Duket se Uashingtoni i ka rikthyer në agjendë veprimet ushtarake kundër Iranit, në një kohë kur po ndodh një shtypje gjithnjë e më vdekjeprurëse ndaj protestuesve në qytete dhe qyteza në të gjithë vendin.
Raporte tĂ« pakonfirmuara thonĂ« se mĂ« shumĂ« se 500 njerĂ«z janĂ« vrarĂ« â edhe pse disa grupe pĂ«r tĂ« drejtat e njeriut thonĂ« se numri i viktimave mund tĂ« jetĂ« disa herĂ« mĂ« i lartĂ« â gjatĂ« shtypjes sĂ« kryengritjes.
Protestat e javëve të fundit janë shndërruar në njërën prej sfidave më të mëdha ndaj sundimit klerikal që nga Revolucioni Islamik i vitit 1979, përcjell A2.
Demonstratat u nxitën nga inflacioni i madh dhe rënia e shpejtë e monedhës kombëtare, por më pas u shndërruan në një protestë më të gjerë kundër autoriteteve të vendit.
Uashingtoni, por edhe Teherani kanë lënë të kuptohet se janë të hapur për bisedime. Por, presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se SHBA-ja mund të ndërmarrë veprime gjithsesi, duke pasur parasysh raportet për veprime brutale kundër protestuesve.
âNe mund tĂ« takohemi me ta. NjĂ« takim po organizohet, por mund tĂ« na duhet tĂ« veprojmĂ« pĂ«r shkak tĂ« asaj qĂ« po ndodh para takimitâ, u tha Trump gazetarĂ«ve nĂ« bordin e avionit tĂ« ForcĂ«s Ajrore mĂ« 11 janar.
Ministri i JashtĂ«m i Iranit, Abbas Araqchi, tha mĂ« 12 janar: âRepublika Islamike e Iranit nuk po kĂ«rkon luftĂ«, por Ă«shtĂ« plotĂ«sisht e pĂ«rgatitur pĂ«r luftĂ«â.
Pra, cilat janë opsionet e Uashingtonit nëse diplomacia dështon?
Sulme të kufizuara
Nga ana pozitive, sulmet e kufizuara ndaj objektivave simbolike do të përfshinin më pak rrezik për Forcat e Armatosura Amerikane dhe për goditjen e civilëve.
Ato gjithashtu do të kryheshin më lehtë brenda kapaciteteve ushtarake të SHBA-së në rajon dhe përtej tij, dhe teorikisht mund të kryheshin pa përfshirjen e aleatëve të SHBA-së në Gjirin Persik.
Disa analistë kanë thënë se ky opsion ka disa mangësi, kryesisht sepse i mundëson regjimit të mobilizojë mbështetje patriotike dhe të largojë vëmendjen nga ankesat që ushqejnë demonstratat mbarëkombëtare, duke shkaktuar njëkohësisht pak dëme reale.
Gjithashtu, mund tâu dĂ«rgojĂ« shenjĂ« protestuesve se Uashingtoni nuk po iu del nĂ« ndihmĂ« tyre kur po vriten dhe po arrestohen nga forcat iraniane tĂ« sigurisĂ«.
Një shembull i një caku të tillë do të ishte një strukturë si kazermat e policisë, të paramilitarëve Basij ose të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC).
Një fushatë e qëndrueshme
Një fushatë më e bashkërenduar sulmesh kundër IRGC-së do të mundë të kishte më shumë ndikim, veçanërisht nëse do të zgjerohej dhe do të përfshinte sulme ndaj objekteve raketore iraniane, komandës dhe kontrollit, si dhe forcave të tjera të sigurisë.
Një problem është se forcat detare amerikane aktualisht nuk ndodhen në rajon në numër dhe kapacitet të mjaftueshëm. Aeroplanmbajtësja më e afërt, USS Abraham Lincoln, ndodhet aktualisht në Detin e Kinës Jugore, ku po kryen stërvitje me municion të vërtetë. Ajo është disa ditë lundrim larg Gjirit Persik.
Forcat amerikane kanë baza ushtarake në rajon, në vende si Kuvajti, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Katari. Por, këto vende, sipas raportimeve, i kanë kërkuar Uashingtonit të mos ndërmarrë veprime ushtarake.
Shumëkush do të ishte i shqetësuar nga ndonjë kundërsulm iranian. Gjatë luftës 12-ditore në qershor, kur Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara goditën programin bërthamor të Iranit, një sulm raketor iranian ndaj një baze ajrore në Katar shkaktoi shqetësim të madh.
Ai sulm ishte kryesisht simbolik, por Irani ka kërcënuar me hakmarrje ndaj çfarëdo sulmi të ri amerikan dhe këtë herë hakmarrja mund të jetë më e fortë. Eksportet e lëndëve djegëse fosile të aleatëve të SHBA-së në Gjirin Persik, që kalojnë përmes Ngushticës së Hormuzit, mund të ndërpriten. Edhe Izraeli mund të sulmohet, duke ngritur rrezikun e një konflikti më të gjerë rajonal.
âGjendja e tanishme pĂ«r RepublikĂ«n Islamike Ă«shtĂ« ekzistenciale. Kjo Ă«shtĂ« njĂ« betejë⊠qĂ« synon drejtpĂ«rdrejt vetĂ« natyrĂ«n dhe thelbin e regjimitâ, tha pĂ«r Radion Farda tĂ« Radios Evropa e LirĂ« Ali Mamouri, hulumtues nĂ« Universitetin Deakin nĂ« Australi.
âNĂ«se sulmohet, pothuajse me siguri do tĂ« kundĂ«rpĂ«rgjigjet me tĂ« gjitha kapacitetet qĂ« ka nĂ« dispozicionâ, tha ai.
Forcat speciale, atentati
Pas rrëzimit të udhëheqësit të Venezuelës, Nicolas Maduro, a është lideri suprem i Iranit, Ali Khamenei, i radhës në listë e arrestimit nga forcat speciale amerikane?
Një operacion i tillë duket i pamundur. Forcat amerikane ishin të grumbulluara rreth Venezuelës në numër shumë më të madh dhe u ndihmuan gjithashtu nga burime inteligjence brenda regjimit, sipas raportimeve.
Një tjetër skenar mund të ishte atentati, duke e rrëzuar regjimin dhe duke nxitur një luftë për pushtet brenda Iranit. Kjo do të varej shumë nga të dhënat e shkëlqyera të inteligjencës.
Mangësi kryesore këtu do të ishte se rezultati është i paparashikueshëm dhe mund të çojë në kaos dhe gjakderdhje më të madhe. Megjithatë, një regjim i ri, madje edhe një i udhëhequr nga IRGC-ja, mund të jetë i gatshëm të bashkëpunojë me Uashingtonin.
âMendoj se kjo Ă«shtĂ« e mundshmeâ, tha pĂ«r Radion Farda mĂ« 6 janar Michael Rubin, ish-zyrtar i Pentagonit dhe hulumtues i lartĂ« nĂ« Institutin Amerikan tĂ« NdĂ«rmarrjeve me seli nĂ« Uashington.
Bllokada, sulme kibernetike, armë zanore
Trump ka edhe opsione të tjera mbi tavolinën e tij në Zyrën Ovale.
âĂshtĂ« mjaft e mundshme qĂ« po shqyrtohen edhe opsione joushtarake. KĂ«to mund tĂ« pĂ«rfshijnĂ« njĂ« bllokadĂ« tĂ« plotĂ« ekonomike ndaj Iranit pĂ«r tĂ« parandaluar eksportet e tij tĂ« naftĂ«s drejt KinĂ«s ose sulme kibernetike qĂ« ndĂ«rpresin sistemet e komunikimit dhe vendimmarrjes tĂ« agjencive iraniane tĂ« sigurisĂ«â, i tha Radios Farda Ali Vaez, drejtor i projektit pĂ«r Iranin nĂ« Grupin NdĂ«rkombĂ«tar tĂ« Krizave.
Sulmet kibernetike kanë ndodhur edhe më parë.
Në vitin 2021, stacionet e karburantit në Iran u vunë në shënjestër të një sulmi kibernetik, për të cilin Irani fajësoi Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin pa paraqitur prova.
Sulme të ngjashme kanë ndodhur edhe më vonë.
Në vitin 2019, Irani pretendoi se kishte zbuluar një rrjet spiunazhi të CIA-s pas një sulmi kibernetik ndaj sistemeve të armëve. Mediat amerikane në atë kohë raportuan se ishte një sulm amerikan, duke cituar zyrtarë qeveritarë anonimë.
Mund të ketë gjithashtu opsione për sulme më pak konvencionale.
Pas operacionit amerikan në Venezuelë, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, shpërndau komente që pretendohet se janë bërë nga një person që i mbijetoi një sulmi me armë zanore.
âIshte si njĂ« valĂ« zanore jashtĂ«zakonisht e fortĂ«. Papritur ndjeva sikur koka po mĂ« shpĂ«rthente nga brenda. TĂ« gjithĂ«ve na filloi gjakderdhja nga hunda. Disa po villnin gjak. RamĂ« pĂ«rtokĂ«, tĂ« paaftĂ« pĂ«r tĂ« lĂ«vizurâ, citohej tĂ« ketĂ« thĂ«nĂ« ai.
Megjithatë, ky raport nuk është konfirmuar në mënyrë të pavarur apo zyrtare.