Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Përmbytjet në Fier, 80 familje të prekura dhe rreth 700 ha tokë bujqësore nën ujë

Situata hidrometeorologjike në qarkun e Fierit paraqitet më e qëndrueshme, ndërsa autoritetet raportojnë për ulje të niveleve të lumenjve dhe funksionim normal të infrastrukturës kryesore.

80 familje janë prekur nga përmbytjet, ku 4 banesa ndodhen në fshatin Cerven dhe rreth 75 në Ferras. Deri më tani janë evakuuar gjithsej 8 familje, 7 familje me 18 persona në Ferras dhe 1 familje me 2 persona në Poçem, Mallakastër.

Akset rrugore nacionale dhe lokale janë të aksesueshme normalisht, pa probleme në qarkullim. Furnizimi me energji elektrike vijon pa ndërprerje, ndërsa hidrovoret ndodhen në gatishmëri dhe në gjendje pune. Deri më tani nuk raportohet për dëmtime në argjinatura, akse rrugore apo infrastrukturë kritike.

Probleme vijojnë të ketë me furnizimin me ujë të pijshëm në qytetin e Fierit, pasi Stacioni i Pompimit në Kafaraj ndodhet nën prezencën e ujit nga lumi Vjosë. Ujësjellësi ka nisur shpërndarjen e ujit me autobotë për banorët e prekur.

Sipas të dhënave zyrtare, nivelet e lumenjve Seman dhe Shkumbin janë në tendencë rënieje. Edhe prurjet e lumit Vjosë në Urën e Mifolit kanë nisur të ulen, duke dhënë shenja pozitive për stabilizimin e situatës.

Si pasojë e daljes së lumit Vjosë nga shtrati, janë përmbytur rreth 650–700 hektarë tokë bujqësore, si brenda ashtu edhe jashtë argjinaturave. Zonat më të prekura janë fshatrat Poçem dhe Rromes në Bashkinë Mallakastër, si dhe Varibop, Adë, Kashisht, Kafaraj, Cerven, Ferras, Qarrë, Martinë dhe Pishë-Poro në Bashkinë Fier.

Në bashkitë Lushnjë, Divjakë, Patos dhe Roskovec ka pasur prezencë të ujërave sipërfaqësore në tokat bujqësore, jo si pasojë e daljes së lumenjve, por situata ka nisur të përmirësohet dhe uji është në tërheqje.

Strukturat vendore dhe qendrore vijojnë të jenë në terren për monitorimin e situatës dhe normalizimin e plotë të saj.

Përmbytjet, Rama: Do dëmshpërblehen banesat dhe gjëja e gjallë

Kryeministri Edi Rama mblodhi Komitetin Ndërministror të Emergjencave Civile për të adresuar situatën e krijuar nga përmbytjet e ditëve të fundit, si pasojë e reshjeve intensive të shiut.

“Do të investohen 11 mln euro apo 8% më shumë se vitin e shkuar. Investimet kanë rindërtuar 536 kanale ujitëse dhe kullimi që ishin të përgjysmuara. Investimi më i madh ka qenë transformi i trupave të emergjencave, nga trupa pa kokë dhe të vështirë s’ka më keq, nga trupa që vihen në punë. Nëse reshjet e pazakonta të ditëve të fundit ranë dhe përmbytën njësoj vendet e rajonit, sot Shqipëria krejt tjetër.

Kur ne erdhëm në qeveri me malin e borxheve i shlyem një më një dhe kemi përballuar me dinjitet njerëzor e shtetëror, jo vetëm detyrimet ndaj përmbytjeve. Sot dua t’i siguroj të dëmtuarit që do të qëndrojmë me të njëjtin dinjitet, qoftë për banesat dhe gjënë e gjallë. Dëshiroj të theksoj se puna intensive dhe mobilimi i pandalur 24 orë në të gjithë territorin ku është nevoja dhe e bashkive, do të vazhdojë e pandërprere deri në kapërcimin e kësaj situatë. Ua them të gjithë deputetëve të pranishëm në këtë mbledhje përmes zoom, që të të angazhuar, edhe sot edhe nesër, edhe pasi momenti I vështirë të jetë kapërcyer, pranë njerëzve dhe me njerëzit”-u shpreh Rama.

Rama shpjegon arsyet e përmbytjeve: Ndryshimi i klimës, realitet

Kryeministri Edi Rama tha se ndryshimet klimatike në mbarë globin, por edhe veprimet e njerëzve, kanë sjellë pasojat që janë parë nga përmbytjet e ditëve të fundit.

Në fjalën e tij në mbledhjen e Komitetit Ndërministror të Emergjencave Civile, Rama bëri edhe një bilanc të punës së kryer deri tani. “Ndryshimet klimatike nuk do të thotë vetëm vera më të nxehta, por stinë më të çrregullta, më shumë thatësira e më shumë zjarre, më shumë vorbulla atmosferike e më shumë përmbytje, është tashmë kuadrati i klimës ku jetojmë”, u shpreh kryeministri.
“Por patjetër që kur vazhdojmë të hedhim plehrat rrugëve dhe presim pyjet, pasojat rëndohen edhe më shumë”.

Rama tha se deri tani janë konstatuar 1587 banesa me prani uji, ndërsa janë evakuuar 381 persona. “Prani uji në mbi 13 mijë hektarë tokë bujqësore. Janë përmbytur edhe qendra shëndetësore dhe shkolla”, shtoi ai.

Kryeministri gjithashtu tha se reshjet që kanë rënë deri tani, janë më shumë sesa sasia mesatare e reshjeve që bien gjatë gjithë muajit. “Një fenomen ky, si rezultat i ndryshimit të klimës, po bëhet gjithnjë e më pak i papritur në mbarë botën”.

Qytetarët të përmbytur, Rama: Bëni durim, nuk është nevoja për britma

Sot kryeministri Edi Rama  ka mbledhur në godinën qeveritare Komitetin Ndërministror të Emergjencave Civile për të adresuar problematikën e përmbytjeve në mbarë vendin.

Kreu i qeverisë fajësoi reshjet e dendura të shiut për përmbytjen e shumë zonave në vendin tonë, duke theksuar se kanalizimet dhe hidrovorët kanë qenë në funksion.

Rama u kërkon qytetarëve që të bëjnë durim dhe të mos protestojnë, pasi protestat tha nuk i rikthejnë lumenjtë në shtretërit e tyre.

“Tek vështirësia e rritur e qarkullimit, apo deri te dëmtimet e pronës, krijohet frustrim dhe në disa raste zemërim. Durimi është i domosdoshëm, nuk po përjetojmë vetëm mot të keq. Shiu nuk ndalet me shpifje, lumenjtë nuk kthehen në shtrat me protesta. Retë nuk shpërndahen me slogane, që të shpallet gjendja e jashtëzakonshme. Këto reagime ushqejnë ndarje, jo siguri. Njerëzit nuk kanë nevojë për më shumë britma, shpifje, por solidaritet. Kjo është gjendje atmosferike e zgjatur dhe e rëndë. Ka prekur një hartë të tërë, nga Italia në Greqi, Mali i zi në Kosovë, nga RMV e deri në Turqi, i njëjti shi, e njëjta dëborë kanë krjiuar të njëjtën situaëe. Është krijuar një vobull atmosferike, duke sjellë temperatura të ulëta.”, theksoi Rama.

Parashikimi i motit, 9 janar 2026

Në qarqet Shkodër, Kukës, Lezhë priten sot reshje mesatare deri lokalisht intensive ndërsa në Dibër priten reshje mesatare.

Në qarqet Durrës, Tiranë, Elbasan priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare ndërsa në qarqet e tjera priten reshje të dobëta.

Reshjet priten të shoqërohen me shtrëngata. Në Veri, Lindje dhe Juglindje në lartësitë mbi 300 m nga niveli i detit reshjet do të jenë në formë dëbore.

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë, në vendet e ulëta: -2 / 9 °C, në vendet malore: -6 / 6 °C. Ndërsa era pritet të fryjë mesatare deri e fortë në bregdet dhe në zonat malore.

Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju

Dashi

Sot do kaloni momente shume te lumtura pranë atij qe dashuroni dhe do ndiheni si ne një ëndërr te bukur. Shume gjera kane për te ndryshuar për ju. beqaret do kenë takime interesante dhe shume shpejt do e fillojnë një lidhje te qëndrueshme. Financat do jene inkurajuese, megjithatë rekomandohet qe ende te shpenzoni me kujdes dhe maturi.

Demi

Sot duhet te mbyllni sytë ne disa momente dhe te mos i vini re disa gjeste te partnerit tuaj. Vetëm ne këtë mënyrë marrëdhënia mes jush do jete e qëndrueshme. Beqaret do bëjnë shume persona për vete, por me pas nuk do dine ke te zgjedhin për te filluar një lidhje. Ne planin financiar duhet t’i bëni sytë katër dhe te kontrolloni mire e mire gjendjen para se te shpenzoni.

Binjaket

Mos u tregoni shume autoritare sot ne jetën tuaj ne çift, por mundohuni te toleroni here pas here dhe te bëni lëshime. Beqaret nuk do realizojnë ndonjë takim te veçante dhe do mbeten serish vetëm. Për te humbur mendjen, dilni dhe argëtohuni me miqtë. Situata financiare do vije duke u përmirësuar dita ditës. Mos kërkoni te pasuroheni menjëherë.

Gaforrja

Ambienti do jete mjaft elektrizues gjate kësaj dite ne jetën tuaj ne çift. nuk do bini dakord për asgjë me atë qe keni ne krah. Beqaret do kalojnë një dite harmonike dhe te mbushur me emocione. Do takojnë personin për te cilin aq shume kane ëndërruar. Ne planin financiar shmangni shpenzimet kuturu dhe maturi mire për çdo hap qe do hidhni.

Luani

Te dashuruarit do kalojnë një dite shume normale dhe pa asgjë te veçante. Mire do jete t’i merrni gjerat si t’iu vijnë. Beqaret nuk duhet te presin mrekulli gjate kësaj dite, por nga ana tjetër nuk duhet as te mbyllen ne vetvete dhe te presin qe dashuria t’iu bjere nga qielli. Financat duhet te mbahen gjithë kohës nen kontroll ne mënyrë qe gjendja te mbetet e mire.

Virgjeresha

Do i zgjidhni me ne fund problemet qe keni pasur ne jetën tuaj ne çift dhe do ndiheni shume me te qete. Pasditja dhe mbrëmja do jete shume te bukura dhe emocionuese. Beqaret duhet t’i shprehin ndjenjat qe kane për dike, përpara se te jete shume vone. Financat do jene goxha te mira. Përfitoni nga kjo për te kryer ndonjë investim me tepër se zakonisht.

Peshorja
Planetët do e mbrojnë gjate gjithë ditës sot jetën tuaj ne çift. Do kaloni momente te mrekullueshme me partnerin dhe do e dashuroni marrëzisht atë. Beqaret nuk do jene ende gati te ndryshojnë status edhe pse mundësitë do jene te mira. Ne planin financiar nuk duhet te bëni çmenduri sepse situata është tejet delikate. Beni kujdes!

Akrepi

Partneri nuk do jete aspak ne qejf gjate kësaj dite dhe nuk do e durojnë dot histerizmin tuaj. Ose ndryshoni ose merrni parasysh pasojat. Beqaret ka rrezik te fillojnë një histori dashurie te ndërlikuar dhe qe do ju sjelle me shume probleme sesa kënaqësi. Ne planin financiar do jeni me shume fat dhe gjendja do jete goxha e mire. Nuk do keni për çfarë te qaheni.

Shigjetari

Dite mjaft e bukur dhe e animuar kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do kaloni çaste fantastike dhe te paharruara pranë atij qe dashuroni. Beqaret do kenë një dite normale dhe pa ndonjë takim te rëndësishëm. Ne planin financiar gjendja do jete aq e mire saqë mund te kryeni edhe disa investime te konsiderueshme. Nuk do keni për çfarë te shqetësoheni.

Bricjapi

Te dashuruarit do kalojnë një dite pozitive dhe pa probleme. Do merren vesh mire me atë qe kane ne krah. Beqaret do kenë takime, por pa asnjë te ardhme. Përfitoni nëse ju pëlqejnë aventurat kalimtare. Financat do jene goxha delikate. Do ju duhet patjetër ndihma e specialisteve për te vene ne vije gjithçka, përndryshe do mbeteni pa asnjë para.

Ujori

Dite e mrekullueshme dhe e mbushur me emocione te fuqishme kjo e sotmja për te dashuruarit. Gjerat do ju ecin edhe me mire nga sa e kishit menduar. Beqaret nuk duhet te tregohen ëndërrimtare sepse realiteti do i zhgënjejë tej mase. Gjendja e financave do varet nga mënyra sesi ju do i menaxhoni ato. Mos bëni gjera për te cilat te pendoheni.

Peshqit

Dite shume e turbullt kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Here pas here do keni edhe debate te forta me partnerin dhe nuk do hapni rruge asnjeri nga te dy. Beqaret do pëlqejnë dike, por konkurrenca do jete shume e forte. Gjeni rrugën e duhur për ta bere për vete. Ne planin financiar situata do jete e qëndrueshme. Nuk pritet asnjë lloj problemi kështu qe mund te shpenzoni me qetësi.

Belinda Balluku e persekutuar politikisht? Debat mes Bylykbashit dhe Haxhiut

Që prej 16 dhjetorit, ditë kur Prokuroria e Posaçme AntiKorrupsion (SPAK) kërkoi autorizim nga Kuvendi për heqjen e imunitetit të zv.kryeministres Belinda Balluku, debatet kanë qenë të vazhdueshme.

Sonte në studion e “Opinion”, deputeti demokrat Oerd Bylykbashi erdhi me relacionin e SPAK me vete, duke pretenduar se po shkelet në mënyrë flagrante ligji me zvarritjen e çështjes. Nga ana tjetër u diskutua edhe teza e persekutimit politik, nëse gjen hapësirë te ky rast.

Sipas analistit Baton Haxhiu, nuk është aspak profesionale nga ana e prokurorëve që kanë publikuar bisedat apo përgjimet, duke thyer kështu edhe kriterin moral. Madje, ai iu drejtua Bylykbashit duke i thënë troç se “fakti që ai ka në dorë dosjen, përbën në vetvete kërcënim publik”.

Kjo deklaratë u pasua me një debat mes tyre, ku Bylykbashi doli jashtë ‘petkut’ të politikanit, duke folur si jurist.

Baton HaxhiuU fol për një çështje shumë të rëndësishme të persekutimit politik. As është rasti i Ballukut i tillë, e para imuniteti nuk kërkohet me 60 faqe. Me një model politik e të drejtësisë, kërkohet me 1 ose dy faqe të mjaftueshme për të treguar se kush është krimi për të cilin duhet hequr imuniteti. Fakti që janë 14 mijë faqe tregon jo seriozitet të prokurorisë dhe se aty ka persekutim politik. Bisedat, gjëra që janë private vendosen në dosje, është problem serioz se nuk e ka kryer detyrën siç duhet. I lexon ti?

Bylykbashi: Për mua jo thejsht si jurist, por edhe si qytetar, mjafton të lexosh 63 faqe, dhe një përmbledhje, dhe nëse nuk jam në gjendje të kuptoj vetëm kaq….Jam dakord që Parlamenti nuk duhet të shqyrtojë provat. Doktrina e thotë që nuk cenohet Parlamenti, jo deputeti, se ai mund ta ketë bërë veprën penale. Imuniteti ka dy pjesë, për votën e deklaratat që deputeti bën dhe paprekshmëria, mos arrestim, mos kontroll fizik dhe mos kontroll banese. Nuk e ndan dot Parlamenti, vetëm jep leje, thotë shko...

Haxhiu: Ky po mban monolog! Mos ma shpjego fare, nuk po më duhet! Po fare!

Bylykbashi: Gjykata do ta vendosë, nuk kemi ne punë fare me këtë pjesë. Ata thonë po na cenohen hetimet. Sa ditë do të kishte Balluku në dispoziocn si qytetarem 48 orë, kanë kaluar 3 javë!

HaxhiuE para unë fola për një koncept që e tha Neritani (Sejamini) këtu, a është Balluku e persekutuar apo jo? Nëse Gjykata bashkë me Prokurorinë kanë kërkuar ose kanë marrë vendimin që ajo është e pandehur, atëherë zonja Balluku moralisht duhet të kishte një qëndrim për çështjen, të japë dorëheqjen  ose të luftojë proceduralisht. Meqë ka vendosur këtë të dytën, gjykata merr vendim tjetër, arrestimin! Kur një gjykatë të merr këto dy vendime për një kohë të shkurtër, Kushtetuesja gjithashtu merr një vendim që të mos pezullohet, atëherë ne kemi një proces. A do të ballafaqohet Balluku pas datës 19, nuk i bën punë opozitës. Opozita po e bën presionin për të arritur qëllimin. Legjitime është! Ju do të vendosni kriterin politik moral mbi mazhorancën. Për faktin që bisedat ose përgjimet janë vendosur si kriter moral publik, unë jam kundër, është model i arrogancës së Prokurorisë. E ka tepruar!!

Zjarri masiv në Tiranë, Anduela Ristani flet nga vendngjarja: Janë djegur magazinat

Kryetarja e deleguar e Bashkisë Tiranë, Anduela Ristani, foli para mediave për zjarrin në lagjen “5 Maji” në kryeqytet.

“Jemi duke shuar vatrat e zjarrit, shumë të konsiderueshme, që është përhapur nga magazinat e parkut industrial, për shkak të vetëm materialeve që ka pasur brenda”, tha fillimisht Ristani.

“Është përhapur edhe në kapanonin e dytë. Nuk ka asnjë rrezikshmëri për përhapjen e zjarrit në qendrat e banuara. Jemi duke e kontrolluar për ta eliminuar deri në fund zjarrin në këtë zonë. Nuk ka asnjë dëm në njerëz”, theksoi më tej Ristani.

Sipas saj, “do të duhet pak kohë për ta vënë në kontroll të gjithë zjarrin”.

“Zona është goxha e madhe. Bizneset përreth nuk janë djegur, janë djegur vetëm magazinat”, shpjegoi Anduela Ristani.

“Lënë kasetat që janë në punë”, Fevziu kritikon ministrat: Kam 7 raste të skeduara

Situata e ditëve të fundit anembanë Shqipërisë, por sidomos në pikat kritike të vendit ku ka pasur përmbytje si Durrësi, Vlora, Gjirokastra, Tirana duke kërcënuar jetën e qytetarëve dhe dëmtuar rëndë pronën e tyre, nxiti një reagim të fortë nga Blendi Fevziu. Drejtuesi i “Opinion” në Tv Klan bëri një kritikë të hapur gjatë emisionit të së enjtes në drejtim të ministrave për sjelljen e tyre.

“Unë kam marrë me qindra video në 48 orët e fundit nga familjarët që më tregojnë shtëpitë e tyre të zhytura në ujë deri në 50-60 cm lartësi, kam marrë video nga biznese që iu janë përmbytur makineri dhe makineria nuk evakuohet dot se kërkon specialistë çmontimi dhe që nuk i vendosin dot në punë të paktën edhe 60 ditë të tjera pasi të thahen.

Ka disa ditë, më ka bërë shumë përshtypje, një lloj sjelljeje e njerëzve që janë ëprgjegjës për situatën në Shqipëri, çdo lloj përgjegjësie flas. Çdo njeri që është përgjegjës, paguhet me kontributet e taksapagauesve shqiptarë dhe duhet t’u shërbejë këtyre qytetarëve shqiptarë. Nuk janë as pashallarë të këtij vendi, as kapobanda që të sillen si të duan me qytetarët e këtij vendi. Ministra, njerëz të niveleve të larta, kanë mësuar këtë vitin e fundit që nuk përballen me gazetarët, nuk mbledhin gazetarët t’iu flasin, por dalin në ecje sikur dalin në xhiro dhe iu flasin kamerës së tyre që filmon çfarëdo, e monton si do dhe më pas e nxjerrin në transmetim në gjithë televizionet”, tha Fevziu.

Më pas, duke shfaqur një video nga konferencat e Donald Trump dhe njerëzve më të rëndësishëm të SHBA-ve para gazetarëve dhe pyetjeve të tyre, shoqëruar nga një montazh i ministrave shqiptarë duke folur para kamerës ku nuk shihet asnjë gazetar a televizion, Fevziu përdori ton të ashpër:

“Kush janë këta që rrinë si modelë para kamerës që e kanë sjellë vetë? Përballë kameramanit që e kanë sjellë vetë? Që nuk iu japin përgjigje gazetarëve, që iu ikin, që njëherë kthejnë kokën majtas dhe njëherë kthejnë kokën djathtas. Këta janë njerëz që paguhen me taksat e qytetarëve shqiptarë, duhet t’u japin llogari qytetarëve shqiptarë dhe duhet t’u shërbejnë qytetarëve shqiptarë! Nuk janë pashallarët as të Vlorës, as të Durrësit, as të Tiranës!”

Fevziu tha se kjo metodë nuk përdoret askund.

Kjo formë sjelljeje nuk është formë mediatike, nuk ka, ju garantoj, nuk ka asnjë vend të globit veç Kim Jong Un që të përdorë atë metodë mediatike, nuk ka asnjë qeveri në glob, ju sfidoj për këtë! Nuk ka asnjë vend të globit që të dalësh në xhiro dhe t’i flasësh kameramanit tënd pa pasur përballë përgjegjës!

Më tej, gazetari tha se ka të paktën 7 raste të skeduara të ministrave (jo atyre të përfshirë në video) që kanë transmetuar inspektime në ditët e fundjavës, në të vërtetë kanë qenë në udhëtime private.

“Gjysmat e këtyre ministrave që i shihni, jo ky filmim se nuk dua të them, por në gjysmat e rasteve kur shihni ministrat ditët e diela pasdite që dalin në televizione duke inspektuar apo të shtunave paradite, dijeni se i kam me fakte, të paktën 7 prej tyre i kam të skeduara janë në udhëtime jashtë shtetit, janë në udhëtime private. Lënë kasetat që janë në punë. Këtë jua garantoj! Kam 7 raste të skeduara dhe do të vazhdojmë t’i skedojmë. Kjo s’është vetëm arrogancë. Kjo s’është vetëm shpërfillje ndaj atyre që të paguajnë rrugën. Është model që po shkakton dhënien e përgjegjësisë në shoqërinë shqiptare”, përmbylli Fevziu.

Senati amerikan miraton rezolutë për të kufizuar Trumpin në Venezuelë

Senati i SHBA-së, me shumicë republikane, miratoi një rezolutë për ta penguar presidentin Trump të ndërmarrë veprime të mëtejshme ushtarake kundër Venezuelës pa autorizimin e Kongresit.

Me 52 vota pro dhe 47 kundër, senatorët i dhanë një goditje presidentit. Pesë republikanë votuan së bashku me demokratët për të kufizuar Trumpin. Tani masa kalon në Dhomën e Përfaqësuesve, ku rruga duket më e vështirë.

Pesë republikanët që votuan me demokratët janë Rand Paul, Todd Young, Lisa Murkowski dhe Josh Hawley.

“Kongresi duhet të ushtrojë autoritetin e tij për çështjet e luftës edhe kur një operacion ushtarak ka pasur sukses, përndryshe rrezikohet që vendi të qeveriset në gjendje emergjence”, tha senatori konservator Rand Paul.

Ai kishte votuar pro edhe rezolutave të tjera për të kufizuar fuqitë e luftës së Trumpit, të paraqitura nga demokratët muajt e fundit, në përgjigje të sulmeve kundër anijeve të trafikut të drogës. Sulmi në Venezuelë ka shkaktuar polemika në Kongres, me demokratët dhe disa republikanë thellësisht kundër. Në Dhomën e Përfaqësuesve, miratimi i masës pritet të jetë më i vështirë, pasi republikanët kanë shumicën, edhe pse të ngushtë.

Nëse rezoluta miratohet, Trump do të vendosë veton, kishte deklaruar Shtëpia e Bardhë përpara votimit, sipas agjencisë Bloomberg.

Vjosa doli nga shtrati dhe uji hyri në autostradën Vlorë-Fier, izolohen 6 fshatra

Nënkalimi poshtë autostradës Vlorë-Fier që lidhë disa fshatra të Njësisë Administrative Novoselë është bllokuar nga uji i lumit Vjosa që ka dalë dhe po përmbyt këtë zonë.

Niveli ka shkuar 1.5 m dhe asnjë makinë nuk kalon dot. Izolohen edhe 6 fshatra.

Uji i lumit Vjosë që ka dalë nga shtrati, ka hyrë edhe në autostradën Vlorë- Levan.

Evakuime në lagjen 5 Maji në Tiranë, tregtarët nxjerrin mallrat nga magazinat

Prej më shumë se 1 ore 60 efektivë dhe 11 mjete të shërbimit zjarrfikës po përpiqen të shuajnë flakët masive që kanë përfshirë disa magazina të tregut të rrobave të përdorura në lagjen 5 maji në Tiranë.

Ndërkohë, tregtarët kanë zbrazur magazinat e tjera që rrezikohen nga flakët, duke nxjerrë në rrugë ambiente të hapura mallrat që shesin.

Gjithashtu, policia po evakuon zonën përreth për shkak se pranë vatrës së flakëve raportohet të ketë bombola gazi.

Evakuohen familjet e rrezikuara nga përmbytjet në Ferras

Janë evakuuar të gjitha familjet e rrezikuara nga vërshimi i ujrave në fshatin Ferras, pasi ujrat e Vjosës kanë kaluar argjinaturën e Ferrasit.

Kështu është shprehur në prononcimin për mediat zv/kryeministrja Belinda Balluku, e cila ndodhet në Ferras duke monitoruar nga afër situatën.

Ndërkohë, ministri i Mbrojtjes, Pirro Vëngu, ka theksuar se prurjet e orëve të fundit kanë qënë të atilla që kanë tejkaluar majën e argjinaturës, por ajo është ende e qëndrueshme.

Ndërsa për kryebashkiakun Subashi, sipas matjeve që janë bërë në fshatin Kashisht, brenda një ore niveli i ujit ka rënë 15 cm, çka pritet të reflektohet edhe në Ferras pas 2-3 orësh.

Kush ia sugjeroi Trumpit idenë e “blerjes” së Groenlandës?

Në qendër të lëvizjeve më të fundit gjeopolitike të Shteteve të Bashkuara, në media po përflitet veçanërisht ndikimi i një biznesmeni në Shtëpinë e Bardhë. Qoftë në rastin e Venezuelës apo të Groenlandës, skema duket e njëjtë: miq të pasur të presidentit, investime të vendosura në momentin e duhur dhe nisma politike që mund t’i japin prestigj Trumpit, por edhe vlerë ekonomike kapitalit privat të hedhur më herët.

Në rastin e Groenlandës, personazhi kyç është Ronald Lauder, 81 vjeç, trashëgimtar i perandorisë së kozmetikës Estée Lauder dhe ish-shok shkolle i Trumpit në Wharton School of Business. Sipas një hetimi të përditshmes daneze Politiken, Lauder ka nisur së fundmi një seri investimesh në Groenlandë, duke e aktualizuar interesin amerikan për ishullin arktik.

Lauder është një donator i vjetër i kandidatëve konservatorë dhe ka dhuruar të paktën një milion dollarë për fushatat e Trumpit në vitet e fundit. Përtej mbështetjes financiare, ai ka qenë edhe burimi i një ideje konkrete politike: blerja e Groenlandës. Këtë e ka konfirmuar ish-këshilltari për Sigurinë Kombëtare i Trumpit, John Bolton, i cili ka deklaruar se ishte pikërisht Lauder ai që ia sugjeroi për herë të parë presidentit këtë ide, e cila më pas u diskutua në vitin 2019.

Versioni i Bolton përputhet me atë që shkruajnë gazetarët Peter Baker dhe Susan Glasser në librin The Divider (2021), ku Trump citon “një mik shumë të pasur” si autorin e idesë për Groenlandën. Nuk është e qartë se nga e ka marrë Lauder këtë sugjerim. Megjithatë, fakti që ai, si president i Kongresit Botëror Hebre, është takuar dy herë me Vladimir Putin në Kremlin, në vitin 2016 dhe në mars 2019, ka nxitur dyshime për një rol të mundshëm rus në nxitjen e kësaj ideje.

Së fundmi, edhe Kirill Dmitriev, i dërguar i Kremlinit, ka theksuar në rrjetet sociale presionet e Shtëpisë së Bardhë për Groenlandën. Interesi rus në këtë çështje shihet si strategjik: një përplasje e mundshme e SHBA-ve me Danimarkën në Arktik mund të shpërqendrojë Uashingtonin nga Ukraina dhe të relativizojë veprimet e Moskës ndaj Kievit. Megjithatë, nuk ka prova konkrete për një ndërhyrje direkte të Kremlinit në këtë proces.

Një episod i paqartë mbetet letra e rreme e vitit 2019, dërguar senatorit republikan Tom Cotton, që fliste për një referendum të Groenlandës për pavarësi nga Danimarka. Letra u konfirmua më pas si e falsifikuar dhe me autorë të panjohur.

Ndërsa letra ishte false, ajo që ishte e vërtetë është shoqëria e investimeve “Greenland Development Partners”, e regjistruar në Delaëare, ku Lauder ka kapitale dhe interesa veçanërisht  në sektorët e ujit dhe energjisë. Një model i ngjashëm shihet edhe në Venezuelë.

Sipas Fiona Hill, ish-zyrtare e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, Rusia i propozoi administratës Trump në vitin 2019 një marrëveshje joformale: dorë të lirë për SHBA-në në Venezuelë, në këmbim të lirisë së veprimit për Moskën në Ukrainë. Oferta u refuzua, por interesat ekonomike të rrethit të Trumpit nuk kanë ndaluar.

Së fundmi, investitori Paul Singer, donator me 5 milionë dollarë në fushatën e fundit të Trumpit, ka blerë tre rafineri në Gjirin e Meksikës të përshtatshme për naftën e papërpunuar venezueliane. Vetëm pak ditë më pas, administrata amerikane njoftoi se do të importojë naftë nga Karakasi, duke e bërë edhe më të dukshëm ndërthurjen mes politikës, diplomacisë dhe interesave private.

 

Policia rrugore i bën apel drejtuesve të automjeteve: Përdorni goma dimërore

Policia rrugore i ka bërë thirrje drejtuesve që të kenë kujdes në qarkullim për shkak të kushteve të rënduara në akset rrugore si pasojë e motit të keq.

Gjatë inspektimit të situatës në terren pasditen e sotme, drejtuesi i Policisë Rrugore Perlat Vatoci, iu ka bërë apel të gjithë drejtuesve të automjeteve të përdorin goma dimërore dhe pajisje antirrëshqitëse.

Njoftimi i Policisë Rrugore:

Drejtori i Policisë Rrugore, Drejtues i Parë Perlat Vatoci, gjatë pasdites së sotme ka inspektuar shërbimet e Policisë Rrugore në Rrugën e Arbërit, për të parë nga afër situatën dhe për të komunikuar me punonjësit e Policisë që janë të angazhuar në këtë aks rrugor dhe, nëpërmjet tyre, për t’iu përcjellë një mesazh të gjithë drejtuesve të automjeteve që qarkullojnë në zona malore ku ka prezencë të reshjeve të dëborës:

“Të gjithë drejtuesit e automjeteve të përdorin mjetet antirrëshqitëse (zinxhirë) dhe goma dimërore, pasi Policia Rrugore ka marrë detyrë dhe urdhër të prerë që të ndëshkojë çdo drejtues automjeti që nuk zbaton me rigorozitet rregullat e qarkullimit në raste të tilla.

Drejtuesi Vatoci ka apeluar për zbatimin me rigorozitet të rregullave të qarkullimit dhe që, për çdo rast nevoje, të telefonojnë në 112 dhe të kontaktojnë me shërbimet e Policisë në terren.

Ndërkohë, po bashkëpunohet me firmat kontraktore për mirëmbajtjen e akseve rrugore, me qëllim pastrimin në kohë dhe hedhjen e kripës.

Si pasojë e motit të keq, shërbimet e Policisë Rrugore janë 100% në detyrë, krahas shërbimeve të tjera të Patrullave të Përgjithshme, Forcës së Posaçme “Shqiponja” dhe Forcës Kombëtare të Sigurisë, të cilat vijojnë punën për t’iu shkuar në ndihmë qytetarëve në zona që kanë problematika për shkak të motit të keq me reshje shiu dhe dëbore, si dhe për të menaxhuar trafikun rrugor, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

Pogradec/ Dëmtohet rruga nga reshjet e shiut

Moti i keq në Pogradec ka shkaktuar probleme të shumta, ku prurjet e lumit të Vërdovës kanë dëmtuar rrugën duke e bërë të vështirë qarkullimin e mjeteve.

Drejtori i Emergjencave në Bashkinë e Pogradecit, Nexhmi Torra, deklaroi se lumi i Vërdovës prej vitesh mbetet një problem serioz për zonën, duke shkaktuar dëme në tokat bujqësore e banesa si pasojë e daljes nga shtrati nga reshjet.

Sipas Torrës, Bashkia e Pogradecit ka punuar prej kohësh për gjetjen e një zgjidhjeje, duke paraqitur kërkesa të shumta pranë institucioneve përkatëse. Megjithatë, për shkak të gjendjes së kufizuar financiare të bashkisë dhe komunitetit, është kërkuar ndihmë nga qeveria qendrore.

‘Lumi i Vërdovës ka qenë një problem i hershëm. Bashkia e Pogradecit ka punuar prej kohësh për të zgjidhur këtë problem, kemi bërë edhe kërkesa në institucionet përkatëse. Gjendja e financiare e bashkisë është e vogël dhe i jemi drejtuar qeverisë për ndihmë. Kemi folur me të gjitha institucionet. Kryetari i bashkisë ka folur me institucionet dhe ato janë të gatshme, por ne jemi ende në fazën e aplikimit për financim.

Lumi i Vërdovës shkakton probleme në tokat bujqësore dhe në familje. Ka disa familje që kanë bërë raportime. Kemi informuar kompanitë e qarkullimit rrugor dhe të format e mirëmbajtjes që të tregojnë kujdes, sepse kjo rrugë mund të bllokohet herë pas here. Meqë një rrugë bllokohet, kemi dhënë paralajmërim edhe për tjetrën, sepse edhe ajo mund të bllokohet herë pas here’, tha ai.

Dëborë dhe ngrica në Qafën e Llogarasë, bllokohet qarkullimi

Qarkullimi i automjeteve në Qafën e Llogarasë është bllokuar për shkak të reshjeve të dëborës dhe ngricave të krijuara në rrugë nga temperaturat e ulëta.

Policia ka vendosur efektivë në zonë dhe ka ndaluar përkohësisht lëvizjen e mjeteve në këtë segment rrugor, për të garantuar sigurinë e përdoruesve të rrugës.

Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të automjeteve të shmangin këtë aks dhe të ndjekin njoftimet zyrtare deri në përmirësimin e kushteve atmosferike.

Borë dhe ngrica në Qafën e Llogarasë, bllokohet qarkullimi

Përmbytjet masive në Durrës, evakuohen 90 banorë nga Katundi i Ri dhe Sukthi

Rreth 90 banorë janë janë evakuar nga Katundi i Ri dhe Sukthi. Mësohet se personat e evakuar janë strehuar në struktura hoteliere. Reshjet e dendura të shiut kanë sjellë përmbytje të shumta në qarkun e Durrësit, ku si pasojë humbi jetën edhe një person.

Nga përmbytjet është prekur jo vetëm Durrësi, por edhe disa qarqe të tjera në Shqipëri si Lezha, Gjiroksatra, Korça, Vlora e Fieri. Sëfundmi situata më alarmante paraqitet në fshatrat përreth lumit Vjosa në Vlorë e Fier, pas daljes së tij nga shtrati.

❌