❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Tri zakonet e dëmshme dhe faktorët kryesorë që rrezikojnë shëndetin e zemrës - flet doktoresha Fjolla Zhubi Bakija



Sëmundjet kardiovaskulare vazhdojnë të mbeten ndër shkaktarët kryesorë të problemeve shëndetësore, ndërsa identifikimi i faktorëve të rrezikut dhe zakoneve të dëmshme është thelbësor për parandalimin e tyre.

Gjatë podcastit "Shëndeti në rend të parë", e mbështetur nga United Hospital, Fjolla Zhubi Bakija, specialiste e Mjekësisë Interne dhe Kardiologjisë ka përmendur disa faktorë madhorë që ndikojnë drejtpërdrejt në shfaqjen e sëmundjeve të zemrës.




“FaktorĂ« tĂ« rrezikut madhor janĂ« hipertensioni, diabeti, duhani, mbipesha, gjenetika dhe yndyrat e larta nĂ« gjak”, thekson Zhubi Bakija.

Ajo sqaron se këta faktorë shpesh nxiten nga zakonet e përditshme, të cilat me kalimin e kohës çojnë në probleme serioze shëndetësore.

Sipas saj, mungesa e aktivitetit fizik përbën një nga zakonet më të dëmshme.

“Mos aktiviteti fizik Ă«shtĂ« njĂ« zakon, jeta sedentare, ushqimi i pashĂ«ndetshĂ«m edhe duhani”, shprehet ajo, duke i cilĂ«suar kĂ«to si tri ndĂ«r zakonet mĂ« problematike pĂ«r shĂ«ndetin e zemrĂ«s.

Në veçanti, Zhubi Bakija ndalet te rëndësia e ushqyerjes së shëndetshme, duke paralajmëruar për rreziqet që vijnë nga konsumimi i ushqimeve të pashëndetshme.

Për më shumë shikoni të plotë podcastin "Shëndeti në rend të parë":

- YouTube www.youtube.com

Infarkti i miokardit te gratë, Fjolla Zhubi-Bakija tregon simptomat tipike dhe shenjat që nuk duhen neglizhuar



Gjatë podcastit "Shëndeti në rend të parë", e mbështetur nga United Hospital, Fjolla Zhubi Bakijës, specialiste e Mjekësisë Interne dhe Kardiologjisë ka thënë se simptomat e infarktit nuk paraqiten gjithmonë në të njëjtën mënyrë dhe jo çdo rast shoqërohet me dhimbjen klasike të gjoksit.

Zhubi Bakija ka thënë se infarkti paraqitet më së shpeshti me simptomën tipike që është dhimbja shtrënguese e gjoksit, siç tha "por jo gjithmonë".




"Dhimbja tipike zakonisht lokalizohet në mesin e gjoksit dhe mund të përhapet në krahun e majtë, në nofullën e poshtme, në shuplakën e majtë, në shpinë apo në shpatulla. Kjo dhimbje ka karakter shtrëngues, përkeqësohet gjatë aktivitetit fizik dhe zakonisht lehtësohet gjatë pushimit, ndonëse në rastet më të avancuara të sëmundjeve të arterieve koronare mund të shfaqet edhe në qetësi".

Megjithatë, kardiologia thekson se infarkti i miokardit nuk manifestohet gjithmonë me këto simptoma tipike.

Zhubi-Bakija tha se infarkti i miokadrit paraqitet me simptomë tipike të dhimbjes së gjoksit, sidomos te femrat dhe te personat me diabet.

“Ata kanĂ« mĂ« shumĂ« prirje tĂ« paraqesin lodhje ekstreme tĂ« theksuar, djersĂ« tĂ« ftohta, vĂ«shtirĂ«si nĂ« frymĂ«marrje, marramendje apo thjesht njĂ« ndjesi se diçka nuk shkon”, shprehet ajo.

Zhubi Bakija këshillon që çdo simptomë e re dhe e pashpjegueshme, si lodhja e theksuar, vështirësia në frymëmarrje apo djersitja e papritur, duhet të merret seriozisht.

Më shumë shikoni të plotë podcastin "Shëndeti në rend të parë":

- YouTube www.youtube.com

“Infarkti nuk zgjedh moshĂ«â€, pse shĂ«ndeti i zemrĂ«s duhet tĂ« jetĂ« prioritet? Flet doktoresha Fjolla Zhubi-Bakija



Sëmundjet e zemrës nuk janë më vetëm problem i moshës së shtyrë. Infarktet dhe problemet serioze kardiovaskulare po shfaqen gjithnjë e më shpesh edhe te personat e rinj, madje në të 30-tat dhe të 40-tat e tyre.

KĂ«shtu tha nĂ« episodin e 61-tĂ« tĂ« podcastit “ShĂ«ndeti nĂ« rend tĂ« parĂ«â€, e mbĂ«shtetur nga United Hospital, Fjolla Zhubi Bakija, specialiste e MjekĂ«sisĂ« Interne dhe KardiologjisĂ«.

- YouTube www.youtube.com

Në këtë episod, doktoresha Zhubi Bakija thekson se rritja e rasteve të infarktit në moshë të re nuk lidhet me ndryshime gjenetike, por kryesisht me stilin e jetesës moderne.

Jeta sedentare, mungesa e aktivitetit fizik, ushqimi i përpunuar me shumë kripë, sheqer dhe yndyra të dëmshme, pirja e duhanit, konsumimi i alkoolit dhe stresi kronik janë faktorët kryesorë që po e përshpejtojnë shfaqjen e sëmundjeve të zemrës.

NjĂ« pjesĂ« e rĂ«ndĂ«sishme e diskutimit iu kushtua kontrolleve preventive, tĂ« cilat shpesh neglizhohen, sidomos nga tĂ« rinjtĂ« qĂ« ndihen “mirĂ«â€ dhe nuk kanĂ« simptoma tĂ« dukshme.

Sipas doktoreshës, matja e tensionit të gjakut, analizat e kolesterolit dhe sheqerit në gjak, si dhe një EKG e thjeshtë, mund të japin informacione jetike dhe të parandalojnë pasoja serioze në të ardhmen.

Ajo foli edhe për simptomat e infarktit, duke sqaruar se ato nuk paraqiten gjithmonë me dhimbje të forta në gjoks.

“Te gratĂ« dhe personat me diabet, infarkti mund tĂ« shfaqet me lodhje ekstreme, djersitje tĂ« ftohta, vĂ«shtirĂ«si nĂ« frymĂ«marrje apo thjesht me ndjesinĂ« se ‘diçka nuk shkon’. KĂ«to simptoma nuk duhet tĂ« injorohen dhe kĂ«rkojnĂ« vlerĂ«sim tĂ« menjĂ«hershĂ«m mjekĂ«sor”, ka sqaruar Zhubi-Bakija.

Zhubi Bakija thekson se shëndeti i zemrës ndërtohet që në fëmijëri dhe se parandalimi është gjithmonë më i fuqishëm se trajtimi.

PĂ«r mĂ« shumĂ« shikoni tĂ« plotĂ« podcastin “ShĂ«ndeti nĂ« rend tĂ« parĂ«â€ e mbĂ«shtetur nga United Hospital. /Telegrafi/

Për kë është i dobishëm kolagjeni? Sqaron trajneri i fitnesit, Arbër Peci



Kolagjeni është një nga suplementet më të përfolura viteve të fundit, i cili reklamohet fuqishëm në rrjete sociale si TikTok dhe Instagram.

Kështu tha gjatë podcastit "Shëndeti në rend të parë", e mbështetur nga United Hospital, trajneri i fitnesit Arbër Peci, i cili po ashtu shtoi se marketingu shpesh e tejkalon realitetin shkencor.



Sipas tij, kolagjeni ka vlerën e vet, por nuk është suplement universal për të gjithë.

"Ai Ă«shtĂ« veçanĂ«risht i dobishĂ«m pĂ«r personat qĂ« kanĂ« probleme me nyjet – qoftĂ« nĂ« gjunjĂ«, duar apo pjesĂ« tĂ« tjera tĂ« trupit ku ka ngarkesĂ« tĂ« madhe fizike. Te kĂ«ta persona, ndikimi i kolagjenit vĂ«rehet dukshĂ«m dhe relativisht shpejt”, shprehet Peci.

Siç tha Peci një tjetër fushë ku kolagjeni ka efekt është lëkura dhe flokët.

Ai theksoi se përdorimi i tij mund të ndihmojë në përmirësimin e elasticitetit të lëkurës, në rigjenerim dhe në zvogëlimin e thatësisë, si dhe në përmirësimin e cilësisë së flokëve.

“Kolagjeni nuk pĂ«rdoret pĂ«r rritje tĂ« masĂ«s muskulare”, thekson trajneri i fitnesit.

Ai shpjegon se, në thelb, kolagjeni është proteinë, e ngjashme me proteinat e tjera si whey, por me funksion tjetër në organizëm.

Ideja se kolagjeni ndihmon drejtpërdrejt në ndërtimin e muskujve është më shumë psikologjike sesa reale.

Sa i përket mënyrës së përdorimit, Arbër Peci rekomandon që kolagjeni të merret *në mëngjes, rreth 30 minuta para ushqimit, për përthithje më të mirë.

Për më shumë shikoni të plotë podcastin "Shëndeti në rend të parë":

- YouTube www.youtube.com

Trajneri i fitnesit, Arbër Peci shpjegon rolin e proteinave Whey dhe aminoacideve në stërvitje



GjatĂ« njĂ« podcasti “ShĂ«ndeti nĂ« rend tĂ« parĂ«â€, e mbĂ«shtetur nga United Hospital, trajneri i fitnesit ArbĂ«r Peci ka folur pĂ«r rĂ«ndĂ«sinĂ« e proteinave Whey dhe aminoacideve nĂ« procesin e rikuperimit dhe ndĂ«rtimit tĂ« muskujve, duke sqaruar dallimet mes tyre dhe rastet kur suplementimi Ă«shtĂ« i nevojshĂ«m.

Sipas Pecit, proteina Whey, pasi konsumohet, zbërthehet në aminoacide, të cilat janë elementët bazë që ndihmojnë në rregullimin dhe rikuperimin e indeve muskulare.




Këto inde dëmtohen natyrshëm gjatë ushtrimeve fizike, veçanërisht në stërvitjet e forcës. Pikërisht aminoacidet janë ato që kontribuojnë në riparimin dhe ndërtimin e muskujve pas ngarkesës fizike.

“Proteina Whey zbĂ«rthehet nĂ« aminoacide, pastaj aminoacidet janĂ« ato qĂ« e bĂ«jnĂ« rregullimin, rikuperimin e indeve muskulare, tĂ« cilĂ«t i dĂ«mtojmĂ« gjatĂ« stĂ«rvitjeve nĂ« fitnes. KĂ«shtu qĂ« BCA-ja ose kĂ«to aminoacidet esenciale janĂ« produkti final, i cili thjesht nuk ka nevojĂ« me u zbĂ«rthye po direkt depĂ«rton nĂ« gjak edhe nĂ« muskuj. Aminoacidet nĂ« rast se dikush ushqehet shĂ«ndetshĂ«m dhe mjaftueshĂ«m, nuk ka nevojĂ« pĂ«r asnjĂ«rĂ«n prej tyre, siç e thashĂ« edhe ma herĂ«t, por nĂ« rast se ushtron nĂ« mĂ«ngjes pa u ushqyer atĂ«herĂ« e kanĂ« nevojshme me pĂ«rdorĂ« gjatĂ« stĂ«rvitjeve edhe pas stĂ«rvitjeve aminoacide, pasi ju duhet energji, ju duhet ushqim, qĂ« nĂ« realitet po e quaj edhe kĂ«tĂ« ushqim gjatĂ« stĂ«rvitjeve”.

PĂ«r mĂ« shumĂ« shikoni podcastin e plotĂ« “ShĂ«ndeti nĂ« rend tĂ« parĂ«â€:


- YouTube www.youtube.com

Suplementet, çfarë duhet të dimë për përdorimin dhe rëndësinë e tyre? Flet trajneri i fitnesit Arbër Peci



Përdorimi i suplementeve ushqimore është bërë pjesë e përditshmërisë për shumë persona që merren me fitnes, sport apo thjesht synojnë një formë më të mirë trupore.

Por sa të nevojshme janë realisht ato dhe kur mund të bëhen të rrezikshme?

KĂ«to dhe shumĂ« dilema tĂ« tjera u trajtuan nĂ« episodin e 60-tĂ« tĂ« podcastit “ShĂ«ndeti nĂ« rend tĂ« parĂ«â€, e mbĂ«shtetur nga United Hospital ku i ftuar ishte trajneri i fitnesit ArbĂ«r Peci.

- YouTube www.youtube.com

Gjatë bisedës, Peci theksoi se suplementet nuk janë zëvendësim i ushqimit, por vetëm një shtesë për të plotësuar mangësitë e një diete që nuk realizohet siç duhet.

“Ushqimi Ă«shtĂ« baza, suplementi Ă«shtĂ« vetĂ«m plotĂ«sues”, ishte mesazhi kryesor i tij, duke sqaruar se nĂ« shumĂ« raste njerĂ«zit nuk kanĂ« fare nevojĂ« pĂ«r suplemente nĂ«se ushqehen mirĂ«.

Një pjesë e madhe e diskutimit iu kushtua proteinës, veçanërisht dallimit mes Whey dhe Casein-ës.

Sipas Pecit, Whey përdoret kryesisht pas stërvitjes për shkak të përthithjes së shpejtë, ndërsa Casein preferohet para gjumit, pasi tretet ngadalë dhe ushqen muskujt gjatë natës.

Ai sqaroi gjithashtu se nevoja pĂ«r proteinĂ« ndryshon nga personi nĂ« person, varĂ«sisht peshĂ«s trupore dhe qĂ«llimit – mirĂ«mbajtje, dobĂ«sim apo rritje tĂ« masĂ«s muskulare.

Në episod u sqarua edhe roli i aminoacideve dhe BCAA-ve, duke theksuar se ato nuk janë të domosdoshme për këdo.

Ai tha se nëse një person ushqehet rregullisht dhe mjaftueshëm, këto suplemente shpesh janë të panevojshme.

Ndërkohë, kreatina u cilësua si një nga suplementet më të studiuara dhe më të sigurta, kur përdoret në mënyrë korrekte dhe pa teprime.

Një nga momentet më të rëndësishme të podcastit ishte paralajmërimi për rreziqet e keqpërdorimit të pre-workout.

Peci theksoi se ky suplement mund të rrisë ndjeshëm energjinë dhe performancën, por në rastet e mbidozimit ose te personat me probleme shëndetësore të fshehura, mund të shkaktojë pasoja serioze, përfshirë probleme me zemrën dhe ankth të theksuar.

Për më shumë ndiqni podcastin e plotë "Shëndeti në rend të parë", e mbështetur nga United Hospital. /Telegrafi/

Makasqi: Ndërgjegjësimi për shëndetin mendor është rritur, por mbetet ende sipërfaqësor



Psikologia e kriminologjisë, Dita Makasqi, gjatë podcastit "Shëndeti në rend të parë", e mbështetur nga United Hospital ka trajtuar një nga temat më të ndjeshme të shoqërisë sonë: shëndetin mendor dhe mënyrën se si ai perceptohet, veçanërisht tek të rinjtë.

Sipas Makasqit, edhe pse vitet e fundit ka pasur një rritje të ndërgjegjësimit për rëndësinë e shëndetit mendor, ky ndërgjegjësim ende nuk është në nivelin e duhur.



“NdĂ«rgjegjĂ«simi Ă«shtĂ« rritur, por unĂ« ende e shoh atĂ« si sipĂ«rfaqĂ«sor”, thekson ajo, duke shtuar se shoqĂ«ria jonĂ« ende nuk ka arritur ta trajtojĂ« shĂ«ndetin mendor me seriozitetin dhe normalitetin qĂ« meriton.

NjĂ« nga problemet kryesore qĂ« ajo veçon Ă«shtĂ« frika e vazhdueshme tek tĂ« rinjtĂ« pĂ«r t’u etiketuar.

Siç tha Makasqi, shumĂ« prej tyre hezitojnĂ« tĂ« flasin apo tĂ« kĂ«rkojnĂ« ndihmĂ«, nga frika se do tĂ« konsiderohen “problematikĂ«â€ apo do tĂ« trajtohen ndryshe.

Kjo frikë, sipas saj, ndikon drejtpërdrejt në mirëqenien emocionale dhe zhvillimin e tyre personal.

Makasqi kritikon edhe mungesën e mbështetjes së duhur në institucionet arsimore.

Ajo thekson se shkollat, si hapësira ku të rinjtë kalojnë një pjesë të madhe të kohës së tyre, shpesh nuk ofrojnë një ambient gjithëpërfshirës dhe mbështetës.

Sipas saj, nxënësit që janë më hiperaktivë apo me temperament të fortë, shpesh nuk trajtohen si të barabartë me të tjerët, por shihen si problem.

Për këtë arsye, ajo nënvizon rëndësinë jetike të pranisë së psikologëve në shkolla, si dhe të programeve rehabilituese brenda tyre.

“ËshtĂ« shumĂ« e rĂ«ndĂ«sishme qĂ« shkollat tona tĂ« kenĂ« psikologĂ« dhe programe mbĂ«shtetĂ«se pĂ«r studentĂ«t”, shprehet Makasqi, duke shtuar se shumĂ« prej kĂ«tyre tĂ« rinjve qĂ« sot perceptohen si tĂ« rrezikuar, nĂ« tĂ« ardhmen mund tĂ« bĂ«hen profesionistĂ« tĂ« shkĂ«lqyer – arkitektĂ« tĂ« mirĂ«, doktorĂ« tĂ« mirĂ«, apo kontribuues tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m tĂ« shoqĂ«risĂ«.

Për më shumë shikoni të plotë podcastin "Shëndeti në rend të parë":

- YouTube www.youtube.com

TĂ« rinjtĂ« qĂ« shfaqin sjellje devijante, Makasqi: Çdo person ka vlera dhe mund tĂ« risocializohet nĂ«se shoqĂ«ria beson dhe ndĂ«rhyn me kohĂ«



Psikologia dhe kriminologia Dita Makasqi, gjatë podcastit "Shëndeti në rend të parë", e mbështetur nga United Hospital, ka folur gjerësisht për rëndësinë e risocializimit, veçanërisht tek të rinjtë që shfaqin sjellje devijante apo kanë kryer vepra penale në një fazë të hershme të jetës.

Sipas Makasqit pĂ«rgjatĂ« viteve, shoqĂ«ria shpesh ka paragjykuar tĂ« rinjtĂ« pĂ«r veprime tĂ« caktuara tĂ« bĂ«ra nĂ« moshĂ« tĂ« re, pa marrĂ« parasysh se koha, edukimi dhe mbĂ«shtetja mund t’i ndryshojnĂ« rrĂ«njĂ«sisht.

“Ka raste kur tĂ« rinjtĂ«, tĂ« cilĂ«t janĂ« paragjykuar pĂ«r vepra tĂ« kryera nĂ« rini, pas njĂ« periudhe dhjetĂ«vjeçare janĂ« kthyer nĂ« njĂ« pikĂ« qĂ« askush nuk do ta kishte imagjinuar", shprehet Makasqi.

Sipas saj, kjo Ă«shtĂ« dĂ«shmi e qartĂ« se njĂ« person ka vlera dhe ka potencial pĂ«r t’u risocializuar, nĂ«se i jepet mundĂ«sia e duhur.



Ajo thekson se edhe një person që ka kryer një krim dhe e ka vuajtur dënimin, nuk duhet të mbetet i etiketuar përgjithmonë.

Përkundrazi, siç tha ajo me punë profesionale gjatë periudhës së vuajtjes së dënimit, ai mund të shndërrohet në një individ funksional dhe efektiv për shoqërinë në të ardhmen.

Makasqi vë theks të veçantë tek ndërhyrjet e hershme për të rinjtë që janë në fazën e rritjes dhe që shfaqin shenja të sjelljeve devijante.

Ajo thekson se nĂ« KosovĂ« ka me qindra psikologĂ« – shkollorĂ« dhe klinikĂ« – tĂ« cilĂ«t janĂ« tĂ« pĂ«rgatitur profesionalisht pĂ«r tĂ« punuar me kĂ«tĂ« kategori tĂ« rinjsh.

Sipas saj, krijimi i programeve rehabilituese është thelbësor dhe duhet të ndodhë para se situata të përshkallëzohet në forma më të rënda.

Një rol kyç në këtë proces, sipas Makasqit, e kanë familjet.

Ajo thekson se familjet duhet tĂ« ndĂ«rtojnĂ« njĂ« dialog tĂ« hapur dhe tĂ« vazhdueshĂ«m me fĂ«mijĂ«t e tyre dhe tĂ« mos i lĂ«nĂ« ata tĂ« izolohen nĂ« “botĂ«n e tyre”.

Në ditët e sotme, sipas saj, fëmijët dhe të rinjtë janë tepër të preokupuar me telefonat, aplikacionet dhe përmbajtje të kota, të cilat shpesh i shtyjnë drejt modelimit të sjelljeve devijante.

Për më shumë shikoni podcastin e plotë "Shëndeti në rend të parë":

- YouTube www.youtube.com

ShĂ«ndeti mendor, sjelljet devijuese dhe roli i shoqĂ«risĂ« – flet psikologia e kriminologjisĂ«, Dita Makasqi



Shëndeti mendor nuk është vetëm çështje individuale, por një pasqyrë e drejtpërdrejtë e familjes, shkollës dhe shoqërisë në tërësi.

KĂ«shtu tha nĂ« episodin e 59 tĂ« podcastit “ShĂ«ndeti nĂ« rend tĂ« parĂ«â€, e mbĂ«shtetur nga United Hospital, psikologia e kriminologjisĂ«, Dita Makasqi.

GjatĂ« bisedĂ«s, Makasqi theksoi se njĂ« nga mitet mĂ« tĂ« rrezikshme nĂ« shoqĂ«ri Ă«shtĂ« ideja se kriminelĂ«t “lindin tĂ« tillĂ«â€.

Sipas saj, shumica e sjelljeve devijuese dhe kriminale formohen si rezultat i faktorëve socialë, psikologjikë dhe mjedisorë, duke nisur që nga familja jofunksionale, mungesa e mbështetjes emocionale dhe presioni social, veçanërisht tek të rinjtë.

Një pjesë e rëndësishme e episodit iu kushtua shëndetit mendor të fëmijëve dhe adoleshentëve.

Po ashtu Makasqi vlerĂ«soi se ndĂ«rgjegjĂ«simi pĂ«r shĂ«ndetin mendor Ă«shtĂ« rritur, por mbetet ende sipĂ«rfaqĂ«sor, pasi stigma dhe frika nga etiketimi vazhdojnĂ« t’i mbajnĂ« shumĂ« tĂ« rinj nĂ« heshtje.

Izolimi social, nervozizmi i vazhdueshëm, lodhja kronike dhe humbja e interesit për gjërat që dikur sillnin kënaqësi, sipas saj, janë shenja që nuk duhet të neglizhohen.

PĂ«r mĂ« shumĂ« shikoni tĂ« plotĂ« podcastin “ShĂ«ndeti nĂ« rend tĂ« parĂ«â€. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com

Gastroenterologu Avni Haziri: Kanceri i zorrës së trashë mund të zhvillohet pa asnjë simptomë



Gjatë podcastit "Shëndeti në rend të parë", e mbështetur nga United Hospital, gastroenterologu Avni Haziri ka treguar rrezikshmërinë dhe fshehtësinë e disa formave të kancerit të sistemit tretës, duke theksuar se mungesa e simptomave nuk do të thotë mungesë sëmundje.

Sipas Hazirit, në mbi 22 vite përvojë profesionale, ai ka hasur raste të shumta të pacientëve me kancer të avancuar të lukthit dhe zorrës së trashë, të cilët nuk kanë pasur asnjë simptomë paralajmëruese.



“Mua mĂ« ka ndodhur qĂ« gjatĂ« kĂ«tyre 22 viteve pĂ«rvojĂ« tĂ« kem pacientĂ« me kancer tĂ« avancuar tĂ« lukthit pa pasur asnjĂ« simptomĂ«. Po ashtu, kam pasur pacientĂ« me karcinomĂ« tĂ« zorrĂ«s sĂ« trashĂ« pa asnjĂ« shenjĂ« klinike”, ka deklaruar Haziri.

Ai shpjegon se kanceri i zorrës së trashë konsiderohet një nga format më të rrezikshme, pikërisht për shkak se zhvillohet në heshtje dhe simptomat shfaqen shumë vonë.

“Ky lloj kanceri shpesh jep vetĂ«m anemi. Pacienti nuk ka gjak nĂ« jashtĂ«qitje, nuk ka kapsllĂ«k, as barkqitje. Pra, nuk ka simptoma tipike qĂ« do ta alarmonin menjĂ«herĂ«â€, thekson gastroenterologu.

Një tjetër aspekt shumë i rëndësishëm që Haziri vë në pah është faktori gjenetik.

Ai këshillon që personat që kanë raste të kancerit të lukthit apo zorrës së trashë në familje, duhet të jenë veçanërisht të kujdesshëm.

Për më shumë shikoni të plotë podcastin "Shëndeti në rend të parë". /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com

Gastroenterologu Haziri: Soda e bikarbonit mund të qetësojë dhimbjen e lukthit dhe fryrjen, por nuk e trajton shkakun



Gastroenterologu Avni Haziri gjatë podcastit "Shëndeti në rend të parë", e mbështetur nga United Hospital ka folur për përdorimin e sodës së bikarbonit dhe efektet e saj tek fryrja e barkut dhe tretja.

Sipas tij, soda e bikarbonit mund të japë ndjesi lehtësimi përkohësisht, por nuk trajton shkakun e vërtetë të problemeve të sistemit tretës.



“Soda e bikarbonit Ă«shtĂ« e shĂ«ndetshme, por pĂ«rdorimi i saj pĂ«r tĂ« ndalur dhimbjen e barkut Ă«shtĂ« i rrezikshĂ«m. Ajo vetĂ«m i qetĂ«son simptomat, por nuk e shĂ«ron shkakun, dhe ky Ă«shtĂ« problemi kryesor”, tha Haziri.

Ai shpjegoi se fryrja e barkut dhe krijimi i gazrave ndodhin për shkak të tre faktorëve kryesorë: infeksionet e zorrëve, inflamacionet e zorrëve dhe intolerancat ushqimore.

Fryrja dhe dhimbja janë sinjale që trupi jep për të treguar se diçka nuk shkon në sistemin tretës.

“Fryrja e barkut nuk duhet tĂ« trajtohet vetĂ«m fizikisht pĂ«rmes neutralizimit tĂ« acidit me sodĂ« bikarboni, sepse kjo nuk zgjidh shkakun. Soda e bikarbonit neutralizon acidin, prandaj jep ndjesi lehtĂ«simi, por dhimbja dhe gazrat janĂ« njĂ« sinjal i rĂ«ndĂ«sishĂ«m qĂ« nuk duhet tĂ« injorohet”, theksoi gastroenterologu.

Haziri gjithashtu paralajmëroi se përdorimi i barnave për dhimbje pa zbuluar shkakun mund të ketë pasoja serioze.

Ai e ilustroi kĂ«tĂ« me njĂ« metaforĂ«: “ËshtĂ« si njĂ« alarm sigurie qĂ« ndizet nĂ« njĂ« kompani sigurimesh. NĂ«se ndalojmĂ« alarmin pa kontrolluar shkakun, problemet reale mbeten”.

Për më shumë shikoni të plotë podcastin "Shëndeti në rend të parë":

- YouTube www.youtube.com

Dhimbjet e barkut, refluksi dhe simptomat që shpesh ngatërrohen me sëmundje të tjera - flet gastroenterologu Avni Haziri



Gjatë podcastit "Shëndeti në rend të parë", e mbështetur nga United Hospital, gastroenterologu Avni Haziri ka sqaruar në detaje mënyrën se si dhimbjet e barkut dhe simptomat shoqëruese mund të tregojnë probleme të ndryshme të sistemit tretës, veçanërisht të lukthit.

Sipas tij, nëse dhimbja paraqitet në pjesën e sipërme të barkut, zakonisht ajo lidhet me lukthin.



Ai tha se lokalizimi i dhimbjes dhe koha kur shfaqet janë shumë të rëndësishme për të kuptuar se cila pjesë e lukthit është e prekur.

“NĂ«se pacienti tregon se dhimbja shfaqet menjĂ«herĂ« pas ushqimit, shoqĂ«rohet me djegĂ«sim, ndjenjĂ« pĂ«r tĂ« vjellĂ« apo edhe vjellje, atĂ«herĂ« problemi zakonisht ndodhet nĂ« pjesĂ«n ku ushqimi bie pĂ«r herĂ« tĂ« parĂ« nĂ« lukth ose nĂ« pjesĂ«n e poshtme tĂ« tij”, shpjegon Haziri.

Tutje Haziri u shpreh se në këto raste, diagnoza mund të variojë nga një gastrit i lehtë deri te ulçera gastrike.

Një shenjë e rëndësishme, sipas Hazirit, është edhe kolla e thatë kronike, e cila shpesh nuk lidhet me mushkëritë apo alergjitë, por me kthimin e thartinës së lukthit në ezofag.

“Refluksi ndodh kur thartina e lukthit kthehet pĂ«rmes diafragmĂ«s nĂ« ezofag dhe ndonjĂ«herĂ« arrin deri nĂ« fyt, duke i irrituar kĂ«to pjesĂ«,” shpjegon gastroenterologu duke shtuar se pĂ«r kĂ«tĂ« arsye, shumĂ« pacientĂ« mendojnĂ« se problemi Ă«shtĂ« nĂ« fyt, mushkĂ«ri apo zemĂ«r.

Për më shumë shikoni të plotë podcastin "Shëndet në rend të parë":

- YouTube www.youtube.com

ShĂ«ndeti i stomakut dhe zorrĂ«ve, gastroenterologu Avni Haziri flet nĂ« podcastin “ShĂ«ndeti nĂ« rend tĂ« parĂ«â€



NĂ« episodin e 58-tĂ« tĂ« podcastit “ShĂ«ndeti nĂ« rend tĂ« parĂ«â€, i mbĂ«shtetur nga United Hospital, gastroenterologu, Avni Haziri ka folur pĂ«r shĂ«ndetin e stomakut dhe zorrĂ«ve, si dhe simptomat qĂ« shpesh neglizhohen nga qytetarĂ«t.

Haziri ka shpjeguar se pse fryrja e barkut, djegësimi dhe refluksi nuk duhen normalizuar. Ai tregon pse refluksi gastrik shpesh ngatërrohet me dhimbje të zemrës.


- YouTube www.youtube.com

“Refluksi shpesh ngatĂ«rrohet me probleme tĂ« zemrĂ«s apo mushkĂ«rive, por nĂ« thelb Ă«shtĂ« problem i tretjes dhe duhet trajtuar si i tillĂ«â€, theksoi Haziri.

Gjithashtu gastroenterologu ka folur edhe për rreziqet e vetë-mjekimit, përdorimin e sodës së bikarbonit dhe marrjen e barnave pa diagnozë.

NjĂ« pjesĂ« e veçantĂ« e bisedĂ«s i kushtohet mikrobiomĂ«s sĂ« zorrĂ«ve, tĂ« cilĂ«n Haziri e pĂ«rshkruan si “trurin e dytĂ«â€ tĂ« organizmit, duke theksuar se njĂ« pjesĂ« e madhe e imunitetit dhe hormoneve qĂ« ndikojnĂ« nĂ« gjendjen tonĂ« emocionale prodhohen pikĂ«risht aty.

NĂ« kĂ«tĂ« episod trajtohen edhe tema qĂ« ngjallin interes tĂ« madh te publiku, si dietat “detoks”, kĂ«shillat ushqimore nga rrjetet sociale, konsumimi i kafesĂ« dhe rĂ«ndĂ«sia e kontrolleve parandaluese, sidomos pĂ«r personat qĂ« kanĂ« histori familjare me sĂ«mundje tĂ« stomakut apo zorrĂ«ve.

“Problemet e sistemit tretĂ«s shpesh neglizhohen, por nĂ« disa raste ato mund tĂ« zhvillohen pa dhĂ«nĂ« pothuajse asnjĂ« simptomĂ«, deri nĂ« faza shumĂ« serioze”, paralajmĂ«ron gastroenterologu. /Telegrafi/


Syla: Traumat dhe sëmundjet kardiovaskulare mbeten emergjencat më të rënda në QKUK



NĂ« podcastin “ShĂ«ndeti nĂ« rend tĂ« parĂ«â€, e mbĂ«shtetur nga United Hospital, mjeku i emergjencĂ«s, Naser Syla ka theksuar rĂ«ndĂ«sinĂ« e trajtimit tĂ« menjĂ«hershĂ«m tĂ« rasteve emergjente, duke apeluar qĂ« ato tĂ« mos neglizhohen nga pacientĂ«t apo familjarĂ«t e tyre.

Sipas Sylës, çdo pacient që paraqitet në Klinikën Emergjente i nënshtrohet menjëherë procesit të triazhit dhe trajtohet pa vonesa, varësisht nga gjendja shëndetësore. Megjithatë, ai ka bërë të ditur se emergjencat më të rënda dhe më urgjente vazhdojnë të jenë traumat.

“Emergjencat qĂ« kĂ«rkojnĂ« trajtim tĂ« menjĂ«hershĂ«m nuk duhet tĂ« neglizhohen. Edhe pse nĂ« momentin qĂ« pacienti vjen nĂ« KlinikĂ« i bĂ«het triazhimi dhe merret menjĂ«herĂ« nĂ« trajtim, emergjencat mĂ« tĂ« mĂ«dha janĂ« traumat”, ka deklaruar Syla.

Ai ka sqaruar se çdo lloj traume, qoftë si pasojë e aksidenteve në komunikacion, lëndimeve të ndryshme, përdorimit të armëve të zjarrit apo rënieve nga lartësia, kërkon intervenim sa më të shpejtë dhe profesional, pasi koha është faktor vendimtar në shpëtimin e jetës dhe parandalimin e pasojave afatgjata.

Përveç traumave, sipas Sylës, një numër shumë i madh i pacientëve kërkojnë ndihmë emergjente edhe për sëmundjet kardiovaskulare, të cilat përbëjnë një barrë të konsiderueshme për Klinikën Emergjente.

Për më shumë shikoni të plotë podcastin "Shëndeti në rend të parë":

- YouTube www.youtube.com


“Aksidente, plagosje e vetĂ«vrasje”,  Syla: Numri i rasteve nĂ« KlinikĂ«n Emergjente po rritet nga viti nĂ« vit



GjatĂ« podcastit “ShĂ«ndeti nĂ« rend tĂ« parĂ«â€, e mbĂ«shtetur nga United Hospital drejtori i KlinikĂ«s Emergjente nĂ« QendrĂ«n Klinike Universitare tĂ« KosovĂ«s (QKUK), Naser Syla ka bĂ«rĂ« tĂ« ditur se numri i pacientĂ«ve qĂ« kĂ«rkojnĂ« ndihmĂ« nĂ« kĂ«tĂ« klinikĂ« po shĂ«non rritje tĂ« vazhdueshme.

Sipas tij, vetëm gjatë këtij viti Klinika Emergjente ka trajtuar 99 mijë e 17 pacientë, ndërsa deri në fund të vitit pritet që ky numër ta kalojë shifrën prej 100 mijë pacientësh, çka, sipas Sylës, është jashtë çdo kontrolli.



“Çdo klinikĂ« nĂ« fund tĂ« vitit i nxjerr statistikat e veta. NĂ« KlinikĂ«n e EmergjencĂ«s i kemi pas 99,017 pacientĂ« dhe ky numĂ«r do ta kalojĂ« edhe 100 mijĂ« deri nĂ« fund tĂ« vitit. Kjo Ă«shtĂ« jashtĂ« çdo kontrolli dhe shumĂ« shqetĂ«suese”, ka deklaruar Syla.

Ai ka theksuar se ndryshe nga vendet evropiane, ku numri i rasteve të referuara në nivelin terciar po bie nga viti në vit, në Kosovë po ndodh e kundërta.

Sipas tij, niveli terciar përveç trajtimit profesional, duhet të ketë rol edukativ dhe të fokusohet në përgatitjen e kuadrove të reja mjekësore, si specializantë dhe studentë.

“Te ne numri i pacientĂ«ve Ă«shtĂ« nĂ« rritje tĂ« vazhdueshme, gjĂ« qĂ« tregon mbingarkesĂ« tĂ« sistemit shĂ«ndetĂ«sor”, ka shtuar ai.

Syla ka bërë të ditur se rritje është shënuar edhe në numrin e aksidenteve të komunikacionit.

Gjatë këtij viti janë regjistruar 7 mijë e 207 raste, krahasuar me 6 mijë e 894 raste sa ishin vitin e kaluar.

Po ashtu, në rritje është edhe numri i pacientëve që kërkojnë ndihmë emergjente për sëmundje kardiovaskulare, si dhe numri i të plagosurve.

Siç tha Syla këtë vit janë trajtuar 111 të plagosur, ndërsa vitin e kaluar ky numër ishte 101.

Një tjetër shqetësim serioz, sipas drejtorit të Klinikës Emergjente, është rritja e rasteve të tentim-vetëvrasjeve.

“Edhe pĂ«r numrin e personave qĂ« kanĂ« tentuar vetĂ«vrasje janĂ« diku 450 raste nĂ« krahasim me vitin e aluar qĂ« ka qenĂ« 402 raste”, ka thĂ«nĂ« Syla.

PĂ«r mĂ« shumĂ« shikoni tĂ« plotĂ« podcastin “ShĂ«ndeti nĂ« rend tĂ« parĂ«â€:

- YouTube www.youtube.com

"Mes jetës dhe vdekjes na ndan një fije e hollë", mjeku i Emergjencës Naser Syla në podcastin "Shëndeti në rend të parë"



“Jeta dhe vdekja shpesh ndahen nga njĂ« fije shumĂ« e hollĂ«â€, kĂ«shtu e pĂ«rshkruan realitetin e pĂ«rditshĂ«m drejtori i KlinikĂ«s sĂ« EmergjencĂ«s nĂ« QendrĂ«n Klinike Universitare tĂ« KosovĂ«s, Naser Syla, i cili flet pĂ«r sfidat, emocionet dhe barrĂ«n e madhe profesionale qĂ« mbajnĂ« mjekĂ«t e emergjencĂ«s.

Syla i ftuar nĂ« podcastin “ShĂ«ndeti nĂ« rend tĂ« parĂ«â€, e mbĂ«shtetur nga United Hospital ka thĂ«nĂ« se çdo rast qĂ« referohet apo qĂ« vjen pĂ«r trajtim nĂ« spital, e sidomos nĂ« emergjencĂ«, Ă«shtĂ« njĂ« rast qĂ« kĂ«rkon kujdes akut dhe reagim tĂ« menjĂ«hershĂ«m.

- YouTube www.youtube.com

Megjithatë, siç tha ai Klinika e Emergjencës përballet vazhdimisht me mbingarkesë.

“PĂ«r fat tĂ« keq, pĂ«rveç rasteve qĂ« realisht kĂ«rkojnĂ« tretman akut, kemi edhe shumĂ« raste qĂ« nuk janĂ« emergjente, gjĂ« qĂ« na vĂ«shtirĂ«son punĂ«n dhe krijon vonesa”, thekson ai.

Ai ndalet edhe te perceptimi publik, ku shpesh nĂ« media raportohet se “dikush vdiq nĂ« spital” apo “vdiq nĂ« emergjencĂ«â€, duke u krijuar, siç thotĂ« ai njĂ« lloj “kronike e zezĂ«â€.

“Duhet ta kuptojmĂ« njĂ« gjĂ« shumĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishme: asnjĂ« njeri i shĂ«ndoshĂ« nuk vjen nĂ« spital. NĂ« emergjencĂ« vijnĂ« pacientĂ« me trauma tĂ« rĂ«nda, nĂ« gjendje kritike. AsnjĂ« mjek, pavarĂ«sisht specializimit, nuk mund tĂ« luajĂ« rolin e Zotit. Roli ynĂ« primar Ă«shtĂ« tĂ« ndihmojmĂ«, tĂ« luftojmĂ« me tĂ« gjitha mjetet pĂ«r ta shpĂ«tuar jetĂ«n e pacientit”, shprehet Syla.

Ai flet edhe për ndjenjat që përjeton një mjek emergjence. Sipas tij, ka dy anë të forta emocionale: suksesi dhe humbja.

“Kur arrin ta shpĂ«tosh njĂ« pacient, ajo ndjenjĂ« Ă«shtĂ« e papĂ«rshkrueshme. ËshtĂ« njĂ« kĂ«naqĂ«si shpirtĂ«rore, njĂ« ndjenjĂ« madhĂ«shtore. Por rastet qĂ« pĂ«rfundojnĂ« me vdekje janĂ« jashtĂ«zakonisht tĂ« rĂ«nda emocionalisht, sidomos kur bĂ«het fjalĂ« pĂ«r tĂ« rinj, aksidente trafiku apo lĂ«ndime nĂ« punĂ«. Aty ndjen njĂ« zhgĂ«njim tĂ« thellĂ«, sepse ke dhĂ«nĂ« maksimumin dhe sĂ«rish nuk ke arritur ta nxjerrĂ«sh pacientin nga gjendja kritike”, thotĂ« ai.

Edhe pse ka mbi 30 vjet përvojë në mjekësinë emergjente, Syla pranon se ka raste që e tronditin thellë.

PĂ«r mĂ« shumĂ« shikoni tĂ« plotĂ« podcastin “ShĂ«ndeti nĂ« rend tĂ« parĂ«â€. /Telegrafi/

Thyerja apo krisja e kockës - ortopedi Bujupi tregon se cila është më e vështirë për intervenim dhe rikuperim



Ortopedi Arian Bujupi gjatë podcastit "Shëndeti në rend të parë", e mbështetur nga United Hospital, ka sqaruar dallimin mes krisjes dhe thyerjes së kockës, duke theksuar se këto dy gjendje nuk janë të njëjta as për nga ashpërsia, as për nga mënyra e trajtimit dhe rikuperimit.

Sipas Bujupit, krisja e kockës përkufizohet si një vijë e hollë në kockë dhe konsiderohet si dëmtim më i lehtë.



“Ka shumĂ« pak raste kur krisjet operohen”, ka theksuar ai, duke shtuar se kĂ«to dĂ«mtime zakonisht shĂ«rohen mĂ« shpejt dhe me komplikime minimale.

Ndryshe nga krisjet, Bujupi tha se thyerjet e kockave paraqesin një problem shumë më serioz.

Sipas tij, ato nënkuptojnë shkëputjen e kontaktit ndërmjet dy pjesëve të kockës, çka e bën trajtimin më kompleks.

Bujupi theksoi se shumica e thyerjeve kërkon ndërhyrje operative, sidomos kur pozicioni i kockës nuk është i kënaqshëm.

"NĂ« disa raste, thyerjet mund tĂ« trajtohen edhe pa operacion, pĂ«rmes repunimit dhe imobilizimit, por kjo varet nga pozicioni dhe stabiliteti i kockĂ«s. Jo çdoherĂ« te kockat rezultatet me repunim janĂ« tĂ« kĂ«naqshme dhe mandej duhet tĂ« operohen”, ka shpjeguar Bujupi.

Për më shumë shikoni podcatin e plotë "Shëndeti në rend të parë":

- YouTube www.youtube.com

Si mund të parandalohen dëmtimet e shpinës dhe këmbëve? Ortopedi Arian Bujupi tregon rolin e ushtrimeve dhe stilit të jetesës



Dëmtimet e shpinës dhe këmbëve janë ndër problemet më të shpeshta ortopedike, por sipas specialistëve, një pjesë e madhe e tyre mund të parandalohen përmes një stili të shëndetshëm jetese dhe ushtrimeve të përshtatshme fizike.

Ortopedi Arian Bujupi gjatĂ« podcastit “ShĂ«ndeti nĂ« rend tĂ« parĂ«â€, e mbĂ«shtetur nga United Hospital ka theksuar se parandalimi i kĂ«tyre dĂ«mtimeve varet drejtpĂ«rdrejt nga mĂ«nyra e jetesĂ«s dhe aktiviteti fizik i pĂ«rditshĂ«m, por gjithmonĂ« duke u bazuar nĂ« vlerĂ«sim tĂ« saktĂ« mjekĂ«sor.



“Po, mund tĂ« parandalohen dĂ«mtimet e shpinĂ«s dhe kĂ«mbĂ«ve bazuar nĂ« stilin e jetesĂ«s dhe ushtrimeve. Ushtrimet i ndihmojnĂ« shumĂ« pacientit, por duhet ditur saktĂ« sa Ă«shtĂ« dĂ«mtimi dhe duhet vlerĂ«suar nĂ«se mjafton vetĂ«m trajtimi me ushtrime apo Ă«shtĂ« i nevojshĂ«m edhe intervenimi kirurgjik”, ka deklaruar Bujupi.

Ai ka nënvizuar se ushtrimet fizike dhe kujdesi ndaj trupit luajnë rol kyç në ruajtjen e shëndetit të sistemit muskulor dhe skeletor, por paralajmëron se jo çdo problem mund të trajtohet njësoj.

Sipas tij, shumë profesione janë të lidhura me shfaqjen e problemeve ortopedike, veçanërisht ato që kërkojnë qëndrime të gjata ulur ose pozita të përsëritura të trupit.

“Ka profesione qĂ« rrinĂ« non-stop ulur dhe kjo sigurisht sjell probleme ortopedike. Ne si profesionistĂ« duhet t’i kĂ«shillojmĂ« pacientĂ«t qĂ« tĂ« kenĂ« kujdes dhe tĂ« mos presin deri nĂ« fazĂ«n e ndryshimeve serioze, sepse kĂ«to ndryshime nuk ndodhin menjĂ«herĂ«, por zhvillohen me kohĂ«â€, ka theksuar ortopedi Bujupi.

Ai shton se mungesa e informimit dhe mosndryshimi i zakoneve të përditshme mund të çojë në përkeqësim të gjendjes shëndetësore, duke e bërë trajtimin më të vështirë dhe në disa raste duke e lënë kirurgjinë si zgjidhjen e vetme.

“NĂ«se pacienti nuk informohet me kohĂ« dhe nuk bĂ«n ndryshime nĂ« stilin e jetesĂ«s, mĂ« vonĂ« trajtimi bĂ«het shumĂ« mĂ« i vĂ«shtirĂ« ose kirurgjia mbetet alternativa e vetme”, ka pĂ«rfunduar ai.

PĂ«r mĂ« shumĂ« shikoni podcastin e plotĂ« “ShĂ«ndeti nĂ« rend tĂ« parĂ«â€:

- YouTube www.youtube.com

Ortopedi Shaqiri: Mos i neglizhoni shenjat akute dhe kronike të dhimbjeve në nyje e shpinë



Ortopedi Imran Shaqiri ka theksuar rëndësinë e reagimit në kohë ndaj shenjave paralajmëruese që lidhen me problemet ortopedike, duke bërë thirrje që qytetarët të mos i neglizhojnë simptomat, sidomos kur ato zgjasin më shumë se një ose dy ditë.

NĂ« podcastin “ShĂ«ndeti nĂ« rend tĂ« parĂ«â€, e mbĂ«shtetur nga United Hospital, Shaqiri ka sqaruar se shenjat akute, si Ă«njtja, skuqja dhe dhimbja e vazhdueshme, janĂ« sinjale serioze qĂ« kĂ«rkojnĂ« vlerĂ«sim mjekĂ«sor.



“Shenjat akute, nĂ«se Ă«shtĂ« Ă«njtje, skuqje, dhimbja, nĂ«se persiston pĂ«r shembull njĂ« ditĂ« apo dy, nuk duhet me neglizhu dhe duhet me u paraqit pĂ«r tĂ« parĂ« se çfarĂ« Ă«shtĂ« problemi”, ka thĂ«nĂ« Shaqiri.

Ai ka folur edhe për shenjat kronike, të cilat shpesh lidhen me sëmundje degjenerative si artroza, si dhe me problemet e shpinës dhe gjunjëve.

Sipas tij, dhimbjet gjatë natës, mpirja e duarve dhe e këmbëve janë simptoma që kërkojnë reagim të menjëhershëm dhe konsultim me mjekun.

“Shenjat kronike zakonisht i shohim tek artroza dhe problemet me shpinĂ« e me gjunjĂ«. Dhimbjet gjatĂ« natĂ«s, mpirja e duarve dhe e kĂ«mbĂ«ve janĂ« shenja qĂ« duhet me u paraqit menjĂ«herĂ« tek mjeku”, ka theksuar ortopedi Shaqiri.

Për më shumë shikoni të plotë podcastin "Shëndeti në rend të parë":

- YouTube www.youtube.com

"Aksidentet, koha dhe prognoza", çfarë thonë dy ortopedët për trajtimin e traumave në Kosovë?



NĂ« episodin e 56-tĂ« tĂ« podcastit “ShĂ«ndeti nĂ« rend tĂ« parĂ«â€, i pĂ«rkrahur nga United Hospital, ortopedi dhe traumatologu Arian Bujupi dhe kirurgu ortoped Imran Shaqiri, ndanĂ« me publikun diskutime tĂ« rĂ«ndĂ«sishme mbi shĂ«ndetin e sistemit muskuloskeletor, stilin e jetesĂ«s, preventivĂ«n dhe zhvillimet mĂ« tĂ« reja nĂ« kirurgjinĂ« ortopedike.

Të dy mjekët folën për dëmtimet ortopedike më të shpeshta me të cilat përballen në praktikën e tyre.

- YouTube www.youtube.com

Bujupi i cili ka pasur një përvojë të gjatë profesionale në spitalet e Gjermanisë tha se trauma në Kosovë dhe në Gjermani është përafërsisht e njëjtë.

“Sot nĂ« botĂ«, trauma qĂ« zĂ« vendin e parĂ« Ă«shtĂ« aksidenti”, tha ai, duke pĂ«rmendur aksidentet e trafikut, dĂ«mtimet sportive dhe ato nĂ« vendin e punĂ«s, veçanĂ«risht nĂ« sektorin e ndĂ«rtimit, si burimet kryesore tĂ« traumave.

Një dallim i rëndësishëm që Bujupi vuri në pah mes Kosovës dhe Gjermanisë lidhet me kohën e reagimit në rastet emergjente.

Ai theksoi se në ortopedi koha është faktor vendimtar për prognozën e pacientit.

“Nga momenti kur krijohet njĂ« aksident deri tek momenti qĂ« vjen emergjenca, koha ka shumĂ« tĂ« bĂ«jĂ«. JanĂ« ato ‘minutat e arta’ qĂ« e pĂ«rcaktojnĂ« drejtimin e rastit", shpjegoi ai duke shtuar se nĂ« pĂ«rvojĂ«n e tij nĂ« Gjermani, brenda 20 minutave tĂ« para vendosej drejtimi i trajtimit dhe pacienti shpesh ishte tashmĂ« nĂ« sallĂ« operative.

Ortopedët po ashtu folën edhe për ushqimin e shëndetshëm, por siç tha Shaqiri "pa lëvizje dhe aktivitet fizik të rregullt nuk mund të ruhet shëndeti optimal".

Ata folën edhe për fenomenin e njohur të molisjes dhe përgjumjes pas ushqimit, duke shpjeguar se kjo lidhet me rënien e tensionit dhe me mënyrën se si trupi përpiqet të arrijë ekuilibrin pas marrjes së energjisë.

Për më shumë shikoni podcastin e plotë "Shëndeti në rend të parë". /Telegrafi/

❌