Normal view

“Rruga e Lurës, e harruar!” -Denoncimi i PD: Rikonstruksioni me vlerë 12.2 mln euro, e vjedhur nga investitorët strategjikë dhe qeveritarët

By: P. Gj.
18 December 2024 at 14:42

Partia Demokratike ka denoncuar projektin e rikonstruksionit të rrugës Perlat-Fushë Lurë-Arrëz, e cila ka vlerë 12.5 milionë euro, duke u shprehur se fondet janë vjedhur nga investitorët strategjikë dhe qeveritarët.

Deputetja e Partisë Demokratike, Elda Hoti, përmes një deklaratë për shtyp është shprehur se punimet e kësaj rruge nisën në vitin 2022 por kanë mbetur ende pezull, që në fakt duhej të përfundonin 2023.

“Projekti për rikonstruksionin e rrugës Perlat – Fushë Lurë- Arrëz, me vlerë 12.5 mil euro, zhvilluar nga Fondi shqiptar i Zhvillimit është një kontratë kryekëput korruptive. Punimet kanë filluar që në 2022 dhe kanë mbetur pezull, ndërsa z. Rama ka deklaruar përfundimin e punimeve në dhjetor 2023.

Nënkontraktori ka braktisur punimet, ndërsa kontraktori bullgar në faqen zyrtare deklaron se kontrata ERDP/AITP/Ë/2020/14 e 23 shkurtit 2022, lidhur me FSHZH, ka nisur në mars 2023 dhe do përfundonte në mars 2024″, u shpreh deputetja

Hoti shton se  “ndërkohë, paratë janë lëvruar, sepse kontraktori vetëm si likujdim tvsh-je ka marrë 7 këste pagesash për këtë kontratë me vlerë 681 mijë euro.
Por rruga nuk ka përfunduar, as kur tha kryeministri, as kur tha kontrata. Fondi u vodh dhe mirditorët e dibranët mbetën pa rrugë.”

DEKLARATË PËR MEDIA DEPUTETJA E PD, ELDA HOTI

Sot jam ketu per te ngritur zerin per nje nga krahinat më krenare dhe historike të Shqipërisë, fatkeqesisht të lënë në harresë nga ata që flasin për “Shqipërinë 2030”, dhe harrojnë Shqipërinë reale, që në zona të caktuara është ende në vitet ’80.
Mirdita e njerëzve punëtorë e fisnikë meriton shumë, dhe asnjëherë premtime të pambajtura dhe rrena të përsëritura nga Rama dhe qeveritarët e tij.

Rruga e Lurës është simbol i kësaj harrese dhe mashtrimi ciklik. Një projekt i premtuar vite më parë, i promovuar me bujë nga Kryeministri, sot qëndron i bllokuar, i harruar dhe pa asnjë shpresë për realizim.
Fondet që duhej të përdoreshin për ndërtimin e kësaj rruge dhe zhvillimin e zonës, duket se kanë ikur në drejtimin e përhershëm, te investitorët strategjikë të qeverisë ose xhepat e qeveritarëve qendrorë apo vendorë.
Projekti për rikonstruksionin e rrugës Perlat – Fushë Lurë- Arrëz, me vlerë 12.5 mil euro, zhvilluar nga Fondi shqiptar i Zhvillimit është një kontratë kryekëput korruptive. Punimet kanë filluar që në 2022 dhe kanë mbetur pezull, ndërsa z. Rama ka deklaruar përfundimin e punimeve në dhjetor 2023.
Nënkontraktori ka braktisur punimet, ndërsa kontraktori bullgar në faqen zyrtare deklaron se kontrata ERDP/AITP/W/2020/14 e 23 shkurtit 2022, lidhur me FSHZH, ka nisur në mars 2023 dhe do përfundonte në mars 2024.
Ndërkohë, paratë janë lëvruar, sepse kontraktori vetëm si likujdim tvsh-je ka marrë 7 këste pagesash për këtë kontratë me vlerë 681 mijë euro.
Por rruga nuk ka përfunduar, as kur tha kryeministri, as kur tha kontrata. Fondi u vodh dhe mirditorët e dibranët mbetën pa rrugë.

Sa herë keni dëgjuar fjalime të bukura dhe premtime boshe nga Kryeministri që, kur vjen koha e zgjedhjeve, kujtohet se e ka origjinën nga Mirdita apo Shkodra, e ndonjëherë nga kudo tjetër që i leverdis.
Origjina dhe puna e qeveritarëve nuk matet me fjalë, por me vepra. Fatkeqësisht, Mirdita ka dëgjuar premtime me veshë, por me sy nuk ka parë asnjë investim.
Rrjedhimisht atraksionet turistike të kësaj zone, dhe më gjerë të Shqipërisë verilindore janë të izolurara.
Mirdita meriton investime, rrugë që lidhin komunitetet dhe zhvillojnë turizmin, arsim cilësor për të rinjtë dhe mbështetje për bujqësinë dhe blegtorinë që mbajnë gjallë ekonominë lokale.

Eshte koha qe ata që kanë qeverisur me premtime të rreme të mbajnë përgjegjësi për dështimet e tyre.
Mirditorët nuk duhet dhe as do të lejojnë që Mirdita të mbetet një pikë e harruar në hartën e Shqipërisë.
Me vendosmëri, ide dhe projekte Partia Demokratike sot dhe qeveria e saj nesër, do të kërkojnë dhe ofrojnë zhvillim, respekt dhe dinjitet.
Për Mirditën dhe gjithë Shqipërinë.

The post “Rruga e Lurës, e harruar!” -Denoncimi i PD: Rikonstruksioni me vlerë 12.2 mln euro, e vjedhur nga investitorët strategjikë dhe qeveritarët appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

I biri u vra nga shoku i tij, babai i viktimës rrëfen si nisën dyshimet: Ishte aq i pashpirt, hanin e punonin bashkë! Kur e pyeta a e pe Brankon, më pa shtrembër…

By: P. Gj.
11 December 2024 at 12:18

Babai i Branko Shkozës, 33-vjeçarit i cili u gjet në kanal e dyshohet se u vra nga shoku i tij, Majlind Habibi, ka rrëfyer se i biri dhe autori i krimit prej 4 vitesh kishin një marrëdhënie të ngushtë, saqe “hanin e pinin bashkë”. Ai ka treguar se mbrëmjen kur ndodhi vrasja, më 2 dhjetor, të dy kanë qenë duke pirë alkool në një lokal së bashku me disa persona të tjerë.

Dyshimet ndaj 35-vjeçarit nisen nga babai i viktimës, pasi autori i vrasjes nuk mori pjesë në kërkimet për gjetjen e Branko Shkozës, si edhe gjatë natës familja e tij kishte nisur në fshehtësi largimin e rrobave nga banesa ku jetonin.

“Ditë natë rrinin bashkë. Më hipën dyshimet sepse ditën e dytë e kam pyetur “A e ke parë Brankon?” më pa shtrembër dhe më tha “Nuk e kam parë” dhe iku”, tha i ati i 33-vjeçarit, duke theksuar se autori i shkoi edhe në varrim.

Ai tregoi se për shkak të dyshimeve që ishin krijuar i vendosi edhe njerëz mbrapa për ta ruajtur 35-vjeçarin, duke shtuar ngjarja u zbardh pasi një dëshmitar vendosi të rrëfejë krimin.

“Pas 4 ditësh një djalë i lagjes i tha komshiut tim “kam 4 ditë që nuk ha bukë, dua të tregoj ngjarjen, se kush e ka mbytur Brankon”,”- deklaroi babai.

Babai i Branko Shkozës: Ka qenë errësirë, hasmi e ka pritur këtu (tregon vendin). Kur djali im pinte shtrihej tek ky divani. Sipas të dhënave e ka marrë djalin për dore dhe e ka dërguar aty.

Dyshimi im ishte që djali ishte rrëzuar në kallama, sepse unë e kam parë rreth 8 metra larg urës. Por, prap kisha dyshime,  edhe pse mendova se e ka pasur nga Zoti sepse ishte i pirë, shkova tek ura, sepse djali im ka rënë dhe më përpara. Por kurrë çuni im nuk kalonte vetëm këtu, shtrihej në divan. Ma sillnin gratë e lagjes sepse djalin e kam pasur të urtë, jo se më iku djali mua, por pra hyra në kërkim sepse e dija që ai ishte në shtëpi pasi i dilte rakija. E ka pas pirë një gotë raki. Ai 2 orë nuk e zgjaste pa ardhur në shtëpi, kur dilte më thoshte jam në x vend, kjo më shtyu ta kërkoja.

Në darkë nuk erdhi, në mëngjes më tha nipi që “gjysho nuk ka ardhur Branko”. Dyshova se është mbytur sepse ka rënë edhe herë të tjera tek ura.

Pashë dhe mu kënaq zemra që nuk e gjeta. Mora shufrën e hekurit 12 metra, atë ditë që u mbyt djali kishte rreth 1 metër ujë.

Ditë natë rrinin bashkë. Më hipën dyshimet sepse ditën e dytë e kam pyetur “A e ke parë Brankon?” më pa shtrembër dhe më tha “Nuk e kam parë” dhe iku. Filluan të më vijnë të dhëna që kanë bërë fjalë. Më vonë dëgjuam se sipas këtij i kishte ngacmuar gruan në shtëpi. Autori ishte agresiv, rrihte fëmijët, i ka shkuar gruas me sëpatë. Kjo më shty, një njeri agresiv mund të bëjë çdo gjë dhe pse të mos e kërkoi ky djalin tim kur kanë qëndruar bashkë ditë natë. Gjithë lagjja duke e kërkuar, ata hanin bukë bashkë. Telefononim djalin, nuk e hapte telefonin. Ky ishte shprehur që unë Brankon e mbyta, e hoqa. Pas kësaj fshihen edhe gjëra të tjera, njerëz që kam pyetur. Ka njerëz të përfshirë, s’bëhet fjalë, e para nëna e vet që e di krimin. Kur djali im është mbytur filluan të hiqnin rrobat natën nga shtëpia, thashë pse po i heqin rrobat. Nisën natën të largonin fëmijët, i kanë parë të tjerët, duke larguar fshehurazi rrobat.

Pastaj si të mos më vijë mua xhenaze tek çuni, mos të pyesin gruan time “A e gjete djalin?”. Kam bërë 3 netë e 4 ditë kërkime me oficerin e policisë, kemi shkuar i kemi kapur të gjithë. Kam pyetur më kanë thënë që nuk dimë gjë, por kanë qenë në dijeni që tek lokali ku kanë pirë deri tek të tjerët. Pas 4 ditësh një djalë i lagjes i tha komshiut tim “kam 4 ditë që nuk ha bukë, dua të tregoj ngjarjen, se kush e ka mbytur Brankon”.

Djali im e dinte notin, por nuk ka si shkon 11 metra nga ura larg. Mbas 4 ditësh trupi i djalit ka dalë lart, unë shikoja një gjë të zezë, por mendoja se ishin mbeturinat. Por ishte kurrizi i çunit, xhupi i tij.

Djali tjetër i ka pas sjellë një kostum nga Gjermania dhe e njohëm nga etiketa. Ky shoku i vet aq i pashpirt ishte sa të mos kërkonte Brankon që kanë katër vite që hanë e pinë bashkë. Djali im iku 32-vjeç, tek varrezat i kam thënë një fjalë se ky më fshihej nga mbrapa. Oficeri i krimeve më tha ku ke dyshime do e ruash, e ruaja me bisht të syrit dhe i kisha vendosur një njeri mbrapa për të parë të gjitha veprimet e tij. Kjo pa më treguar komshiu im këtë çështje. Djali u gjet në ujë. Kur ka dalë trupi nuk e  mendova se ka rënë nga ura. Por rezultoi se e kishte kapur nga qafa dhe e ka shtyrë, këtu. Djali im ka pirë me 3-4 vetë, që thonë nuk dimë gjë, ngjarja po zbardhet të gjithë janë në dijeni. Më ka ardhur edhe në varrim, më ka ngrënë dhe bukën. Dyshim im i fundit ka qenë kur i ftova për bukë, të dy si vëllezër nuk më kanë ardhur tek buka.

Çfarë më qan në telefon? Mos qaj më sepse kam ikur në varreza i kam thënë “baba yt po ikën po të lë pa mbuluar, do ta hedh dheun një ditë tjetër”. Nuk i kam hedhur dhe’ djalit sepse kam shkuar të shikoj autorin e krimit sepse më ikte mbrapa njerëzve. Nuk ia kam ndarë me shokë e miq, dyshimi i fundit ishte që unë fëmijëve të tij i blija çokollata çdo ditë. Policia të më rrijë afër, djemtë i kam në gjendje të keqe. Jo më larg se sot nëna e personit që ka bërë krimin ka qenë duke ardhur për shtëpi, po ta kishte parë djali atë. Mos të kisha marrë policinë se çfarë ndodhte, shteti të rrijë në ruajte të çunave që kjo gjë të zbardhet me shtet.

The post I biri u vra nga shoku i tij, babai i viktimës rrëfen si nisën dyshimet: Ishte aq i pashpirt, hanin e punonin bashkë! Kur e pyeta a e pe Brankon, më pa shtrembër… appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Fatmir Mediu në IDU Forum Washington DC! Zbardhen takimet dhe diskutimet mes kreut të PR dhe zyrtarëve ndërkombëtarë

By: P. Gj.
6 December 2024 at 13:30

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka qenë pjesë e forumit të IDU në Uashington DC.

Përmes një postimi në rrjete sociale, krahas fotove, Mediu shkruan se është takuar me ish-kryeministrin e Kanadasë, Stephen Harper, kryeministrin australian, Scott Morison, ish-kryeministren britanike Liz Trust, Lideren e re të Konservatorëve Britanik Kemi Badenoch, Lordin Michael Ashcroft, kancelarin Austriak Sebastian Kurz.

Diskutimet mes kreut të PR-së dhe ndërkombëtarëve ishin rreth politikës, ekonomisë dhe sigurisë.

Sipas Mediut, fokus i diskutimeve ishin dhe politikat e Kinës, Rusisë, Iranit, Ukrainës, Lindjes së Mesme, Izraelit, etj.

Postimi i plotë:

IDU Forum Washington DC
Gjatë forumit të IDU në Washington DC ishte kënaqësi të bisedoja me Kryetarin e IDU ish kryeministri i Kanadasë Stephen Harper, kryeministrin e Australisë Scott Morison, ish kryeministren Britanile Liz Trust, Lideren e re të Konservatorëve Britanik Kemi Badenoch, mikun tim të vecantë Lordin Michael Ashcroft, kancelarin Austriak Sebastian Kurz etj
Shumë panele me personalitete të politikës botërore si dhe të politikës Amerikane diskutuan për cështje të gjeopolitikës, ekonomisë dhe sigurisë. Kina, Rusia, Irani, Ukraina, Lindja e mesme, Izraeli, Palestina dhe Hezbullah etj, në fokusin dhe mendimim e këtyre politikanëve të rëndësishëm botëror
Vec qëndrimeve dhe mendimeve të tyre në panele është një eksperiencë e vecantë takimi dhe biaseda personale me ta.

The post Fatmir Mediu në IDU Forum Washington DC! Zbardhen takimet dhe diskutimet mes kreut të PR dhe zyrtarëve ndërkombëtarë appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Partia e Lirisë protestë para SPAK-ut, lexohet mesazhi i Ilir Metës: Hetime të turpshme dhe të manipuluara! Po mbrohet korrupsioni!

By: P. Gj.
6 December 2024 at 13:07

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, teksa forca politike po protestonte përpara SPAK-ut, ai ka përcjellë një mesazh, i cili u lexua nga Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun, Arla Merja.

Meta i ka konsideruar hetimet ndaj tij si të turpshme dhe të manipuluara.

Sakaq, kreu i Partisë së Lirisë ka sulmuar dhe një herë Prokurorinë e Posaçme, duke u shprehur se ka si synim goditjen e opozitës, teksa shtoi se favorizohen pushtetarët dhe “mbron korrupsionin e kryeministrit”.

“SPAK dhe Dumani janë garant të korrupsionit të Edi Ramës dhe në marrëveshje të plotë me të godasin me regji dhe mirëkuptim limona të shtrydhur të rilindjes, por pa cenuar kolonën vertebrore të këtij mekanizimi dhe sidomos edhe korruptorin e ndërkombëtarëve.

Ndaj edhe firmosi për rrëmbimin tim nga narkopolicia me nxitim mbi një ligj të shfuqizuar 4 vite më parë dhe mashtrojnë para gjykatës së arrestimi është bërë sipas ligjit.

Pas 5 vitesh hetime të turpshme dhe të manipuluara të nisura nga vetë Dumani për një cështje para 14 vitesh dhe të hetuar dy herë, Ilir Meta dyshohet se favorizoi një biznesmen përmes ndryshimit të një ligj, amendamentet e të cilës u propozuan nga deputetja e Ramës”, thuhet ndër të tjera në mesazhin e Metës.

The post Partia e Lirisë protestë para SPAK-ut, lexohet mesazhi i Ilir Metës: Hetime të turpshme dhe të manipuluara! Po mbrohet korrupsioni! appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

‘Qytetit i mungon hyrja, bashkisë nuk i mundësohet asnjë fond!” -Gjekmarkaj në Mirditë: Të vendosur për përballje frontale me të keqen!

By: P. Gj.
30 November 2024 at 14:58

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, ndodhej në Mirditë, ku u takua me qytetarë të Rubikut, kryetarin e PD-së së qytetit, Aleksandër Lala dhe kryebashkiakun Albert Mëlyshi.

Gjekmarkaj shtroi disa prej problemeve që Mirdita ka hasur, duke u shprehur se qytetit i mungon hyrja e se bashkisë sipas tij nuk i është mundësuar asnjë fond.

Sakaq, demokrati përmendi disa prej kërkesave të PD-së, si zgjedhje të lira, qeveri teknike, ashtu sikurse ritheksoi programin kësaj force politike.

“Të gjithë të vendosur për përballje frontale me të keqen! Të gjithë një zëri për Qeveri Teknike, zgjedhje të lira e të ndershme, rrotacion demokratik, ndalim i shpopullimit, korrupsionit dhe varfërisë. Angazhim i plotë per diasporën që të votojë ndryshimin. Dialog e llogaridhënie. Rubiku i pasurive nëntokësore i lënë në harresë në 12 vitet e pushtetit të Edi Ramës!

Programi i PD, minimum jetik 200 euro! Pesnione mbi 200 euro ! Rrogë mesatare 1200 euro! Rrogat më të lartat në rajon për pedagogët, mësuesit dhe sistemin mjekësor! 160 milion euro per bujqesinë!”, tha ai.

Postimi i plotë:

Një takim domethënës me demokratë e qytetarë të Rubikut së bashku me Kryetarin e PD-së Mirditë, z.Aleksander Lala dhe Kryetarin e Bashkisë Mirditë, z. Albert Mëlyshi!
Të gjithë të vendosur për përballje frontale me të keqen! Të gjithë një zëri për Qeveri Teknike, zgjedhje të lira e të ndershme, rrotacion demokratik, ndalim i shpopullimit, korrupsionit dhe varfërisë. Angazhim i plotë per diasporën që të votojë ndryshimin. Dialog e llogaridhënie. Rubiku i pasurive nëntokësore i lënë në harresë në 12 vitet e pushtetit të Edi Ramës!
Qytetit i mungon hyrja, Bashkisë Mirditë nuk i mundësohet asnjë fond! Papunësi, mjerim e heqje të asistencave sociale nga Qeveria e Edi Ramës. Shkolla e qytetit ka nevojë për ndërhyrje restauruese urgjente! Ministrja Manastirliu mos ta fshehë në sirtar projektin e Bashkisë Mirditë!
Programi i PD, minimum jetik 200 euro! Pesnione mbi 200 euro ! Rrogë mesatare 1200 euro! Rrogat më të lartat në rajon për pedagogët, mësuesit dhe sistemin mjekësor! 160 milion euro per bujqesinë!
Infrastrukturë e duhur për turizëm elitar në Mirditë, Lezhë, Kurbin e kudo! Luftë bandave dhe arrogancës! PD qeveris ndershmërisht, më mirë!
Nuk duhet të harrojmë sukseset e PD, Shqipëria në NATO, Shqipëria pa viza, infrastrukturën 10 mijë km vetëm rrugë, shkolla e ujesjellës, koston e lirë e cilësinë me të cilat ndërtoheshin, rrogat e pensionet që u rriten e nuk levizën më që asokohe,TAB-in, hidrocentralet, buxhetin e parë substancial, asgjësimin e 130 bandave gjakatare në vitin e parë të qeverisjes! Demokratët janë krenar për qeverisjen e tyre, qytetarët nostalgjik për rikthimin e saj!

The post ‘Qytetit i mungon hyrja, bashkisë nuk i mundësohet asnjë fond!” -Gjekmarkaj në Mirditë: Të vendosur për përballje frontale me të keqen! appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Ndeshja më e titulluar në Gjermani ndez “xixat”/ Dortmund “blind” në shtëpi, Bajerni si makineri golash

By: P. Gj.
30 November 2024 at 11:08

“Përplasja” e pritur me padurim mes Borusias dhe Bajernit është e një rëndësie të veçantë për të dy grupet e tifozëve, dhe jo vetëm për shkak të shumë ndeshjeve me cilësi të lartë në të kaluarën. Është gjithashtu një klasike e vërtetë e Bundesligës.

PRECEDENTËT – E shtuna do të jetë hera e 136-të që verdhezinjtë do të përballen me bavarezët, asnjë ndeshje tjetër nuk është luajtur kaq shpesh në futbollin profesionist gjerman. Dortmund ka pësuar humbjet më të shumta në historinë e saj ndaj gjigandëve nga Mynihu, ndërsa Bajerni ka pësuar gjithashtu humbjet më të shumta ndaj Dortmundit (33).

PRAPAVIJA – Minxhae Kim ishte lojtar protagonist në fitoren e rëndësishme 1-0 të së martës në shtëpi kundër PSG-së në Ligën e Kampionëve, jo vetëm për shkak të golit të tij “të artë”, por edhe për shkak të një paraqitjeje tjetër të vendosur në mbrojtje. Koreano-jugori dhe “partneri” i tij Daiot Upamekano janë në “zemër” të një mbrojtjeje që ka qenë e jashtëzakonshme kohët e fundit. Rezultati i pastër kundër PSGsë ishte i shtati radhazi i tyre në ndeshjet konkurruese, një ecuri që ata do të kërkojnë ta zgjasin në Dortmund. Hera e fundit që ata shkuan pesë ndeshje radhazi në Bundesligë pa pësuar gol ishte në vitin 2017 nën drejtimin e Karlo Ançelotit, hera e fundit që arritën gjashtë ishte gjatë mandatit të Pep Guardiolës në dhjetor 2014.

“REKORDMENI” NOJER – Çuditërisht, një pjesë thelbësore e mbrojtjes së fortë të Bajernit është fituesi pesë herë i çmimit të portierit më të mirë në botë “IFFHS” Manuel Nojer, i cili jo vetëm që festoi një tjetër portë të pastër kundër PSG-së, por gjithashtu shkëlqeu në atë që është bërë “marka” e tij futbollistike. Në Dortmund, 38-vjeçari dy herë fituesi i Championsit tani do të luajë në ndeshjen e tij të 512-të të Bundesligës, e cila do të barazonte numrin e Uli Shtain dhe do ta vendoste atë në vendin e tretë të përbashkët në listën e paraqitjeve të një portieri në ligën kryesore të Gjermanisë. Vetëm Eike Imel (534) dhe legjenda e Bajernit, Oliver Kahn (557) kanë luajtur më shumë ndeshje si portier në krye të Gjermanisë.

GOLEADORI ANGLEZ – Duke qenë se njëra “dhëmbëz” aktualisht po bashkohet në mënyrë të përsosur me tjetrën në Bajern, kjo mbrojtje funksionale plotësohet gjithashtu nga një sulm i rrezikshëm. Qendërsulmuesi Herri Kejn shënoi një trigolësh kundër FC Augsburg, duke e lënë atë me golat me numër 48, 49 dhe 50. Asnjë lojtar tjetër në historinë e ligës gjermane nuk ka shënuar kaq herët në raportin e ndeshjeve 50 gola. Erling Haland vijon në vendin e dytë në këtë listë me 50 ndeshje.

Trigolëshi kundër Augsburgfut në derbin e Bavarisë ishte gjithashtu i shtati i Kejn në Bundesligë, një tjetër rekord! Në vendin e dytë me një diferencë të konsiderueshme është Dieter Myler (123 ndeshje). Diçka tjetër që ka rënë vazhdimisht në sy javët e fundit është sesa “vrastar” është Kejn kur bëhet fjalë për penalltitë. Ai ka shënuar të dhjetë golat që ka marrë në Gjermani deri më tani, por ai do të duhet të vazhdojë nëse dëshiron të barazojë rekordin e Hans-Joakim Abel. Ish-lojtari i Shalkes dhe Bohumit i ktheu në gol të 16 përpjekjet e tij nga pika e bardhë. Xhamal Musiala gjithashtu ka qenë jashtëzakonisht produktiv kohët e fundit dhe ka grumbulluar shtatë gola në Bundesligë.

DORTMUNDI- Skuadra e trajnerit Nurin Shahin do të shkojë në ndeshje plot besim, pasi është e vetmja skuadër që ka fituar të gjitha ndeshjet e tyre në shtëpi 2024-2025. Kjo do të thotë se është ekipi më i mirë vendas kundër skuadrës më të fortë si mysafir të shtunën në mbrëmje. Në pesë ligat më të mira të Europës, vetëm Barcelona në Spanjë, PSG në Francë dhe Borusia nuk kanë pranuar ende një barazim apo humbje në shtëpi.

SAIMIR MBËRSI-PANORAMASPORT.AL

The post Ndeshja më e titulluar në Gjermani ndez “xixat”/ Dortmund “blind” në shtëpi, Bajerni si makineri golash appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

“Nuk është sekuestruar telefoni i autorit!” -Vrasja e 14 vjeçarit, gazetari zbulon detaje: Nuk ka pamje të plotë filmike! Dyshimet për autor të dytë…

By: P. Gj.
29 November 2024 at 16:31

Pikëpyetje të shumta janë ngritur lidhur me hetimet për vrasjen e 14 vjeçarit Martin Cani dhe plagosja e mikut të tij, Luis Meçe, ku ky i fundit ka deklaruar se ka një autor të dytë.

Gazetari Igli Çelmeta, i ftuar në studion e News 24, ka dhënë detaje mbi hetimet e deritanishme të ngjarjes së rendë, duke deklaruar se celulari i autorit, i cili tashmë ndodhet tek paraburgimi i të miturve, nuk është sekuestruar nga autoritetet.

Në procesverbal, është sekuestruar telefoni i Luisit, telefoni i dy të dyshuarve si autorë, ndërsa telefoni i autorit nuk është sekuestruar se e kemi lexuar të gjithën. Kjo tregon që është një gjë pas.”, tha gazetari.

Një veprim i tillë, për gazetarin ngre pikëpyetje të shumta mbi vërtetësinë e ngjarjes, ashtu sikurse deklaron se nuk ekziston një pamje e plotë filmike të krimit të rëndë. Në këtë mënyrë, duke mos pasur pamje të plotë filmike por me pauza, ngrihen dyshimet se mund të ketë pasur një autor të dytë, i cili mund të ketë përdorur një thikë tjetër e ta ketë hedhur diku.

Prandaj, nuk mund të dalësh të flasësh publikisht me bindje të plotë sepse nuk e ka pamjen e plotë nga minuta e parë deri tek minuta e fundit e të gjithë dinamikës. Ka pauza. Pse mos të mendoj unë si gazetar që në një pauzë 5 minutsh, 2 minutshe, apo 3 minutshe, një autor tjetër mund të ketë qëlluar Luisin dhe thikën mund ta ketë hedhur diku?”, u shpreh gazetari.

Po kështu, gazetari shprehet se përse merret për bazë deklarata e të miturve të tjerë, ndërsa ajo e te plagosurit nuk merret për bazë?

 

Gazetari Igli Çelmeta:

Në procesverbal, është sekuestruar telefoni i Luisit, telefoni i dy të dyshuarve si autorë, ndërsa telefoni i autorit nuk është sekuestruar se e kemi lexuar të gjithën. Kjo tregon që është një gjë pas dhe do analizoj një gjë nga deklarata e policisë dje. Mu duk si një deklaratë që bëjnë partitë politike ndërmjet njëra tjetrës. PD-PS ndaj njëra tjetrës, sulm ndaj medias dhe opinionit publik.

E flet me përgjegjësi të plotë që ka vetëm një autor, e këtë e bazon në dëshmi por jo në prova filmike, shkencore e biologjike. Pse nuk merr për bazë dëshminë e Luizit por merr për bazë dëshminë e tret ë tjerëve? Prandaj, nuk mund të dalësh të flasësh publikisht me bindje të plotë sepse nuk e ka pamjen e plotë nga minuta e parë deri tek minuta e fundit e të gjithë dinamikës. Ka pauza. Pse mos të mendoj unë si gazetar që në një pauzë 5 minutsh, 2 minutshe, apo 3 minutshe, një autor tjetër mund të ketë qëlluar Luisin dhe thikën mund ta ketë hedhur diku?

Ka dhe një diçka tjetër. Tek reagimi i djeshëm, unison ministri, Policia e Shtetit dhe Spital ii Traumës, për shkak se Luisi i plagosur ka hapur një gofundme për të pasur mundësi financiare për trajtimin e tij më pas, për të rikuperuar pasi është futbollist, dhe është një reagim unison. Reagimi i ministrit më ka skandalizuar, e ka krahasuar me ngjarjen e Egli Progës. Kemi qenë bashkë nës studio, kemi hapur pamjet filmike, ku del polici duke bërë sehir aty ndërsa një nga autorët e dyshuar merrte makinën, prishte provat nga vendi i ngjarjes dhe thotë që opinion publik e mediat dezinformojë publikun. Ne e kemi video, me pamje, lëviz makinën. Tani, si e krahason këtë ngjarje me ngjarjen e rëndë ku ka humbur jetën një 14 vjeçar? Është shumë e rëndë, janë deklarata joprofesionale.

Duke marrë për bazë sjelljen e adoleshentëve, minorenëve, ka bërë më përpara postime në rrjete sociale me thikë në dorë, ç’ka tregon se ky do të tregojë forcën e tij. Pra është një konflikt që ka patur. Prandaj duhet një hetim shumë serioz, e nga profesionistë. Duhet hetuar çdo gjë me detaje. Në ditën e ngjarjes ai nxorri thikën, nga e mori thikën ky djalë? E kishte në shkollë, ja solli dikush nga jashtë

The post “Nuk është sekuestruar telefoni i autorit!” -Vrasja e 14 vjeçarit, gazetari zbulon detaje: Nuk ka pamje të plotë filmike! Dyshimet për autor të dytë… appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

E rëndë në Greqi! Asfiksohen nga gazi 4 fëmijët e një familjeje, humb jetën 16-vjeçari, në gjendje kritike motrat e tij!

By: gsh
29 November 2024 at 14:51

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën e Ksanthit në Greqi orët e para të mëngjesit të sotëm, në një shtëpi ku jetonte një familje me gjashtë anëtarë.

Mediat greke shkruajnë se një 16-vjeçar ka humbur jetën për shkak të asfiksimit nga gazi në banesë, ndërsa motrat tij janë dërguar me urgjencë në spital.

Sipas autoriteteve, tragjedia u shmang falë nënës 47-vjeçare të familjes, e cila zbriti në katin e poshtëm të banesës për të zgjuar fëmijët e saj dhe i gjeti ata të gjithë në gjendje të rëndë nga një rrjedhje gazi.

Djali 16-vjeçar i familjes ndërroi jetë në spitalin e Ksantisë, ndërkohë që dy motrat e tij, 18 dhe 15 vjeç, po luftojnë për jetën. Motra e tretë, 20 vjeçe, është shtruar në klinikën e patologjisë së spitalit, jashtë rrezikuar për jetën. Në mesditë 18-vjeçarja dhe 15-vjeçarja janë dërguar në spitalin “Hipokrati” në Selanik.

Sipas mediave, babai i fëmijëve i cili flinte në katin e dytë është gjetur në gjendje të mirë dhe nuk ka kërkuar shtrimin në spital, ndërsa nëna është dërguar në spital, por është në gjendje të mirë.

Hetimet për rrethanat që çuan në këtë tragjedi po kryhen nga Policia e Ksantit, në bashkëpunim me Shërbimin Zjarrfikës. Në kuadër të hetimeve paraprake, është dhënë urdhri për kryerjen e një ekspertize mjeko-ligjore për trupin e 16-vjeçarit, si dhe një ekspertizë toksikologjike.

Po ashtu, janë kërkuar ekspertiza teknike për instalimin e botit të gazit pranë banesës së tyre, që dyshohet të jetë vendosur 24 orë para ngjarjes fatale.

Burime policore kanë bërë me dije se ishte krijuar një mjedis mbytës në zonën ku ndodheshin dhomat e gjumit të fëmijëve, dhe se një ditë më parë ishte punuar jashtë shtëpisë për vendosjen e një boti gazi.

The post E rëndë në Greqi! Asfiksohen nga gazi 4 fëmijët e një familjeje, humb jetën 16-vjeçari, në gjendje kritike motrat e tij! appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

“Mos guxoni të shoqëroni protestuesit”- Vijojnë përplasjet e deputetëve demokratë me efektivët, Bylykbashi: Kur të merrem unë nuk ju ikën shejtani, kaq po të them

By: I K
26 November 2024 at 17:26

Protesta e opozitës nisi me tensione dhe përplasje verbale dhe fizike. Një situatë e tillë ndodhi edhe me deputetin e PD, Oerd Bylykbashi, i cili pati një debat me një efektiv civil.

Deputeti demokrat kërkoi që të mos shoqërohen protestuesit, ndërsa efektivi civil i kërkoi që të mos preken punonjësit e policisë.

Bylykbashi: Mos guxoni të shoqëroni protestuesit

Polici civil: Mos prek punonjësin e policisë

Bylykbashi: Ose do merremi ne pastaj

Polici civil: Merru sa të duash

Bylykbashi: Kur të merrem unë nuk ju ikën shejtani, kaq po të them

 

The post “Mos guxoni të shoqëroni protestuesit”- Vijojnë përplasjet e deputetëve demokratë me efektivët, Bylykbashi: Kur të merrem unë nuk ju ikën shejtani, kaq po të them appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

“Janë 2 vrasës, jo 1 autor!” -Krimi pranë shkollës “Fan Noli”, deklarata e babait e fëmijës së plagosur: Ja përse u zunë të miturit, nuk ndodhi për TikTok, SnapChat apo për vajzë

By: P. Gj.
24 November 2024 at 10:36

Fiqiri Meçe, i ati i 14-vjeçarit që mbeti i plagosur me thikë nga konflikti ku vdiq shoku i tij i ngushtë, Martin Cani, ka deklaruar se krimi ka ndodhur nga dy autorë. 

Sipas tij, autori i dytë i krimit është i mituri Kledjon B., shoku i ngushtë i 14-vjeçarit të arresuar Mario Përlleshaj. Meçe deklaron se autori i dytë po tenton të largohet nga vendi së bashku me prindërit e tij dhe këresa e tij nga policia është arrestimi i të miturit.

“Është goditur nga dy persona, janë dy vrarës, jo 1 autor vrasës. Personi i dytë me thikën më të vogël që ka goditur Luisin me thikën mbas shpine është Kledjon B. Kërkoj arrestimin e tij sa më shpejt sepse kam marrë vesh që personi i dytë do që të largohet, ka marrë prindërit dhe do të largohet, ose është larguar”, u shpreh në një intervistë për TCH.

Babai i 14-vjeçarit, i cili ndodhet në intubim në spital pasi është goditur 5 herë me thikë, u shpreh se autori i dytë duhet të vetëdorëzohet së bashku me armën që, sipas tij, kreu krimin. Ndërsa rrëfeu mes lotësh edhe momentin kur mori vesh vdekjen e Martinit.

Fiqiri Meçe: Luisi është në një fazë rikuperimi, ndodhet në intubim. Është goditur nga dy persona, janë dy vrarës, jo 1 autor vrasës.

Personi i dytë me thikën më të vogël që ka goditur Luisin me thikën mbas shpine është Kledjon B. Kërkoj arrestimin e tij sa më shpejt sepse kam marrë vesh që personi i dytë do që të largohet, ka marrë prindërit dhe do të largohet, ose është larguar. Personi Klejdi B. është lënë i lirë, por ai duhet të nxjerrë armën e krimit ta dorëzojë dhe të shkojë të dorëzohet në polici. Nëse shteti nuk merr masa, do të marrim ne në mënyrë private. Siç e kanë zgjidhur ata me fëmijët tanë, që kanë hyrë në mes për të ndarë sherrin dhe ato kanë shkuar e kanë goditur.

Luisi ka dëshmuar dhe e njeh djalin, ka goditje edhe në sy. Emri i djalit të dytë nuk ka qarkulluar në media dhe ka pasur thikën më të vogël se ajo që është publikuar në internet, e ka goditur djalin time nga mbrapa. Plaga në shpinë është më e hollë dhe më e thellë.

Martinin kam 8 vite që e marr me makinë e çoja me djalin tim në stërvitje. I njoh personalisht se i kam komshinj, i gjithë sherri që është bërë në shkollën kur Martini studionte ka ardhur për shkak të vëllait. Personi që e ka goditur me thikë e ka ofenduar nga vëllai dhe Martini është ndjerë keq dhe ka reaguar. Ky ëshë gjithë sherri, s’ka ndodhur as për TikTok, e as për vajzë, e as për SnapChat.  Në momentin që kanë ardhur djemtë i kanë pyetur “Ku ka lule këtu?” Një shprehje që ne përdorim për një person kur e dërgojmë në varreza.

Po kthesha nga puna në Elbasan dhe më thanë në telefon “Martini vdiq”, ishte shumë shokuese, jo vetëm për mua, por për këdo. Isha aq i lidhur me fëmijët, kam bërë një britmë aq të madhe dhe mendja më shkoi tek miku im i dashur, që sot pret ngushëllime tek shtëpia dhe djali i vogël që është në parajsë, u ndjeva keq. Ndjej keqardhje për atë djalë, por s’di si të ngushëlloj të atin. Kur isha për vizitë për t’i qëndruar afër më tha “Nuk kam lot më, nuk qaj dot më”.

The post “Janë 2 vrasës, jo 1 autor!” -Krimi pranë shkollës “Fan Noli”, deklarata e babait e fëmijës së plagosur: Ja përse u zunë të miturit, nuk ndodhi për TikTok, SnapChat apo për vajzë appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Konsultimet për zgjedhjet 2025/ Përfundon takimi mes PL-së dhe President Begaj, zbardhen diskutimet! Blushi: Çdo datë është e përshtatshme, përveç ajo e…

By: P. Gj.
21 November 2024 at 13:00

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka dhënë një prononcim për media lidhur me vizitën e tij dhe të nënkryetares së kësaj force politike, Erisa Xhixho, tek Presidenca për konsultim të datës së zgjedhjeve 2025.

Blushi u shpreh se fillimisht ngriti shqetësimin e tij tek Presidenti Bajram Begaj për mënyrën se si kreu i PL-së, Ilir Meta, u arrestua.

Përsa i përket propozimit të datës së zgjedhjeve parlamentare 2025, Blushi tha se çdo datë është e pranueshme për Partinë e Lirisë, teksa shtoi “përveç datës së caktuar nga Taulant Balla”.

“Më lejoni së pari të ndaj qëndrimin që shpreha në emër të Partisë së Lirisë, më saktë shqetësimin për mungesën e një reagimi Institucional nga ana e Presidentit të Republikës, sa I përket rrëmbimit kriminal dhe banditesk të Ish- Presidentit të Republikës, Presidentit të Partisë së Lirisë, Z. Ilir Meta. Ky reagim duhet të kishte ndodhur në respekt të këtij Institucioni,  në respekt të Statusit të veçantë që ka Presidenti Meta, si ish- President I Republikës,  jeta e të cilit mbrohet edhe nga Garda e Republikës. E shpreha me forcë këtë shqetësim në mungesë të një reagimi. Së dyti, sa i përket ditës së Zgjedhjeve , qëndrimi I Partisë së lirisë, I shprehur qartësisht në këtë takim, ishte që për ne është e pranueshme çdo datë, përveç datës së caktuar nga Taulant Balla.”, tha Blushi.

Sakaq, për kërkesën e Ilir Metës që të zhvillohen protesta përpara SPAK-ut, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë tha se ditën e sotme do të mblidhet një forum për përcaktimin e datës së tubimit.

“Kjo protestë do të zhvillohet . Ne sot do të mbledhim një tjetër Forum të rëndësishëm për të caktuar datën, por të jeni të bindur  që protestat periodike para kësaj Strukture, që për fat të keq është shndërruar në një strukturë kriminale, e cila shërben vetëm si hanxhar në duart e Edi Ramës, për të asgjësuar pluralizmin politik, për të asgjësuar opozitën e vërtetë.”, tha ai.

 

Një ditë më parë u zhvillua takimi midis Presidentit Bajram Begaj dhe krerët e partive të vogla, lidhur me përcaktimin të datës së zgjedhjeve parlamentare të vitit 2025.

Në institucion ishin të pranishëm krerët e partive të vogla:

 

  • Agron Duka, kryetari i PAA-së
  • Vangjel Dule, kreu i PBDNJ-së
  • Dashamir Shehi, kryetari i Aleanca Progresiste LZHK-së
  • Fatmir Mediu, kreu i PR-së
  • Agron Shehaj, kreu i “Mundësia”

Kreu i PAA-së, Agron Duka, është shprehur se prej tyre është propozuar data 4 maj 2025, si dita për zgjedhjet parlamentare.

“Kushtetuta e përcakton 15 Prill- 15 maj, më e përshtatshme për ne është maji. Duke qenë se më 9 maj përflitet se ka një aktivitet të madh me pjesëmarrjen e kryeministrave evropianë, kjo mund të ndikojë në zgjedhje dhe mendojmë se data 11 maj është e papërshtatshme. Por ata që vendosin për datën dihet se kush janë. Pas përfundimit të konsultimeve, presidenti do shpalli datën me dekret”, tha Duka.

Begaj do të ketë konsultime me partitë politike, në funksion të dekretit për datën e zgjedhjeve që të do të mbahen në 2025-ën.

Konsultimet me përfaqësues të Partisë Socialiste dhe me Partinë Demokratike do të zhvillohen më datë 25 nëntor.

The post Konsultimet për zgjedhjet 2025/ Përfundon takimi mes PL-së dhe President Begaj, zbardhen diskutimet! Blushi: Çdo datë është e përshtatshme, përveç ajo e… appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

“Një burrë i ka bërtitur të premten, nëse hapen kamerat gjendet se kush është!” -Vrasja e 14 vjeçarit, flet shoferi që merrte nxënësit: Disa fëmijë më thanë hajde se…

By: P. Gj.
19 November 2024 at 13:15

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë të një dite më parë, kur u vra Martin Cani, 14 vjeç, nga një bashkëmoshatar të tij, pranë shkollës 9 vjeçare “Fan Noli”.

Në emisionin “Me zemër të hapur” në Neës 24, ka folur shoferi i cili merrte nxënësit nga shkolla dhe i çonte në shtëpi, mes tyre ndonjëherë dhe i mituri Cani.

Ai u shpreh se ditën e premte një burrë ka ndaluar të voglin dhe i ka bërtitur. Sipas tij nëse hapen kamerat gjendet se kush ishte ky burrë.

Për shkak të kësaj ndodhie, 14 vjeçari ndihej i nervozuar në makinë duke reaguar negativisht, sipas shoferit.

Sakaq, ditën e ngjarjes, disa fëmijë i kanë thënë atij “hajde se e kanë ther Martinin”.

Shoferi që merrte në makinë 14-vjeçarin: Atë e kam pas njohur, djalin që ka vdekur. Vinte shpesh herë me mua. Unë e merrja për respekt. Martini ishte djalë i mirë, të tjerët nuk i njoh. Kur kam parë lajmin, më ka ikur mendja. Një burrë i kishte bërtitur të premten Martinit, se di kush ishte ai burri. E çova në shtëpi të premten, por shante.

I thashë mos shaj, se nuk është mirë të shash. Një burrë i madh i ka bërtitur, nëse hapen kamerat gjendet se kush është. Për këtë goditje kishte edhe reagim nga qytetarët. Dje nuk e takova më Martinin.  Ca kalamaj në furgon më thanë hajde se e kanë ther Martinin dhe më pas e pashë të shtrirë. Nuk e njoh familjen e viktimës.

The post “Një burrë i ka bërtitur të premten, nëse hapen kamerat gjendet se kush është!” -Vrasja e 14 vjeçarit, flet shoferi që merrte nxënësit: Disa fëmijë më thanë hajde se… appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

I thonë Lakra e Kuqe, por në të vërtetë ngjyra e saj është një vjollcë e th…

By: I K
17 November 2024 at 11:00

I thonë Lakra e Kuqe, por në të vërtetë ngjyra e saj është një vjollcë e thellë e ndezur, shija e së cilës të befason qiellzën. Lakra e kuqe është pjesë e tryezës sonë, jo vetëm për festa. Nëse mendoni që lakra e kuqe me lakrën e bardhë ndryshojnë vetëm nga ngjyra, ta dini se gaboheni rëndë.

 

Lakra e kuqe është nga ato perime që është e shijshme kur hahet e gjallë ose e gatuar.

Lakrën e kuqe mund ta hamë në sallata, mund ta gatuajmë më avull apo ta përziejmë në një pjatë me perime të tjera.

Fibra që gjendet tek lakra e kuqe njihet për punën e shkëlqyer në parandalimin e konstipacionit dhe rregullimin e sistemit tretës.

Lexoni më poshtë  listën e përfitimeve fantastike që merrni nga lakra e kuqe, e cila kultivohet me sukses në shumë rajone të Shqipërisë.

Lakra e kuqe apo Lakra e bardhë?

Të dyja lakrat janë të mira për shëndetin e njeriut, por lakra e kuqe është më e fuqishme në aspektin shëndetësor.

Lakra e kuqe përmban 85% të dozës ditore të vitaminës C, ndërsa lakra e bardhë ka vetëm 47 përqind.

Besoje ose jo, lakra e kuqe ka më shumë Vitaminë C se sa portokallet.

Për më tepër, lakra e kuqe është nga ato të pakta perime me nivelin më të ulët të mbetjeve të pesticideve në lëkurën e saj.

Lakra e kuqe ka 10 herë më shumë vitaminë A se lakra e bardhë. Kjo e fundit ka dy herë më shumë vitaminë K se sa lakra e kuqe.

Kur vjen puna tek hekuri, lakra e kuqe ka dyfishin në krahasim me lakrën e bardhë. Sa i përket antioksidantëve, lakra e kuqe është triumfatore dhe superiore.

Fuqi shtesë për sistemin imunitar

Lakra e kuqe është e pasur me vitaminën C, një antioksidant i rëndësishëm për sistemin tonë imunitar.

Ajo stimulon qelizat e bardha duke krijuar një sistem të fortë mbrojtës në organizmin tonë.

Sistemi imunitar është jashtëzakonisht i ndjeshëm ndaj raportit të oksidantëve dhe antioksidantëve, duke qenë se prodhimi i pakontrolluar i radikaleve të lira, mund të dëmtojë sistemet e mbrojtjes.

Radikalet e lira prodhohen në trup dhe dëmtojnë qelizat. Antioksidantët janë mekanizmat më të mirë mbrojtjes dhe përzënë nga trupi të gjithë qelizat e dëmshme.

Lakra e kuqe ka aq shumë vitamin C sa që është një nga ushqimet me nivel më të lartë antioksidantësh në të gjithë zinxhirin ushqimor.

Lufton inflamacionet dhe artritin

Lakra e kuqe ka elementë të rëndësishëm që luftojnë inflamacionin. Shkencëtarët kanë provuar që konsumimi i lakrës së kuqe ka një efekt pozitiv në reduktimin e enjtjeve.

Inflamacioni mund të shkaktojë dhimbje dhe ënjtje në kyce dhe gjymtyrë, ndaj një dietë e pasur me fruta dhe perime përfshirë lakrën e kuqe është e nevojshme.

Ushqime të tilla anti inflamatore janë kura më natyrale në betejën kundër artritit dhe komplikacioneve që vijnë prej tij.

Ul rrezikun e osteoporozës, sëmundjes së kockave

Lakra e kuqe është e pasur me vitaminën K. A e dinit që vitamina K rrit masën e një proteine specifike të nevojshme për ruajtjen e kalciumit në kocka, duke ulur kështu rrezikun e osteoporozës?

Disa studime mbi përfitimet e vitaminës K kanë zbuluar që marrja në sasi të mëdha të kësaj vitamine ndalon gërryerjen e kockave tek njerëzit që janë të diagnostikuar me osteoporozë.

Masa kockore e njeriut formohet gjatë njëzet viteve të para të njeriut. Ajo vazhdon të qëndrojë e plotë në mënyrë konstante deri në moshën 40 vjecare.

Masa kockore tek gratë reduktohet pas menopauzës dhe vazhdon të bjerë ndjeshëm deri në moshën 70 vjecare. Ky proces rrit rrezikun e frakturave të kockave.

Prandaj kockat duhen ruajtur me kujdes dhe vitamina K është e nevojshme për të vonuar dhe parandaluar gërryerjen e kockave.

Lufton sëmundjet kronike

Sëmundjet kronike si Alzherimeri, Huntington, Parkinson etj prekin 45 milionë njerëz në botën duke dëmtuar qelizat e trurit në mënyrë progresive deri në shkatërrrimin e tyre.

Lakra e kuqe ka antioksidantë të pasur që parandalojnë ose kthejnë mbrapsht dëmtimet në ADN.

Mbron stomakun

Ushqimet probiotike i japin sistemit tonë tretës një dozë të mirë bakteresh të nevojshme. Këto baktere krijohen në kombinimin e duhur të lakrës së kuqe, kripës dhe gjatë procesit të fermentimit./AgroWeb.org

The post appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Aksioni i bujshëm antidrogë, SPAK jep detajet/ Në pranga 10 persona, 3 prej të cilëve të huaj (EMRAT)! Lënda narkotike përpunohej në vend dhe trafikohej drejt…

By: P. Gj.
16 November 2024 at 14:50

SPAK-u ka dhënë detaje lidhur me aksionin e bujshëm antidrogë që nisi fillimisht nga “Kodrat e Diellit 2”, e më pas u shtri në zona të tjera të vendit, kryesisht në Durrës dhe Fushë Krujë.

Nga operacioni i djeshëm janë vënë në pranga 10 persona, 3 prej të cilëve janë shtetas të huaj, nga Venezuela dhe Kolumbia.

Të arrestuarit janë:

Shtetas shqiptar:

  1. Geis Fejsullai, 42 vjeç, banues në Tiranë
  2.  Kreshnik Budlla alias Farruku, 40 vjeç, banues në Tiranë
  3. A.Ç., 37 vjeç, banues në Tiranë
  4. Endi Sejdini,, 25 vjeç, banues në Krujë
  5. Aldi Zonja, 37 vjeç, banues në Tiranë
  6. I.A.,  51 vjeç, banues në Shkodër
  7. Baki Huqi,  57 vjeç, banues në Durrës

Shtetas të huaj:

  1. Hiwlen Ledezma Narvaez, 41 vjeç, shtetas kolumbian
  2. Joze Ramon Zacarias Vasquez, 35 vjeç, shtetas venezuelian
  3. S.A.S., 42 vjeç, shtetas venezuelian

SPAK-u sqaron se ky operacion është zhvilluar në kuadër të hetimeve që zbuluan një rrjet trafikimi narkotikësh, lloj kokainë, nga vendet e Amerikës Latine, të kontaminuar, e më pas e përpunuar dhe trafikuar në vendin tonë për t’u shitur në tregun evropian.

Puna hetimore e Prokurorisë së Posaçme është zhvilluar për më shumë se 1 vit sipas njoftimit.

Njoftimi i plotë:

Prokuroria e Posaçme njofton se në kuadër të procedimit penal nr. 141/1 të vitit 2023  ka zbardhur një rrjet ndërkombëtar të trafikimit të lëndës narkotike të llojit “kokainë” nga vendet e Amerikës Latine, e kontaminuar dhe më pas e përpunuar dhe trafikuar në Shqipëri dhe në  tregun evropian.

 Ky hetim deri tani ka çuar në arrestimin e shtatë shtetasve shqiptarë dhe tre shtetasve nga Amerika Latine si dhe në zbulimin dhe sekuestrimin e një laboratori të sofistikuar për përpunimin e kokainës, i vendosur në fshatin Qerekë, Fushë Krujë. Po ashtu, janë identifikuar ambiente ndihmëse në Tiranë dhe Durrës. Janë sekuestruar gjithashtu sasi të konsiderueshme materiali të papërpunuara ku dyshohet se është përzier dhe fshehur lëndë narkotike, sasi kokaine, përzierës kimikë, objekte të specializuara për fshehjen e drogës, pajisje laboratorike, shuma parash dhe mjete transporti të përdorura për veprimtarinë kriminale.

Ky hetim intensiv, i zhvilluar për më shumë se një vit, është udhëhequr tërësisht nga prokurorët e Prokurorisë së Posaçme dhe hetuesit e BKH-së, të cilët kanë përdorur një gamë të gjerë të teknikave  të posaçme të hetimit. Bashkëpunimi i ngushtë me agjencitë ligjzbatuese vendase dhe të huaja ka qenë kyç për avancimin e këtij operacioni të rëndësishëm kundër trafikut  ndërkombëtar të drogës.

Të arrestuarit janë:

Shtetas shqiptar:

  1. G.S., 42 vjeç, banues në Tiranë
  2. K.B., 40 vjeç, banues në Tiranë
  3. A.Ç., 37 vjeç, banues në Tiranë
  4. E.S., 25 vjeç, banues në Krujë
  5. A.Z., 37 vjeç, banues në Tiranë
  6. I.A.,  51 vjeç, banues në Shkodër
  7. B.H.,  57 vjeç, banues në Durrës

Shtetas të huaj:

  1. H.L.N., 41 vjeç, shtetas kolumbian
  2. J.R.V., 35 vjeç, shtetas venezuelian
  3. S.A.S., 42 vjeç, shtetas venezuelian

Provat e sekuestruara përfshijnë:

  • Material të papërpunuar prej 48 tonësh (rreth 850 lëkurë gjedhi) ku dyshohet se fshihet lëndë narkotike, të importuara nga Amerika Latine në shtator dhe nëntor 2024;
  • 6.1 kg lëndë narkotike e dyshuar si kokainë;
  • 36,270 euro, 357,046 lekë të reja dhe 57 milionë peso kolumbiane (afërsisht 12, 200 euro);
  • 89.5 kg përzierës të ngurtë dhe 50 kg solucion të lëngshëm për përgatitjen e kokainës;
  • Pajisje për ngritjen e laboratorëve, si presa, axheton, epruveta qelqi, preparate kimike, mikrovalë, qese paketimi, dhe llampa nxehtësie;
  • 22 telefona celularë, 2 laptopë, 7 karta banke dhe 17 karta SIM;
  • 3 automjete të markave të ndryshme dhe dokumente të tjera të rëndësishme.

Tipologjia e grupit kriminal

Nga të dhënat hetimore, rezulton se ky grup vepron si një rrjet ndërkombëtar kriminal, duke bashkëpunuar me organizata kriminale në Amerikën Latine për të trafikuar kokainën drejt Shqipërisë dhe vendeve të Bashkimit Evropian. Në vend, ata përdornin një laborator dhe ambiente ndihmese për ekstraktimin e drogës nga “lëkurë gjedhi të kriposur”, përpunimin e saj përpara se ajo të trafikohej në tregjet e destinuara. Struktura e grupit përfshinte shtetas nga disa qytete të vendit, role të mirë përcaktuara, duke përfshirë financues, transportues, përpunues, dhe shpërndarës.

Ky rrjet shfaqte një bashkëpunim efikas mes ekspertëve të huaj me përvojë dhe elementëve lokalë të mirë-organizuar, duke krijuar një mekanizëm funksional dhe shumëdimensional të aktivitetit kriminal.

Një nga aspektet më të veçanta të këtij rrjeti ishte përfshirja e ekspertëve nga Amerika Latine. Kolumbianët dhe venezuelianët, të njohur për ekspertizën e tyre të thelluar në trajtimin dhe përpunimin e kokainës, ishin “ekspertët” që garantonin suksesin teknik të operacionit. Aftësia e tyre për të ekstraktuar kokainën nga materiale organike, si “lëkurat e bagëtive” e kthente drogën e papërpunuar në një produkt të gatshëm, të cilësisë së lartë, për tregun shqiptar dhe atë evropian. Ky bashkëpunim tregon jo vetëm përmasën ndërkombëtare të grupit, por edhe synimet e tij për të operuar në nivele të larta të organizimit dhe përdorimin e teknologjisë së avancuar në përpunimin e drogës.

Laboratori i ngritur në Qerekë të Fushë Krujës dhe ambientet ndihmëse në Tiranë dhe Durrës, ishin vendosur në pika strategjike të infrastrukturës kombëtare. Pranë aeroportit më të madh të vendit, dhe portit të Durrësit, këto zona vështirësonin monitorimin nga ajri prej agjencive ligjzbatuese, dhe nga ana tjetër lehtësonin transportin e shpejtë të drogës dhe përzierësve kimike, duke siguruar një qasje të shpejtë në tregjet kombëtare dhe ndërkombëtare. Përzgjedhja e këtyre lokacioneve tregon qartazi një planifikim të kujdesshëm, ku distanca e afërt me nyjet kryesore të logjistikës kombëtare ishte një faktor kyç për funksionimin pa ndërprerje të këtij rrjeti kriminal.

Rrjeti operonte në mënyrë të sinkronizuar, me çdo hallkë të përcaktuar në mënyrë të detajuar. Ekspertët e huaj përqendroheshin në proceset teknike të përpunimit, duke shfrytëzuar aftësitë e tyre për të ngritur laboratorë të përpunimit të drogës. Ndërkohë, financuesit shqiptarë siguronin investimet, pajisjet dhe përbërësit kimikë. Transportuesit dhe përpunuesit lokalë luanin rolin e tyre për të siguruar lëvizjen e sigurt të drogës dhe pajisjeve, ndërsa shpërndarësit kishin detyrën për ta futur drogën në tregjet e destinuara.

Shuma e madhe e parave e vënë në dispozicion të financimit të këtij aktiviteti, pajisjet teknologjike dhe mjetet e përpunimit të drogës tregojnë për nivelin e lartë të organizimit dhe burimeve financiare të këtij grupi kriminal.

Në analizën e brendshme të deritanishme të këtij hetimi, Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, e konsideron atë si një moment kyç në luftën kundër krimit të organizuar në Shqipëri:

Ky hetim është dëshmi e qartë se SPAK është i përkushtuar për të ndjekur dhe goditur rrjetet kriminale që kërcënojnë sigurinë dhe drejtësinë në vendin tonë. Suksesi i deritanishëm i këtij procedimi penal tregon se bashkëpunimi ndërkombëtar dhe ekspertiza e brendshme janë çelësi për rezultate konkrete.”

Ndërkohë, prokurori i çështjes, Adnan Xholi, theksoi rëndësinë e përdorimit të mjeteve të posaçme të hetimit në zbardhjen e këtij rrjeti:

Ky hetim na ka treguar një model të ri dhe kompleks të trafikut ndërkombëtar të drogës, ku ekspertiza e huaj kombinohet me elementët lokalë për të ngritur një sistem të integruar kriminal. Goditja e këtij rrjeti është një sinjal i fortë për të gjithë ata që mendojnë se mund të operojnë të pandëshkuar.”

Një falënderim i veçantë shkon për partnerët tanë vendas dhe të huaj, Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm  Durrës dhe Drejtorinë e Policisë së Shtetit për profesionalizmin e treguar gjatë fazës së arrestimit në flagrancë, sekuestrimin e provave materiale dhe produkteve të aktivitetit kriminal.  

The post Aksioni i bujshëm antidrogë, SPAK jep detajet/ Në pranga 10 persona, 3 prej të cilëve të huaj (EMRAT)! Lënda narkotike përpunohej në vend dhe trafikohej drejt… appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

“Janë shenja leukoplasti”- Fotot nga spitali përplasin Xhelilin me Vokshin! Kryetarja e komisionit: Ju sfidoj të shkojmë bashkë t’i shohim

By: gsh
13 November 2024 at 11:36

Fotot e paraqitura nga kryetarja e Komisionit për Sterlizimin, Albana Vokshi, kanë ngjallur debat mes kësaj të fundit dhe deputetit socialist Alban Xhelili.

Xhelili u shpreh se fotot e mjeteve spitalore nuk tregojnë ndryshkjen e tyre siç pretendon Vokshi, por janë shenja leukoplasti, sipas tij.

Vokshi e ka kundërshtuar duke e sfiduar të shkojnë bashkë në spitale për ta verifikuar.

Debati:

Xhelili: Dje pasi kam dalë nga mbledhja më ka ardhur një mesazh që fotot e paraqitura në komisionin janë foto që nuk janë bërë në atë strukturë hospitaliere. Kjo pjesa është për ata që lyejnë vetullat.

Vokshi: Ia paskan çuar mbrëmë në darkë. Ju sfidoj shkojmë bashkë i shohim. Unë kur dal këtu e kam të verifikuar nga të gjitha anët. Hajde shkojmë në maternitet dhe e shohim a janë këta apo jo.

Xhelili: Kryetare jo më kot ju lashë të flisnit pa folur unë fare. E bëtë dhe dje, pa folur dëshmitari e dinit çfarë do të thoshte.

Vokshi: Ju e keni mendjen të mbroni Vilma Nushin dhe Edi Ramën.

Xhelili: Ato shenjat e ndryshkut që paraqisni në foto janë si puna e vetullave kur lyhen dhe t’ju thonë e keni me balkë.dhe Ato shenja janë të  shenja që lë leukoplasti. Mos i gënjeni njerëzit, sepse po të ishin veglat me ndryshk do të ishin njerëzit në spitale. Sot janë ulur infeksionet. Mos gënjeni kot me këtë pjesën.

Vokshi: Zoti Xhelili. Unë ia kam paraqitur dhe drejtorit të spitalit dhe e ka pranuar. E kam me burim të brendshëm. Stafi mi ka dërguar. Ju sfidoj, hajde shkojmë në spital dhe i verifikojmë. Në spitale

po përdoren autoklavat e vjetra. Ju mbroni vjedhjen, korrupsion dhe abuzimin me mbi 200 mln euro dhe bravo ju qoftë se mendoni se Rama do vu vërë deputet. Po është turp shumë i madh të mbroni vjedhjen sepse ka kosto shumë të lartë për jetën e qytetarëve. Duhet t;ju vijë turp se në vend që të thoni hajde të bëjmë transparencë që këto koncesione mos të përsëriten më, ju i mbroni dhe më thoni pajisjet që unë tregova nuk ekzistojnë më.

The post “Janë shenja leukoplasti”- Fotot nga spitali përplasin Xhelilin me Vokshin! Kryetarja e komisionit: Ju sfidoj të shkojmë bashkë t’i shohim appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Presidenti pret në zyrë deputetin shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberin! Begaj: Hapja e Konsullatës së Përgjithshme në Bujanoc, hap i rëndësishëm

By: P. Gj.
12 November 2024 at 13:37

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti sot në një takim deputetin shqiptar të Luginës së Preshevës në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi.

Biseda u fokusua në sfidat dhe problemet me të cilat ballafaqohen shqiptarët e Luginës së Preshevës dhe angazhimin e Shqipërisë në mbrojtjen dhe respektimin e të drejtave të tyre.

Presidenti siguroi Kamberin për mbështetjen e tij dhe të institucioneve shqiptare ndaj çështjes së shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

Çështjet e shqiptarëve që jetojnë në Luginën e Preshevës mbeten parësore për ne deri në zgjidhjen e tyre, – u shpreh Begaj gjatë bisedës me deputetin Kamberi.

Hapja e afërme e Konsullatës së Përgjithshme në Bujanoc është një hap i rëndësishëm”, – vlerësoi ai.

“Nuk duhet që askush në shekullin XXI të dënohet për përdorim të simboleve kombëtare, për mbajtjen e flamurit.

Në takimet e mia me ndërkombëtarët kam theksuar domosdoshmërinë e ndalimit të pasivizimit të adresave në Luginën e Preshevës dhe njohjen e diplomave të të rinjve që mbyllin studimet në Shqipëri e Kosovë, si një e drejtë që garantohet edhe nga Procesi i Berlinit”, – theksoi Presidenti Bajram Begaj.

“Në fund, dua t’ju përgëzoj për të gjithë aktivitetin tuaj politik, për të gjithë avokaturën në Parlamentin e Serbisë për të mbrojtur çështjen, gjakun, dinjitetin shqiptar”, – vlerësoi Presidenti i Republikës.

The post Presidenti pret në zyrë deputetin shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberin! Begaj: Hapja e Konsullatës së Përgjithshme në Bujanoc, hap i rëndësishëm appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Lamin Jamal do të qëndrojë jashtë fushave deri në 3 javë, Spanja thërret sulmuesin e Gironës

By: gsh
11 November 2024 at 14:26

Lamin Jamal humbi dje ndeshjen kundër Real Sociedad dhe sot mbërriti deklarata e pritur mjekësore nga Barcelona. 

17-vjeçari pësoi një dëmtim të vogël në kyçin e këmbës që do ta detyrojë të qëndrojë jashtë fushave për 2-3 javë. Kështu ai do të mungojë në ndeshjet e Spanjës të vlefshme për Ligën e Kombeve. Në vend të tij, iberikët kanë thirrur sulmuesin e Gironës, Brajan Gil.

“Pasi shërbimet mjekësore të kombëtares spanjolle kanë analizuar raportin e dërguar nga Barcelona, ​​Lamin Jamal do të mungojë në ndeshjet e radhës të kombëtares për shkak të lëndimit, të cilat Spanja do t’i luajë kundër Danimarkës në Kopenhagë (e premte 15) dhe kundër Zvicrës në Tenerife (e hënë 18)”, thuhet në komunikatën e Federatës Iberike.

PANORAMASPORT.AL

The post Lamin Jamal do të qëndrojë jashtë fushave deri në 3 javë, Spanja thërret sulmuesin e Gironës appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Shenjat e horoskopit me të cilat është shumë e vështirë të punosh

By: gsh
8 November 2024 at 13:16

Në çdo vend pune ka shumë personalitete të ndryshme. Disa njerëz janë më të fortë se të tjerët dhe disa janë më konkurrues. Ka nga ata që qëndrojnë të ftohtë ose nga ata që janë gjithmonë të qetë dhe që përpiqen gjithmonë të ruajnë ekuilibrin.

Sigurisht, nuk është e lehtë t’i mbash gjërat vazhdimisht paqësore në një mjedis pune me shumë punonjës. Kërkesat, lodhja dhe stresi shpesh shkaktojnë fërkime dhe tensione, të cilat zgjidhen nëse ka vullnet të mirë nga të dyja palët.

Megjithatë, ka disa punëtorë që në vend që të përpiqen të bashkëpunojnë dhe të qetësojnë shpirtrat si kolegët e tyre, i hedhin më shumë benzinë ​​zjarrit dhe i drejtohen politikave të vogla për të marrë favorin e punëdhënësve.

E ndërsa, padyshim, astrologjia nuk ka të bëjë fare me marrëdhëniet e mira apo të këqija, duke gjykuar nga karakteristikat e shenjave më poshtë , më mirë mbani sytë hapur kur vjen puna për të kaluar me to.

Virgjëresha

Kur vjen puna te puna, Virgjëresha nuk pushon kurrë. Çështjet profesionale zënë pjesën më të madhe të trurit të saj, ndërsa pjesa tjetër shqetësohet nëse kolegët e saj do ta pëlqejnë apo jo. Në të njëjtën kohë, ajo do të përpiqet të manipulojë eprorët e saj dhe të sigurojë privilegje, edhe nëse dikush tjetër i meriton më shumë. Obsesioni i saj me klasën dhe orarin ndikon edhe në jetën e tyre në zyrë, pasi kushdo që nuk ndjek orarin e saj përballet me bezdisje dhe shumë vërejtje.

Akrepi

Mjaft të dyshimtë, Akrepat preferojnë të punojnë vetëm, për të marrë gjithmonë meritat. Ata nuk u besojnë kolegëve të tyre dhe janë shumë konkurrues. Ata shikojnë çdo lëvizje të të tjerëve, edhe nëse duken indiferentë dhe konsiderohen “misteriozë”. Të punosh me ta është një biznes i komplikuar, që nuk drejtohet nga besimi. Sigurisht, mendja e tyre dinake mund t’ju mbajë larg, por do të gjejë zgjidhje për shumë probleme.

Shigjetari

Kur bëhet fjalë për ndarjen e përgjegjësive dhe ngarkesës së punës, ata janë më të mirët. Megjithatë, ata do të jenë ata që do të kontribuojnë më pak në çdo projekt. Ata gjithashtu kundërshtojnë gjithçka që dëgjojnë, duke pretenduar se njohuritë e tyre janë më të informuara dhe më të sakta, ndërsa mburren gjithmonë me përvojën e tyre profesionale. Ata mund të bëhen mjaft të vegjël për çështjet e punës.

The post Shenjat e horoskopit me të cilat është shumë e vështirë të punosh appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Vlahoviç, investimi ku Juventusi nuk po sheh frytet

By: P. Gj.
7 November 2024 at 16:08

Që nga janari i vitit 2002 deri më sot, Dushan Vlahoviç ka arritur të shënojë 50 gola me fanellën e Juventusit.

Një mesatare prej më pak se 16 gola në çdo vit kalendarik, nëse sulmuesi serb ndalet në këtë shifër edhe pse kanë ngelur ende edhe dy muaj të tjerë për të përmirësuar imazhin e tij. Me golin e realizuar ndaj Lilës, Vlahoviç arriti shifrat e vendosura nga Karlos Tevez, por a janë këto statistika të mjaftueshme për një sulmues si ai ku Juventusi ka investuar një shumë të madhe parash? Vlahoviç luan pothuajse të gjitha ndeshjet e kampionatit, pa përfshirë këtu edhe kupat e Europës me Superkupën dhe Kupën e Italisë. Për këtë arsye prezenca e tij në Torino vihet gjithmonë në mëdyshje, a janë shifra të një sulmuesi të madh ose jo? Dhe mbi të gjitha a ecin paralelisht me kërkesat e Juventusit?

KOSTO- Shuma e shpenzuar për të blerë Vlahoviçin nuk është e vogël. “Zonja” shpenzoi 75 milionë euro për ta blerë nga Fiorentina, ndërsa i pagoi gjithashtu edhe 11 milionë euro komision agjentit të lojtarit. Më pas paga e tij bruto në vitin e parë te Juvja ishte 8 milionë euro, në dy vitet e radhës shkoi 16 milionë, ndërsa në vitin e katërt dhe të pestë do të jetë 23 milionë euro. Në total shkojnë 172 milionë euro investim që Juventusi ka bërë për Dushan Vlahoviçin dhe asnjë nga lojtarët e tjerë në Serinë A nuk i afrohet.

Këtë shifër Juventusi e ka shpenzuar vetëm për Kristiano Ronaldon, por në tre vite kalendarike, portugezi shënoi 101 gola, dyfishi i Dushan Vlahoviçit. Pa llogaritur këtu edhe peshën e një lojtari si Ronaldo dhe përfitimet që të sjell. Mosha dhe vlera në merkato është e ndryshme, por fakti që 172 milionë euro po përkthehen në vetëm 16 gola në vit konsiderohet pak.

PANORAMASPORT.AL

The post Vlahoviç, investimi ku Juventusi nuk po sheh frytet appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

❌