Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Burg kush prek gazetarët/ Kuvendi miraton ndryshimet në Kodin Penal

Burg kush prek gazetarët. Kuvendi miratoi ndryshimet ligjore në Kodin Penal të cilat dënojnë me 1 deri në 5 vite burg cilindo që godet një gazetar.

Gjithashtu me burg nga 1 deri në 3 vite dënohen edhe ata që kërcënojnë gazetarët.

Më herët gazetarët trajtoheshin para ligjit si qytetarët, por tani dënimi për ata që prekin apo kercënojnë ata, do të jetë njëjtë si ata që godasin apo kercënojnë një zyrtar publik apo punonjës shteti.

Në parlament, ndryshimet në kodin penal kaluan falë 82 votave të PS dhe 3 të PSD, ndërsa PD edhe ajo e pak e pranishme, çoi 9 kartona kundër.

Po ashtu, me të njëjtat vota u miratua edhe dekriminalizimi i shpifjes për gazetarët. Nga sot një gazetar nuk mban përgjegjësi penale për shpifjen, por ai duhet qëllim kryesor të ketë interesin public, kurse pasi të jetë informuar për pasaktësinë e informacionit nga personi i prekur apo autoritetet kompetente, duhet ta përgënjeshtrojë ose sqarojë.

Kurse PD kërkoi dekriminalizimi të shpifjes për të gjithë, nga një qytetar i thjeshtë deri tek deputetët, duke hequr nga kodi penal edhe fyerjen. Amendament i cili u rrëzua me 82 vota kundër.

Dyshimeve të PD për mënyrën se si do të regjistrohen gazetarët sipas nenit të ri, Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari iu përgjigj me argumentin se të gjitha këto ndryshime kanë marrë dritën jeshile nga BE.

“Qeveria është konsultuar për këto ndryshime edhe me Komisionin Europian, si për dekriminalizimin e shpifjes, por ka menduar ta ccojë edhe më tej nismën, duke i ofruar gazetarëve mbrojtje specifike”

Edhe projektligjet e tjera kaluan me votat e mazhorancës socialiste, nga ndryshimet në reformën në drejtësi për statusin e prokurorëve dhe gjyqtarëve deri tek ndryshimet ligjore për komisionet hetimore.  / abcnews.al /

Burg për ish-zonjën e parë të Koresë së Jugut/ Akuzohet se mori ryshfet në këmbim të favoreve politike

Një gjykatë e Koresë së Jugut dënoi ish-zonjën e parë Kim Geun-hee me 20 muaj burg, pasi u shpall fajtore për pranim ryshfeti nga zyrtarët e Kishës së Unifikimit në këmbim të favoreve politike.

Gjykata e liroi Kim nga akuzat për manipulim të çmimeve të aksioneve dhe shkelje të ligjit për financimin e partive politike.

Dënimi i saj u njoftua pas burgosjes së bashkëshortit të saj, ish-Presidentit Yoon Suk-yeol, i cili u shkarkua nga detyra vitin e kaluar për shkak të veprimit të tij për të shpallur gjendjen ushtarake në vitin 2024.

“E pandehura u dënua me një vit e tetë muaj burg”, tha gjykatësi Woo In-sung i Gjykatës së Qarkut Qendror të Seulit.

Prokurorët kishin kërkuar një dënim me 15 vjet burg dhe një gjobë prej 2.9 miliardë wonësh (2 milionë dollarë) për akuzat kundër saj, të cilat përfshinin pranimin e çantave luksoze Chanel dhe një gjerdan diamanti nga Kisha e Unifikimit në këmbim të favoreve politike.

Gjykata vendosi se nuk kishte prova të mjaftueshme për ta shpallur atë fajtore për manipulim të çmimeve të aksioneve dhe shkelje të ligjeve mbi financimin e partive politike.

Kim i kishte mohuar të gjitha akuzat. Avokati i saj tha se ekipi i tij do ta shqyrtonte vendimin dhe do të vendoste nëse do ta apelonte dënimin për ryshfet.  / abcnews.al /

Kushtetuesja ende pa vendim/ Shtyhet mbledhja e Këshillit të Mandateve

Në mbështetje të nenit 73 të Kushtetutës, nenit 13, pika 5, dhe nenit 118 të Rregullores së Kuvendit, si dhe duke marrë në konsideratë se në mbledhjen e parë të Këshillit, të zhvilluar më datë 19.12.2025, deputetë anëtarë të këtij këshilli kanë kërkuar që shqyrtimi i kërkesës së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar “për dhënie e autorizimit nga Kuvendi për arrestimin/heqjen e lirisë së deputetit/ministrit/zëvendëskryeministrit nëpërmjet zëvendësimit të masës së sigurimit”, të lidhet me marrjen dhe vlerësimin paraprak të vendimit përkatës të Gjykatës Kushtetuese, duke vlerësuar se një shqyrtim i tillë synon garantimin e një procesi vendimmarrjeje të plotë, objektiv dhe në përputhje me parimet kushtetuese, me qëllim shmangien e cenimit të parimit të sigurisë juridike dhe garantimin e rregullsisë kushtetuese të veprimtarisë dhe vendimmarrjes së Kuvendit. / abcnews.al /

Jeta e Zonjës së Parë/ 75 milionë dollarë dhe 75 vipat në Shtëpinë e Bardhë, dokumentari për Melania Trump

Dokumentari Melania, që tregon jetën e Zonjës së Parë së SHBA-ve, në 20 ditët para se Donald Trump, të merrte (për herë të dytë) detyrën e presidentit, do të shfaqet në kinema amerikane vetëm pas 2 ditësh.

Por ai ka shkaktuar tashmë një stuhi polemikash.

Së pari për koston: Amazon ka paguar 40 milionë dollarë për të drejtat e filmit dhe do të shpenzojë edhe 35 milionë për reklamim, ndërsa pritet që në fundjavën e parë në Amerikë, filmi të fitojë vetëm rreth 2 milionë dollarë. Krahasuar me shpenzimet është shumë pak sepse dokumentari më i suksesshëm i vitit 2024, Am I Racist?, në 3 ditët e para fitoi 4.5 milionë dollarë, ndërsa kishte kushtuar vetëm 3 milionë dollarë.

Trump e ka postuar shpesh filmin në rrjetet sociale,ndërsa së fundmi ka shkruar se “biletat po shiten shpejt”. Teksa parashikohet që nuk do të ketë shumë fitime, fotot me mbishkrime fyese që kalimtarët kanë shkruar mbi posterat e filmit janë bërë tashmë meme në rrjet.

Zgjedhja e regjisorit ka shkaktuar gjithashtu reagime të forta: Brett Ratner nuk ka drejtuar një film që nga viti 2017, kur 6 gra e akuzuan për sjellje të pahijshme seksuale.

Por polemika më e madhe shpërtheu pas shfaqjes speciale për të ftuarit, ku ishin rreth 70 persona, nga Mike Tyson te mbretëresha Rania e Jordanisë. Ngjarja u mbajt të shtunën, 24 janar, në Sallën Lindore të Shtëpisë së Bardhë. Të ftuarit u pritën nga një orkestër ushtarake që luante tema të njohura filmi dhe një këngë. Ata morën edhe dhurata, përfshirë ëmbëlsira me ngjyrë bardh e zi me emrin e zonjës së parë.

Problemi është se ngjarja u mbajt pak orë pas vdekjes së Alex Pretti-t, i vrarë nga disa policë në Minneapolis. Ftesat ishin dërguar prej muajsh, por shumë e panë këtë si moment të gabuar. Shumë amerikanë mendojnë se të ftuarit më të njohur, përfshirë kreun e Apple Tim Cook, atë të Amazon, Andy Jassy (i cili, gjithashtu, ka financuar filmin) dhe presidenten e Bursës së Neë York-ut, Lynn Martin, nuk duhej të shkonin dhe se Trump duhet të kishte anuluar mbrëmjen.

Deputetja demokrate Alexandria Ocasio-Cortez shkroi në rrjet:

Policët vrasin një infermier, sekretarja e Drejtësisë përpiqet të marrë të dhëna të fshehta të zgjedhësve, gjysma e vendit po përballet me krizë për shkak të të ftohtit të ashpër, dhe me çfarë po merret presidenti? Organizon një mbrëmje filmi në Shtëpinë e Bardhë.  / abcnews.al /

Koreja e Veriut lëshon dy raketa balistike në Detin e Japonisë

Koreja e Veriut lëshoi ​​të paktën një predhë në Detin e Japonisë të dielën, tha ushtria e Koresë së Jugut, ndërsa Tokio tha se kishte lëshuar dy raketa balistike.

Roja bregdetare japoneze, duke cituar Ministrinë e Mbrojtjes, tha se dy raketat duket se e kishin përfunduar fluturimin e tyre, pa specifikuar se ku ranë.

Agjencia japoneze e lajmeve Jiji Press raportoi se ato ranë jashtë Zones Ekonomike Ekskluzive të vendit, duke cituar burime brenda Ministrisë së Mbrojtjes.

Ky është testi i dytë nga Pheniani që nga fillimi i vitit, pas një breshërie raketash më 4 janar, orë para se Presidenti i Koresë së Jugut Lee Jae-myung të nisej për një samit në Kinë dhe pak pasi SHBA-të arrestuan Presidentin Venezuelan Nicolas Maduro.

Testi vjen gjithashtu një ditë pasi i treti në komandë i Pentagonit, Elbridge Colby, vizitoi Seulin, duke e quajtur Korenë e Jugut një “aleat model”.

Koreja e Veriut ka shtuar testet e raketave në vitet e fundit . Analistët thonë se fushata synon përmirësimin e aftësisë së saj për të kryer sulme precize, duke sfiduar Shtetet e Bashkuara dhe Korenë e Jugut dhe duke testuar armët përpara se t’i eksportojë ato potencialisht në Rusi.

Pheniani po përgatitet gjithashtu të mbajë një kongres të Partisë së Punëtorëve të Koresë në pushtet në javët e ardhshme, i pari në pesë vjet.

Përpara takimit vendimtar, udhëheqësi Kim Jong-un ka urdhëruar “zgjerimin” dhe modernizimin e prodhimit të raketave të vendit.

 

Zelensky dënon sulmin rus ndaj trenit të pasagjerëve, pesë të vrarë

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, ka dënuar ashpër një sulm me dron rus ndaj një treni pasagjerësh në verilindje të Ukrainës, i cili la të paktën pesë persona të vdekur. Ai e cilësoi sulmin si një akt të pastër terrorizmi.

Sipas prokurorëve ukrainas, në vendngjarje janë gjetur mbetje të pesë viktimave pas goditjes së trenit pranë një fshati në rajonin e Kharkivit. Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë të paktën dy vagonë të përfshirë nga flakët, pranë një linje hekurudhore të mbuluar me borë.

“Në çdo vend të botës, një sulm me dron ndaj një treni civil do të konsiderohej njësoj – thjesht terrorizëm,” shkroi Zelenskyy në Telegram mbrëmjen e kaluar.

Sulmi ndodhi vetëm disa orë pasi dronët rusë goditën qytetin jugor të Odesës, ku tre persona u vranë dhe 25 të tjerë u plagosën.  / abcnews.al /

Rrëzohet Presidenti nigerian në takimin me Erdogan

Një incident ndodhi gjatë vizitës zyrtare të presidentit turk Rexhep Taip Erdogan në Nigeri.

Kreu i shtetit nigerian, Bola Ahmed Tinubu, u rrëzua menjëherë pas ceremonisë pritëse.

Pamjet e publikuara tregojnë se Tinubu humbi ekuilibrin dhe ra në tokë, me gjasë pasi u pengua në tapetin e shtruar për protokoll.

Stafi i sigurisë dhe bashkëpunëtorët reaguan me shpejtësi për ta ndihmuar liderin nigerian të ngrihej menjëherë.

Ndonëse Presidenti Recep Tayyip Erdogan ndodhej shumë pranë në vendngjarje, incidenti ndodhi aq rrufeshëm sa ndërhyrja e tij fizike ishte e pamundur.

Pavarësisht këtij momenti të pafat, programi zyrtar midis dy krerëve të shteteve vijoi sipas agjendës pas një ndërprerjeje fare të shkurtër.  / abcnews.al /

 

View this post on Instagram

 

A post shared by ABC News Albania (@abcnewsal)

Parashikimi i motit, 28 janar/ ‘Ikën’ dielli, rikthehet shiu e dëbora

Për ditën e mërkurë  vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura.

Reshjet e shiut do të bëhen prezente në orët e mesditës me intensitet të ulët përgjatë vijës bregdetare. Pas orëve të mesditës reshjet e shiut do të shtrihen në të gjithë vendin me intensitet të ulët deri mesatar. Ndërsa në veriperëndim dhe jugperëndim reshjet e shiut hera-herës fitojnë intensitet deri të lartë në formën e shtrëngatave afatshkurtra. Në zonëne Alpeve reshje dëbore me intensitet deri mesatar, ndërsa në verilindje-lindje në lartësinë mbi 800-900 metra dhe në juglindje në lartësitë mbi1000-1100 metër reshje dëbore me intensitet të ulët.

Era do të fryjë me drejtim juglindja – jugperëndimi  me shpejtësi mesatare 8 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore era me shpejtësi deri në 20 m/s.

Deti – Valëzimi forcës 4-6 ballë.

/ abcnews.al /

Horoskopi, 28 janar 2026/ Zbuloni parashikimin e yjeve

DASHI

Yjet flasin për fillime të reja, por kini kujdes: jo gjithçka duhet të nxitohet. Marsi ju bën impulsivë, të vendosur dhe ndonjëherë të paduruar. Në punë, jeni të etur për ndryshim, për të vërtetuar vlerën tuaj dhe mundësitë janë të shumta, veçanërisht nëse keni mbjellë mirë në muajt e fundit. Në dashuri, ata që janë në një lidhje duhet të sqarojnë keqkuptimet e vjetra: të folurit tani shmang shpërthimet më vonë. Beqarë? Takimet janë të mundshme, por vetëm nëse e ulni vigjilencën.

DEMI

Pas një periudhe tensioni, veçanërisht emocionale, yjet ju kërkojnë të ngadalësoni dhe të rifitoni stabilitetin. Puna kërkon durim: asnjë veprim impulsiv, por strategji të forta. Rezultatet do të vijnë, edhe nëse nuk janë të menjëhershme. Në dashuri, jeni më të menduar se zakonisht: ata që janë në një lidhje ndiejnë nevojën për siguri, ndërsa ata që janë beqarë mund të rizbulojnë një të dashur nga e kaluara. Këshilla e yjeve? Besojini më shumë instinkteve tuaja.

BINJAKËT

Mërkuri ju bën të shkëlqyer, komunikues dhe të papërmbajtshëm. Është koha e duhur për të propozuar, për të folur dhe për të negociuar. Vetëm kini kujdes të mos e humbni energjinë tuaj në shumë drejtime. Në dashuri, jeni kuriozë, ndoshta paksa të paqëndrueshëm: çiftet duhet të rizbulojnë komunikimin, ndërsa beqarët përjetojnë flirtime argëtuese, por jo të gjitha janë të destinuara të zgjasin. Javë interesante për ata që punojnë me fjalë.

GAFORRJA

Yjet flasin për emocione intensive, nevojën për mbrojtje dhe të vërtetën. Në punë, je më i fortë nga sa mendon, por shpesh saboton veten nga frika se mos bën gabime. Është koha të besosh më shumë në veten tënde. Në dashuri, ata që janë në një lidhje do të gjejnë një lidhje, ndërsa ata që jetojnë vetëm mund të përjetojnë ndjenja të papritura. Hëna të fton të kujdesesh edhe për veten tënde.

LUANI

Mund të fitoni njohje në punë, veçanërisht nëse ndaloni së përpjekuri të kontrolloni gjithçka. Në dashuri, jeni pasionantë dhe magnetikë, por kini kujdes me krenarinë tuaj: nuk keni gjithmonë të drejtë, edhe nëse mendoni se keni. Beqarët janë të favorizuar në takime, ndërsa çiftet duhet të ripërtërijnë dëshirën e tyre. Energjia është e lartë, por përdoreni me mençuri.

VIRGJËRESHA

Ndjeni nevojën për të vënë gjërat në rregull, si brenda ashtu edhe jashtë. Në punë, jeni të saktë dhe të besueshëm, por yjet ju kërkojnë të mos jeni shumë të ashpër me veten. Në dashuri, jeni më të kujdesshëm: ata që janë në një lidhje kanë nevojë për siguri, ndërsa ata që janë vetëm duhet të jenë të kujdesshëm para se të hapen. Kjo është një kohë e shkëlqyer për të bërë zgjedhje praktike dhe konkrete, veçanërisht në lidhje me të ardhmen.

PESHORJA

Vendimet e shtyra janë kthyer në derën tuaj. Në punë, duhet të zgjidhni anën tuaj, pa frikën se do të humbisni diçka. Në dashuri, është një kohë qartësie: marrëdhëniet e forta forcohen, ato të brishta lëkunden. Beqarët mund të bëjnë takime interesante, por vetëm nëse ndalojnë së tepërmi idealizuari. Yjet janë të ndritshëm për kreativitet.

AKREPI

Mund të mbyllni një kapitull në punë dhe të filloni një tjetër, më në përputhje me atë që jeni tani. Në dashuri, jeni pasionantë, por edhe dyshues: kini kujdes të mos krijoni probleme aty ku nuk ka. Ata që janë vetëm mund të përjetojnë një tërheqje të madhe. Yjet ju kërkojnë të lini mënjanë kontrollin.

SHIGJETARI

Qielli favorizon udhëtimet, ndryshimin dhe përvojat e reja. Mundësitë ju presin në punë, veçanërisht për ata që guxojnë të thyejnë modelin. Në dashuri, jeni të sinqertë dhe të drejtpërdrejtë, ndoshta tepër: kini kujdes me fjalët tuaja. Çiftet kanë nevojë për frymëzim të ri; beqarët janë gati të bien në dashuri, por vetëm nëse ndihen të lirë. Energjia po rritet.

BRICJAPI

Po hidhni themele të rëndësishme në punë, edhe nëse ndiheni sikur po keni vështirësi tani. Në dashuri, jeni më të rezervuar se zakonisht: hapja nuk është dobësi. Çiftet duhet të rizbulojnë komunikimin dhe beqarët mund të takojnë dikë në punë. Këmbëngulja shpërblehet.

UJORI

Ndjeni nevojën për një ndryshim drejtimi. Në punë, keni ide inovative, por duhet të jeni konkretë. Në dashuri, jeni simpatikë, por të distancuar: ata që ju duan kërkojnë më shumë prani. Beqarët mund të përjetojnë takime jokonvencionale. Është koha të jeni autentikë, edhe nëse kjo do të thotë të shkoni kundër rrymës.

PESHQIT

Qielli flet për ëndrra, intuita, por edhe për konfuzion. Në punë nevojitet më shumë qartësi: mos i shtyni vendimet e rëndësishme. Në dashuri, jeni romantikë, por kini kujdes të mos idealizoni tepër. Çiftet rizbulojnë ëmbëlsinë, beqarët mund të bien lehtësisht në dashuri. Yjet ju ftojnë të qëndroni me këmbë në tokë pa ndaluar së ëndërruari.  /abcnews.al /

Zjarri në Greqi, shkon në pesë numri i viktimave/ Shkaku i zjarrit, ende i panjohur

Është rënduar bilanci i viktimave nga zjarri që përsfhiu fabrikën e biskotave mëngjesin e të hënës në Trikalla të Greqisë.

Autoritetet numërojnë tashmë pesë viktima, katër gra të identifikuara që në orët e para të aksidentit, ndërsa trupi i pestë, i dyshuar se ndodhej nën rrënoja, është gjetur vetëm një ditë pas tragjedisë.

Në momentin që ndodhi zjarri 13 punëtorë ndodheshin në fabrikë dhe tetë prej tyre arritën të largoheshin, nga të cilët 6 kanë pësuar djegie të rënda, por janë jashtë rrezikut për jetën.

Shkaku i shpërthimit mbetet i panjohur dhe skenarët që po shqyrtohen nga autoritetet përfshijnë dështime teknike, defekte në infrastrukturë apo edhe gabime njerëzore.

Gjithësesi skenari më i mundshëm sipas hetimeve të parë lidhet me rrjedhjen e gazit që ka shkaktuar më pas shpërthimin në afërsi të një prej furrave të fabrikës.

Një pjesë e ndërtesës është shembur, ajo më e vjetra, ndërsa në vendngjarje për shuarjen e zjarrit u aktivizuan mbi 40 trupa zjarrëfikëse.

Vetë kompania e biskotave deklaron se nuk ka një sqarim për atë që mund të ketë ndodhur brenda në fabrikë dhe as konflikte me konkurentë, por njoftuan ndihmë financiare për familjarët e pesë vitkimave.  / abcnews.al /

“Serbia të dënoj autorët e Banjskës dhe sulmit ndaj KFOR”/ Rutte: Vuçiç duhet të mbaj premtimet

NATO pret vendosjen përpara drejtësisë të përgjegjësve për sulmin e Banjskës dhe atyre që organizuan sulmet ndaj ushtarëve të KFOR në pranverën e vitit 2023.

Deklaratat u bënë nga sekretari i përgjithshëm i aleancës Mark Rutte gjatë fjalës së tij në komitetin për Punë të Jashtme të Parlamentit Europian, duke i kujtuar presidentit serb premtimet që ka bërë.

“Kam një marrëdhënie personale me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiç. Njohim njëri-tjetrin prej shumë vitesh. Por, natyrisht, presim nga ai që të përcaktojë përgjegjësinë për atë që ndodhi disa vite më parë, dhe kjo për dy çështje. Për të dyja ka premtuar përcaktimin e plotë të përgjegjësisë.”

Gjatë fjalës së tij Rutte konfirmoj po ashtu mbështetjen për dialogun për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.

Shefi i aleancës u ndal edhe tek cështje të sigurisë në Ballkanin Perëndimor, duke theksuar se aleanca ushtarake nuk do të lejojë krijimin e një vakumi sigurie në Bosnje Hercegovinë.

Kosova drejt një krize të re/ Berhami: Manipulimi i votave, ndërpartiake. PDK, forca e parë që dënoi keqpërdorimet!

Deputeti i PDK Artan Berhami komentoi për Ballkan Update zhvillimet e fundit në Kosovë sa i takon kolapsit me rinumërimin e votave nga zgjedhjet e 28 dhjetorit. Berhami tha se është një ndërmarrje e përbashkët ndërpartiake që solli manipulim të votave.

Më tej ai shtoi se PDK ka treguar kulturë të lartë politike dhe ka qenë partia e parë që ka dënuar keqinterpretimet zgjedhore.

“Ne kemi humbur shumë momentum, projekte të BE dhe mundësi për të zhvilluar ekonominë e Kosovës që nga zgjedhjet e fundit të shkurtit. Kjo bllokadë ka krijuar pasiguri dhe nuk ka krijuar një kuvend aktiv për ratifikiminn e marrëveshjeve.

Shumë biznese po shohin për treg dhe është humbje e madhe për ekonominë dhe në raport me BE. Jemi në një situatë të vështirë dhe PDK kërkon të krijohen sa më shpejt institucionet. Rinumërimi u bë i domosdosëm, ishte kërkesë e kryetarit të PDK pas indicieve që u numëruan. Bedir Hamza kërkoi rinumërim për të kthyer besimin te një proces demokratik.

Ne kemi jetuar dhe në në iluzion që kemi krijuar një platformë perfekte. Disa persona dhe individë me qëllime të këqija kanë abuzuar me qëllimin e tyre për të manipuluar votën. Manipulimi është ndërpartiak, janë bërë bashkë në disa komuna dhe kanë bërë këtë manipulim. Është një ndërmarrje e përbashkët e partive politike.

PDK ka treguar kulturë të lartë politike si partia e parë që ka dënuar këto keqpërdorime. Kemi një përpjekje të rimanipulimit të procesit nga KQZ.”  / abcnews.al /

“Diskriminimi i shqiptarëve të Luginës është realitet”/ Osmani përshendet projekligjin në Komisionin e Jashtëm të SHBA

Avancimi i Projektligjit për vlerësimin e diskriminimit në Luginë të Preshevës sipas presidentes Osmani dërgon një mesazh për Beogradin: diskriminimi kundër komunitetit shqiptar në Serbi nuk është më i padukshëm dhe nuk do të tolerohet.

“Serbia vazhdimisht ka kryer shkelje autoritare të të drejtave të minoriteteve, përfshirë fushatën e pasivizimit të qëllimshëm për pastrim etnik përmes mjeteve administrative, shtypjes së gjuhës shqipe, mospërfshirjen në institucionet publike, diskriminimin në arsim, margjinalizimin ekonomik dhe frikësimin nga autoritetet qendrore”, shkruan presidentja e Koosves në një postim në rrjetin e saj X.

Anëtarët e Komitetit për Punë të Jashtme të Kongresit amerikan kanë votuar më 21 janar për të dërguar përpara këtë projektligj, që i kërkon sekretarit amerikan të Shtetit, Marco Rubio, të përgatis një raport gjithëpërfshirës për trajtimin e pakicave etnike në Serbi, veçmas të shqiptarëve që jetojnë në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc.

Pasivizimi I adresave është një nga problemet më të mëdha të shqiptarëve të Luginës, duke nënkuptuar fshirjen e qytetarëve prej adresave ku kanë qenë të regjistruar, humbjen e shtetësisë serbe, e rrjedhimisht të të gjitha të drejtave civile – përfshirë të drejtën për të votuar, për të pasur pronë, për të pasur sigurim shëndetësor e pension dhe për t’u punësuar.

Kjo çështje është përmendur edhe në raportin e Departamentit amerikan të Shtetit për të drejtat e njeriut në Serbi, për vitin 2023.

Sipas regjistrimit të fundit të popullsisë më 2022, në Serbi jetojnë më shumë se 60.000 shqiptarë dhe janë pakica e katërt më e madhe në këtë shtet.

Ndryshimet ligjore në Suedi/ Qeveria synon të ulë moshën e përgjegjësisë penale në 13 vjeç

Suedia po ecën përpara me planet për të ulur moshën e përgjegjësisë penale nga 15 në 13 vjeç në rastet e rënda, teksa përballet me një numër gjithnjë e më të madh fëmijësh të rekrutuar nga bandat për të kryer krime të dhunshme pa u përballur me pasoja serioze ligjore.

Ministri i Drejtësisë, Gunnar Strommer, tha se vendi ndodhet në një “situatë emergjente” dhe ndalimi i përdorimit të fëmijëve në rrjetet kriminale është një “detyrë thelbësore” për qeverinë.

Por disa autoritete, përfshirë policinë, zyrtarët e burgjeve dhe prokurorët, e kanë kundërshtuar planin, duke u shqetësuar se mund të çojë në përfshirjen e fëmijëve edhe më të vegjël në krime.

Nëse miratohet, legjislacioni mund të hyjë në fuqi që këtë verë. Strommer këmbënguli se propozimi nuk përbën një “ulje të përgjithshme të moshës së përgjegjësisë penale” dhe do të zbatohej vetëm për “krimet më të rënda” si vrasja, tentativa për vrasje, shpërthimet e rënda, shkeljet e rënda me armë dhe përdhunimet e rënda.

Sipas propozimit, disa prej këtyre autorëve mund të përballen me dënime me burg në raste të caktuara.

Të dhënat nga Këshilli Kombëtar Suedez për Parandalimin e Krimit tregojnë se numri i veprave të regjistruara të lidhura me të dyshuar nën moshën 15 vjeç është dyfishuar gjatë dekadës së fundit.

Qeveria aktuale erdhi në pushtet në vitin 2022 duke premtuar të godasë krimin e organizuar.

Në fillim të vitit të kaluar, një hetim i urdhëruar nga qeveria rekomandoi uljen e moshës së përgjegjësisë penale në 14 vjeç për rastet e rënda.

Kryeministri Ulf Kristersson konfirmoi në shtator se ajo do të ulej nga 15, duke thënë se fëmijët po “shfrytëzohen pa mëshirë nga rrjetet kriminale për të kryer krime të rënda”.

“Si për të mbrojtur këta fëmijë, ashtu edhe viktimat e tyre të mundshme, qeveria po ndërmerr veprime të forta kundër këtij lloj shfrytëzimi cinik”, shtoi ai.

Qeveria më pas njoftoi se do të kërkonte ta ulte në 13 vjeç dhe e dërgoi projektligjin për mendim tek 126 autoritete dhe organizata. Planet e tyre u pritën me kritika dhe kundërshtime nga autoritete dhe organizata të ndryshme.

Në nëntor, autoriteti policor tha se ndryshimi rrezikonte që “fëmijë ndjeshëm më të vegjël” të përfshiheshin në bandat kriminale si rezultat. Grupet e tjera thanë se sistemi i burgjeve nuk është i pajisur për të trajtuar autorë kaq të vegjël dhe se ndalimi i tyre mund të shkelte të drejtat e fëmijëve.

Shërbimi i burgjeve dhe i provës tha gjithashtu se lëvizja mund të sillte pasoja negative për fëmijët dhe se ata duhej të kujdeseshin “në mënyra të tjera”.

Ministrat kishin konsideruar më parë vendosjen e kufijve të moshës për rrjetet sociale, me policinë që argumentonte se bandat kishin përdorur disa platforma për të rekrutuar fëmijë të vegjël në krim. Strommer tha të hënën se kishte marrë parasysh kritikat e mëparshme për projektligjin, por se situata ishte bërë më urgjente.

Megjithatë, opozita nuk është shuar. Fredrik Hjulström, një drejtues lokal që po shqyrton propozimin, tha se ai nuk përmbante “argumente faktike”, sipas transmetuesit kombëtar suedez SVT.

Ai shtoi se fëmijët duhet të marrin kujdes dhe jo të ndëshkohen, duke argumentuar se projektligji kishte të bënte me pikë politike, me zgjedhjet e përgjithshme të vendit që do të mbahen në shtator të këtij viti.

Ndërkohë, avokati Johan Eriksson ra dakord se duhej ndërmarrë veprim për të parandaluar rekrutimin e fëmijëve nga bandat, por tha se ulja e moshës së përgjegjësisë penale ka gjasa të ketë efektin e kundërt.

Aksidenti tragjik hekurudhor me 45 viktima/ Spanja dëmshpërblen me 20 milionë euro familjarët e viktimave

Qeveria spanjolle do të paguajë rreth 20 milionë euro dëmshpërblim për viktimat e aksidentit tragjik të trenit me shpejtësi të lartë, i cili ndodhi javën e kaluar dhe shkaktoi vdekjen e 45 personave, ndërsa mbi 150 të tjerë u plagosën.

Lajmi u bë i ditur të martën nga ministri i Transportit, Oscar Puente. Spanja vijon të jetë e tronditur nga aksidenti i 18 janarit në Adamuz, pranë qytetit jugor të Kordobës, i cili përbën një nga katastrofat hekurudhore me numrin më të lartë të viktimave në historinë e fundit të Europës dhe më vdekjeprurësin në Spanjë që prej vitit 2013.

Familjet e viktimave do të përfitojnë nga 216 mijë euro për secilën viktimë, të cilat pritet të paguhen brenda një afati maksimal prej tre muajsh. Kjo shumë përbëhet nga 72 mijë euro ndihmë e përjashtuar nga taksat nga qeveria, 72 mijë euro pagesë paraprake nga sigurimi dhe 72 mijë euro të tjera nga sigurimi i detyrueshëm i udhëtimit të pasagjerëve.

Sipas ministrit, pagesat për të plagosurit do të variojnë nga 2,400 euro deri në 84,000 euro, në varësi të shkallës së dëmtimit.

Puente është përballur me presion të fortë publik pas aksidentit në Adamuz dhe një sërë incidentesh të tjera të ndodhura gjatë së njëjtës javë, përfshirë vdekjen e një drejtuesi treni në Katalonjë dhe dy aksidente të tjera pa viktima. Partia kryesore opozitare, Partia Popullore, ka kërkuar dorëheqjen e tij.   

❌