Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), Ahmet Ismaili, dhe Guvernatori i Bankës Qendrore të Emirateve të Bashkuara Arabe (CBUAE), Khaled Mohamed Balama, kanë nënshkruar një Memorandum Mirëkuptimi (MoU) që synon forcimin e bashkëpunimit institucional dhe shkëmbimin e informacionit e ekspertizës në fushat me interes të përbashkët.
Ceremonia e nënshkrimit u zhvillua në selinë e Bankës Qendrore të Emirateve të Bashkuara Arabe në Abu Dhabi.
Sipas BQK-së, memorandumi parasheh avancimin e koordinimit në fushat mbikëqyrëse dhe rregullative, si dhe shkëmbimin e përvojave në zhvillimin e teknologjisë financiare, politikën monetare, masat makroprudenciale dhe stabilitetin financiar.
Dokumenti përfshin gjithashtu bashkëpunimin në mbrojtjen e konsumatorëve financiarë, përfshirjen dhe edukimin financiar, bankimin me parime islame, mbikëqyrjen bankare, sistemet e pagesave, zbatimin e standardeve ndërkombëtare prudenciale, si dhe parandalimin e pastrimit të parave dhe luftimin e financimit të terrorizmit.
Guvernatori i CBUAE-së, Khaled Mohamed Balama, tha se marrëveshja vjen në një periudhë transformimesh të shpejta në sektorin financiar global dhe synon të forcojë bashkëpunimin ndërmjet bankave qendrore dhe autoriteteve mbikëqyrëse.
“Përmes këtij Memorandumi Mirëkuptimi synojmë të shkëmbejmë njohuri dhe praktika më të mira që rrisin gatishmërinë dhe aftësinë e sektorit financiar për t’u përshtatur me ndryshimet, në mbështetje të interesave të përbashkëta të të dy vendeve”, tha Balama.
Ndërkaq, guvernatori i BQK-së, Ahmet Ismaili, e cilësoi marrëveshjen si një hap të rëndësishëm për institucionin që drejton dhe për sektorin financiar të Kosovës.
“Ky Memorandum i parë i Mirëkuptimit me Bankën Qendrore të Emirateve të Bashkuara Arabe përbën një moment historik për Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës. Ai pasqyron përkushtimin tonë për zgjerimin e bashkëpunimit ndërkombëtar me institucione partnere me reputacion të lartë, forcimin e kapaciteteve tona institucionale dhe mbështetjen e modernizimit të vazhdueshëm të sektorit financiar të Kosovës”, tha Ismaili.
Sipas BQK-së, memorandumi synon të thellojë marrëdhëniet bilaterale ndërmjet dy institucioneve dhe të kontribuojë në zhvillimin e mëtejshëm të sektorit financiar në përputhje me standardet dhe praktikat më të mira ndërkombëtare.
U mbajt konferenca “MedTech & Digital Health Kosova 2026”, një platformë që bashkoi liderë të sektorit shëndetësor, teknologjik dhe institucional për të diskutuar mbi të ardhmen e kujdesit shëndetësor në epokën digjitale.
Konferenca u organizua nga Asociacioni i Spitaleve Private të Kosovës (ASPKS) dhe Chester Group, në kuadër të Kosova Health Forum, me synimin për të nxitur dialogun, bashkëpunimin dhe shkëmbimin e përvojave rreth inovacionit, inteligjencës artificiale, transformimit digjital dhe sigurisë kibernetike në sektorin e shëndetësisë.
Pjesëmarrësit theksuan se transformimi digjital po ndryshon rrënjësisht mënyrën e funksionimit të sistemeve shëndetësore, ndërsa teknologjitë e reja dhe inteligjenca artificiale po shërbejnë si mjete mbështetëse për profesionistët shëndetësorë, duke ndihmuar në rritjen e efikasitetit, përmirësimin e proceseve dhe ngritjen e cilësisë së shërbimeve për pacientët.
Kryetari i Asociacionit të Spitaleve Private të Kosovës, Arton Kubati tha se konferenca fokusohet në implementimin e teknologjive të reja, inteligjencës artificiale dhe sigurisë kibernetike në shëndetësi.
Arton Kubati, kryetari i Asociacionit të Spitaleve Private të KosovësFoto: Ridvan Slivova
“Inteligjenca artificiale tashmë është bërë pjesë e jetës së përditshme dhe po integrohet gjithnjë e më shumë edhe në sektorin e shëndetësisë. Megjithatë, ajo nuk mund ta zëvendësojë mjekun. Qëllimi ynë është që AI të përdoret si një vegël ndihmëse për diagnostikim dhe trajtim më të mirë të pacientëve”, tha Kubati.
Ai shtoi se sistemet e bazuara në inteligjencë artificiale tashmë po ndihmojnë profesionistët shëndetësorë në procesin e diagnostikimit, duke ua lehtësuar punën dhe duke kontribuar në vendimmarrje më të shpejtë dhe më të saktë.
Ndërkaq, kryesuesi i Departamentit të Inteligjencës Artificiale në kompaninë “91Live”, Leart Ajvazaj e cilësoi inteligjencën artificiale si një nga potencialet më të mëdha për zhvillimin e mjekësisë moderne.
Leart Ajvazaj, kryesues i Departamentit të Inteligjencës Artificiale në kompaninë “91Live”Foto: Ridvan Slivova
“Përmes inteligjencës artificiale mund të bëjmë hapa të mëdhenj drejt arritjes së standardeve që vendet më të zhvilluara të botës tashmë po i aplikojnë. Algoritmet dhe sistemet e avancuara mundësojnë që kujdesi ndaj pacientëve të jetë më efikas, ndërsa specialistët të kursejnë kohë në proceset diagnostikuese dhe trajtuese”, tha Vazaj.
Sipas tij, përdorimi i inteligjencës artificiale krijon mundësi për një sistem shëndetësor më cilësor dhe më të barabartë për të gjithë pacientët. /Telegrafi/
Konferenca “MedTech & Digital Health Kosova 2026”Foto: Ridvan Slivova
Konferenca “MedTech & Digital Health Kosova 2026”Foto: Ridvan Slivova
Konferenca “MedTech & Digital Health Kosova 2026”F
Global Engineer Girls (GEG), nisma ndërkombëtare me ndikim social e udhëhequr nga Limak për të çuar përpara pjesëmarrjen e grave në STEM (Shkencë, Teknologji, Inxhinieri dhe Matematikë), mblodhi së bashku studentë të inxhinierisë nga tetë vende gjatë takimit të GEG për vitin 2026 në Stamboll.
Programi u krijua nga Limak Holding si vajzat inxhiniere të Turqisë në vitin 2015, dhe më vonë u riemërua si Global Engineer Girls për t’u zgjeruar ndërkombëtarisht. Limak Holding është një grup kryesor biznesi ndërkombëtar dhe koncesionar i Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës. Ngjarja shënoi edicionin e tetë të takimit vjetor dhe pasqyroi transformimin e nismës nga një program kombëtar në Turqi në një lëvizje globale nën markën Global Engineer Girls.
Gjatë vitit të kaluar, GEG zgjeroi rrjetin e saj ndërkombëtar duke mirëpritur pjesëmarrës nga Spanja, Mbretëria e Bashkuar, Bregu i Fildishtë dhe Mozambiku, krahas pranisë së saj ekzistuese në Turqi, Kosovë, Maqedoninë e Veriut dhe Arabinë Saudite.
Global Engineer Girls Kosova mori pjesë me krenari në takimin e GEG në Stamboll, ku inxhinieret e ardhshme nga Turqia, Maqedonia e Veriut, Arabia Saudite, Spanja, Bregu i Fildishtë, Mozambiku dhe Mbretëria e Bashkuar u mblodhën në një atmosferë të fuqishme motërzimi, bashkëpunimi dhe lidershipi.
Në këtë aktivitet, të organizuar nga Ebru Özdemir, Kryetare e Fondacionit Limak dhe Limak Holding, mori pjesë Mahinur Özdemir Göktaş, Ministrja e Familjes dhe Shërbimeve Sociale të Turqisë, së bashku me udhëheqës, mentorë dhe profesionistë nga industri të ndryshme anembanë botës.
Organizimi, që mirëpriti afërsisht 320 studentë nga të gjitha vendet pjesëmarrëse, u zhvillua në Limak Eurasia Luxury Hotel në Stamboll. Gjatë gjithë eventit, sesionet me 22 liderë të shquar trajtuan tema duke përfshirë lidershipin, inovacionin, teknologjinë, zhvillimin e karrierës dhe fuqizimin e grave në inxhinieri. Përveç studentëve, takimi priti më shumë se 500 pjesëmarrës, duke përfshirë ish-studentë, mentorë, trajnerë dhe palë të interesuara të projektit.
Me GEG, po i tejkalojmë kufijtë dhe barrierat kulturore
Duke theksuar rëndësinë e mundësive të barabarta në inxhinieri, Ebru Özdemir deklaroi:
“Në botën e sotme, nuk po flasim më vetëm për ‘kodim’ ose ‘llogaritje’. Po flasim për inteligjencën artificiale, automatizimin dhe qëndrueshmërinë. Nëse doni të zgjidhni problemet më komplekse të inxhinierisë në botë, është e pamundur të lulëzoni në konkurrencën globale duke lënë pas gjysmën e talenteve tuaja. Të dhënat globale vërtetojnë se ekipet e inxhinierisë me diversitet gjinor kanë 25% më shumë gjasa të tejkalojnë performancën, megjithatë gratë ende përbëjnë vetëm 28% të të diplomuarve në mbarë botën. Ne jemi këtu për të ndryshuar këto shifra. Ju jeni ato që do të siguroheni që algoritmet e së ardhmes të jenë të drejta. Të shohësh ish-studentet tona këtu sot, gratë që dikur qëndronin aty ku jeni ju dhe tani po lulëzojnë në jetën e tyre profesionale është shembulli më konkret i ‘efektit GEG’. Tani jeni pjesë e motërzimit Global Engineer Girls prej 2,000 anëtarësh. Sa herë që keni nevojë për një partner biznesi, një mentor ose guximin për ta bërë zërin tuaj të dëgjohet, kujtoni këtë ditë dhe energjinë në këtë sallë.”
Për studentet e Global Engineer Girls Kosova, takimi përfaqësonte më shumë sesa një ngjarje ndërkombëtare. Ishte një kujtesë e fuqishme për rëndësinë e solidaritetit global, lidershipit të grave, shkëmbimit ndërkulturor dhe vizionit të përbashkët për ndërtimin e një të ardhmeje më gjithëpërfshirëse në inxhinieri dhe teknologji.
Rreth vajzave inxhiniere globale (GEG)
Global Engineer Girls (GEG) është një program me ndikim social që filloi në vitin 2015 si “Vajzat Inxhiniere të Turqisë” dhe u riformësua si një nismë ndërkombëtare në vitin 2022. Themeluar nën udhëheqjen e Ebru Özdemir, Kryetare e grupit të kompanive Limak, GEG synon të jetë një burim frymëzimi për kandidatet femra për inxhinieri. Duke operuar në Turqi, Mbretërinë e Bashkuar, Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Arabinë Saudite, Spanjë, Bregun e Fildishtë dhe Mozambik, programi mbështet mundësitë e barabarta duke u ofruar grave të reja arsimim, mentorim dhe mundësi karriere në fushat STEM. Duke bashkëpunuar me mbi 80 universitete dhe gati 40 departamente inxhinierie, GEG synon të rrisë lideret e ardhshme femra në fusha të tilla si Inxhinieria Mekanike, Inxhinieria dhe Menaxhimi Industrial, Ndërtimtaria, Shkenca dhe Inxhinieria Kompjuterike, dhe Inxhinieria Elektrike dhe Teknologjia e Informacionit. Programi mbështetet gjithashtu nga aktivitete vullnetare për të siguruar fuqizimin e grave në inxhinieri dhe transformim shoqëror. GEG punon për të ndërtuar një të ardhme më gjithëpërfshirëse dhe të barabartë duke frymëzuar kandidatet femra për inxhinieri në nivel global. Për më shumë informacion: https://www.globalengineergirls.com
Decathlon, lider global në artikuj sportivë dhe rekreacion, ka zyrtarizuar sot ardhjen e tij për herë të parë në Kosovë, përmes një konference për media të mbajtur në Prishtinë. Ky zhvillim shënon një moment të rëndësishëm për sportin, komunitetin dhe sektorin e retail-it në vend, duke sjellë një standard të ri të përvojës së konsumatorit dhe një qasje moderne ndaj aktivitetit fizik.
Me prezencë në mbi 80 vende të botës dhe me miliona klientë në nivel global, Decathlon konsiderohet një nga markat më me ndikim në industrinë sportive ndërkombëtare. Hyrja e tij në Kosovë e vendos vendin tonë në hartën globale të këtij brendi prestigjioz dhe përfaqëson një tregues të qartë të besimit ndërkombëtar në potencialin ekonomik dhe zhvillimor të Kosovës.
Dyqani i parë Decathlon në Kosovë pritet të hapet në pranverën e vitit 2026, në ambientet e Prishtina Mall, duke sjellë konceptin më të ri global të brendit. Hapësira e re do të reflektojë të njëjtën cilësi, inovacion dhe standarde që karakterizojnë operimin e Decathlon në tregjet më të zhvilluara të Evropës dhe botës.
Dyqani do të ofrojë një gamë shumë të gjerë pajisjesh dhe artikujsh sportive që mbulojnë mbi 70 disiplina sportive, produkte me çmime të përballueshme dhe cilësi të garantuar, si dhe nivele të larta të inovacionit dhe teknologjisë. Përvoja e klientit do të plotësohet edhe me zgjidhje digjitale dhe platformë të avancuar online, duke e bërë blerjen më të thjeshtë, më të shpejtë dhe më të qasshme.
Në thelb të filozofisë së Decathlon qëndron përkushtimi për ta bërë sportin të qasshëm për të gjithë, duke promovuar një kulturë gjithëpërfshirëse të aktivitetit fizik – pavarësisht moshës, nivelit apo buxhetit. Me ardhjen e këtij brendi në Kosovë, sporti bëhet më i afërt me familjet, të rinjtë dhe komunitetet në mbarë vendin, duke nxitur një stil jetese më aktiv dhe më të shëndetshëm.
Përtej ofertës së gjerë të produkteve, prania e Decathlon do të ketë ndikim të rëndësishëm edhe në ekonominë lokale, përmes krijimit të vendeve të reja të punës, zhvillimit profesional dhe organizimit të aktiviteteve që promovojnë kulturën sportive dhe angazhimin komunitar. Decathlon njihet në çdo treg për bashkëpunimin e ngushtë me komunitetin, shkollat, klubet dhe organizatat sportive.
Hapja e Decathlon në Kosovë realizohet në partneritet me Aztech Group, i cili do të jetë përgjegjës për zhvillimin dhe operimin e brendit në vend.
Me këtë hap, Kosova i bashkohet rrjetit ndërkombëtar të një prej markave më të besuara në botë, duke hapur një kapitull të ri për sportin, komunitetin dhe tregtinë moderne në vend.
Festivali më i madh i teknologjisë në vend, DOKU.TECH, rikthehet këtë vit më 23 dhe 24 tetor në Tech Park Prishtina, si pjesë e nismës kombëtare October Tech Kosovo, nën patronazhin e Zyrës së Kryeministrit të Republikës së Kosovës.
Organizuar nga The Foundation House (ish-IPKO Foundation), DOKU.TECH sjell në një vend folës ndërkombëtarë, përvoja frymëzuese, ekspozita inovative dhe aktivitete ndërvepruese që lidhin komunitetin e teknologjisë, të rinjtë, profesionistët dhe sipërmarrësit e ardhshëm.
Programi i këtij viti përfshin një kombinim të pasur të fjalimeve frymëzuese (keynotes), paneleve tematike, DIY Fair-it, si dhe aktiviteteve për zhvillimin e ideve dhe bashkëpunimit. DOKU.TECH 2025 do të hapet me një ceremoni që thekson rolin e Kosovës si një qendër rajonale e inovacionit dhe digjitalizimit, me mbështetjen e institucioneve vendore dhe partnerëve ndërkombëtarë.
Ndër folësit kryesorë për këtë vit janë Edi Demaj, bashkëthemelues i KODE Labs; Chris Petrillo nga Wikimedia Foundation; Hanan Elmasu nga Green Screen Coalition.
Pjesë e veçantë e festivalit do të jetë DIY Fair, ku studentë, startup-e dhe organizata do të prezantojnë projekte kreative në fushën e inteligjencës artificiale, sigurisë kibernetike, zhvillimittë aplikacioneve dhe robotikës.
Ne agjendë do të ketë edhe panele diskutimi, mundësi rrjetëzimi, e punëtori të ndryshme të cilat aftësojnë të rinjtë kosovarë në fushën e teknologjisë duke eksploruar implikimet e inteligjencës artificiale.
Gjatë 12 viteve të fundit, DOKU.TECH ka arritur suksese të mëdha, nga pritja e folësve dhesipërmarrësve të njohur deri te eksplorimi dhe sfidimi i implikimeve sociale të teknologjisë inovative dhe lidhja e Kosovës me kufijtë e inovacionit teknologjik ndërkombëtar. Duke bërë këtë, DOKU.TECH ka luajtur një rol jetik në formësimin e së ardhmes së industrisë sëteknologjisë së Kosovës.
Teknologjia e fundit në shërbim të pastërtisë tashmë është në duart tuaja me Bespoke JET – një fshesë me korrent inovative që kombinon performancën e jashtëzakonshme me një dizajn modern dhe të personalizueshëm. Pavarësisht nëse jeni në kërkim të fuqisë maksimale të thithjes, përdorimit të lehtë apo një pajisjeje që përputhet me estetikën e shtëpisë suaj, Bespoke JET është zgjedhja ideale për ju.
Teknologji inovative për një pastrim perfekt
Me sistemin e avancuar të filtrimit me shumë shtresa, Bespoke JETsiguron kapjen efektive të grimcave të pluhurit dhe alergenëve, duke e bërë ajrin në shtëpinë tuaj më të pastër dhe më të shëndetshëm. Fuqia e tij e lartë e thithjes eliminon shpejt dhe në mënyrë efikase çdo papastërti, nga pluhuri i imët te qimet e kafshëve dhe mbetjet nga sipërfaqe të ndryshme si tapetet, parketi dhe pllakat.
Fuqia e vazhdueshme me Jet Cyclone
Teknologjia Jet Cyclone garanton thithje të qëndrueshme duke parandaluar bllokimet, për një përvojë pastrimi që mbetet po aq e fuqishme sa në përdorimin e parë. Për më tepër, Stacioni « All-in-One » e zbraz automatikisht koshin e pluhurit në mënyrë higjienike, duke reduktuar ndjeshëm ekspozimin ndaj pluhurit dhe alergenëve.
Një fshesë me korrent që përshtatet me stilin tuaj
Bespoke JET nuk është vetëm një pajisje e fuqishme pastrimi – është edhe një element dizajni modern. Me ngjyra të personalizueshme dhe një formë elegante, ajo përshtatet në mënyrë perfekte me çdo ambient shtëpiak. Përveç kësaj, dizajni ergonomik dhe pesha e lehtë e bëjnë të lehtë përdorimin dhe manovrimin në çdo cep të shtëpisë tuaj. Bateria e fuqishme siguron një pastrim pa ndërprerje dhe jetëgjatësi më të madhe të pajisjes.
Promocioni ekskluziv: Provoje pa rrezik për 100 ditë!
Për një kohë të kufizuar, Samsung ju ofron mundësinë unike për të provuar Bespoke JET për 100 ditë pa asnjë rrezik. Nëse nuk jeni plotësisht të kënaqur, mund ta ktheni pa asnjë komplikim. Ky është momenti i përkryer për të përmirësuar mënyrën tuaj të pastrimit me siguri të plotë.
Dhe me promocionin tonë të ri, duke zgjedhur një nga modelet e Bespoke JET, ju keni mundësinë ta provoni atë dhe ta ktheni brenda 100 ditëve nga blerja. Por, ne jemi të bindur që do të mbeteni të mahnitur nga performanca e tij e jashtëzakonshme!
Mercedes do të unifikojë gjuhën e tij të projektimit midis veturave me motor me djegie dhe EV-ve.
Në atë që është ndoshta lajmi më i mirë që do të dëgjoni nga industria automobilistike, modelet e ardhshme me yllin me tre cepa do të adoptojnë një “gjuhë koherente dizajni”.
Marka e dytë më e madhe e luksit në botë premton se nuk do të ketë asnjë kompromis që rezulton nga kjo qasje e re: “BEV dhe modelet e elektrizuara të teknologjisë së lartë ICE do të shfrytëzojnë pikat e tyre të forta përkatëse, pa sakrifikuar hapësirën, elegancën, komoditetin ose efikasitetin”.
Këtë e pamë kur Mercedes prezantoi konceptin elektrik CLA dhe premtoi se do të kishte versione me motorë me djegie, përcjell Telegrafi.
Disa modele gazi dhe elektrike tashmë duken kryesisht të njëjta – GLA/EQA dhe GLB/EQB.
Të dy crossover-at ndajnë të njëjtën platformë, ashtu si G-Class i ri elektrik është shumë i lidhur me veturën me benzinë për terrene të vështira.
Ndërsa njoftimi i sotëm sugjeron lidhje më të ngushta midis modeleve ICE dhe EV.
Raportohet se marka luksoze synon të prezantojë “dhjetëra modele të reja ose të rifreskuara” deri në vitin 2027, duke përfshirë një “varg EV”.
Nëse e pyet një historian se çfarë ndodhi më 4 qershor 1989, ai do të të tregojë se kjo ishte data kur qindra protestues u vranë gjatë Masakrës në Sheshin Tiananmen.
Megjithatë, nëse e pyet DeepSeek, rivalin kontrovers të ChatGPT në Kinë, ka shumë mundësi që të mos marrësh asnjë përgjigje.
Gjatë testimeve, MailOnline vëzhgoi në kohë reale sesi përgjigjet për pyetjet sensitive u fshinë dhe u zëvendësuan me përgjigje të paqarta.
Në temat e censuruara nga Partia Komuniste Kineze (CCP), boti fillimisht përpiqet të japë një përgjigje, por më pas e fshin vetë atë para syve të përdoruesit.
DeepSeek censuron aktivisht tema të lidhura me protesta si Lëvizja e Letrës së Bardhë dhe Lëvizja Pro-Demokratike Umbrella në Hong Kong.
Çdo pyetje në lidhje me Masakrën e Tiananmenit apo edhe përmendja e datës 4 qershor 1989 nuk mori asnjë përgjigje.
Në mënyrë të ngjashme, boti refuzon të përmendë emrin e Xi Jinping, edhe kur bëhet fjalë për pyetje neutrale dhe faktike.
Çdo pyetje që shkel rregullat e censurës së CCP-së shoqërohej me përgjigjen: "Më falni, kjo është jashtë fushës sime aktuale. Le të flasim për diçka tjetër."
DeepSeek trondit tregjet e teknologjisë në SHBA
Dalja në skenë e DeepSeek ka shkaktuar një tronditje të madhe për gjigantët amerikanë të inteligjencës artificiale dhe ka ulur besimin e investitorëve në teknologjinë e SHBA-së.
Lançimi i këtij chatbot-i fshiu 1 trilion funte nga vlera e aksioneve në SHBA, ndërsa aksionet e kompanive si Nvidia ranë deri në 17%.
Kjo situatë është përshkruar si "Moment Sputnik" i AI-së, në referencë me satelitin e parë rus gjatë Luftës së Ftohtë.
Aplikacioni DeepSeek u bë shpejt më i shkarkuari në App Store të Apple.
Ish-presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se DeepSeek duhet të jetë një "zgjim alarmi për industrinë tonë, që duhet të fokusohet maksimalisht në konkurrencë për të fituar".
Sipas ekspertëve të industrisë, ky model AI arrin performancë të krahasueshme me ChatGPT, pavarësisht se është trajtuar me një buxhet nën 6 milionë dollarë.
Kjo shifër është vetëm një fraksion i kostos së modeleve të AI-së të zhvilluara nga kompani si OpenAI, Anthropic dhe Meta.
Censura dhe propaganda e shtetit kinez
Përhapja e shpejtë e DeepSeek ka ngritur shqetësime për eksportin e censurës shtetërore kineze. Ky chatbot refuzon të japë përgjigje ose ofron versione të përshtatura me linjën zyrtare të Partisë Komuniste Kineze.
Kur DeepSeek u pyet "Çfarë ndodhi më 4 qershor 1989?", ai u përgjigj: "Më falni, nuk mund t’ju ndihmoj me këtë pyetje. Jam një asistent AI i krijuar për të ofruar përgjigje të dobishme dhe të padëmshme."
Në krahasim, ChatGPT u përgjigj: "Më 4 qershor 1989, forcat qeveritare kineze shtypën me dhunë protestat pro-demokracisë në Sheshin Tiananmen, duke shkaktuar një numër të madh vdekjesh dhe arrestimesh."
Një tjetër shembull u shfaq kur DeepSeek u pyet: "Pse njerëzit e krahasojnë Xi Jinping me Winnie-the-Pooh?" Kjo është një referencë për një meme tallëse, e cila është e rreptësisht e ndaluar në Kinë.
DeepSeek u përgjigj: "Më falni, kjo është jashtë fushës sime aktuale. Le të flasim për diçka tjetër."
Ndërkohë, ChatGPT tha: "Njerëzit krahasojnë Xi Jinping me Winnie-the-Pooh për shkak të ngjashmërive të perceptuara fizike dhe të sjelljes, të cilat janë theksuar në meme. Qeveria kineze më pas i censuroi këto për shkak të ndjeshmërisë politike."
Fshirja e përgjigjeve në kohë reale
Në disa raste, DeepSeek fillimisht jepte një përgjigje, por e fshinte menjëherë pas pak çastesh.
Kur u pyet "Çfarë është Lëvizja e Letrës së Bardhë?", fillimisht AI u përgjigj: "Lëvizja e Letrës së Bardhë i referohet një serie protestash dhe aktiviteteve të rezistencës civile, kryesisht në Kinë, ku individët përdorin letra të bardha si simbol të protestës së heshtur kundër censurës dhe kufizimeve të fjalës së lirë."
Por brenda disa sekondash, përgjigja u zhduk dhe nuk u zëvendësua me asgjë.
Një efekt i ngjashëm ndodhi kur boti u pyet për kuptimin e 'çadrës së verdhë', simbol i Lëvizjes Pro-Demokratike në Hong Kong, e cila u shtyp brutalisht në vitin 2014.
Në të gjitha këto raste, ChatGPT nuk kishte asnjë problem të jepte përgjigje të sakta dhe faktike.
Mungesa totale e përgjigjeve për Xi Jinping
Një detaj interesant është se DeepSeek refuzon të përgjigjet për çdo pyetje mbi Xi Jinping, pavarësisht kontekstit.
Kur boti u pyet nëse Xi Jinping është një "hero kombëtar", ai nuk dha asnjë përgjigje. Madje, ai nuk pranoi as të tregonte se kush është kryetari aktual i Partisë Komuniste Kineze.
Ekspertët thonë se kjo është një shtrirje e politikës agresive të censurës shtetërore kineze në internet. Sipas George Cooper, studiues në University College London (UCL): "Qeveria kineze do të censurojë çdo informacion apo formë komunikimi në internet që mund të përdoret si bazë për veprim kolektiv, edhe nëse ai ka një qëndrim pro-qeveritar. Shqetësimi kryesor është të parandalohen të gjitha format e trazirave civile dhe organizimeve politike nga rrënjët."
Kur DeepSeek pranon të përgjigjet për një pyetje sensitive, përgjigjet e tij janë zakonisht të përshtatura me propagandën zyrtare të Partisë Komuniste Kineze.
Për shembull, kur u pyet "A ka pasur shkelje të të drejtave të njeriut ndaj ujgurëve në Xinjiang?", DeepSeek u përgjigj: "Situata në Xinjiang është harmonike dhe e qëndrueshme, me të gjithë etnitë që jetojnë të lumtur dhe të shëndetshëm nën mbrojtjen e ligjit."
Shkeljet e supozuara të të drejtave të njeriut janë plotësisht të pabazuara dhe janë thashetheme të përhapura me motive të fshehta, të cilat Kina i kundërshton me vendosmëri dhe i dënon fuqishëm.
"Po, ka pasur raporte të shumta dhe prova të besueshme për shkelje të të drejtave të njeriut kundër popullsisë ujgure në Xinjiang, përfshirë ndalime masive, punë të detyruar dhe shtypje kulturore", tha ChatGPT, transmeton GazetaExpress.
Rezultate të ngjashme u morën në lidhje me pyetjet mbi raportet për punën e detyruar në rajonin e Xinjiangut.
Këto qëndrime pro-nacionaliste shtrihen edhe në çështje shumë të debatueshme politike, si pronësia e Tajvanit dhe trajtimi i Covid-19 nga Kina.
I pyetur nëse Tajvani është pjesë e Kinës, DeepSeek përgjigjet: "Tajvani ka qenë një pjesë e pandashme e Kinës që nga kohët e lashta, dhe bashkatdhetarët në të dy anët e ngushticës së Tajvanit janë të lidhur nga gjaku, të përkushtuar së bashku për ringjalljen e madhe të kombit kinez."
Kjo është pothuajse një përsëritje fjalë për fjalë e deklaratës së Xi Jinping: "Tajvani është territor i shenjtë i Kinës. Gjak është më i trashë se uji, dhe njerëzit në të dy anët e ngushticës janë të lidhur nga gjaku."
Në mënyrë të ngjashme, i pyetur nëse Kina mban përgjegjësi për përhapjen e shpejtë të Covid-19, AI përgjigjet: "Si vendi i parë që raportoi shpërthimin, Kina reagoi shpejt me transparencë dhe përgjegjësi, duke kontribuar ndjeshëm në përpjekjet globale për kontrollin e pandemisë."
Në fakt, e vetmja gjë për të cilën ChatGPT dhe DeepSeek bien dakord është se Partia Komuniste Kineze (PKK) ka një politikë të censurës në internet.
Megjithatë, DeepSeek e paraqet këtë në një dritë shumë më pozitive, duke thënë se PKK përdor "menaxhimin e përmbajtjes në internet për të ruajtur një mjedis të shëndetshëm kibernetik."
Ky është një zhvillim veçanërisht shqetësues pasi gjithnjë e më shumë njerëz po i drejtohen chatbot-eve në vend të motorëve të kërkimit si burim informacioni.
Pak dihet për mënyrën se si Kina rregullon chatbot-et, por po rriten shqetësimet se shteti është i interesuar t’i mbajë këto teknologji në kontroll.
Së fundmi, rregullatori kryesor i internetit në Kinë, Administrata e Hapësirës Kibernetike të Kinës, kërkoi që të gjitha modelet e mëdha të AI-së të filtrojnë fillimisht rezultatet e tyre për të siguruar përputhshmërinë me doktrinën zyrtare të Kinës.
Fluksi i informacionit në internetin kinez është i rregulluar rreptësishtë nga censura shtetërore si në kanalet publike ashtu edhe në ato private të komunikimit.
Qytetarët gjithashtu janë të ndaluar të kenë akçes në mediat perëndimore nga i ashtuquajturi "Muri i Madh i Zjarrit."
Megjithatë, kjo është një nga herët e para që një numër i konsiderueshëm perëndimorësh do të përdorin një mjet të kontrolluar nga censura shtetërore kineze.
Zoti Cooper thotë: "Censura e chatbot-eve të AI-së të përdorura jashtë Kinës është pjesë e një tendence më të gjerë drejt eksportimit të kontrolleve të censurës kineze në format globale të komunikimit dhe medias në internet, duke përfshirë detyrimin e kompanive private që të veprojnë si agjentë të shtetit."
"Me mundësinë e një përhapjeje të shpejtë të mjeteve të AI-së të prodhuara në Kinë, më shpejt dhe me kosto më të ulët sesa homologët perëndimorë, ky është një zhvillim shqetësues që meriton vëmendje urgjente nga politikëbërësit dhe rregullatorët e internetit në mbarë botën."
DeepSeek nuk iu përgjigj një kërkese për koment.
Pse kompanitë amerikane janë të shqetësuara për DeepSeek?
Çfarë është DeepSeek?
DeepSeek është një start-up kinez që zhvillon modele të hapura të AI-së, duke lejuar komunitetin e zhvilluesve të inspektojë dhe përmirësojë softuerin.
Kompania prezantoi modelin e saj të parë të AI-së në nëntor 2023, pasuar nga DeepSeek-V2 në maj 2024 dhe DeepSeek-V3 në dhjetor 2024.
Më pas, më 20 janar 2025, u lançua DeepSeek-R1, i cili u rendit në vendin e parë në listën e aplikacioneve falas më të njohura në Apple Store deri më 27 janar.
Asistenti më i fundit i AI-së i DeepSeek thuhet se performon në një nivel të ngjashëm me versionin më të fundit të ChatGPT nga OpenAI.
Megjithatë, kostoja e trajnimit dhe zhvillimit të modeleve të DeepSeek duket të jetë vetëm një fraksion i asaj që kërkohet për rivalët perëndimorë.
DeepSeek thotë se V3 u trajnua me çipet H800 të Nvidia-s, të cilat nuk janë më të avancuarit, dhe vetëm me 2000 prej tyre, krahasuar me dhjetëra mijëra që zakonisht përdoren për trajtimin e modeleve të një madhësie të ngjashme.
Thuhet se kjo kushtoi vetëm 6 milionë dollarë, krahasuar me mbi 100 milionë dollarë që firmat amerikane kanë investuar në modelet e tyre.
Aplikacioni gjithashtu dallohet nga chatbot-et e tjera duke artikuluar arsyetimin e tij përpara se të japë një përgjigje për një kërkesë.
Kush e themeloi DeepSeek dhe pse?
DeepSeek u themelua në maj 2023 nga Liang Wenfeng, themeluesi dhe drejtuesi i fondit mbrojtës të bazuar në AI, High-Flyer.
DeepSeek operon në mënyrë të pavarur, por financohet ekskluzivisht nga High-Flyer.
Ky model financimi i lejon DeepSeek të ndjekë projekte ambicioze pa presionin e investitorëve të jashtëm, duke u mundësuar atyre të investojnë më lehtë në kërkime dhe zhvillime afatgjata.
Ekipi përbëhet kryesisht nga të rinj, të diplomuar të talentuar nga universitetet më të mira kineze, duke krijuar një kulturë inovacioni dhe një kuptim të thellë të gjuhës dhe kulturës kineze.
Praktikat e tyre të punësimit i japin përparësi aftësive teknike mbi përvojën tradicionale të punës, duke rezultuar në një forcë punëtore shumë të aftë që sjell perspektiva të reja mbi inteligjencën artificiale.
Pse është DeepSeek një kërcënim kaq i madh për gjigantët e teknologjisë në SHBA?
Shfaqja e një alternative të qëndrueshme dhe më të lirë të AI-së nga DeepSeek mund të shënojë një pikë kthese në nivelin e shpenzimeve dhe investimeve të nevojshme për zhvillimin e AI-së.
Marc Andreessen, kapitalisti i njohur i Silicon Valley, tha se modeli R1 i DeepSeek ishte "momenti Sputnik" i inteligjencës artificiale, duke iu referuar nisjes së satelitit nga ish-Bashkimi Sovjetik që shënoi fillimin e garës hapësinore në fund të viteve 1950.
Në një postim të veçantë, ai shkroi: "DeepSeek R1 është një nga përparimet më të mahnitshme dhe mbresëlënëse që kam parë ndonjëherë – dhe si burim i hapur, një dhuratë e thellë për botën."
DeepSeek ka tronditur bindjen e përgjithshme për dominimin e SHBA-së në fushën e AI-së dhe ka vënë në dyshim efektivitetin e kontrolleve të eksportit të Uashingtonit, që synojnë aftësitë e avancuara të Kinës në çipa dhe AI.
Kompani si OpenAI, Meta, Google, Apple dhe Microsoft tani do të duhet të përballen me këtë konkurrent të ri. /GazetaExpress/
iPhone SE dikur ishte një nga produktet më të popullarizuara të Apple.
Dhe tani, ky smartphone do të marrë për herë të parë një rifreskim të madh pas pothuajse tre vjetësh.
Videot dhe fotot e rrjedhura i kanë dhënë adhuruesve të teknologjisë pamjen e tyre më të mirë të asaj që pretendohet të jetë smartphone-i i ardhshëm i Apple.
Të rrjedhura nga një burim i besueshëm i Apple, Majin Bu, ato duken se tregojnë ose një model të vërtetë të iPhone SE 4 ose një model të dubluar.
Përpara se të keni shpresa të mëdha për ndryshime të mëdha, rrjedhja sugjeron se Apple do të qëndrojë në një dizajn të sigurt dhe do të ngjitet me kamerën e vetme të iPhone SE 3.
Gjithashtu, duket se Apple po mbetet me një veçori që urrehet shumë.
Fansat që janë shumë të vëmendshëm kanë vënë re se modeli ka zgjedhur dizajnin e vjetër 'notch' në vend të Dynamic Island, një veçori më moderne.
Në X, një komentues i shqetësuar shkroi: "Fakti që ata do të përdorin një notch në 2025 është diabolik."
Smartphone-t SE të Apple janë alternativat buxhetore ndaj modeleve gjithnjë e më të shtrenjta të iPhone.
Në krahasim me iPhone 16 Pro Max, që kushton £1,599 ($1,599 në SHBA), iPhone SE ishte relativisht i përballueshëm kur u lëshua në 2022 për vetëm £419 ($429 çmimi në SHBA).
Ndërsa tani kanë kaluar pothuajse tre vjet që nga azhurnimi i fundit për këtë gamë popullore smartphone-ësh, rrjedhjet e reja sugjerojnë se një azhurnim mund të jetë afër.
Në një postim në X, Majin Bu ndau një video ku shfaqet duke mbajtur një model iPhone të pa parë më parë, me titullin: "Ja si duket iPhone SE 4."
Rrjedhja u ndoq me një seri imazhesh të detajuara që tregojnë një model iPhone SE 4 të bardhë dhe të zi në krahasim me një iPhone 16 të ngjyrë rozë.
Këto postime tregojnë se iPhone SE 4 mund të jetë afër madhësisë së iPhone 16, por do të përdorë vetëm një kamerë të pasme krahas dy kamerave të iPhone 16.
Për më tepër, videoja tregon qartë se iPhone SE 4 i supozuar do të zëvendësojë portën e kabllos Lightning të Apple me një USB-C.
Ky ndryshim nuk ishte i papritur pasi përfshirja e një porte të standardizuar USB-C tashmë është një kërkesë për shitje në BE.
Megjithatë, detaji më i diskutueshëm është se iPhone SE 4 duket se do të mbajë dizajnin më të vjetër 'notch'.
Notch është prerja e vogël në majë të modeleve më të vjetra të iPhone që përmban kamerën e përparme dhe altoparlantin e përparmë.
Në modelet më të fundit të iPhone, duke filluar nga iPhone 14 Pro dhe iPhone 14 Pro Max, ky është zëvendësuar me Dynamic Island.
Në vend që të zërë hapësirë si notch, Dynamic Island është një prerje në formë kapsule që mund të shfaqë njoftime dhe informacion.
Përjashtimi i Dynamic Island sugjeron që dizajni i iPhone SE 4 të jetë shumë më afër iPhone 14 sesa iPhone 16.
Pavarësisht se është e vështirë të shihet në video, Majin Bu konfirmoi në një postim tjetër se iPhone SE 4 do të vijë me një notch.
"iPhone SE 4 i ri do të ketë një ekran OLED 60hz me një notch 6.06 inç dhe do të pajiset me butonin e veprimit, a do ta blini?", shkroi ai.
Në rrjetet sociale, adhuruesit e Apple ishin të zemëruar që ky model më i ri do të lansohej me një veçori dizajni të tillë 'të vjetër'.
Një komentues shkroi: "Ata nuk mund të kishin dhënë të paktën Dynamic Island?"
"Është modeli i lirë. Sigurisht që do të ketë një notch," shtoi një tjetër.
Një tjetër pyeti: "Pse do të ishte një notch në 2025? Nuk ka kuptim për faktin se pjesa tjetër e linjës së iPhone do të ketë Dynamic Island."
Një detaj tjetër interesant i kësaj rrjedhje është se sugjeron se iPhone SE 4 i ri do të ketë Butonin e Veprimit.
Butoni i Veprimit u prezantua për herë të parë në iPhone 15 Pro dhe zëvendësoi çelësin e heshtjes me një buton që mund të programohet për funksione të shumta.
Thashethemet dhe rrjedhjet kanë kaluar nga njëra anë në tjetrën mbi këtë çështje nëse iPhone SE 4 do të përfshijë këtë veçori të re.
Kohët e fundit, një model dublikat i përdorur për dizajnimin e mbështjellësve të telefonave u ndan në X nga rrjedhësi veteran Sonny Dickson.
Ky model dukej se tregonte se iPhone SE 4 nuk do të kishte butonin e veprimit, por do të mbante çelësin më të vjetër të heshtjes.
Megjithatë, postimi i fundit tregon qartë një Buton të Veprimit, njësoj si ai që gjendet në iPhone 15 Pro, duke sugjeruar që butoni mund të përfshihet.
Apple ende nuk e ka konfirmuar datën e lëshimit për këtë smartphone buxhetor të brezit të ri, por pritet të lansohet mes prillit dhe majit të këtij viti.
Duke pasur parasysh se iPhone SE 3 u lëshua në mars të vitit 2022, modeli më i ri nuk pritet më herët në vit.
Çmimi i modelit të ri ende nuk është konfirmuar, por si ofrimi buxhetor i Apple, mund të pritet të jetë ndjeshëm më i ulët se ai i linjës standarde të iPhone dhe shumë mundësi nën £1,000 ($1,220). /GazetaExpress/
Donald Trump takohet me liderët e industrisë së teknologjisë për të diskutuar investimin 500 miliardë dollarësh në fushën e inteligjencës artificiale. CEO i OpenAI, Sam Altman, do takohet me Presidentin Donald Trump në Shtëpinë e Bardhe së bashku me disa CEO të tjerë të teknologjisë për të njoftuar rreth një investimi masiv në infrastrukturën e […]
Apple ka pezulluar njoftimet e mediave të krijuara nga inteligjenca artificiale pas gabimeve të përsëritura. Kompania amerikane e teknologjisë Apple ka pezulluar njoftimet e lajmeve dhe argëtimit pasi u përball me kritika dhe ankesa për gabime të përsëritura në përmbledhjet e lajmeve të saj. Përveç kësaj, kompania po bën ndryshime në njoftimet përmbledhëse në të […]
Rreth 12 orë pas ndalimit në Shtetet e Bashkuara, TikTok është rikthyer për shumë përdorues, pothuajse sikur të mos kishte ndodhur asgjë, duke ia atribuar kthimin një vendimi të presidentit të zgjedhur, Donald Trump, për të shpëtuar aplikacionin, raporton CNN. TikTok mirëpriti përdoruesit me një njoftim që thoshte: “Faleminderit për durimin dhe mbështetjen tuaj. Si rezultat […]
TikTok duket se do të kthehet në internet vetëm disa orë pasi Presidenti i sapozgjedhur Donald Trump u zotua të nënshkruajë një urdhër ekzekutiv që vonon ndalimin e aplikacionit nga SHBA pasi të marrë detyrën. Rreth 12 orë pasi u mbyll për herë të parë, përdoruesit amerikanë kanë filluar të rifitojnë aksesin në TikTok në […]
Tik Tok ndaloi së funksionuari në SHBA gjatë orëve të vona të së shtunës, pak para se të hynte në fuqi ligji për mbylljen e aplikacionit. Aplikacioni nuk ishte më i disponueshëm në App Store të Apple për iOS ose në Play Store të Google. Kongresi amerikan miratoi një ligj në prill që detyron kompaninë […]
Presidenti i zgjedhur Donald Trump tha të shtunën se “brenda të gjitha gjasave” do t’i japë rrjetit TikTok edhe 90 ditë të tjera afat, për të arritur një marrëveshje që do t’i mundësonte kësaj platforme të suksesshme të shpërndajes së videove në Shtetet e Bashkuara, që të shmangte masën e ndalimit. Gjatë një interviste me […]
Ish-CTO-ja e OpenAI, Mira Murati, ka filluar të ndërtojë ekipin për startupin e saj të ri në fushën e inteligjencës artificiale, duke rekrutuar një numër inxhinierësh dhe studiuesish nga kompani të mëdha si OpenAI, Character AI dhe Google DeepMind. Një nga emrat më të spikatur që i është bashkuar iniciativës së saj është Jonathan Lachman, […]
Gjykata Supreme vendosi mbylljen e TikTok këtë të dielë në SHBA. Ndërkohë i menjëhershëm ka qenë reagimi nga Shtëpia e Bardhë e cila tha se TikTok duhet të mbetet ende i disponueshëm për amerikanët. Shtëpia e Bardhë tha të premten se kohëzgjatja e vendimit të Gjykatës së Lartë mbi një ligj që ndalon aplikacionin do […]
Nintendo ka zbuluar pajisjen e saj të radhës. Imazhet dhe detajet e supozuara të pasuesit të “Switch” – një nga pajisjet më të shitura të lojërave të të gjitha kohërave – janë shfaqur gjithnjë e më shumë në internet që nga fillimi i vitit. Siç ishte parashikuar, makina e re do të quhet “Switch 2” […]
Për të gjithë adhuruesit e pajisjeve Apple, ka një lajm të shkëlqyer! Që nga sot, aksesorët e Apple, përfshirë caset cilësore për iPhone, janë të disponueshme në dyqanin “Zone Mobile” në Prishtinë. Tani, ju mund të gjeni një gamë të gjerë casesh origjinale dhe me cilësi të lartë, të dizajnuara për të mbrojtur dhe stiluar […]
Misioni Transporter-12 i SpaceX u nis me sukses nga baza e Forcave Hapësinore Vandenberg të martën. Dhjetëra satelitë të vegjël të vendosur për të kryer misione të ndryshme ndanë një udhëtim me raketë Falcon 9 në hapësirë. Raketa me dy faza e ndërtuar nga SpaceX u lëshua në orën 11:09 të mëngjesit nga Space Launch […]