Normal view

Meta gjobitet nga Brukseli

By: MSH
17 December 2024 at 16:59
Gjigandi i mediave sociale Meta është gjobitur me 251 milionë euro (263.5 milionë dollarë) nga rregullatori kryesor i Bashkimit Evropian për privatësinë e të dhënave pas dy hetimeve për shkeljen e të dhënave personale. Hetimi filloi gjashtë vjet më parë kur Meta njoftoi Komisionin për Mbrojtjen e të Dhënave të Irlandës (DPC) për një shkelje që prek […]

Si Bitcoin-i shënoi rekordin e ri historik pas deklaratës së Trumpit

By: L K
16 December 2024 at 11:40
Bitcoini ka arritur një rekord të ri këtë të hënë, duke kaluar vlerën 106,000 dollarë në tregjet aziatike. Rritja e kriptovalutës për këtë vit është 192%, ku vetëm pas fitores së Trumpit në zgjedhjet presidenciale të nëntorit, Bitcoin u rrit me 50%. Donald Trump, i cili dikur e quajti kriptomonedhën një mashtrim, e ka përqafuar […]

Dhjetëra raste vetëlëndimesh të fëmijëve, a duhet të bllokohet TikTok-u në Kosovë?

By: Gj. Sh
14 December 2024 at 16:57
Dhjetëra raste të vetëlëndimeve të fëmijëve në Kosovë, nga të ashtuquajturat sfida në TikTok, vetëm këtë vit. Prindërit janë nën ethe. Fëmijët, në anën tjetër, kureshtarë për të zbuluar çfarë ka brenda platformës. Psikologët ngrenë alarmin se varësia ndaj rrjeteve sociale është e njëjtë sikurse ajo me alkoolin dhe me drogat. Shtetet duket se nuk […]

Australia i vendos barriera gjigantëve të teknologjisë

By: M H
12 December 2024 at 22:48
Australia po planifikon rregulla të reja për të krijuar një nxitje financiare për firmat e mëdha të teknlogjisë që të paguajnë kompanitë e mediave australiane për përmbajtjen e lajmeve në platformat e tyre. Kjo lëvizje shton presion mbi gjigantët globalë të teknologjisë kryesisht ndaj “Meta” që të paguajnë botuesit për përmbajtjen ose të përballen me […]

Aksesorë me Cilësi dhe Garancion të Plotë nga Zone Mobile

By: Gj. Sh
10 December 2024 at 23:26
Nëse jeni duke kërkuar aksesorë të besueshëm për pajisjet tuaja elektronike, Zone Mobile është destinacioni i duhur. Çdo produkt që blini në dyqanin tonë vjen me një garancion 12-mujor, që nënkupton qetësi dhe siguri për blerjet tuaja. Ne kuptojmë rëndësinë e pajisjeve tuaja dhe dëshirojmë t’ju ofrojmë produkte që jo vetëm përmbushin pritshmëritë tuaja, por […]

Richard Teng, CEO i Binance, për Bitcoinin që arrin shifrën rekorde të 100.000 dollarëve

By: L K
6 December 2024 at 12:46
Pothuajse 16 vjet që kur blloku i tij i parë u minua në 2009, Bitcoin ka arritur pikën historike prej 100 mijë dollarë për një monedhë, duke e vendosur si aset në një kapitalizim total tregu prej 2.1 trilionë dollarë. Kjo gjithashtu e vendos Bitcoinin lart në listën shumë të shkurtër të vetëm shtatë aktiveve […]

Nga viti i ardhshëm, WhatsApp-i nuk do të funksionojë në këta iPhone

By: MSH
3 December 2024 at 22:43
WhatsApp ka njoftuar përdoruesit e modeleve të vjetra iPhone se vitin e ardhshëm aplikacioni nuk do të funksionojë më në pajisjet e tyre. Modelet për të cilat bëhet fjalë janë iPhone 5s, iPhone 6 dhe iPhone 6s. Përdoruesit e këtyre smartfonëve nuk do të mund  ta përdorin më WhatsApp sepse pajisjet s’mund të përditësohen me programin […]

Kështu do të duket Galaxy S25 Ultra

By: FR
29 November 2024 at 22:56
Kanë mbetur më pak se dy muaj deri në ngjarjen Samsung Galaxy S25 Unpacked dhe tashmë në rrjetet sociale po shfaqen informacionet e para. Së fundmi, një përdorues i platformës Reddit ka publikuar një video që gjoja tregon se si do të duket Samsung Galaxy S25 Ultra i ri, por edhe si do të duket […]

Super Black Friday te Zone Mobile: Dhurata, Zbritje Deri në 70% dhe Befasi të Papara!

By: C E
28 November 2024 at 13:37
Për të gjithë adhuruesit e teknologjisë dhe ofertave të mëdha, Zone Mobile ka përgatitur një Black Friday të paharrueshëm! Të premten, nga ora 10:30 deri në 19:30, do të gjeni zbritje dhe surpriza të papara. View this post on Instagram A post shared by ZONE📱⌚️🎧📲24 muaj Garancion.! (@zoneprishtine) Ja çfarë ju pret: Dhurata speciale për […]

Meta përmirëson përformancën e Messenger-it

By: MSH
23 November 2024 at 22:10
Meta ka njoftuar një sërë përmirësimesh në Facebook Messenger. Aplikacioni Facebook Messenger më në fund ka marrë mbështetje për video thirrjet HD. Ekziston gjithashtu një opsion për të shtypur tingujt dhe zhurmën e sfondit, si dhe izolimin e zërit për të mundësuar thirrje video më të qarta dhe me cilësi më të mirë. Videoja HD […]

Zbritjet e jashtëzakonshme të Black Friday janë në Galeria Shopping Mall

22 November 2024 at 20:50

Black Friday po vjen në GALERIA Shopping Mall më i fuqishëm se kurrë këtë vit! Kjo është mundësia juaj e artë për të përfituar nga super zbritjet në një gamë të gjerë produktesh, nga teknologjia dhe moda, deri te produktet për shtëpinë dhe aksesorët.

Këtë vit, brendet më të njohura janë bashkuar për t’ju sjellë ofertat më të mira:

Aztech – Pajisje elektronike dhe teknologji me zbritje deri në 60%! Nga televizorët e fundit deri tek pajisjet smart, gjeni gjithçka që ju nevojitet për një shtëpi moderne.

Zeta Shoes – Zgjidhni këpucët tuaja të preferuara me deri në 50% zbritje për stil dhe rehati në çdo hap.

Finera Home – Dekore për shtëpinë tuaj, tani me zbritje deri në 70%! Përmirësoni hapësirën tuaj me stil dhe kualitet.

Rita Silver – Bizhuteri të mrekullueshme me zbritje deri në 50% – eleganca nuk ka qenë kurrë më e përballueshme.

Gerbera Prizren – Dekoroni hapësirën tuaj me lulet më të freskëta me deri në 70% zbritje!

Lifestyle Tekstil – Moda e përditshme me kualiteti cilësor, tani me deri në 50% zbritje.

AM Clothes – Veshje për çdo stil dhe shije, tani me 50% zbritje! Rini të kombinuar me klas dhe cilësi.

Dormeo – Pajisje për gjumë cilësor dhe komoditet shtëpiak me zbritje deri në 70%! Dyshekë, jastëkë, batanije dhe aksesorë të tjerë për një jetë më të rehatshme.

Pse duhet të blini këtë Black Friday?

Super oferta për produkte cilësore nga brendet tuaja të preferuara.

Shërbim profesional, shpejtësi në transport dhe opsione fleksibël pagese.

Dyqanet tuaja të preferuara në GALERIA janë gati t’ju mirëpresim.

Mos humbisni kohë!
Zbritjet nisin tani dhe zgjasin vetëm për një kohë të limituar! Sigurohuni që të kapni produktet që keni pritur gjatë gjithë vitit.

BLACK FRIDAY 2024 – Bëni zgjedhjet më të mira, kurseni dhe shijoni blerjet më të mëdha të vitit!

The post Zbritjet e jashtëzakonshme të Black Friday janë në Galeria Shopping Mall appeared first on Telegrafi.

“Një fillim i ri”, çfarë duhet të dini për update-in e fundit të Instagram

By: M H
21 November 2024 at 22:42
Instagram, që është në pronësi të Meta, po bën ndryshime të rëndësishme në mënyrën se si funksionon platforma dhe si rekomandon përmbajtje, duke u fokusuar sidomos tek promovimi i përmbajtjes origjinale dhe krijimi i një ambienti më të sigurt online për adoleshentët. Së fundmi, në një postim Instagram njoftoi një ndryshim të madh në algoritmet […]

Super Oferta në Zone Mobile – Pajisje Cilësore me Çmimet më të Ulëta!

By: FR
17 November 2024 at 22:01
Zone Mobile sjell ofertën më të madhe për aksesorë telefonash dhe pajisje të tjera teknologjike, me zbritje të jashtëzakonshme nga markat më të njohura! Për të gjithë ata që kërkojnë cilësi dhe çmime konkurruese, tani është koha ideale për të përfituar nga një gamë e gjerë produktesh të çertifikuara dhe të garantuara. Në koleksionin tonë […]

Më në fund Volkswagen po prezanton një Tiguan të ri

16 November 2024 at 18:40

Volkswagen Tiguan ka qarkulluar në SHBA që nga viti 2007.

Modeli i gjeneratës së dytë debutoi në vitin 2016, por ne nuk e kemi parë SUV-in kompakt të përditësuar shumë në këto tetë vjet.

Më në fund, në panairin e automjeteve në Los Angeles të javës së ardhshme, Volkswagen do të shfaqë gjeneratën e tij të re të Tiguan, përcjell Telegrafi.

Prodhuesi i automjeteve publikoi një imazh ngacmues të modelit të ri.

Përtej kësaj, VW nuk ka dhënë detaje.

Por, dihet se Tiguan i ri vjen me platformën MQB Evo të VW.

Ndryshe, është e paqartë se çfarë lloj motorësh do të fuqizojnë Tiguanin e ri.

The post Më në fund Volkswagen po prezanton një Tiguan të ri appeared first on Gazeta Express.

X i Elon Musk humb miliona përdorues brenda 24 orëve

By: FR
16 November 2024 at 14:13
Platforma X (e mëparshme Twitter) ka humbur miliona përdorues brenda 24 orëve, një ngjarje që lidhet me ndryshimet e fundit në politikën e kompanisë dhe pasojat e marrëdhënies së Elon Musk me përdoruesit dhe drejtimin e platformës. Nuk ka detaje të plota për arsyet specifike të rënies së përdoruesve, por mund të përfshihen faktorë të […]

Fjalët dhe frazat që kurrë nuk duhet t’i kërkoni në Google, përndryshe kompjuteri juaj mund të hakohet

15 November 2024 at 19:41

Kërkimi në Google mund të duket si një nga gjërat më të sigurta që mund të bëni online. Por ekspertët e sigurisë kibernetike paralajmërojnë se ka disa kërkime që mund t’ju vendosin në rrezik serioz për tu hakuar.

Javën e kaluar, u zbulua se kriminelët kibernetikë kishin përvetësuar rezultatet e Google për "A janë legale macet Bengal në Australi?" për të infektuar kompjuterët e adhuruesve të maceve.

Tani, ekspertët kanë zbuluar edhe shtatë fjalë dhe fraza të tjera të zakonshme që kurrë nuk duhet t’i kërkoni në Google. Duke përdorur një teknikë të quajtur "SEO poisoning" (helmi SEO), kriminelët shfrytëzojnë rezultatet e kërkimit të Google për të joshur viktimat e pavetëdijshme në faqe interneti që ata kontrollojnë.

Ndjekja e këtyre lidhjeve mund të çojë në marrjen në kontroll të kompjuterit tuaj nga hakerët, vjedhjen e informacionit tuaj dhe madje mbajtjen e të dhënave tuaja për shpërblim.

"Helmi SEO është një taktikë e përdorur nga kriminelët kibernetikë për të manipuluar rezultatet e motorëve të kërkimit dhe më pas për të drejtuar përdoruesit në faqe të rrezikshme që shpesh duken të ligjshme. Kur përdoruesit klikojnë në këto lidhje, ata çohen në faqe që i ekspozojnë ndaj malware-it, i cili shpesh shkarkohet menjëherë dhe mund të kompromentojë sigurinë e kompjuterit, duke çuar potencialisht në vjedhje të të dhënave ose infeksione të pajisjes", tha Jake Moore, këshilltar global i sigurisë kibernetike në ESET për MailOnline – transameton GazetaExpress.

1:  "Numri i shërbimit ndaj klientit"

Sipas firmës së sigurisë kibernetike TorGuard, mashtruesit shpesh blejnë reklama për terma kërkimi në mënyrë që faqet e tyre të rrezikshme të shfaqen afër majës së faqes së rezultateve. Meqë shumica e përdoruesve të internetit supozojnë se rezultatet e listuara në krye janë të ligjshme, njerëzit ndjekin këto lidhje pa bërë vëzhgime të duhura.

Themeluesi i TorGuard, Ben Van Pelt, thotë se mashtruesit shpesh përdorin këto reklama për të imituar shërbimin ndaj klientit të një kompanie të ligjshme. Kur një klient telefonon atë numër, në vend që të arrijë kompaninë që synoi të gjejë, përballet me një mashtrues i cili është i gatshëm të përpiqet t’i vjedhë informacionin.

 "Ata marrin këto telefonata, ndonjëherë qindra çdo ditë, dhe i imitojnë bindshëm një teknik", tha Van Pelt për Indy100.

Për të shmangur këto mashtrime, gjithmonë kërkoni numrat e shërbimit ndaj klientit direkt nga faqja zyrtare e kompanisë, jo nga rezultatet e kërkimit në Google. Po ashtu, përdoruesit e internetit duhet të jenë shumë të kujdesshëm kur kërkojnë termin "mbështetje teknike."

Van Pelt paralajmëron se disa kriminelë do të krijojnë shërbime të rreme të mbështetjes teknike për të mashtruar përdoruesit që t'u japin atyre akces të largët në pajisjet e tyre.

Pasi të kenë akses, është e lehtë për hakerët të vjedhin informacionin e kartave të kreditit, të instalojnë malware ose të krijojnë terrenin për sulme edhe më të mëdha.

2: "Kredi të lehta"

Fatkeqësisht, ashtu si shumë mashtrues të tjerë, kriminelët kibernetikë shpesh shenjtërojnë ata që ndodhen në vështirësi financiare. Duke shenjëstruar ata që janë në situata të dëshpëruara, kriminelët shpresojnë që viktimat e tyre nuk do të jenë shumë të kujdesshme kur hasin një ofertë që duket tepër e mirë për të qenë e vërtetë.

Sipas Van Pelt, kriminelët kibernetikë do të shfrytëzojnë njerëzit që kërkojnë fraza si "Kredi të Lehta", "Skema për të Fituar Shpejt para" dhe "Punë të Mirë-paguara në Distancë". Duke helmuar rezultatet e kërkimit për këto terma, kriminelët vendosin faqet e tyre të kontrolluara në pozita të larta në rezultatet e kërkimit të Google.

Pasi dikush të jetë joshur për të vizituar faqen, mashtruesit do të përpiqen t’i mashtrojnë që të japin informacionin e tyre bankar ose të shkarkojnë malware në kompjuterët e tyre. Për shembull, dikush që është shenjëstruar nga një mashtrim për punë në distancë mund të kërkohet të instalojë një program për të filluar punën ose për të marrë pjesë në një intervistë. Megjithatë, këto shkarkime do të përmbajnë malware që infekton kompjuterin e synuar dhe nxjerr të dhënat personale të tij.

Në të njëjtën mënyrë, hakerët kanë përdorur gjithashtu frazën "Raport Krediti Falas". Ndryshe nga sulmet që mashtrojnë njerëzit për të instaluar malware, këto sulme përpiqen të marrin informacionin e viktimës direkt. Pasi kërkojnë frazën, përdoruesit mund të gjejnë një faqe që duket si një website legjitim për vlerësimin e kredisë, por që është në të vërtetë e kontrolluar nga kriminelët të cilët regjistrojnë të gjithë informacionin që vizitorët fusin.

Në këtë mënyrë, mashtruesit mund të mashtrojnë lehtësisht viktimat e tyre për të dhënë gjithçka, nga data e lindjes e deri tek Numri i Sigurimit Kombëtar dhe adresa. Me këtë informacion, mashtruesit mund të imitojnë ose shantazhojnë viktimat për përfitime financiare.

3: "Google Authenticator"

Ndërsa shumica e sulmeve të SEO poisoning shënjestrojnë fjalë dhe fraza specifike, disa mashtrime përpiqen të imitojnë produkte të vërteta. Në qershor, studiuesit e sigurisë kibernetike nga Malwarebytes paralajmëruan se kriminelët kibernetikë kishin filluar të shënjestronin përdoruesit që kërkonin aplikacionin Google Authenticator. Ky aplikacion është i nevojshëm për t'u identifikuar në disa shërbime të sigurta dhe siguron një autentifikim me dy faktorë, i cili është thelbësor për sigurinë kibernetike.

Megjithatë, Malwarebytes zbuloi se hakerët kishin blerë reklama të rreme që promovonin atë që dukej si një lidhje legjitime për aplikacionin. Ndjekja e kësaj lidhjeje i çonte përdoruesit në një faqe interneti të maskuar, e cila i kërkonte vizitorit të instalonte një skedar në kompjuterin e tij. Por, në vend që të instalonin Google Authenticator, ata që klikonin "shkarko" do të instalonin një malware të krijuar për të vjedhur të dhënat personale nga pajisja.

"Problemi kryesor me imitimin e markave vjen nga reklamat që duken si të jenë nga burime zyrtare dhe identitetet e reklamuesve që verifikohen nga Google. Duhet të theksojmë se Google Authenticator është një mjet i njohur dhe i besuar për autentifikimin me shumë faktorë, kështu që ka një ironi kur viktimat potenciale kompromentohen ndërsa përpiqen të përmirësojnë sigurinë e tyre”, shkroi, Jérôme Segura i Malwarebytes në një postim në blog.

Segura shton se njerëzit duhet të shmangin klikimin në reklama për të shkarkuar çfarëdo lloj softueri dhe në vend të kësaj të vizitojnë direkt burimet zyrtare.

4: "Pyetësori i forcës mendore sportive"

Zakonisht, sulmet e SEO poisoning synojnë të tërheqin sa më shumë përdorues të internetit për të rritur gjasat e kapjes së një viktime. Megjithatë, në disa raste, hakerët synojnë edhe grupe të veçanta individësh. Ndërsa po hetonin një fushatë malware të quajtur SolarMarker, studiuesit e sigurisë kibernetike në Menlo Security zbuluan mbi 2,000 terma unike kërkimi që ishin kompromentuar. Ndër këto terma ishte edhe fraza specifike: "Pyetësori i Forcës Mendore Sportive."

Ajo që e bëri këtë sulm unikisht të rrezikshëm është se ky kërkim kthente rezultate që lidheshin direkt me skedarët PDF. Z. Moore thotë: "SEO poisoning është shpesh e vështirë për t'u dalluar, por zakonisht do të përdoret posaçërisht për njerëzit që përdorin Google për të kërkuar dokumente dhe PDF, në vend të faqeve të internetit."

5: "Online Viagra"

Ekspertët e sigurisë kibernetike kanë paralajmëruar gjithashtu përdoruesit e internetit që të jenë të kujdesshëm kur kërkojnë për Viagra ose medikamente të ngjashme në internet. Këtë vit, studiuesit e sigurisë kanë zbuluar se mijëra faqe interneti janë viktimizuar nga ajo që quhet "hack-u farmaceutik". Në këtë sulm, kriminelët kibernetikë depërtojnë në faqet e internetit të WordPress me mbrojtje të dobët dhe i mbushin ato me lidhje që çojnë në faqe të rreme që reklamojnë versione të falsifikuara të farmaceutikëve të markuar.

Si rezultat, Google i regjistron këto lidhje si sinjal pozitiv për legjitimitetin e faqes, duke i vendosur këto faqe të dyshimta në krye të rezultateve të kërkimit. Në një postim në blog, studiuesit nga SolidWP zbuluan një version shumë të sofistikuar të sulmit që maskonte këto lidhje të dyshimta duke përdorur emrin e faqes së internetit të komprometuar.

"Duke vepruar kështu, njerëzit besojnë vërtet se po klikojnë në një faqe të ligjshme që shet farmaceutikë legalë”, shpjeguan studjuesit.

Pasi viktima hyn në faqen e komprometuar, mashtruesit mund ta manipulojnë atë për të dhënë informacione personale ose për të blerë medikamente të rreme, të cilat mund të jenë të dëmshme për shëndetin.

Ndërsa kërcënimet vazhdojnë të shtohen, ekspertët rekomandojnë të shmangen kërkimet e ndjeshme dhe blerjet e medikamenteve përmes internetit, dhe në vend të kësaj të përdoren faqet zyrtare ose të konsultohet një profesionist shëndetësor. /GazetaExpress/

The post Fjalët dhe frazat që kurrë nuk duhet t’i kërkoni në Google, përndryshe kompjuteri juaj mund të hakohet appeared first on Gazeta Express.

Avioni supersonik i njohur edhe si ‘i biri i Concorde’-it’ arrin një rekord të ri shpejtësie

14 November 2024 at 21:00

Avioni testues supersonik XB-1 theu rekordin e tij të shpejtësisë të martën, duke fluturuar me një shpejtësi prej Mach 0.82 ose 499 nyje (575 milje në orë apo 925 km në orë) në ajër.

Ky moment historik, i arritur mbi shkretëtirën Majave të Kalifornisë, shënon pikën më të afërt që avioni demonstrues supersonik i Boom Technology është përpjekur të udhëtojë më shpejt se shpejtësia e zërit, Mach 1.

Përpjekjet e Boom-it me XB-1 premtojnë të sjellin njohuri teknike për avionin e ardhshëm të tyre për pasagjerë, Overture: një mjet Mach 1.7 i planifikuar për testime në vitin 2026. Në Mach 0.82, XB-1 mund të bëjë udhëtimin nga New York City në Londër për 6 orë — por, në Mach 1.7, Overture së shpejti do të përfundojë këtë udhëtim për vetëm 2.7 orë.

Gjithashtu, testi i së martës e çoi këtë avion të jashtëzakonshëm më lart se kurrë më parë. 'XB-1 arriti një lartësi të re maksimale prej më shumë së 7 km më lart, duke i lejuar ekipit të kryejë një test përfundimtar të presionit të kabinës,' theksoi Boom, 'duke siguruar që është e sigurt të vazhdohet deri në 9 km— lartësia në të cilën XB-1 do të fluturojë kur të arrijë shpejtësi supersonike.'

Projekti i Boom është krahasuar me avionët e famshëm të pasagjerëve Concorde të shekullit të 20-të, të cilët fluturuan mbi Atlantik me shpejtësi Mach 2 nga 1973 deri në 2003. Boom ka siguruar publikun se, ashtu si Concorde, avioni i tyre supersonik do të thyejë barrierën e zërit dhe do të krijojë zhurmën e tij të fortë supersonike vetëm mbi oqeanin.

Kompania gjithashtu premtoi në vitin 2017 që fluturimet nga NYC në Londër do të kushtojnë rreth 5,000 dollarë për klient, në krahasim me çmimin e vjetër të Concorde që do të ishte 20,000 dollarë i përshtatur për inflacionin e sotëm.

United Airlines ka porositur 15 njësi të Overture dhe ka opsionin për 35 të tjera, sipas një komunikate për shtyp të Boom këtë korrik, me plane për të nisur flotën supersonike në vitin 2029. 'Kam bërë shumë udhëtime biznesi rreth SHBA-së, që i përfundoj për një ditë — mund të kthehem për të parë fëmijët e mi atë mbrëmje,' shpjegoi Mike Leskinen, nënkryetar i zhvillimit korporativ të United.

'Kjo do të hapë të njëjtën mundësi për Evropën Perëndimore,' tha Leskinen për gazetën The Orange County Register. Testet e fluturimit të së martës, të drejtuara nga pilot kryesor i Boom, Tristan 'Geppetto' Brandenburg, përfshinin gjithashtu testimin e një sistemi 'stimuli të dridhjes' (FES) në krahët e avionit.

Sistemi FES ndihmon për të siguruar që si avioni testues XB-1, ashtu edhe një ditë Overture, do të sillet në mënyrë të parashikueshme në ajër ndërsa avionët kalojnë nëpër shpejtësitë 'transonike', duke përballuar turbulencën dhe presionin e ajrit pranë barrierës së zërit.

'Ekipi i XB-1 kreu teste të sistemit të dridhjes në shpejtësi më të larta se fluturimet e mëparshme,' tha kompania, 'duke arritur pikat e testimit në Mach 0.7, 0.75 dhe 0.8.'

Boom do të konkurrojë një ditë për pasagjerë me kompaninë ajrore të Teksasit, Venus Aerospace, e cila gjithashtu po punon për një avion hipersonik, të quajtur Stargazer.

Nëse merr miratimin për udhëtime komerciale, avioni i Venus me kosto prej 33 milionë dollarësh mund të përfundojë udhëtimin prej 3,459 miljesh nga Londra në New York për më pak se një orë, ose rreth tre herë më shpejt se Concorde (1,354 mph). Stargazer do të ishte madje pesë herë më i shpejtë se X-59 (937 mph), një avion i ardhshëm i NASA-s që është cilësuar gjithashtu si ‘Biri i Concorde’ nga disa vëzhgues.

Megjithatë, një nga inxhinierët kryesorë në projektin X-59 të NASA-s, Peter Coen, e ka kundërshtuar këtë pseudonim, duke thënë se avioni eksperimental është shumë më tepër se kaq. 'X-59 nuk është, e përsëris, nuk është biri i Concorde, përveç formës së përgjithshme të krahut,' tha Coen, menaxher i integrimit të misionit për misionin Quesst të NASA-s për DailyMail.com në janar të kaluar. X-59 do të jetë baza e provave të NASA-s për të hapur një epokë të re të fluturimeve supersonike, tha ai – transmeton GazetaExpress.

Qëllimet përfundimtare të NASA-s për avionin janë zhvillimi i fluturimit supersonik më të qetë, sjellja e kësaj teknologjie në avionët e pasagjerëve dhe shfuqizimi i ndalimit 50-vjeçar nga Administrata Federale e Aviacionit (FAA) për fluturimet supersonike mbi tokën amerikane, shpjegoi Coen.

X-59, i ndërtuar nga Lockheed Martin për 247.5 milionë dollarë, është avioni kryesor i misionit Quesst. 'Karakteristikat në X-59 janë ato që do të shihni në një avion supersonik për pasagjerë në të ardhmen,' tha inxhinieri. Këto përfshijnë krahë të modeluar, të kthyera prapa dhe të pozicionuar larg në pjesën e pasme të avionit; një bisht që krijon ngritje; dhe një motor të montuar lart mbi krahë.

Por për momentin: 'X-59 është vetëm një demonstrues teknologjik që nuk do të largohet nga hapësira ajrore e SHBA-së,' sipas Chris Combs, drejtor i programit të inxhinierisë aerohapësinore në Universitetin e Teksasit në San Antonio.

'Nëse vërtetohet se është e mundur të fluturohet mbi tokë pa krijuar probleme me zhurmën në shpejtësi supersonike,' shtoi Combs, 'hapen shumë më shumë rrugë për një transportues të mundshëm, ndoshta duke e bërë të gjithë përpjekjen një sipërmarrje më lehtësisht të justifikueshme për biznes.' /GazetaExpress/

The post Avioni supersonik i njohur edhe si ‘i biri i Concorde’-it’ arrin një rekord të ri shpejtësie appeared first on Gazeta Express.

“WhatsApp” tani me opsione të reja, versioni sjell ndryshime

By: MSH
13 November 2024 at 14:55
Rrjeti social “WhatsApp” ka sjellur risi të reja. Në versionin më të ri të kësaj platforme të komunikimit, është instaluar opsioni “Draft”. Në rast se shkruani një mesazh dhe harroni ta dërgoni, tani nuk do t’iu humbë më, vetëm do t’iu ruhet si “draft”. “WhatsApp” ka shtuar listat e personalizuara, ku mund të krijoni dhe […]

Si teknologjia po thyen kufijtë e jetës sonë personale..

By: MSH
12 November 2024 at 23:10
Në epokën e sotme digjitale, teknologjia ka sjellë mundësi të pafundme, por gjithashtu ka rritur shqetësimet lidhur me humbjen e privatësisë. Të dhënat personale tani mbledhen dhe analizohen nga kompani të ndryshme për qëllime komerciale, shpesh pa dijeninë e plotë të përdoruesve. Përmes rrjeteve sociale, aplikacioneve dhe sistemeve të gjurmimit, informacioni mbi zakonet dhe preferencat […]
❌