Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Durmishi për pagën minimale: Deri në vitin 2028 do të rritet për 40%

3 February 2026 at 15:36


Ministri i Ekonomisë ende nuk ka sjellë propozim që të mos rriten pagat e zyrtarëve, të cilat për shkak të rritjes së pagës mesatare pritet të rriten nga 200 deri në 300 euro.

Ai thotë se do t’i presë të dhënat nga Enti i Statistikave dhe më pas do të veprojnë njësoj si vitin e kaluar, kur u pengua rritja e pagave të funksionarëve përmes uljes së koeficientëve.

Durmishi e përsëriti qëndrimin për pagën minimale se Qeveria po lë që për këtë të merren vesh punëdhënësit dhe sindikatat.

“Paga minimale, nëse ju intereson kjo, në muajin mars do të nivelohet apo do të rritet rreth 7 ose 8 për qind. Nëse i bashkojmë vitin e kaluar, këtë vit dhe dy vitet e tjera që na vijnë, 2027 deri në 2028, do të kemi rritje rreth 40 për qind të pagës minimale. Rreth 40 për qind, nëse e marrim parasysh se paga minimale rritet për 7 ose 8 për qind”, deklaroi Besar Durmishi.

I pyetur nëse Qeveria do të pranojë subvencionimin e kontributeve që paga minimale të rritet në 600 euro, siç kërkon sindikata, ai tha se së shpejti do të ketë Këshill Ekonomiko-Social dhe aty do të merret vendimi.

Durmishi: Jemi për rritje të pagës minimale nëse dakordohen sindikatat dhe punëdhënësit

29 January 2026 at 19:30


Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi deklaroi sot se që të ketë rritje të pagës minimale, duhet të merren parasysh stabiliteti ekonomik, inflacioni dhe shumë kritere tjera. Ai tha se qeveria është për rritje të pagës minimale nëse dakordohen sindikatat dhe punëdhënësit.

“Ne jemi aty për të ndihmuar, duke marrë parasysh produktivitetin në vendin tonë, i cili, për shkak të politikave të gabuara në të kaluarën, është në nivelin më të ulët nga të gjitha vendet në rajonin e Ballkanit Perëndimor, por edhe në krahasim me vendet e tjera. Administrata shtetërore është në shërbim të qytetarëve dhe sektorit privat në mënyrë që të krijojë vende të reja pune, të ulë papunësinë dhe të rrisë ekonominë”, tha Durmishi.

Ai për pagën minimale thotë se ekziston një formulë dhe metodologji, të cilën edhe qeveria e mëparshme, siç tha, e ka respektuar.

“Ka marrëveshje midis sindikatave, Ministrisë dhe Qeverisë. Qëndrimi ynë është qëndrimi i formulimit, i cili është në fuqi. Ne kemi Këshill ekonomik, ku duhet të diskutohet paga minimale. Dhe si çdo pikë tjetër, edhe kjo merret në konsideratë kur mbahen ato takime. Ne vazhdimisht themi se jemi aty për të ndihmuar të dyja palët. Ne punojmë për interesin e të gjithë qytetarëve, siç janë punëdhënësit, punëtorët dhe sindikatat. Çfarëdo marrëveshjeje që arrihet, ne jemi aty për ta mbështetur. Në fund të fundit, punonjësit në administratën shtetërore duhet t’i shërbejnë sektorit privat dhe ne e arrijmë këtë përmes masave nga Ministria e Ekonomisë dhe Punës, siç kemi plan operativ, përkrahje për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme. Ne e dimë se shtylla kryesore e vendit tonë janë ndërmarrjet e vogla dhe të mesme”, tha Durmishi.

Ai përkujtoi se vitin e kaluar kemi pasur 4,1 për qind inflacion dhe, siç tha, nuk ka pasur rritje të çmimeve, konkretisht për produktet ushqimore, ku duhej të reagohet.

“Projeksionet tona ja në që inflacioni të jetë nën tre për qind dhe punojmë në këtë. Lidhur me produktet ushqimore, në tre muajt e fundit të vitit, sipas të dhënave të Entit shtetëror për statistikë, këto pordukte kanë ulje të çmimeve. Ashtu edhe do të vazhdojmë, e kjo qartë tregon se politikat tona kanë efekt”, tha Durmishi.

Durmishi: Çmimet po bien, nuk shoh asnjë arsye për marrë ndonjë masë

14 January 2026 at 14:32


Në dhjetor, pati një rënie të çmimeve të ushqimit dhe pijeve, dhe e njëjta gjë u vu re në fillim të janarit, prandaj nuk ka arsye për ndonjë masë.

Këtë e deklaroi Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmisi, duke iu përgjigjur pyetjes në lidhje me masat për të ulur ose stabilizuar inflacionin.

Siç thotë ai, nëse do të ketë një rritje enorme të çmimeve, siç ka pasur në të kaluarën, do të merren masa, por në këtë pikë, ai thekson se një gjë e tillë nuk është e nevojshme.

“Për momentin, nuk shohim asnjë arsye për të marrë ndonjë masë, për të kufizuar marzhin e fitimit bruto ose për të kufizuar çmimet. Po e monitorojmë situatën çdo ditë, jemi në komunikim me përfaqësuesit e ISHT-së, nëse ka nevojë, siç kemi reaguar në të kaluarën, do të reagojmë edhe këtë vit.

Por, në dhjetor, më lejoni ta theksoj edhe një herë, në sektorin e ushqimit dhe pijeve, inflacioni, pra çmimet, u ul me 0.4 përqind dhe jam i bindur, besoj se ky trend do të vazhdojë edhe këtë vit”, thotë Besar Durmishi./Telegrafi/

Fillon zbatimi i ligjit për formalizimin e punëtorëve sezonalë, Durmishi: Ligji i ri ul ekonominë gri dhe rrit sigurinë e punëtorëve

2 January 2026 at 15:12


Rreth 85 mijë persona në vend, në vitin 2024, kanë punuar si punëtor sezonalë por pa punësim formal, pa kontrata dhe pa sigurim shëndetësor. Pikërisht për këtë kategori të punëtorëve filloi zbatimi i ligjit për angazhimin e tyre, me qëllim uljen e ekonomisë gri dhe rritjen e sigurisë për punëtorët sezonalë. Sipas Ministrit të Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, me ligjin e ri pritet të formalizohen mbi 17 mijë punëtorë sezonalë, kryesisht në sferën e bujqësisë, turizmit e hotelerisë.

“Me këtë ligj, vendosim model më fleksibël dhe të thjeshtësuar për punësim legal të fuqisë punëtore, me kornizë të qartë juridike dhe procedura elektronike për lajmërim, çlajmërim dhe arkëtim të kontributeve. Me zbatimin e ligjit pritet formalizim deri në 12.000 punëtorë sezonalë në bujqësi dhe rreth 5.400 punëtorë të paregjistruar në turizëm, hoteleri dhe shërbime apo përfshirja e përgjithshme në total është rreth 17.400 punëtorë”, u shpreh Besar Durmishi – Ministër i Ekonomisë dhe Punës.

Sipas Durmishit, ligji u garanton punëtorëve sezonalë, pagesë për orë, kontribute për sigurim pensional dhe invalidor, si dhe sigurim shëndetësor në rast lëndimi në vendet e punës apo të sëmundjeje.

Sipas ligjit, punësimi sezonalë nuk ndikon në humbjen e të drejtave sociale të papunët mbeten në evidencë, pensionistët ruajnë pensionin, ndërsa studentët dhe nxënësit mbeten në sistemin arsimor./Alsat/

Durmishi: Prej sot filloi zbatimi i ligjit për punën sezonale dhe të përkohshme

1 January 2026 at 19:00


Ministri i Ekonomisë dhe Punës Besar Durmishi njoftoi se sot hyn në fuqi ligji që u lejon studentëve dhe pensionistëve të angazhohen në punë sezonale dhe të përkohshme në këtë rast pa humbur përfitimet që u takojnë.

“E fillojmë vitin me lajme të mira! Sot, më 1 janar, fillon zbatimi i ligjit që e vendos punën sezonale dhe të përkohshme në një kornizë të qartë ligjore, që do të thotë më pak ekonomi gri. Studentët dhe pensionistët tani mund të angazhohen në punë sezonale dhe të përkohshme pa frikë se do të humbasin të drejtat ose përfitimet që u takojnë”, sqaroi Durmishi.

Thekson se masa është e rëndësishme sepse u lejon qytetarëve të fitojnë me dinjitet, u ndihmon bizneseve më lehtë të gjejnë fuqi pune, formalizon tregun e punës dhe zvogëlon ekonominë gri.

Nga sot, kujton Durmishi, fillon zbatimi i Ligjit për Mbështetjen Financiare për Investimet, i cili, siç thuhet në postim, ka për qëllim t’i stimulojë investime cilësore, të inkurajojë hapjen e vendeve të reja të punës dhe të rrisë konkurrueshmërinë e ekonomisë.

Durmishi: Çmimet i kemi në kontroll, Inspektorati i Tregut vazhdimisht është në terren

28 December 2025 at 16:32


Ministri i ekonomisë Besar Durmishi disa herë ka thënë se nuk do të lejojnë që çmimet të rritet në mënyrë enorme dhe se vazhdimisht kontrollohen çmimet në treg nga inspekorati i tregut.

“Deri në fund të vitit inspekorati i tregut është në terren dhe bën kontrolle. Ju informoj se vetëm në vitit 2025 janë bërë rekord kontrolle, pra 25 mijë, ku janë regjistruar rreth 2,5 milionë euro dënime për tregtarët dhe të tjerëve në shtet që nuk e kanë respektuar ligjin”, deklaroi ministri i ekonomisë Besar Durmishi.

Por, derisa qeveria pretendon se i mban çmimet në kontroll, nga Lidhja e Sindikatave argumentojnë se çmimet e tregut janë të larta dhe se kërkesa për pagë minimale prej 500 eurove nuk qëndron. Me kostot e fundit të konsumit, kjo sindikatë përllogarit që paga minimale tashmë duhet të jetë mbi 600 euro.

“Paga minimale prej 500 eurove tash me inflacion është e pamjaftueshme për nevojat thelbësore për jetesë, dhe, punëtorët vlerësojnë se paga minimale duhet të jetë midis 600 dhe 700 eurove. Në mënyrë shtesë kemi nxjerrë argumentet nga Enti shtetëror i statistikave, Drejtoria për të Ardhura Publike, ku vërtetohet se nga vitit 2022 kur u ndryshua metodologja dhe rritja e pagës minimale, numri i kompanive të hapura është dyfish më i madh se numri i kompanive që janë mbyllur”, u shpreh Sllobodan Trendafilov nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë.

Paga minimale të rritet ashtu siç bëjnë vendet e rajonit, porosin nga lidhja e sindikatave të Maqedonisë. Sipas tyre, është e turpshme të lëvdërohesh me rritje të minimales prej 1.500 denarësh.

Durmishi: Qeveria nuk është kundër rritjes së pagës minimale, do të respektojmë vendimin për të cilin do të bien dakord sindikatat dhe punëdhënësit

24 December 2025 at 20:02


Ministri i Ekonomisë, Besar Durmishi tha sot se shporta qeveritare e konsumit nuk do të publikohet në janar, siç u paralajmërua disa ditë më parë, ai shtoi se edhe rritja e pagës minimale nuk mund të bëhet aktualisht pasi kompanitë kanë pasur produktivitet të ulët.

"Nuk ka asnjë mundësi për rritje intervenuese të pagës minimale, pasi produktiviteti është i ulët dhe kompanitë nuk do ta përballojnë. Për festat nuk do të ketë masa, sepse çmimet e ushqimit nuk janë rritur, deklaroi Durmishi.

Ai tha se metodologjia e re për shportën qeveritare të konsumit është e gatshme, u është dorëzuar sindikatave dhe punëdhënësve që para zgjedhjeve dhe tani po presin vërejtje prej tyre.

“A kanë kritika, a kanë propozime, a pajtohen apo jo. Ajo metodologji është gjithëpërfshirëse, bazohet në institucione relevante, ku nuk e konteston shportën minimale sindikale të sindikatave, por ne kemi bërë një metodologji më konkrete, e cila më saktë do të tregojë sa është një shpenzim, një shportë mesatare e konsumit për një familje, familje katëranëtarëshe”, tha Besar Durmishi.
Ministri Durmishi tha se nuk do të ketë Shportë të Vitit të Ri, as masa për kufizimin e çmimeve, sepse çmimet nuk janë rritur.
“Ne, kur kishte sjellje devijuese nga ana e tregtarëve, sollëm masa që ishin zgjidhje afatshkurtra. Kështu që, diçka e tillë deri më tani, ja edhe para dy ditësh dhe sot jam në kontakt me drejtorin e Inspektoratit të Tregut, deri më tani nuk kemi informacione se ka diçka të tillë apo sjellje devijuese ose rritje të çmimeve, konkretisht për ato produkte që përdoren më shumë gjatë festave”, deklaroi Durmishi.

Ai edhe një herë e përsëriti qëndrimin se Qeveria nuk është kundër rritjes së pagës minimale dhe do të respektojë gjithçka që do të bien dakord sindikatat dhe punëdhënësit.

Durmishi: Paga minimale do të rritet sipas ligjit dhe formulës së KES-së

22 December 2025 at 13:43


Ministri i Ekonomisë, Besar Durmishi njofton se paga minimale do të rritet sipas ligjit dhe formulës së dakorduar brenda Këshillit Ekonomik-Social (KES).

"Sot, në seancën e pestë të Këshillit Ekonomik-Social, diskutuam për çështje me rëndësi të veçantë për tregun e punës, standardin e jetesës dhe dialogun social.

Po përgatisim Planin Operativ për masat aktive të punësimit për vitin 2026, me buxhet prej 2,39 miliardë denarësh, me fokus të veçantë te të rinjtë, trajnimi i shkathtësive që kërkon tregu i punës dhe përfshirja e kategorive më të rrezikuara.

Sa i përket pagës minimale, qëndrimi ynë mbetet i bazuar në dialog dhe në të dhëna reale.

Inflacioni po stabilizohet dhe rritja e rregullt e pagës minimale do të ndodhë në mars, sipas ligjit dhe formulës së dakorduar brenda Këshillit Ekonomik-Social.

Qëllimi ynë është rritje e qëndrueshme e pagave, mbrojtje e vendeve të punës dhe siguri për punëtorët dhe ekonominë. Dialogu social mbetet rruga e vetme për zgjidhje të qëndrueshme", shkruan Durmishi./Telegrafi/

Durmishi: Po krijojmë politika dhe mekanizma mbështetës për digjitalizimin e bizneseve dhe zbatimin e IA

19 December 2025 at 20:50


Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, theksoi se transformimi digjital dhe inteligjenca artificiale janë faktorë kyç për rritjen e konkurrueshmërisë së ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme dhe zhvillimin afatgjatë ekonomik.

Durmishi duke folur në panelin “Transformimi i së ardhmes: Strategjia Digjitale për një Shoqëri Moderne”, Durmishi nënvizoi se startapet me potencial të lartë janë ndër nxitësit kryesorë të inovacionit dhe krijimit të vendeve të reja të punës.

Ai theksoi se përmes Strategjisë për zhvillimin e NVM-ve 2025–2030, Ministria e Ekonomisë dhe Punës po krijon politika dhe mekanizma mbështetës për digjitalizimin e bizneseve dhe zbatimin praktik të inteligjencës artificiale.

“Së bashku me sektorin privat dhe akademinë po ndërtojmë një ekonomi digjitale, moderne dhe konkurruese”, deklaroi ministri Durmishi.a

ESHR: Mbi 2 milionë euro më pak në buxhetin e shtetit për shkak të lëndëve të vjetëruara në Ministrinë e Ekonomisë dhe Punës

18 December 2025 at 20:52


Enti Shtetëror i Revizionit ka publikuar raportin nga Revizioni në Ministrinë e Ekonomisë dhe Punës për vitin 2024, transmeton TV21.

Siç thuhet në raport, Revizioni ka konstatuar parregullësi serioze në Njësinë për kundërvajtje. Sipas raportit për shkak të vjetërsisë së procedurave kundërvajtëse ka rezultuar me mjete të papaguara në buxhetin e shtetit në vlerë prej 2.078.000 euro. Tutje në raportin e Revizionit, theksohet se edhe pse komisioni kundërvajtës ëshët formuar në vitin 2019, trajtimi i lëndëve ka filluar në vitin 2022, pas formimit të një komisioni të ri.

“Nga shqyrtimi i dokumentacionit është konstatuar veprim i papërshtatshëm nga Njësia për Procedura Kundërvajtëse, Gjyqësore dhe Administrative, si dhe nga Komisioni për Kundërvajtje, lidhur me kërkesat për inicimin e procedurave kundërvajtëse sipas ligjeve të posaçme, si edhe për lëndët e nisura por të papërfunduara nga Inspektorati Shtetëror i Tregut. Kjo ka rezultuar me mjete të papaguara në Buxhetin e shtetit në vlerë prej 2.078.000 euro.

Edhe pse Komisioni për Kundërvajtje është formuar në vitin 2019, trajtimi i lëndëve ka filluar vetëm në vitin 2022, pas formimit të një komisioni të ri. Dorëzimi i dokumentacionit të plotë nga Njësia te Komisioni është bërë pas kalimit të disa viteve, ndërsa përgatitja e akteve që rrjedhin nga procesverbalet e Komisionit është realizuar pas një periudhe prej dy deri në shtatë muaj. Nga ana tjetër, Njësia nuk ka përgatitur raporte mujore, gjashtëmujore dhe vjetore për punën e tij, gjë që nuk është në përputhje me detyrat dhe obligimet e përcaktuara me Rregulloren për sistematizim”, thuhet në raportin e Entit Shtetëror për Revizion.
Mes tjerash në raportin e Entit Shtetëror për Revizion theksojnë: “Deri në nëntor 2024, për shkak të vjetërsisë së kërkesave për fillimin e procedurave për kundërvajtje, komisioni miratoi 1,534 Aktvendime për ndalimin e procedurave për kundërvajtje, të cilat çuan në më pak të ardhura të mbledhura në Buxhetin e Shtetit në shumën prej 127 milionë e 721 mijë denarë, përkatësisht 2,078,000 euro”.

Ndërkaq, sipas raportit, deri në maj të vitit 2025, nga Inspektorati Shtetëror i Tregut në Ministrinë e Ekonomisë dhe Punës janë dorëzuar 398 lëndë për trajtim, prej të cilave 164 janë nga viti 2023, 152 nga viti 2024 dhe 82 nga viti 2025.

Tutje në Raportin e Entit Shtetëror për Revizion thuhet se janë konstatuar lëshime në ndërtimin e parcelave për termocentrale fotovoltaike.

“Në fazën e dytë, me vlerë kontraktuale prej 25 milionë 871 mijë denarë ose 420.667 euro, objekti i prokurimit deri në momentin e Revizionit nuk është realizuar. Për këtë fazë nuk është dhënë asnjë garanci bankare për realizim cilësor të kontratës, nuk është nënshkruar aneks për vazhdimin e afatit, si dhe nuk janë ndërmarrë masa ligjore për mbledhjen e penaliteteve kontraktuale, çka ka bërë që qëllimet e kontratës të mos realizohen”, theksohet në raportin e Entit Shtetëror për Revizion.
Kujtojmë se raporti i Entit Shtetëror për Revizion i referohet vitit 2024, në të cilën ministria e Ekonomisë, në 6 muajt e parë të vitit 2024 është udhëhequr nga Kreshnik Bekteshi, ndërsa në 6 muajt e dytë të viti nga Besar Durmishi. /tv21

Durmishi: Çmimi i vezëve është rritur për shkak të çmimeve në berzën botërore

16 December 2025 at 18:24


Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, e justifikoi rritjen enorme të çmimit të vezëve me rritjen e çmimeve të misrit dhe sojës, të cilat, siç tha ai, formohen në bursat botërore dhe shteti nuk ka ndikim të drejtpërdrejtë mbi to.

Ai akuzoi qeverinë e mëparshme se nuk ka marrë masa të mjaftueshme për të mbështetur prodhuesit vendas, duke shtuar se Ministria e Bujqësisë ka nisur një fushatë për të stimuluar prodhimin e këtyre lëndëve të para.

“Kur bëhet fjalë për vezët, kjo lidhet drejtpërdrejt me çmimin e sojës dhe misrit, të cilat janë produkte të bursës dhe ne nuk mund t'i ndikojmë ato”, tha Durmishi.

Njëkohësisht, ai njoftoi se Ligji për mbështetjen financiare për investitorët do të fillojë të zbatohet nga 1 janari, i cili do t'u ofrojë ndihmë prodhuesve vendas që do të rrisin kapacitetin e prodhimit ose do të investojnë në teknologji të re.

Sipas ministrit, kjo do të kontribuojë në më shumë vende pune dhe rritje të prodhimit vendas.

Durmishi: Papunësia është ulur në mënyrë drastike

15 December 2025 at 22:51


Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, i ftuar në TV21 tha se papunësia është ulur në 11,5 për qind në krahasim me qershorin e vitit 2023 që sipas ministrit ishte 13 për qind, përcjell TV21. Durmishi tha se papunësia është ulur në mënyrë drastike, që siç shtoi, do të ketë masa që përqindja të ulen nën 10.

Ndërkohë për punësimet, Durmishi tha se janë bërë mbi 2500 punësime në institucionet shtetërore dhe mbi 800 avancime.

“Kemi arritur të bëjmë mbi 2500 punësime dhe mbi 800 avancime në institucionet shtetërore dhe ka punësime prej këtyre që janë të përkohshme dhe para zgjedhjeve lokale janë hapur konkurse për punësime të përhershme. Po ashtu, edhe këto të përkohshmet do të transferohen në të përhershme vitin që vjen. Kur e kemi marrë mandatin në qershor kemi pasur 13 për qind numrin e papunësisë në vend dhe tani është 11,5 për qind. Është një ulje drastike”, tha Durmishi.

Durmishi: Në mars të vitit 2026 paga minimale do të rritet për rreth dy mijë denarë

8 December 2025 at 21:43


Ministri i Ekonomisë dhe Punës Besar Durmishi, në "Debat në Shenja" ka folur për pagën minimale dhe metodat si bëhet llogaritja e saj. Durmishi theksoi se nuk do të sjellin vendim nën presion, si dhe paralajmëroi se në mars të vitit 2026, paga minimale do të rritet prej 1500 deri 2000 denarë, varësisht të numrave që do të dalin nga përllogaritja.
Durmishi theksoi se ligji parasheh që paga minimale të përcaktohet nga paga mesatare, si dhe harxhimet e jetesës.
"Kur do të bëhet harmonizimi i Ligjit në mars të vitit që vjen, në bazë të parametrave që kemi, qytetarët do të kenë paga më të lartë minimale. Është formulë dhe metodologji me të cilën bëhet përllogaritja e pagës minimale dhe ku janë të dakorduar nga Këshilli Ekonomik-Social, sindikatat, punëdhënësit dhe qeveria".
"Në bazë të asaj formule përcaktohet qartë se si llogaritet paga minimale, pra 50 përqind e pagës mesatare neto të vitit paraprak që nënkupton të vitit 2025 dhe 50% e kostos së jetesës. Pasi jemi në fund të vitit kalendarik ne i kemi të dhënat për 11 muajt e kaluar dhe paga minimale kur do të harmonizohet në muajin mars, paga minimale do të rritet prej përafërsisht 1500 deri 2000 denarë, varësisht si do të del përllogaritja ose numrat", tha Durmishi.

Durmishi: Me modelin e ri të mbështetjes financiare nga viti 2026, shteti shpërblen investimet cilësore dhe krijimin e vendeve të punës

2 December 2025 at 20:49


Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, sot mori pjesë në panel diskutimin me temë “Mundësitë për investime të huaja në Maqedoninë e Veriut”, që u mbajt në Ambasadën e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Berlin.

“Qëllimi ynë është të ndërtojmë ekonomi që krijon vlerë të shtuar dhe ofron kushte të qarta dhe afatgjata për investitorët. Me modelin e ri të mbështetjes financiare që do të nisë në vitin 2026, shteti shpërblen investimet cilësore, krijimin e vendeve të punës, qendrat teknologjike dhe projektet që kontribuojnë në zhvillimin rajonal”, tha ministri Durmishi.

Ai theksoi se Gjermania mbetet një nga partnerët më të rëndësishëm ekonomikë të Maqedonisë së Veriut, duke shtuar se vizioni i përbashkët ishte forcimi i lidhjeve afariste, nxitja e investimeve moderne dhe krijimi i mundësive të reja për rritje ekonomike.
Ministri, siç njoftoi Ministria e Ekonomisë, falënderoi organizatorët dhe komunitetin e biznesit në Gjermani për mbështetjen e vazhdueshme, duke vlerësuar se ngjarje të tilla janë platformë e rëndësishme për ndërtimin e besimit dhe partneriteteve të reja.
Ngjarja u organizua nga Klubi i Biznesit Gjermani – Maqedoni e Veriut (DNMBC) në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme.

Në hapjen morën fjalë edhe Gafar Vejseli, kryetar i DNMBC, ministri i Çështjeve Evropiane, Orhan Murtezani, si dhe ambasadori në Gjermani i Maqedonisë së Veriut në Gjermani, Ylber Sela.

“Paneli bashkoi emra të rëndësishëm nga sektorët ekonomikë dhe institucionalë, duke përfshirë drejtorin e DZZHTI-së Goce Dimovski, ish-guvernatoren e BPRMV-së Anita Angellovska Bezhoska, përfaqësues të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme dhe delegacionin gjerman për industri për rajonin”, informojnë nga Ministria e Ekonomisë dhe Punës.

Durmishi: Maqedonia e Veriut ka pagë minimale më të lartë se Shqipëria, Bullgaria dhe Serbia

18 November 2025 at 15:34


Ministri i Ekonomisë dhe Punës Besar Durmishi, sot në Kuvend ka folur për propozimin për rritje të pagës minimale. Ai tha se rritja e pagës minimale pa bazë ligjore, do të sjell probleme për kompanitë dhe rritje të inflacionit.

Ai gjithashtu tha se Shqipëria, Serbia dhe Bullgaria janë pas Maqedonisë së Veriut sa i përket pagës minimale, njofton Telegrafi Maqedoni.

"Sipas Eurostatit paga minimale nga vendi në vend ndryshon, ndërsa ne si shtet jemi në mes. Dua t'iu informoj që paga minimale më e ulët se tek ne është në Shqipëri, Bullgari dhe Serbi. Shqipëria po ka thënë se do ta rris pagën minimale, por për momentin është pas nesh. Po ne jemi pas Kroacisë dhe Sllovenisë, pasi përllogaritjet bëhen sipas zhvillimit ekonomik dhe standardit jetësor".

"Propozimi për rritjen e pagës pa bazë ekonomike, pa mbështetje për ekonominë, pa mos llogaritur produktivitetin, është problem nëse e sjellim do të hasin kompanitë e vogla dhe të mesme në probleme financiare dhe do të duhet të pushojnë punëtorë nga puna dhe sërish do të kemi rritje të inflacionit", tha Durmishi.

Durmishi: Do të ketë rritje të pagës minimale në muajin mars

13 November 2025 at 14:32


Ministri i Ekonomisë, Besar Durmishi, ka njoftuar se paga minimale në Maqedoninë e Veriut do të pësojë rritje prej rreth 2.000 denarësh në muajin mars të vitit 2026.

Sipas tij, ky hap është pjesë e planit të Qeverisë për përmirësimin e standardit jetësor dhe përkrahjen e punëtorëve me të ardhura më të ulëta.

Durmishi theksoi se Qeveria po punon në harmonizimin e pagës minimale me rritjen e inflacionit dhe kostot e jetesës, me qëllim që punëtorët të ndjejnë realisht përmirësim në buxhetet familjare.

Nga ana tjetër, Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (LSM) vazhdon të qëndrojë në kërkesën e saj që paga minimale të arrijë në 500 euro, duke theksuar se me rritjen aktuale ajo ende mbetet e pamjaftueshme për të përballuar shpenzimet bazë mujore.

Durmishi poashtu paralajmëroi se janë bërë ndryshime në Ligjin për mbështetje financiare të investimeve.

"Me ndryshimet në Ligjin për mbështetje financiare të investimeve, po ndërtojmë një kornizë të qartë dhe transparente që nxit zhvillimin ekonomik, hapjen e vendeve të reja të punës dhe rritjen e pagave. Qëllimi ynë është të tërheqim investime me vlerë të shtuar, që sjellin teknologji, inovacione dhe produktivitet më të lartë. Mbështetja do t’u jepet kompanive që investojnë në industrinë përpunuese, motor i ekonomisë reale", njofton Durmishi./Telegrafi/

Durmishi: Kasami ka fituar me mbi pesë mijë vota dallim

2 November 2025 at 20:47


Shefi i shtabit lokal i VNEL-it për Tetovën, Besar Durmishi, në konferencë për shtyp tha se Bilall Kasami ka arritur fitore me pesë mijë vota dallim.

Ai theksoi se qytetarët e kanë dhënë verdiktin e tyre pa asnjë ndikim nga pushtetet qendrore dhe lokale.

"Verdiktin qytetarët e konfirmuan edhe me një . Qytetarët e Tetovës kanë vendosur që zhvillimi të ecë dhe Tetova të prosperojë. Tetova do ta merr kahjen që duhet. Në mandatin e parë, problemet i kemi përfunduar, ndërsa në mandatin e dytë do të merr hov zhvillimi".

"Nuk ka pasur as shantazh, e asnjë incident. Qytetarët për herë të parë e dhanë verdiktin pa presion nga pushteti qendror dhe ai lokal", tha Durmishi./Telegrafi/

Durmishi: Rritja e pagës minimale ad hoc në 30,000 denarë nuk është e mundur

12 September 2025 at 20:49


Ministri i Ekonomisë dhe Punës Besar Durmishi në seancën pyetje nga deputetët tha se paga minimale përcaktohet nga zhvillimi ekonomik, rritja e produktivitetit dhe niveli i kostos së jetesës. Një propozim ad-hoc për një rritje pa bazë dhe pa një analizë ekonomike do të ushtrojë presion të drejtpërdrejtë mbi ndërmarrjet e vogla dhe të mesme që janë shtylla e ekonomisë.

Ai tha se si pasojë e kësaj shumë punëtorë do të pushohen nga puna, si dhe një rritje e përsëritur e inflacionit dhe një rritje e çmimeve që do të prekë rastet sociale ose familjet e varfra.

Ai thotë se propozimi i opozitës për të rritur pagën minimale ad hoc në 30,000 denarë nuk është i mundur pa u përmbushur më parë kushtet e nevojshme.

"Fillimisht, kemi një formulë për përcaktimin e pagës minimale – 50% e rritjes së pagës së mëparshme dhe rritjes së kostos së jetesës nga viti paraprak. Ky mekanizëm është në përputhje me sindikatat, punëtorët dhe është një mekanizëm që është në praktikë si në Evropë ashtu edhe këtu. Ai mbron punëtorët dhe pasqyron interesat dhe kapacitetet reale të ekonomisë vendase. Lidhur me minimumin, nëse krahasojmë përvojën e Eurostat, vendi ynë është në mes të Evropës. Në fund të fundit, pagën minimale më të ulët e kanë Shqipëria, Serbia dhe Bullgaria. Jemi pas Kroacisë, Sllovenisë dhe Polonisë – tha Durmishi.

Ai thotë se qeveria ka marrë shumë masa për të stabilizuar inflacionin dhe rritjen ekonomike.

"Sipas informacioneve tona, në gusht 2025, inflacioni ishte 4.4%. Në vit, 4.1 do të thotë në çmimet me pakicë dhe kemi një rritje të vogël prej 0.2%. E kemi arritur këtë me masat që kemi marrë për të stabilizuar çmimet. Dua t’ju kujtoj se kur ishit në pushtet në vitin 2022, inflacioni ishte 14.2%. Në vitin 2023, ishte 9.4%. Pra, këto janë shifra që e rëndojnë rëndë buxhetin familjar të qytetarëve, ndërsa sot në vitin 2025 dhe këtë muaj për të cilin po flasim, inflacioni është përgjysmuar dhe është i qëndrueshëm", tha Durmishi.

Ai tha se ulja e inflacionit është rrezultat i hapave konkret që ka ndërmarrë qeveria me çmime që janë të rregulluara dhe aty ku është më e nevojshme për të përmbushur nevojat e familjeve.

Durmishi: Përmes masës për investime të gjelbra deri tani janë hapur pothuajse 400 vende të reja pune në sektorin privat

4 September 2025 at 17:50

Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, tha sot se përmes masës për investime të gjelbra deri tani janë hapur pothuajse 400 vende të reja pune në sektorin privat.

“Deri më tani, 228 kompani kanë investuar në zgjidhje të gjelbra – panele fotovoltaike, efikasitet energjetik dhe pajisje moderne. Kompanitë kanë investuar mbi 200 milionë denarë nga fondet e tyre, që është më shumë se mbështetja shtetërore. Kjo tregon se politika e qeverisë nuk është vetëm një subvencion, por një katalizator për kapitalin privat dhe një ekonomi të gjelbër”, theksoi Durmishi.

Mbështetja financiare për një vend të ri pune nga 205 mijë denarë në vitin 2022 u rrit në 250 mijë denarë në vitin 2024, ndërsa buxheti i përgjithshëm për masën arriti në 93 milionë denarë (rreth 1.5 milion euro).

Nga Ministria informojnë se për vitin 2025, qëllimi është të mbështeten të paktën 200 vende të reja pune në maksimum 200 kompani, me mundësi mbështetjeje deri në 750 mijë denarë për kompani.

 

 

The post Durmishi: Përmes masës për investime të gjelbra deri tani janë hapur pothuajse 400 vende të reja pune në sektorin privat appeared first on Telegrafi.

Durmishi: Sigurojmë zbritje deri në 15% për pajisjet shkollore, mbështetje reale për familjet para vitit shkollor

8 August 2025 at 11:58

Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, promovoi sot masën e re të qeveritare “Shporta shkollore”, që synon uljen e shpenzimeve për pajisje shkollore dhe mbrojtjen e buxhetit familjar para fillimit të vitit të ri shkollor.

“Besojmë se arsimi duhet të jetë i arritshëm në mënyrë të barabartë për të gjithë – pa marrë parasysh të ardhurat e familjes. Prandaj, së bashku me Qeverinë, ndërmarrim masa që mundësojnë që çdo fëmijë të fillojë me obligimet shkollore me kushte të barabarta, ndërsa prindërit të ndjejnë lehtësim konkret”, deklaroi ministri Durmishi.

Në përputhje me nenin 29 të Ligjit për Tregti, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut dje miratoi Vendim për përcaktimin e çmimeve më të larta për shitjen e pajisjeve shkollore me pakicë dhe shumicë, që do të jetë i vlefshëm nga 15 gushti deri më 15 shtator të vitit 2025.

“Parashikohet ulje e çmimeve të pajisjeve shkollore për të paktën 10% në tregtinë me shumicë dhe 15% në tregtinë me pakicë.

Masa vlen për të gjitha llojet e shitoreve që shesin pajisje shkollore – nga libraritë, deri te supermarketet, deri te shitoret sportive, tha Durmishi.

The post Durmishi: Sigurojmë zbritje deri në 15% për pajisjet shkollore, mbështetje reale për familjet para vitit shkollor appeared first on Telegrafi.

❌
❌