Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Big Brother VIP/ Luiz Ejlli rifutet sonte në shtëpinë më të famshme, me të dhe dy banorë të rinj

Prime-i i kësaj mbrëmjeje i Big Brother VIP Albania 5 ka nisur mes emocionesh dhe surprizash për banorët dhe publikun. Shtëpia më e ndjekur në vend pritet të përjetojë ndryshime të rëndësishme, teksa dy banorë të rinj do t’i bashkohen garës, duke sjellë dinamika të reja në lojë. Më herët, produksioni ka konfirmuar edhe hyrjen e Luiz Ejllit, fituesit të edicionit të dytë, një rikthim që ka…

Source

I dehur në timon, AMP arreston punonjësin e policisë në aksin Cërrik-Elbasan

Një punonjës i AMP është arrestuar në aksin Cërrik-Elbasan. Kryeinspektori, me detyrë në Shërbimin e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi (MZSH) në Elbasan, u konstatua duke drejtuar automjetin në mënyrë të parregullt. Pas verifikimit me testin matës të alkoolit, ai ka rezultuar pozitiv në masën 0.87 mg/l. Kryeinspektori ishte jashtë shërbimit në momentin kur u arrestua nga policia.

Source

Aksident në Lungomare, motori elektrik përplaset me një makinë

Një aksident është regjistruar sonte në zonën e Lungomares në Vlorë, ku një motor elektrik është përplasur me një automjet. Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motorit elektrik ka mbetur i plagosur dhe është transportuar menjëherë me ambulancë drejt Spitalit Rajonal të Vlorës për ndihmë mjekësore. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë, të cilat po punojnë për zbardhjen e…

Source

Trazira në Itali për shkak të Lojërave Olimpike, mbi 5 mijë protestues në Milano

Rreth 5 mijë persona dolën në rrugët e Milanos për të protestuar kundër zhvillimit të Lojërave Olimpike Dimërore, pas ceremonisë hapëse të mbajtur të enjten. Protesta u shoqërua me përplasje të dhunshme mes protestuesve dhe forcave të rendit. Sipas raportimeve, disa protestues qëlluan me fishekzjarre ndaj furgonëve të policisë, e cila reagoi me topa uji dhe gaz lotsjellës.

Source

Ernest Muçi nuk di të ndalet, gol dhe asist në Superligën turke (VIDEO)

Ernest Muçi po vazhdon të tregojë formë fantastike te Trabzonspor në Turqi. Pas paraqitjeve të mira në Kupë, sulmuesi shqiptar gjeti rrugën e rrjetës edhe në kampionat, duke ndihmuar skuadrën e tij të marrë një fitore të thellë 3-0 në transfertë ndaj Samsunspor. Muçi shënoi golin e tretë në minutën e 90-të nga pika e bardhë, duke vulosur rezultatin për “Giresunlët”. Përveç golit…

Source

Napoli fitore dramatike me 10 lojtarë ndaj Genoas

Një finale dramatike u luajt në javën e 24-t të Serie A, ku Napoli triumfoi 3-2 në transfertë ndaj Genoas në “Luigi Ferraris”. Ndeshja ishte e mbushur me tension, penallti dhe momente dramatike deri në sekondat e fundit. Genoa kaloi i pari në avantazh që në minutën e 3-të me një penallti të shndërruar nga Malinovskyi, e shkaktuar nga një gabim i portierit Meret dhe një pasim i keq i Buongiornos.

Source

Xhudistja Distria Krasniqi triumfon në Paris, fiton medalje ari në “Grand Slam”

Distria Krasniqi vazhdon të shkëlqejë në arenën ndërkombëtare të xhudos, duke i sjellë Kosovës një tjetër sukses të madh. Xhudistja kosovare fitoi medaljen e artë në Grand Slam e Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë, pasi mposhti në finale spanjollen Ariane Toro Soler me Ippon për më pak se 10 sekonda. Krasniqi e nisi garën nga raundi i dytë, ku dominoi ndaj francezes Alicia Marques…

Source

IGJEUM/ Fundjava me reshje, rrezik për vërshime uji në zonat urbane

Instituti i Gjeoshkencës ka ndarë një parashikim mbi situatën meteorologjike të kësaj fundjave. Sipas të dhënave të motit, e shtuna dhe e diela do të shoqërohen nga reshje shiu në pjesën më të madhe të qarqeve në vend, teksa nuk do të mungojnë as reshjet e dëborës në zonat malore. Po ashtu, paralajmërohet se nga reshjet mund të krijohen problematika të ndryshme, si rënie gurësh e inertesh dhe…

Source

Përmendet mbi 700 herë në dosjet e çështjes Epstein, Franca heton ish-ministrin Jack Lang

Autoritetet franceze kanë hapur një hetim paraprak ndaj ish-ministrit të Kulturës, Jack Lang, për lidhjet e tij me Jeffrey Epstein. Hetimi lidhet me dyshime për “pastrim të të ardhurave nga mashtrimi tatimor”. Lang, 86 vjeç, aktualisht president i Institutit të Botës Arabe në Paris, mohon çdo shkelje dhe i ka quajtur akuzat “të pabaza”. Ai tha për AFP-në se hetimi do të hedhë dritë mbi çështjet…

Source

Arsenal dhe Chelsea fitojnë bindshëm, “topçinjtë” kryesojnë Premier League

Arsenal ka regjistruar një fitore 3-0 ndaj Sunderlandit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 25-të të Premier League, e zhvilluar në stadiumin “Emirates”. Skuadra e Mikel Artetës dominoi takimin dhe siguroi tre pikë të arta në garën për titull. “Topçinjtë” kaluan në avantazh në minutën e 42-të me një goditje spektakolare nga distanca të Martin Zubimendit, topi i të cilit u ndal fillimisht në…

Source

Sulmohet me gurë autobusi i Trabzonspor, në të ndodhej dhe Muci

Një incident i rëndë ka tronditur ambientin e futbollit turk pak para ndeshjes mes Trabzonsporit dhe Samsunsporit. Autobusi i ekipit të Trabzonsporit është sulmuar me gurë, një akt që ka ngritur shqetësime serioze për sigurinë e lojtarëve dhe stafit teknik. Klubi reagoi menjëherë përmes një postimi zyrtar në rrjetet sociale, duke e cilësuar ngjarjen si të papranueshme dhe duke theksuar se nuk…

Source

Barcelona mund me lehtësi Mallorca-n e Muriqit dhe mbetet në krye

Barcelona merr një fitore të lehtë 3-0 ndaj Real Mallorcës së Muriqit, në ndeshjen e zhvilluar në “Spotify Camp Nou”, e vlefshme për javën e 23-të të La Liga-s spanjolle. Skuadra katalanase zhbllokoi rezultatin në minutën e 29-të me anë të Robert Leëandoëskit, i cili finalizoi me sukses një aksion të ndërtuar mirë nga vendasit. Barcelona vijoi të kontrollojë lojën edhe në pjesën e dytë dhe në…

Source

BUNDESLIGA/ Dortmundi fiton ndaj Wolfsburgut, Guirassy është heroi i verdhezinjve

Borussia Dortmund mori një fitore të rëndësishme 2-1 në transfertë ndaj Wolfsburgut, në ndeshjen e zhvilluar në “Volkswagen Arena”, e vlefshme për javën e 21-të të Bundesligës gjermane. Verdhezinjtë kaluan të parët në avantazh në minutën e 38-të, kur Julian Brandt shfrytëzoi një rast të mirë dhe dërgoi topin në rrjetë, duke mbyllur pjesën e parë me epërsinë minimale për Dortmundin.

Source

“Leje gruan se s’të bëri djalë”, rrëfimi tronditës i Baby G brenda BBVIP për paragjykimet familjare!

Një moment i fortë emocional u regjistrua brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 5, ku Baby G ndau me banorët dhe publikun një rrëfim personal që preku thellë opinionin. E përlotur, këngëtarja foli për një tragjedi familjare që ka lënë gjurmë të pashlyeshme në jetën e prindërve të saj. Ajo tregoi se vëllai i saj, fëmija i parë i familjes, humbi jetën menjëherë pas lindjes, një dhimbje që…

Source

Rama: Një tjetër Qendër Shëndetësore ka rilindur nga e para në Iballë të Pukës

Një tjetër investim në shërbim të kujdesit shëndetësor është finalizuar në veri të vendit. Kryeministri Edi Rama ka njoftuar përmes rrjeteve sociale se Qendra Shëndetësore e Iballës në Pukë është rindërtuar nga e para dhe tashmë është gati për t’u ardhur në ndihmë banorëve të zonës. Sipas postimit të kreut të qeverisë, objekti i ri ofron shërbim të plotë shëndetësor dhe është pajisur me ambiente…

Source

Juventus blindon yllin e skuadrës Kenan Yildiz deri në vitin 2030

Juventusi nis një plan të qartë për të ardhmen duke blinduar yllin e skuadrës, Kenan Yildfiz. Pas vitesh të vështira dhe paqartësish, bardhezinjtë po ndërtojnë një projekt teknik që jep shpresa konkrete për të ardhmen. Emërimi i Luciano Spallettit në pankinë nuk ka sjellë vetëm garanci në planin afatshkurtër, por mbi të gjitha ka krijuar bindjen se në Torino ka ardhur trajneri i duhur për të…

Source

Mbërriti pa shenja jete në spital, dyshohet se 4-vjeçari në Vlorë pësoi reaksion nga mjalti

Detaje të reja dalin në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi sot në Vlorë, ku një i mitur përfundoi pa shenja jetë në spital. Ngjarja ndodhi mëngjesin e kësaj të shtune, ku dyshohet se ka pësuar reaksion pas konsumimit të mjaltit. Familja e 4-vjeçarit jeton në Palasë, por i mituri nuk është dërguar për ndihmë mjekësore në Qendrën Shëndetësore të zonës dhe u dërgua me makinë private nga të…

Source

Zelensky zbulon planet e negociatave: Shpresat janë që lufta të përfundojë deri në qershor

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka hedhur poshtë mundësinë që lufta me Rusinë të përfundojë brenda muajit mars, duke e cilësuar këtë afat si jorealist, pavarësisht diskutimeve të fundit diplomatike. Më herët, Reuters raportoi se Shtetet e Bashkuara dhe Ukraina kanë shqyrtuar një plan ambicioz për arritjen e një marrëveshjeje paqeje me Moskën brenda javëve të ardhshme. Megjithatë…

Source

United i Carrick nuk di të ndalet, mund pastër Tottenhamin

Manchester United ka regjistruar një fitore të rëndësishme ndaj Tottenham Hotspur, duke triumfuar 2-0 në “Old Trafford”, në ndeshjen e vlefshme për javën e 25-të të Premier League. Sfida u kthye në favor të “Djajve të Kuq” që në pjesën e parë, pasi Tottenham mbeti me dhjetë lojtarë. Në minutën e 29-të, Cristian Romero u ndëshkua me karton të kuq pas një ndërhyrjeje të ashpër ndaj Casemiros…

Source

“Paqe” në derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Dinamos

Derbi i kryeqytetit mes Tiranës dhe Dinamos nuk prodhoi fitues, duke u mbyllur në barazim 1-1 në stadiumin “Selman Stërmasi”, pas një përballjeje të fortë dhe që dhuroi emopcione. Bardheblutë e nisën ndeshjen në mënyrën më të mirë të mundshme, teksa që në minutën e parë Falaje gjeti rrugën e rrjetës, duke i dhënë avantazhin Tiranës. Dinamo reagoi dhe pati mundësinë ideale për të rivendosur…

Source

❌