Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Cili është emocioni më toksik për shëndetin? Pse nuk na lejon kurrë të jemi të lumtur



Ai ju bllokon, ju shteron energjinë dhe ju mban të ngujuar në gabimet e së kaluarës

A keni ndjerë ndonjëherë faj? Nëse përgjigjja është po, atëherë duhet ta dini se kjo është një emocion që ndikon shumë negativisht në psikikë dhe në shëndetin e përgjithshëm. Psikiatrja spanjolle Marian Rojas Estapé shpjegoi pse ky emocion është kaq shkatërrues për shëndetin mendor, në një intervistë për gazetën La Razón.

Ajo paralajmëron për një emocion të përditshëm i cili, nëse nuk menaxhohet siç duhet, e shteron energjinë dhe bllokon çdo ndryshim, duke shpjeguar se çfarë e shkakton dhe si mund të transformohet.

Faji është një emocion toksik që e lidh njeriun me të kaluarën, një ndjenjë që shteron energjinë, shkakton depresion dhe pengon marrjen e vendimeve.

Emocioni që na robëron në të kaluarën

Marian Rojas Estapé e vë theksin te faji, një emocion që shfaqet shpesh pas gabimeve, pritshmërive të paplotësuara ose qortimeve nga të tjerët. Ai mund të vijë si pasojë e vetëkritikës së tepruar, por edhe nga mjedisi përreth, përmes krahasimeve, kritikave dhe gjykimeve.

Nëse nuk njihet dhe nuk trajtohet me kohë, faji zë një hapësirë të madhe mendore dhe ndikon negativisht në gjendjen emocionale.

Faji është një emocion toksik që na lidh me të kaluarën dhe na pengon të ecim përpara, thekson psikiatrja. Sipas saj, janë të pakta emocionet që mund të jenë aq shkatërruese sa faji, kur mbetemi të bllokuar në të. Ai vjedh energjinë, e vështirëson marrjen e vendimeve dhe mund të çojë në gjendje të thella emocionale negative, transmeton Telegrafi.

Pse na robëron faji dhe nga vjen ai

Faji shfaqet kur ndiejmë se nuk kemi vepruar drejt ose se nuk kemi përmbushur pritshmëritë tonat ose të të tjerëve. Problemi lind kur ai shndërrohet në një rreth vicioz mendor pa dalje.

Sa më shumë e rishqyrtojmë gabimin, aq më i fortë bëhet emocioni, ndërsa ne tërhiqemi:

  • e shtyjmë kërkimin e faljes
    • shmangim bisedat
    • heqim dorë nga përpjekjet
  • Rezultati është një jetë e përqendruar te e kaluara, në vend të momentit të tanishëm.

    Si të nisni ndryshimin – një udhëzues i shkurtër

    Emërtoni atë që ndodhi, pa dramatizim.
    Çfarë bëra? Kë e preku? Çfarë është në fuqinë time?

    Rregulloni atë që mundeni.
    Një kërkim faljeje konkret, korrigjim gabimi ose dëmshpërblim.

    Nxirrni një mësim praktik.
    Çfarë do të bëj ndryshe herën tjetër?

    Ndërprisni rikthimin e vazhdueshëm te mendimet negative.
    Nëse keni marrë përgjegjësi dhe keni vepruar, kthehuni te e tashmja. Atëherë faji e humb funksionin e tij.

    Faji nuk ndërton, por mund të bëhet pikënisje për ndryshim, porosit Marian Rojas Estapé. Mesazhi i saj është i thjeshtë, por i fuqishëm: është e nevojshme të mbyllim llogaritë me të kaluarën për të rikthyer energjinë në të tashmen dhe për ta shndërruar çdo gabim në një shtysë për rritje personale. /Telegrafi/

    A është vërtet i mundur shtrëngimi preventiv i lëkurës?



    Përgjigjja qëndron te kombinimi i kujdesit në shtëpi dhe trajtimeve profesionale që ruajnë kolagjenin

    Shtrëngimi preventiv i lëkurës është i mundur përmes kujdesit të duhur në shtëpi, të pasur me përbërës që stimulojnë kolagjenin, në kombinim me trajtime profesionale që ruajnë qëndrueshmërinë dhe elasticitetin e lëkurës.

    Shtrëngimi i lëkurës tashmë të varur shpesh duket si një mision i pamundur, por lajmi i mirë është se zgjidhje ekzistojnë, nga kujdesi në shtëpi deri te trajtimet në ordinancë. Megjithatë, çelësi i suksesit qëndron te parandalimi. Në vend që të prisni derisa lëkura të humbasë ndjeshëm tonusin, është më e mençur të fokusoheni në mbështetjen e kolagjenit dhe elastinës ndërsa ajo është ende e fortë.

    Pse lëkura humb qëndrueshmërinë?

    Varja e lëkurës ndodh sepse niveli i kolagjenit dhe elastinës, proteinave përgjegjëse për strukturën e lëkurës, bie natyrshëm me kalimin e viteve. Faktorët e jashtëm, veçanërisht rrezatimi UV, e përshpejtojnë ndjeshëm këtë proces. Zgjidhja qëndron në kombinimin e një stili jetese të shëndetshëm (gjumë i mjaftueshëm, hidratim) dhe përbërësve kozmetikë të synuar, transmeton Telegrafi.

    Kujdesi në shtëpi

    Për të ruajtur qëndrueshmërinë e lëkurës dhe për ta mbajtur atë të shëndetshme, duhet të filloni nga rutina juaj e kujdesit për lëkurën. Është e rëndësishme që produktet që përdorni të përmbajnë formula dhe përbërës specifikë që ndikojnë drejtpërdrejt në parandalim.

    Retinoidët janë standardi i artë i kujdesit kundër plakjes. Ata stimulojnë prodhimin e kolagjenit dhe përmirësojnë teksturën e lëkurës. Filloni gradualisht për të shmangur irritimet.
    Më pas vijnë antioksidantët (vitamina C, E, niacinamidi), të cilët veprojnë si mburojë për kolagjenin. Ata neutralizojnë radikalet e lira dhe parandalojnë plakjen e parakohshme.

    Peptidet janë të rëndësishme sepse dërgojnë sinjale te lëkura për t’u rinovuar, duke mbështetur drejtpërdrejt strukturën e saj.
    Hapi më i rëndësishëm është, pa dyshim, kremi me faktor mbrojtës nga dielli. Pa mbrojtje nga rrezet e diellit, të gjitha trajtimet e tjera humbin kuptimin, sepse rrezet UV e shpërbëjnë pa mëshirë kolagjenin.

    Trajtimet profesionale

    Kujdesi në shtëpi është i domosdoshëm dhe përbën një bazë të sigurt. Megjithatë, për disa persona ai nuk është gjithmonë i mjaftueshëm. Pikërisht atëherë hyjnë në lojë procedurat dhe trajtimet që rigjenerojnë lëkurën në thellësi.

    Në radhë të parë është mikroneedling-u, një trajtim me gjilpëra shumë të imta që stimulojnë lëkurën të prodhojë kolagjen të ri.
    Më pas janë trajtimet me laser, të cilat përdorin nxehtësinë për të shkaktuar “rimodelim” të kontrolluar të lëkurës, duke e bërë atë më të lëmuar dhe më elastike.
    Në fund, ekzistojnë edhe pilingët kimikë, të cilët përshpejtojnë rinovimin e qelizave dhe e nxisin lëkurën drejt vetë-rigjenerimit dhe prodhimit të kolagjenit. /Telegrafi/

    Miqësitë me tre persona rrallë funksionojnë: Pse gjithmonë dikush ndihet “tepricë”



    Si krijohet çekuilibri në treshe dhe pse ndjenja e përjashtimit është kaq e zakonshme

    A jeni gjendur ndonjëherë në një dinamikë miqësie ku vazhdimisht ndiheshit si “tepricë”? A ju ka ndodhur të mësoni për aktivitete ku, me sa duket, ftesa juaj kishte munguar? Nëse po, a ishte ajo një miqësi me tre persona?

    Miqësitë me tre anëtarë janë të vështira për t’u menaxhuar dhe mund të bëhen shpejt toksike, nëse të gjithë nuk ndihen të përfshirë.

    Pse janë këto miqësi kaq të vështira?

    Kur bëhet fjalë për miqësinë, mund të mendoni se “sa më shumë, aq më mirë”. Por te të ashtuquajturat miqësi treshe, ekziston një çekuilibër i natyrshëm që shpesh është i vështirë për t’u kapërcyer.

    Ekziston një çekuilibër i brendshëm në një grup prej tre personash, ku lidhja mes dy anëtarëve mund ta bëjë lehtësisht të tretin të ndihet i nënvlerësuar, shpjegon psikologia klinike Sabrina Romanoff për Verywell Mind, përcjell Telegrafi.

    Kërkohet një nivel i lartë pjekurie emocionale, konsiderate dhe vetëdijeje, që komunikimi dhe vendimmarrja të ndodhin në mënyrë të tillë që të gjithë të dëgjohen, të pranohen dhe që kontributi i secilit të vlerësohet.

    pexels

    A mund të jenë të shëndetshme miqësitë me tre persona?

    Nuk është për t’u habitur që disa nga problemet më të shpeshta në këto miqësi janë ndjenja e përjashtimit, pasiguria për vendin personal në grup dhe mungesa e reciprocitetit. Mjafton një shaka e brendshme, një interes i përbashkët ose një hobi i përbashkët që dy anëtarë të ndihen më të afërt, duke e lënë të tretin pas.

    Elementi kyç i një tresheje të shëndetshme është njohja e këtij çekuilibri dhe përpjekjet e qëllimshme për t’u rilidhur dhe përfshirë të gjithë, shton ajo.

    Kjo mund të përfshijë hapjen e bisedave dhe shakave ku të gjithë anëtarët mund të marrin pjesë dhe të kontribuojnë. Njëkohësisht, është krejtësisht në rregull që secili të ketë edhe miqësi individuale.

    Në miqësitë treshe shpesh ekziston pritshmëria që gjithçka të bëhet së bashku, por psikologët këshillojnë se duhet të ketë hapësirë edhe për dinamikën një-me-një. Vetëm pse dy persona nga grupi dalin ndonjëherë bashkë për kafe ose ndajnë një shaka të brendshme, kjo nuk do të thotë automatikisht se personi i tretë është i përjashtuar. /Telegrafi/

    Me këto truke do të dukeni sikur keni filter në fytyrë: Produktet që i keni tashmë, por nuk i përdorni siç duhet



    Efekti zbutës, i kombinuar me hidratimin e duhur, krijon një bazë të lëmuar për një pamje të freskët dhe kadifeje

    Dëshironi që lëkura juaj të duket e lëmuar dhe e njëtrajtshme, pothuajse sikur të keni një filter në fytyrë? Efekti zbutës në grim është shndërruar në një nga truket më të njohura kundër plakjes, sepse mbulon me sukses rrudhat, poret e zgjeruara dhe parregullsitë e vogla, pa u dukur i rëndë apo i tepruar. Ky stil grimi i jep fytyrës një pamje të freskët, të butë dhe natyrale, ndaj është veçanërisht i preferuar nga gratë që dëshirojnë një ten rinor pa shtresa të dukshme pudre.

    Efekti zbutës (blur) nënkupton grim që vizualisht “zbut” teksturën e lëkurës dhe minimizon vijat e holla. Në vend që të theksohet çdo pore, teni duket i lëmuar dhe kadife.

    Hapi i parë dhe më i rëndësishëm është përgatitja e mirë e lëkurës. Hidratimi është kyç, sepse lëkura e thatë i thekson edhe më shumë rrudhat dhe pabarazitë. Një krem i lehtë ose serum do të ndihmojë që fytyra të jetë e lëmuar dhe gati për grim.

    Më pas, baza e grimit luan një rol të rëndësishëm. Ajo mbush vijat e imta dhe krijon një bazë të njëtrajtshme, fal së cilës pudra vendoset më bukur dhe zgjat më gjatë. Zgjidhni baza grimi me efekt zbutës, por që nuk janë shumë të rënda.

    @raazsbeauty Get ready with me while I do my blurred skin makeup routine #makeup #makeuptutorial #makeuproutine #getreadywithme @Maybelline NY @e.l.f. Cosmetics @Armani beauty @Tower 28 Beauty @Kosas ♬ original sound - @raazsbeauty

    Sa i përket pudrës, shmangni formulat e dendura dhe të rënda. Zgjedhja më e mirë janë pudrat e lehta me përfundim natyral ose mat të butë, të cilat nuk futen në rrudha dhe nuk e theksojnë teksturën e lëkurës. Pudrën aplikojeni me tamponim të lehtë, në mënyrë që efekti të mbetet natyral dhe i njëtrajtshëm.

    Skuqësi për faqe, bronzerët dhe hijet në formë pluhuri kontribuojnë në pamjen zbutëse të lëkurës, ndërsa përdorimi i tepërt i produkteve me shkëlqim mund t’i theksojë pabarazitë. Prandaj, produktet me shkëlqim duhen përdorur me masë dhe vetëm në zonat e fytyrës që dëshironi të vini në pah.

    Në fund, një shtresë shumë e hollë pudre fiksuese ose një produkt i lehtë për fiksim do të ndihmojë që grimi të shkrihet me lëkurën dhe të ruajë përfundimin kadife gjatë gjithë ditës.

    Me produktet e duhura dhe një dorë të lehtë, efekti zbutës mund të bëhet aleati juaj më i mirë në grimin e përditshëm dhe një mënyrë e thjeshtë që fytyra të duket e freskët, e pushuar dhe më e re. /Telegrafi/

    Lëndimet më të rënda të palcës kurrizore: Kur dëmtohen dy rruazat e qafës, pasojat mund të jenë fatale



    Dy rruaza të qafës që kontrollojnë frymëmarrjen, lëvizjen dhe jetën – pse pasojat mund të jenë fatale

    Shtylla kurrizore është një strukturë jashtëzakonisht delikate dhe komplekse, prandaj kur ndodhin lëndime të palcës kurrizore, ato mund të jenë shumë serioze dhe të vështira për t’u trajtuar. Dëmtimet e rruazave C1 dhe C2 janë të rralla, por konsiderohen si lëndimet më të rënda të mundshme të palcës kurrizore dhe shpeshherë janë fatale. Te pacientët që mbijetojnë, trajtimi dhe pasojat e dëmtimeve të rruazave C1 dhe C2 janë individuale dhe ndryshojnë ndjeshëm nga një rast në tjetrin.

    Çfarë janë rruazat C1 dhe C2?

    Rruazat C1 dhe C2 janë rruazat më të larta të shtyllës kurrizore dhe ndodhen në pjesën e sipërme të qafës, duke lidhur kokën me shtyllën kurrizore. Rruaza C1 quhet atlas, ndërsa rruaza C2 quhet aksis. Përveçse mbrojnë palcën kurrizore, këto rruaza janë kryesisht përgjegjëse për lehtësimin dhe kontrollin e një game të gjerë lëvizjesh të qafës, si dhe për mbajtjen e peshës së konsiderueshme të kafkës mbi shtyllën kurrizore. Pozicioni i tyre bën që shpesh të quhen pjesë e shtyllës cervikale, ndërsa dëmtimet e rruazave C1 dhe C2 njihen si lëndime të palcës kurrizore cervikale, transmeton Telegrafi.

    Simptomat e dëmtimit të palcës kurrizore cervikale

    Pacientët që kanë pësuar dëmtim të ndonjë prej rruazave cervikale (nga C1 deri në C7) mund të përjetojnë simptoma të ndryshme, si:

    • Pamundësi për të marrë frymë në mënyrë të pavarur pa ndihmë (dëmtime nga C1 deri në C4)
    • Pamundësi ose dëmtim i aftësisë për të folur (dëmtime nga C1 deri në C4)
    • Humbje ndjeshmërie, mpirje ose ndjesi shpimi poshtë qafës
    • Paralizë e pjesshme ose e plotë e trungut, krahëve dhe këmbëve
    • Humbje e kontrollit mbi jashtëqitjen ose urinimin

    Si trajtohen dëmtimet e palcës kurrizore

    Fatkeqësisht, kur palca kurrizore dëmtohet, nuk ekziston mënyrë për ta rikthyer plotësisht. Megjithatë, mund të ndërmerren masa për ta bërë pacientin sa më të rehatshëm dhe për të siguruar rezultatin më të mirë të mundshëm për shëndetin dhe mirëqenien e tij të përgjithshme. Menjëherë pas aksidentit, shqetësimet kryesore të ekipit mjekësor janë:

    • Stabilizimi dhe imobilizimi i qafës për të parandaluar dëmtime të mëtejshme
    • Rregullimi i frymëmarrjes dhe stabilizimi i funksionit respirator, të pavarur ose të asistuar
    • Vlerësimi i problemeve mjekësore urgjente që mund të shkaktojnë komplikime të tjera, si humbja e tepërt e gjakut

    Pasi pacienti të stabilizohet, një kirurg specialist i shtyllës kurrizore do të hartojë një plan rehabilitimi. Ky plan mund të përfshijë:

    • Kontrollin e dhimbjes me përdorimin e medikamenteve të përshtatshme;
    • Injeksione steroidesh për të reduktuar inflamacionin;
    • Ndërhyrje kirurgjikale, nëse është e nevojshme, për të ulur presionin mbi palcën kurrizore;
    • Fizioterapi për të ndihmuar pacientin të rikthejë sa më shumë lëvizshmëri në pjesët e prekura të trupit dhe për të ruajtur forcën dhe funksionin në pjesët e paprekura.

    Dëmtimi i palcës kurrizore cervikale e ndryshon plotësisht jetën e pacientit. Mbështetja emocionale, përballja me kufizimet e gjendjes shëndetësore dhe sfidat e rehabilitimit janë thelbësore për të arritur një rikuperim sa më të suksesshëm. /Telegrafi/

    Republika më e vjetër në botë, më e vogël se një qytet – pa aeroport e autostrada, por më shumë turistë se banorë



    Pa infrastrukturë moderne, por me histori 1.700-vjeçare dhe miliona vizitorë çdo vit

    Në një kohë kur shtetet garojnë për madhësinë e aeroporteve, gjatësinë e autostradave dhe numrin e banorëve, ekziston një vend që i sfidon plotësisht këto logjika. Pa aeroportin e vet, pa hekurudhë dhe pa autostrada, por me një histori më të gjatë se ajo e shumicës së mbretërive evropiane, San Marino çdo vit tërheq më shumë turistë sesa ka banorë.

    I vendosur në shpatet e Apenineve dhe i rrethuar plotësisht nga Italia, San Marino është një nga shtetet më të vogla në botë, por edhe një nga më këmbëngulëset kur bëhet fjalë për ruajtjen e identitetit, traditës dhe lirisë.

    Republika më e vjetër në botë, më e vogël se një qytet

    Në një territor më të vogël se 62 kilometra katrorë, San Marino ruan një vazhdimësi shtetërore të pandërprerë prej më shumë se 1.700 vjetësh. Pikërisht për këtë arsye mban titullin e republikës më të vjetër ekzistuese në botë.

    Edhe pse sot numëron pak më shumë se 30.000 banorë, ky shtet i vogël ka arritur për shekuj me radhë ta ruajë pavarësinë, edhe në periudha kur fuqi shumë më të mëdha zhdukeshin nga harta e Evropës, transmeton Telegrafi.

    Shteti që u themelua nga një gurgdhendës

    Sipas legjendës së rrënjosur thellë në identitetin e San Marinos, republika u themelua në fillim të shekullit IV nga Marinus, një gurgdhendës i krishterë nga ishulli Rab. Duke ikur nga persekutimet e perandorit romak Dioklecian, ai u strehua në malin Titano, ku mblodhi një komunitet të vogël njerëzish që kërkonin liri.

    Sipas gojëdhënës, në çastet e fundit të jetës ai shqiptoi fjalinë që edhe sot konsiderohet themeli i shtetit: “Ju lë të lirë.”

    Pikërisht kjo ide e lirisë u bë thelbi i shtetësisë së San Marinos dhe arsyeja pse kjo republikë nuk e humbi kurrë pavarësinë, as gjatë pushtimeve napoleonike, as gjatë bashkimit të Italisë në shekullin XIX.

    Tri kullat që simbolizojnë lirinë

    Simboli më i njohur i San Marinos janë tri kullat prej guri në majën e malit Titano – Gvajta, Çesta dhe Montale. Ato gjenden edhe në stemën dhe flamurin shtetëror, ndërsa dikur shërbenin si fortifikime dhe burgje.

    Sot, këto kulla janë ndër atraksionet kryesore turistike. Nga muret e tyre, në ditë me mot të kthjellët, pamja shtrihet deri në Detin Adriatik. Besimi lokal thotë se tri kullat simbolizojnë lirinë, pavarësinë dhe qëndrueshmërinë, vlera që San Marino vazhdon t’i ruajë me përkushtim.

    Shtet me dy krerë dhe pa një sundimtar të vetëm

    San Marino ka një nga sistemet politike më të pazakonta në Evropë. Shtetin e udhëheqin njëkohësisht dy kapitenë-regjentë, të cilët zgjidhen për një mandat prej vetëm gjashtë muajsh.

    Ky sistem daton që nga Mesjeta dhe është menduar për të parandaluar përqendrimin e pushtetit në duart e një personi të vetëm. Mesazhi është i qartë, pushteti është i përkohshëm, republika është e përhershme.

    Pa ushtri, por me hark

    Edhe pse nuk ka ushtri klasike, San Marino ka një gardë ceremoniale, përfshirë edhe Gardën e famshme të harkëtarëve. Harku ka qenë për shekuj simbol i mbrojtjes dhe rezistencës, ndërsa sot përfaqëson një pjesë të rëndësishme të identitetit shtetëror dhe trashëgimisë kulturore.

    Ky shtet i vogël historikisht është mbështetur më shumë te diplomacia sesa te armët, gjë që ka rezultuar një strategji e suksesshme afatgjatë.

    Më shumë turistë se banorë

    San Marino nuk ka aeroport, stacion hekurudhor apo autostrada, por çdo vit tërheq shumëfish më tepër turistë sesa ka banorë. Vizitorët vijnë kryesisht nga qytetet e afërta italiane, por edhe nga e gjithë bota, të tërhequr nga kombinimi i pazakontë i historisë, peizazhit dhe simbolikës shtetërore.

    Vendi është i njohur edhe për pullat postare dhe monedhat euro me motive të veta, të cilat janë ndër më të kërkuarat në Evropë.
    Një tjetër kuriozitet – San Marino nuk ka pasur kurrë borxh publik në kuptimin klasik siç e njohin shtetet e mëdha, ndërsa papunësia prej vitesh është ndër më të ulëtat në rajon.

    Shtet i vogël me mesazh të madh

    San Marino dëshmon se madhësia e territorit nuk e përcakton rëndësinë e një shteti. Historia e tij, legjenda e lirisë dhe këmbëngulja për të ruajtur identitetin në hijen e fuqive të mëdha e bëjnë atë një fenomen unik në hartën evropiane.

    Në një botë ndryshimesh të shpejta dhe rishikimesh të vazhdueshme të kufijve, kjo republikë e vogël kujton se disa vlera, si liria, vetëqeverisja dhe qëndrueshmëria, mund të zgjasin shekuj, pavarësisht numrit të banorëve apo kilometrave katrorë. /Telegrafi/

    Rënia e flokëve shpesh është pasojë e modelit të gabuar të flokëve – këto janë zgjedhjet më të këqija



    Ekuilibri është çelësi: ndryshoni modelet e flokëve dhe më shpesh lërini të bien lirshëm

    Kombinimi i ajrit të ftohtë, ngrohjes qendrore dhe mbajtjes së kapelës mund të rezultojë me flokë pa jetë dhe pa shkëlqim. Zbokthi është një problem i shpeshtë në këto kushte, ndërsa shkaktarë kryesorë janë gabimet e përditshme, higjiena e dobët, larja e parregullt e flokëve, përdorimi i tepruar i shamponëve të fortë, pajisjeve për stilizim, por edhe modelet e flokëve.
    Shfaqen dhimbje, irritim dhe kruarje.

    Dermatologia dr. Vanita Ratan thotë se edhe modeli i flokëve, si dhe mënyra se si i krehim, mund të jenë burim problemesh. Flokët e stilizuara në bisht të ngritur lart janë një nga zgjedhjet më të këqija.

    – Tërheqja e vazhdueshme e flokëve në bishta të shtrënguar, topuzë apo gërsheta krijon presion të fortë në skalp. Stresi mekanik mund të kufizojë qarkullimin normal të gjakut dhe të shkaktojë inflamacion të folikulave, si dhe ndjesi dhimbjeje, irritimi dhe kruarje, shpjegon dr. Ratan. Të gjitha këto mund të çojnë në zbokth të pakëndshëm dhe nevojë edhe më të madhe për kruarje, transmeton Telegafi.

    Cilat modele flokësh nuk rekomandohen

    Flokët e shtrënguar fort, edhe pse shpesh janë zgjidhja më e shpejtë për një pamje elegante, jo gjithmonë janë zgjedhja më e mirë, sepse mund të shkaktojnë komplikime shtesë.

    – Nëse ky model flokësh përdoret çdo ditë, me kalimin e kohës mund të dëmtohet barriera mbrojtëse e skalpit, të përshpejtohet tharja e flokëve dhe të theksohet zbokthi, thekson dr. Ratan, duke shtuar se ky lloj stilizimi lidhet edhe me alopecinë traksionale, pra rënien e flokëve si pasojë e tërheqjes së zgjatur të fijes së flokut.

    Më së shpeshti vërehet te personat që mbajnë bisht të lartë dhe të shtrënguar, topuzë, gërsheta, dredha apo ekstensione. Gjendja zakonisht është e përkohshme, por mund të çojë edhe në dëmtim të përhershëm të folikulave të flokut.

    Ekuilibri është thelbësor

    Dr. Ratan shpjegon se modelet e preferuara të flokëve mund të mbahen ende, por me më shumë kujdes.

    – Ekuilibri është çelësi: ndryshoni modelet e flokëve dhe më shpesh lërini të bien lirshëm. Stilizoni flokët me goma të buta, të veshura me material tekstili, të cilat reduktojnë presionin dhe fërkimin, këshillon dr. Ratan. /Telegrafi/

    Gratë e reja nuk e presin kancerin e gjirit, por hormonet, stresi dhe gjenetika nuk njohin moshë: Po nëse megjithatë ndodh?



    Çfarë duhet të dini për rrezikun, diagnostikimin dhe mbrojtjen e hershme

    Gratë e reja zakonisht nuk mendojnë për kancerin e gjirit. Edhe vetë statistikat tregojnë se më pak se 7 për qind e të gjitha rasteve të kancerit të gjirit shfaqen te gratë nën moshën 40 vjeç. Megjithatë, kanceri i gjirit mund të zhvillohet në çdo moshë dhe është e rëndësishme të jeni të vetëdijshme për faktorët e rrezikut, pavarësisht moshës.

    Cilët faktorë e rrisin rrezikun për kancerin e gjirit

    Diagnoza e kancerit të gjirit te gratë e reja është padyshim një informacion tronditës, por duhet ditur se trajtimet inovative të kancerit të gjirit, së bashku me diagnostikimin e hershëm, prej kohësh po ndryshojnë statistikat negative, falë një qasjeje gjithnjë e më të personalizuar në diagnostikim dhe trajtim.

    Ja disa nga faktorët që e rrisin rrezikun:

    • histori personale e kancerit të gjirit ose e disa sëmundjeve jo kanceroze të gjirit
    • histori familjare e kancerit të gjirit, veçanërisht te nëna, vajza ose motra
    • histori e rrezatimit të kraharorit para moshës 40 vjeç
    • prania e dëmtimeve të caktuara gjenetike, si mutacionet BRCA1 ose BRCA2
    • ardhja e menstruacioneve të para para moshës 12 vjeç
    • te disa gra, mosha në të cilën kanë lindur fëmijën e parë

    Faktorë të tjerë rreziku përfshijnë përdorimin e tepruar të alkoolit, konsumimin e lartë të mishit të kuq, indin e dendur të gjirit dhe obezitetin. Disa studime sugjerojnë se përdorimi i pilulave kontraceptive gjatë 10 viteve të fundit e rrit lehtë rrezikun e zhvillimit të kancerit të gjirit. Megjithatë, studime të tjera nuk tregojnë një efekt të tillë.

    Terapia hormonale zëvendësuese me estrogjen dhe progestinë lidhet me një rrezik të shtuar për zhvillimin e kancerit të gjirit, transmeton Telegrafi.


    Në çfarë dallon kanceri i gjirit te gratë e reja?

    Diagnostikimi i kancerit të gjirit te gratë nën moshën 40 vjeç është më i vështirë, sepse indi i gjirit te to zakonisht është më i dendur se te gratë më të moshuara. Deri në momentin kur një nodus në gji mund të preket me dorë, kanceri mund të ketë arritur tashmë një fazë të avancuar.

    Përveç kësaj, kanceri i gjirit te gratë e reja mund të jetë më agresiv dhe me reagim më të dobët ndaj terapisë. Gratë te të cilat kanceri diagnostikohet në moshë të re kanë gjithashtu më shumë gjasa të jenë bartëse të mutacioneve të gjeneve BRCA1 ose BRCA2.

    Vonesa në diagnostikim mund të shkaktojë probleme serioze. Shumë gra të reja i injorojnë shenjat paralajmëruese, si një nodus në gji ose rrjedhje të pazakontë nga thithka, sepse besojnë se janë shumë të reja për të pasur kancer gjiri. Shpesh supozojnë se nodusi është një ciste e padëmshme ose një formacion tjetër beninj.

    A duhet gratë nën moshën 40 vjeç të bëjnë mamografi?

    Në përgjithësi, mamografitë e rregullta nuk rekomandohen për gratë nën moshën 40 vjeç, pjesërisht sepse indi i gjirit është më i dendur, gjë që e bën mamografinë më pak efektive. Shoqata Amerikane për Luftën kundër Kancerit rekomandon që gratë e moshës 40 deri në 44 vjeç të kenë mundësinë të vendosin vetë nëse duan të fillojnë skriningun vjetor me mamografi. Gratë nga 45 deri në 54 vjeç duhet të bëjnë mamografi çdo vit, ndërsa gratë 55 vjeç e lart duhet të vazhdojnë me mamografi çdo 1 deri në 2 vjet.

    Shumica e ekspertëve mendojnë se rreziku i ulët në moshë të re nuk e justifikon ekspozimin ndaj rrezatimit, as kostot e mamografisë. Megjithatë, mamografia mund t’u rekomandohet grave më të reja që kanë histori familjare të kancerit të gjirit ose faktorë të tjerë rreziku.


    Cila është mënyra më e mirë e skriningut të kancerit të gjirit te gratë e reja?

    Shoqata Amerikane për Luftën kundër Kancerit (ACS) rekomandon që të gjitha gratë ta njohin pamjen dhe ndjesinë e gjinjve të tyre dhe çdo ndryshim ta raportojnë te mjeku. ACS thekson se studimet nuk kanë treguar një përfitim të qartë nga vetëkontrolli i rregullt i gjinjve.

    Kontrollet klinike të rregullta të gjinjve, të kryera nga mjeku, rekomandohen të paktën çdo 3 vjet, duke filluar nga mosha 20 vjeç. Organizatat profesionale nuk pajtohen plotësisht se kur gratë duhet të fillojnë mamografitë, prandaj është e rëndësishme të flisni me mjekun për atë që është më e mira për ju. Grupi Amerikan për Shërbime Parandaluese Shëndetësore rekomandon skrining çdo 2 vjet nga mosha 50 deri në 74 vjeç, si dhe që vendimi për fillimin e mamografive vjetore para moshës 50 vjeç të jetë individual.

    Bisedoni me mjekun tuaj për kohën kur duhet të filloni mamografitë. Te gratë e reja, mamografia digjitale mund të jetë një alternativë ndaj mamografisë standarde, pasi zbulon më mirë parregullsitë në indin e dendur të gjirit.

    Si trajtohet kanceri i gjirit te gratë e reja?

    Vendimet për trajtim merren në bazë të faktit nëse kanceri është përhapur jashtë gjirit, si dhe gjendjes së përgjithshme shëndetësore të gruas dhe rrethanave të saj personale. Mundësitë e trajtimit përfshijnë: Kirurgjinë: lumpektominë (heqjen e tumorit dhe një pjese të indit përreth) ose mastektominë (heqjen e të gjithë gjirit). Rrezatimi zakonisht aplikohet pas lumpektomisë. Kimioterapia dhe terapia hormonale shpesh rekomandohen pas operacionit për të shkatërruar qelizat e mbetura të kancerit dhe për të parandaluar rikthimin e sëmundjes.

    Trajtimi i kancerit të gjirit mund të ndikojë në seksualitet, fertilitet dhe shtatzëni. Nëse dëshironi të keni fëmijë, bisedoni me mjekun tuaj para se të filloni terapinë. /Telegrafi/

    Këto kombinime dimërore e bëjnë veshjen për punë më elegante se kurrë



    Periudha dimërore e veshjes për punë mund të balancohet mes prakticitetit dhe stilit. Palltot, xhaketat dhe gëzofët në tone neutrale janë theksi kryesor i modës në kombinimet dimërore

    Periudha e dimrit shpesh paraqet një sfidë kur bëhet fjalë për veshjen për punë. Të ftohtit, shtresat e rrobave dhe prakticiteti jo rrallë e shtyjnë stilin në plan të dytë. Megjithatë, me zgjedhjen e duhur të veshjeve dhe stilizim të menduar mirë, është e mundur të dukeni moderne, profesionale dhe komode edhe gjatë ditëve më të ftohta.

    Çelësi i veshjeve dimërore për punë qëndron te shtresimi i zgjuar. Palltot, xhaketat dhe gëzofët nuk janë vetëm mbrojtje nga temperaturat e ulëta, por edhe elementi kryesor i modës në kombinim. Palltot oversized në tone neutrale si gri, ngjyrë deveje apo e zezë kombinohen lehtësisht me pothuajse çdo veshje pune dhe japin një stil biznesi të sofistikuar pa shumë përpjekje.

    Një nga zgjedhjet më të pëlqyera për punë gjatë dimrit është kombinimi i pjesëve të thurura me prerje klasike. Pulovrat e ngrohta prej leshi ose kashmiri funksionojnë shkëlqyeshëm me funde midi ose pantallona me prerje të drejtë. Këto kombinime duken profesionale, por edhe mjaft të rehatshme për qëndrim gjatë gjithë ditës në zyrë. Vëmendje e veçantë duhet t’u kushtohet teksturave, pasi pikërisht ato i japin thellësi dhe interes vizual veshjeve dimërore.

    Kombinimet all black janë një tjetër zgjedhje e sigurt për dimrin. Ngjyra e zezë duket elegante, është praktike dhe stilizohet lehtë. Për t’i dhënë më shumë dinamikë një veshjeje të tillë, mund të shtohen detaje si rripa, çanta apo pulovra në ngjyrë kontrasti. Edhe një detaj i vogël mund ta freskojë ndjeshëm pamjen e përgjithshme.

    Këpucët janë një pjesë shumë e rëndësishme e stilit profesional dimëror. Çizmet me take të qëndrueshme, çizmet e shkurtra apo çizmet klasike prej lëkure deri në gju përfaqësojnë një ekuilibër të mirë mes rehatisë dhe elegancës. Krahas estetikës, është e rëndësishme t’i kushtohet vëmendje edhe funksionalitetit, në mënyrë që këpucët të jenë të përshtatshme për përdorim gjatë gjithë ditës.

    Në fund, veshjet dimërore për punë nuk duhet të jenë të mërzitshme apo njëtrajtëshe. Me kombinimin e duhur të pjesëve klasike, materialeve të ngrohta dhe detajeve trendy, është e mundur të krijohet një pamje që është njëkohësisht profesionale, moderne dhe e përshtatur për kushtet e dimrit. Stili dhe prakticiteti mund të ecin dorë për dore, edhe kur temperaturat bien nën zero. /Telegrafi/

    Si uleni me partnerin në divan? Këto 7 pozita zbulojnë gjithçka për lidhjen tuaj



    Pozicioni i uljes së çifteve në divan mund të zbulojë asociacione interesante me karakteristikat e marrëdhënies. Këmbët në prehrin e partnerit demonstrojnë dominim dhe nevojë për vëmendje

    Si uleni ju dhe partneri juaj në mbrëmje në divan? A mbështeteni pranë njëri-tjetrit apo ka gjithmonë një distancë të vogël mes jush? Pozicioni i uljes shpesh mund të tregojë më shumë sesa mendojmë, edhe atëherë kur nuk jemi të vetëdijshëm për këtë.

    A ju pëlqen më shumë të uleni të përqafuar në divan apo preferoni të keni mjaftueshëm hapësirë vetëm për vete dhe telekomandën në dorë? Mënyra se si vendoseni në divan mund të tregojë shumë për lidhjen tuaj emocionale. Nuk është njësoj nëse uleni të përqafuar në mes, në cep, apo i keni hedhur këmbët mbi prehrin e partnerit. Çfarë thotë kjo në të vërtetë për marrëdhënien tuaj? Me këtë pyetje është marrë ekspertja dr. Georgina Barnett, e cila ka analizuar shtatë pozicionet më të shpeshta të uljes së çifteve, transmeton Telegrafi.

    Ulja veç e veç në dy divane

    Ulja e ndarë në dy divane shfaqet shpesh në lidhje të gjata dhe nuk do të thotë domosdoshmërisht se ka probleme në marrëdhënie. Ka më shumë gjasa që partnerët me kalimin e viteve thjesht janë mësuar shumë me njëri-tjetrin dhe kjo mënyrë u përshtatet. Secili ka qetësinë e vet, jastëkun e vet dhe pse jo, edhe pjesën e vet të kokoshkave.

    Megjithatë, mungesa e afërsisë ndonjëherë mund të tregojë se partnerët me kalimin e kohës kanë zhvilluar një lloj mosinteresimi për njëri-tjetrin ose madje jetojnë mjaft të ndarë.

    Këmbët në prehrin e partnerit

    Kushdo që vendos këmbët mbi partnerin, në fakt po merr kontrollin. Personi që mban këmbët lart, në njëfarë mënyre kërkon vëmendje dhe zë një pozicion më dominues, jo vetëm në atë moment, por ndoshta edhe në marrëdhënie në përgjithësi.

    Ulur pranë njëri-tjetrit, preken, por nuk përqafohen

    Ky është pozicioni i një çifti të lumtur dhe të kënaqur. Ndoshta “fluturat në bark” kanë ikur prej kohësh, por të dy partnerët janë ende të lidhur ngushtë dhe përpiqen të ruajnë kontaktin fizik. Çiftet që ulen kështu në divan kanë besim në lidhjen e tyre. Këtu afërsia kombinohet bukur me lirinë, pak prekje, pak hapësirë, një mesatare e artë perfekte.

    Ulja në skajet e kundërta të divanit

    Ky pozicion, kur partnerët ulen në skajet e kundërta të divanit, shpesh vizualisht pasqyron gjendjen aktuale të lidhjes. Zakonisht bëhet fjalë për një çift që është distancuar nga njëri-tjetri, sidomos nëse më parë uleshin shumë pranë. Ky pozicion shpesh shfaqet edhe pas një zënke, kur njëri partner dëshiron të theksojë pakënaqësinë e tij. “Nuk flasim, por serialin prapë e shikojmë bashkë.”

    Përqafim në cep të divanit

    Nëse të dy partnerët përqafohen në cep të divanit, kjo tregon një afërsi të fortë. Megjithatë, ky pozicion mund të pasqyrojë edhe një pabarazi pushteti mes tyre. Partneri që është shtrirë dhe ka zënë cepin dominon hapësirën, e ndoshta edhe vetë lidhjen. Partneri tjetër mund të jetë më pak i sigurt në vete, të kërkojë kontakt dhe fjalë për fjalë të ngjitet pas tjetrit, si një kotele që kërkon pak më shumë vëmendje.

    Përqafim në mes të divanit

    Ky është pozicioni më i butë në divan. Bëhet fjalë për një lidhje plot barazi dhe lidhje të vërtetë, fokusi kryesor i atij momenti të përbashkët është thjesht të jeni bashkë. Ky pozicion shihet shpesh në fazën e hershme të lidhjes, kur pasioni është ende shumë i fortë dhe bota ngushtohet vetëm te ju të dy dhe seriali juaj i preferuar.

    Përqafim në cep me këmbë të mbledhura

    Ai që i mban këmbët të mbledhura zakonisht kërkon ngushëllim dhe ndjenjë sigurie. Personi në cep ka tendencë të jetë pala më e fortë në lidhje. Partneri tjetër, në një pozicion pothuajse fetal, kërkon mbrojtje dhe mbështetje te partneri i tij “më i fortë” dhe ndoshta edhe një batanije shtesë, për çdo rast.

    Asnjë pozicion më vete nuk do të thotë se lidhja është perfekte apo në krizë. Më e rëndësishmja është që të ndiheni mirë bashkë, pavarësisht se si uleni. Dhe nëse gjatë kësaj ka edhe pak përqafime, aq më mirë. /Telegrafi/

    Kur moda provokon: Ngjyrë gjaku dhe çantë me formë njeriu



    Lauren Sánchez dhe Jeff Bezos në Javën e Modës në Paris me paraqitje monokromatike

    Java e Modës në Paris, e cila ka nisur sot dhe do të zgjasë deri më 29 janar, mblodhi që në ditën e parë një numër të madh emrash të njohur. Për hapjen u zgjodh sfilata e Schiaparelli, ku brendi i famshëm prezantoi koleksionin pranverë/verë 2026. Ngjarjen e ndoqi nga afër Lauren Sánchez.

    Ish-prezantuesja televizive Lauren Sánchez, në Javën e Modës në Paris, ndjek trendin e ngjyrës aktualisht më të kërkuar - të kuqes. Ky tonalitet ka rikthyer sërish vëmendjen pas dominimit të veshjeve burgundy; në kohë, ky rikthim përkon me ndarjen nga jeta të dizajnerit legjendar Valentino Garavani, duke qenë se e kuqja ishte shenjë dalluese e koleksioneve të tij.

    Kjo paraqitje në modë duket si një homazh për Valentinin, por edhe për estetikën e Schiaparelli-t, pasi ajo mbajti çantën ikonike Face Bag të këtij brendi. Çanta është e punuar nga lëkurë krokodili dhe e zbukuruar me detaje ari, transmeton Telegrafi.

    Backgrid

    Lauren ka veshur krijime Schiaparelli edhe gjatë dasmës së saj triditore me Jeff Bezos, në qershor të vitit të kaluar në Venecia. Ajo shpesh zgjedh modele nga kjo shtëpi mode dhe sot u shfaq në një kombinim monokromatik, duke e kompletuar pamjen edhe me taka të kuqe.

    Edhe bashkëshorti i saj e mbështeti stilin monokromatik, por në ngjyrë të zezë. Sánchez, e njohur për dekoltetë e saj bombastike, sot bëri një hap drejt një stili më elegant, ndaj shumëkënd e befasoi paraqitja e saj në këtë edicion.

    Backgrid

    Në shoqërinë e tyre ishte edhe ish-kryeredaktorja e Vogue amerikan, Anna Wintour, ndërsa në Paris u panë sërish Vincent Cassel dhe Nara Baptista, të cilët këtë herë i kishin koordinuar veshjet duke u shfaqur të dy me të zeza. /Telegrafi/

    Pa palestër dhe pa pajisje: Këto 3 ushtrime e bëjnë gjoksin të duket më i ngritur



    Lëvizje të lehta që rikthejnë drejtimin, hapin kraharorin dhe sjellin ndjesi sigurie

    Ndryshimet në gjoks shpesh lidhen me mënyrën se si trupi mbahet gjatë ditës. Me kalimin e kohës, shpatullat mund të përkulen përpara, kraharori të mbyllet më shumë dhe qëndrimi të mos jetë më aq i drejtë sa dikur. Këto ndryshime nuk ndodhin papritur, por shfaqen në heshtje, përmes zakoneve që përsëriten me vite, ulja e zgjatur, mungesa e lëvizjes dhe frymëmarrja e cekët.

    Edhe pse varja e gjoksit shpesh shihet si çështje estetike, në thelb të saj shumë shpesh qëndron humbja e mbështetjes në pjesën e sipërme të trupit. Kur muskujt që mbështesin kraharorin dhe shpatullat bëhen më pak aktivë, trupi përshtatet me një pozicion më të mbyllur dhe gjoksi natyrshëm humbet pamjen e ngritur.

    Lëvizjet e buta dhe të vetëdijshme, që rikthejnë drejtësinë dhe hapësirën në kraharor, mund ta ndihmojnë trupin të riorganizohet në mënyrë më natyrale. Nuk kërkohet forcë apo intensitet, por vëmendje dhe vazhdimësi në lëvizje të thjeshta që i mundësojnë trupit të mbahet dhe të marrë frymë më lehtë, transmeton Telegrafi.

    shutterstock

    Si ndikon lëvizja në pamjen e gjoksit dhe ndjesinë në kraharor?

    Gjoksi nuk ka muskuj të vetët, por mbështetet mbi muskujt e kraharorit, shpatullave dhe pjesës së sipërme të shpinës. Kur këta muskuj janë aktivë dhe të balancuar, kraharori ka më shumë hapësirë, ndërsa qëndrimi bëhet më i qëndrueshëm dhe i hapur. Në të kundërt, kur shpatullat janë të ulura dhe të përkulura përpara, muskujt e kraharorit mbeten të shkurtuar dhe pjesa e sipërme e shpinës merr ngarkesë më të madhe.

    Lëvizjet e rregullta dhe të buta që hapin kraharorin ndihmojnë në uljen e tensionit në shpatulla, përmirësojnë qëndrimin dhe krijojnë një ndjesi lehtësie në pjesën e sipërme të trupit. Trupi nuk përpiqet të “drejtojë” pozicionin me forcë, por gradualisht kthehet në ekuilibër.

    Shikoni si të realizoni ushtrimin e lehtë “lavjerrësi” për bark të sheshtë:

    1. Hapja e kraharorit me tërheqje të shpatullave

    Ky ushtrim ndihmon që shpatullat të kthehen në një pozicion më natyral dhe kraharori të hapet lehtë.

    Si kryhet:

    • Uluni ose qëndroni drejt, me qafën të relaksuar.
    • Përkulni krahët në bërryla dhe vendosini pranë trupit.
    • Me frymëmarrje të thellë, tërhiqni lehtë bërrylat prapa, sikur doni të afroni shpatullat. Kraharori hapet pa tendosje.
    • Me nxjerrjen e frymës, kthehuni në pozicionin fillestar.
    • Përsëriteni 10–12 herë, ngadalë dhe me vetëdije.

    shutterstock

    Pse është i dobishëm: Aktivizon muskujt që ofrojnë mbështetje për gjoksin dhe ndihmon trupin të drejtohet pa forcim.

    2. Ngritja e krahëve mbi kokë me shtrirje të lehtë

    Një lëvizje e thjeshtë që krijon më shumë hapësirë në pjesën e sipërme të trupit.

    Si kryhet:

    • Qëndroni drejt, me shputat të qëndrueshme në tokë.
    • Me frymëmarrje, ngrini krahët mbi kokë dhe ndërthurini gishtat.
    • Me nxjerrjen e frymës, shtrihuni lehtë lart, pa u përkulur në pjesën e poshtme të shpinës.
    • Mbajeni pozicionin për disa çaste, pastaj ulni ngadalë krahët.

    Përsëriteni 6–8 herë.

    shutterstock

    Pse është i dobishëm: Zgjat muskujt e kraharorit dhe kontribuon në ndjesinë e drejtësisë dhe frymëmarrjes më të lehtë.

    3. Shtrirja e krahëve pas shpine në pozicion ulur ose në këmbë

    Ky ushtrim ndihmon në lirimin e tensionit në pjesën e përparme të trupit dhe rikthen balancën në shpatulla.

    Si kryhet:

    • Shtrini krahët pas shpine dhe bashkoni pëllëmbët ose ndërthurini gishtat.
    • Pa e tendosur qafën, ngrini lehtë krahët pas dhe poshtë, aq sa ju ndjehet rehat.
    • Kraharori hapet natyrshëm. Mbajeni pozicionin 15–20 sekonda me frymëmarrje të qetë, pastaj relaksohuni.

    shutterstock

    Pse është i dobishëm: Hap kraharorin dhe ndihmon shpatullat të marrin një pozicion më të qëndrueshëm dhe të relaksuar.

    Kur trupi fillon të mbahet më lehtë

    Gjoksi i varur shpesh nuk është shenjë e humbjes së forcës, por pasojë e një qëndrimi të mbyllur që është krijuar me kalimin e kohës. Kur trupit i ofrohen disa lëvizje të vetëdijshme, pa nxitim dhe pa presion, ai fillon të riorganizohet ndryshe.

    Kraharori fiton më shumë hapësirë, frymëmarrja bëhet më e thellë dhe qëndrimi më i qëndrueshëm. Këto ndryshime nuk vijnë menjëherë, por ndihen qartë, në mënyrën se si trupi qëndron, merr frymë dhe lëviz në përditshmëri. /Telegrafi/

    Edukimi mjedisor dhe shkathtësitë e gjelbra



    Sot është Dita Botërore e Edukimit Mjedisor. Kjo ditë shënohet për të vënë në pah rëndësinë e edukimit që u mundëson individëve të eksplorojnë natyrën, të identifikojnë problemet mjedisore dhe të përfshihen aktivisht në zgjidhjen problemeve aktuale mjedisore dhe parandalimin e atyre që mund të shfaqen në të ardhmen

    Dr. Zeqir Veselaj,
    Ligjërues i edukimit mjedisor në Universitetin e Prishtinës

    Edukimi mjedisor krijon qytetarë të vetëdijshëm dhe aktivë, të përkushtuar ndaj ruajtjes së natyrës dhe mjedisit të shëndetshëm. William Stapp ka dhënë përkufizimin e parë shkencor duke e lidhur me qëllimin se: “edukimi mjedisor ka qëllim përgatitjen e një qytetari që është i ditur në lidhje me mjedisin e tij jetësor dhe problemet e lidhura me të, që është i vetëdijshëm se mund dhe duhet të ndihmojë dhe që është i motivuar të punoj aktivisht drejt zgjidhjes së problemeve”. Cornelius Troost e përkufizon qëllimin e edukimit mjedisor për “ta prodhuar një qytetar aktiv dhe ekologjikisht të orientuar. Qytetari aktiv sipas tij është i përfshirë personalisht në vendime dhe praktika në lidhje me bashkëveprimin e njeriut me mjedisin. Ndërsa një qytetar ekologjikisht i orientuar është një person vlerat dhe qëndrimet e të cilit janë dashamirëse për përdorimin e përgjegjshëm të burimeve të Tokës.

    Shkathtësitë e gjelbra për qëndrueshmërinë mjedisore

    Kurrikulat kombëtare në shumicën e vendeve evropiane janë duke plotësuar edukimin mjedisor me ato që tashmë njihen si shkathtësitë e gjelbra. Shkathtësitë e gjelbra përgjithësisht mund të përkufizohen si “njohuri, aftësi, vlera dhe qëndrime të nevojshme për të jetuar, zhvilluar dhe mbështetur një shoqëri që e zvogëlon ndikimin negativ të aktivitetit njerëzor në mjedis”. Nga përkufizimi shihet se janë disa koncepte bazë brenda këtij përkufizimi. Njohuria bazike mjedisore (angl. environmental literacy) paraqet në thelb aftësinë e nxënësve për ta perceptuar dhe interpretuar gjendjen relative të sistemeve mjedisore dhe për t’i ndërmarrë veprimet e duhura për ta ruajtur, rivendosur ose përmirësuar shëndetin e atyre sistemeve. Njohuria mjedisore, për më tepër është një koncept i cili i përfshinë të gjitha informacionet dhe kuptimet njohëse të mjedisit dhe problemeve të lidhura me të. Vlerat mjedisore janë ndjenjat tona për ruajtjen e natyrës në tërësi dhe i referohen mënyrave të ndryshme se si njerëzit e vlerësojnë mjedisin natyror dhe atë të krijuar. Këto vlera përfshijnë vlerat funksionale, kulturore e morale dhe variojnë nga përfitimet praktike të ofruara nga ekosistemet e deri te rëndësia kulturore e etike e natyrës për jetën e njeriut. Qëndrimet për mjedisin i referohen një sërë vlerash dhe ndjenjash shqetësuese të individit për mjedisin dhe problemet mjedisore, përfshirë motivimin për pjesëmarrje aktive në mbrojtjen dhe përmirësimin e kushteve të mjedisit.

    Korniza Evropiane e Shkathtësive të Gjelbra

    Në vitin 2022, BE-ja ka zhvilluar Kornizën Evropiane të Kompetencave të Qëndrueshmërisë. Korniza paraqet kuadrin evropian të kompetencave për qëndrueshmëri si një nga veprimet politike të përcaktuara në European Green Deal dhe shërben si një katalizator për të promovuar të nxënit mbi qëndrueshmërinë mjedisore në BE. Korniza identifikon një sërë kompetencash për qëndrueshmërinë mjedisore për t'u përfshirë në programet arsimore për të ndihmuar nxënësit të zhvillojnë njohuri, aftësi dhe qëndrime që promovojnë mënyra për të menduar, planifikuar dhe vepruar me empati, përgjegjësi dhe kujdes për planetin dhe për shëndetin publik. Korniza ndër të tjera ofron një referencë të përbashkët që mund ta përdorin, ndajnë dhe konsultojnë të gjithë individët e përfshirë në mësimdhënien dhe trajnimin për shkathtësië e qëndrueshmërisë mjedisore, si dhe një kontribut për të ndihmuar në bërjen e kompetencave të gjelbra të transferueshme brenda BE-së. Korniza gjithashtu paraqet një model të fushave dhe kompetencave të qëndrueshmërisë si dhe ofron një listë fillestare të njohurive, aftësive dhe qëndrimeve që përbëjnë kompetencat, së bashku me shembuj se si nxënësit dhe studentët t'i zbatojmë ato në praktikë. Grupet e kompetencave brenda kësaj kornize asociohen me bletën si qenien e gjallë më të pastër dhe më të shëndetshme në natyrë.

    Grupi i parë i shkathtësive është ai i Përfaqësimit të vlerave të qëndrueshmërisë. Për të mbrojtur mjedisin së pari duhet t`ia dish dhe pranosh vlerën. Këtu bëjnë pjesë shkathtësi si: vlerësimi i qëndrueshmërisë, promovimi i natyrës dhe mbështetja e drejtësisë mjedisore. Ky grup asociohet me kosheren e bletëve e cila është shtëpia-mjedisi që i mban bletët të sigurta dhe iu ofron kushtet themelore për jetë. Ne kemi mjedisin jetësor të përbashkët që e ndajmë me të tjerët prandaj duhet ta vlerësojm dhe respektojmë për gjithçka që na jep bazuar në drejtësinë mjedisore. Por a ka drejtësi mjedisore, a janë të ndara njëjtë resurset natyrore në botë. Sigurisht se jo. Vendet e varfëra të botës edhe pse nominalisht kontribuojnë më së paku në ndryshimet klimatike, bartin pasojat më të rënda nga to. Apo fëmijët që më së paku kanë faj për ndotjen dhe degradimin e sotëm, bartin pasojat mjedisore më së shpejti në kohë, më së rëndi në pasoja dhe më afatagjatë në të ardhmen. A na e kanë këtë borxh fëmijët tanë? Jo!

    Grupi i dytë i shkathtësive, Përqafimi i kompleksitetit të qëndrueshmërisë, kërkon të kuptohet se problemet e qëndrueshmërisë janë shumë komplekse dhe si të tilla për zgjidhje duhet t`ju qasemi në mënyrë holistike, sistemike dhe kritike. Ky grup përbëhet nga tre shkathtësi: të menduarit sistemik, të menduarit kritik dhe kornizimi i problemeve. Këto shkathtësi asociohen me polenin dhe nektarin si marrëdhënie komplekse. Bletët tërhiqen nga ngjyra dhe aroma e luleve për të mbledhur ushqim (nektarin) për koloninë e tyre, duke zhvendosur instiktivisht kokërrzat e polenit nga një lule në tjetrën për t`ju mundësuar polenizimin. Bletët, lulet dhe poleni varen nga njëra-tjetra për të siguruar që bimët dhe bletët të mbijetojnë. Nëse nuk ka lule nuk ka nektar, por nëse nuk ka nektar, bletët nuk mund të prodhojnë ushqim dhe mjaltë.

    Grupi i tretë i shakthtësive është Parashikimi të ardhmes së qëndrueshme. Ky grup përfshinë njohuritë për të ardhmet e mundshme dhe të dëshiruara, përshtatshmërinë në ndryshime dhe të menduarit eksplorues. Ky grup është sinonim i lules. Lulet janë organe reproduktive të bimëve farëveshura që prodhojnë fruta, brenda të cilave krijohen fara. Fara e vazhdon jetën e bimës nga gjenerata në gjeneratë. Pra ne duhet të mendojmë për të sotmen, si edhe për të ardhmen e gjeneratave që vijnë pas nesh, duke eksploruar për një të ardhme pozitive. Problemet e sotme mjedisore kanë një të kaluar, një histori ashtu siç e kanë edhe një të ardhme. Ne mësojmë nga përvojat e kaluara se si është trajtuar mjedisi por edhe hedhim farën sot se si do ta trajtojnë mjedisin fëmijët tanë dhe gjeneratat që do vijnë pas tyre. Dhe si çdo qenie e gjallë, ne duhet të përshtatemi në një planet që po ndryshon kryesisht si pasojë e veprimeve tona dhe stilit tonë të jetesës.

    Grupi i katërt i kompetencave është ai i Të vepruarit për qëndrueshmëri. Ky grup përfaqëson kompetencat e nxënësve të sotëm dhe qytetarëve të nesërm si agjentë të ndryshimit, si pjesë të veprimit kolektiv dhe nismëtar individual për mbrojtjen dhe përmirësimi e mjedisit. Ky grup kompetencash asocohet me bletët, si organizma që funksionojnë si një grup ashtu edhe sikurse një organizëm individual. Çdo individ blete është thelbësor për funksionimin e kolonisë: njëri mbledh nektarin, tjetri mbron kosheren, mbretëreshat riprodhohen. Këta individ bashkëpunojnë me të tjerët vazhdimisht dhe ngushtësisht për t’i përmbushur objektivat e përbashkëta duke ditur dhe zbatuar përpikërisht detyrat dhe përgjegjësitë e veta.

    Mëso gjelbër për Kosovën

    Nxënësit kosovarë duhet të edukohen dhe pajisen me shkathtësitë e gjelbra për jetën, ashtu siç e kërkon edhe Korniza Kurrikulare, në mënyrë që t`i bëj ata kontribues produktiv për të ardhmen e qëndrueshme të zhvillimit socio-ekonomik dhe ekologjik të vendit. Mentalitet i jetës së bletës duhet të bëhet rrugë e jetës dhe të vepruarit për një jetë të qëndrueshme. Një projekt i përbashkët i UNICEF- Zyra në Kosovë dhe Fakultetit të Edukimit të Universitetit të Prishtinës, me mbështetjen e Ambasadës së Suedisë ka bërë hapat e parë të inkorporimit të shkathtësive të gjelbra në kurrikulat shkollore. Është bërë fillimisht një analizë se a ekzistojnë dispozita kurrikulare të cilat ndërlidhen me Kornizën Evropiane të Shkathtësive të Gjelbra. Mbi bazën e saj është përgatitur një listë preliminare e shkathtësive të gjelbra që mund të integrohen nga mësimdhënësit kosovarë në proceset mësimore. Bazuar mbi materialet trajnuese mbi shkathtësitë e gjelbra, janë trajnuar si fazë pilotuese rreth 200 mësimdhënës dhe student-mësimdhënës se si mund t`i zbatojnë udhëzimet në procesin e mësimdhënies për qëndrueshmërinë mjedisore dhe si të pajisin nxënësit me shkathtësitë e gjelbra të nevojshme në jetën dhe profesionet e tyre. Sepse, ata në fund do të kenë fatin në dorë që të ballafaqohen me pasojat e kësaj që kemi krijuar me qasjen tonë ndaj mjedisit si dhe mundësitë e një ndryshim pozitiv për të ardhmen. Prandaj duhet të fillojmë sot, jo nesër. /Telegrafi/

    Nuk është pastel, nuk është as e zezë: Ngjyra që e bën çdo manikyr më elegant



    Kemi gjetur zëvendësimin ideal për ngjyrat klasike të dimrit të manikyrit, një alternativë që rrezaton elegancë franceze

    Ndodhemi në atë periudhë specifike kur jemi disi të ngopura me estetikën dimërore, por aspak të gatshme të hidhemi në krahët e toneve pastel. Nëse mendoni se është ende herët për ngjyrën “gjalpë” apo matcha, por njëkohësisht dëshironi pushim nga nuancat e errëta bordo gjatë vizitës suaj të radhës në sallonin e thonjve, kemi zgjidhjen.

    Bluja marinë përfaqëson ngjyrën perfekte kalimtare, që sjell dozën e nevojshme të freskisë dhe elegancës, duke ruajtur njëkohësisht thellësinë e domosdoshme për ditët kur temperaturat janë ende të ulëta. Francezet këtë nuancë prej kohësh e konsiderojnë si neutralen e re, sepse sillet njësoj si palë xhinse të errëta që kombinohen me gjithçka.

    Se bluja teget po përjeton aktualisht një ringjallje e konfirmon edhe manikyristja e njohur Ami Streets. Këshilla e saj për të arritur një pamje elegante është e thjeshtë: thonjtë duhen mbajtur të shkurtër dhe të rregullt. Në këtë mënyrë, ata duken edhe më sofistikuar dhe shndërrohen në një alternativë më të butë dhe elegante ndaj ngjyrës klasike të zezë.

    Tashmë kemi kuptuar se këtë sezon rregullat janë aty për t’u thyer, ndaj bluja teget rezulton të jetë një ngjyrë jashtëzakonisht falënderuese për kombinime të ndryshme, transmeton Telegrafi.

    Në vijim ju sjellim tre trende kyçe për dimrin 2026.

    Efekti Hailey Bieber
    Kur Hailey zëvendësoi thonjtë e saj karakteristikë me nuanca të pasura blu teget, ishte e qartë se një trend i ri kishte lindur.

    Minimalizmi mermer
    Dizajni mermer në tonet blu duket fisnik, duke ruajtur stilin minimalist që përshtatet lehtësisht me një stil biznesi.

    Manikyri francez në një pamje të re

    Maje blu të errëta në vend të atyre të bardha janë tendenca që e shndërron klasikën në një deklaratë moderne mode.


    /Telegrafi/

    Pajisja në dukje e padëmshme e kuzhinës mund ta shkurtojë jetën deri në dy vjet



    Hulumtimet e reja e lidhin këtë zakon me dëmtime të mushkërive, zemrës dhe ulje të jetëgjatësisë

    Ndërsa në shumë familje gatimi me gaz ende konsiderohet një opsion “më i shëndetshëm” dhe më ekonomik, një studim i ri sjell të dhëna shqetësuese: përdorimi i sobave me gaz mund ta shkurtojë jetëgjatësinë pothuajse për dy vjet. Edhe më alarmuese është se ato lidhen me gati 40.000 raste vdekjeje çdo vit në mbarë Evropën.

    Në këto përfundime kanë arritur studiuesit pas një studimi të gjerë të realizuar në familje anembanë Bashkimit Evropian dhe Mbretërisë së Bashkuar. Siç raporton The Guardian, problemi qëndron te ndotësit që sobat me gaz lëshojnë në ambiente të mbyllura dhe që ndikojnë drejtpërdrejt në shëndetin e zemrës dhe mushkërive. Numri i vdekjeve që lidhet me këtë ndotje është madje dyfish më i lartë se numri i viktimave nga aksidentet rrugore, transmeton Telegrafi.

    Rreziku i padukshëm në kuzhinën tuaj

    Ekspertët paralajmërojnë se shumica e njerëzve nuk janë të vetëdijshëm se sa i dëmshëm mund të jetë gatimi me gaz. Sobat me gaz lëshojnë dioksid azoti, një gaz që lidhet me sëmundje kronike të rrugëve të frymëmarrjes, probleme kardiovaskulare dhe infeksione të mushkërive. Në kuadër të studimit është analizuar vetëm ndikimi i dioksidit të azotit, ndërsa gazra të tjerë të rrezikshëm, si monoksidi i karbonit dhe benzeni, janë lënë jashtë analizës, çka do të thotë se rreziku real mund të jetë edhe më i madh.

    “Që në vitin 1978 kemi mësuar për herë të parë se ndotja me dyoksid azoti është dukshëm më e lartë në kuzhinat që përdorin soba me gaz, krahasuar me ato që përdorin soba elektrike. Megjithatë, vetëm tani kemi mundur të paraqesim të dhëna konkrete për ndikimin në jetëgjatësinë e njeriut”, ka deklaruar autorja e studimit, Delgado-Saborit.

    Sa të përhapura janë në të vërtetë sobat me gaz?

    Sipas të dhënave për Bashkimin Evropian, çdo shtëpi e tretë përdor sobë me gaz. Situata është edhe më e theksuar në disa vende të veçanta – në Mbretërinë e Bashkuar, 54 për qind e familjeve përdorin gaz, ndërsa në Itali, Holandë, Rumani dhe Hungari ky përqindje kalon 60 për qind. Pikërisht në këto ambiente ndodh një ekspozim më i madh ndaj substancave të dëmshme që shkaktojnë irritime dhe inflamacione të rrugëve të frymëmarrjes, veçanërisht te fëmijët dhe të moshuarit.

    Rezultate të ngjashme edhe në SHBA

    Raporti, i mbështetur nga Fondacioni Evropian për Klimën, bazohet në një hulumtim që vitin e kaluar ka matur cilësinë e ajrit në shtëpi, me qëllim të përcaktojë se në çfarë mase gatimi me gaz kontribuon në ndotjen e ajrit të brendshëm. Duke krahasuar ndotjen e ajrit të brendshëm me atë të jashtëm, shkencëtarët kanë arritur në rezultate që përputhen me një studim të realizuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në muajin maj të këtij viti. Ky studim ka treguar se sobat me gaz dhe propan shkaktojnë deri në 19.000 raste vdekjeje në vit.

    Edhe pse sobat me gaz janë konsideruar standard në shumë kuzhina për dekada me radhë, hulumtimet e reja tregojnë qartë se kalimi në alternativa elektrike ose induksioni mund të ketë një ndikim të gjerë, jo vetëm në cilësinë e ajrit në shtëpi, por edhe në gjatësinë dhe cilësinë e jetës. /Telegrafi/

    Shkencëtarët zbulojnë një qasje krejt të re në trajtimin e goditjes në tru



    Nanomaterialet që kalojnë barrierën gjak-tru mund të zvogëlojnë dëmtimin, inflamacionin dhe pasojat afatgjata të goditjes cerebrale

    Në rast të goditjes në tru, mjekët kanë shumë pak kohë. Qëllimi i tyre është të rivendosin sa më shpejt qarkullimin e gjakut në tru, për të parandaluar vdekjen e qelizave nervore. Megjithatë, ky rikthim i gjakut ka edhe anën e tij të errët. Terapia revolucionare me nanomateriale mund të ofrojë një zgjidhje të re.

    Gjatë kohës kur qarkullimi i gjakut është i ndërprerë, në qelizat e trurit grumbullohen nënprodukte të dëmshme dhe aftësitë e tyre mbrojtëse dobësohen. Kur qarkullimi rivendoset papritur, në indin e dëmtuar mbërrijnë njëkohësisht sasi të mëdha oksigjeni, molekula inflamatore dhe qeliza imune, të cilat, në vend se të ndihmojnë, shpesh shkaktojnë dëmtime shtesë të neuroneve.

    Ky fenomen, i njohur si dëmtim nga reperfuzioni, mund ta zgjerojë dëmin përtej vetë zonës së goditjes dhe të ndikojë në mënyrë vendimtare në ashpërsinë e pasojave të përhershme.

    Shkak gjithnjë e më i shpeshtë i vdekshmërisë dhe invaliditetit

    Goditja në tru është një dëmtim i papritur i trurit që ndodh kur ndërpritet ose zvogëlohet ndjeshëm furnizimi me gjak i një pjese të trurit, çka bën që qelizat nervore të fillojnë të vdesin. Sipas vdekshmërisë, ajo është shkaku i tretë i vdekjes, menjëherë pas sëmundjeve të zemrës dhe atyre tumorale, ndërsa në nivel global është shkaku i dytë më i shpeshtë i vdekjes dhe shkaku kryesor i invaliditetit neurologjik të përhershëm.

    Goditja në tru, ose insulti cerebrovaskular (CVI), do të thotë që një pjesë e caktuar e trurit mbetet pa furnizim me gjak. Sot, kjo është një shkak gjithnjë e më i shpeshtë i sëmundshmërisë, invaliditetit dhe vdekshmërisë. Zakonet e këqija të jetesës, obeziteti dhe diabeti çojnë në çrregullime të enëve të gjakut, e më pas në trombozë dhe CVI.

    Pasojat e CVI-së sot po përpiqemi t’i zbusim në mënyra të ndryshme dhe njëra prej tyre është transplantimi i qelizave burimore. Ekzistojnë edhe metoda të tjera, si vendosja e stimulimit të thellë të trurit te pacientët me çrregullime të vetëdijes pas traumës ose ishemisë, siç është CVI, transmeton Telegrafi.

    Trajtimi me nanomateriale

    Shkencëtarët nga Northwestern University në SHBA kanë publikuar së fundmi në revistën Neurotherapeutics një studim ku kanë zhvilluar një trajtim të ri me nanomateriale, i cili mund të zbusë dëmtimin sekondar të përmendur. Bëhet fjalë për një injeksion që aplikohet menjëherë pas rivendosjes së qarkullimit të gjakut në tru.

    Në studimin paraklinik te minjtë, u tregua se ky nanomaterial mund të kalojë barrierën gjak-tru, një mbrojtje natyrore që zakonisht pengon shumicën e barnave të arrijnë indin e trurit. Rezultatet treguan se injektimi i këtyre materialeve e redukton ndjeshëm dëmtimin e trurit dhe e dobëson reagimin inflamator, pa efekte anësore të dukshme.

    Barriera gjak-tru është një zgjidhje evolucionare me të cilën qelizat e trurit mbrohen nga substancat e dëmshme nga sistemi tretës, të cilat mund të dëmtojnë qelizat nervore ose mbështetëse.

    Në të njëjtën kohë, kjo barrierë paraqet një sfidë për industrinë farmaceutike, sepse ilaçi që duhet të veprojë në tru duhet të jetë në gjendje ta kalojë atë. Një shembull i mirë është dopamina, e cila nuk e kalon barrierën, prandaj merret në formën e L-Dopa-s, një preparat që e kalon barrierën dhe në tru shndërrohet në dopaminë.


    Si funksionon trajtimi i ri?

    Terapia e re bazohet në të ashtuquajturat peptide terapeutike supramolekulare, molekula shumë të vogla që vetëorganizohen në struktura më komplekse dhe “komunikojnë” me qelizat.

    Kjo teknologji ka tërhequr vëmendjen e shkencëtarëve edhe më parë. Para disa vitesh, peptide të ngjashme, të quajtura “molekula që vallëzojnë”, treguan se mund të nxisin rikuperimin pas dëmtimeve të rënda të palcës kurrizore te minjtë.

    Studimi i ri tregon diçka edhe më domethënëse, këto molekula mund të jepen intravenoz, përmes qarkullimit të gjakut, pa nevojën e operacionit ose injektimit të drejtpërdrejtë në tru.

    Shkencëtarët shfrytëzuan faktin se barriera gjak-tru pas goditjes në tru bëhet përkohësisht më e përshkueshme. Ata ulën përqendrimin e molekulave për t’u siguruar që ato kalojnë në mënyrë të sigurt përmes qarkullimit të gjakut dhe, sapo hyjnë në tru, ato lidhen në struktura më të forta dhe më efikase.

    Më pak inflamacion, më pak dëmtime

    Minjtë u monitoruan për shtatë ditë pas goditjes. Ata që morën terapinë kishin:

    • dëmtime dukshëm më të vogla të indit të trurit
    • reagim inflamator më të dobët
    • aktivizim më të vogël të tepruar të sistemit imunitar

    Nuk u vërejt toksicitet apo dëmtim i organeve të tjera. Sipas njërit prej autorëve të studimit, Samuel Stupp, çelësi i terapisë qëndron në veprimin e saj të dyfishtë, ajo redukton inflamacionin e dëmshëm dhe njëkohësisht nxit rindërtimin e lidhjeve nervore.

    Nevojiten testime te njerëzit

    Terapia është ende në fazë fillestare dhe se duhet pritur rezultatet e testimeve te njerëzit. Kritika kryesore e këtyre studimeve është se truri i miut dhe ai i njeriut ndryshojnë ndjeshëm, si në ndërtim, madhësi, ashtu edhe në funksion.

    Qelizat nervore dhe ato mbështetëse te njeriu janë të ndryshme dhe kjo e vështirëson gjetjen e një terapie efektive. Shembull janë hulumtimet e gjata dhe të pasuksesshme për ilaçe kundër sëmundjes së Alzheimerit ose demencës senile. Te minjtë, terapitë japin rezultate të mira, por te njerëzit shpesh dështojnë.

    Çfarë pason?

    Autorët e studimit planifikojnë hulumtime afatgjata për të verifikuar nëse terapia ndihmon edhe në rikuperimin e funksioneve njohëse, të cilat te shumë pacientë mund të përkeqësohen me muaj pas goditjes.

    Gjithashtu, ata planifikojnë të shqyrtojnë mundësinë e shtimit të sinjaleve rigjeneruese në molekula, për ta bërë efektin edhe më të fuqishëm.

    Gjatë zhvillimit të trurit dhe organeve ekzistojnë sinjale, molekula dhe receptorë që drejtojnë rritjen dhe rigjenerimin e indeve.

    Qelizat nervore janë shumë të diferencuara dhe, përveç disa llojeve të veçanta, si qelizat nervore në lobin olfaktor përgjegjës për nuhatjen, nuk mund të rigjenerohen. Prandaj kërkohen molekula që mund të nxisin rigjenerimin edhe të indeve komplekse. Më herët në histori janë provuar transplantime të qelizave fetale të trurit te sëmundja e Parkinsonit, por këto procedura rrallë çonin në zhvillimin e tumoreve malinje të trurit. Pikërisht për këtë arsye, në neuroshkencë dhe mjekësi, kujdesi është gjithmonë i domosdoshëm. /Telegrafi/

    Pse pantallonat elegante të qepura po zëvendësojnë fustanin dhe po dominojnë modën



    Nga kombinimet e biznesit deri te daljet në mbrëmje, pantallonat e qepura janë pjesa kyçe e gardërobës për vitin 2026

    Ndërsa disa, pa u menduar gjatë, zgjedhin një fund saten prej mëndafshi ose mbështeten te një fustan që thjesht e veshin për të krijuar menjëherë përshtypjen e elegancës, të tjera mbeten besnike ndaj pantallonave. Ato alternojnë mes modeleve fluide prej sateni, xhinseve me prerje të gjerë dhe pantallonave të qepura në mënyrë perfekte.

    Gjithçka rreth nesh ndryshon, ashtu edhe moda. Që nga momenti kur pantallonat klasike dolën nga korniza e uniformës strikte të biznesit dhe u bënë pjesë e veshjes së përditshme, stilistët e modës e vunë re menjëherë këtë ndryshim. Që atëherë, ky model është bërë i pazëvendësueshëm, transmeton Telegrafi.

    Pantallonat e qepura përshtaten lehtësisht me raste të ndryshme dhe janë gjithmonë një zgjedhje e sigurt. Për një pamje të përditshme, stilizoni një model elegant me prerje të gjerë me një bluzë të thjeshtë dhe një xhaketë bomber. Për një dalje në mbrëmje, shtoni një top saten dhe taka të larta me majë të mprehtë. Ky element gardërobe kalon pa asnjë përpjekje nga stili rastësor në atë formal.

    Nga brendet e rrugëve deri te shtëpitë luksoze të modës, dizajnerët në të gjithë skenën e modës janë përpjekur të krijojnë pantallonat perfekte tailored. Diçka si “fustani i vogël i zi” – gjithmonë është zgjidhje kur nuk dini çfarë të vishni. /Telegrafi/

    Këto janë 3 shenjat që nuk dorëzohen kurrë: Marrin goditjet më të rënda dhe kthehen më të fortë se kurrë



    Ekzistojnë shenja të horoskopit të njohura për forcë psikike dhe qëndrueshmëri. Këto shenja i frymëzojnë të tjerët me qasjen e tyre ndaj përballjes me sfidat

    Disa njerëz duken të pathyeshëm, të aftë të përballojnë edhe goditjet më të rënda të jetës. Astrologjia tregon se disa shenja të Zodiakut kanë një forcë të lindur të brendshme që i ndihmon të përballen me krizat dhe të dalin prej tyre më të fortë se kurrë.

    Këto shenja të horoskopit dallohen veçanërisht kur bëhet fjalë për qëndrueshmëri dhe forcë mendore. Vendosmëria dhe vetëbesimi i tyre shpesh i frymëzojnë të tjerët të mos dorëzohen, edhe kur përballen me situata që duken të pamundura. Ata nuk kërkojnë zgjidhje të shpejta apo rrugë të lehta, por mbështeten te këmbëngulja dhe forca e brendshme për të kapërcyer çdo sfidë, transmeton Telegrafi.

    ♏ Akrepi

    Akrepat janë mjeshtër të vërtetë në kapërcimin e krizave. Nën ndikimin e Plutonit, kjo shenjë posedon një qëndrueshmëri dhe vendosmëri të jashtëzakonshme. Edhe kur përballen me situata shumë të vështira jetësore, Akrepat arrijnë të ruajnë qetësinë dhe kontrollin, duke vepruar në mënyrë të qëndrueshme dhe të palëkundur. Aftësia e tyre për të fshehur betejat e brendshme i bën veçanërisht mbresëlënës.

    ♍ Virgjëresha

    Virgjëreshat dallohen për logjikën e ftohtë dhe qasjen racionale ndaj problemeve. Ato rrallë bien në panik dhe gjithmonë kërkojnë zgjidhjen më të mirë të mundshme. Kur hasin në pengesa, Virgjëreshat e analizojnë situatën, bëjnë një plan dhe veprojnë me mendje të ftohtë, gjë që u mundëson t’i kapërcejnë vështirësitë pa stres të panevojshëm.

    ♑ Bricjapi

    Bricjapët kombinojnë disiplinën dhe forcën mendore. Kjo shenjë tokësore ruan qetësinë edhe në momentet më kritike dhe rrallë shfaq dobësi. Forca e tyre e brendshme dhe aftësia për ta mbajtur kontrollin në duart e veta u mundëson të përballen me sfidat në mënyrë dinjitoze dhe efektive. /Telegrafi/

    Cilin trëndafil e zgjodhët? Zbuloni dëshirën që po e fshihni dhe atë që ju pret në të ardhmen



    Psikologjia thotë se zgjedhja juaj pasqyron dëshirën që nuk guxoni ta thoni me zë

    Në figurë ndodhen pesë trëndafila dhe secili zgjedhje mbart një mesazh që flet më shumë për ju sesa për vetë lulen. Njerëzit shpesh mendojnë se zgjedhin rastësisht, por e vërteta është se na tërheq pavetëdijshëm ajo që i ngjan më shumë botës sonë të brendshme.

    Zgjedhja juaj është, në fakt, pasqyra e psikikës suaj dhe e asaj që dëshironi më së shumti në këtë moment, edhe nëse nuk dini ta thoni me fjalë.

    Prandaj, zgjidhni trëndafilin që ju bie i pari në sy dhe lexoni më poshtë çfarë tregon për ju.

    🌹 Trëndafili numër 1

    Nëse keni zgjedhur trëndafilin e parë, kjo tregon se jeni të ndjeshëm deri në kufijtë e brishtësisë dhe se jepni veten me gjithë zemër. Në marrëdhënie jeni të sinqertë dhe të hapur, por thellë brenda vetes mbani gjithmonë frikën nga tradhtia. Për ju, besimi është gjithçka.

    Paratë kurrë nuk kanë qenë motiv kryesor për ju, nuk ju duhet shumë për të qenë të lumtur. Dëshira juaj më e madhe është një dashuri si në përralla, ajo lidhje e rrallë ku dy njerëz e duan dhe e kuptojnë njëri-tjetrin pa kushte.

    Lajmi i mirë është se kjo dashuri ju është e destinuar. Por rruga drejt saj kalon përmes disa “gjembave”, disa zhgënjimeve që do t’ju mësojnë çfarë është dashuria e vërtetë.

    🌹 Trëndafili numër 2

    Nëse ju tërhoqi trëndafili i dytë, do të thotë se dashuria është boshti i jetës suaj, jo vetëm ajo romantike, por edhe ajo për familjen dhe miqtë.

    Ju jepni shumë, pa llogari dhe pa rezerva. Nuk hiqni dorë lehtë dhe jeni gati për rrezik, sakrificë dhe vendime të mëdha për të arritur atë që dëshironi.

    Dëshira juaj më e madhe është një dashuri e qëndrueshme, e thellë dhe e përhershme. Problemi është se shpesh lëndoheni, sepse jepni më shumë sesa merrni. Megjithatë, jeta më vonë ju sjell një person që do t’ju dojë pikërisht ashtu siç keni ëndërruar gjithmonë, transmeton Telegrafi.

    🌹 Trëndafili numër 3

    Trëndafili i tretë zbulon një person me energji të lehtë, të ndritshme dhe pozitive. Për çdo problem gjeni zgjidhje dhe rrallë lejoni që errësira t’ju afrohet.

    Njerëzit ju kërkojnë sepse e dinë se dini t’ua ngrini humorin dhe t’u jepni shpresë.
    Dëshira juaj më e madhe jetësore është suksesi profesional.

    Ju investoni shumë në veten tuaj, mësoni vazhdimisht dhe zhvilloheni, por shpesh pyesni veten nëse do t’ia vlejë. Do t’ia vlejë. Nëse vazhdoni kështu, suksesi do të vijë natyrshëm.

    Vetëm mos harroni: krahas karrierës, ju duhet edhe dashuria. Pa të, asnjë arritje nuk ka aq vlerë sa mendoni.

    🌹 Trëndafili numër 4

    Nëse keni zgjedhur trëndafilin e katërt, me tonin e tij më të errët dhe pamjen e vyshkur, kjo tregon se jeni thellë i/e lënduar dhe aktualisht ndodheni në një periudhë ku gjithçka ju duket e zezë.

    Sikur energjia juaj të ketë rënë në minimum dhe të jeni lodhur nga gjithçka. Dëshira juaj më e madhe është të mbarojnë ditët e këqija, të merrni më në fund frymë lirshëm dhe ta shihni sërish dritën.

    Kjo është plotësisht e kuptueshme. Por për të ndryshuar gjërat, duhet të ndryshoni edhe këndvështrimin tuaj. Nëse qëndroni në pesimizëm, dëshira nuk ka ku të realizohet. Nëse sillni pak më shumë besim dhe dritë në përditshmëri, gjërat do të fillojnë të ndryshojnë më shpejt sesa mendoni. /Telegrafi/

    Ajo që po u ndodh Beckham-ëve mund t’ju ndodhë edhe juve: Pse vjehrra dhe nusja janë shpesh në “luftë të ftohtë”, ndërsa djali gjithmonë e pëson



    Psikologët zbulojnë mekanizmin emocional që e kthen dashurinë në konflikt dhe shtëpinë në fushëbetejë

    Kur në media u shfaq lajmi se në familjen Beckham po shpërthejnë sërish tensione, shumëkush e pa si edhe një thashethem nga bota e të famshmëve. Brooklyn Beckham, bashkëshortja e tij Nicola Peltz, nëna Victoria dhe babai David, fotografi perfekte në tapetin e kuq, e pastaj papritur rrëfime për distancë emocionale, marrëdhënie të ftohta dhe tensione familjare. Por, nën gjithë këtë shkëlqim, fshihet diçka shumë më e afërt për secilin prej nesh.

    Sepse kjo nuk është thjesht një histori për të famshëm.
    Kjo është historia e pothuajse çdo familjeje.

    Marrëdhënia vjehërr – re: tensione që lindin në heshtje

    Marrëdhënia mes vjehrrës dhe resë është një nga ato tema për të cilat flitet rrallë hapur, por që ndihen që në drekën e parë familjare. Në vërejtje të vogla, në qortime të heshtura, në atë ndjesi ku të gjithë buzëqeshin, por askush nuk është vërtet i çliruar.

    Problemet rrallë lindin nga një grindje e madhe. Më shpesh, ato grumbullohen në heshtje, me vite, nga pritshmëritë e pathëna dhe fjalitë e gëlltitura.

    Personi i njëjtë, dy role krejtësisht të ndryshme

    Ekspertët e marrëdhënieve familjare shpjegojnë se këtu përplasen dy emocione të forta, por krejtësisht të ndryshme, ndaj të njëjtit burrë.

    Nëna e sheh djalin si fëmijën që e ka rritur, mbrojtur dhe vënë gjithmonë në radhë të parë. Ndërsa gruaja e sheh atë si partnerin me të cilin ndërton jetën, intimitetin dhe rregullat e shtëpisë së tyre.

    Ajo që për njërën duket si kujdes dhe zakon, për tjetrën duket si ndërhyrje në territorin personal. Këtu fillon një tension i heshtur që shpesh shndërrohet në një luftë të padeklaruar për kufij dhe kontroll, transmeton Telegrafi.


    Çfarë thonë psikologët?

    Terapistja amerikane e familjes, Dr. Susan Newman, paralajmëron prej vitesh se shumë vjehrra ndihen sikur po përjashtohen nga jeta e djalit, ndërsa nuset shpesh i përjetojnë këshillat si kritikë dhe kontroll – edhe kur vijnë nga qëllime të mira.

    Në këtë keqinterpretim të vazhdueshëm lind një rreth vicioz keqkuptimi, ku të dyja palët ndihen të lënduara.

    Djali në mes – pozicioni më i vështirë emocional

    Dhe në mes mbetet ai: djali, burri, partneri që zakonisht beson se heshtja do ta ruajë paqen.

    Sipas psikologut britanik Dr. Oliver James, kjo është emocionalisht pozita më e vështirë në gjithë këtë dinamikë. Shumë burra përpiqen të mbeten neutralë, të mos lëndojnë askënd, të “mos përzihen”. Por pikërisht kjo heshtje shpesh e përkeqëson situatën.

    Kur ai nuk vendos kufij të qartë dhe nuk tregon se marrëdhënia me partneren është prioritet, të dyja palët fillojnë të ndihen të pasigurta:

    • Nëna mendon se po humbet vendin e saj
    • Gruaja mendon se nuk ka mbështetjen e tij

    Në fund, të gjithë janë të pakënaqur dhe ai mbetet i copëtuar mes dy anëve.

    profimedia

    Grindjet nuk lindin nga gjërat e mëdha, por nga përditshmëria

    Në praktikë, konfliktet pothuajse kurrë nuk nisin nga drama të mëdha. Ato lindin nga gjëra të vogla:

    • mënyra e rritjes së fëmijëve
    • zgjedhja e punës
    • rregullimi i shtëpisë
    • mënyra e gatimit apo e menaxhimit të familjes

    Këshillat që synojnë të ndihmojnë tingëllojnë si kritikë. Kujdesi tingëllon si kontroll. Pastaj vjen tërheqja emocionale, agresioni pasiv dhe ftohja e marrëdhënieve.

    Psikologët paralajmërojnë se kjo atmosferë ndikon edhe te fëmijët, të cilët e ndiejnë tensionin shumë më mirë sesa mendojnë të rriturit. Me kalimin e kohës, dëmtohet edhe vetë marrëdhënia bashkëshortore.

    A mund të jetë kjo marrëdhënie e shëndetshme?

    Lajmi i mirë është: po, mundet.

    Kur të dyja palët pranojnë se dashuria për të njëjtin person nuk është garë, dhe se secili ka vendin e vet, hapësira për konflikt zvogëlohet ndjeshëm.

    Respektimi i kufijve, privatësisë dhe komunikimi i sinqertë, pa akuza, shpesh mjaftojnë që tensioni të shndërrohet në një marrëdhënie korrekte, madje edhe të ngrohtë.

    AP

    Historia e Beckham-ëve është vetëm versioni më i zhurmshëm i asaj që ndodh në shumë shtëpi

    Pa reflektorë, pa tituj mediash, por me të njëjtat emocione.

    Sepse familja nuk është kurrë një fotografi perfekte nga Instagrami. Ajo është proces i vazhdueshëm përshtatjeje, kompromisi dhe mësimi i roleve të reja. /Telegrafi/

    ❌