Normal view

Egnatia ka siguruar 1.71 milionë euro nga UEFA, por mund ta trefishojë nëse arrin grupet

By: rozalb
29 July 2026 at 10:47

Egnatia nuk po lufton vetëm për të shkruar historinë në arenën evropiane, por edhe për të siguruar të ardhura që mund të ndryshojnë ndjeshëm të ardhmen financiare të klubit. Kampionia e Shqipërisë ka garantuar tashmë 1.710.000 euro nga UEFA, pavarësisht rezultatit në dy sfidat e ardhshme të sezonit evropian. Shuma e siguruar deri tani përfshin 700.000 euro për pjesëmarrjen në katër raundet…

Source

Adnan Xholi, prokurori i SPAK, kandidati i parë për postin e Prokurorit të Përgjithshëm

29 July 2026 at 10:37

Adnan Xholi është kandidati i parë që ka shprehur interes për garën për Prokuror të Përgjithshëm. Prokurori i SPAK ka dorëzuar aplikimin e tij pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP). Xholi ka kandiduar edhe më parë dy herë për drejtues të SPAK-ut dhe ka mbajtur postin e shefit të Seksionit Kundër Krimit të Organizuar në Prokurorinë e Posaçme. Afati për dorëzimin e kandidaturave për…

Source

Kumbaro: Regjistrimi për klasat e para dhe të dhjeta hapur deri më 31 korrik

29 July 2026 at 10:24

Regjistrimet online në e-Albania për klasën e parë dhe të dhjetë mbyllen këtë të premte, më 31 korrik. Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro i bëri apel sot prindërve të regjistrojnë fëmijët e tyre në klasën e parë ose klasën e dhjetë në një nga shkollat që ofron sistemi, sipas vendbanimit të tyre. “Afati përfundon më 31 korrik, ndaj mos e lini aplikimin për ditën e fundit. Shkollat tona në të…

Source

Europa kërcënon me bojkot të Kupës së Botës, UEFA përplaset me FIFA-n për planin e Infantinos

By: rozalb
29 July 2026 at 10:22

Një përplasje e fortë mes UEFA-s dhe FIFA-s mund të çojë deri në bojkotimin e Kupës së Botës nga kombëtaret evropiane. Shkak është projekti i presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino, për të krijuar një kompani të re që do të menaxhojë organizimin dhe aspektet komerciale të Kupës së Botës dhe Kupës së Botës për Klube, duke shitur një pjesë të aksioneve te investitorë privatë.

Source

Monika Krymeadhi shkon në GJKKO, nuk i kursen batutat me gazetarët për veshjen

29 July 2026 at 10:17

Monika Kryemadhi është paraqitur në ambientet e Gjykatës së Posaçme, e shoqëruar nga avokati. E veshur me një këmishë të çelët dhe fund në ngjyrë limoni të gjelbër, ajo komentoi për gazetarët veshjen e saj. “Jemi të gjithë sot me salmon”, tha Kryemadhi duke iu referuar këmishës. E pyetur nga gazetarët se cila ishte arsyeja pas kësaj zgjedhjeje, ajo u përgjigj me buzëqeshje: “Ka omega 3…

Source

“Vreshti i kuqëluar”, e vetmja tablo që post-impresionisti Vincent van Gogh arriti të shiste sa ishte gjallë

By: berti
29 July 2026 at 09:28

NE PERVJETORIN E VDEKJES SE PIKTORIT Nga Albert Vataj Artisti ikonik i torturuar nga demonët e ferrit, Vincent Van Gogh, u përpoq të përcillte gjendjen e tij emocionale dhe shpirtërore në secilën prej veprave të tij artistike, si formë çlirimi. Ngjyrat e ndezura që ai flakëroi i përdori si temianin më të fortë për të dëbuar djajt. Dhe kjo ishte e gjithë jeta e tij, një udhë e mundimshme me…

Source

Revista e udhëtimeve: Shqipëria sfidon destinacionet klasike turistike të Evropës

29 July 2026 at 09:20

Shqipëria po shfaqet si një nga destinacionet më tërheqëse të Evropës për turistët që kërkojnë natyrë spektakolare, siguri dhe përvoja autentike me kosto të përballueshme, shkruan Tyler Fox në revistën e udhëtimit “Travel off Path”. Nga ujërat bruz të Rivierës Shqiptare te majat e egra të Alpeve, vendi ofron një kombinim të rrallë mes peizazheve mesdhetare, trashëgimisë kulturore dhe mikpritjes…

Source

Kontakte pozitive, Kolo Muani shumë pranë rikthimit te Juventusi

By: rozalb
29 July 2026 at 09:11

Juventusi është shumë pranë mbylljes së marrëveshjes për rikthimin e Randal Kolo Muanit. Gjatë orëve të fundit negociatat mes “Zonjës së Vjetër” dhe Paris Saint-Germain kanë përparuar ndjeshëm, ndërsa palët janë vetëm një hap larg akordit përfundimtar. Që prej mbrëmjes së së hënës në Itali flitej për orë vendimtare në lidhje me rikthimin e sulmuesit francez në Torino. Sipas raportimeve…

Source

Horoskopi për ditën e sotme, 29 korrik 2026

29 July 2026 at 08:56

Dashi Lajmet mund të përhapen shpejt, ndonjëherë nëpërmjet një thashethemi ose nga një burim i besueshëm. Ajo për të cilën nuk mund të jesh kurrë i sigurt është se sa shumë ka ndryshuar mesazhi gjatë kalimit të tij nga një person në tjetrin. Sot, një lajm që ka të bëjë me një individ ndaj të cilit ke prirje romantike mund të duket tepër i ekzagjeruar. Demi Nuk ka rëndësi sa herë ia thua dikujt.

Source

FIFA kundërshton IFAB-in për rastin e Embolos: Vendimi i VAR-it riktheu drejtësinë!

By: rozalb
29 July 2026 at 08:55

FIFA ka reaguar ndaj sqarimeve të fundit të IFAB-it (International Football Association Board), organit që përcakton rregullat e futbollit, lidhur me përdorimin e VAR-it në rastet e gabimit të identifikimit të lojtarëve. Në një deklaratë për mediat, një zëdhënës i FIFA-s tha se organizata ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me IFAB-in dhe se interpretimi i aplikuar gjatë Kupës së Botës është…

Source

Video nga bukuritë mahnitshme të Nikaj- Mërturit

By: njeshi
29 July 2026 at 08:17

Një thesar të Alpeve Shqiptare, siç është Nikaj-Mërturi, ku mikpritja krijon një përvojë speciale për çdo vizitor, ndërsa projekti ALPS, i mbështetur nga Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit (MTKS), bëri bashkë administratorë të bujtinave, hoteleve dhe guida turistike për të diskutuar mbi sfidat dhe mundësitë e zhvillimit të turizmit malor, duke nxitur dialogun me aktorët lokalë si bazë për…

Source

SHBA-ja pengon sulmin “të papritur” me raketa të Iranit, bashkon forcat me sauditët për të goditur objektiva në Irak

By: nik
29 July 2026 at 08:12

Forcat ushtarake amerikane njoftuan se kishin rrëzuar një breshëri raketash iraniane dhe se kishin bashkëpunuar me forcat e Arabisë Saudite për të goditur objektiva në Irak. Këto objektiva ishin përdorur nga milicitë e mbështetura nga Teherani për të nisur sulme ditët e fundit. Uashingtoni e cilësoi këtë si “një tentativë sulmi të papritur” nga Teherani, pasi Irani kishte lëshuar raketa balistike…

Source

Programi i Miqësoreve të Juventusit: Nga Chelsea në Inter e Palermo, Ja Ku t’i Ndiqni

By: nik
29 July 2026 at 08:08

Juventus ka zhvilluar tashmë disa ndeshje miqësore verore, duke regjistruar një barazim 0-0 kundër Baselit dhe një fitore 0-1 ndaj Standard Liege. Skuadra e Luciano Spallettit, e cila po përgatitet për sezonin e ri, do të ketë një angazhim të fundit në fushën evropiane përpara se të nisë udhëtimet e saj ndërkontinentale. Më 31 korrik, bardhezinjtë do të presin Nicen në Torino për një miqësore që…

Source

Milan, miqësoret e gushtit: Inter, Chelsea dhe United. Programi dhe ku mund të shihen ndeshjet.

By: nik
29 July 2026 at 08:07

Muaji korrik i ka dhënë mundësinë Milanit, nën drejtimin e ri të Ruben Amorim, të fillojë punën atletike me trajnerin e ri dhe të zhvillojë disa teste. Këtu përfshihet një ndeshje kundër formacionit Futuro dhe një tjetër më interesante, ku kuqezinjtë barazuan 2-2 në fushën e Celtic, duke rikuperuar rezultatin. Tani, për “Djallin” do të zhvillohet një turne ndërkontinental, i ndjekur nga një kthim…

Source

SHBA ndalon robotët humanoidë të prodhuar jashtë vendit, duke shënjestruar Kinën për sigurinë kombëtare

By: nik
29 July 2026 at 08:06

Komisioni Federal i Komunikimeve (FCC) në SHBA njoftoi të martën se do të ndalojë importin e robotëve humanoidë të prodhuar jashtë vendit, një masë që shënjestron Kinën, duke argumentuar se ata paraqesin një rrezik për sigurinë kombëtare. Ky vendim, i cili përfshin importet e reja të robotëve humanoidë, robotëve katërkëmbësh – shpesh të referuar si qen robotë me katër këmbë – si dhe inverterëve të…

Source

Egnatia nuk ka fat te penalltitë, Celje e eliminon nga Champions League

By: rozalb
28 July 2026 at 23:07

Egnatia i dha fund aventurës europiane pas një përballjeje dramatike ndaj Celjes, duke u eliminuar vetëm pas goditjeve të penalltive. Pas barazimit spektakolar 3-3 në ndeshjen e parë në Rrogozhinë, sfida e kthimit në Slloveni u mbyll 2-2 edhe pas 120 minutave lojë, ndërsa vendasit triumfuan 4-1 nga pika e bardhë. Rrogozhinasit kaluan të parët në avantazh në minutën e 21-të.

Source

Arrestohet në Francë Ermal Beqiri, i dyshuar për spiunazh pas fluturimit mbi central bërthamor

By: nik
28 July 2026 at 22:43

Ermal Beqiri, i shpallur në kërkim nga autoritetet shqiptare në lidhje me hetimet për skandalin e tenderave të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), është arrestuar në Francë. Lajmi u bë i ditur nga mediat franceze, të cilat raportuan se ndalimi i tij u krye nga autoritetet vendase në rrethana të pazakonta. Beqiri u kap pasi fluturoi me një avion të vogël civil mbi një central…

Source

Tërmet i fuqishëm në Japoni: Dyshohet për shumë viktima

By: njeshi
28 July 2026 at 22:35

Dhjetëra vetë u shtruan në spital pas një tërmeti që goditi jugun e Japonisë. Sipas raportimeve të mediave mendohet se shumë persona kanë humbur jetën. Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.1 goditi të martën pasdite Prefekturën Kumamoto në ishullin jugor japonez Kyushu. Sipas televizionit publik të Japonisë NHK “shumë njerëz” mbetën të bllokuar në qendrën tregtare Aeon, e cila u dëmtua nga…

Source

Policia intensifikon masat në zonat turistike, drejtori Hita: Shpejtësia mbetet rreziku kryesor në rrugë

By: redi
28 July 2026 at 21:56

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, i shoqëruar nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skender Hita, inspektoi zbatimin e masave të sigurisë në zonën e Shëngjinit, në kuadër të sezonit turistik. Gjatë inspektimit, Hita falënderoi punonjësit e Policisë Rrugore të Kosovës, të cilët janë në shërbim të përbashkët me kolegët e Policisë Rrugore shqiptare në zonën e Shëngjinit…

Source

Ministri Gonxhja: Reforma territoriale duhet të fuqizojë bashkitë, menaxhimi vendor ndikon drejtpërdrejt në turizëm

By: redi
28 July 2026 at 21:47

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, ka theksuar rëndësinë e rolit të pushtetit vendor në zhvillimin dhe menaxhimin e turizmit, duke nënvizuar nevojën për rritjen e kapaciteteve të bashkive dhe përmirësimin e administrimit lokal. Gjatë një interviste televizive, Gonxhja deklaroi se turizmi është një sektor që lidhet me shumë fusha dhe se performanca e tij ndikohet…

Source

❌