Rënia e e-Albania, të vet-punësuarit nuk po marrin pagesat, ka biznese nuk po paguajnë dot faturat
Iliri punon si bashkëpunëtor i jashtëm në një televizion. Ai është regjistruar si i vetëpunësuar i vetëm dhe lëshon fatura mujore për televizionin.
Kjo është e ardhura kryesore që ai ka. Prej disa ditësh Iliri i kërkon ekonomistes që të presë faturën mujore, por kjo është e pamundur, pasi fiskalizimi i faturave bëhet përmes sistemit self-care, që ka mbi dy javë që është tërësisht jashtë funksionit dhe menaxhohet nga portali qeveritar E-Albania.
Ashtu si Iliri, të vet-punësuarit e vetëm përdorin sistemin self-care për fiskalizimin e faturave, pasi ky shërbim atyre u ofrohet pa pagesë, ndryshe nga bizneset e tjera që janë të detyruara të marrin shërbimin e kompanive private të programeve fiskale.
Sipas INSTAT, në vend ka rreth 40 mijë biznese të vetëpunësuar, ose rreth 30% e totalit, por nuk ka të dhëna se sa prej tyre janë të vetëpunësuar të vetëm. Aktiviteti i këtyre të fundit është tërësisht i bllokuar prej ditësh për shkak të mosfunksionimit të programit self-care.
Të vet-punësuarit e vetëm janë ata që po pengohen më shumë në aktivitetin e tyre nga mosfunksionimi i sistemit self-care. Ky i fundit është portali i fiskalizimit i vendosur në dispozicion nga Administrata Tatimore që mundëson procesin e fiskalizimit të faturave të shitjes, deklaratave doganore, ngarkimin e certifikatës së fiskalizimit dhe ndryshimet në të, etj.
Por, ekonomistët raportojnë se edhe subjektet e tjera që përdorin programe private po hasin vështirësi, pasi disa programe të lira i nxjerrin të dhënat e faturës të kufizuara. Sonila, ekonomiste, thotë se një klient i kërkon që të nxjerrë faturën me kokë blu, ku janë të dhënat e bankës, pasi banka nuk ia kishte pranuar faturën e nxjerrë nga kompania që u ofron shërbimin e programit fiskal.
Bizneset nuk arrijnë të bëjnë dot as kontabilizimin e doganave, por malli mund të merret dhe dërgohet.
Tashmë që afati për dorëzimin e bilanceve po afrohet, ekonomistët e përdorin këtë portal për të parë historikun e pagesave, dhe për të bërë minibilancet mujore, dhe bllokimi i portalit po bën që të vonohen në procesin e hartimit të bilancit.
Bllokimi i platformës qendrore të fiskalizimit sipas ekspertit fiskal Julian Saraçi, po paraqet një sërë problematikash që ndikojnë në funksionimin normal të biznesit, që nga mosfunksionimi i fiskalizimit, nxjerrja e certifikatës së re, mosfiskalizim për faturat e importit apo moskryerja e rakordimeve të faturave të kontrollit me ato të sistemit.
â-Faturat nuk lĂ«shohen nga platforma qendrore. Procesi i fiskalizimit shpesh duket i pĂ«rfunduar, por kur kontrollohet (check) sistemi bllokohet (crash) dhe fiskalizimi nuk pĂ«rfundohet.
-Nuk mund të lëshohen faturat nga platforma qendrore; disa shoqëri fiskalizimi duket se përfundojnë procesin, por sistemi bllokohet kur kontrollohet.
-Certifikata e re e fiskalizimit nuk regjistrohet, nuk mund të shkarkohet ose të ngarkohet (upload), duke penguar rinovimin dhe aktivizimin e saj.
-Nuk mund të hapet filial i ri ose të ndryshohet operatori, duke bllokuar zgjerimin e biznesit dhe ndryshimet në staf (largime, shtime, zëvendësime).
-Faturat e importit nuk fiskalizohen brenda 72 orëve.
-Nuk mund të aksesohen faturat në sistem për rakordime dhe kontrolle.
-Nuk aksesohen faturat në sistem për rakordime e kontrolle
-Nuk verifikohen dot statuset e faturimeve
-Nuk kryhen dot rakordimet, apo pagesat qĂ« tĂ« lidhen me faturĂ«n etjâ.
Â
Â
Sotiraq Dhamo: Mosfunksionimi i sistemit Self Care ka bllokuar punën për shumë biznese
Për kontabilistin Sotiraq Dhamo mosfunksionimi i sistemit Self Care ka bllokuar punën për shumë biznese, përfshirë personat fizikë që mund të lëshojnë fatura të fiskalizuara, mosfiskalizim të deklaratave doganore në afat për importuesit, në certifikatën elektronike nuk mund të bëhen ndryshime e adresës, nëse është dhënë gabim.
âNormalisht, Self Care Ă«shtĂ« baza kryesore pĂ«r rakordimet. Edhe tani, gjatĂ« pĂ«rgatitjes sĂ« Planit Financiar vjetor 2025, duhet tĂ« kryhen disa rakordime me Self Care, prandaj Ă«shtĂ« e nevojshme tĂ« kesh akses nĂ« platformĂ«.
MegjithatĂ«, aktualisht nuk Ă«shtĂ« e mundur tĂ« bĂ«hen disa veprime: nuk mund tĂ« fiskalizohen deklaratat doganore nĂ« afat, nuk mund tĂ« bĂ«hen ndryshime nĂ«se ka probleme me adresĂ«n ose me certifikatĂ«n elektronike, dhe nuk mund tĂ« merret informacion pĂ«r faturat e blerjes me para nĂ« dorĂ«. Gjithashtu, personat fizikĂ« qĂ« pĂ«rdorin Self Care pĂ«r faturim nuk mund tĂ« lĂ«shojnĂ« faturaâ, pohon ai.
Zoti Dhamo thotë se në kushte normale nëse prej biznesit nuk do të kryheshin veprimet në SelfCare do të gjobitej, por për këtë periudhë si pas tij duhet të parashikohet një veprim nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve (DPT) që të mos zbatohen gjoba për këtë situatë.
Â
Heshtje zyrtare, ose përgjigje të tipit jemi më të mirët
Për situatën e krijuar ende nuk ka një sqarim zyrtar nga institucionet përgjegjëse. Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit vijon ende të mos përgjigjet pavarësisht interesimeve të shumta nga Monitor.
Bizneset janë ankuar dhe në kanalet zyrtare, por nuk po gjejnë zgjidhje, përveç përgjigjeve evazive.
E-Albania bllokon aktivitetin e bizneseve, prej një jave SelfCare nuk punon, askush nuk përgjigjet
Â
Drejtori i PĂ«rgjithshĂ«m i Tatimeve, Ilir Binaj, tha sĂ« fundmi se âsistemet tona janĂ« nga mĂ« tĂ« avancuarat dhe ne jemi nĂ« zhvillim tĂ« tyre tĂ« vazhdueshĂ«m, madje duke pĂ«rfshirĂ« edhe InteligjencĂ«n Artificiale. Sigurisht qĂ« gjatĂ« punĂ«s sonĂ«, ka momente qĂ« sisteme krijojnĂ« probleme, kjo ndodh kudo dhe ato adresohen nga strukturat e IT-sĂ« me pĂ«rgjegjĂ«si maksimale pĂ«r tĂ« ndihmuar bizneset nĂ« punĂ«n e tyre. Kur ndodhin kĂ«to problematika, bizneset kanĂ« mundĂ«si, qĂ« tĂ« dhĂ«nat qĂ« nuk janĂ« nĂ« gjendje tâi raportojnĂ« nĂ« sistemin e fiskalizimit, tâi mbledhin dhe tâi raportojnĂ« nĂ« njĂ« kohĂ« tĂ« dytĂ«â.
Ministrja e EkonomisĂ« dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj u shpreh nĂ« Kuvend sot se shĂ«rbimet digjitale qĂ« ka ShqipĂ«ria janĂ« vlerĂ«suar nga institucionet ndĂ«rkombĂ«tare. âNe jemi tĂ« tetĂ«t nĂ« EvropĂ« pĂ«r sa i pĂ«rket ofrimit tĂ« shĂ«rbimeve digjitale. Ne jemi tĂ« 17-Ă«t nĂ« botĂ« pĂ«r sa i pĂ«rket ofrimit tĂ« shĂ«rbimeve digjitale. Veprat janĂ« vepra, faktet janĂ« fakte. Sistemet e ndĂ«rtuara kanĂ« ardhur nĂ« ndihmĂ« tĂ« gjithĂ« qytetarĂ«ve shqiptarĂ« qĂ« jetojnĂ« nĂ« ShqipĂ«ri dhe jashtĂ« ShqipĂ«risĂ«, sistemet e ngritura pĂ«r ofrimin e shĂ«rbimeve tĂ« bizneseve kanĂ« reduktuar kohĂ« dhe paraâ, tha Ibrahimaj.
Â
Â
The post Rënia e e-Albania, të vet-punësuarit nuk po marrin pagesat, ka biznese nuk po paguajnë dot faturat appeared first on Revista Monitor.






