Ekskluzive | Kapet me marihuanë në Gjakovë, të dyshuarit i gjendet drogë edhe në shtëpi
Një rast i posedimit të paautorizuar të narkotikëve është evidentuar mbrëmjen e së martës në Gjakovë, ku një person është ndaluar nga hetuesit e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit të Narkotikëve (DHTN), pasi te i njëjti është gjetur substancë e dyshuar narkotike.
Ngjarja ka ndodhur më 20 janar 2026, rreth orës 20:30, në rrugën “Bajram Curri” në Gjakovë.
Burime të besueshme nga strukturat e afërta me hetimin bëjnë të ditur se gjatë kontrollit ndaj të dyshuarit Dardan Dushi 35 vjeçar, policia ka gjetur një qese najloni të mbushur me substancë të dyshuar të llojit marihuanë.
Pas kësaj, i dyshuari është shoqëruar në zyrat e DHTN-së në Gjakovë për intervistim, ndërsa substanca është sekuestruar si provë materiale.
Sipas të njëjtave burime, gjatë procedurës, i dyshuari ka deklaruar se në dhomën e tij kishte edhe një sasi tjetër të substancës narkotike, çka ka bërë që policia, në koordinim me të, të shkojë në shtëpinë e tij.
Aty, në dhomën e deklaruar, është gjetur edhe një qese e vogël me substancë të dyshuar narkotike, e cila po ashtu është sekuestruar si provë materiale.
Substanca e sekuestruar është peshuar dhe ka rezultuar me peshë totale 2.15 gramë.
Në konsultim me Prokurorin kujdestar nga PTH-Gjakovë, rasti është iniciuar si: “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
The post Ekskluzive | Kapet me marihuanë në Gjakovë, të dyshuarit i gjendet drogë edhe në shtëpi appeared first on Sinjali.