Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Natalie Portman shpërthen në lot për vrasjet dhe arrestimet nga agjentët e ICE: Është e tmerrshme

Natalie Portman shpërtheu në lot për vrasjet dhe arrestimet nga agjentët e ICE-së.

Aktorja, të shtunën e kaluar, më 24 janar, mori pjesë në premierën e filmit “The Gallerist” në Festivalin e Filmit Sundance të mbajtur në Utah dhe, ndërsa fliste para kamerave, filloi të qante, duke e përshkruar situatën në vendin e saj me ICE-në si të tmerrshme, për të cilën po zhvillohen vazhdimisht demonstrata në qytete të ndryshme.

Natalie Portman tha duke fshirë lotët: “Më vjen keq që jam kaq emocionale, por është një ditë kaq e tmerrshme, ka qenë një javë e tmerrshme”, ndërsa premiera u zhvillua disa orë pasi një banor 37-vjeçar i Minesotës dhe infermier i quajtur Alex Jeffrey Pretty u qëllua dhe u vra gjatë një përplasjeje me agjentët federalë. Aktorja më pas shtoi se ishte shumë mirë të ishe në një festival filmi, megjithatë: “Ajo që po ndodh në vendin tonë është thjesht e pabesueshme”, tha ajo.

Natalie Portman shtoi: “Ajo që Trump, Christy Noem dhe ICE po u bëjnë qytetarëve tanë dhe njerëzve pa dokumente është skandaloze dhe duhet të ndalet. Jam shumë e prekur nga të gjithë njerëzit që po dalin dhe mbështesin njëri-tjetrin në komunitet dhe po tregojnë anën më të mirë të Amerikës. Ka kaq shumë. Duhet të ndalet”.

Në një intervistë tjetër që dha në të njëjtin aktivitet, aktorja shtoi: “Sigurisht që jemi në një kohë të tmerrshme në vendin tonë, me qeverinë federale që sulmon qytetarët në qytetet tona. Jam shumë me fat që jam këtu në një komunitet të lumtur dhe krijues që feston një film për të cilin jemi vërtet krenarë, por është e pamundur të injorohet ajo që ICE po bën në vendin tonë. Jam shumë e frymëzuar nga të gjithë amerikanët e mrekullueshëm që po dalin dhe mbështesin njëri-tjetrin dhe janë atje në komunitetet e tyre, është e mrekullueshme.

The post Natalie Portman shpërthen në lot për vrasjet dhe arrestimet nga agjentët e ICE: Është e tmerrshme appeared first on iconstyle.al.

Drama në familjen Beckham: Postimi emocional i Victorias rikthen në vëmendje konfliktin me djalin

Victoria Beckham ka tërhequr vëmendjen e mediave dhe fansave në mbarë botën me një postim të fundit në Instagram, i cili është interpretuar si një mesazh i drejtpërdrejtë për djalin e saj të madh, Brooklyn Beckham. Në një moment kur marrëdhënia mes tyre përflitet se është e tensionuar, stilistja dhe ish-këngëtarja ka zgjedhur të flasë me pak fjalë, por me shumë domethënie.

Postimi u publikua në kuadër të një momenti të rëndësishëm për Victorinë, pasi ajo u nderua me çmimin francez “Chevalier de L’Ordre des Arts et des Lettres” nga Ministrja e Kulturës, Rachida Dati. Krahas fotove nga ceremonia, ajo ndau një shënim falënderimi të gjatë, por ajo që mori më shumë vëmendje ishte një fjali e shkurtër: “Familja është gjithçka”.

Këto tre fjalë u interpretuan gjerësisht si një thirrje emocionale dhe një mesazh i koduar për Brooklyn-in, me të cilin raportet, sipas mediave, janë ftohur pas disa mosmarrëveshjeve të fundit. Burime pranë familjes kanë bërë të ditur se situata u tensionua pas akuzave të Brooklyn ndaj nënës së tij, duke pretenduar se ajo u soll në mënyrë të papërshtatshme gjatë dasmës së tij.

Mesazhi i Victorias, megjithëse i thjeshtë në formë, u pa nga shumë ndjekës si një përpjekje për të rikthyer unitetin familjar dhe për të dërguar një sinjal pajtimi. Reagimet në rrjete sociale nuk munguan, duke nxitur spekulime të shumta mbi gjendjen aktuale të marrëdhënieve brenda një prej familjeve më të famshme në botën e showbiz-it.

Në një kohë kur çdo detaj i jetës së tyre analizohet në publik, një fjali e vetme mjaftoi për të rihapur diskutimet rreth dramës familjare dhe për të rikthyer në qendër të vëmendjes lidhjen mes nënës dhe djalit.

Screenshot

The post Drama në familjen Beckham: Postimi emocional i Victorias rikthen në vëmendje konfliktin me djalin appeared first on iconstyle.al.

DJ Gimbo hap zemrën për banoren e “BBVA”: Është më e mira në shtëpi, ka energji shumë të mirë

Banori me i ri i shtepise se “Big Brother VIP Albania”, DJ Gimbo ka shprehur hapur simpatinë e tij për Selinin, duke e vlerësuar atë si një nga banoret më pozitive të “Big Brother VIP Albania”. Në një deklaratë në dhomën e rrëfimit, ai u shpreh se Selini i transmeton energji shumë të mirë dhe se prania e saj në shtëpi ndihet nga të gjithë banoret e shtepise.

Është shumë e mirë, ka energjinë e mirë. Unë dal hapur në Prime dhe them: Selini është më e mira në shtëpi”, u shpreh DJ Gimbo, duke mos e fshehur aspak pëlqimin e tij për banoren. Deklarata e tij u publikua ne rrjetin social Instagram te faqes zyrtare te “Big Brother VIP Albania”.

Fjalët e tij kanë ngjallur reagime të shumta mes banorëve dhe publikut, duke shtuar kureshtjen nëse kjo simpati do të shndërrohet në diçka më shumë apo do të mbetet thjesht një vlerësim për karakterin dhe pozitivitetin e Selinit brenda lojës.

Kjo deklarate ende nuk eshte dhene per banoret e tjere e ende nuk dihet sesi do jete reagimi i Selin. Kujtojme se Dj Gimbo eshte shok i ngushte me fituesin e edicionit te kaluar te Big Brother VIP Albania, Gjestin.

The post DJ Gimbo hap zemrën për banoren e “BBVA”: Është më e mira në shtëpi, ka energji shumë të mirë appeared first on iconstyle.al.

Brikena ‘parashikon’ zarfet e zinj: Njëri për Rogertin, tjetri për Kejsin’

Sot, në shtëpinë e “Big Brother VIP 5” kanë mbërritur dy zarfe të zinj, por ende nuk është bërë e ditur kujt i përkasin dhe çfarë pasojash do të sjellin. Deri tani, Vëllai i Madh ka marrë një vendim të rëndësishëm duke anuluar televotimin për banorët që ishin në nominim, duke bere qe te krijohen tensione mes tyre.

Sapo banorët i vunë re zarfet e zinj, nisën menjëherë diskutimet dhe hamendësimet. Brikena u shpreh se e kishte parashikuar që në mëngjes dhe, sipas saj, njëri zarf mund të jetë për Rogertin, ndërsa tjetri për Kejsin.

Ndërkohë, zarfet pritet të hapen gjatë Prime-t të sotëm, ku si banorët ashtu edhe publiku do të mësojnë se për kë janë dhe çfarë masash janë marrë e per ke banor.

Pjesë nga biseda e bere nga banoret:

Mateo: O zarf i zi, sterrë i zi eshte ai zarf
Artani: Kemi dy zarfe të zinj
Mateo: O dy?
Artani: Po, dy për Zotin
Brikena: Siç e parashikova në mëngjes.
Mateo: Dy zarfe të zinj

Brikena: Dhe askush nuk reagon. Përshëndetje miq të dashur, sot kemi parashikuar dy zarfe të zinj, dhe siç e parashikova unë sot në mëngjes, një për Rogertin dhe një për Keijsin janë këtu.

The post Brikena ‘parashikon’ zarfet e zinj: Njëri për Rogertin, tjetri për Kejsin’ appeared first on iconstyle.al.

Nga 15 në 13 vjeç: Suedia shqyrton uljen e moshës penale testuese për krime të rënda

Qeveria suedeze po përgatit një projektligj që parashikon uljen e moshës së përgjegjësisë penale nga 15 në 13 vjeç për krime shumë të rënda, si vrasja, tentativa për vrasje, përdhunimi dhe veprat ku përdoren armë. Nisma vjen në një kohë kur autoritetet flasin për një “situatë emergjente”, duke theksuar se bandat kriminale po rekrutojnë gjithnjë e më shumë fëmijë për të kryer akte dhune.

Ministri i Drejtësisë, Gunnar Strömmer, deklaroi se rrjetet kriminale po shfrytëzojnë faktin që të miturit nën 15 vjeç nuk mbajnë përgjegjësi penale, duke i përdorur ata si ekzekutorë të veprave të rënda. Sipas të dhënave zyrtare, gjatë dekadës së fundit është dyfishuar numri i rasteve penale ku të dyshuarit janë nën moshën 15 vjeç.

Projektligji parashikon që ulja e moshës të aplikohet vetëm në rrethana të jashtëzakonshme dhe jo si rregull i përgjithshëm. Në disa raste, fëmijët e përfshirë në krime të rënda mund të përballen edhe me dënime me burg. Qeveria e sheh këtë masë si një mënyrë për të mbrojtur si të miturit nga shfrytëzimi i bandave, ashtu edhe shoqërinë nga rritja e dhunës.

Megjithatë, propozimi ka ngjallur reagime të forta nga policia, prokuroria dhe administrata e burgjeve, të cilët paralajmërojnë se sistemi penal nuk është i përgatitur për trajtimin e fëmijëve kaq të vegjël. Kritikët argumentojnë se theksi duhet të vihet te rehabilitimi dhe programet sociale, jo te ndëshkimi penal, duke e konsideruar nismën edhe si të motivuar politikisht në prag të zgjedhjeve.

Projektligji pritet t’i dërgohet Këshillit Suedez për Legjislacion për shqyrtim dhe më pas parlamentit për votim. Nëse miratohet, ai mund të hyjë në fuqi që këtë verë.

The post Nga 15 në 13 vjeç: Suedia shqyrton uljen e moshës penale testuese për krime të rënda appeared first on iconstyle.al.

Ish banorja e “BBVA” flet për herë të parë për konfliktin me prindërit: Më kanë ndërhyrë në martesë

Ish-banorja e “Big Brother VIP”, Alexandra, ka bërë një rrëfime në një intervistë të fundit, ku ka folur hapur për jetën personale, martesën dhe raportin e vështirë me prindërit e saj. Ajo ka treguar se marrëdhënia me ta është e ftohtë dhe se prej kohësh mungon komunikimi, për shkak të ndërhyrjeve që ata kanë pasur në problemet e saj martesore.

Alexandra u shpreh se këto ndërhyrje kanë sjellë tensione të mëdha dhe distancë emocionale, duke bërë që sot të mos flasin me njëri-tjetrin. Sipas saj, pavarësisht se i do dhe i respekton, ajo ka nevojë për kohë dhe qetësi për veten, përpara se të rikthejë dialogun.

Ajo zbuloi gjithashtu se pas daljes nga BBV, prindërit kanë tentuar ta kontaktojnë përmes mesazheve, por ajo ka zgjedhur të mos përgjigjet menjëherë. “Jam një person që fal, por i jap kohë vetes”, u shpreh ajo, duke theksuar se mbetet e fortë, edhe pse e lënduar, dhe se lidhja e saj më e afërt sot është me fëmijët, të cilët i konsideron mbështetjen më të madhe emocionale.

Marrëdhënia ime me prindërit më prek, nuk kemi fare komunikim. Kanë ndërhyrë në mosmarrëveshje që kam pasur me burrin. Nuk i kam qejf njerëzit kur ndërhyjnë në jetën time. Jemi zënë shumë keq, nuk flasim me njëri-tjetrin. Jam edhe pak kokëfortë, kur nuk kam gabime, nuk jam person që ulem shpejt. Mbase me kalimin e kohës do flasim. E vuaj shumë, ku ka si nëna. Kur kam dalë pas “BBV” kanë tentuar të më kontaktojnë. Më nisën mesazh, iu përgjigja. Unë jam person që fal shumë, po i jap kohë vetes time. Nuk është se nuk i dua, më mungojnë jashtëmase, por tani dua qetësinë time. Takohen me fëmijët, jemi shumë afër njëri-tjetrit.

The post Ish banorja e “BBVA” flet për herë të parë për konfliktin me prindërit: Më kanë ndërhyrë në martesë appeared first on iconstyle.al.

Pas anulimit të televotimit dhe dy zarfeve të zinj, familja e Rogertit thyen heshtjen

Familja e Rogertit ka reaguar publikisht pas vendimit të Vëllait të Madh për të anuluar televotimin dhe për të futur në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania” dy zarfa të zinj, si pasojë e situatës së rëndë të krijuar mes tij dhe Malit si dhe situatave të tjera që shtëpi, qe do ti mësojmë mbrëmjen e sotme.

Në deklaratën e publikuar, familjarët pranojnë se debati mes Rogertit dhe Malit ka kaluar në tone të ashpra dhe jo të denja për t’u parë e dëgjuar, duke u shoqëruar me ofendime nga të dyja palët. Ata theksojnë se tensioni i krijuar është rezultat i presionit dhe stresit të lojës, e cila shpesh i çon banorët në reagime ekstreme.

Kujtojmë se Rogerti ka bullizuar rëndë Malin, duke përmendur edhe familjen e tij, çka ka sjellë reagimin e menjëhershëm të produksionit dhe ndërhyrjen disiplinore përmes dy zarfave të zinj dhe pezullimit të përkohshëm të televotimit.

Familja e Rogertit shprehet se, ndonëse respekton vendimet e Vëllait të Madh dhe rregullat e formatit, kërkon që situata të vlerësohet në mënyrë objektive, pa ndikim emocional dhe duke u parë nga të gjitha këndvështrimet. Ata theksojnë se Rogerti, ashtu si çdo banor tjetër, ka hyrë në lojë duke vënë në rrezik imazhin dhe jetën personale përballë publikut, në një format ku presioni psikologjik është i jashtëzakonshëm.

“Respektojmë çdo vendim të produksionit, por kërkojmë drejtësi dhe balancë në gjykim”, përfundon reagimi i familjes, duke i qëndruar pranë Rogertit në këtë moment të vështirë brenda shtëpisë së BBVIP.

Screenshot

The post Pas anulimit të televotimit dhe dy zarfeve të zinj, familja e Rogertit thyen heshtjen appeared first on iconstyle.al.

Reklamë apo shkelje? Sydney Sweeney në qendër të polemikave

Aktorja e njohur hollywoodiane, Sydney Sweeney, mund të përballet me probleme ligjore pas një veprimi të fundit që ka shkaktuar polemika në rrjet.

Sweeney publikoi në rrjetet sociale një video ku shihet duke u ngjitur në tabelën ikonike të Hollywood-it, ndërsa mban veshur reçipeta nga linja e saj e re e të brendshmeve, e cila ende nuk ka dalë zyrtarisht në treg. Veprimi u interpretua si një formë marketingu, por autoritetet lokale pretendojnë se ai është kryer pa lejen e nevojshme.

Sipas organizatës jofitimprurëse FilmLA, e cila menaxhon lejet për xhirime në zonën e Los Anxhelosit, aktores i ishte dhënë leje vetëm për të filmuar pranë tabelës së famshme, por jo për ta prekur apo për t’u ngjitur fizikisht mbi të.

Edhe Dhoma e Tregtisë së Hollivudit ka reaguar, duke sqaruar se Sweeney nuk ishte e autorizuar të hipte në monumentin simbol të qytetit. Drejtori ekzekutiv, Steve Nissen, ka deklaruar se aktualisht po shqyrtohet se kush i dha akses aktores dhe ekipit të saj në këtë zonë të mbrojtur.

Sipas burimeve, ky gjest mund të çojë në akuza për shkelje prone ose vandalizëm, nëse konstatohet se janë thyer rregullat e sigurisë dhe të ruajtjes së monumentit. Deri tani, përfaqësuesit e aktores nuk kanë reaguar zyrtarisht, ndërsa videoja vazhdon të bëjë xhiron e rrjeteve sociale, duke ndezur debate mbi kufijtë mes reklamës dhe shkeljes së ligjit.

 

@dailymail

Sydney Sweeney could face criminal charges after hanging bras on the Hollywood sign as part of a promotional stunt for her new lingerie line. A new video shared by Sweeney shows the actress and her team loading up a van with duffle bags full of lingerie and driving up into the Hollywood Hills. While the Hollywood star reportedly obtained a filming permit, officials have reportedly said it may not have authorised the activity seen in the video. Trespassing on the site can result in a misdemeanor charge, meaning a fine of up to $1,000 or up to six months of jail time. #sydneysweeney #hollywood #usa

♬ original sound – Daily Mail

The post Reklamë apo shkelje? Sydney Sweeney në qendër të polemikave appeared first on iconstyle.al.

Çfarë tregojnë duart për shëndetin e tiroides? Shenjat paralajmëruese

Tiroidja është një gjëndër në formë fluture, e vendosur në pjesën e përparme të qafës, e cila luan një rol kyç në funksionimin e organizmit. Ajo prodhon hormonet tiroide T3 dhe T4, të cilat rregullojnë metabolizmin, energjinë, temperaturën e trupit dhe funksionin e shumë organeve. Kur kjo gjëndër nuk funksionon siç duhet dhe prodhon më pak hormone se normalja, shfaqet hipotiroidizmi.

Hipotiroidizmi shoqërohet me një sërë simptomash, si lodhja e vazhdueshme, shtimi në peshë, kapsllëku, depresioni dhe përgjumja. Megjithatë, mjekët theksojnë se disa shenja të kësaj gjendjeje mund të vërehen lehtësisht edhe përmes duarve.

Një nga shenjat më të shpeshta janë duart vazhdimisht të ftohta, që lidhen me qarkullimin e dobët të gjakut. Aktiviteti i ulët i tiroides ndikon në rritjen e homocisteinës, një aminoacid që lidhet me probleme kardiovaskulare dhe rrjedhje të dobët të gjakut.

Po ashtu, lëkura e duarve mund të bëhet e thatë dhe e rrudhur. Rrudhat dhe vijat e holla në lëkurë janë më të dukshme te personat me hipotiroidizëm, për shkak të mungesës së hidratimit dhe ngadalësimit të proceseve metabolike.

Një tjetër shenjë dalluese është ngjyra e verdhë e lëkurës, veçanërisht në pëllëmbët e duarve, e cila vjen si pasojë e uljes së hormoneve tiroide. Ndryshime vërehen edhe në thonj, të cilët bëhen të brishtë, humbasin shkëlqimin dhe thyhen lehtësisht.

Në disa raste, hipotiroidizmi favorizon shfaqjen e onikomikozës, një infeksion mykotik i thonjve, i lidhur me qarkullimin e dobët të gjakut në gjymtyrë. Specialistët këshillojnë që çdo ndryshim i pazakontë të mos neglizhohet dhe të kërkohet konsultë mjekësore për diagnozë të saktë dhe trajtim në kohë.

The post Çfarë tregojnë duart për shëndetin e tiroides? Shenjat paralajmëruese appeared first on iconstyle.al.

Çfarë ndodhi? Anulohet televotimi, masa të rrepta për banorët!

Produksioni i “Vëllait të Madh” ka marrë masa të menjëhershme, duke anuluar televotimin e planifikuar për ditën e sotme, ku ishin në nominim 10 banorë. Vendimi është bërë i ditur përmes një njoftimi zyrtar të publikuar në faqen e programit në Instagram.

Sipas postimit të shpërndarë, thuhet se janë marrë masa të posaçme, të cilat do të bëhen të ditura mbrëmjen e sotme gjatë spektaklit.

“Njoftim zyrtar! Anulohet televotimi. Televotimi aktual anulohet, Vëllai i Madh ka marrë masa të cilat do të zbulohen mbrëmjen e sotme”- shkruhet në postim.

Televotimi i anuluar përfshinte 10 banorë të shtëpisë së “Big Brother VIP Albania”. Në nominim për këtë javë ishin: Angelo, Artan, Kelsi, Juela, Greta, Krusita, Rogert, Mal, Miri dhe Mateo. Me vendimin e “Vëllait të Madh” për anulimin e televotimit, mbetet e paqartë se si do të procedohet më tej me fatin e tyre në lojë, ndërsa sqarimet zyrtare pritet të jepen gjatë spektaklit të mbrëmjes.

Banorët ende nuk janë informuar për pasojat konkrete të këtij vendimi, ndërsa publiku pret me interes të mësojë nëse do të ketë rikonfigurim të nominimeve, penalizime apo ndryshime të tjera në rregullat e lojës.

The post Çfarë ndodhi? Anulohet televotimi, masa të rrepta për banorët! appeared first on iconstyle.al.

Rritet bilanci i viktimave, 34 të vdekur nga stuhia vdekjeprurëse “Fern” në SHBA

Numri i personave që kanë humbur jetën si pasojë e stuhisë së fuqishme dimërore “Fern” në Shtetet e Bashkuara është rritur në 34, ndërsa autoritetet paralajmërojnë se situata mbetet tepër e rrezikshme për shkak të temperaturave ekstreme që pritet të vazhdojnë gjatë gjithë javës.

Stuhia ka përfshirë një territor të gjerë të vendit, nga Teksasi deri në Massachusetts, duke sjellë reshje të dendura bore, erëra të forta dhe të ftohtë ekstrem. Viktima janë raportuar në disa shtete, ndërsa shkaqet e vdekjeve lidhen kryesisht me hipoterminë, aksidentet rrugore, rrëzimin e pemëve, përdorimin e pasigurt të gjeneratorëve dhe incidente ajrore.

Një nga rastet më tronditëse është shënuar në New Jersey, ku një burrë 67-vjeçar u gjet i pajetë jashtë shtëpisë së tij, me lopatën e borës në dorë. Autoritetet dyshojnë se ai ka ndërruar jetë gjatë pastrimit të borës, si pasojë e kushteve ekstreme të motit.

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat e ndjera për shkak të erërave të ftohta kanë zbritur deri në -50 gradë Fahrenheit, duke e bërë qëndrimin jashtë jashtëzakonisht të rrezikshëm edhe për disa minuta. Paralajmërimet për ngrirje dhe hipotermi janë në fuqi për miliona qytetarë.

Situata është përkeqësuar edhe nga ndërprerjet masive të energjisë elektrike. Mbi 525 mijë familje kanë mbetur pa drita, kryesisht në Tenesi, Misisipi dhe Luiziana. Në disa zona është shpallur gjendje e jashtëzakonshme, ndërsa transporti ajror është paralizuar me mijëra fluturime të anuluara ose të vonuara.

Meteorologët paralajmërojnë se një tjetër stuhi dimërore pritet të godasë bregun lindor gjatë fundjavës, duke u bërë thirrje qytetarëve të shmangin daljet e panevojshme dhe të tregojnë kujdes maksimal.

The post Rritet bilanci i viktimave, 34 të vdekur nga stuhia vdekjeprurëse “Fern” në SHBA appeared first on iconstyle.al.

“Emri im po përdoret pa leje” – Edi Tushe çon në gjykatë Eliona Pitarkën

Debati publik mes blogeres Eliona Pitarkës dhe neonatologut dhe mjekut pediatër Edi Tushe ka përfunduar në dyert e gjykatës.

Ishte mjeku pediatër Edi Tushe, i cili përmes një reagimi zyrtar u shpreh se emri i tij po përdoret pa autorizimin e tij. Ai tha se nuk e ka autorizuar Pitarkën apo asnjë person tjetër të përdorë emrin e tij për të promovuar dieta për fëmijë, këshilla ushqimore apo përfitime personale të çfarëdo forme.

Menjëherë ka ardhur edhe reagimi nga vetë Pitarka, e cila u shpreh se postimet e saj ishin vetëm informacione të përgjithshme për të ndihmuar prindërit që nuk përballojnë dot klinikat private.

Tushe, i ftuar në podkastin “Shëndet me Almën” nga Alma Demiraj, ka thyer heshtjen duke dhënë detaje lidhur me këtë debat që mori përmasa të mëdha. Ai u shpreh se nuk ka bërë asnjëherë kompromise me profesionin e tij, teksa u bëri thirrje prindërve të mos u referohen rrjeteve sociale.

Ato janë shpesh herë çorientuese, sepse informacioni që japin është i ndryshëm. Çdo individ është i ndryshëm nga tjetri. Unë mendoj që rrallë një nënë dëmton fëmijën e vet. Nuk mendoj se të gjithë prindërit i referohen rrjeteve sociale; ata gjithmonë kanë një këshillues dhe i drejtohen mjekut. Informacionet e marra nga rrjetet sociale shpesh janë të gabuara dhe nuk duhet të përdoren si element orientues për fëmijën.

Unë, gjatë gjithë jetës sime, nuk kam bërë kompromise me profesionin tim, veçanërisht me ata që janë tregtarë. Kur jap një informacion, e jap për këdo. Natyrisht, kontakti me pacientin dhe rasti janë shumë individualë dhe nuk mund të përdoren apo, aq më tepër, të deformohen. Nuk mund t’i japësh informacion të njëjtë çdo personi. Unë dua ta neglizhoj këtë debat për diçka të kësaj natyre. Çdo njeri flet për ndërgjegjen e vet dhe kjo më shqetëson. Të përdorësh një informacion dhe më pas të vendosësh reklama të caktuara është gabim në këtë rast.

Prindërit nuk duhet të ndjekin gjëra të tilla; mjeku është ai që përcakton se çfarë duhet bërë. Australia i ka mbyllur rrjetet sociale, sepse ato shkaktojnë dëme në jetën e njeriut, ndërsa ligje të ngjashme po përpilohen edhe në Europë”, u shpreh Tushe./TCH

The post “Emri im po përdoret pa leje” – Edi Tushe çon në gjykatë Eliona Pitarkën appeared first on iconstyle.al.

A mund të përmirësojnë parfumet shëndetin tuaj mendor?

Shumë kompani parfumesh po shfrytëzojnë fuqinë e aromave për të krijuar produkte që ndikojnë në mirëqenien e njerëzve. Por, cilësia e aromave dhe lidhja e tyre me emocionet janë më shumë se thjesht një përzgjedhje e aromave të këndshme. Ato kanë një ndikim të thellë në emocionet dhe shëndetin mendor të individëve.

Sipas Sandeep Robert Datta, profesor i neurobiologjisë në Universitetin e Harvardit, kur nuhasim një aromë të veçantë, ajo ndërvepron me epitelin e nuhatjes, një fletë neuronesh që ndodhet në hundë. Këto neurone, përmes receptorëve, zbulojnë kimikatet që lëshohen nga objektet që nuhasim, si parfumi, dhe dërgojnë sinjale elektrike në qendrën e përpunimit të aromave në tru. Ky proces aktivizon përgjigje emocionale dhe kujtesa të lidhura me ato aroma.

Rachel Herz, neuroshkencëtare dhe ekspertë e psikologjisë së nuhatjes, thotë se lidhja midis aromës dhe emocioneve është e theksuar për shkak të rrugëve nervore që përpunojnë këto stimuli. Ajo shpjegon se amigdala është përgjegjëse për përpunimin e emocioneve dhe kujtesës emocionale, ndërsa aromat mund të ngjallin ndjenja specifike dhe të krijojnë lidhje të forta me kujtimet.

Nëse parfumi mund të përmirësojë shëndetin mendor, mbetet një pyetje e hapur. Sidoqoftë, është e qartë se aromat luajnë një rol të rëndësishëm në mirëqenien tonë psikologjike dhe janë një pjesë e pandashme e jetës sonë.

The post A mund të përmirësojnë parfumet shëndetin tuaj mendor? appeared first on iconstyle.al.

Cristiano Ronaldo uron Georginën për ditëlindje: Gruaja e jetës sime

Cristiano Ronaldo ka shprehur dashurinë e tij për bashkëshorten Georgina Rodriguez, duke e uruar për ditëlindje në mënyrën më të ngrohtë dhe romantike. Ylli i futbollit ka publikuar në Instagram një foto të bukur të çiftit, ku shkruan: “Gëzuar ditëlindjen gruas së jetës sime! ❤”. Ky mesazh ka emocionuar ndjekësit e tij, të cilët kanë shpërthyer me pëlqime dhe komente pozitive, duke i uruar Georginës gjithashtu një ditëlindje të mrekullueshme.

Çifti, i njohur për dashurinë e tyre të fortë dhe momente të bukura familjare, ka ndarë shumë momente me fansat e tyre, përfshirë fotot me fëmijët e tyre. Ky urim për ditëlindjen e Georginës vjen në një periudhë të rëndësishme për çiftin, pasi ata pritet të bëhen edhe më të lidhur në vitin 2026, pasi është konfirmuar se do të martohen gjatë këtij viti.

Megjithatë, një pyetje e madhe që mbetet është se kur do të ndodhë kjo martesë. Deri tani, nuk ka një datë të caktuar për ngjarjen e madhe, por me siguri kjo është një prej momenteve më të pritura nga fansat e çiftit. Pasuria e dashurisë dhe e suksesit të Ronaldos dhe Georginës është një frymëzim për shumë të tjerë, dhe ata janë një nga çiftet më të pëlqyera në botë.

 

 

The post Cristiano Ronaldo uron Georginën për ditëlindje: Gruaja e jetës sime appeared first on iconstyle.al.

Familja e Malit kërkon përjashtimin e Rogertit nga “BBV”: Sulmet verbale janë dhunë psikologjike

Familja e Mal Retkocerit ka shprehur shqetësimin e thellë për gjuhën fyese dhe denigruese të përdorur nga Rogert Sterkaj gjatë qëndrimit të tij në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania 5”. Ata kanë dërguar një letër publike zyrtare në produksionin e emisionit, ku e cilësojnë sjelljen e Sterkajt si një formë dhune psikologjike, që ka prekur jo vetëm familjen, por edhe identitetin dhe traumat personale të Malit.

Në letrën e dërguar, familja thekson se këto sulme verbale nuk janë pjesë e lojës apo debatit televiziv, por kanë kaluar kufijtë e respektit dhe kanë shkaktuar dëme emocionale të konsiderueshme. Ata kërkojnë që produksioni të marrë përgjegjësitë dhe të krijojë një ambient pa dhunë, duke kërkuar përjashtimin e Rogert Sterkajt nga shtëpia.

Letra e plotë e familjes së Mal Retkocerit drejtuar produksionit të Big Brother VIP Albania 5:

“Të nderuar Reagojmë me shqetësim të thellë ndaj gjuhës fyese, denigruese dhe bullizimit ndaj Mal Retkoceri nga Rogert Sterkaj në BBV.

Sulmi ndaj familjes, traumave personale dhe identitetit nuk janë debat, as lojë, por janë dhunë psikologjike dhe bullizim i pastër.

Ne si familje e Mal Retkocerit kërkojmë që të respekohet dinjiteti njerëzor dhe i bëjmë thirrje produksionit që të marrë me përgjegjësi të plotë detyrimet për të siguruar një ambient pa dhunë fizike, psikike dhe bullizuese dhe të veprojë me përjashtimin e Rogertit për veprimet e tij që shkaktojnë dhunë psikologjike dhe bullizim dhe që këto veprime prekin integritetin familjar dhe personal dhe janë të patolerueshme.

Veprimet e Rogertit të cilat i ka ndërmarrë me datë 25.01.2026 janë dhunë, nuk janë lojë, nuk janë debate, prandaj heshtja përballë dhunës e normalizon atë që padyshim është në kundërshtim të plotë me normat shoqërore.

Andaj bazuar në sjelljet dhe veprimet e Rogert Sterkaj kërkojmë që i njëjti të përjashtohet për shkak të sjelljeve denigruese, fyese dhe bullizuese të tij ndaj Mal Retkocerit.

Me respekt, familja e Mal Retkocerit”.

The post Familja e Malit kërkon përjashtimin e Rogertit nga “BBV”: Sulmet verbale janë dhunë psikologjike appeared first on iconstyle.al.

Debat i ashpër mes Klodit dhe Elijonës: Unë kam dikë jashtë!

Pas spektaklit të mbrëmshëm, Elijona dhe Klodi kanë pasur një debat të fortë, ku duket se tensionet mes tyre kanë arritur kulmin. Klodi, i cili duket se ka humbur durimin, ka reaguar me fjalë të ashpra ndaj Elijonës, duke i bërë të qartë se nuk e ka më të lehtë të vazhdojë këtë marrëdhënie.

Elijona: “Unë thjesht nuk dua të jem më pjesë e kësaj loje. Është në rregull nëse ti do të vazhdosh kështu, unë të respektoj si shok. Në momentin që dikush vjen e më sulmon, ai është gabimi im, e kuptoj.”

Klodi: “Në gabim tendin unë po e ha, Elijona.”

Elijona: “Edhe ti boll fole, mor Klod.”

Klodi: “Jam lodhur, Elijona, jam lodhur.”

Elijona: “Prej kujt?”

Klodi: “Unë e kam dikë jashtë, e po dal këtu sikur po të bëj ty të biesh në dashuri me mua. Është shumë pa lidhje, edhe në dhomën e gjumit të kam thënë: ‘Elijona, pse je duke e pasur këtë bisedë?’”

Elijona: “Unë dashuri, në radhë të parë për askënd këtu s’kam, edhe e kam thënë shumë shpesh.”

Klodi: “Por reagimet që je duke i pasur nuk përputhen me një pëlqim, Elijona.”

Elijona: “Nëse mendon kështu, realisht ke nevojë të mendosh dhe të reflektosh pak.”

Ky debat ka nxjerrë në pah disa tensione të thella mes tyre, duke lënë të kuptohet se ndonëse ndodhen në një situatë të ngarkuar, ndjenjat mes tyre janë të pasqaruara. Diskutimi ka lënë hapësirë për dyshime dhe pyetje rreth marrëdhënies së tyre, që mund të bëhet një nga temat e nxehta në ditët në vazhdim.

The post Debat i ashpër mes Klodit dhe Elijonës: Unë kam dikë jashtë! appeared first on iconstyle.al.

Kur lodhja vjen pa arsye: Pse ndiheni të lodhur, edhe kur pushoni?

Ka ditë kur zgjohesh i lodhur, edhe pse ke fjetur mjaftueshëm dhe nuk ke pasur asnjë aktivitet të rëndë. E megjithatë, ndihesh pa energji dhe pyetja vjen vetvetiu: nga po vjen kjo lodhje? Në shumicën e rasteve, lodhja që ndiejmë nuk është fizike, por mendore. Jemi në një kohë kur truri nuk ndalon kurrë, i mbushur me mesazhe, njoftime, krahasime dhe pritshmëri, edhe kur trupi është në pushim.

Lodhja mendore është shpesh më e theksuar se ajo fizike. Jetojmë në një shoqëri që na kërkon të jemi gjithmonë më shumë: më të suksesshëm, më të fortë, më produktivë. Ky presion ndikon dhe na lë pa energji, duke e bërë edhe pushimin një moment të mbushur me faj. Edhe kur nuk bëjmë asgjë, mendja vazhdon të funksionojë, duke krijuar një ndjenjë lodhjeje të vazhdueshme.

Rrjetet sociale luajnë një rol të madh në këtë. Shumë herë shohim njerëz që duket se po ecin përpara, duke krijuar një krahasim të vazhdueshëm me jetën tonë. Ky fenomen përforcon ndjenjën e lodhjes dhe shqetësimit për atë që kemi arritur ose jo.

Në vend që të kërkojmë më shumë energji, ndoshta kemi nevojë për më shumë qetësi dhe për momente pa telefon, pa krahasime, pa presion. Lodhja mund të jetë thjesht një sinjal që na tregon se duhet të ndalojmë për pak, të marrë një frymë dhe t’i japim vetes pak më shumë mirëkuptim. Sepse pushimi i vërtetë është kur ndalojmë të kërkojmë gjithçka nga vetja për një moment.

The post Kur lodhja vjen pa arsye: Pse ndiheni të lodhur, edhe kur pushoni? appeared first on iconstyle.al.

Kur do ta vendosë Princesha Charlotte tiarën e saj të parë?

Princesha Charlotte, e cila është vetëm 10 vjeç, ka shumë mundësi që të bëhet një ditë pjesë e trashëgimisë mbretërore të familjes, duke pasur mundësinë të veshë një nga tiarët e famshme të monarkisë britanike.

Sidoqoftë, shumë ekspertë mendojnë se ajo mund të jetë ende disa vjet larg debutimit të saj me një tiarë, pasi zakonisht ato janë veshur nga gratë mbretërore që kanë mbushur moshën e të rriturve.

Për të krahasuar, Princesha Kate bëri debutimin e saj me një tiarë në moshën 29 vjeçare, kur u martua me Princi William në prill të vitit 2011, dhe e kishte një tiarë të huazuar nga Mbretëresha Elizabeth, Cartier Halo Tiara. Edhe Mbretëresha Elizabeth dhe Princesha Diana veshën për herë të parë tiarën në ditët e dasmës së tyre, duke qenë një traditë e rëndësishme për gratë mbretërore.

Megjithatë, disa gra të tjera nga familja mbretërore kanë veshur tiarë për herë të parë para martese, duke mundësuar që Princesha Charlotte të mund ta bëjë këtë më herët se sa në moshën e të rriturve. Një shembull është Princesha Margaret, motra e Mbretëreshës, e cila vesh një tiarë në moshën 18 vjeçare për një ngjarje të madhe shtetërore në vitin 1948. Po ashtu, Princesha Anne, e bija e Mbretëreshës Elizabeth, debutoi me tiarë në moshën 17 vjeçare në hapjen solemne të Parlamentit në vitin 1967.

Nëse Princesha Charlotte do të ketë një rol aktiv si mbretëreshë në të ardhmen, ka mundësi që ajo të bëjë debutimin e saj me një tiarë më herët se sa pritet.

The post Kur do ta vendosë Princesha Charlotte tiarën e saj të parë? appeared first on iconstyle.al.

Dy shenjat e horoskopit që do të përballen me një ditë mjaft të vështirë sot!

Sot, dy shenja të horoskopit do të përballen me sfida të mëdha, duke u ndjerë të tensionuara dhe të pasigurta. Disa do të ndihen të përfshirë në situata të paqartë, të cilat do t’i kërkojnë të bëjnë zgjedhje të vështira. Ja dy shenjat që duhet të jenë të kujdesshme sot:

Dashi: Dashi mund të përballet me disa pengesa të papritura në jetën profesionale dhe personale. Disa mund të ndihen të papërkrahur nga kolegët ose miqtë dhe kjo mund t’i shkaktojë stres. Ndonëse do të ketë mundësi për të zgjidhur disa çështje, Dashi duhet të shmangë reagimet impulsive dhe të përqendrohet në menaxhimin e emocioneve. Kjo ditë kërkon durim dhe reflektim për të marrë vendimet më të mira.

Peshorja: Peshorja mund të përballet me një ditë të vështirë, ku marrëdhëniet me të tjerët mund të përjetojnë tensione. Disa mund të ndihen të paqëndrueshëm emocionalisht, duke pasur vështirësi në komunikim. Kjo mund të ndikojë negativisht në punë ose në marrëdhëniet personale. Peshorja duhet të tregojë kujdes dhe të shmangë debatet e kota, duke u munduar të mbajë qetësinë për të kaluar këtë ditë të vështirë.

Të dyja këto shenja duhet të kenë kujdes gjatë ditës, të kontrollojnë emocionet dhe të përpiqen të menaxhojnë situatat me maturi.

The post Dy shenjat e horoskopit që do të përballen me një ditë mjaft të vështirë sot! appeared first on iconstyle.al.

Benita s’ka më ndjenja për Endrin, reagon këngëtari: Ku janë premtimet?!

Mbrëmë pas “Prime”-it, Benita ka pasur një bisedë interesante me Klodin, ku ka shprehur pëlqimin për të, duke lënë të kuptohet se ka një interes për të. Ajo ka folur edhe për ish-të dashurin e saj, Endrin, dhe ka thënë se “sa për Endrin, e shkuar e harruar”. Kjo ka qenë një deklaratë që ka tronditur paksa, pasi Benita ka theksuar se është përqendruar te momenti aktual dhe ka lënë pas të kaluarën e saj.

Por, duket se këto fjalë nuk kanë kaluar pa reagime nga ana e Endrit. I prekur nga deklaratat e Benites, ai ka shpërndarë një postim në Instastory, ku shkruante: “Ku janë premtimet”. Ky mesazh duket se është një reagim ndaj asaj që Benita kishte thënë më parë, ku ai kishte premtuar se do ta mbështeste gjatë lojës dhe kishte bërë plane për të lansuar një këngë dedikuar asaj.

Megjithatë, Benita nuk ka treguar asnjë shenjë pendimi ose pasigurie dhe ka vazhduar përpara me planin e saj në shtëpinë e “Big Brother”, duke mos i dhënë shumë rëndësi reagimit të Endrit. Ajo është përqendruar në marrëdhënien e saj me Klodin, duke e konsideruar të kaluarën e saj me Endrin si një periudhë që tashmë nuk ka ndikim në jetën e saj.

The post Benita s’ka më ndjenja për Endrin, reagon këngëtari: Ku janë premtimet?! appeared first on iconstyle.al.

❌