Sydney Sweeney tërheq vëmendjen me paraqitjen e saj elegante në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Santa Barbara

Sydney Sweeney ka tërhequr vëmendjen me paraqitjen e saj elegante në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Santa Barbara, ku u shfaq me një fustan krem të stilit të viteve 1950, që theksonte linjat e saj trupore.
Aktorja 28-vjeçare u nderua me Çmimin Virtuoz për rolin e saj në filmin me temë boksi “Christy”, ku luan boksieren legjendare Christy Martin.
Gjatë fjalimit, Sweeney foli për intensitetin e xhirimeve, duke treguar se skenat e boksit ishin shumë reale, shkruan The Sun.
Ajo tha se gjatë xhirimeve kishte pësuar hundë të përgjakshme dhe tronditje në kokë, dhe më pas u kishte dërguar kolegëve pako kujdesi nga ndjenja e fajit për ashpërsinë e skenave.
Filmi “Christy” bazohet në jetën dramatike të boksieres Christy Martin, e cila i mbijetoi një sulmi të rëndë nga ish-bashkëshorti i saj, trajneri Jim Martin, i cili më vonë u dënua me 25 vjet burg.
Për rolin, Sweeney iu nënshtrua një transformimi të madh fizik, duke u stërvitur intensivisht për tre muaj, duke bërë ushtrime disa herë në ditë dhe duke ndjekur një regjim ushqimor të veçantë për të shtuar peshë dhe masë muskulore. /Telegrafi/








BBVA/YouTube



BBVA/YouTube



BBVK/Instagram

BBVA/YouTube

BBVA/YouTube

Adrian Bujupi/Instagram

BBVk/Instagram







BBVK/YouTube



BBVK/Instagram

BBVK/Instagram