shumë përshtypje është fakti se këngëtari i njohur e ka marrë vajzën e tij në rrugë, dhe jo në shtëpi ku ish-partnerja e tij është duke jetuar.

sara hoxha ledri vula poi 10

Një tregues ky që zbulon se ish-çifti as nuk dëshiron që të ketë prezencën e njëri-tjetrit në shtëpi, por edhe vajzën ia zbret poshtë. Të tre qëndrojnë disa minuta së bashku, ndërsa në momentin e takimit Ledri dhe Sara shtrëngojnë duart me njëri-tjetrin.

sara hoxha ledri vula poi 11

Reperi merr vajzën në krah, teksa Sara merr arushin që ai i ka sjellë dhe largohet menjëherë, duke u mjaftuar vetëm me disa puthje nga vogëlushja e tyre, dhe as edhe një përshëndetje me Ledrin.

Më tej Sara ecën disa hapa para si për t’ju shmangur ecjes krah më krah me ish-të dashurin e saj. Ndërkohë që edhe këngëtari duket qartazi që nuk kthen as vështrimin nga ish-partnerja.

sara hoxha ledri vula poi 22

Këto foto, zbulojnë më së miri ndarjen e vështirë që dyshja ka pasur, ku ndonëse janë dy prindër që për vajzën e tyre nuk mungojnë kurrë, me njëri-tjetrin mëritë vijojnë ende. Pas gati 1 vit, Ledri Vula ka folur për herë të parë për ndarjen nga Sara Hoxha. Reperi ishte i ftuar i Arbanës, teksa zbuloi detaje nga jeta e re, tashmë si baba single.

sara hoxha ledri vula poi 12

Deklarata e tij u komentua shumë në rrjet, sidomos pasi ai vetë deklaroi se Sara ishte fajtore për prishjen e raportit. Ledri u shpreh gjatë intervistës se nuk i vjen keq për asgjë tjetër në lidhje me përfundimin e këtij raporti përveç se për vajzën e tyre Poin.

sara hoxha ledri vula poi 13

Ai tha në një moment se lidhja e tyre ka qenë shumë publike për shkak të profilit të tij si artistik, por shtoi se ndoshta nëse Sara do kishte qenë më private, sot mund të ishin ende bashkë.

“Nuk e vras mendjen për komentet, kam qejf të lexoj të mirat. Ndoshta po të kishte qenë Sara më private, sot mund të kishim qenë edhe bashkë nuk i dihet… Nuk i dihet kurrë domethënë”, u shpreh Vula.

sara hoxha ledri vula poi 14sara hoxha ledri vula poi 20sara hoxha ledri vula poi 21sara hoxha ledri vula poi23sara hoxha ledri vula poi 23sara hoxha ledri vula poi 17sara hoxha ledri vula poi 18sara hoxha ledri vula poi 19sara hoxha ledri vula poi 16sara hoxha ledri vula poi 15sara hoxha ledri vula poi 6sara hoxha ledri vula poi 7sara hoxha ledri vula poi 8sara hoxha2sara hoxha3sara hoxha ledri vula poi 5sara hoxha ledri vula poi 4sara hoxha ledri vula poi 3sara hoxha ledri vula poi 2sara hoxha ledri vula poi 1sara hoxha1sara hoxhasara hoxha 5sara hoxha 4

The post Fotot nga paparazzi/ Ledri Vula dhe Sara Hoxha ritakohen pas ndarjes për… vajzën! Ish-çifti shtrëngojnë duart pasi reperi fajësoi ish-partneren për ndarjen appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Njihuni me pijen që e konsumojmë çdo ditë që shërben kundër plakjes

By: P. Gj.
28 December 2024 at 11:32

Cila është pija e preferuar për shumicën prej nesh dhe e kërkojmë sapo hapim sytë? E keni marrë me mend… Dhe sipas hulumtimeve të reja, gjetjet e të cilave u publikuan në revistën Aging Research Reviews, konsumimi i rregullt i kafesë mund të zgjasë jetën me gati dy vjet.

Më konkretisht, rezultatet tregojnë se konsumi lidhet me 1.84 vite jetë shtesë, si dhe një rrezik më të ulët të sëmundjeve të lidhura me moshën (rrezik më të ulët të sëmundjeve të zemrës dhe të frymëmarrjes, goditje në tru, diabeti dhe depresioni ).

Prandaj, kafja mund të ketë shumë efekte pozitive në shëndet , duke përfshirë rezistencë më të madhe ndaj stresit, thonë studiuesit që analizuan të gjitha të dhënat e disponueshme deri më tani për kafenë dhe se si kjo pije ndikon te njerëzit. Sipas asaj që ata mblodhën, shkencëtarët publikuan analizën e parë në lidhje me efektin e kafesë dhe përbërësve të saj në plakje.

Si na jep vite jete pija jonë e preferuar

Studiuesit shpjegojnë se kafeja përmban më shumë se 2000 përbërës.

Më konkretisht, kafeja ka nivele veçanërisht të larta të kafeinës dhe acideve klorogjenike, të cilat, sipas studimeve, mund të na mbrojnë nga sëmundjet kardiovaskulare, diabeti i tipit 2 dhe kushte të tjera shëndetësore që lidhen me inflamacionin. Acidi klorogjenik ka qenë gjithashtu i lidhur me ankthin dhe është sugjeruar si një trajtim për çrregullimin e stresit post-traumatik.

Studiuesit nga Universiteti i Coimbras në Portugali thanë: “Kafeja duhet të shijohet në mënyrë të moderuar për të qenë në gjendje të korrni përfitimet e saj të shumta”.

“Sekrete” të tjera të jetëgjatësisë

Bëni zgjedhje më të mira ushqimore
Kushdo që është përpjekur të humbasë peshë e di se ka shumë plane që premtojnë… mrekulli. Fatkeqësisht, disa prej tyre janë afatshkurtër, të paqëndrueshme. Plus, shumica kanë të bëjnë vetëm me peshën. Por përmirësimi i të ushqyerit dhe humbja e peshës është mirë të bazohet në një kontekst më të gjerë.

Për shembull, një dietë miqësore me zemrën – një dietë e stilit mesdhetar – jo vetëm që mund të ndihmojë në humbjen e peshës, por edhe t’i bëjë qelizat tona të funksionojnë më mirë. Në të njëjtën kohë, mund të parandalojë shfaqjen e depresionit, sëmundjeve të zemrës, demencës, inflamacionit.

Kjo lloj diete është ideale pasi është e pasur me fruta, perime, vaj ulliri , peshk dhe drithëra dhe e kufizuar në mish, sheqerna dhe ushqime të përpunuara.

Mos e nënvlerësoni rëndësinë e gjumit cilësor
Gjumi është padyshim faktori më i përfolur për shëndetin dhe mirëqenien. Mungesa e tij mund të ndikojë në shumë gjëra: kujtesën, emocionet, peshën, sjelljen, pamjen. Ndërsa rritemi, mund të bëhet më e vështirë të biesh në gjumë, por gjumi mbetet po aq i rëndësishëm në çdo moshë.

Shumica e problemeve të gjumit sipas ekspertëve janë rezultat i kushteve themelore mjekësore, efekteve anësore të ilaçeve, gërhitjes dhe zgjedhjeve të dobëta të jetesës. Trajtojini këto çështje me mjekun tuaj dhe përpiquni të përfitoni nga gjumi cilësor duke krijuar një hapësirë ​​të qetë, duke praktikuar teknika të vëmendjes dhe relaksimit dhe teknika të tjera që funksionojnë për ju.

Hiqni apo edhe zvogëloni zakonet e këqija
Dihet se pirja e duhanit shkakton dëme në organizëm që mund të çojnë në probleme shëndetësore afatgjata. Lënia e këtij zakoni të keq ka përfitime shëndetësore në çdo moshë, pavarësisht nga sa kohë keni pirë duhan, sipas CDC.

Ju mund t’i shtoni ditës tuaj ushtrime mendore duke lexuar, duke luajtur lojëra, duke marrë një hobi ose duke provuar gjëra të thjeshta, teorikisht “të parëndësishme”, si ndryshimi i rrugës në shëtitjen e përditshme të qenit tuaj.

 

 

The post Njihuni me pijen që e konsumojmë çdo ditë që shërben kundër plakjes appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

“Çuditërisht sot vura re se numri i qelisë time ishte 5-sa”- Kreu i PL reagon nga burgu: Nuk burgosen dot kauzat e Ilir Metës dhe e Partisë së Lirisë

By: P. Gj.
27 December 2024 at 14:47

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, përmes një postimi në rrjete sociale, ka ndarë faktin se ai ndodhet në qelinë numër 5, që sipas tij përkon çuditërisht me 5 prioritetet e forcës së tij politike.

Meta shkruan se 5 prioritetet e Partisë së Lirisë, janë “rruga e qartë dhe konkrete që i jep fund dramës së shpopullimit dhe që e kthen Shqipërinë në fuqi eksportuese”, teksa thekson se edhe qelia e tij mban numrin 5.

“Nuk burgosen dot kauzat e Ilir Metës dhe të Partisë së Lirisë dhe në radhë të parë sovraniteti.

Po kështu 5 Prioritetet e saj madhore të miratuara në Konventën historike të 27 Prillit janë rruga e qartë dhe konkrete që i jep fund dramës së shpopullimit dhe që e kthen Shqipërinë në fuqi eksportuese.

Çuditërisht sot vura re se numri i qelisë time ishte 5.

Kjo do më ndihmojë edhe mua që çdo ditë të sqaroj më shumë 5 prioritetet tona që janë në interes të çdo familje shqiptare.

E me këtë rast dua të falenderoj kolegët e mi në Partinë e Lirisë që pavarësisht censurës të jashtëzakonshme bëjnë një punë të admirueshme e të pandalshme.

Ndërsa për Reformën në Drejtësi se si Parti e Lirisë i qëndrojmë  Reformës të votuar në Parlament me 140 vota dhe jo Ramaformës me 69 vota”, thotë Meta në reagim.

Reagimi i plotë i Presidentit të PL:

Gjithmonë e më shumë “Drejtësia me Regji” është bërë një vlerësim edhe më i pranishëm në jetën tonë publike.

Këtë na e provojnë çdo ditë me sjelljen e tyre politike institucionet e drejtësisë të “re” apo të kapur gati totalisht nga Rama prej kohësh, që nuk njohin as Kushtetutën, as Gjykatën e të Drejtave të Njeriut, as procesin e rregullt ligjor.

Pa u gëzuar për faktin se kjo lloj drejtësie po provohet çdo ditë se funksionon edhe në detaje sipas regjisë dhe interesit të Ramës (siç treguan edhe “koincidencat” e djeshme, që në të njëjtën ditë u thirr edhe denoncuesi kryesor i skemës kriminale 5D, por edhe arkitekti dhe përfituesi kryesor i saj, apo se në të njëjtën ditë që Partia e Lirisë organizonte protestën e saj para SPAK-ut, BKH që në mëngjes u zgjua me “Harabelin” e me të edhe u ngrysën lajmet dhe shumica e banaqeve, që ende financohen nga inceneratorët, u mbushën me analistë “spakistë” që premtonin se prisni se çdo ndodhë me Veliajn, por edhe me Ramën se Dumani është ndryshe e përralla të tjera si këto kur

Dumani ka treguar bindshëm se është një mercenar i Edi Ramës dhe padyshim edhe i atyre lloj ndërkombëtarëve që e duan Ramën sepse shet sovranitet për të vjedhur pushtet dhe jo të gjitha për vete, por edhe për “amerikanët e tij” si Charles McGonigal një rast i provuar nga gjykatat aktuale në SHBA bashkë me Rossinët dhe shumë të tjerë.

Belind Këlliçi thërritet në SPAK brenda dy javësh i kallëzuar nga një person i dënuar në 5 shtete si mashtrues dhe terrorist, pse paska bërë një foto me Presidentin Trump, me regji të “gruas të Bilalit” që bëri burgun për foton e tij të paligjshme me Presidentin Obama.

Ndërkohë që korruptuesi i Charles McGonigal që e di e gjithë bota nuk është thirrur asnjëherë nga SPAK që e ka kyçur dosjen McGonigal se aty dalin edhe McGonigalë të tjerë dhe vetë Altin Dumani me shokë, që kanë bashkëpunuar me të për të nxitur e fabrikuar çështje kundër opozitës dhe kundërshtarëve të Ramës, jo vetëm në këmbim të parave cash të provuara për McGonigal por edhe puseve e burimeve natyrore të Shqipërisë.

Është e çuditshme të dëgjosh në media “euroatlantikë të vonuar” dhe analistë “spakistë” se si përpiqen të më lidhin edhe mua me Charles McGonigalin me gënjështra të pacipa për “lidhjet” e mia me të, kur dihet shumë mirë se dy porositë e para i mori nga Rama për t’u marrë me mua si President i Republikës me çështjet CEZ-DIA dhe gjoja atentatin që doja të bëja unë si Kryetar Parlamenti ndaj dy deputetëve.

Akoma më e çuditshme është se  këta “euroatlantikët e vonuar” e pranojnë se McGongial u përdor kundër Kryetarit të 1800 karrigeve me 5 mijë delegatë dhe asnjëherë nuk dalin t’i kërkojnë Altin Dumanit llogari se ç’bëhet me dosjen e McGonigalit?

Po kështu ankohen se Ilir Meta nuk e ka denoncuar Rossinin, se e ka patur mik dhe për këtë abuzojnë me një foto të bërë gjatë një darke me drejtues të një kompanie të huaj në prani të drejtuesve të ambasadës të vendit nga e cila vinte kompania e cila zhvilloi shumë takime zyrtare dhe informale me zyrtarët më të lartë të vendit, përfshirë edhe mua si Kryetar Parlamenti.

Në tryeza të tilla kam takuar mijëra të huaj në aktivitetin tim, por në rastin konkret Rossini ishte një ndër 15 personat në tavolinë dhe më periferiku dhe i parëndësishmi për mua.

Ndërkohë, që ai u bë i njohur kur publikisht u përdor kundër z.Berisha për ta paraqitur si gjoja njeri të rusëve, për të cilën e mori një përgjigje publike nga ish-Ambasadori Arvizu, i cili dihet që nuk u nda në mënyrën më miqësore me z.Berisha, por kjo se pengoi të thoshte të vërtetën kur u pyet nga mediat për këtë trillium.

“Euroatlantikët e vonuar” mund të lexojnë reagimin tim të fundit në rrjetet sociale ku denoncoj edhe Rossinin me rastin e lirimit të z.Berisha nga Gjykata.

Akoma më absurd është “lidhja” ime sipas tyre me Agron Nezën, kur dihet se i vëllai i tij i ndjerë Agron Neza ka qënë zëdhënësi im në Ministrinë e Jashtme, por edhe një mik shumë i mirë dhe i paharruar, të cilin edhe e kam nderuar si President i Republikës, pas propozimeve të grupeve të interesit.

Njohjet e mia janë të hershme me familjen Neza, që nga viti 1992 kur z.Zenel Neza u zgjodh Kryetar i Bashkisë Tropojë për PS e miqësinë me të cilin e ruaj edhe sot.

Po kështu edhe me shumë njerëz të nderuar me mbiemrin Neza kam raporte shoqërore dhe miqësore.

Nuk do të habitesha që “euroatlantikët e vonuar” dhe analistët “spakistë” një ditë në studiot e televizioneve që ua hap Edi Rama të thonë se para për McGonigalin ia dhashë unë Agronit.

U zgjata pak këtu, jo për t’u kushtuar vëmendje “euroatlantikëve të vonuar” dhe analistëve “spakistë” por për t’i bërë të qartë padronit të tyre Edi Rama përmes të cilëve përpiqet t’i bëjë të gjithë si vetja se do hapet dhe hetohet dosja e McGonigalit edhe pa Dumanin dhe aty do zbardhet edhe afera më e madhe e korrupsionit që është vetë kapja e Reformës në Drejtësi nga Edi Rama me ndihmën e McGonigalëve për të shkatërruar pluralizmin politik dhe garantuar sundimin e Narkoregjimit të Edi Ramës për të cilin tashmë kanë dalë tre rezoluta të rëndësishme ndërkombëtare.

Ndërsa për mashtrimin tjetër të “euroatlantikëve të vonuar” se mua SHBA më kanë hequr vizën 10-vjeçare më duhet të sqaroj se asnjëherë nuk kam patur një vizë të tillë dhe nuk do të shqetësohesha fare edhe po të ma hiqnin se kjo është e drejta e tyre dhe unë as kam ndërmend të jetoj në SHBA dhe as të zgjidhem atje.

“Euroatlantikët” e kanë fobi këtë punën e vizës amerikane se Kryetari i tyre që për 4 vite nuk kalonte dot oqeanin, zhveshi çdo rrobë të trupit pa pikën e turpit për të marrë vizë duke i hequr vizë çdo parimi demokratik për t’u shndërruar në klloun të Edi Ramës për shuarjen e opozitës.

Unë jam krenar se kam bërë gjithçka për forcimin e aleancës strategjike të Shqipërisë me SHBA, që nga dita e parë e angazhimit tim e derimë sot.

Unë nuk e ngatërroj SHBA dhe vlerat që përfaqëson ky vend i madh, me McGonigalë dhe McGonigale, që kanë abuzuar dhe abuzojnë me vendin e tyre, që shkelin statusin e tyre publik dhe diplomatik dhe që kanë bashkëpunuar e bashkëpunojnë me Edi Ramën, e cilindo, për të minuar shtetin e së drejtës dhe shndërruar në leckë Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.

Jam krenar që gjithmonë kam qenë shumë i hapur dhe i drejtpërdrejtë me ata duke i paralajmëruar për pasojat e kapjes së drejtësisë nga Rama dhe këto janë marrëdhënie të mirëdokumentuara gjatë 9 viteve të mia si Kryetar Parlamenti dhe President i Republikës, ku kam patur edhe përgjegjësitë e mia institucionale e kushtetuese për zbatimin e Reformës, të cilat i kam kryer me korrektësinë maksimale duke qenë edhe i vetëm fare përballë një presioni të paparë (2 vite e gjysëm në hetim nga Parlamenti njëpartiak i Edi Ramës dhe McGonigalëve me 122 deputetë) dhe në të gjitha betejat që u zhvilluan në Komisionin e Venecias, të gjithë e dinë se ky Komision i dha të drejtë Presidentit Meta dhe jo mazhorancës, me rezultatin historik 5-0.

Po ky Komision, konfirmoi se përgjegjësinë për konfliktin President-Kuvend për Gjykatën Kushtetuese e kishte Kryetari i KED, z.Dvorani, i cili jo çuditërisht pas kësaj  në prag të zgjedhjeve u firmos nga Sekretari i Shtetit si kampion botëror kundër korrupsionit.

Ky dekorim i realizuar nga Edi Rama dhe McGonigalët synonte t’i jepte mesazhin SPAK-ut dhe drejtësisë që të mos parandalonin krimet zgjedhore që ndodhën masivisht, ku gjakderdhja e Elbasanit ishte edhe rezultat i këtij mosveprimi, pasi opozita i kishte bërë denoncimet konkrete me kohë edhe për Elbasanin.

Çuditërisht, për opinionin publik, jo për mua, z.Berisha non-grata pa përfunduar çertifikimi i procesit zgjedhor skandaloz të Prill 2021, ku partia në pushtet u shkri me shtetin sipas raportit të OSBE-ODIHR.

Edhe në këtë rast nuk mund të mos mbaja qëndrim publik si President i Republikës, jo vetëm për shkak të profilit të lartë publik të z.Berisha, por edhe se isha i bindur që një hap i tillë do dëmtonte miqësinë midis dy popujve tanë dhe ishte një shërbim klientelist në interes të forcimit të autokracisë të Edi Ramës e krijimit të një fake-opozite dhe fake-demokracie.

Ndërkohë që “euroatlantikët e vonuar” duan të harrojnë se Kryetari i tyre dogji mandatet e opozitës me vetëdije dhe nën shantazhin e Edi Ramës dhe McGonigalëve (jo të SHBA sepse Drejtorja për Europën, znj. Susan Falatco i kishte paralajmëruar partitë e opozitës për pasojat).

Ishte po ky Kryetar i tyre që bojkotoi Reformën në Drejtësi duke ia dhuruar tërë kontrollin e institucioneve të reja Edi Ramës.

Prej dekadash është kërkuar largimi im nga jeta politike e për këtë nuk dua të bëj histori e të zgjatem. Po kështu është projektuar edhe eleminimi im politik dhe i LSI që themelova në shtator 2004.

Që në moshën 23-vjeçare më kanë hequr imunitetin e çdo muaj prokurorët më sugjeronin të largohesha se javën e ardhshme do më arrestonin me urdhër nga lart.

Unë u thosha ja ku jam pse e vononi një javë arrestimin tim.

Natyrisht që do kisha përfunduar në burg nëse një oficer i policisë me integritet, që quhet Pashk Tusha do kishte bërë një deklaratë të pavërtetë ndaj meje, gjë që çuditërisht e bëri një oficer nga Skrapari.

Sot unë jam në burg, i rrëmbyer në mënyrë të paligjshme, siç e kanë parë të gjithë dhe i izoluar në mënyrën më ekstreme dhe vetëm për shkak të zgjedhjeve të 11 Majit.

Ndërkohë që për mua ekziston vetëm një çështje: Çështja Meta.

Meta është çështje se duke qenë në 30 vite të jetës publike në mënyrën më ekstreme i kujdesshëm me ligjin dhe Kushtetutën është i pashantazhueshëm.

Unë as jam trembur, as jam fshehur dhe as i jam shmangur kurrë me procedurë përballjes me drejtësinë, përkundrazi i kam fituar të gjitha përballjet me të.

Por unë jam sot në burg sepse jam dëshmitari kryesor, si Kryetar Kuvendi e President Republike, i korrupsionit më të madh që ka ndodhur këtë dekadë që është shndërrimi i Reformës në Drejtësi në Ramaformë.

Sepse si President i Republikës, kam prishur planin për ndryshimin e kufijve në dëm të Kosovës duke mos dekretuar kandidatin e Edi Ramës për Ministër, i cili ishte shprehur edhe publikisht në favor të një ideje të tillë.

Sepse kam kundërshtuar “Ballkanin e Hapur si një projekt që minonte integrimin europian të rajonit dhe sidomos shtetin e Kosovës.

Sepse nuk kam pranuar të noterizoj shkeljet e rënda të Edi Ramës për vendimet e Gjykatës Kushtetuese për Marrëveshjen e Detit me Greqinë, i cili me sjelljet e tij publike dhe në prapaskenë i ka dëmtuar shumë rëndë interesat sovrane të Shqipërisë.

Unë jam në burg se Partia e Lirisë doli nga rrethimi i madh dhe i vogël që i kishte bërë Edi Rama prej kohësh bashkë dhe me Dumanin e tij së fundmi.

Ky i fundit vetëm 5 ditë pasi ishte betuar te Presidenti i Republikës në Dhjetor 2019, regjistroi procedimin penal në bazë të një kallëzimi të bërë në 2018 nga një punonjës i Edi Ramës, i dënuar nga Gjykata për dhunë në familje dhe që në dy proceset e mëparshme për DIA, ku kishte punuar bashkë me Kastriot Ismailin kishte thënë gjëra të tjera.

Kjo çështje nisi pikërisht në kulmin e përplasjeve të mia me Ramën dhe McGonigalët për mbrojtjen e integritetit të Gjykatës Kushtetuese me shpresën e tyre se unë do tërhiqesha nga vendosmëria ime për të mos lejuar turpe të tilla si ai i betimit të gjyqtares të Gjykatës Kushtetuese te noterja te Lana.

Edhe pse e dija shumë mirë se ç’bënte Dumani për të siguruar dëshmi të rreme nga Kastriot Ismaili, që ishte në burg në atë kohë apo persona të tjerë, kurrë nuk u mora me të dhe nuk kam patur as shqetësimin më të vogël sepse unë e di rëndësinë e detyrës dhe të ligjit si rrallë njeri tjetër.

Por kur ai filloi të përdorej nga Edi Rama për të marrë peng njerëz në Partinë e Lirisë për të më bërë mua presion për t’u larguar nga drejtimi i saj, padyshim që do e merrte përgjigjen dhe do e marrë edhe më mirë në të ardhmen.

Emisioni i Syri TV “Plug” na sqaroi edhe se si e kaloi Dumani vettingun me tre shtëpi.

Padyshim që sqarime të tjera do të vijnë në të ardhmen për heroin botëror kundër korrupsionit që ka vetëm një qëllim që të sigurojë në mënyrë antikushtetuese edhe një mandate 9-vjeçar duke i siguruar Ramës edhe një mandate 4-vjeçar përmes arrestimit të liderëve të opozitës.

Nuk do të ketë në çdo rast fat më të mirë se heroi tjetër Dvorani të cilin Rama dhe Sorosi pasi e dekoruan si kampion botëror kundër korrupsionit para zgjedhjeve në 2021, më pas e la vetëm me 7 vota në Parlament si kandidat për anëtar të Gjykatës Kushtetuese.

Ndërsa Partisë së Lirisë të mos ia qajnë shumë hallin. Kjo situatë e paprecedentë dhe brutalisht e padrejtë vetëm do ta kalitë dhe pastrojë për të ardhmen.

Nuk burgosen dot kauzat e Ilir Metës dhe të Partisë së Lirisë dhe në radhë të parë sovraniteti.

Po kështu 5 Prioritetet e saj madhore të miratuara në Konventën historike të 27 Prillit janë rruga e qartë dhe konkrete që i jep fund dramës së shpopullimit dhe që e kthen Shqipërinë në fuqi eksportuese.

Çuditërisht sot vura re se numri i qelisë time ishte 5.

Kjo do më ndihmojë edhe mua që çdo ditë të sqaroj më shumë 5 prioritetet tona që janë në interes të çdo familje shqiptare.

E me këtë rast dua të falenderoj kolegët e mi në Partinë e Lirisë që pavarësisht censurës të jashtëzakonshme bëjnë një punë të admirueshme e të pandalshme.

Ndërsa për Reformën në Drejtësi se si Parti e Lirisë i qëndrojmë  Reformës të votuar në Parlament me 140 vota dhe jo Ramaformës me 69 vota.

Dihet botërisht që falë insistimit tim Reforma në Drejtësi u miratua me 140 vota. Ky miratim ka gjurmën time të pashlyeshme dhe për të cilën u falenderova publikisht edhe nga ambasadori i Shteteve të Bashkuara.

Ndërkohë opozita bën shumë mirë që regjistron denoncimet e saj në SPAK sepse shumë shpejt do bëhet edhe bilanci i vërtetë i këtij institucioni dhe i çdo prokurori të veçantë.

Afërmendsh përgjegjësia është individuale.

Fundi i Drejtësisë me Regji është i pashmangshëm dhe i afërt siç është edhe rrëzimi i Narkoregjimit të vetëm në kontinent, krimet “intelektuale” të të cilit janë grabitje pa maska në mes të ditës të qindra milion euro të qytetarëve më të varfër të rajonit, në vendin më të pasur të rajonit me burime natyrore.

Ndërsa afërmendsh do të kujtohet për deklaratën më të papërgjegjshme që mund të bëjë një prokuror se: Gjykatat afërmendsh vendosin çfarë kërkojmë ne (SPAK).

Një vend pa Gjykata është një vend pa drejtësi.

Dhe jo rastësisht në prag të zgjedhjeve po kurdiset edhe akti i fundit i përdhosjes fatale të Gjykatës Kushtetuese për të eleminuar në mënyrën antikushtetuese çdo gjykatës të pavarur, jo që Edi Rama të ketë shumicën se kjo dihet prej kohësh, por që të mos ketë fare mendim pakice që ishte ëndrra e tij që në fillim të bllokimit të Gjykatës Kushtetuese.

Kjo i duhet domosdo para zgjedhjeve të 11 Majit se ka disa halle të mëdha për të cilat i duhet unanimiteti që të goditet sovraniteti.

Ai është mësuar të shesë sovranitet për t’u zvarritur në pushtet.

Ndaj i duhet Drejtësia me Regji që është drejt fundit pa lavdi.

Ndërkohë Mosbindja Civile dhe përballja çdo sekondë me regjimin e pakicës dhe mercenarët e tij është detyra e Partisë së Lirisë dhe gjithë opozitës së vërtetë për të rivendosur rendin kushtetues dhe barazinë para ligjit.

Vetëm kështu do çmontohet varfëria ekstreme ku është zhytur gjysma e popullsisë dhe do i jepet fund shpopullimit nga regjimi i inceneratorëve që nuk ekzistojnë apo që nuk “ndizen”.

, ̈ , ̈ ̈ ̈, ̈ ̈ ̈ ̈ , .

̧̈ ̈.

̈ ̈̈ ̧ ̈ ̈ ̈ ̈ ̈ ̈ ̈ ̈ ̈ ̈̈ ̈.

The post “Çuditërisht sot vura re se numri i qelisë time ishte 5-sa”- Kreu i PL reagon nga burgu: Nuk burgosen dot kauzat e Ilir Metës dhe e Partisë së Lirisë appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Vranësira kalimtare dhe temperaturat minimale deri në -2°C, parashikimi i motit për ditën e premte

By: P. Gj.
27 December 2024 at 08:28

Ditën e Premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Moti parashikohet me kthjellime si dhe vranësira mesatare-kalimtare gjatë orëve të mesditës e pasdites.

Era pritet të fyjë me drejtim verilindje-veri 3-11m/s, ndërsa në lugina dhe përgjatë vijës bregdetare 13-17m/s, shoqëruar me dallëzimi 3-4ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore -3 deri 5°C

në zonat e ulëta -2 deri 14°C

në zonat bregdetare 4 deri 14°C

The post Vranësira kalimtare dhe temperaturat minimale deri në -2°C, parashikimi i motit për ditën e premte appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

A shkakton kafja dhimbje koke? Ja cila është doza e saktë ditore

By: I K
26 December 2024 at 18:22

Mbarëvajtja e të gjithë organizmit është çelësi i një jete të gjatë.

E për ta arritur këtë një stil jetese i shëndetshëm është gjithnjë i nevojshëm.

Filloni nga ushqimi, ajo çfarë konsumoni çdo ditë është më e rëndësishme nga sa mund të duket në moment.

Çdo ushqim, gatim apo pije jep efektet e veta në organizëm, qofshin këto pozitive apo negative.

Në këtë përfundim kanë dalë edhe mjekët në një studim të fundit të cilit i referohet AgroWeb.org.

Sipas tyre një nga pijet më popullore në botë kafja shkakton dhimbje koke dhe migrenë.

Si Ndikon Kafeina Tek Migrena

Migrena është një sëmundje kronike që shkakton dhimbje të vazhdueshme koke.

Ajo mund të shfaqet pa pritur në çdo fazë të jetës.

Megjithëse shpesh herë shkaqet nuk janë në dorën e personave që vuajnë nga kjo sëmundje, stili i jetesës mund të jetë favorizues ose jo.

Ka një diskutim të gjatë dhe të njohur mbi konsumimin e kafeinës dhe dhimbjen e vazhdueshme të kokës.

Një studim i Universitetit të Harvardit të cilit i referohet AgroWeb.org, hedh dritë mbi disa të dhëna në lidhje me sëmundjen e migrenës.

Ekspertët mblodhën të dhëna nga përafërsisht 100 persona, të cilëve iu duhej të shënonin sasinë e saktë të konsumimit të kafes në ditë.

Këtu u përfshinë edhe pije të tjera me përmbajtje të lartë kafeine siç janë çajrat e fortë, si çaji i zi apo pijet me gaz.

Të gjithë pjesëmarrësit në studim kishin shenja të kësaj sëmundje kronike dhe dhimbje koke të vazhdueshme.

Rezultatet treguan se gjatë konsumimit të këtyre ushqimeve specifike, dhimbja e kokës ndër këta persona bëhej më intensive dhe e shpeshtë.

Sa Është Doza Ditore që Duhet të Konsumoni

Ekspertët rekomandojnë që nëse vuani nga migrena të mos konsumoni më shumë se tre filxhanë kafe në ditë.

Sasia e kafeinës është e ndryshme në pije të ndryshme, por nuk duhet të kaloni 180 mg në ditë.

Nëse konsumoni tre kafe ekspres në ditë kujdesuni që të mos konsumoni pije të tjera që kanë përmbajtje kafeine.

Evitoni konsumimin e kafes gjatë krizave të dhimbjes së kokës.

Pasi jo vetëm që nuk do t’jua pushojë, por do të japë pasoja edhe të nesërmen.

Nëse jeni konsumues të rregullt të kafes dhe nuk hiqni dot dorë nga kjo pije sigurohuni që të qëndroni në sasitë e paracaktuara nga mjekët./AgroWeb.org

 

The post A shkakton kafja dhimbje koke? Ja cila është doza e saktë ditore appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

U mor i pandehur nga SPAK, zbardhet akuza ndaj deputetit socialist! Plarent Ndreca favorizoi në tendera mikun e ish-ministrit Sandër Lleshaj

By: P. Gj.
25 December 2024 at 14:00

Ish-sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme, aktualisht deputet i Partisë Socialiste Plarent Ndreca, i cili është marrë i pandehur nga SPAK për shkelje të barazisë në tendera, akuzohet se në bashkëpunim me zyrtarë të tjerë të Ministrisë kanë favorizuar Gjon Radovanin si përfitues i tenderit për rikonstruksionin e 4 komisariateve.

Gazetarja Klodiana Lala, raporton se sipas SPAK, Ndreca dhe zyrtarët e Ministrisë e kanë privilegjuar Radovanin në të gjitha fazat e procedures së prokurimit dhe në përfundim e kanë shpallur fitues dhe lidhur kontratë me me bashkmin e Operatorëve ekonomikë, Derbi-E shpk,ndërkohë që nuk përmbushte kriteret ligjore.

Radovani sikurse rezulton në dosjen e SPAK reuzlton të jetë mik me ish-ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj, me të cilin ka shkëmbyer dhe mesazhe. E duket se për shkak të njohjeve dhe lidhjeve me titullarin e institcionit, kompania e tij ka fituar dhe tendera pranë ministrisë së Brendshme.

Nga hetimet rezulton se mes Radovanit i cili ka qenë konsulent në ministrinëe brendshme për këtë tender dhe të pandehurit Plarent Ndreca janë shkëmbyer emaile, që përmbajnë të dhëna lidhur me ambientet e komisariateve Vlorë, Pogradec dhe Mirditë, të cilët do të rikonstruktoheshin.

Sipas SPAK të dhënat i janë përcjellë paraprakisht shtetasit Gjon Radovani, i cili është ortak i APE shpk që u shpall fitues si bashkim operatorësh me Derbi-E shpk, në procedurën e prokurimit.

Në dosje thuhet se mes Ndrecës dhe Radovanit por edhe zyrtarëve të tjerë të ministrisë janë zhvilluar takime dhe kanë diskutuar lidhur me gjendjen e objekteve policore.
”Nga ky komunikim provohet se i pandehuri Plarent Ndreca ka patur dijeni paraprakisht lidhur me angazhimin dhe pjesmarrjen e shtetasit Gjon Radovanit në hartimin e projekteve tip për objekte të policisë së shtetit për të cilat do të zhvillohej më pas dhe procedura e prokurimit”, thekson SPAK.

Për të pandehurin Plarent Ndreca me detyrë në atë kohë Sektretar i Përgjithshëm dhe Titullari i Autoritetit Kontraktor në procedurën e prokurimit, objekt hetimi evidentohet qartësisht sjellja e tij e kundërligjshme duke dokumentuar një sërë shkelje ligjore gjatë fazave të ndryshme të procedurës së prokurimin publik objekt hetimi.

SPAK thekson se ai në bashkëpunim me punonjësit e tjerë, si specialistët e prokurimeve, anëtarët e KVO, anëtar KSHA, drejtoreshën e kabinetit të Ministrit dhe drejtoreshen e Shërbimeve Mbështetëse në Ministri kanë bërë të mundur që këtë tender ta fitonte BOE Derbi-E dhe APE shpk, duke krijuar avantazhe për këtë subjekt gjatë procedurës së prokurimit.

Për cudi pavarësisht se ish-zv.ministri Gjon Radovani rezulton se ka fituar tendera nga institucioni që drejtonte një prej miqve të tij, as ai dhe as Sandër Lleshaj nuk janë vënë nën akuzë nga SPAK.

The post U mor i pandehur nga SPAK, zbardhet akuza ndaj deputetit socialist! Plarent Ndreca favorizoi në tendera mikun e ish-ministrit Sandër Lleshaj appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

U fut me forcë në bankë dhe qëndroi aty për disa sekonda pasi ishte i dehur, gjykata e Korçës cakton masën e sigurisë për 38 vjeçarin

By: P. Gj.
25 December 2024 at 13:28

Gjykata e Korçës ka urdhëruar lirimin nga qelia e shtetasit  Valter Xhelillarin, i cili hyri me forcë brenda ambienteve të një banke të nivelit të dytë në qytet.

Ndaj 38 vjeçarit është caktuar masa e sigurisë “detyrim paraqitje”.

Ai u arrestua nga policia dy ditë pasi hyri në gjendje të dehur në bankën e nivelit të dytë. Pas vendosjen në pranga nga uniformat blu, ai deklaroi se nuk mbante mend asgjë.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e 21 Dhjetorit në lagjen nr.3 të qytetit të Korçës. Rreth orës 22:05, 38-vjeçari ka hyrë me forcë në ambientet e një bankës, ku ka qëndruar për disa sekonda dhe është larguar menjëherë sapo ka konstatuar shërbimet e Policisë, pa marrë asgjë.

“Pas identifikimit të autorit të dyshuar, bazuar dhe në inteligjencën policore, shërbimet e Policisë lokalizuan në lagjen nr.6 në Korçë dhe vunë në pranga shtetasin V. Xh., 38 vjeç, banues në Korçë.

Më datë 21.12.2024, rreth orës 22:05, 38-vjeçari ka hyrë me forcë në ambientet e një banke të nivelit të dytë, ku ka qëndruar për disa sekonda dhe është larguar menjëherë sapo ka konstatuar shërbimet e Policisë, pa marrë asgjë”, njoftoi policia të hënën (23 Dhjetor).

The post U fut me forcë në bankë dhe qëndroi aty për disa sekonda pasi ishte i dehur, gjykata e Korçës cakton masën e sigurisë për 38 vjeçarin appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Kamza prej 7 orësh pa drita, reagon OSHEE: Situata për shkak të një defekti në një nga fiderat! Po punohet për rikthimin e energjisë elektrike

By: P. Gj.
23 December 2024 at 20:57

Zona e Kamzës ka mbetur në errësirë totale prej rreth 7 orësh, për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike.

Situata ka nisur që rreth orës 14:00, teksa ende zona mbetet pa energji elektrike.

OSHEE ka reaguar në lidhje me problemin, duke u shprehur se shkak i kësaj situate është bërë defekti në një prej fiderat në Kashar.

Më tej, OSHEE lajmëron se në terren ndodhen grupet e avarisë, të cilët po punojnë për eliminimin e defektit, të cilët janë gjithashtu të ndikuar dhe nga kushtet e këqija atmosferike të ditës së sotme.

Sakaq, nuk dihet ende se kur do të rikthehet energjia elektrike në Kamëz, por sipas njoftimit të OSHEE-së, po punohet për rikthimin e saj sa më shpejt të jetë e mundur.

Reagim i plotë:
Si pasojë e një defekti në një nga fiderat e NST Kashar, ka mbetur pa energji zona e Kamzës.
Grupet e avarisë së OSSH, megjithë kushtet e këqija të motit, janë në terren dhe po punojnë për eleminimin e defektit dhe rikthimin e energjisë sa më shpejt tek të gjithë abonentët

The post Kamza prej 7 orësh pa drita, reagon OSHEE: Situata për shkak të një defekti në një nga fiderat! Po punohet për rikthimin e energjisë elektrike appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Protesta e opozitës, Policia e Shtetit arreston 15 qytetarë

By: P. Gj.
23 December 2024 at 20:00

Pas përfundimit të tubimit të opozitës, uniformat blu kanë arrestuar rreth 15 protestues. 

Në pamjet e mësipërme, shihet momenti kur policia ka shoqëruar dy qytetarë, të cilët ishin pjesë e protestës.

 

 

Kujtojmë që protesta e kësaj të hëne e opozitës u shoqërua me tensione dhe përplasje fizike mes policisë dhe deputetëve.

Deputeti i PD, Agron Gjekmarkaj u transportua në spitalin e Traumës, pasi humbi ndjenjat. Demokratët pretenduan se ai u dhunua nga forcat e policisë.

The post Protesta e opozitës, Policia e Shtetit arreston 15 qytetarë appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

“Rroga juaj nesër do jetë 1200 euro!”- Këlliçi ftesë policëve për t’u bashkuar në portestën e PD: Nuk kemi ardhur për t’u konfrontuar me ju! Liria mbrohet me gjak

By: P. Gj.
23 December 2024 at 17:45

Belind Këlliçi, nga Bashkia e Tiranës, një nga pikat kyçe ku po zhvillohet mosbindja civile e opozitës, u ka bërë thirrje forcave të policisë të bashkohen në tubim, ndërsa tha se nuk kërkojnë konflikt me asnjë, por zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Ai gjithashtu u shpreh se “liria mbrohet me gjak, jemi të gatshëm të japim gjithçka nga vetja për të mbrojtur lirinë”.

Këlliçi: I bëjmë thirrje forcave të policisë se askush nuk ka ardhur për tu konfrontuar me ju. U ftojmë të bashkohemi me ne, që rroga juaj nesër të jetë 1200 euro. Të bashkohet me këtë protestë. Kjo protestë bëhet edhe për ju, që ju dhe familjet tuaja të jetoni me dinjitet dhe të mos i shërbeni narkoshtetit.

Kushdo që mendon se PD do bëjë hap pas e ka gabim, ne nuk bëjmë asnjë milimetër pas. Do të qëndrojmë këtu në mbrojtje të qytetarëve. Ne do të vijojmë të qëndrojmë këtu deri në orën 20:00. Nuk kërkojmë konflikt me askënd, por zgjedhje të ndershme. Liria mbrohet me gjak, jemi të gatshëm të japim gjithçka nga vetja për të mbrojtur lirinë.

The post “Rroga juaj nesër do jetë 1200 euro!”- Këlliçi ftesë policëve për t’u bashkuar në portestën e PD: Nuk kemi ardhur për t’u konfrontuar me ju! Liria mbrohet me gjak appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Këshilla/ Ja çfarë duhet të bëni për më shumë energji gjatë ditës

By: gsh
22 December 2024 at 16:18

Të qenit energjikë është e nevojshme për të kryer aktivitetet që mbushin ditën. Por në rastin e njeriut, energjia nuk vjen me një të ndezur të çelësit.

Mësoni rregullat e arta për të pasur sa më shumë energji gjatë ditës:

Drita e Diellit

Drita e diellit rregullon orën e brendshme të trupit dhe stimulon qelizat e trurit.

Hapni dritaren kur të zgjoheni dhe shijoni dritën që të jeni më vigjilentë gjatë ditës.

Studimet konfirmojnë se, nëse shijoni të paktën 30 minuta dritë natyrale në ditë do të jeni më energjikë.

Mëngjesi me Proteinë
Hani mëngjes të pastër me proteinë që t’ju mbajë ngopur për më gjatë.

Një mëngjes i tillë përfshin: bukë me drithëra të plota, banane, qumësht ose kos pa yndyrë, fruta pylli dhe arrorë.

Pini Ujë
Nëse jeni të dehidratuar do të jeni të plogësht dhe pa energji.

Pini ujë vazhdimisht, por mos e pini me ngut sepse veshkat do ta filtrojnë menjëherë dhe do ta nxjerrin nga organizmi pa i dhënë mundësi trupit ta shfrytëzojë atë.

Kafe Në Gllënka Të Vogla
Kafeja sjell energji të shpejtë por që zgjat pak.

Strategjia ideale për një energji të vazhdueshme është që të pini 6 deri në 8 gllënka të vogla të kafesë nga mëngjesi deri pasdite.

Çajrat
Çajrat përmbajnë amino acide që rrisin ndjesinë e mirëqenies dhe vigjilencës.

Në ditë të plogështa, pini patjetër një çaj edhe nëse keni pirë një kafe dhe do të vëreni një energji më të plotë.

Frutat dhe arrorët
Hani fruta të plota dhe arrorë. Mos pini lëngje të gazuara mes vakteve apo ëmbëlsira plot sheqer.

Thuaji Jo Ushqimeve Të Shpejta
Pica, hamburgeri, mishi i skuqur i pulës kanë aftësi shteruese të energjisë.

Këto ushqime përmbajnë substanca që provokojnë përgjumjen e trurit.

Bëni Një Shëtitje
Një shëtitje 20 minutëshe pas drekës do t’ju gjallërojë, thonë ekspertët.

Aktiviteti fizik i jep energji trurit ndonëse ju ngjall ndjesinë e përtacisë.

Shëtitja dhe ecja çlirojnë hormonet e duhura për t’u ndjerë energjikë.

Dremisni
Mjafton një dremitje prej 15-30 minutash pasdite për t’u ndierë më mirë.

Megjithatë vendosni alarmin që të zgjoheni dhe të mos bini në gjumë të thellë, nga i cili do ju duhet më shumë se një orë të zgjoheni.

Nëse flini shumë në drekë, do të ndiheni të plogësht për shumë kohë.

Larja e Fytyrës
Njerëzit që lajnë fytyrën pas dremitjes, ndihen më të gjallë dhe energjikë.

Nje tjeter alternativë është të lani duart në ujë të ftohtë dhe më pas të fërkoni pjesën e pasme të qafës.

Gjumin e Sotëm Mos e Lër Për Nesër
Një natë e vetme ndoshta nuk mjafton për të rimëkëmbur netë të tëra pa gjumë.

Një herë në javë të paktën përpiquni të flini herët, sepse edhe truri e ka të nevojshëm pushimin.

Të gjitha punët që keni lënë bërë shtyjini për nesër dhe dhurojini vetes qetësinë e nevojshme./AgroWeb.org

The post Këshilla/ Ja çfarë duhet të bëni për më shumë energji gjatë ditës appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Konflikt mes 2 grupe të rinjsh! Përfundojnë në spital 4 persona, dy prej të cilëve u plagosen me sende të forta, detajet nga ngjarja

By: P. Gj.
22 December 2024 at 13:08

Një konflikt mes dy grupe të rinjsh është shënuar mbrëmjen e së shtunës, rreth orës 20:00 në fshatin Shkallë, të Bashkisë Konispol.

Sipas burimeve, në konflikt janë të përfshirë të paktën 6 persona, teksa mes tyre ka pasur dhe të plagosur.

Në spitalin e Sarandës kanë shkuar për mjekim 4 persona, por 19-vjeçari Amarildo Saliko nga Konispoli dhe 22-vjeçari Flori Pasho nga fshati Shalës kanë qenë të plagosur më rëndë.

Ata kishin pasur të çara 3-4 cm në kokë dhe kanë marrë ndihmë në spital. Policia ka nisur hetimet për ngjarjen dhe mësohet se janë shoqëruar 4 persona të cilët po merren në pyetje për të sqaruar shkaqet e kësaj ngjarjeje.

The post Konflikt mes 2 grupe të rinjsh! Përfundojnë në spital 4 persona, dy prej të cilëve u plagosen me sende të forta, detajet nga ngjarja appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Apeli i Posaçëm prish vendimin për inceneratorin e Fierit, çështja kthehet për rigjykim në GJKKO me tjetër trupë gjykuese

By: P. Gj.
19 December 2024 at 14:27

Gjykata e Posaçme e Apelit, ka prishur vendimin për inceneratorin e Fierit, dhe e ka rikthyer çështjen për rigjykim në shkallë të parë, pra në GJKKO me një tjetër trup gjykuese.

Ky vendim erdhi pas ankimit e të pandehurve Lefter Koka, Alqi Bllako, Pëllumb Abeshi, Sabina Cenameri, Florian Muçaj, Azem Shatëri, Arjola Kodra, Erjon Murataj, Klodian Zoto, Loran Dusha, Arben Dervishi, Juri Imeraj, të cilët janë dënuar në GJKKO për këtë aferë.

Kujtojmë se ish-ministri i Mjedisit u dënua me 6 vite e 8 muaj burg, Klodian Zoto me 8 vite, ndërsa ish-Sekretari i Përgjithshëm në Ministrinë e Mjedisit Alqi Bllako u dënua me 2 vite e 8 muaj burg, si pasojë e ndryshimit të akuzës.

Për Bllakon, SPAK kërkoi 7 vite burg, por se mori pafajësi për akuzën “shpërdorimi i detyrës të funksionarit të lartë shtetëror” dhe vepra penale iu rikualifikua në “shpërdorim detyre të nëpunësit që kryen një detyrë publike”.

Me shërbim prove janë dënuar 5 nga të pandehurit, Gentian Zifla, Regan Merdani, Sabina Canameri, Azem Shateri, Florian Muça dhe Pëllumb Abeshi. Gjykata e Posaçme firmosi pafajaësi për të pandehurit Arben Dervishi, Arjola Kodra dhe Juri Ymerajn.

 

KOMUNIKIM PËR MEDIAN

 

 

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Engert Pëllumbi (kryesues), Dhimitër Lara (anëtar) dhe Miliana Muça (anëtare),  më datë 19.12.2024, shpalli vendimin lidhur me çështjen e regjistruar me nr. 26 akti, datë 04.04.2024 regjistrimi, mbi ankimin e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, si dhe mbi ankimet e ankuesve/të pandehurve L.K., A.B., P.A., S.C., F.M., A.Sh., A.K., E.M., K.Z., L.D., A.D., J.Y., kundër vendimit nr. 57, datë 25.09.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, dhe vendosi:

Prishjen e vendimit nr.57, datë 25.09.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, dhe kthimin e akteve kësaj gjykate me tjetër trup gjykues.

Kundër këtij vendimi mund të bëhet rekurs në Gjykatën e Lartë brenda 20 (njëzet) ditëve nga e nesërmja e njoftimit të tij.

 

vijon…

The post Apeli i Posaçëm prish vendimin për inceneratorin e Fierit, çështja kthehet për rigjykim në GJKKO me tjetër trupë gjykuese appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

“Rruga e Lurës, e harruar!” -Denoncimi i PD: Rikonstruksioni me vlerë 12.2 mln euro, e vjedhur nga investitorët strategjikë dhe qeveritarët

By: P. Gj.
18 December 2024 at 14:42

Partia Demokratike ka denoncuar projektin e rikonstruksionit të rrugës Perlat-Fushë Lurë-Arrëz, e cila ka vlerë 12.5 milionë euro, duke u shprehur se fondet janë vjedhur nga investitorët strategjikë dhe qeveritarët.

Deputetja e Partisë Demokratike, Elda Hoti, përmes një deklaratë për shtyp është shprehur se punimet e kësaj rruge nisën në vitin 2022 por kanë mbetur ende pezull, që në fakt duhej të përfundonin 2023.

“Projekti për rikonstruksionin e rrugës Perlat – Fushë Lurë- Arrëz, me vlerë 12.5 mil euro, zhvilluar nga Fondi shqiptar i Zhvillimit është një kontratë kryekëput korruptive. Punimet kanë filluar që në 2022 dhe kanë mbetur pezull, ndërsa z. Rama ka deklaruar përfundimin e punimeve në dhjetor 2023.

Nënkontraktori ka braktisur punimet, ndërsa kontraktori bullgar në faqen zyrtare deklaron se kontrata ERDP/AITP/Ë/2020/14 e 23 shkurtit 2022, lidhur me FSHZH, ka nisur në mars 2023 dhe do përfundonte në mars 2024″, u shpreh deputetja

Hoti shton se  “ndërkohë, paratë janë lëvruar, sepse kontraktori vetëm si likujdim tvsh-je ka marrë 7 këste pagesash për këtë kontratë me vlerë 681 mijë euro.
Por rruga nuk ka përfunduar, as kur tha kryeministri, as kur tha kontrata. Fondi u vodh dhe mirditorët e dibranët mbetën pa rrugë.”

DEKLARATË PËR MEDIA DEPUTETJA E PD, ELDA HOTI

Sot jam ketu per te ngritur zerin per nje nga krahinat më krenare dhe historike të Shqipërisë, fatkeqesisht të lënë në harresë nga ata që flasin për “Shqipërinë 2030”, dhe harrojnë Shqipërinë reale, që në zona të caktuara është ende në vitet ’80.
Mirdita e njerëzve punëtorë e fisnikë meriton shumë, dhe asnjëherë premtime të pambajtura dhe rrena të përsëritura nga Rama dhe qeveritarët e tij.

Rruga e Lurës është simbol i kësaj harrese dhe mashtrimi ciklik. Një projekt i premtuar vite më parë, i promovuar me bujë nga Kryeministri, sot qëndron i bllokuar, i harruar dhe pa asnjë shpresë për realizim.
Fondet që duhej të përdoreshin për ndërtimin e kësaj rruge dhe zhvillimin e zonës, duket se kanë ikur në drejtimin e përhershëm, te investitorët strategjikë të qeverisë ose xhepat e qeveritarëve qendrorë apo vendorë.
Projekti për rikonstruksionin e rrugës Perlat – Fushë Lurë- Arrëz, me vlerë 12.5 mil euro, zhvilluar nga Fondi shqiptar i Zhvillimit është një kontratë kryekëput korruptive. Punimet kanë filluar që në 2022 dhe kanë mbetur pezull, ndërsa z. Rama ka deklaruar përfundimin e punimeve në dhjetor 2023.
Nënkontraktori ka braktisur punimet, ndërsa kontraktori bullgar në faqen zyrtare deklaron se kontrata ERDP/AITP/W/2020/14 e 23 shkurtit 2022, lidhur me FSHZH, ka nisur në mars 2023 dhe do përfundonte në mars 2024.
Ndërkohë, paratë janë lëvruar, sepse kontraktori vetëm si likujdim tvsh-je ka marrë 7 këste pagesash për këtë kontratë me vlerë 681 mijë euro.
Por rruga nuk ka përfunduar, as kur tha kryeministri, as kur tha kontrata. Fondi u vodh dhe mirditorët e dibranët mbetën pa rrugë.

Sa herë keni dëgjuar fjalime të bukura dhe premtime boshe nga Kryeministri që, kur vjen koha e zgjedhjeve, kujtohet se e ka origjinën nga Mirdita apo Shkodra, e ndonjëherë nga kudo tjetër që i leverdis.
Origjina dhe puna e qeveritarëve nuk matet me fjalë, por me vepra. Fatkeqësisht, Mirdita ka dëgjuar premtime me veshë, por me sy nuk ka parë asnjë investim.
Rrjedhimisht atraksionet turistike të kësaj zone, dhe më gjerë të Shqipërisë verilindore janë të izolurara.
Mirdita meriton investime, rrugë që lidhin komunitetet dhe zhvillojnë turizmin, arsim cilësor për të rinjtë dhe mbështetje për bujqësinë dhe blegtorinë që mbajnë gjallë ekonominë lokale.

Eshte koha qe ata që kanë qeverisur me premtime të rreme të mbajnë përgjegjësi për dështimet e tyre.
Mirditorët nuk duhet dhe as do të lejojnë që Mirdita të mbetet një pikë e harruar në hartën e Shqipërisë.
Me vendosmëri, ide dhe projekte Partia Demokratike sot dhe qeveria e saj nesër, do të kërkojnë dhe ofrojnë zhvillim, respekt dhe dinjitet.
Për Mirditën dhe gjithë Shqipërinë.

The post “Rruga e Lurës, e harruar!” -Denoncimi i PD: Rikonstruksioni me vlerë 12.2 mln euro, e vjedhur nga investitorët strategjikë dhe qeveritarët appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

I biri u vra nga shoku i tij, babai i viktimës rrëfen si nisën dyshimet: Ishte aq i pashpirt, hanin e punonin bashkë! Kur e pyeta a e pe Brankon, më pa shtrembër…

By: P. Gj.
11 December 2024 at 12:18

Babai i Branko Shkozës, 33-vjeçarit i cili u gjet në kanal e dyshohet se u vra nga shoku i tij, Majlind Habibi, ka rrëfyer se i biri dhe autori i krimit prej 4 vitesh kishin një marrëdhënie të ngushtë, saqe “hanin e pinin bashkë”. Ai ka treguar se mbrëmjen kur ndodhi vrasja, më 2 dhjetor, të dy kanë qenë duke pirë alkool në një lokal së bashku me disa persona të tjerë.

Dyshimet ndaj 35-vjeçarit nisen nga babai i viktimës, pasi autori i vrasjes nuk mori pjesë në kërkimet për gjetjen e Branko Shkozës, si edhe gjatë natës familja e tij kishte nisur në fshehtësi largimin e rrobave nga banesa ku jetonin.

“Ditë natë rrinin bashkë. Më hipën dyshimet sepse ditën e dytë e kam pyetur “A e ke parë Brankon?” më pa shtrembër dhe më tha “Nuk e kam parë” dhe iku”, tha i ati i 33-vjeçarit, duke theksuar se autori i shkoi edhe në varrim.

Ai tregoi se për shkak të dyshimeve që ishin krijuar i vendosi edhe njerëz mbrapa për ta ruajtur 35-vjeçarin, duke shtuar ngjarja u zbardh pasi një dëshmitar vendosi të rrëfejë krimin.

“Pas 4 ditësh një djalë i lagjes i tha komshiut tim “kam 4 ditë që nuk ha bukë, dua të tregoj ngjarjen, se kush e ka mbytur Brankon”,”- deklaroi babai.

Babai i Branko Shkozës: Ka qenë errësirë, hasmi e ka pritur këtu (tregon vendin). Kur djali im pinte shtrihej tek ky divani. Sipas të dhënave e ka marrë djalin për dore dhe e ka dërguar aty.

Dyshimi im ishte që djali ishte rrëzuar në kallama, sepse unë e kam parë rreth 8 metra larg urës. Por, prap kisha dyshime,  edhe pse mendova se e ka pasur nga Zoti sepse ishte i pirë, shkova tek ura, sepse djali im ka rënë dhe më përpara. Por kurrë çuni im nuk kalonte vetëm këtu, shtrihej në divan. Ma sillnin gratë e lagjes sepse djalin e kam pasur të urtë, jo se më iku djali mua, por pra hyra në kërkim sepse e dija që ai ishte në shtëpi pasi i dilte rakija. E ka pas pirë një gotë raki. Ai 2 orë nuk e zgjaste pa ardhur në shtëpi, kur dilte më thoshte jam në x vend, kjo më shtyu ta kërkoja.

Në darkë nuk erdhi, në mëngjes më tha nipi që “gjysho nuk ka ardhur Branko”. Dyshova se është mbytur sepse ka rënë edhe herë të tjera tek ura.

Pashë dhe mu kënaq zemra që nuk e gjeta. Mora shufrën e hekurit 12 metra, atë ditë që u mbyt djali kishte rreth 1 metër ujë.

Ditë natë rrinin bashkë. Më hipën dyshimet sepse ditën e dytë e kam pyetur “A e ke parë Brankon?” më pa shtrembër dhe më tha “Nuk e kam parë” dhe iku. Filluan të më vijnë të dhëna që kanë bërë fjalë. Më vonë dëgjuam se sipas këtij i kishte ngacmuar gruan në shtëpi. Autori ishte agresiv, rrihte fëmijët, i ka shkuar gruas me sëpatë. Kjo më shty, një njeri agresiv mund të bëjë çdo gjë dhe pse të mos e kërkoi ky djalin tim kur kanë qëndruar bashkë ditë natë. Gjithë lagjja duke e kërkuar, ata hanin bukë bashkë. Telefononim djalin, nuk e hapte telefonin. Ky ishte shprehur që unë Brankon e mbyta, e hoqa. Pas kësaj fshihen edhe gjëra të tjera, njerëz që kam pyetur. Ka njerëz të përfshirë, s’bëhet fjalë, e para nëna e vet që e di krimin. Kur djali im është mbytur filluan të hiqnin rrobat natën nga shtëpia, thashë pse po i heqin rrobat. Nisën natën të largonin fëmijët, i kanë parë të tjerët, duke larguar fshehurazi rrobat.

Pastaj si të mos më vijë mua xhenaze tek çuni, mos të pyesin gruan time “A e gjete djalin?”. Kam bërë 3 netë e 4 ditë kërkime me oficerin e policisë, kemi shkuar i kemi kapur të gjithë. Kam pyetur më kanë thënë që nuk dimë gjë, por kanë qenë në dijeni që tek lokali ku kanë pirë deri tek të tjerët. Pas 4 ditësh një djalë i lagjes i tha komshiut tim “kam 4 ditë që nuk ha bukë, dua të tregoj ngjarjen, se kush e ka mbytur Brankon”.

Djali im e dinte notin, por nuk ka si shkon 11 metra nga ura larg. Mbas 4 ditësh trupi i djalit ka dalë lart, unë shikoja një gjë të zezë, por mendoja se ishin mbeturinat. Por ishte kurrizi i çunit, xhupi i tij.

Djali tjetër i ka pas sjellë një kostum nga Gjermania dhe e njohëm nga etiketa. Ky shoku i vet aq i pashpirt ishte sa të mos kërkonte Brankon që kanë katër vite që hanë e pinë bashkë. Djali im iku 32-vjeç, tek varrezat i kam thënë një fjalë se ky më fshihej nga mbrapa. Oficeri i krimeve më tha ku ke dyshime do e ruash, e ruaja me bisht të syrit dhe i kisha vendosur një njeri mbrapa për të parë të gjitha veprimet e tij. Kjo pa më treguar komshiu im këtë çështje. Djali u gjet në ujë. Kur ka dalë trupi nuk e  mendova se ka rënë nga ura. Por rezultoi se e kishte kapur nga qafa dhe e ka shtyrë, këtu. Djali im ka pirë me 3-4 vetë, që thonë nuk dimë gjë, ngjarja po zbardhet të gjithë janë në dijeni. Më ka ardhur edhe në varrim, më ka ngrënë dhe bukën. Dyshim im i fundit ka qenë kur i ftova për bukë, të dy si vëllezër nuk më kanë ardhur tek buka.

Çfarë më qan në telefon? Mos qaj më sepse kam ikur në varreza i kam thënë “baba yt po ikën po të lë pa mbuluar, do ta hedh dheun një ditë tjetër”. Nuk i kam hedhur dhe’ djalit sepse kam shkuar të shikoj autorin e krimit sepse më ikte mbrapa njerëzve. Nuk ia kam ndarë me shokë e miq, dyshimi i fundit ishte që unë fëmijëve të tij i blija çokollata çdo ditë. Policia të më rrijë afër, djemtë i kam në gjendje të keqe. Jo më larg se sot nëna e personit që ka bërë krimin ka qenë duke ardhur për shtëpi, po ta kishte parë djali atë. Mos të kisha marrë policinë se çfarë ndodhte, shteti të rrijë në ruajte të çunave që kjo gjë të zbardhet me shtet.

The post I biri u vra nga shoku i tij, babai i viktimës rrëfen si nisën dyshimet: Ishte aq i pashpirt, hanin e punonin bashkë! Kur e pyeta a e pe Brankon, më pa shtrembër… appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Fatmir Mediu në IDU Forum Washington DC! Zbardhen takimet dhe diskutimet mes kreut të PR dhe zyrtarëve ndërkombëtarë

By: P. Gj.
6 December 2024 at 13:30

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka qenë pjesë e forumit të IDU në Uashington DC.

Përmes një postimi në rrjete sociale, krahas fotove, Mediu shkruan se është takuar me ish-kryeministrin e Kanadasë, Stephen Harper, kryeministrin australian, Scott Morison, ish-kryeministren britanike Liz Trust, Lideren e re të Konservatorëve Britanik Kemi Badenoch, Lordin Michael Ashcroft, kancelarin Austriak Sebastian Kurz.

Diskutimet mes kreut të PR-së dhe ndërkombëtarëve ishin rreth politikës, ekonomisë dhe sigurisë.

Sipas Mediut, fokus i diskutimeve ishin dhe politikat e Kinës, Rusisë, Iranit, Ukrainës, Lindjes së Mesme, Izraelit, etj.

Postimi i plotë:

IDU Forum Washington DC
Gjatë forumit të IDU në Washington DC ishte kënaqësi të bisedoja me Kryetarin e IDU ish kryeministri i Kanadasë Stephen Harper, kryeministrin e Australisë Scott Morison, ish kryeministren Britanile Liz Trust, Lideren e re të Konservatorëve Britanik Kemi Badenoch, mikun tim të vecantë Lordin Michael Ashcroft, kancelarin Austriak Sebastian Kurz etj
Shumë panele me personalitete të politikës botërore si dhe të politikës Amerikane diskutuan për cështje të gjeopolitikës, ekonomisë dhe sigurisë. Kina, Rusia, Irani, Ukraina, Lindja e mesme, Izraeli, Palestina dhe Hezbullah etj, në fokusin dhe mendimim e këtyre politikanëve të rëndësishëm botëror
Vec qëndrimeve dhe mendimeve të tyre në panele është një eksperiencë e vecantë takimi dhe biaseda personale me ta.

The post Fatmir Mediu në IDU Forum Washington DC! Zbardhen takimet dhe diskutimet mes kreut të PR dhe zyrtarëve ndërkombëtarë appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Partia e Lirisë protestë para SPAK-ut, lexohet mesazhi i Ilir Metës: Hetime të turpshme dhe të manipuluara! Po mbrohet korrupsioni!

By: P. Gj.
6 December 2024 at 13:07

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, teksa forca politike po protestonte përpara SPAK-ut, ai ka përcjellë një mesazh, i cili u lexua nga Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun, Arla Merja.

Meta i ka konsideruar hetimet ndaj tij si të turpshme dhe të manipuluara.

Sakaq, kreu i Partisë së Lirisë ka sulmuar dhe një herë Prokurorinë e Posaçme, duke u shprehur se ka si synim goditjen e opozitës, teksa shtoi se favorizohen pushtetarët dhe “mbron korrupsionin e kryeministrit”.

“SPAK dhe Dumani janë garant të korrupsionit të Edi Ramës dhe në marrëveshje të plotë me të godasin me regji dhe mirëkuptim limona të shtrydhur të rilindjes, por pa cenuar kolonën vertebrore të këtij mekanizimi dhe sidomos edhe korruptorin e ndërkombëtarëve.

Ndaj edhe firmosi për rrëmbimin tim nga narkopolicia me nxitim mbi një ligj të shfuqizuar 4 vite më parë dhe mashtrojnë para gjykatës së arrestimi është bërë sipas ligjit.

Pas 5 vitesh hetime të turpshme dhe të manipuluara të nisura nga vetë Dumani për një cështje para 14 vitesh dhe të hetuar dy herë, Ilir Meta dyshohet se favorizoi një biznesmen përmes ndryshimit të një ligj, amendamentet e të cilës u propozuan nga deputetja e Ramës”, thuhet ndër të tjera në mesazhin e Metës.

The post Partia e Lirisë protestë para SPAK-ut, lexohet mesazhi i Ilir Metës: Hetime të turpshme dhe të manipuluara! Po mbrohet korrupsioni! appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

‘Qytetit i mungon hyrja, bashkisë nuk i mundësohet asnjë fond!” -Gjekmarkaj në Mirditë: Të vendosur për përballje frontale me të keqen!

By: P. Gj.
30 November 2024 at 14:58

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, ndodhej në Mirditë, ku u takua me qytetarë të Rubikut, kryetarin e PD-së së qytetit, Aleksandër Lala dhe kryebashkiakun Albert Mëlyshi.

Gjekmarkaj shtroi disa prej problemeve që Mirdita ka hasur, duke u shprehur se qytetit i mungon hyrja e se bashkisë sipas tij nuk i është mundësuar asnjë fond.

Sakaq, demokrati përmendi disa prej kërkesave të PD-së, si zgjedhje të lira, qeveri teknike, ashtu sikurse ritheksoi programin kësaj force politike.

“Të gjithë të vendosur për përballje frontale me të keqen! Të gjithë një zëri për Qeveri Teknike, zgjedhje të lira e të ndershme, rrotacion demokratik, ndalim i shpopullimit, korrupsionit dhe varfërisë. Angazhim i plotë per diasporën që të votojë ndryshimin. Dialog e llogaridhënie. Rubiku i pasurive nëntokësore i lënë në harresë në 12 vitet e pushtetit të Edi Ramës!

Programi i PD, minimum jetik 200 euro! Pesnione mbi 200 euro ! Rrogë mesatare 1200 euro! Rrogat më të lartat në rajon për pedagogët, mësuesit dhe sistemin mjekësor! 160 milion euro per bujqesinë!”, tha ai.

Postimi i plotë:

Një takim domethënës me demokratë e qytetarë të Rubikut së bashku me Kryetarin e PD-së Mirditë, z.Aleksander Lala dhe Kryetarin e Bashkisë Mirditë, z. Albert Mëlyshi!
Të gjithë të vendosur për përballje frontale me të keqen! Të gjithë një zëri për Qeveri Teknike, zgjedhje të lira e të ndershme, rrotacion demokratik, ndalim i shpopullimit, korrupsionit dhe varfërisë. Angazhim i plotë per diasporën që të votojë ndryshimin. Dialog e llogaridhënie. Rubiku i pasurive nëntokësore i lënë në harresë në 12 vitet e pushtetit të Edi Ramës!
Qytetit i mungon hyrja, Bashkisë Mirditë nuk i mundësohet asnjë fond! Papunësi, mjerim e heqje të asistencave sociale nga Qeveria e Edi Ramës. Shkolla e qytetit ka nevojë për ndërhyrje restauruese urgjente! Ministrja Manastirliu mos ta fshehë në sirtar projektin e Bashkisë Mirditë!
Programi i PD, minimum jetik 200 euro! Pesnione mbi 200 euro ! Rrogë mesatare 1200 euro! Rrogat më të lartat në rajon për pedagogët, mësuesit dhe sistemin mjekësor! 160 milion euro per bujqesinë!
Infrastrukturë e duhur për turizëm elitar në Mirditë, Lezhë, Kurbin e kudo! Luftë bandave dhe arrogancës! PD qeveris ndershmërisht, më mirë!
Nuk duhet të harrojmë sukseset e PD, Shqipëria në NATO, Shqipëria pa viza, infrastrukturën 10 mijë km vetëm rrugë, shkolla e ujesjellës, koston e lirë e cilësinë me të cilat ndërtoheshin, rrogat e pensionet që u rriten e nuk levizën më që asokohe,TAB-in, hidrocentralet, buxhetin e parë substancial, asgjësimin e 130 bandave gjakatare në vitin e parë të qeverisjes! Demokratët janë krenar për qeverisjen e tyre, qytetarët nostalgjik për rikthimin e saj!

The post ‘Qytetit i mungon hyrja, bashkisë nuk i mundësohet asnjë fond!” -Gjekmarkaj në Mirditë: Të vendosur për përballje frontale me të keqen! appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Ndeshja më e titulluar në Gjermani ndez “xixat”/ Dortmund “blind” në shtëpi, Bajerni si makineri golash

By: P. Gj.
30 November 2024 at 11:08

“Përplasja” e pritur me padurim mes Borusias dhe Bajernit është e një rëndësie të veçantë për të dy grupet e tifozëve, dhe jo vetëm për shkak të shumë ndeshjeve me cilësi të lartë në të kaluarën. Është gjithashtu një klasike e vërtetë e Bundesligës.

PRECEDENTËT – E shtuna do të jetë hera e 136-të që verdhezinjtë do të përballen me bavarezët, asnjë ndeshje tjetër nuk është luajtur kaq shpesh në futbollin profesionist gjerman. Dortmund ka pësuar humbjet më të shumta në historinë e saj ndaj gjigandëve nga Mynihu, ndërsa Bajerni ka pësuar gjithashtu humbjet më të shumta ndaj Dortmundit (33).

PRAPAVIJA – Minxhae Kim ishte lojtar protagonist në fitoren e rëndësishme 1-0 të së martës në shtëpi kundër PSG-së në Ligën e Kampionëve, jo vetëm për shkak të golit të tij “të artë”, por edhe për shkak të një paraqitjeje tjetër të vendosur në mbrojtje. Koreano-jugori dhe “partneri” i tij Daiot Upamekano janë në “zemër” të një mbrojtjeje që ka qenë e jashtëzakonshme kohët e fundit. Rezultati i pastër kundër PSGsë ishte i shtati radhazi i tyre në ndeshjet konkurruese, një ecuri që ata do të kërkojnë ta zgjasin në Dortmund. Hera e fundit që ata shkuan pesë ndeshje radhazi në Bundesligë pa pësuar gol ishte në vitin 2017 nën drejtimin e Karlo Ançelotit, hera e fundit që arritën gjashtë ishte gjatë mandatit të Pep Guardiolës në dhjetor 2014.

“REKORDMENI” NOJER – Çuditërisht, një pjesë thelbësore e mbrojtjes së fortë të Bajernit është fituesi pesë herë i çmimit të portierit më të mirë në botë “IFFHS” Manuel Nojer, i cili jo vetëm që festoi një tjetër portë të pastër kundër PSG-së, por gjithashtu shkëlqeu në atë që është bërë “marka” e tij futbollistike. Në Dortmund, 38-vjeçari dy herë fituesi i Championsit tani do të luajë në ndeshjen e tij të 512-të të Bundesligës, e cila do të barazonte numrin e Uli Shtain dhe do ta vendoste atë në vendin e tretë të përbashkët në listën e paraqitjeve të një portieri në ligën kryesore të Gjermanisë. Vetëm Eike Imel (534) dhe legjenda e Bajernit, Oliver Kahn (557) kanë luajtur më shumë ndeshje si portier në krye të Gjermanisë.

GOLEADORI ANGLEZ – Duke qenë se njëra “dhëmbëz” aktualisht po bashkohet në mënyrë të përsosur me tjetrën në Bajern, kjo mbrojtje funksionale plotësohet gjithashtu nga një sulm i rrezikshëm. Qendërsulmuesi Herri Kejn shënoi një trigolësh kundër FC Augsburg, duke e lënë atë me golat me numër 48, 49 dhe 50. Asnjë lojtar tjetër në historinë e ligës gjermane nuk ka shënuar kaq herët në raportin e ndeshjeve 50 gola. Erling Haland vijon në vendin e dytë në këtë listë me 50 ndeshje.

Trigolëshi kundër Augsburgfut në derbin e Bavarisë ishte gjithashtu i shtati i Kejn në Bundesligë, një tjetër rekord! Në vendin e dytë me një diferencë të konsiderueshme është Dieter Myler (123 ndeshje). Diçka tjetër që ka rënë vazhdimisht në sy javët e fundit është sesa “vrastar” është Kejn kur bëhet fjalë për penalltitë. Ai ka shënuar të dhjetë golat që ka marrë në Gjermani deri më tani, por ai do të duhet të vazhdojë nëse dëshiron të barazojë rekordin e Hans-Joakim Abel. Ish-lojtari i Shalkes dhe Bohumit i ktheu në gol të 16 përpjekjet e tij nga pika e bardhë. Xhamal Musiala gjithashtu ka qenë jashtëzakonisht produktiv kohët e fundit dhe ka grumbulluar shtatë gola në Bundesligë.

DORTMUNDI- Skuadra e trajnerit Nurin Shahin do të shkojë në ndeshje plot besim, pasi është e vetmja skuadër që ka fituar të gjitha ndeshjet e tyre në shtëpi 2024-2025. Kjo do të thotë se është ekipi më i mirë vendas kundër skuadrës më të fortë si mysafir të shtunën në mbrëmje. Në pesë ligat më të mira të Europës, vetëm Barcelona në Spanjë, PSG në Francë dhe Borusia nuk kanë pranuar ende një barazim apo humbje në shtëpi.

SAIMIR MBËRSI-PANORAMASPORT.AL

The post Ndeshja më e titulluar në Gjermani ndez “xixat”/ Dortmund “blind” në shtëpi, Bajerni si makineri golash appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

❌