Dokumentari i Melanias u shoqërua me polemika: Gazetarëve u ndalohet hyrja, regjisori detyrohet të arsyetojë buxhetin e lartë të filmit

Premiera e filmit “Melania”, i cili dokumenton disa momente nga jeta e Zonjës së Parë të Shteteve të Bashkuara, Melania Trump, është shoqëruar me polemika të shumta. Gazetarëve dhe kritikëve u është ndaluar hyrja në premierë, ndërsa regjisori Brett Ratner është detyruar të mbrojë buxhetin e lartë të ndarë për realizimin dhe shpërndarjen e filmit.
Ndërsa Amazon MGM Studios ka paguar rreth 40 milionë dollarë për të drejtat e filmit dhe edhe 35 milionë dollarë shtesë për promovimin e tij, mediave kryesore u është ndaluar hyrja në shfaqjen e mbajtur në Kennedy Center në Uashington.
Sipas Variety, gazetarët dhe kritikët nuk janë lejuar të futen në sallën e projektimeve për ta parë dokumentarin, i cili është shfaqur vetëm për Donald Trumpin dhe të ftuarit e tij, shumica prej të cilëve ishin miq dhe aleatë politikë, përfshirë këngëtaren Nicki Minaj dhe sekretarin e shtetit Marco Rubio.
Gazetarë nga New York Times, Washington Post, Associated Press dhe Vanity Fair ishin ndër ata që mbetën “jashtë dyerve” të premierës.
- YouTube youtu.be
Dokumentari kontrovers i Amazonit ndjek Melania Trump gjatë 20 ditëve para inaugurimit të bashkëshortit të saj në vitin 2025. Filmi është drejtuar nga Brett Ratner, një regjisor i përfshirë më herët në skandale, i cili në vitin 2017 u akuzua publikisht nga gjashtë gra për ngacmim dhe sulm seksual. Regjisori i njohur për filmin “Rush Hour” i ka mohuar të gjitha akuzat.
Gjatë premierës, Ratner u përpoq të justifikonte shpenzimet e mëdha, duke theksuar se në projekt janë angazhuar operatorë të nivelit të lartë dhe një ekip i madh profesionistësh, duke shtuar se një buxhet i tillë nuk është i pazakontë për një prodhim me standarde të larta.
Megjithatë, kjo nuk është e vetmja polemikë që lidhet me filmin. Sipas raportimeve, rreth dy të tretat e ekipit që ka punuar në film nuk dëshirojnë që emrat e tyre të lidhen me projektin.
Një raport i ri i Rolling Stone, duke u bazuar në burime anonime nga ekipi i filmit, bën të ditur se shumica e stafit nga Nju Jorku ka kërkuar që emrat e tyre të mos përfshihen në listën përfundimtare të titrave.
Melania Trump, e cila është edhe producente e filmit përmes kompanisë së saj prodhuese, ka deklaruar para të pranishmëve se “Melania” nuk është dokumentar në kuptimin klasik të fjalës, por një “përvojë kreative” që shfaq disa perspektiva dhe momente të zgjedhura nga jeta e saj.
Pavarësisht një fushate të fuqishme marketingu dhe shfaqjes në mbi 1.500 kinema në mbarë botën, filmi po përballet që në ditët e para me kritika për interes të ulët nga publiku, si dhe me vlerësime se përmbajtja e tij është e cekët dhe i ngjan më shumë një projekti promovues sesa një dokumentari të mirëfilltë. /Telegrafi/













Foto: Kim Kardashian/Instagram
Foto: Kim Kardashian/Instagram









Foto: Bebe Rexha/Instagram
Foto: Bebe Rexha/Instagram
Foto: Bebe Rexha/Instagram
Foto: Bebe Rexha/Instagram
Foto: Bebe Rexha/Instagram
Foto: Bebe Rexha/Instagram











Foto: Win McNamee/Getty

