Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

U zhduk 4 muaj më parë, gjendet trupi i pajetë i 35-vjeçares shqiptare

Floresha Prengu ishte zhdukur më 22 tetor 2025, pasi ishte parë në qendër të qytetit. Sot më 15 janar, është gjetur trupi i pa jetë i shqiptares, banore e Trentos 40 kilometra larg shtëpisë përgjatë lumit Adige. Trupi i 35-vjeçares u njoh nga familjarët, të cilët shpresuan për një përfundim tjetër. Floresha Prengu nënë e dy vajzave, ishte parë për herë të fundit në Trento më 22 tetor.

Source

Rregulli i ri për taksat e makinave

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR) informon qytetarët se pagesa e taksës së mjeteve realizohet tashmë 100% online përmes platformës e-Albania, duke garantuar akses të plotë në pagesë me çdo kartë bankare, në mënyrë të thjeshtë dhe pa praninë fizike. Ky shërbim digjital përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt modernizimit të shërbimeve publike dhe lehtësimit të…

Source

Vendimi për vizat, e deleguara e Amerikës VanHorn: Siguria ekonomike është siguri kombëtare

E ngarkuara me punë e Amerikës në Tiranë, Nancy VanHorn gjatë një aktiviteti për promovimin e teknologjisë amerikane të komunikimit, citoi fjalët e presidentit të ShBA-së, Donald Trump duke theksuar se siguria ekonomike është siguri kombëtare. ”Siç ka thënë Presidenti Trump, ‘siguria ekonomike është siguri kombëtare’. Ky parim është veçanërisht i rëndësishëm për sigurinë publike dhe…

Source

Enkelejd Alibeaj: Protestat me Berishën nuk sjellin asgjë ndryshim, ka një lloj paradoksi

Ish-deputeti i PD-së, Enkelejd Alibeaj thotë se protestat e ndërmarra nga Sali Berisha dhe protesta kombëtare e paralajmëruar prej tij më 24 janar, nuk pritet të sjellë asgjë. Për të është një periudhë e dendur protestash, por që janë të shoqëruar me një lloj paradoksi. Sipas Alibeajt, ky paradoks ka të bëjë me atë që po ndodh me mazhorancën dhe ndërkohë nuk është reflektuar në aksionin opozitar.

Source

Policia hap aplikimet për shefa komisariatesh dhe drejtues vendorë në 4 qytete. Afati i fundit 23 janar

Policia e Shtetit ka shpallur thirrjet për konkurrim për drejtues vendorë dhe shefa komisariatesh. Sipas njoftimit zyrtar, procesi ka në fokus përzgjedhjen e kandidatëve me aftësi, rezultate të larta në punë, integritet moral dhe profesional. Për pozicionin Drejtor Vendor i Policisë, janë shpallur vakancat: Drejtor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, për shkak të transferimit dhe emërimit…

Source

Halimi: Rëndësia e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për sekuestrimin e telefonave dhe pajisjeve elektronike

Nga Eduard Halimi Çështje që mund të mësojmë nga Vendimi 44/2024 i Gjykatës Kushtetuese për sekuestrimin e Telefonave dhe pajisjeve elektronike dhe rëndësia e tij! Vendimi 44/2024 i GJK vjen pas vendimit të saj të drejtë lidhur me SkyECC dhe EncroChat një vit më parë, si dhe pas veprimeve të diskutueshme të përgjimit të anëtarëve të kësaj gjykate nga SPAK – çështje që i kam analizuar vetë një…

Source

Berisha: Çdo ditë e Ramës në pushtet është një rrezik, të gjithë presin zgjidhje nga PD për situatën

Në fjalën e mbajtur në mbledhjen me grupin parlamentar të Partisë Demokratike, kryetari Sali Berisha theksoi rëndësinë e situatës dramatike që sipas tij Shqipëria përjeton nën qeverisjen e Edi Ramës, duke e cilësuar çdo ditë të tij në pushtet si një rrezik madhor për çdo shqiptar. Berisha kritikoi ashpër qeverinë aktuale për korrupsion dhe papërgjegjshmëri, duke përmendur si shembull katastrofat…

Source

Ambasadori holandez pritet në takim nga Klodjan Braho: Përkrahje për SPAK-un dhe sundimin e ligjit

Ambasadori i Holandës në Shqipëri, Reinout Vos zhvilloi këtë të enjte një takim me kreun e ri të SPAK-ut, Klodjan Braho, për emërimin e tij dhe për arritjet e institucionit deri më tani, njoftoi sot ambasada e Holandës në Tiranë përmes një postimi në rrjetet sociale. Ambasada holandeze thekson se përmes projekteve MATRA dhe bashkëpunimit të fortë dypalësh, Holanda riafirmon përkrahjen e saj për…

Source

Korniza e bashkëpunimit me OKB, zv/kryeministrja Balluku: Përqëndrohemi në forcimin e kapitalit njerëzor

Në mbledhjen e Komitetit të Përbashkët Ekzekutiv për kuadrin e bashkëpunimit mes qeverisë dhe Kombeve të Bashkuara, u vlerësua përmbushja e objektivave të kornizës 2022–2026 dhe rezultatet e arritura deri më tani. Zv/kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku thotë se 2026 është viti përmbyllës i programit aktual, po përgatitet korniza e re 2027–2031…

Source

Më 19 janar rikthehet Parlamenti. Janë dy reforma në vështirësi

Dy reforma të rëndësishme, zgjedhorja dhe territorialja janë pezull dhe priten që të kalojnë këtë sesion parlamentar që rinis më 19 Janar. Demokratët i bojkotuan që në dhjetor dhe nuk janë gati të rikthehen. Socialistët nuk i zhvillojnë dot votat të vetme, sepse këto dy tryeza i kanë karriget e barabarta si për PS, ashtu edhe për PD. Bashkëkryetarët gjithashtu janë një element që pengojnë të…

Source

Rama: Do të ndërtojmë 2 kampuse të reja universitare, si dhe një kompleks rezidencial studentor

Kryeministri Edi Rama në tryezën me 40 rektorët e universiteteve publike dhe private, tha se do të ngrihet një grup pune për të konstatuar dhe hartuar ndryshimet e nevojshme, me synimin që baza e tyre të përfundojë brenda këtij sesioni parlamentar. Kryeministri njoftoi gjithashtu ngritjen e kampusit të madh të Tiranës dhe hapjen e procesit për kampusin e Universitetit “Aleksandër Moisiu” në…

Source

Të dyshuarit për vr*sjen e Martin Çeços lihen në arrest shtëpiak, babai i viktimës: Do t’i dj*g me benzinë!

Babai i 26-vjeçarit Martin Çeço ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Apelit në Tiranë, e cila la në “arrest shtëpie” tre të dyshuarit për vrasjen e të birit. Në një deklaratë për mediat, ai u shpreh se djali i tij “nuk kishte asnjë faj” dhe se krimi u krye nga persona që tashmë janë identifikuar dhe kanë dhënë edhe deklarime për ngjarjen, por që sot po përfitojnë nga lehtësimi i masave të…

Source

Çfarë lejoi arratisjen e Altin Ndocit? Gazetarja Klodiana Lala jep detaje nga ngjarja

Gazetarja Klodiana Lala jep detaje për arratisjen e Altin Ndocit nga spitali rajonal i Durrësit para dy ditësh, duke vënë në dukje probleme të mëdha në menaxhimin e të paraburgosurve me rrezikshmëri të lartë. Për të personat që paraqesin rrezikshmëri të lartë shoqërore nuk duhet të vendosen në paraburgime të zakonshme dhe duhet të shoqërohen me masa sigurie më të forta. ”Kur persona të tillë…

Source

Thirrja për shqiparët: Të shpëtojmë Silvjan

Jeta e Silvjas ndodhet në rrezik të menjëhershëm. Ajo ka nevojë urgjente për një ndërhyrje kirurgjikale jetike, kostoja e së cilës arrin në 100.000 euro – një shumë e papërballueshme për familjen e saj. Familjarët dhe të afërmit bëjnë apel për ndihmë, duke ftuar qytetarët që të kontribuojnë sipas mundësive. Çdo ndihmë, sado e vogël, mund të bëjë diferencën dhe t’i japë Silvjas shansin për të…

Source

”Alba ka të drejtë, Limi po gënjen”, befason me qëndrimin Bia: Kur të dal…

Alba dhe Bia kanë vendosur të ulen dhe të sqarojnë situatën mes tyre. Përplasja e javës së kaluar, e cila kishte tërhequr vëmendje të madhe brenda shtëpisë, duket se ka marrë një kthesë më të qetë, me të dyja vajzat që kanë reflektuar mbi atë që ndodhi. Gjatë bisedës, Bia u shpreh e penduar për debatin dhe pranoi se përplasja kishte ardhur për një histori që tashmë i përket së kaluarës.

Source

Salianji: Në PD nuk ka ndryshuar asgjë që nga viti 2013

Ervin Salianji thotë se brenda PD-së nuk ka pasur asnjë ndryshim thelbësor që nga viti 2013. Ai e lidh me në mënyrën e funksionimit, që ka mungesë në përzgjedhjen e lidershipit dhe që nuk ka gjuhë politike. Sipas tij jemi në vitin 2026, por shumica e figurave që garojnë dhe drejtojnë PD-në janë të njëjtët emra që kanë qenë aktivë edhe në vitin 2013. I ftuar në ”A2cnn”, Salianji pranoi se edhe ai…

Source

Samiti me SHBA-të për Groenlandën, ministri i Jashtëm danez: Ka ende mospajtim

Ministri i Jashtëm i Danimarkës, Lars Løkke Rasmussen, dhe ministrja e Jashtme e Groenlandës, Vivian Motzfeldt, po mbajnë një konferencë për shtyp në ambasadën daneze në Uashington. Ai thotë se Danimarka është entuziaste të bashkëpunojë me SHBA-të dhe se janë të përgatitur të shkojnë edhe më tej. Danimarka kërkonte mirëkuptim nga bisedimet e sotme, shton Rasmussen. Më tej e përshkruan takimin e…

Source

❌