Normal view

VIDEO/ Gjimshiti bën protagonistin me gol dhe Retegi humb penallti, Atalanta ndalet në shtëpi nga Torino

By: P. Gj.
1 February 2025 at 21:33

Atalanta është ndalur në shtëpi nga Torino në ndeshjen e vlefshme për javën e 23-të në Serinë A. Sfida u mbyll në barazimin 1-1.

Goli i parë u shënua nga vendasit në minutën e 35-të nga kapiteni i Shqipërisë, Berat Gjimshiti falë një goditje me kokë. (VIDEO)

Ndërkohë festa nuk zgjati shumë pasi në të 40-ën Maripan riktheu baraspeshën. Kështu u mbyll pjesa e parë. Në të dytën bergamaskët patën mundësinë e artë për të kaluar sërish në avantazh, por Retegi gaboi nga pika e bardhë e penalltisë. (VIDEO)

Pas këtij barazimi Atalanta mbetet në vendin e 3-të me 47 pikë në Serinë A.

PANORAMASPORT.AL

The post VIDEO/ Gjimshiti bën protagonistin me gol dhe Retegi humb penallti, Atalanta ndalet në shtëpi nga Torino appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Si Anastas Janullatos u vendos në krye të Kishës Ortodokse? Teologu: U bë Kryepeshkop nga Patriarkana Ekumenike, jo nga Greqia!

By: P. Gj.
31 January 2025 at 21:50

Teologu Miron Çako, tregoi sot historinë se si Anastas Janullatos u bë Kryepeshkop i Kishës Autoqefale të Shqipërisë.

I ftuar në emisionin “Log” në News 24 nën moderimin e gazetarit Endri Xhafo, Çako tha se Anastasi u zgjodh Kryepeshkop i Shqipërisë nga Patriarkana Ekumenike e Stambollit në vitin 1992, dhe jo nga Greqia.

Teologu tha se në vitin 1992 në Shqipëri nuk u gjet një përfaqësues në gradën episkopale me nënshtetësi shqiptare, në mënyrë që të bëhej Kreyepeshkop kanonik i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë.

Për këtë arsye personi i vetëm që mund të shkonte në atë post të lartë të Kishës sipas tij ishte vetëm Anastas Janullatos, i cili u nda nga jeta pak ditë më parë.

Miron Çako: Në 1991 kur dëshira për të krijuar komunitet ortodoks, Patriarkana Ekumenike e Stambollit kishte detyrimin shpirtëror që të sillte eksark dhe u zgjodh Krepeshkopi Anastas, u zgjodh personi i përshtatshëm nga Patriarakana Ekumenke e Stambollit, nuk u zgjodh nga grekët.

Atë kohë Epeshkopi ishte në Afrikë me mision për të ngritur kisha. Ata gjetën njeriun që ishte misionar dhe të vinte në nje vend ku kishte shterur feja dhe vetëm të vëzhgonte. Ai erdhi në një vend dhe u çudit , këtu ishin prishur kishat, këtë pa ai kur erdhi këtu. Ai erdhi thjesht për një detyrë zyrtare për të vëzhguar për një vit.

Atëherë në vitin 1992 Këshilli Klerik Laik që u krijua me aq sa kishin mbetur kërkoi nga Patriarkana që ky person të ishte Kryepeshkop, sepse në të gjithë rruzullin tokësor po ta them nuk u gjet një përfaqësues në gradën episkopale me nënshtetësi shqiptare që të ishte Kreyepeshkop kanonik i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë.

The post Si Anastas Janullatos u vendos në krye të Kishës Ortodokse? Teologu: U bë Kryepeshkop nga Patriarkana Ekumenike, jo nga Greqia! appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Kongresi i Lushnjës, cilat ishin vendimet! Qëllimi, mbrojtja e tërësisë territoriale të Shqipërisë, rimëkëmbja e shtetit dhe sigurimi i pavarësisë

By: S. H
22 January 2025 at 10:36

Më 21 janar të vitit 1920 nisi zyrtarisht punimet Kongresi i Lushnjës, një nga kuvendet më të rëndësishme në historinë e kombit shqiptar.

Qëllimi i mbajtjes së Kongresit të Lushnjës ishte mbrojtja e tërësisë territoriale të Shqipërisë, rimëkëmbja e shtetit shqiptar dhe sigurimi i pavarësisë së tij. Pjesëmarrës në kongres ishin 50 përfaqësues nga pjesa më e madhe e krahinave të shtetit shqiptar. Data 21 janar ishte çelja zyrtare e kongresit, ndërsa punimet e tij u zhvilluan nga 28-31 janar 1920.

Kongresi i Lushnjës hodhi poshtë planet e Konferencës së Paqes në Paris dhe u shpreh për mbrojtjen me çdo kusht të tërësisë dhe të pavarësisë së plotë të shtetit shqiptar në kufijtë e vendosur nga Konferenca e Ambasadorëve në Londër në 1913. Gjatë punimeve të tij u miratua një akt kushtetues, në të cilin ripohohej sovraniteti i plotë i shtetit shqiptar. Ai zgjodhi organet më të larta të shtetit shqiptar si Këshillin e Lartë të përbërë nga katër vetë, i cili do të kryente detyrën e kryetarit të shtetit deri sa të caktohej forma përfundimtare e regjimit.

U krijua Këshilli Kombëtar i përbërë nga 37 përfaqësues, i cili do të kryente funksionet e parlamentit shqiptar. Kongresi i Lushnjës me shumicë votash rrëzoi qeverinë e Durrësit dhe zgjodhi një qeveri të re kombëtare të drejtuar nga Sulejman Delvina. Me 21 janar të 1920, para 104 vitesh, Ahmet Zogu vinte në Kongresin e Lushnjës si një nga përfaqësuesit e krahinave me tradita patriotike, asaj të Matit, Dibrës dhe Mirditës. I shoqëruar nga qindra luftëtarët e tij, ai luajti rol kryesor në sigurinë e zhvillimit të punimeve të Kongresit në ato ditë të trazuara. Duke parë origjinën e tij, prej familjes së madhe patriotike Zogolli, aftësitë personale dhe krahinën që ai përfaqësonte, Kongresi e zgjedh Ahmet Zogun, unanimisht Ministër të Brendshëm.

Pas përfundimit të punimeve të kongresit në Lushnjë, po atë pasdreke të 31 janarit, Ahmet Zogu që u zgjodh Ministër i Punëve të Brendshme, u dërgoi të gjitha prefekturave një qarkore nga qyteti i Lushnjës, me anë të së cilës i bënte të ditur popullit shqiptar arsyet për mbajtjen e Kongresit Kombëtar të Lushnjës dhe u shpjegonte atyre vendimet që mori ajo mbledhje historike, për shpëtimin e Shqipërisë nga rreziqet që e kërcënonin. Gjatë punimeve të kongresit, ra në sy temperamenti i ndezur i Ahmet Zogut, që i bëri të gjithë delegatët të fitonin një admirim ndaj tij dhe ta zgjidhnin me votim unanim në postin delikat të Ministrit të Brendshëm, ndonëse ai nuk i kishte mbushur akoma 25 vjeç.

Qeveria e Durrësit u përpoq me të gjitha mënyrat dhe mjetet për të ndaluar zbatimin e vendimeve të kongresit, duke u mbështetur dhe në forcën e ushtrisë italiane. Nisur nga presionet e qeverisë së Durrësit, e cila po bënte çmos për mosnjohjen e vendimeve të Kongresit të Lushnjës, shumë nga e delegatët Tiranës, Elbasanit, Kavajës e Shijakut, duke kuptuar se do të sulmoheshin me armë nga forcat italiane të nxitura nga qeveria e Durrësit, shfaqën mendimin që të qëndronin dhe për disa kohë në qytetin e Lushnjës. Mendimet që shfaqën disa delegatë, për të qëndruar në qytetin e Lushnjës deri sa të stabilizohej disi situata e turbullt e krijuar, i kundërshtoi hapur Ministri i Brendshëm Ahmet Zogu. “Vendimet e Kongresit do të zbatohen domosdo dhe pa vonesë, kjo gjë lyp guxim dhe punë, prandaj unë po nisem për në Tiranë, ju po të doni rrini këtu”. Ahmet Zoguu si ministër i Brendshëm, luajti rol të pazëvendësueshëm në vendosjen e rendit në një Shqipëri të trazuar siç ishte asaj kohe. Prandaj Ahmet Zogu, me plot kuptimin e fjalës mbështetur në fakte të pakontestueshme mund të themi, luajti rol kryesor në jetësimin e vendimeve të Kongresit të Lushnjës. Prej këtij momenti Tirana mbetet kryeqytet i Shqipërisë, filloi ngritja e institucioneve shtetërore, kombi nisi të bëhet shtet, nisi njohja ndërkombëtare e Shqipërisë duke u bërë e mundur futja e saj në Lidhjen e Kombeve të bashkuara brenda vitit 1920. Nga ky Kongres nisi udhëtimin bërja e shtetit shqiptar dhe ngritja politike e Ahmet Zogut me rolin e pazëvendësueshëm të tij në shërbim të atdheut dhe kombit nën moton: “Atdheu mbi të gjitha”.

The post Kongresi i Lushnjës, cilat ishin vendimet! Qëllimi, mbrojtja e tërësisë territoriale të Shqipërisë, rimëkëmbja e shtetit dhe sigurimi i pavarësisë appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Mori përgjegjësinë për sulmin vdekjeprurës të 7 tetorit! Jep dorëheqjen shefi i ushtrisë izraelite

By: P. Gj.
21 January 2025 at 16:31

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Izraelit, Herzi Halevi, njoftoi sot se ka dorëzuar dorëheqjen nga detyra, duke e marrë përgjegjësinë për sulmin vdekjeprurës të Hamasit më 7 tetor 2023 në Izrael.

Ndërkohë, ushtria izraelite e kreu një operacion të madh ushtarak në Bregun e okupuar Perëndimor të martën, duke i vrarë gjashtë njerëz dhe duke i plagosur 35 të tjerë, sipas Ministrisë palestineze së Shëndetësisë.

Halevi, i cili e mori detyrën në janar 2023, tha se dorëheqja e tij do të hyjë n fuqi më 6 mars.

Gjenerallejtënant Halevi është zyrtari më i lartë izraelit që jep dorëheqje për shkak të dështimit të sigurisë më 7 tetor 2023, kur mijëra militantë të udhëhequr nga Hamasi – grupi palestinez i shpallur terrorist nga SHBA dhe BE – u futën në jug të Izraelit dhe sulmuan komunitetet pranë kufirit dhe bazat ushtarake.

Në atë sulm u vranë 1.200 njerëz – kryesisht civilë – dhe u rrëmbyen 250 të tjerë. Më shumë se 90 pengje janë duke u mbajtur ende në Gazë, dhe besohet se rreth një e treta e tyre kanë vdekur tashmë.

Në letrën e tij të dorëheqjes, Halevi tha se ushtria, nën udhëheqjen e tij, “dështoi në detyrën e saj për ta mbrojtur shtetin e Izraelit”.

Operacioni izraelit në Xhenin

Më herët, Izraeli njoftoi se po kryente “operacion të madh dhe të gjerë ushtarak” kundër militantëve palestinezë në Xhenin.

Në këtë qytet kanë ndodhur shpesh luftime mes ushtrisë izraelite dhe militantëve në vitet e fundit, madje edhe para sulmit të Hamasit më 7 tetor, që e nxiti luftën në Gazë.

Lufta në Gazë ka shkaktuar viktima të shumta dhe dëme të mëdha materiale. Si pasojë e ofensivës izraelite janë vrarë më shumë se 46.000 palestinezë.

Operacioni i së martës ndodhi pak ditë pasi një armëpushim i brishtë mes Hamasit dhe Izraelit në Gazë hyri në fuqi në fundjavë.
Izraeli i pushtoi Bregun Perëndimor, së bashku me Gazën dhe Jerusalemin Lindor gjatë Luftës të Lindjes së Mesme më 1967.

Palestinezët duan që këto tri territore të jenë pjesë e shtetit të tyre në të ardhmen.

Armëpushimi nuk vlen për Bregun Perëndimor, ku dhuna është rritur shumë që nga fillimi i luftës. Ushtria izraelite ka kryer operacione në Bregun Perëndimor pothuajse çdo ditë, të cilat shpesh kanë nxitur luftime.

Ka pasur edhe rritje të sulmeve të ekstremistëve hebraikë ndaj palestinezëve gjatë kësaj kohe, si dhe sulme të palestinezëve ndaj izraelitëve./REL/

The post Mori përgjegjësinë për sulmin vdekjeprurës të 7 tetorit! Jep dorëheqjen shefi i ushtrisë izraelite appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

U plagos me thikë nga një 45 vjeçar, arrestohen i moshuari me të birin e tij! Akuza që rëndon ndaj dyshes dhe dinamika e ngjarjes

By: P. Gj.
21 January 2025 at 15:38

Një 45 vjeçar dhe i ati i tij, 70 vjeçar, janë arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi ishin të shpallur në kërkim për akuzën “Plagosje e rëndë me dashje”.

Në pranga kanë rënë shtetasit A.D., 45 vjeç dhe B.D., 70 vjeç, babë e bir.

Mbrëmjen e datës 9 janar 2025, në rrugën “Ndre Mjeda” në kryeqytet, atë e bir janë konfliktuar fizikisht me shtetasin B.M., 45 vjeç, për shkak të një sherri me motive të dobëta. Dyshja e ka goditur 45 vjeçarin me sende të forta, duke bërë që ky i fundit, për shkak të sulmit, të godasë me thikë 70 vjeçarin.

45 vjeçari u arrestua në flagrancë që në momentin e ngjarjes, ndërsa sot, pas 12 ditësh, ranë në pranga i ati me të birin të cilë iniciuan konfliktin.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

“-shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 kapën dhe ndaluan shtetasit e shpallur në kërkim, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, A. D., 45 vjeç dhe B. D., 70 vjeç, babë e bir. Prokuroria e Tiranës ka urdhëruar ndalimin e tyre, pasi më 09.01.2025, në rrugën “Ndre Mjeda”, dyshohet se për motive të dobëta, janë konfliktuar me shtetasin D. M., 45 vjeç. Ky i fundit u arrestua menjëherë pas rastit, pasi dyshohet se gjatë këtij konflikti, dëmtoi me mjet prerës, 70-vjeçarin;”, njoftojnë blutë.

Informacioni paraprak

 

Më datë 09.01.2025, rreth orës 21:05, në rrugën Ndre Mjeda, gjatë një konflikti për motive të dobëta shtetasi B.D, rreth 69 vjeç, ka goditur me sende të forta shtetasin B.M, rreth 45 vjeç, ndërsa ky i fundit ka goditur me një mjet prerës shtetasin B.D.

Të dy këta shtetas ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

 

The post U plagos me thikë nga një 45 vjeçar, arrestohen i moshuari me të birin e tij! Akuza që rëndon ndaj dyshes dhe dinamika e ngjarjes appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

“Të paharruar”- Veliaj përkujton 4 viktimat e 21 Janarit: Plagë në historinë tonë dhe thirrje për drejtësi e llogaridhënie

By: S. H
21 January 2025 at 09:47

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka përkujtuar 4 viktimat e protestës së 21 Janarit 2011, në një postim në rrjetet sociale.

“Të paharruar”, shkroi Veliaj, duke shtuar se 21 Janari është një plagë në historinë e Shqipërisë.

Ai theksoi se 21 Janari gjithashtu është një thirrje për drejtësi dhe llogaridhënie.

“TË PAHARRUAR! 21 Janari është një plagë në historinë tonë, por edhe një thirrje për drejtësi e llogaridhënie. Sot kujtojmë ata që humbën jetën duke kërkuar një Shqipëri më të drejtë e më demokratike. ”, shkruan Veliaj.

The post “Të paharruar”- Veliaj përkujton 4 viktimat e 21 Janarit: Plagë në historinë tonë dhe thirrje për drejtësi e llogaridhënie appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Deklarata e Donald Trump, reagon Presidenti i Panamasë: Kanali është dhe do të vazhdojë të jetë i yni!

By: P. Gj.
20 January 2025 at 21:43

Presidenti i Panamasë i është përgjigjur deklaratës së Trump në fjalimin e tij inaugurues se SHBA do të “marrë përsëri” Kanalin e Panamasë nga kontrolli kinez.

Jose Raul Mulino hodhi poshtë çdo nocion të ndikimit kinez, duke thënë: “Nuk ka prani të asnjë kombi në botë që ndërhyn në administratën tonë”.

Më tej ai shtoi se “Kanali është dhe do të vazhdojë të jetë i Panamasë dhe administrata e tij do të vazhdojë të jetë nën kontrollin panamez në lidhje me neutralitetin e tij të përhershëm.”

The post Deklarata e Donald Trump, reagon Presidenti i Panamasë: Kanali është dhe do të vazhdojë të jetë i yni! appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

EMRAT/ Sherri me thika mes vajzave pas një sherri banal, policia jep detajet: Konflikti nisi në autostradën Tiranë-Durrës! Dy motrat erdhën për kallëzim, por…

By: P. Gj.
20 January 2025 at 17:27

Detaje të reja janë bërë me dije lidhur me ngjarjen mes vajzave të reja, ku njëra prej tyre plagosi shoqen me thikë për shkak të një konflikti banal të ndodhur mes tyre.

Sipas Policisë së Shtetit, në konflikt janë përfshirë dy motra, Xhemile dhe Esma Verlaku, kundër shoqes së tyre, Kasandra Cani.

Dy motrat janë paraqitur në orën 02:34 në ambientet e Komisariatit nr.2 të Tiranës për të denoncuar të renë, Kasandra Cani, me pretendimin se janë përfshirë në një konflikt me disa persona në autostradën Tiranë-Durrës, në afërsi të Vorës.

Më pas, dy motrat duket se janë penduar pasi janë larguar brenda 4 minutave nga ambientet e Komisariatit, për të mos dhënë dëshminë e tyre lidhur me denoncimin që dëshironin të bënin.

Sipas raportimit të uniformave blu, dy motrat kanë shkuar në banesën e 26 vjeçares, Kasandra Cani, dhe janë konfliktuar fizikisht. Përgjatë këtij sherri, Cani ka marrë një thikë të banesës së saj dhe ka goditur Esma Verlakun, kjo e fundit e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Kasandra Cani është arrestuar nga blutë ditën e sotme në orën 15:30, e cila akuzohet për dy vepra penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja, apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Për Xhemile Verlaku ka nisur procedimi penal për veprat penale “Dëmtime të tjera me dashje”, “Kanosja” dhe “Dhunimi i banesës”.

Materialet për këtë rast i kanë kaluar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

 

NJOFTIM

DVP Tiranë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2, në përfundim të veprimeve të para hetimore dhe procedurale, në orën 15:30, të datës 20.01.2025, bënë arrestimin në flagrancë, të shtetases K. C., 26 vjeçe, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Si dhe referuan materialet në Prokurori dhe nisën procedimin në gjendje të lirë për shtetasen Xh. V., 24 vjeçe, për veprat penale “Dëmtime të tjera me dashje”, “Kanosja” dhe “Dhunimi i banesës”.

Më datë 20.01.2025, në orën 02:34 të mëngjesit, shtetaset E. V., 22 vjeçe, dhe Xh. V., 24 vjeçe, janë paraqitur në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 për kallëzim, për një konflikt që kishin pasur me disa shtetase të tjera në autostradën Tiranë-Durrës, në afërsi të Vorës, por nuk kanë dhënë detaje të tjera mbi personat e përfshirë apo mjetet e përdorura.

Shërbimet e Policisë i kanë informuar ato mbi mënyrën e trajtimit të rasteve të tilla dhe procedurat që duhen ndjekur. U është kërkuar të presin për marrjen e kallëzimit nga Oficeri i Policisë Gjyqësore, por shtetaset janë larguar nga Komisariati në orën 02:38, pa përfunduar procedurën e kallëzimit.

Nga hetimet rezulton se, pas largimit nga Komisariati, shtetaset E. V. dhe Xh. V. (motra) dyshohet se kanë shkuar në banesën e shtetases K. C. dhe janë konfliktuar fizikisht. Gjatë këtij konflikti, shtetasja K. C. dyshohet se ka goditur me mjet prerës shtetasen E. V., e cila aktualisht ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Materialet për këtë rast i kanë kaluar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Theksojmë se Komisariati i Policisë Nr. 2 ka ndjekur me përpikëri procedurat ligjore dhe ka qenë i gatshëm për trajtimin e rastit, dhe në asnjë moment nuk u është refuzuar marrja e kallëzimit. Kjo është e dokumentuar edhe me pamjet filmike të Komisariatit të Policisë Nr. 2, që tregojnë veprimet e punonjësve të Policisë dhe të dy shtetaseve dhe kohën e qëndrimit të tyre prej 4 minutash në Komisariat. Pas kësaj, ato janë larguar duke mos përfunduar procedurën e kallëzimit.

The post EMRAT/ Sherri me thika mes vajzave pas një sherri banal, policia jep detajet: Konflikti nisi në autostradën Tiranë-Durrës! Dy motrat erdhën për kallëzim, por… appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Futbolli botëror në zi, ndahet nga jeta legjenda skoceze e Mançester Junajtid

By: gsh
17 January 2025 at 21:46

Futbolli botëror ka mësuar sot lajmin e trishtë të ndarjes nga jeta të një prej legjendave që kanë bërë të famshëm këtë sport. Denis Lou, ish-sulmuesi skocez i famshëm në vitet 60’-70’, është ndarë nga jeta në moshën 84-vjeçare.

Ai mbahet si një nga emrat më të mëdhenj të atyre viteve, sidomos kur vishte fanellën e Mançester Junajtid, me të cilën fitoi thuajse gjithçka në futbollin europian, teksa ishte edhe fituesi i “Topit të Artë” në vitin 1964.

“Me zemër të rënduar ju komunikojmë se babai ynë, Denis Lou, është ndarë nga jeta në moshën 84-vjeçare. Ka luftuar një betejë të vështirë, por tani më në fund është në paqe. Falënderojmë të gjithë ata që kanë kontribuar për shëndetin dhe përkujdesjen ndaj tij, në të kaluarën dhe në kohët e fundit. E dimë se sa e kanë mbështetur njerëzit dhe sa e kanë dashur. Kjo dashuri është vlerësuar gjithmonë dhe ka bërë diferencën”, shkruhej në mesazhin e familjes që njoftoi për ndarjen nga jeta të ish-futbollistit i cili në vitet e fundit po luftonte me Alzhajmerin dhe demencën.

Lou është një nga ikonat më të shndritshme të historisë së Mançester Junajtid dhe një statujë e tij është e vendosur para stadiumit “Old Trafford”.

PANORAMASPORT.AL

The post Futbolli botëror në zi, ndahet nga jeta legjenda skoceze e Mançester Junajtid appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Vetëdeklarim nga deputetët nëse kanë përdorur “Sky Ecc”, Çuçi: Propozimi i opozitës të shqyrtohet nga një grup pune më i gjerë, jo të bëjmë populizëm

By: P. Gj.
17 January 2025 at 11:46

Në mbledhjen e sotme të Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, nënkryetari i Kuvendit, Bledi Çuçi ka shprehur qëndrimin e mazhorancës lidhur me propozimin e opozitës që deputetët të vetëdeklarojnë nëse kanë qenë apo jo përdorues të aplikacionit “Sky Ecc”.

Çuçi tha se ky propozim duhet shqyrtuar në një grup më të gjerë pune dhe të mos bëhet retorikë apo populizëm për interesa politike të ditës.

“Doja te shprehja qendrimin e grupit tone parlamentar, pavaresisht nga cfare mendoj une se si ruhet integriteti i deputetit. Nga pikepamja proceduriale kete duhet ta shqyrtojme edhe ne nje grup pune sepse jane disa ceshtje proceduriale qe duhen pare. A eshte kjo ceshtje Rregullores se Kuvendit apo jo? A duhet te merret Rregullorja vetem me nje aplikacion se jane disa te tilla? A e afekton kjo Kodin Penal apo jo? Pra, jane disa ceshtje qe duhen shqyrtuar. Le ta shqyrtoje nje grup profesionistesh kete ceshtje nese afekton apo jo Kodin Penal. Mund ta perfshijme te formulari i vetedeklarimit perpara kandidimit apo mund te perfshijme ndoshta dhe kryetaret e bashkive apo njerezit e sistemit te drejtesise. Une personalisht nuk e mendoj keshtu, megjithate la ta bashkojme me ndryshimet e tjera te Rregullores dhe ta shohim me gjere kete ceshtje. Menyren si e keni shkruar ketu propozimin nuk qendron nga ana kushtetuese. Nuk duhet te bejme nje ndryshim i cili cenohet shume kollaj neser dej ne Gjykaten Kushtetuese. Nese duam vertet nje gje qe te adresoje ceshtjen e pastertise se figures se deputetit, duhet ta bejme tamam, jo per populizem “, tha Çuçi.

The post Vetëdeklarim nga deputetët nëse kanë përdorur “Sky Ecc”, Çuçi: Propozimi i opozitës të shqyrtohet nga një grup pune më i gjerë, jo të bëjmë populizëm appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Sulm me thikë në një gjimnaz në Sllovaki, 18 vjeçari vret me thikë dy persona dhe plagos një tjetër

By: P. Gj.
16 January 2025 at 17:15

Një sulm me thikë ka ndodhur në një shkollë të mesme në veri të Sllovakisë, ku një nxënës 18-vjeçar ka vrarë me thikë dy persona dhe ka lënë të plagosur një tjetër.

Sipas autoriteteve vendase, i plagosuri ndodhet në gjendje kritike për jetën, në spital.

Sulmi me thikë ndodhi në Spisska Stara Ves, një qytet i vogël në kufi me Poloninë që ka një popullsi prej rreth 17,000 njerëz.

The post Sulm me thikë në një gjimnaz në Sllovaki, 18 vjeçari vret me thikë dy persona dhe plagos një tjetër appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

FOTO/ Plagosi me thikë këngëtarin në supermarket, vihet në pranga autori i ngjarjes

By: P. Gj.
14 January 2025 at 11:53

Vetëm pas afërsisht një ore është vënë në pranga 50 vjeçari Gjergj Dardha, i cili plagosi paraditen e sotme këngëtarin Ademir Fresku, 30 vjeç, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta.

Ngjarja ndodhi në orën 11:00, në një supermarket tek sheshi “Demokracia”, shumë pranë teatrit të qytetit.

Sipas policisë, plagosja ka ardhur pas një konflikti të çastit mes tyre.

Po punohet për arrestimin e autorit të ngjarjes.

 

The post FOTO/ Plagosi me thikë këngëtarin në supermarket, vihet në pranga autori i ngjarjes appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Gjendet i pajetë i moshuari në oborrin e banesës së tij, detajet e para

By: P. Gj.
13 January 2025 at 17:54

Një 81-vjeçar është gjetur pa shenja jete këtë të hënë në oborrin e banesës së tij në Zall-Bastar.

Uniformat blu njoftojnë se shtetasi me iniciale Xh.M rreth orës 09:00, në Zall-Bastar, është gjetur pa shenja jete në oborrin e banesës së tij.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të ndërrimit të jetës.

Tiranë/Informacion paraprak

Me datë 13.01.2025, rreth orës 09:00, në Zall-Bastar, është gjetur pa shenja jete në oborrin e banesës së tij shtetasi Xh.M, rreth 81 vjeç.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të ndërrimit të jetës.

The post Gjendet i pajetë i moshuari në oborrin e banesës së tij, detajet e para appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Modriç: Nëse më duhej të zgjidhja një finale për të humbur, ishte kjo. Barça e meritoi fitoren

By: gsh
13 January 2025 at 14:33

Mesfushori Luka Modriç nuk e nisi titullar finalen e Superkupës së Spanjës, por u aktivizua në minutën e 64-të nga trajneri Ançeloti.

Pas humbjes, kroati deklaroi se:

“Një disfatë e komplikuar, Barça ishte më e mirë dhe ne duhet t’i përgëzojmë. Është pozitive që do të kemi menjëherë një ndeshje për të luajtur, në Kupën e Mbretit, do të kemi pak kohë për të menduar për këtë humbje. Duhet të reagojmë, ka ende shumë sfida këtë sezon. Mes nesh do të analizojmë se çfarë ka ndodhur për të parë se çfarë mund të përmirësojmë. Nëse do të duhej të zgjidhnim një finale për të humbur, do të kishim zgjedhur këtë”, përfundoi Modriç.

PANORAMASPORT.AL

The post Modriç: Nëse më duhej të zgjidhja një finale për të humbur, ishte kjo. Barça e meritoi fitoren appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Reshjet e dëborës, si paraqitet situata në akset rrugore! Ja ku rekomandohet përdorimi i gomave dimërore ose zinxhirëve

By: gsh
13 January 2025 at 10:33

Reshjet e dëborë kanë vazhduar përgjatë natës në zonën veriore dhe juglindore, shoqëruar me rënie të temperaturave dhe erë.

Raportohet se të gjitha segmentet rrugore nacionale janë të hapura dhe të qarkullueshme, ndërsa në akset me prezencë dëbore rekomandohet përdorimi i gomave dimërore ose zinxhirëve

Akset problematike

  • Në akset: Vaudejes- Pukë-Fushë Arrëz-Kalimash vazhdojnë reshjet e  dëborës, në Qafë Mali trashësia e dëborës arrin deri në 50 cm, në Skurraj-Peshkopi në Kukës-Ura e Zapodit, Kukës-Krumë-Kam, Kukës-Bushtricë, Kuben-Vasije, Ura Fanit-Shpal, Shpal-Ura e Repsit ka pasur reshje dëbore të shoqëruar me erë që grumbullojne borë rekomandohen goma dimërore ose zinxhirë.
  • Në Rajonin Qendror në rrugën e Dajtit ka pasur reshje dëbore rekomandohen goma dimërore ose zinxhirë në Qafë Prisk-Qafë Mollë-Bizë, në km e fundit të rrugës Librazhd-Steblevë.
  • Në rajonin e  Korçës ka pasur reshje dëbore në Qafë Thanë, Qafë Plloçë, në Korçë-Dardhë, Korçë-Voskopojë, Korçë-Ersekë, Ersekë- Leskovik, borepastrueset ndodhen në terren, rekomandohet përdorimi i gomave dimërore ose zinxhirë, pasi mjetet me goma verore, krijojnë problematikë në qarkullimin e mjeteve, bllokojnë rrugën dhe kthehen në pengesë edhe për borëpastrueset.

Njoftimi i ARRSH-së:

Gjatë natës kanë vijuar reshjet e dëborës ️në zonën veriore dhe juglindore, shoqëruar me rënie të temperaturës dhe erë

Grupet e punës me mjetet borëpastruar kanë vijuar pa ndërprerje me pastrimin e rrugëve nga dëbora dhe shpërndarjen e kripës për të evituar ngricat❄️

️Të gjitha segmentet rrugore nacionale janë të hapura dhe të qarkullueshme, në akset me prezencë dëbore rekomandohet përdorimi i gomave dimërore ose zinxhirëve

⚠️Në akset: Vaudejes- Pukë-Fushë Arrëz-Kalimash vazhdojnë reshjet e  dëborës, në Qafë Mali trashësia e dëborës arrin deri në 50 cm, në Skurraj-Peshkopi në Kukës-Ura e Zapodit, Kukës-Krumë-Kam, Kukës-Bushtricë, Kuben-Vasije, Ura Fanit-Shpal, Shpal-Ura e Repsit ka pasur reshje dëbore të shoqëruar me erë që grumbullojne borë rekomandohen goma dimërore ose zinxhirë.

⚠️Në Rajonin Qendror në rrugën e Dajtit ka pasur reshje dëbore rekomandohen goma dimërore ose zinxhirë në Qafë Prisk-Qafë Mollë-Bizë, në km e fundit të rrugës Librazhd-Steblevë.

⚠️Në rajonin e  Korçës ka pasur reshje dëbore në Qafë Thanë, Qafë Plloçë, në Korçë-Dardhë, Korçë-Voskopojë, Korçë-Ersekë, Ersekë- Leskovik, borepastrueset ndodhen në terren, rekomandohet përdorimi i gomave dimërore ose zinxhirë, pasi mjetet me goma verore, krijojnë problematikë në qarkullimin e mjeteve, bllokojnë rrugën dhe kthehen në pengesë edhe për borëpastrueset.

The post Reshjet e dëborës, si paraqitet situata në akset rrugore! Ja ku rekomandohet përdorimi i gomave dimërore ose zinxhirëve appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Përkeqësohet gjendja shëndetësore e Kryepeshkopit të Shqipërisë, Anastas Janullatos i nënshtrohet një operacioni urgjent

By: gsh
10 January 2025 at 15:03

Përkeqësohet gjendja shëndetësore e kryepeshkopit të Shqipërisë, Anastas Janullatos, i cili prej ditësh ndodhet i shtruar në spitalin Evangelismos në Athinë.

Burme nga spitali bëjnë me dije për mediat greke se Janullatos ka hyrë me urgjencë në sallën e operacionit, sepse ka pasur  gjakderdhje gastrike.

Kisha Ortodokse njoftoi më herët se gjendja shëndetësore e Kryepeshkopit pësoi një përkeqësim të menjëhershëm dhe  se ai u transferua në njësinë e kujdesit intensiv.

“Përditësim i gjendjes shëndetësore të Fortlumturisë së Tij, Kryepishkopit të Shqipërisë, z. Anastas

Gjendja shëndetësore e Fortlumturisë së Tij, Kryepiskopit të Shqipërisë, z. Anastas, ka pësuar një përkeqësim të menjëhershëm dhe ai është transferuar në njësinë e kujdesit intensiv, ku ndodhet i intubuar. Nga administrata e spitalit”, shkruhet në postimin e Kishës Ortodokse.

Kryepeshkopi Anastas Janullatos u transferua më 3 Janar nga Tirana në spitalin “Evangelismos” në Athinë me një avion të Forcave Ajrore të Greqisë.

Kryepeshkopi 95-vjeçar, i cili kishte shfaqur simptoma të virusit ditët e fundit, u shtrua fillimisht në një spital privat në kryeqytet më 30 Dhjetor.

The post Përkeqësohet gjendja shëndetësore e Kryepeshkopit të Shqipërisë, Anastas Janullatos i nënshtrohet një operacioni urgjent appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

“U hodh nga frika se mos humbte kujdestarinë e 4 fëmijëve!”- Tragjedia e motrave shqiptare në Itali, avokatët: Ish-burri kishte grua dhe fëmijë tjetër! Ajo nuk ishte xheloze, por…

By: gsh
10 January 2025 at 13:59

Të tjera detaje janë zbuluar nga ngjarja e rëndë në Itali, ku dy motra shqiptare, të moshës 33 dhe 35 vjeç, u hodhën nga dritarja e katit të katërt të një ndërtese në Genova.

33-vjeçarja, nënë e katër fëmijëve, ndërroi jetë menjëherë, ndërsa motra e saj mbijetoi dhe tani ndodhet në terapi intensive. Sipas hetimeve paraprake, akti tragjik ka ndodhur për shkak të frikës së nënës se mund t’i humbte fëmijët, duke pasur parasysh se ata mund t’iu besoheshin burrit të saj, i cili ishte denoncuar më parë për abuzim ndaj saj dhe fëmijëve dhe ishte në proces divorci.

Avokati i dy motrave ka bërë të ditur për mediat italiane, se vajza që mbijetoi ka shumë fraktura dhe vazhdon të pyesë për motrën e saj, pa e ditur ende se ajo ka vdekur.

Ai është shprehur se viktima kishte denoncuar burrin për abuzim psikologjik dhe për tentativë për të imponuar ideologji fetare ekstremiste brenda familjes, ndërsa ka pasur dhe një partnere të re me një fëmijë.

“Viktima kishte frikë se mos i humbiste fëmijët e saj. Ajo kishte denoncuar disa herë burrin e saj për abuzim psikologjik në lidhje me fanatizmin e tij fetar, ajo pretendonte se ai donte t’i impononte asaj dhe fëmijëve të saj fenë, por ajo nuk donte. Ai ishte dënuar për një rast rrëmbimi duke qenë se i kishte mbyllur dy gratë dhe më pas kishte shkuar në xhami, ndërsa ishte liruar për plagosje. Sipas shumë njerëzve, ajo ishte e shqetësuar se do t’i linte fëmijët me burrin e saj duke qenë se ajo ishte e papunë, ndërsa burri i saj punonte, kishte një partnere të re dhe një fëmijë, dhe për këtë arsye kishte frikë se do t’i hiqnin kujdestarinë”, tha avokati i dy shqiptareve.

Avokati shpjegoi se mes çifti ka pasur probleme, por sipas tij, gruaja shqiptare nuk ka pasur shenja xhelozie për të shoqin. Ai tregoi se viktima shtatorin e kaluar ishte izoluar në shtëpi nga bashkëshorti për rreth një orë e gjysmë, pa pasur mundësinë për të dalë.

“Sigurisht që kishte probleme mes gruas dhe burrit të saj. Ajo më kishte shprehur shqetësimin për rritjen e fëmijëve të saj duke qenë se burri i saj donte të impononte islamin radikal dhe ajo nuk ishte dakord. Kam lexuar për xhelozinë e saj ndaj burrit të saj, por kjo nuk është e vërtetë. 26 shtatorin e kaluar gjykata e dënoi zotërinë për rrëmbim, për një orë e gjysmë zonja nuk mundi të dilte nga shtëpia. Ka pasur një konflikt, por ky dënim e ka bërë përgjegjës për rrëmbim. Besimi se fëmijët mund të rriten në një mjedis jo të shëndetshëm është real.

Zonja më kishte telefonuar dy ditë para kësaj ngjarjeje  sepse donte të bënte një ankesë të mëtejshme kundër këtij burri, për fat të keq nuk jam në gjendje ta di pse. Shtypi e trajtoi ngjarjen në mënyrë objektive, nuk e di se çfarë tha avokati i zotërisë. Ne nuk u japim përgjegjësi atyre që nuk e kanë, por ka pasur një konflikt mes të dyja palëve.

Ka një dënim për rrëmbim dhe nuk mund të zvogëlohet, mendoj se është e gabuar, kjo grua që kishte gjithë këtë liri mendoj se është vërtetuar se ka gabuar. I hoqi çelësat e shtëpisë së saj dhe të zonjës, duke e mbyllur në shtëpi, kështu që një rrëmbim mbaroi dhe mbaroi, nuk mund të flasim vetëm për një krizë familjare. Nuk kam informacion për depresionin pas lindjes”, tha ai.

Nga ana tjetër, avokati i ish-bashkëshortit të shqiptares ka hedhur poshtë akuzat për ekstremizëm fetar dhe ka theksuar se ai ishte një individ tërësisht i integruar në shoqëri dhe pa probleme.

Ai ka thënë gjithashtu se gruaja kishte pasur një periudhë të vështirë pas lindjes, ku nuk ishte diagnostikuar me depresionin.

“Klienti im është i integruar mirë në zonë, ai punonte, nuk ishte ekstremist apo edhe fanatik fetar, ishte mysliman si gruaja e tij. Zonja nuk vishte burka, kishte leje drejtimi dhe bënte një jetë shoqërore shumë normale. 

Bashkëshorti nuk ka bërë asnjë detyrim ndaj gruas së tij. Ajo kishte frikë se fëmijët do t’i besoheshin burrit të saj, sepse një seancë në fund të dhjetorit kishte treguar se gruaja ishte në shqetësim psikologjik.  Gruaja e tij e akuzoi për shumë gjëra. E gjithë kjo është pjesë e një krize serioze martesore, ajo ka pasur depresion pas lindjes, të cilat, megjithatë, nuk u zbuluan nga askush”, ka thënë avokati.

The post “U hodh nga frika se mos humbte kujdestarinë e 4 fëmijëve!”- Tragjedia e motrave shqiptare në Itali, avokatët: Ish-burri kishte grua dhe fëmijë tjetër! Ajo nuk ishte xheloze, por… appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Received — 9 January 2025 Gazeta Shqiptare

Zgjedhjet parlamentare 2025/ PS e fokusuar tek diaspora, rinisin turet e takimeve me emigrantët në Greqi dhe Itali

By: P. Gj.
9 January 2025 at 17:59

Fushata elektorale për Partinë Socialiste lidhur me zgjedhjet parlamentare të vitit 2025 mbetet e fokusuar tek diaspora.

Nga mbledhja e sotme e socialistëve, mësohet se këtë fundjavë një pjesë e drejtuesve politikë të PS do të udhëtojnë jashtë vendit, në ato shtete ku numri i emigrantëve shqiptarë është më i madh, si në Greqi dhe Itali.

Për të analizuar punën që po bëhet me diasporën, kryetari i PS, Edi Rama mblodhi mëngjesin e kësaj të enjteje në selinë e PS-së drejtuesit politik të qarqeve, ku secili ka raportuar për punën që po kryhet në terren.

Në mbledhje është diskutuar edhe mbi përgatitjet për fushatën zgjedhore, ku rëndësi të veçantë ka lista e kandidatëve për deputetë me të cilën PS do garojë.

Gjatë mbledhjes me drejtuesit politikë, mësohet se është diskutuar vetëm në parim mbi hartimin e listës. Diskutim vetëm mbi kriteret për pjesën e mbyllur dhe atë të hapur të listës së kandidatëve, pa përmendur emra konkrete.

Nisur nga çfarë ka deklaruar Rama në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të shtatorit të kaluar, në listën e kandidatëve pritet të ketë shumë figura të reja. Madje në PS është çelur edhe platforma “Deputeti që Duam”, ku mund aplikojnë qytetarë të ndryshëm, të cilët pas një procesi përzgjedhjeje mund të jenë në listën socialiste të kandidatëve për deputetë.

The post Zgjedhjet parlamentare 2025/ PS e fokusuar tek diaspora, rinisin turet e takimeve me emigrantët në Greqi dhe Itali appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Qeveria shkarkon nga detyra drejtorin e Teatrit Kombëtar, Altin Basha

By: gsh
9 January 2025 at 14:17

Qeveria ka shkarkuar nga detyra drejtorin e Teatrit Kombëtar, Altin Basha.

Vendimi për shkarkimin e Altin Bashës u mor në mbledhjen e sotme të këshillit të ministrave.

Altin Basha akuzohet se ka shpërdoruar fondet e Teatrit Kombëtar.

Sipas akuzës Basha kishte punësuar si kostumografe bashkëshorten e tij për shfaqen “Vojçek” dhe e kishte paguar atë 11 milionë lekë për kostumet e kësaj shfaqje, rreth 840 mijë lekë për veshjet e çdo aktori.

Gjithashtu  sipas akuzës kanë dalë edhe emra fiktivë, të cilët janë paguar sikur të kenë qenë pjesë e Teatrit, duke filluar nga grimierja e deri tek regjisori e ndriçimi.

The post Qeveria shkarkon nga detyra drejtorin e Teatrit Kombëtar, Altin Basha appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Received — 8 January 2025 Gazeta Shqiptare

Rama takohet me zyrtarin e lartë të DASH, Verma: Integrimi në BE, jetike për Shqipërinë

By: P. Gj.
8 January 2025 at 21:12

Kryeministri Edi Rama ka takuar ditën e sotme, Zëvendës Sekretarin e Shtetit për Menaxhimin dhe Burimet Richard R. Verma, si dhe të Ngarkuarën me Punë Nancy VanHorn.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Ambasada e SHBA në vendin tonë, ka zbardhur takimin midis zyrtarëve amerikanë dhe kreut të qeverisë, duke shkruar se diskutuan mbështetjen e Shqipërisë për refugjatët afganë dhe Ukrainën dhe se sa jetik është integrimi në BE për të ardhmen e Shqipërisë.

Po ashtu Zëvendës Sekretari Verma përgëzoi Shqipërinë për përzgjedhjen për një marrëveshje kompakte me MCC, një mundësi për të bashkëpunuar në një program për rritjen ekonomike teksa Shqipëria ecën drejt integrimit të plotë europian.

 

The post Rama takohet me zyrtarin e lartë të DASH, Verma: Integrimi në BE, jetike për Shqipërinë appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

❌