Reading view
Manipulimi i votave në Kosovë/ Begu: Deputetët e zgjedhur nuk kanë legjitimitet të plotë
Gazetari Behxhet Begu tha se procesi zgjedhor në Kosovë është dëmtuar rëndë, duke vënë në pikëpyetje legjitimitetin e zgjedhjeve dhe të deputetëve të zgjedhur.
Begu theksoi se çdo ndryshim i sistemit zgjedhor kërkon një debat të gjerë dhe konsensus politik e shoqëror, i cili nuk mund të arrihet në këtë fazë.
“Procesi ka dëmtuar rëndë zgjedhjet në Kosovë, duke e bërë procesin të pabesueshëm. Deri tani nuk ka pasur gatishmëri nga partitë për zgjedhje të tjera. Ekziston një zotim për t’i dhënë një epilog ligjor manipulimit të votave.
Diskutimi dhe debati se çfarë do të ndodhë me sistemin zgjedhor në Kosovë është një çështje e vjetër. Ai duhet t’i nënshtrohet një debati afatgjatë, i cili duhet të çojë në konsensus mes partive politike për sistemin zgjedhor, qoftë sipas modelit të Shqipërisë apo me lista të mbyllura.
Ky është një debat i gjerë dhe nuk mund të zhvillohet tani për tani, pasi kërkon konsensus politik dhe shoqëror. Ka shumë zëra që thonë se këto zgjedhje dhe deputetët e zgjedhur nuk kanë legjitimitet të plotë. Ndryshimi i votave është bërë vetëm në formularin përfundimtar.” / abcnews.al /
Pse nuk ndryshoi LDK?/ Murtezaj: Abdixhikut iu dha edhe një shans tjetër në Kuvend
“Në jetë duhet pasur vullnet e durim, të mirat vijnë pastaj.” Ju faleminderit për demokracinë maksimale, për besimin e ri e të pastër; dhe për një fillim të ri, shumë më të ndryshëm. Ecim bashkë tani!
Ky është reagimi i kryetarit të votëbesuar të Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku pas mbledhjes së anëtareve të partisë të shtunën e 31 janarit.
Anëtari i LDK-së, Valon Murtezaj tha se shifrat tregojnë një rënie të partisë, gjë që sipas tij mbetet shqetësuese për anëtarësinë. Ai tha se Kuvendi i LDK-së, si organi më i lartë, vendosi me shumicë votash që kryetarit aktual t’i vazhdohet mandati edhe për një shans tjetër. Murtezaj theksoi se kandidatura e Hotit është demokratike, por vlerësoi se procesi nuk lejoi hapësirë të mjaftueshme për paraqitjen e kandidaturave të reja.
“Shifrat flasin se LDK pati një rënie dhe për ne si anëtarë është edhe më shqetësuese. Kuvendi i LDK-së është instrumenti më i lartë dhe ishte vetë vendimi i Abdixhikut që të bëhej me votë. Mund të lejohet edhe një modalitet i përballjes me situatën e krijuar. Pyetja që na u ofrua ishte: a e pranoni dorëheqjen e kryetarit, dhe dominoi votimi me shumicë që kryetarit aktual t’i vazhdohet prapë mandati, në mënyrë që t’i jepet edhe një shans tjetër, në mënyrë që të adresohen momentet e dobëta që e kanë përcjellë në periudhën e fundit.
Hoti, i cili ka shërbyer në pozicione të larta brenda LDK-së, ka shpallur kandidaturën e vet, e cila është demokratike, dhe Hoti është një nga kandidatët e fortë. Në punimet e Kuvendit u arrit pika që nuk u kalua në zhvillimin e proceseve demokratike, ku mund të paraqiteshin kandidatura të reja.” / abcnews.al /
Kosova drejt një krize të re/ Berhami: Manipulimi i votave, ndërpartiake. PDK, forca e parë që dënoi keqpërdorimet!
Deputeti i PDK Artan Berhami komentoi për Ballkan Update zhvillimet e fundit në Kosovë sa i takon kolapsit me rinumërimin e votave nga zgjedhjet e 28 dhjetorit. Berhami tha se është një ndërmarrje e përbashkët ndërpartiake që solli manipulim të votave.
Më tej ai shtoi se PDK ka treguar kulturë të lartë politike dhe ka qenë partia e parë që ka dënuar keqinterpretimet zgjedhore.
“Ne kemi humbur shumë momentum, projekte të BE dhe mundësi për të zhvilluar ekonominë e Kosovës që nga zgjedhjet e fundit të shkurtit. Kjo bllokadë ka krijuar pasiguri dhe nuk ka krijuar një kuvend aktiv për ratifikiminn e marrëveshjeve.
Shumë biznese po shohin për treg dhe është humbje e madhe për ekonominë dhe në raport me BE. Jemi në një situatë të vështirë dhe PDK kërkon të krijohen sa më shpejt institucionet. Rinumërimi u bë i domosdosëm, ishte kërkesë e kryetarit të PDK pas indicieve që u numëruan. Bedir Hamza kërkoi rinumërim për të kthyer besimin te një proces demokratik.
Ne kemi jetuar dhe në në iluzion që kemi krijuar një platformë perfekte. Disa persona dhe individë me qëllime të këqija kanë abuzuar me qëllimin e tyre për të manipuluar votën. Manipulimi është ndërpartiak, janë bërë bashkë në disa komuna dhe kanë bërë këtë manipulim. Është një ndërmarrje e përbashkët e partive politike.
PDK ka treguar kulturë të lartë politike si partia e parë që ka dënuar këto keqpërdorime. Kemi një përpjekje të rimanipulimit të procesit nga KQZ.” / abcnews.al /
Rinumërimi në Kosovë, ende larg fundit/ Zeqiri: Zgjedhjet dy ditë para vitit të ri, solli manipulimin e votave
Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve në Kosovë po vijon rinumërimi i votave.
Sipas rezultateve të publikuara në faqen zyrtare të KQZ-së, janë rinumëruar mbi 1.700 vendvotime, nga 2557 që janë në total. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur të numërohen edhe një herë të gjitha votat nga vendvotimet e rregullta, pasi gjatë rinumërimit të vetëm një të katërtës së tyre janë evidentuar rreth 57 mijë vota të keqregjistruara për kandidatë.
Analisti Sadik Zeqiri tha se manipulimi i votave ishte i parashikueshëm për shkak të organizimit të zgjedhjeve dy ditë para Vitit të Ri dhe mungesës së vëzhguesve ndërkombëtarë. Sipas tij, fajësia nuk mund t’u atribuohet numëruesve, por organizimit dhe mungesës së kontrollit nga KQZ-ja, duke shtuar se sa më shumë vëzhgues, aq më shumë siguri për procesin zgjedhor.
“Manipulim të votave të zgjedhjeve. Keqpërdorim të kutive ka pasur edhe në zgjedhjet e kaluara, por nuk ka pasur ankesa. Fajtor nuk mund të them që janë 109 numëruesit e votave, por fajet i ka edhe organizimi i zgjedhjeve dy ditë para Vitit të Ri.
Vëzhguesit ndërkombëtarë nuk do të ishin në Kosovë. Kur ka vëzhgim, ka pasur mundësi të organizoheshin zgjedhjet edhe në ditë tjetër. Kur ka media, organizata ndërkombëtare, do të kishte kontroll më të mirë. Ky është problem që është ditur se do të ndodhte kjo. Është kërkesë edhe nga parti të tjera që të mos organizoheshin zgjedhjet dy ditë para.
Sa më shumë vëzhgues, aq më shumë siguri. Sigurim mund të jetë edhe KQZ-ja, që nuk ka vëzhguar komisionerin e vet. KQZ nuk ka bërë verifikim të kandidatëve, por ato lista që janë dërguar janë certifikuar.” / abcnews.al /
Protesta, kërkesa e transportuesve drejtuar Brukselit/ Rafuna: Do prekë Kosovën dhe Shqipërinë, tregu i BE kryesor
Automjetet e transportit të mallrave do të bllokohen të hyjnë dhe të dalin nga pikat kufitare që lidhin Shqipërinë me Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi, për shkak të protestave të shoferëve të kamionëve.
Kufizimet filluan sot në mesditë si pasojë e protestës së shoferëve, për shkak të vonesave që po sjell aplikimi i sistemit të ri të kontrolleve kufitare të BE-së.
Kreu i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, tha se kjo ngjarje do të prekë së shpejti Kosovën dhe Shqipërinë. Rafuna tha se tregu i BE-së është kryesori, me rreth 500 milionë konsumatorë.
“Të parët që i ka prekur janë transportuesit e Serbisë dhe Bosnjës, diçka që do të prekë shumë shpejt edhe Kosovën dhe Shqipërinë.
Është një situatë serioze që do të çrregullojë zinxhirin e furnizimit, bëhet e vështirë për tregti drejt vendeve të BE-së.
Shumë shpejt do të kem një takim në Bruksel, ku edhe ne këtu do të kemi takime me qeverinë. Ne nuk po kërkojmë privilegje, vetëm të gjendet zgjidhje për transportin e mallrave. Tregu i BE-së është tregu kryesor me 500 mln konsumatorë dhe është kryesori.” / abcnews.al /
Vjedhje masive e votave në Prizren/ Arifi: PDK rasti më flagrant. Partitë e tjera të distancohen!
Analisti Valon Arifi tha se vjedhja e votave nuk është një dukuri e re, por sipas tij, këtë herë ajo ka dalë hapur në pah.
Ai theksoi se është shumë e rëndësishme që kandidatët për deputetë të mbrojnë dhe të ruajnë votën e tyre. Arifi shtoi se partitë e tjera politike duhet të distancohen dhe të mos i përfshijnë në grupet e tyre parlamentare.
“Vjedhja e votave ka ndodhur edhe herë të tjera, por tani doli në pah. Është shumë e rëndësishme që kandidatët për deputetë ta ruajnë votën e tyre. Si në Prizren, ashtu edhe në komuna të tjera, ka pasur dakordësi mes komisionerëve, pasi ata kanë manipuluar votat brenda partive të tyre.
Ekziston dallim dhe diferencë mes votës për parti dhe votës për deputetë. Keqpërdorimi më i madh i votave ka ndodhur në Prizren dhe ka qenë masiv, veçanërisht në PDK. Të gjitha këto vota kanë qenë të kolegëve brenda partisë.
Të gjithë këta kandidatë për deputetë duhet të dorëzojnë mandatin, ndërsa partitë e tjera duhet të distancohen dhe të mos i fusin në grupet parlamentare.”
/ abcnews.al
Rinumërimi në Kosovë/ Ukshini: Partitë politike i dinë rezultatet. Prioritetet e Kurtit janë…
Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve në Kosovë vendosi që i gjithë vendi t’i nënshtrohet procesit të rinumërimit të votave për kandidatët për deputet. Në 10 komuna rinumërimi është në proces që pas vendimit të parë, ndërsa për 28 të tjera po bëhen përgatitjet për të parë edhe njëherë votat preferenciale. Prokuroria ka kërkuar mbledhjen e provave që do të shërbejnë më pas për ndjekje penale, por koha e këtij procesi rrezikon kapjen e afateve për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit.
Ish ambasadori Syle Ukshini tha për ‘Ballkan Update’ se afatet për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit nuk pritet të rrezikohen. Sipas tij, ka kohë të mjaftueshme dhe partitë politike i dinë rezultatet përtej numrit të votave.
Ukshini tha se partitë mund të hyjnë lirisht në negociata për zgjedhjen e presidentit, ndërsa shtoi se Kurti e ka bërë të qartë se prioritet mbeten formimi i qeverisë së re dhe miratimi i buxhetit për vitin 2026.
“Afatet për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit nuk besoj se do ta rrezikohen. Ka mjaft kohë; partitë politike i dinë rezultatet përtej numrit të votave.
Ato e dinë sa deputetë kanë dhe lirisht mund të hyjnë në negociata për kreun e ri të shtetit. Kurti e ka bërë të qartë se prioritet janë formimi i qeverisë së re dhe buxheti për vitin 2026.”
/ abcnews.al /
Dëshmitë e masakrave në Kosovë/ Arkivisti: Kam mbi 3,600 kaseta. Haga m’i refuzoi! Me këto provat, krerët e UÇK do liroheshin
Arkivisti Esat Shala ka deklaruar se pas luftës ka arkivuar mijëra orë pamje të masakrave në Kosovë, përfshirë edhe Reçakun, të cilat i ka dorëzuar në Gjykatën e Hagës.
Sipas tij, mbi 3,600 kaseta përmbajnë pamje shumë të rënda, por materialet janë refuzuar nga Gjykata Speciale, pavarësisht se janë dërguar përmes avokatit të Hashim Thaçit.
Shala thekson se këto pamje e kanë dëmtuar rëndë psikologjikisht dhe se publikimi i tyre do të dëshmonte krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë.
“Pas përfundimit të luftës, kam nisur të arkivoj çdo pamje nga masakrat, përfshirë edhe atë të Reçakut. Pamjet janë shumë të rënda dhe tronditëse. Masakrat që kanë ndodhur në Kosovë përbëjnë mbi tri orë incizime, ndërsa një pjesë e madhe e materialeve ndodhen në mbi 3,600 kaseta, të cilat ende nuk i kam parë për të kuptuar saktësisht përmbajtjen e tyre.
Mbi dy mijë orë incizime i kam dorëzuar në Gjykatën e Hagës vitin e kaluar. Për fat të keq, Gjykata Speciale ende nuk i ka dëshmuar këto krime, edhe pse materialet i kam dërguar përmes avokatit të Thaçit. Ato janë refuzuar, gjë që është shumë zhgënjyese. Jam i bindur se shteti serb dhe ai rus po shpenzojnë miliona euro që këto materiale të mos dalin para Gjykatës Speciale. Nëse këto pamje do të shfaqeshin, krerët e UÇK do të liroheshin menjëherë.
Në moshën 14-vjeçare kam nisur t’i shikoj këto incizime dhe të bëj grumbullimin e tyre në terren. Këto pamje më kanë dëmtuar rëndë psikologjikisht dhe është e arsyeshme të kem probleme psikike në të ardhmen, pasi materialet janë jashtëzakonisht të rënda. Është shumë e vështirë ta bindësh veten se këto ngjarje kanë ndodhur në vendin tonë.” / abcnews.al /
“Përparim Rama kandidat potencial në krye të LDK”/ Hamidi: PDK pati rënie në zgjedhje, por humbësja më e madhe LDK
Analisti Lavdim Hamidi ka vlerësuar se dorëheqja e Abdixhikut nuk do të pranohet nga partia LDK sepse sipas tyre humbja është si pasojë e ‘kontributit’ të përbashkët.
Sipas tij, përgjegjësia nuk bie vetëm mbi kryetarin, por edhe mbi strukturat drejtuese në nivel qendror dhe lokal. Hamidi tha ndër të tjera se Pëparim Rama është kandidat potencial, por nuk ka ambicie drejtuese.
Sa i takon PDK, Hamidi tha se nuk ka shënuar një humbje të konsiderueshme në raport me LDK.
“Flitet që nuk do ta pranojnë dorëheqjen. Konsiderohet se nuk ka qenë vetëm faji i kryetarit, por edhe i kryetarëve të komunave, sekretarëve etj. Dihet se LDK nuk mund të rritet dhe të zhvillohet me disa drejtues nga e kaluara. Në kohën e Hotit, LDK kishte rënë në 12 për qind dhe nuk kishte një rritje të konsiderueshme. Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ishte kandidat potencial në krye të LDK-së, por nuk ka ambicie për ta drejtuar.
Isa Mustafa, në mandatin e dytë si kryetar i Prishtinës, ishte zgjedhur edhe si kryetar i LDK-së. Edhe PDK në zgjedhjet e 28 dhjetorit ka humbje të votave, por një humbje më të lehtë. Tani, në orën 5, ka pasur një konferencë për media në PDK, por nuk dihet nëse do të flitet për këtë, për energjinë apo për zgjedhjen e presidentes. Humbjen më të madhe në zgjedhje e ka pasur LDK.”
/ abcnews.al /
“Kurti i shmanget Gjykatës”/ Rezervat Shtetërore, ish-ministri Shatra: U dëmtua buxheti i shtetit
Haki Shatra, ish-ministër i Financave në Kosovë, ka deklaruar se dëmtimi i parasë publike nuk matet me shumën, por me pasojat që i shkaktohen pasurisë kombëtare.
Ai theksoi se vaji dhe mielli të paguara nga buxheti i shtetit nuk kanë ardhur, duke e cilësuar këtë si fakt të pakontestueshëm.
Sipas Shatrës, këto mungesa nuk janë çështje politike, por përgjegjësi institucionale. Ai tha se Kurti i shmanget Gjykatës dhe se u dëmtua buxheti i shtetit.
“Dëmtimi i parasë publike nuk matet me shumën, por me veprimin e dëmshëm që i është bërë pasurisë kombëtare. Është fakt se malli i paguar, vaji dhe mielli i paguar nga buxheti i shtetit, nuk kanë ardhur. Çfarë politike ka këtu, nëse një institucion i pavarur merr një akt të tillë?
Jam i kënaqur që më në fund sot është zhvilluar një seancë që duhej të mbahej më herët, por për shkak të zgjedhjeve është shtyrë, në mënyrë që ky proces të mos ndikojë në rezultatin e zgjedhjeve.
Si mundet një kryeministër i zgjedhur nga populli t’i shmanget ftesës për të dëshmuar?
Pasuria kombëtare, buxheti i shtetit, është dëmtuar për një shumë të madhe dhe këta jo vetëm që nuk e ndjejnë për obligim të përgjigjen, por kryeministri në disa paraqitje publike ka deklaruar se ministrat janë të pafajshëm dhe po akuzohen për qëllime politike.
Opozita mund të akuzojë dikë, por nuk mund të sajojë argumente, siç janë këto: mungesa e mallrave në depot e shtetit.” / abcnews.al /