Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Çadra, një instrument gjenial dështimi

Nga Roland Lami

Ideja e hedhur në media nga Partia Demokratike për një ngujim të mundshëm në çadrën e improvizuar para Kryeministrisë më 10 shkurt, si një formë radikalizimi e aksionit opozitar, nuk është një risi politike. Ajo është rikthim i një strategjie të konsumuar që politika shqiptare e ka testuar më parë pa sukses. Largimi nga institucionet dhe zëvendësimi i opozitarizmit parlamentar me protesta dhe ngujime në bulevard ka treguar jo një herë, por disa herë, se krijon më shumë zhurmë sesa qartësi politike. Për më tepër, shërben për të përmbushur llogaritë e liderit mbi interesin e partisë dhe zhvendos vëmendjen nga përballja ideore drejt improvizimit dhe tensionit politik.

Ironia është se kjo strategji është kritikuar dikur nga vetë ideatori i saj, Sali Berisha, por sot e përdor si mjet për të ringjallur aksionin opozitar dhe për të ushtruar presion mbi qeverinë në kërkim të një “qeverie teknike”. E më parë, kjo strategji është testuar në Partinë Socialiste në 2010, pas humbjes së zgjedhjeve të 2009. Çadra e PS shërbente për të larguar vëmendjen nga statuti që kërkonte dorëheqjen e liderit pasi kishte humbur zgjedhjet e 2009 dhe për të radikalizuar situatën brenda partisë, duke marginalizuar zërat kritikë si Ben Blushi. Kujtojmë slogani atëherë: “Hap kutitë ose largohu”.

Lulzim Basha, po ashtu, e testoi të njëjtin model në 2017 me çadrën e tij të famshme: bojkot parlamentar, presion nga rruga dhe sllogani “Qeveri teknike, zgjedhje me Ramën nuk ka”. Ky aksion nuk u perceptua si një strategji për ndryshim real politik, por si një mënyrë për të konsoliduar autoritetin e Bashës brenda PD-së pasi përceptohej si kukulla e Berishës dhe për të krijuar një ekip besnik që i nënshtrohej vetëm atij, jo më Berishës.

Në thelb, çadra nuk ka funksionuar si alternativë qeverisëse, por si strehë simbolike për një lider në krizë dhe për një opozitë që mbyll mendimin dhe kufizon kritikën ndaj udhëheqësit. Edhe sot, ideja e çadrës synon të përdoret për të njëjtat funksione, zëvendësimin e analizës që provokon Salijani dhe të tjerë me aksion radikal, programin dhe nevojën për trasformim me kauza të paqartë që mbajnë status quo me nevojën për zgjerimi mbështetësish pasi sondazhet tregojnë që PD nuk gëzon më mbështetjen e rreth 27 % e votuesve që e votuan me 11 maj 2025 me fokusimin te pjesa radikale e saj.

Si përfundim pasoja e aksioneve të tilla për fat të keq shtrihen përtej opozitës. Demokracia ecën me një këmbë, ndërsa opozita qëndron jashtë institucioneve duke pretenduar se ndryshimi vjen nga çadra, jo nga ligji. Çadra nuk ringjall shpresën institucionale as elektorale ajo ripërsërit një model të dështuar që i mungon sistemit partiak serioziteti, orientimi dhe strategjia për të fituar besimin e qytetarëve por fiton një gjë konsolidon lidërshpin aktual në opozitë dhe në qeveri.

Forumi i Dialogut Politik ofron unitet pa transformim

Nga Roland Lami

Nismat për bashkim politik në të djathtën shqiptare kanë vite që eksperimentohen pa sukses. Ato shfaqen shpesh si premtime për ndryshime thelbësore, por në praktikë përfundojnë në ndryshime thjesht formale, për të mos thënë se në jo pak raste kanë sjellë përkeqësime të mëtejshme të situatës.

Bashkimi mekanik i subjekteve që ngjajnë mes tyre, në dekadën e fundit në të djathtën, ka treguar se nuk arrin të prodhojë reformim real, por vetëm qetësi të përkohshme dhe iluzion stabiliteti. Është ajo që Giovanni Sartori do ta quante pluralizëm formal pa konkurrencë reale: shumë formë, pak përmbajtje.

Paradoksi bëhet edhe më i dukshëm kur teknokratë marrin nismën për të legjitimuar bashkime mes partive të djathta që prej vitesh u kanë mbyllur derën pikërisht teknokratëve dhe mendimit kritik. Në këto kushte, teknokrati nuk është aktor ndryshimi, por figurë dekorative, e cila shërben më së shumti për t’i dhënë bashkimit imazhin e ndryshimit, ndërsa vendimmarrja dhe lidershipi mbeten në të njëjtat duar.

Eksperiencat e mëparshme të PD-së kanë treguar se këto bashkime, pa ndryshim thelbësor, kanë një funksion të qartë politik, ushqejnë jetëgjatësinë e lidershipit dhe justifikojnë ruajtjen e status quo-së përballë zërave apo lëvizjeve kritike, nën justifikimin e unitetit. Në emër të bashkimit, mbyllen debatet e brendshme, zbehen kritikat dhe çdo zë ndryshe etiketohet si përçarës dhe i panevojshëm në kushte bashkimi. Robert Michels do ta interpretonte këtë situatë përmes logjikës se organizatave që mbrojnë më parë veten sesa misionin për të cilin pretendojnë se ekzistojnë.

Njëkohësisht, këto iniciativa hapin hapësira të reja protagonizmi. Bashkimi krijon tavolina, role, koordinime dhe hierarki të reja, ku aktorë të ndryshëm përpiqen të sigurojnë pozicionin e tyre politik. Kështu, energjia që duhej të kanalizohej drejt reformës shpenzohet për ripozicionim. Bashkimi kthehet në proces ndarjeje vendesh dhe rolesh, jo në ndërtim vizioni.

Kështu që edhe kjo iniciativë, si ka nisur dhe si po prezantohet, ka shumë gjasa të renditet përkrah nismave të dështuara të së shkuarës. Problemi kryesor i së djathtës nuk është mungesa e bashkimit, por mungesa e transformimit. Pa ndryshim real të mënyrës së vendimmarrjes, pa hapje ndaj kritikës dhe pa ndryshuar lidershipet ekzistues, bashkimi mbetet një skenografi politike që shërben më shumë për të ruajtur status quo-në sesa për ta ndryshuar atë. Çdo fasadë, sado bukur dhe “seksi” të prezantohet në publik, ka një funksion të vetëm, të fshehë atë që nuk po ndryshon.

Madhështore për Berishën, jo për opozitën

Nga Roland Lami

Protesta madhështore e Berishës përballë Kryeministrisë ishte një akt formal pozitar dhe një mesazh subtancial brenda Partisë Demokratike. Sheshi, kryeministri Rama, qeveria teknike shërbyen më së shumti si sfond, si justifikim për ti folur jo atij as qeverisë por demokratëve dhe të djathës në përgjithësi.

Gjithë regjia e aktivitetit ishte e përqendruar te Berisha. Kamera, fjalimi, tezat dhe sfondi që shoqëronte folësit në podium kishin zërin e Berishës. Aktiviteti i përgatitur me kujdes nuk kishte për qëllim ti fliste kundërshtarit por demokratëve. Aktiviteti nuk synonte të binde publikun e gjerë apo të komunikonte te ata një alternative reale qeverisëse, por përkundrazi kishte si synim imponimin e një fakti të brendshëm politik, mbështetjen ndaj Berishës si e vetmja zgjidhje e mundshme. Në këtë kuptim, protesta funksionoi si referendum për të demostruar forcën e Berishës brenda PD dhe jo strategjinë si të përballemi me kundërshtarit përball.

Pikërisht këtu shfaqet dimensioni psikologjik i ngjarjes. Kur një forcë politike, specifikisht një lidet historik ndjen nevojën ta demonstrojë forcën e tij kaq brutalisht, ta ekspozojë në pubilik dukshëm, dhe ta instrumentalizoi një ngjarje kaq të rëndësishme politike për llogari të tij në pavetdije tregon për të kundërtën. Nevoja për spektakël të kësaj natyre konsiderohen simptoma të frikës dhe jo të forcës, të krizës së legjitimitetit jo të mbështetjes, të nevojës për tu imponuar dhe jo për të frymëzuar.

Partia Demokratike, në këtë rast, nuk i foli kundërshtarit përball por kundërshtarëve brenda së djathtës. I foli skepticizmit të brendshëm, kritikëve në minorancë, atyre që ende kërkojnë alternativa ose që refuzojnë ta pranojnë Berishën si lider të vetëm politik.

Hannah Arendt këtë formë komunikimi ku partia i flet kundërshtarit brenda dhe jo atij përball e quan mbyllje në logjikën e konfirmimit. Partia shndërrohet në rit identitar, ku qëllimi nuk është ndryshimi i realitetit, por qetësimi i ankthit të brendshëm. Protesta, në këtë kuptim, nuk ishte mjet për të sfiduar pushtetin, por mjet për të disiplinuar trupën politike brenda së djathtës.

Ironia është se kjo ndodh në kushtet kur ekziston një shumicë reale, si brenda PD-së ashtu edhe në të djathtën në tërësi që nuk e mbështet Berishën.Mjafton të shikosh sallat që mbush Salijani apo sondazhet që tregojnë për përqindje të konsiderueshëm që nuk mbështesin Berishën. Pikërisht nisur nga ky fakt Berisha nuk e ndërton strategjine mbi shumicën por mbi intensitet emocional. Max Weber do ta quante këtë logjikë autoritet karizmatik një marrëdhënie që ndërtohet nga besimi dhe frika e humbjes së tij përball rivalëve të mundshëm.

Kështu, protesta nuk ishte thirrje për ndryshim, por për pranim të Berishës. Nuk ishte për të imponuar qeveti teknike por për të imponuar te demokratët narrativën e vetme, atë të Berishës. Protesta ishte madhështore për llogari të Berishës por jo të demokratëve. Ishte manifestim force për skeptikët, kritikës dhe të zhgënjyerit e djathtë që nuk shohin shpresë te establishmenti i PD por jo për kundërshtarin Rama përball që jo vetëm nuk rrezikohet por mund të kontribuoj që kjo strategji e Berishës të duket sa më madhështore brenda së djathtës për sa kohë kuotat e së majtës nuk lëvizin.

Madhështore për Berishën, jo për opozitën

Nga Roland Lami

Protesta madhështore e Berishës përballë Kryeministrisë ishte një akt formal pozitar dhe një mesazh subtancial brenda Partisë Demokratike. Sheshi, kryeministri Rama, qeveria teknike shërbyen më së shumti si sfond, si justifikim për ti folur jo atij as qeverisë por demokratëve dhe të djathës në përgjithësi.

Gjithë regjia e aktivitetit ishte e përqendruar te Berisha. Kamera, fjalimi, tezat dhe sfondi që shoqëronte folësit në podium kishin zërin e Berishës. Aktiviteti i përgatitur me kujdes nuk kishte për qëllim ti fliste kundërshtarit por demokratëve. Aktiviteti nuk synonte të binde publikun e gjerë apo të komunikonte te ata një alternative reale qeverisëse, por përkundrazi kishte si synim imponimin e një fakti të brendshëm politik, mbështetjen ndaj Berishës si e vetmja zgjidhje e mundshme. Në këtë kuptim, protesta funksionoi si referendum për të demostruar forcën e Berishës brenda PD dhe jo strategjinë si të përballemi me kundërshtarit përball.

Pikërisht këtu shfaqet dimensioni psikologjik i ngjarjes. Kur një forcë politike, specifikisht një lidet historik ndjen nevojën ta demonstrojë forcën e tij kaq brutalisht, ta ekspozojë në pubilik dukshëm, dhe ta instrumentalizoi një ngjarje kaq të rëndësishme politike për llogari të tij në pavetdije tregon për të kundërtën. Nevoja për spektakël të kësaj natyre konsiderohen simptoma të frikës dhe jo të forcës, të krizës së legjitimitetit jo të mbështetjes, të nevojës për tu imponuar dhe jo për të frymëzuar.

Partia Demokratike, në këtë rast, nuk i foli kundërshtarit përball por kundërshtarëve brenda së djathtës. I foli skepticizmit të brendshëm, kritikëve në minorancë, atyre që ende kërkojnë alternativa ose që refuzojnë ta pranojnë Berishën si lider të vetëm politik.

Hannah Arendt këtë formë komunikimi ku partia i flet kundërshtarit brenda dhe jo atij përball e quan mbyllje në logjikën e konfirmimit. Partia shndërrohet në rit identitar, ku qëllimi nuk është ndryshimi i realitetit, por qetësimi i ankthit të brendshëm. Protesta, në këtë kuptim, nuk ishte mjet për të sfiduar pushtetin, por mjet për të disiplinuar trupën politike brenda së djathtës.

Ironia është se kjo ndodh në kushtet kur ekziston një shumicë reale, si brenda PD-së ashtu edhe në të djathtën në tërësi që nuk e mbështet Berishën.Mjafton të shikosh sallat që mbush Salijani apo sondazhet që tregojnë për përqindje të konsiderueshëm që nuk mbështesin Berishën. Pikërisht nisur nga ky fakt Berisha nuk e ndërton strategjine mbi shumicën por mbi intensitet emocional. Max Weber do ta quante këtë logjikë autoritet karizmatik një marrëdhënie që ndërtohet nga besimi dhe frika e humbjes së tij përball rivalëve të mundshëm.

Kështu, protesta nuk ishte thirrje për ndryshim, por për pranim të Berishës. Nuk ishte për të imponuar qeveti teknike por për të imponuar te demokratët narrativën e vetme, atë të Berishës. Protesta ishte madhështore për llogari të Berishës por jo të demokratëve. Ishte manifestim force për skeptikët, kritikës dhe të zhgënjyerit e djathtë që nuk shohin shpresë te establishmenti i PD por jo për kundërshtarin Rama përball që jo vetëm nuk rrezikohet por mund të kontribuoj që kjo strategji e Berishës të duket sa më madhështore brenda së djathtës për sa kohë kuotat e së majtës nuk lëvizin.

Kryeministrat dhe Televizioni Publik

Nga Roland Lami

Televizioni publik mban emrin e publikut, financohet me fondet e publikut, por ka funksionuar si zgjatim i qeverive të radhës. Çdo qeveri ka ecur me postulati, Televizioni Publik të mbahet i dobët profesionalisht dhe i fortë politikisht. Ai ka funksionuar jo si shërbim publik, por si zgjatim komunikativ i pushtetit.Qeveritë kanë meritën e tyre në këtë dështim. Ato kanë bërë gjithçka që televizioni të mos reformohet realisht, sepse një media publike e pavarur do të ishte kërcënim për çdo pushtet. Në vend të garancive ligjore për autonomi editoriale, është kultivuar varësia financiare dhe emërimet politike.

Në termat e teorisë së komunikimit, televizioni publik ka dështuar të krijojë hapësirën publike në kuptimin habermasian. Në vend të debatit racional, ai ka prodhuar monolog qeveritar, në vend të informimit, ka ofruar narrativë të filtruar. Pra nuk kemi censurë klasike, por seleksionim sistematik, kush flet, për çfarë flet dhe sa gjatë flet.Në këtë rast televizioni publik nuk e shtyp fjalën ai thjeshtë e administron atë.

Ironia e madhe është se çdo qeveri e shpall veten reformuese, ndërsa ruan të njëjtin mekanizëm kontrolli ndaj televizionit publik.Televizioni nuk dështon sepse nuk di të funksionojë ndryshe, por sepse i kërkohet të mos funksionojë ndryshe. Prandaj, ai mbetet publik në emër, privat në interesa dhe qeveritar në përmbajtje. Një pasqyrë besnike e një demokracie ku komunikimi i shërben pushtetit më shumë sesa qytetarit.

Ironia arrin kulmin kur kryeministri shfaqet publikisht i shqetësuar për mungesën e një televizioni publik funksional, sikur të ishte spektator dhe jo një nga arkitektët kryesorë të këtij realiteti. Ky shqetësim ala performativ është pjesë e të njëjtit mekanizëm komunikativ ku pushteti kritikon pasojat e politikave të veta, duke u distancuar artificialisht prej tyre. Kjo formë komunikimi nuk është gjë tjetër vetëm shpërndarje e përgjegjësisë përmes retorikës, ku lideri flet si moralist, ndërkoh qeveris si administrator i kontrollit të informacionit.

Televizioni publik është i dobët jo vetëm për shkak të keqmenaxhimit, por edhe për arsye të qëllimeve politike të kryeministrit, ashtu si të paraardhësve të tij. Kjo cilësi nuk është rastësi apo dështim, por një strategji e qëllimshme. Në krahun tjetër një shoqëri që humbet mediat e saj publike humbet gjithashtu një pjesë të rëndësishme të vetes dhe të mundësisë për të kuptuar botën që e rrethon.

Ankthi i zbrazëtisë: pse liderët nuk ikin në Shqipëri

Nga Roland Lami

Mora shkas nga një postim i gazetarit të njohur Mustafa Nano që shumë ndryshe nga të tjerë nuk përton disa të verteta ti thotë troç dhe te njerëz që në jo pak raste i ka mbështetur hapur. Thelbi i postimit të tij lidhej me tezën qendrore që mbahet si postulat në shkollat e lidershipit, ajo që në politikë nuk ka rendësi vetëm si të hysh por më e rëndësishme është si të dalësh prej saj. Atëhere ku të gjithë besojnë se ti je më i fortë pikërisht në atë moment duhet të dish si të ikësh. Pra, sot Edi Rama është njeriu më i fuqishëm por njëkohësisht me kredibilitet të shpartalluar qeverisës siç është po ashtu ekuivalenti i tij në opozitë, Sali Berisha. Njeriu më i pushtetshëm në opozitë por me kredibilitet të rënie të lirë brenda dhe jashtë partisë. Si mundet këta dy lider të kapërcejnë traditët paramoderne shqiptare të mos dorëheqjes apo egon e sëmurë për miklim të përjetshëm pushteti në momentet kur ata nuk kanë rival?

Paradoks por ja që ky është momenti më i volitshëm pasi ndodhesh në pikën kritike që mund të mbahesh mend si reformator ala Fatos Nano për shkak se di ku ikën ose të degradosh në lider që urrejtja ndaj teje të duket kompliment krahasuar me energjinë negative që turmat janë të gatshëm të shkarkoj ndaj teje, të ngjashme me atë që u kanë bërë jo pak liderve autokrat në lindjen e mesme nëse e shikon pushtetin si përjetësi. Si ndodh metamorfoza e pushtetit që behet pjesë e ekzistencës tënde?

Pushteti ka një prirje të rrezikshme pasi e shtyn njeriun të besojë se është më shumë se njeri. Në fillim është mision, pastaj bëhet zakon dhe në fund shndërrohet në pjesë e pandashme e unit të tij/ saj. Hannah Arendt do të thoshte se pushteti ekziston vetëm sa kohë pranohet nga të tjerët, por lideri që qëndron shumë gjatë fillon ta harrojë këtë të vërtetë elementare. Ai e ngatërron pushtetin me forcën dhe duartrokitjen me legjitimitetin, duke besuar se largimi i tij do të ishte një boshllëk i pakapërcyeshëm.

Erich Fromm e quan këtë fazë “frikë nga liria”, ankthin që ndjen individi kur duhet të jetojë pa rolin që e mbron nga vetvetja. Largimi nga pushteti nuk është thjesht humbje zgjedhjesh, por rrezik zhdukjeje. Një formë narcisizmi politik ku uni lidhet aq fort me karrigen, sa çdo kritikë përjetohet si sulm ndaj ekzistencës personale. Prandaj pushteti në mendësinë e këtyre liderve duhet të mbrohet me çdo çmim, edhe kur çmimi është shumë i lartë, shkatërrimi i asaj që dikur u ndërtua me shumë mund.

Kjo frikë e liderit për të mos ndërprerë përjetësinë e pushtetit reflektohet drejtpërdrejt në parti. Ajo pushon së qeni organizëm dhe shndërrohet në zgjatim të vullnetit të një njeriu. Garat bëhen formale, mendimi ndryshe etiketohet si tradhti, ndërsa besnikëria merr vlerë më shumë se aftësia. Max Weber paralajmëronte se karizma, nëse nuk institucionalizohet, kthehet në autoritarizëm personal. Aty ku lideri nuk pranon të ikë, institucioni mbetet i përjetshëm vetëm në emër, por i vdekur në përmbajtje.

Ironia është se ikja kërkon më shumë forcë sesa qëndrimi. Jo pak lider që kanë mbetur në historiografi si burra shteti e kanë kuptuar herët se tirania nuk fillon nga ambicia, por nga paaftësia për të sunduar veten. Të dish të largohesh do të thotë të pranosh kufirin, të pranosh se pushteti është rol dhe substancë egoje. Lideri i vërtetë është ai që përgatit pasardhësin dhe e bën veten të panevojshëm jo e kundërta.

Historia, në fund, është e pamëshirshme, por e drejtë. Ajo nuk i mban mend liderët për mënyrën si hynë në pushtet, por për çastin kur refuzuan të largohen. Disa e gjejnë guximin për të bërë një hap prapa dhe për të nisur një jetë tjetër, më të qetë, më njerëzore. Të tjerët mbeten të mbyllur brenda pushtetit deri në fund, duke e kthyer atë nga mjet në burg. Dhe aty, pa pasur më nevojë për gjykime politike, flet vetëm karakteri.

Kur çadra bëhet skenë, jo strategji politike

Nga Roland Lami

Në Shqipëri, çadra ka një funksion që shkon përtej spektaklit politik, ajo është një hapësirë ku opozita mund të shfryjë frustrimin, të mobilizojë mbështetësit fanatikë dhe të prodhojë presion simbolik mbi qeverinë. Por kjo shfryrje kolektive dhe mobilizim fanatikësh rreth çadrës nuk janë të mjaftueshëm për të ndërtuar alternativë qeverisëse ato thjeshtë kanë forcë simbolike me efekt të përkohshëm.

Ky leksion vjen nga produkti politik i siguruar nëpërmjet këtij mekanizmi nga PS në 2010, PD në 2017 dhe nuk mjaftojnë këto dy raste por shtohet edhe një tjetër ai së fundmi i Shqipëria bëhet. Eksperienca e mëparshme ka treguar se çadra si mjet për të tërhequr vëmendje mediatike dhe për të treguar se “po ndodh diçka”, më së shumti ka ushqyer mediat me lajme, ka shpërqendruar opinionin publik nga vendimet e qeverisë dhe ka eklipsuar aftësinë e partive të tjera opozitare për të prezantuar një alternativë më atraktive opozitare duke patur një rezultat të përkohshëm aspak substancial.

Fenomeni i përsëritjes së gabimeve nga parti që pretendojnë në publik se janë të ndryshëm nga establishmenti i vjetër politikë tregojnë se kanë jo vetëm të njëjtin mendësi por edhe varfëri në gjetje mekanizmash për tu bërë parti konkurruese duke i imponuar publikut një cikël të pafund të shfryrjes kolektive pa rezultat politik.

Çadra, pa alternativa reale, bëhet një mekanizëm shpërqendrimi ku vëmendja mediatike kalon tek folësi i fundin i çadrës sesa te SPAK dhe aksionet e premtuara të PD eklipsohen nga zhurma pa produkt i çadrës së ngritur nga një parti pa mbështetës më.

Eksperienca e mëparshme ka treguar se vetëm kombinimi i veprimeve simbolike me ndërtimin e alternativës qeverisëse, ekipe kompetente, lidership të besueshëm dhe kredibilitet moral mund të prodhojë rezultat dhe të kthejë shfryrjen kolektive në mobilizim për rrëzimin e qeverisë.

Në fund, morali është i thjeshtë, por filozofikisht i rëndësishëm, çadra nuk është një mjet i keq, por përdorimi i saj i vetëm, pa veprime reale dhe strategji për ndërtimin e alternativës, shndërrohet në një cikël dështimi, një iluzion i përsëritur dhe një “zhgënjim” për publikun që sheh vetëm spektaklin, por jo strategjinë sesi do jetë nesër qeverisja. Vetëm ai që kupton se simbolika duhet të alternohet me veprime konkrete dhe lidership të aftë mund të përdorë çadrën si instrument, dhe jo si skenë që shpërqendron vëmendjen dhe eklipson veprimet e partive të mëdha opozitare.

“Kapja” e kryeprokurorit të SPAK

Nga Roland Lami

Zgjedhja e Kryeprokurorit të SPAK Z.Klodjan Brahos qenka zgjedhur nga financuesit e reformës në drejtësi USA dhe BE dhe jo nga KLP, po ky qenka supër lajm. Një garanci më shumë për publikun dhe një lajmë i keq për politikën dhe jo vetëm.

Problem do ishte të zgjidhej nga KLP me regji PS dhe PD duke nënkuptuar amminstinë 35 vjeçare pra vidh dhe mos e vrit mendjen.

Problem do ishte të zgjidhej nga shumica e KLP me direktivat e mazhorancës pasi do vazhdonte gjuetia e shtrigave nga opozita dhe me disa sforco në persona periferik nga qeveria.

Akoma më problem nëse do zgjidhej vetëm nga KLP pasi do përballeshim me një supër pushtet atë të drejtësis e cila nuk kontrollohet nga askush por njëkohësisht krijon trafik interesash brenda sistemit të drejtësisë duke akumuluar një supër pushtet.

Mos të flasim për rastin kur mund të zgjidhej mbi baza merite me një konkurs ala nordik i dislarguar nga çdo influencë e aktorëve të lart përmendur më sipër ku i jepet një imunitet ala prokurori porrrrrr në një kontekst si ky i yni aktual që ngjan mësë shumti me vitet 40 në New York dhe vitet 80 në Siçili imagjinoni ju se sa vlerë dhe mbrojtje do kishte prokurori ne fjalë bashkë me familjen pa garancinë e ndërkombëtarëve.

Apo larg qoftë nga KLP me regji krimin e organizuar e cila nuk është se nuk i ka zgjatur duart dhe influencën deri në sistemin e drejtësisë.

The post “Kapja” e kryeprokurorit të SPAK first appeared on JavaNews.al.

Lideri që nuk zgjodhëm kurrë

Nga Roland Lami

8 dhjetori, si dita që simbolizon fillimin e lëvizjes për ndryshimin e regjimit, duhet të na shtyjë të reflektojmë mbi disa momente vendimtare të shtetit shqiptar, mbi zgjedhjet që kemi bërë dhe mbi ata të cilëve u kemi deleguar të drejtën për të reformuar vendin në çastet më kritike. Kjo datë, që shënon shpërthimin e një energjie të re shoqërore, mbetet një ftesë për të rishikuar jo vetëm udhëheqësit që kemi zgjedhur, por edhe vetë logjikën me të cilën kemi besuar ndryshimin, si dhe pasojat e atyre vendimeve në fatin politik të Shqipërisë.

Historia politike shqiptare shfaqet si një pasqyrë ku shoqëria sheh jo atë që dëshiron të bëhet, por atë që është mësuar të pranojë. Arketipi i liderit që shqiptarët nuk e preferuan kurrë ishte ai i mendimtarit kritik, i njeriut që sfidon rrjedhën, i idealistit që kërkon të ndërtojë një moral të ri politik. Nga betejat mes Zogut e Nolit në fillimet e vendosjes së themeleve të shtetit modern shqiptarë më pas me triumfin e Hoxhës karshi Malishovës duke marr drejtimin e forcës politike që drejtoi me dorë të hekurt deri në vitet 90 dhe qershia mbi tortë, ardhja e Berishës në drejtim të PD duke mundur rivali e tij Pashko mundësoi tranzicionin më të gjatë krahasuar me vendet e ishlindjes.

Ajo që mund të analizojmë sot me sy kritik është fakti se kontrasti mes rivalësh nuk ishte vetëm politik, por filozofik, një rivalitet mes dy mënyrave të të qenit udhëheqës, mes forcës së autoritetit dhe forcës së idesë mes pragmatizmit dhe idealizimit, mes populizmit dhe doktrinës mes anropologjisë së turmës dhe normës universale. Shoqëria, e lodhur nga pasiguria, e pa mësuar me modele të tjera përvec atyre që ofronte shoqëria e kohës zgjodhi arketipin që mishëronte Zogu, Hoxha dhe Berisha. Kjo zgjedhje u përsërit si një rit i pashmangshëm në momente thelbësore sikur populli kërkonte më shumë një mbrojtës sesa një udhërrëfyes, më shumë një zgjatim të vetes sesa një model ndryshe.

Zgjedhja e Zogut karshi Noli në fillimet e shtetit modern shqiptarë, e Hoxhës ndaj Malishovës në drejtimin e partisë që do merte fatin e vendit pas Luftës së Dytë Botërore dhe së fundmi e Berishës kundrejt Pashkos që do instalonte bazat e regjimit demokratik na ndihmon të kuptojme se shija e masës ka privilegjuar gjithmonë liderin pragmatik sesa atë idealistit, mediokrin kundrejt intelektualit rebel, autokratin karshi liberalit dhe ruralin perkundrejt urbanit. Ky arketip ka ndikuar në strukturën e shtetit. Zgjedhjet kolektive në momente kyçe kanë mundësuar legjitimitetin e autokratëve dhe këta të fundit kanë ngritur institucione të dobta

Nëse analizohet me sy kritik, historia jonë politike ngjan më shumë me një manual të mbijetesës sesa me një projekt shoqëror. Masa nuk zgjodhi asnjëherë liderin që do ta sfidonte, por atë që do ta mashtronte. Nga njëra anë mallkohet autokrati, nga ana tjetër adhurohet në heshtje status quo – ja që ai mundëson. Kështu, vendimet elektorale nuk lindën nga parimet, por nga përfitimet, jo nga vizioni, por nga frika, jo nga edukimi politik, por nga zakoni i nënshtrimit. Rezultati është një histori ku liderët ndryshojnë, por modeli mbetet i njëjtë, dhe shoqëria, me të njëjtin cinizëm që i zgjedh, ankohet për ta sapo i ka vendosur në karrige.

Në thelb, teza është e thjeshtë por dramatike. Masa ka zgjedur në momente të rendësishme autokratin sepse në një farë mënyre i tillë është vetë, me kulturën e tij politike të formësuar nga hierarkia, frika dhe nevoja për figura të forta. Shoqëria njeh dhe riprodhon vetëm modelin që ka ushtruar për dekada brenda familjes, institucioneve dhe marrëdhënieve të përditshme, ku autoriteti i padiskutueshëm mbizotëron mbi dialogun, zëri i fortë mbi argumentin dhe bindja mbi mendimin kritik. Lideri autokrat nuk është një aksident historik, por pasqyrë e një modeli të brendësuar, që shfaqet në çdo nivel të jetës shoqërore dhe që politika thjesht e formalizon nëpërmjet zgjedhjeve.

Në këtë kuptim ngjarjet e 8 dhjetorit na kujtojnë pikërisht këtë mentalitet të ngulitur me breza që nuk po arrijmë të shkëputemi dot.

The post Lideri që nuk zgjodhëm kurrë first appeared on JavaNews.al.

PD mes ristrukturimit dhe rrjeshtimit

Nga Roland Lami

Në Partinë Demokratike këto ditë po zhvillohen dy ture takimesh që flasim për realitete të ndryshëm. Te njëri, janë një grup deputetësh ndër më të votuarit në zgjedhjet e 11 majit 2025 që duan të merren seriozisht me partinë, me strukturat që s’po funksionojnë, me organizimin që ka mbetur pezull, me faktin se PD-ja po humb jo vetëm zgjedhjet, por edhe kuptimin e vet politik. E gjithë kjo lloj analize, tek ky grup, nuk ngjan si rebelim por duket si një proces i natyrshëm reflektimi mbas disa humbjesh rrjesht. Si një katharsis që duhej bërë prej kohësh por që tani është kthyer në emergjencë.

Në turin tjetër drejtuar nga Berisha ndodh e kundërta. Aty gjendja nuk perceptohet si krizë, por si rrethim. Problemet nuk duken si defekte të partisë, por si sulme ndaj saj. Edhe takimet më të zakonshme të kolegëve interpretohen si lëvizje të dyshimta, edhe mosmarrëveshjet si prova e mungesës së besnikërisë. Në këtë forum nuk kërkohet riorganizim, por rend, jo ristrukturim, por rreshtim, jo doreheqje por radikalizim.

Këto dy linja sa vijnë dhe formonë dy kampe kundërshtare brenda së njëjtës parti. Të parët akuzohen se po çajnë partinë sepse po flasin hapur, të dytët mbrojnë unitetin duke mos lejuar të flitet fare. Nuk është se palët përplasen ideologjikisht, thjesht besojnë në dy mënyra të kundërta të të ndërtuarit partinë dhe mënyrën e ringritjes së saj.

Njëra palë kërkon reformën, tjetra kërkon solidaritet, njëra e shikon problemin brenda, tjetra e sheh problemin jashtë PD. Në sfond qëndron figura qendrore, e cila me një lloj elegance të ftohtë që e kanë vetëm udhëheqësit me shumë dekada në kurriz, arrin të lërë përshtypjen se çdo gjë që ndodh rrotull nuk është dramë politike, por thjesht një proces natyral i manifestimit të bukë shkalëve të partisë. Të duket sikur, për të, PD-ja është një familje e madhe që ka nevojë jo për rregulla të reja, por për bindje dhe besnikëri më të fortë.

Në fund të ditës, dy tryezat flasin për të ardhmen e PD-së, por me dy logjika të ndryshme, njëra analitike, tjetra mitologjike. E para thotë “le të shohim çfarë nuk po ecën”; e dyta thotë “le të mos prekim asgjë”. Dhe ndërsa këto dy linja përplasen në të njëjtin seli, partia rri pezull në mes e paaftë të zgjedhë midis diagnozës së ndershme dhe rehatisë së mohimit për ta parë realitetin në sy.

Sot PD-ja është përballë një dileme të vjetër sa vetë historia e saj 34 vjeçare, a duhet t’i trajtojë tensionet e brendshme si rrezik, apo si kusht të domosdoshëm për zhvillim? Njëra qasje kërkon ta shohë partinë si trup që vetërregullohet përmes debatit, kritikës dhe rishikimit të roleve, tjetra e sheh partinë si një organizëm që mbijeton vetëm kur ruan kohezion të padiskutueshëm. Këto dy perspektiva përplasen sot pa një autoritet të pranuar që t’i kthejë në strategji. Për sa kohë mungon ky orientim i përbashkët, PD-ja mbetet edhe teorikisht, edhe praktikisht, një parti e fragmentuar në mënyrën se si e kupton vetveten dhe kjo e bën të pamundur shndërrimin e krizës në reformë.

The post PD mes ristrukturimit dhe rrjeshtimit first appeared on JavaNews.al.

Në emër të Anti-Korrupsionit po shembim shtetin e së drejtës

Nga Roland Lami

Shqipëria po hyn në një fazë ku balanca mes pushteteve është më e brishtë se kurrë, dhe Gjykata Kushtetuese, institucioni që duhej të garantojë stabilitetin kushtetues po prodhon vendime që ngjallin më shumë dyshime sesa siguri. Dy çështjet e fundit, detyrimi për t’u paraqitur për një deputet pa autorizimin e Kuvendit rasti Berisha dhe vendimi nesër siç përflitet jo pak për të lënë në fuqi vendimin e GJKKO, pra pezullimin nga detyra të një zëvendëskryeministreje, përforcojnë idenë se drejtësia po merr një rol që shkon përtej kufijve të Kushtetutës, duke krijuar një pushtet të ri në hije, ajo e drejtësisë që ndërhyn në politikë dhe procedura penale që determinojnë ekzekutivin.

Neni 73 i Kushtetutës është i qartë në rastin e Berishës që një deputeti nuk mund t’i hiqet liria “në çfarëdo lloj forme” pa autorizim të Kuvendit. Ky është një nga mburojat më të forta kundër abuzimit të pushtetit gjyqësor ndaj legjistativit. Megjithatë, Gjykata Kushtetuese vendosi se masa “detyrim paraqitje” nuk përbën heqje lirie. Në këtë mënyrë, krijoi një normë të re që i jep Prokurorisë dhe GJKKO-së mundësinë të vendosin kufizime ndaj deputetëve pa pëlqimin e Parlamentit, duke relativizuar tekstin kushtetues në një çështje ku Kushtetuta nuk lë asnjë hapësirë interpretimi. Ky precedent nuk është thjesht teknik. Ai i jep pushtetit gjyqësor një rol që Kushtetuta ia ka mohuar pikërisht për të ruajtur ekuilibrin politik.

Po kaq shqetësues është rasti i dytë, mundësia siç qarkullojnë jo pak zëra të lënies në fuq nga ana Gjykatës Kushtetuese nrsër të vendimit të GJKKO, ai i pezullimit të një zëvendëskryeministreje dhe të zgjedhur njëkohësisht.

Në leximet e mija modeste në mungesë të opinioneve të konstitucionalistëve që në raste të tilla flen gjumë ose struken diku, ndërhyrja nga gjykata në përbërjen e kabinetit është ndërhyrje në ekzekutiv dhe cënon parimin themelor të ndarjes së pushteteve. Në çdo demokraci funksionale, ky do të konsiderohej një tejkalim i hapur kompetencash. Në Shqipëri, jo vetëm që nuk konsiderohet si i tillë, por shikohet si precedent për t’u përshendetur madje meren dhe raste nga vende të tjera që në fakt janë më së shumti jashtë konteksti ose së paku fake news. Disa të tjerë mendojnë se ç’rëndësi ka çthotë kushtetuta sepse këto vendime janë një çmim i pranueshëm që duhet paguar edhe në kurriz të kushtetutës në luftën kundër korrupsionit.

Por siç kanë paralajmëruar prej kohësh jo pak filozofë të së drejtës, “qëllimi i mirë” është justifikimi më i rrezikshëm për të abuzuar me normën juridike. Gustav Radbruch, filozofi i drejtësisë që analizoi shembjen e shtetit ligjor në shekullin XX, shkruante: “Ligji që mohon drejtësinë nuk është më ligj. Kur ai përdoret për qëllime politike, humbet autoritetin.” Edhe Ronald Dworkin theksonte se kur shtetet thyejnë standardet procedurale në emër të së mirës së përgjithshme, ato thjesht maskojnë arbitraritetin si drejtësi.

Këto paralajmërime duken sot më aktuale se kurrë. Lufta kundër korrupsionit nuk mund të ketë si armë shkeljen e Kushtetutës, sepse atëherë shteti ligjor kthehet në instrument të rrezikshëm të politikës penale.Në këtë dinamikë luan rol jo të vogël presioni ndërkombëtar, i cili si inisiator dhe financues i reformës në drejtësi kërkon në jo pak raste “suksese”, duam shifra, duan prova se reforma po funksionon. Por kjo trysni i shtyn shpesh institucionet shqiptare të ndërmarrin veprime që krijojnë iluzionin e progresit, duke e shtyrë Kushtetutën në plan të dytë. Siç paralajmëron Michel Troper, një nga konstitucionalistët më të rëndësishëm europianë, “Asnjë luftë, as kundër terrorizmit, as kundër korrupsionit nuk e justifikon shpërfytyrimin e Kushtetutës, sepse Kushtetuta është mbrojtja jonë kundër shtetit, jo mbulesë e veprimeve të tij.”

Në Shqipëri po krijohet një trekëndësh i ri fuqie mes SPAK-ut, GJKKO-së dhe gjykatave të nivelit të lartë, një konfigurim që i jep pushtetit gjyqësor kompetenca që nuk i ka të shkruara në Kushtetutë. Ndërsa ekzekutivi dhe legjislativi kufizohen, drejtësia penale zgjerohet në zona që nuk i takojnë. Ky raport i ri forcash prodhon jo vetëm pasiguri juridike, por edhe perceptimin e një drejtësie që funksionon në varësi të dinamikave politike, diplomatike apo të presioneve të momentit. Një demokraci nuk mbahet nga drejtësia që fiton betejat e ditës, por nga institucionet që mbrojnë rregullat e lojës.Montesquieu, babai i ndarjes së pushteteve, paralajmëronte se “çdo pushtet që nuk frenon veten, e thyen tjetrin.”

Sot në Shqipëri, ky parim po shkelet haptazi. Një gjykatë që i jep vetes kompetenca të reja prek thelbin e republikës. Dhe nëse Kushtetuta fillon të trajtohet si dokument fleksibël, i përshtatshëm për të mbuluar vendime të forta politike apo penale, atëherë ajo humbet fuqinë e saj mbrojtëse.

Lufta kundër korrupsionit është e drejtë. Por nuk ka drejtësi të drejtë që lind nga mjete të padrejta. Republika e ka të lehtë të thotë “po” për çdo masë ekstreme sot, e pamundura është ta mbajë veten nesër. Për këtë arsye, pyetja e vërtetë nuk është nëse vendimet e fundit janë apo jo efektive. Pyetja është nëse ato janë kushtetuese. Sepse Republika që fiton një betejë duke humbur Kushtetutën, në fakt ka humbur gjithçka. Mbetet për tu parë nëse Gjykata Kushtetuese do e krijoj precedentin e dytë apo do respektoj frymen e kushtetues.

The post Në emër të Anti-Korrupsionit po shembim shtetin e së drejtës first appeared on JavaNews.al.

Nga lufta per godinën te lufta për partinë

Nga Roland Lami

Ndërsa i afrohemi përvjetorit të 8 janarit, ditës kur kulmoi përplasja mes mbështetësve të Bashës dhe atyre të Berishës në një konflikt që u reduktua deri te marrja fizike e godinës, ngjarjet e ditëve të fundit në PD paralajmërojnë një përplasje krejt tjetër. Në vend të garës për mure dhe korridore, tani duket se po konturohet një konflikt më i thellë dhe më serioz, beteja për marrjen e drejtimit real të Partisë Demokratike.

Në 8 janar 2022, Partia Demokratike përjetoi një nga skenat më absurde të politikës shqiptare, garën për të marrë godinën, sikur materiali i betonuar përfaqësonte thelbin e partisë. Ishte një përplasje që konfirmoi atë që Max Weber e quan “racionalitet i kufizuar” ku kontrolli fizik mbi godinën ngatërrohet me kontrollin mbi legjitimitetin politik. Në thelb, lufta për godinën ishte ilustrimi i mentalitetit të lidërshipit politik i cili kërkonte të ruante pushtetin jo përmes bindjes por përmes kontrollit të mjedisit dhe strukturës drejtuese.

Ngjarjet e dy ditëve të fundit sporadike në dukje paralajmërojnë një konflikt të një natyre tjetër më serioze dhe më të thellë që mund të ndodh në ditët në vazhdim. Gjadat janë që konflikti i mundshëm të zhvendoset në atë që filozofia Hannah Arendt do ta quante “sfera e autoritetit”. Zërat kritikë brenda PD-së, takimet jashtë agjendës së aprovuar nga kupola dhe tensionet midis drejtuesve në bazë dhe atyre në qendër janë sinjale që tregojnë se autoriteti real nuk buron më nga kontrolli i godinës, por nga aftësia për të përfaqësuar një komunitet politik që po shpërfill gjithnjë e më hapur lidershipin miop. Ndryshe nga viti 2022, sot demokratët përballen me “krizën e legjitimitetit” të përshkruar nga Habermas, një moment kur udhëheqja humb lidhjen me bazën dhe struktura e vjetër nuk arrin më të justifikojë ekzistencën e saj.

Në PD po jepen shenjat e një përplasje që teoricienët e partive politike e quajnë “konflikt oligarki–demos”. Nëse më parë synimi ishte të merrej godina, sot duket se ka ardhur momenti të merret Partia Demokratike, jo në kuptimin fizik, por në kuptimin e kontrollit të destinacionit të saj politik. Kupola ka ngelur e bllokuar në modelin personalizues i një grup njerëzish, një formë organizimi që Sartori e identifikon si tipike për partitë e kapura nga lidershipi, ku partia degradohet në “instrument privat të karrierës politike të disa individëve”. Ndërkohë antarësia dhe simpatizantët kërkojnë rikthimin e funksionimit normal institucional, një parti që ekziston përtej individëve, jo një sh.p.k politike ku aksionet shpërndahen sipas besnikërisë.

Kontrasti është i qartë, në 2022 u luftua për godinën, sepse lidershipi mendonte se godina ishte partia.Sot po luftohet për partinë, sepse gjithnjë e më shumë njerëz kuptojnë se partia nuk është godina, as emri, as vula por komuniteti i ideve dhe vlerave që nuk ndjehet më i përfaqësuar nga lidershipi.

Nëse gjithçka mbyllet me pazare dhe shpërblime për iniciatorët e konfliktit, ndërsa simpatizantët mbeten jashtë loje, atëherë ata thjesht do të largohen drejt alternativave të tjera. Dhe kur baza ikën, partisë nuk i mbetet më asgjë përveç godinës, një objekt bosh, i gatshëm vetëm për muze. Nuk është habi që pas disa vitesh te themi dikur këtu kishte selinë partia me e madhe opozitare.

The post Nga lufta per godinën te lufta për partinë first appeared on JavaNews.al.

Gjyqi para gjykimit

Nga Roland Lami   

Në Shqipëri, zakoni i rrjedhjes së informacionit, i ekspozimit selektiv të provave dhe ndërtimit të “gjyqeve popullore” përmes ekranit është shndërruar tashmë në një praktikë pothuajse të natyralizuar, e cila shpesh konsiderohet si pjesë e pandashme e kulturës mediatike.Mirëpo kur një shoqëri pretendon të jetë pjesë e familjes europiane të shtetit të së drejtës, ky normalitet bëhet simptomë e një devijimi të rrezikshëm. 

Aty ku institucione të reja si SPAK, të cilat duhej të shënonin një ndarje të fortë me të shkuarën, përfundojnë të bëhen pjesë e të njëjtit ritual, krijohet një paradoks moral dhe juridik që ngre pyetje të mëdha për cilësinë e drejtësisë dhe demokracisë tonë në tërësi. 

Në thelb të këtij fenomeni qëndron një mekanizëm i vjetër dhe i njohur mirë në teorinë e së drejtës, ai i gjykimit publik i paraprirë nga opinioni i fabrikuar. Që në shekullin XIX, filozofi i së drejtës, Cesare Beccaria, paralajmëronte se dënimi pa gjykim është forma më primitive e pushtetit, sepse i jep turmës atributet që i takojnë vetëm gjykatës. Shembulli më i goditur i këtij transformimi është mënyra se si dosjet penale shpesh përfundojnë në studio televizive dhe gazeta më shpejt se në sallat e gjyqit, duke krijuar një realitet paralel ku mediat ndërtojnë narrativën e fajit dhe të pafajësisë para se të flasë gjykata. 

Kushtetuta e Shqipërisë është e qartë në nenet themelore ai i prezumimit të pafajësisë si një gur themeli i shtetit të së drejtës. Specifikisht neni 31 dhe 42 përcaktojnë qartësisht se askush nuk mund të konsiderohet fajtor pa një vendim të formës së prerë dhe se e drejta për gjykim të drejtë është e pacënueshme. Ndërkohë, rrjedhja e dosjeve, që në vetvete është një akt i paligjshëm, krijon një gjendje ku opinioni publik manipulohet, gjykata vihet nën presion, ndërsa individi qoftë ai i botës së krimit apo politikës humb mundësinë për të mbrojtur veten në një proces të barabartë. 

Ka një ndryshim të dukshëm midis mënyrës se si trajtohen figurat e botës së krimit dhe personazhet politikë. Në rastin e të parëve, media ndjek logjikën e spektaklit, duke shfrytëzuar kureshtjen publike dhe duke riprodhuar modelimin e krimit si skenografi intrigash dhe misteri. Ndërsa kur bëhet fjalë për figurat politike, nxitimi për të shkatërruar reputacionin para gjykimit synon të prodhojë efekt politik, duke i dhënë publikut një lloj dënimi simbolik që shpesh është më i fortë se vendimi gjyqësor vetë. Sociologu gjerman Niklas Luhmann do ta quante këtë “procedurë të vërtetësisë së fabrikuar”, ku sistemi mediatik krijon realitete të reja që i paraprijnë të vërtetës juridike./Marrë nga profili i autorit në Facebook 

The post Gjyqi para gjykimit first appeared on JavaNews.al.

Teatri publik i drejtësisë, antieuropian dhe antiligjor

Nga Roland Lami

Në Shqipëri, zakoni i rrjedhjes së informacionit, i ekspozimit selektiv të provave dhe ndërtimit të “gjyqeve popullore” përmes ekranit është shndërruar tashmë në një praktikë pothuajse të natyralizuar, e cila shpesh konsiderohet si pjesë e pandashme e kulturës mediatike.Mirëpo kur një shoqëri pretendon të jetë pjesë e familjes europiane të shtetit të së drejtës, ky normalitet bëhet simptomë e një devijimi të rrezikshëm. Aty ku institucione të reja si SPAK, të cilat duhej të shënonin një ndarje të fortë me të shkuarën, përfundojnë të bëhen pjesë e të njëjtit ritual, krijohet një paradoks moral dhe juridik që ngre pyetje të mëdha për cilësinë e drejtësisë dhe demokracisë tonë në tërësi.

Në thelb të këtij fenomeni qëndron një mekanizëm i vjetër dhe i njohur mirë në teorinë e së drejtës, ai i gjykimit publik i paraprirë nga opinioni i fabrikuar. Që në shekullin XIX, filozofi i së drejtës, Cesare Beccaria, paralajmëronte se dënimi pa gjykim është forma më primitive e pushtetit, sepse i jep turmës atributet që i takojnë vetëm gjykatës. Shembulli më i goditur i këtij transformimi është mënyra se si dosjet penale shpesh përfundojnë në studio televizive dhe gazeta më shpejt se në sallat e gjyqit, duke krijuar një realitet paralel ku mediat ndërtojnë narrativën e fajit dhe të pafajësisë para se të flasë gjykata.

Kushtetuta e Shqipërisë është e qartë në nenet themelore ai i prezumimit të pafajësisë si një gur themeli i shtetit të së drejtës. Specifikisht neni 31 dhe 42 përcaktojnë qartësisht se askush nuk mund të konsiderohet fajtor pa një vendim të formës së prerë dhe se e drejta për gjykim të drejtë është e pacënueshme. Ndërkohë, rrjedhja e dosjeve, që në vetvete është një akt i paligjshëm, krijon një gjendje ku opinioni publik manipulohet, gjykata vihet nën presion, ndërsa individi qoftë ai i botës së krimit apo politikës humb mundësinë për të mbrojtur veten në një proces të barabartë.

Ka një ndryshim të dukshëm midis mënyrës se si trajtohen figurat e botës së krimit dhe personazhet politikë. Në rastin e të parëve, media ndjek logjikën e spektaklit, duke shfrytëzuar kureshtjen publike dhe duke riprodhuar modelimin e krimit si skenografi intrigash dhe misteri. Ndërsa kur bëhet fjalë për figurat politike, nxitimi për të shkatërruar reputacionin para gjykimit synon të prodhojë efekt politik, duke i dhënë publikut një lloj dënimi simbolik që shpesh është më i fortë se vendimi gjyqësor vetë. Sociologu gjerman Niklas Luhmann do ta quante këtë “procedurë të vërtetësisë së fabrikuar”, ku sistemi mediatik krijon realitete të reja që i paraprijnë të vërtetës juridike.

Kjo ndërthurje e institucioneve dhe mediave krijon atë që filozofi amerikan i së drejtës Ronald Dworkin e quante “shteti i cinizmit”, ku rregullat ekzistojnë më shumë për t’u cituar sesa për t’u zbatuar, ndërsa drejtësia varet jo nga procedura, por nga interpretimi që i jep masa. Kjo lloj drejtësie është thellësisht model ala shqiptar pasi modeli europian që synonte reforma në drejtësi bazohet te institucionet e pavarura që mbrojnë të drejtat individuale, jo që i sakrifikojnë ato për konsum publik.

SPAK, në këtë panoramë, gjendet në një pozicion të ndërlikuar. Nga njëra anë mbart pritshmëritë e larta të publikut për të luftuar korrupsionin dhe krimin, por nga ana tjetër duhet të ruajë integritetin procedural dhe etik që e dallon drejtësinë nga spektakli. Përplasja mes pritshmërive dhe detyrimeve ligjore është bërë terren i rrëshqitshëm, ku çdo rrjedhje dosjesh i qëllimshëm, për të stimuluar komente publike në media për figura politike dhe të botës së krimit bën hapa prapa në ndërtimin e një drejtësie moderne.

Nëse drejtësia kthehet në një instrument të gjykimit publik, atëherë siç thotë filozofi francez Michel Foucault, ajo humbet rolin e saj dhe i shndërrohet shoqërisë në teatër disipline. Dhe ndryshimi mes teatrit dhe drejtësisë është se në teatër, publiku duartroket, por në drejtësi publiku nuk duhej të kishte rol në përcaktimin e masës së dënimit.

Shqipëria do të mund të quhet pjesë e kulturës europiane juridike vetëm kur individi të mbrohet nga interesi i turmës, kur mediat të mos sillen si gjykata dhe kur institucionet e drejtësisë të mos bien pre e cinizmit të tranzicionit. Pa këtë transformim, çdo reformë mbetet vetëm një fasadë që e riprodhon të shkuarën në një formë të re.

Gjyqi para gjykimit

Nga Roland Lami

Në Shqipëri, zakoni i rrjedhjes së informacionit, i ekspozimit selektiv të provave dhe ndërtimit të “gjyqeve popullore” përmes ekranit është shndërruar tashmë në një praktikë pothuajse të natyralizuar, e cila shpesh konsiderohet si pjesë e pandashme e kulturës mediatike.Mirëpo kur një shoqëri pretendon të jetë pjesë e familjes europiane të shtetit të së drejtës, ky normalitet bëhet simptomë e një devijimi të rrezikshëm. Aty ku institucione të reja si SPAK, të cilat duhej të shënonin një ndarje të fortë me të shkuarën, përfundojnë të bëhen pjesë e të njëjtit ritual, krijohet një paradoks moral dhe juridik që ngre pyetje të mëdha për cilësinë e drejtësisë dhe demokracisë tonë në tërësi.

Në thelb të këtij fenomeni qëndron një mekanizëm i vjetër dhe i njohur mirë në teorinë e së drejtës, ai i gjykimit publik i paraprirë nga opinioni i fabrikuar. Që në shekullin XIX, filozofi i së drejtës, Cesare Beccaria, paralajmëronte se dënimi pa gjykim është forma më primitive e pushtetit, sepse i jep turmës atributet që i takojnë vetëm gjykatës. Shembulli më i goditur i këtij transformimi është mënyra se si dosjet penale shpesh përfundojnë në studio televizive dhe gazeta më shpejt se në sallat e gjyqit, duke krijuar një realitet paralel ku mediat ndërtojnë narrativën e fajit dhe të pafajësisë para se të flasë gjykata.

Kushtetuta e Shqipërisë është e qartë në nenet themelore ai i prezumimit të pafajësisë si një gur themeli i shtetit të së drejtës. Specifikisht neni 31 dhe 42 përcaktojnë qartësisht se askush nuk mund të konsiderohet fajtor pa një vendim të formës së prerë dhe se e drejta për gjykim të drejtë është e pacënueshme. Ndërkohë, rrjedhja e dosjeve, që në vetvete është një akt i paligjshëm, krijon një gjendje ku opinioni publik manipulohet, gjykata vihet nën presion, ndërsa individi qoftë ai i botës së krimit apo politikës humb mundësinë për të mbrojtur veten në një proces të barabartë.

Ka një ndryshim të dukshëm midis mënyrës se si trajtohen figurat e botës së krimit dhe personazhet politikë. Në rastin e të parëve, media ndjek logjikën e spektaklit, duke shfrytëzuar kureshtjen publike dhe duke riprodhuar modelimin e krimit si skenografi intrigash dhe misteri. Ndërsa kur bëhet fjalë për figurat politike, nxitimi për të shkatërruar reputacionin para gjykimit synon të prodhojë efekt politik, duke i dhënë publikut një lloj dënimi simbolik që shpesh është më i fortë se vendimi gjyqësor vetë. Sociologu gjerman Niklas Luhmann do ta quante këtë “procedurë të vërtetësisë së fabrikuar”, ku sistemi mediatik krijon realitete të reja që i paraprijnë të vërtetës juridike.

Kjo ndërthurje e institucioneve dhe mediave krijon atë që filozofi amerikan i së drejtës Ronald Dworkin e quante “shteti i cinizmit”, ku rregullat ekzistojnë më shumë për t’u cituar sesa për t’u zbatuar, ndërsa drejtësia varet jo nga procedura, por nga interpretimi që i jep masa. Kjo lloj drejtësie është thellësisht model ala shqiptar pasi modeli europian që synonte reforma në drejtësi bazohet te institucionet e pavarura që mbrojnë të drejtat individuale, jo që i sakrifikojnë ato për konsum publik.

SPAK, në këtë panoramë, gjendet në një pozicion të ndërlikuar. Nga njëra anë mbart pritshmëritë e larta të publikut për të luftuar korrupsionin dhe krimin, por nga ana tjetër duhet të ruajë integritetin procedural dhe etik që e dallon drejtësinë nga spektakli. Përplasja mes pritshmërive dhe detyrimeve ligjore është bërë terren i rrëshqitshëm, ku çdo rrjedhje dosjesh i qëllimshëm, për të stimuluar komente publike në media për figura politike dhe të botës së krimit bën hapa prapa në ndërtimin e një drejtësie moderne.

Nëse drejtësia kthehet në një instrument të gjykimit publik, atëherë siç thotë filozofi francez Michel Foucault, ajo humbet rolin e saj dhe i shndërrohet shoqërisë në teatër disipline. Dhe ndryshimi mes teatrit dhe drejtësisë është se në teatër, publiku duartroket, por në drejtësi publiku nuk duhej të kishte rol në përcaktimin e masës së dënimit.

Shqipëria do të mund të quhet pjesë e kulturës europiane juridike vetëm kur individi të mbrohet nga interesi i turmës, kur mediat të mos sillen si gjykata dhe kur institucionet e drejtësisë të mos bien pre e cinizmit të tranzicionit. Pa këtë transformim, çdo reformë mbetet vetëm një fasadë që e riprodhon të shkuarën në një formë të re.

The post Gjyqi para gjykimit first appeared on JavaNews.al.

Eltoni dhe sekondat që ndalën cinizmin njerëzor

Dehumanizmi i sotëm nuk është thjesht humbje e empatisë është një kulturë e re, një estetikë e ftohtë që e sublimon indiferencën në virtyt. Sot nuk jemi thjesht më pak njerëzorë por jemi krenarë për këtë zgjedhje. Kemi ndërtuar një qytetërim ku njeriu i dhimbshëm është i dobët, ndërsa njeriu i pandjeshëm është “efikas”.

Egoizmi nuk është më ves, por filozofi jetese është bërë një religjion i ri ku altari është vetja, liturgjia është interesi personal dhe sakrifica e vetme e lejuar është ajo e tjetrit. Ndoshta kjo është arsyeja pse aktet e altruizmit na duken pothuajse skandaloze sepse na kujtojnë se edhe ne mund të kishim bërë të njëjtën gjë, por nuk e bëmë. Mirësia e tjetrit bëhet akuzë ndaj mosveprimit tonë. Ndaj preferojmë të themi: “Është i çmendur”, sesa “Është më i mirë se unë”.

Historia e Elton Zefit në Padova nuk është thjesht kronikë. Është një dritare e vogël që hapet papritur në murin e trashë të dehumanizmit të sotëm. Një thyerje e qetësisë cinike me të cilën jemi mësuar.Sepse ja ku jemi dhjetëra njerëz në breg, një makinë që fundoset, një njeri që rrezikon të mbytet. Dhe prapë askush nuk lëviz. Askush nuk çan horizontin e frikës, rehatisë, apo kalkulimit modern të riskut. Derisa hyn ai, Eltoni me trupin që i mpin nga të ftohtit, por me një ndërgjegje që i rri ndezur si reflektor.

E aty fillon filozofia e vërtetë, ajo që nuk lind në tavolina letërsie, por në minuta paniku, në ujë të turbullt, mes një jete që shkon dhe një jete që e rikthen. Sepse në fakt, rasti i Eltonit nuk është “etikë”. Është kundër-etikë ndaj etikës së sotme, që na mëson të mos përfshihemi, të mos rrezikojmë, të mos hapim zemrën, të mos humbim kohë “me hallet e të tjerëve”. Ai nuk dha leksion. Ai prishi një leksion që bota na e shpjegon çdo ditë se njeriu i mirë është budalla, se guximi është i pamatur, se altruizmi është defekt.

Një akt i vetëm, i bërë në një çast, ka fuqinë të vendosë në krizë gjithë arkitekturën e paragjykimeve kolektive italiane dhe jo vetëm, sepse etiketimet funksionojnë sa kohë njerëzit sillen sipas pritshmërive tona, por lëkunden sapo dikush pa bujë, pa motiv, pa skenar thyen rregullin e pashkruar të indiferencës. Rasti i Elton Zefit e prish këtë simetri, një njeri që reagon, ndërkohë që turma rri, mjafton për ta bërë çdo stereotip të duket mekanik, i vjetruar, i pambështetur. Dhe pikërisht këtu fillon reflektimi i vërtetë jo mbi atë që bëri ai, por mbi atë që ne presim ose nuk presim nga njeriu sot.

Në fund, ndoshta vlera më e madhe e këtij rasti nuk është heroizmi vetjak, por kujtesa e thjeshtë se njeriu ende ka kapacitet të reagojë përtej vetes. Ato pak sekonda kur dikush zgjedh të hyjë në ujë, ndërsa të tjerët hezitojnë në breg, është momenti kur rikthehet balanca mes asaj që mendojmë për botën dhe asaj që bota mund të jetë. Mbase kjo mjafton një gjest i vetëm që i kujton shoqërisë së lodhur nga dyshimi se humanizmi nuk ka vdekur, vetëm pret dikë që ta zgjoj.

Të vërtetat e PD-së që nuk dalin jashtë selisë

Nga Roland Lami

Marrëdhënia mes Partisë Demokratike dhe përfaqësuesve të Bashkimit Europian e Shteteve të Bashkuara ka hyrë prej kohësh në një spirale tensioni, ku secila palë flet, por asnjëra nuk dëgjon. Në çdo raport ndërkombëtar mbi zgjedhjet apo reformat, PD-ja reagon me gjuhë të ashpër dhe akuza të drejtpërdrejta, duke portretizuar diplomatët si të njëanshëm, të painformuar apo të kapur nga narrativat e qeverisë. Në këtë klimë të ndezur, diskursi politik shqiptar është shndërruar në një duel perceptimesh, ku faktet nuk kanë peshën e deklaratës së fortë dhe retorika shpesh merr vendin e argumentit.

Ndërsa BE-ja dhe SHBA-ja publikojnë vlerësime të bazuara në raporte, vëzhgime dhe dokumente, PD-ja reagon me versionin e saj të realitetit, të strukturuar më shumë mbi besimin e brendshëm sesa mbi prova të verifikueshme. Shpesh, në komunikimet e PD-së, diplomatët akuzohen se “nuk kuptojnë realitetin”, “iu referohen të dhënave të manipuluara” apo “bëhen pjesë e propagandës së qeverisë”. Kjo retorikë e ashpër që fillon te lideri legjendar i saj dhe zbret në kor te të tjerët të krijon idenë se PD-ja ka kohë që ka hyrë në fazën kur njeriu i zemëruar nuk i flet më botës, por fillon t’i flasë vetes me zë të lartë duke bindur veten se e vërteta që dëgjon brenda dhomës është më e madhe, më e fuqishme dhe e vetmja që vlen të thuhet.

Në anën tjetër, qeveria e shfrytëzon këtë përplasje të PD me ndërkombëtarët jo pak raste për ta paraqitur veten si “palë racionale” që ndjek standardet e BE-së dhe SHBA-së. Ky kontrast i shërben pushtetit për të justifikuar problemet e veta të qeverisjes, korrupsionin e lartë, mungesën e transparencës, centralizimin e institucioneve në disa duar, duke ia hedhur fajin opozitës “që s’di të sillet”, “që bojkoton”, “që saboton”, “që është revanshiste”. Në këtë mënyrë, sjellja agresive e PD-së i shërben qeverisë për të mbuluar defektet e veta. Një lloj paralogjike politike ku gabimet e qeverisë justifikohen përmes gabimeve të opozitës.

Përfaqësuesit ndërkombëtarë, ndërkohë, mbeten të palëkundur në qasjen e tyre teknike. Ata shohin procedura, jo retorikën, standarde, jo emocione, prova, jo supozime, dhe gjeopolitikën parapetrat strikt të demokracosë. Ky qëndrim i qëndrueshëm diplomatik e irriton edhe më shumë PD-në, e cila e interpreton si mungesë vëmendjeje apo moskuptim të thellë të krizës politike shqiptare. Ashtu si dikush që dëshiron t’i tregojë botës plagën e vet, por gjen përballë vetëm një mjek që kërkon analizat laboratorike, PD-ja ndjehet e pavlerësuar dhe e padëgjuar ndaj ngre zërin edhe më shumë.

Në këtë terren, formësohen dy narrativa të ndara. BE-ja dhe SHBA-ja flasin për progres të kufizuar, për probleme reale por të matshme, për devijime që nuk ndryshojnë tërësisht rezultatin e zgjedhjeve. PD-ja flet për manipulim masiv, për shtet të kapur, për një sistem që rrëzohet brenda natës. Mes këtyre dy këndvështrimeve, hapet një hendek politik dhe njohës që thellohet dita-ditës. Analistët e shohin PD-në gjithnjë e më të mbyllur brenda vetes, duke qarkulluar të vërtetat e saj ashtu si një organizëm që riciklon ajrin që ka brenda, duke humbur kontaktin me oksigjenin e botës së jashtme.

Në këtë dinamikë të përmbysur, qeveria del përfituesja më e madhe. Ajo paraqet veten si “partneri i besueshëm i ndërkombëtarëve”, ndërkohë që përdor çdo incident dhe deklaratë ekstreme të PD-së për të treguar se opozita është e papjekur dhe e paaftë për të marrë përgjegjësi. Kjo krijon një paradoks të dhimbshëm: PD-ja mendon se po demaskon qeverinë, por në realitet i jep asaj instrumentin më të fortë për të konsoliduar pushtetin.

Në fund, të vërtetat e PD-së mbeten të ngujuara si në një dhomë jehone, ku fjalët përplasen në të njëjtat mure dhe kthehen mbrapsht me të njëjtin ton. Ndërkombëtarët nuk i adoptojnë si qëndrime, qeveria i përdor si argument kundër saj dhe publiku mbetet i lodhur nga një retorikë që nuk prodhon as ndryshim, as dialog. Në vend që t’i flasë realitetit, PD-ja i flet vetes dhe sa më shumë e bën këtë, aq më shumë qeveria paraqitet si “e vetmja” që ruan stabilitetin.

Kështu, Shqipëria mbetet peng e dy ekstremiteteve: një opozite që e shpjegon gjithçka me fajin e të tjerëve dhe një qeverie që e justifikon çdo dështim me sjelljen e opozitës. Ndërsa BE-ja dhe SHBA-ja kërkojnë standarde dhe maturi politike, skena shqiptare shpesh prodhon vetëm zhurmë një zhurmë që mbyt arsyen, dialogun dhe vetë mundësinë për të ecur përpara.

The post Të vërtetat e PD-së që nuk dalin jashtë selisë first appeared on JavaNews.al.

Këshilli Bashkiak: organi që voton sipas motit (politik), jo sipas ligjit

Nga Roland Lami

Në një vend normal, këshilli bashkiak është institucioni i qytetarëve: debaton, kontrollon, pyet, shqyrton, mbron interesin publik. Në Shqipëri? Shpesh është si një grup këshilltarësh që presin t’u vijë urdhri politik si SMS e operatorit: “Voto PRO. Tani.” Dhe ata… votojnë. Me devotshmëri për ta pasur zili.

Rasti i fundit është i pakonkurrueshëm, këshilli bashkiak voton shkarkimin e kryetarit të bashkisë pa bazë kushtetuese e ligjore sic na e qartësoj më vonë vendimi kundra i Gjykatës Kushtetuese. I njëjti këshill bashkiak ndoshta pasi i ra zilja e telefonit nga e njëjta zyrë politike, kërkon rikthimin e përkohshëm të kryetarit të bashkisë. Një komedi që do ta kishte zili edhe Molière, po të mos ishte kaq dramatike për qytetarët.

Për ata që i referohen Ligjit 139/2015 dhe Kushtetutës, më mirë të mos lodhen. Këto janë thjesht dekor në faqe zyrtare, jo instrument pune. Këshilli ynë ka një manual tjetër funksionimi: “Çfarë tha Partia sot?”

Në teori politike, ky organ duhet të jetë pesha kundërbalancuese ndaj kryetarit të bashkisë. Në praktikë, është si një aparat respiratori politik që ushqehet nga ekzekutivi, nëse ai mbyll oksigjenin, këshilli as merr frymë dot. S’ka debat, s’ka qëndrim, s’ka integritet institucional. Ka vetëm një buton votimi dhe një dëshire për t’u dukur i dobishëm në sytë e partisë.

Erdhi koha ta pranojmë hapur që në Shqipëri, këshilla bashkiakë nuk përfaqësojnë qytetarët, por e përdorin qytetarin si alibi. E gjithë loja drejtohet diku tjetër. Këshilltarët janë thjesht figurantët që shfaqen në skenë, ngrejnë dorën, marrin shpërblimin moral dhe largohe deri në urdhrin e radhës.

Paradoksi është grotesk, një ditë kryetari i bashkisë është “rrezik kombëtar” dhe duhet shkarkuar në çast, ditën tjetër duhet kthyher në detyrë si “administrator i shkëlqyer”. Nëse kjo nuk është komedi politike, atëherë duhet shpikur një zhanër i ri: politiko-absurd i urdhrave ditore.

Problemi nuk është thjesht morali i ulët politik. Problemi është se institucionet po përdoren si kukulla, ndërsa ligji shërben vetëm për citime në deklarata. Autonomia vendore? Një kartolinë turistike. Kontrolli institucional? Një koncept teorik që u mësohet studentëve, por nuk ushtrohet në praktikë.

Qytetarët nuk kanë nevojë për një këshill bashkiak që ngre dorën me telekomandë. Ata kanë nevojë për një institucion që di të thotë “jo” kur ligji shkelet, dhe “po” vetëm kur interesi publik e kërkon. Deri sa kjo të ndodhë, këshilli bashkiak do të mbetet tribunë e urdhrave politikë, jo zë i komunitetit. Dhe ndërsa përfaqësimi i vërtetë zhduket, mbetet vetëm ironia e hidhur, qyteti ka zgjedhur këshillin, por këshilli dëgjon dikë krejt tjetër. Në vend të demokracisë vendore, ku fjalën e fundit nuk e ka ligji, as qytetari, kemi regjisorin politik që qëndron pas perdes me telekomandë në dorë.

The post Këshilli Bashkiak: organi që voton sipas motit (politik), jo sipas ligjit first appeared on JavaNews.al.

Çadra e Pushtetit Paralel

Nga Roland Lami

Aksioni opozitar i ngritur rreth çadrës nesër është shembulli perfekt i politikës shqiptare kur kalon nga institucioni tek improvizimi. Në vend që të jetë një alternativë parlamentare, opozita krijon “pushtetin paralel me tenda”, ku retorika është e madhe, qartësia e vogël dhe synimi i turbullt. Çadra, që duhej të ishte simbol proteste, kthehet në një skenë teatri absurd, ku askush nuk e kupton saktësisht nëse po kërkohet reformë, zgjedhje, drejtësi apo thjesht strehim politik për krizën e brendshme.

Sarkazma del natyrshëm: një parti e dobësuar lë sallën e Parlamentit për t’u strehuar nën një mbulesë plastike, duke pretenduar se atje gjendet “vërtet” demokracia. Absurdi kulmon me faktin se, pavarësisht zhurmës, mbetet e paqartë se çfarë synohet konkretisht me çadrën, përveçse të mbahet ndezur kauza, tensioni apo hallet e liderit historik që e ka kthyer protestën në rit, jo strategji.

Në fund, çadra nuk shërben as si program politik, as si alternativë qeverisëse, por vetëm si simbol i mungesës së një udhërrëfimi të vërtetë: një opozitë që rri jashtë institucioneve, duke pretenduar se ndryshimi vjen nga tortuari, jo nga ligji. Një çadër e madhe, një vizion i vogël dhe një vend që pret diçka më serioze se fjalime të improvizuara politike.

Në filozofinë politike ekziston një nocion interesant për këtë lloj sjellje, ajo që lideri nga frika se mos humbet veten,merr gjithë të tjerët me vete. Është ai momenti kur drejtuesi nuk dallon më kufirin mes krizës së tij dhe krizës së partisë, kështu që e ngre gjithë strukturën në majë të një shkalle të lëkundshme dhe u thotë: “Kini besim, kjo është rruga e shpëtimit.” Në këtë logjikë absurde, çadra s’është më vetëm çadër, bëhet metafora e mendimit të vetë-mbyllur, streha imagjinare ku udhëheqësi kërkon t’i shpëtojë shiut politik, ndërsa e zhyt partinë në rrebeshin që vetë krijon.Kështu, partia përfundon si një trup i madh i futur në kapuçin e ngushtë të një njeriu të vetëm dhe askush nuk pyet më nëse kapuçi mban kokën apo koka mban kapuçin.

Kështu politika rrëshqet nga institucionet në improvizim. Në vend të analizës vjen rituali i përhershëm i justifikimit, në vend të strategjisë, përhumbja në një akt simbolik që nuk di as vetë çfarë synon. Absurdi shndërrohet në metodë veprimi, dhe partia funksionon si trup i lidhur pas humorit, halleve dhe interesave të një njeriu të vetëm. Ky është thelbi i pushtetit paralel, një projekt pa drejtim të qartë, që mbahet në këmbë jo nga vizioni politik, por nga frika për të pranuar se rruga e deritanishme nuk të shpie askund.

Dhe këtu fillon halli ynë kolektiv, një vend që ngel me pushtet, por pa kundërpeshë. Demokracia, që teorikisht ecën mbi dy këmbë – qeverinë dhe opozitën – ecën sot me një këmbë të vetme dhe një çadër të palosur në dorën tjetër. Në mungesë të opozitës reale, pushteti shtyhet përpara pa frenë në mungesë të kontrollit, institucionet transformohen në formalitete dhe qytetarët mbeten spektatorë të një loje ku askush s’po luan rolin e kundërshtarit. Në këtë vakum, vendi funksionon jo si republikë parlamentare, por si mekanizëm që rrotullohet vetvetiu ngadalë, pa drejtim, me një ndjenjë të zgjatur pritjeje për një opozitë që të dalë nga çadra, të futet në institucione dhe të rikthejë ekuilibrin që i mungon sistemit.

The post Çadra e Pushtetit Paralel first appeared on JavaNews.al.

Panairi i Librit dhe panairi i rrjeteve sociale

Nga Roland Lami 

Çdo vit, në të njëjtin vend ku dikur rreshtoheshin lexues të uritur sot mbushet një tjetër lloj oreksi: ai për poza. Panairi i Librit është shndërruar ngadalë në një skenë të madhe vetë-prezantimi, ku libri përdoret më shumë si aksesor sesa si tekst që duhet hapur, kuptuar, përjetuar.

Në stendat e botuesve, pas kopertinave që rrallë preken, endet shpresa e brishtë se ndoshta dikush do ta zgjedhë vërtet një libër për ta lexuar. Ndërkohë, përballë, vizitorët rendin drejt atij këndi me dritë të mirë apo dekor me ngjyra ku një foto me libër në dorë i jep profilit të tyre një kombinacion me veshjen dhe ajo që është më e rendësishme një shkëlqim të rremë intelektual.

Shoqëria jonë lexon gjithnjë e më pak, por pozon me libra gjithnjë e më shumë. Është një lloj performancë kulturore, ku aparenca zë vendin e përmbajtjes. Mjafton një foto, një filtër dhe një frazë e kopjuar për t’u vetëshpallur “lexues”, ndërsa libri shpesh nuk hapet kurrë.

Në këtë skenografi të re, botuesit bëjnë ç’është e mundur për të mbijetuar: tituj ngjyrash, kopertina tërheqëse, ulje çmimesh, evente, nënshkrime gjithçka për t’i dhënë librit një shans mes një audience të shpërqendruar. Por libri nuk garon më me librin tjetër: ai garon me ekranin, me rrjedhën e pafundme të imazheve, me simbolikën bosh të “librit si dekor”.

Në rrugicat e panairit mund të dallosh ndonjë fëmijë që pyet me sinqeritet: “Pse bëjnë foto me libra?”

Sepse fotoja duket, ndërsa leximi nuk shihet. Dhe ne jetojmë në një kohë ku vlera e një gjëje matet me sa mund të ekspozohet, jo me sa mund të kuptohet.

Mbrëmja bie, panairi mbyllet, dritat shuhen. Fotot mbeten në rrjetet sociale si suvenire të një kulture të pozimit. Ndërsa librat kthehen në kuti, duke pritur vitin tjetër, një vit tjetër shprese, një vit tjetër iluzioni, një vit tjetër ku ndoshta dikush do t’i kërkojë për atë që janë, jo për atë që duken në foto.

Nëse vazhdojmë kështu, Panairi i Librit rrezikon të kthehet në panairin e një kujtese kolektive, një kujtim nostalgjik për kohën kur njerëzit shkonin aty për të blerë libra jo për t’i përdorur si dekor në një fotografi të radhës.

Ndoshta kjo është rruga ku po shkojmë, librat do të vazhdojnë të dalin çdo vit, të rreshtohen në stenda, të ndriçohen bukur për kamera, ndërsa leximi do të zvogëlohet ngadalë, pa zhurmë, si një zakon i vjetër që askush s’e mban mend pse ekzistonte. Panairi do të mbetet i mbushur plot njerëz jo sepse libri ka fituar, por sepse fotografia ka nevojë për një sfond të mirë. Dhe kështu, libri do të vazhdojë të jetë prezent kudo… përveç vendit ku ka rëndësi: në mendjen e njerëzve./Marrë nga profili i autorit në Facebook

The post Panairi i Librit dhe panairi i rrjeteve sociale first appeared on JavaNews.al.

❌