Ministrja e Brendshme në Shkodër për situatën. Parashikohen reshje intensive nesër
Benet Beci shkruan nga Shkodra se jemi në terren, së bashku me ministren e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu, drejtorin e AKMC Haki Çako dhe prefekten Holta Duda, për të monitoruar nga afër situatën, nivelin e lumenjve dhe të liqenit në territorin e Bashkisë Shkodër. Parashikimet e motit japin informacion se sonte dhe nesër do kemi reshje intensive në qarkun e Shkodrës dhe Kukësit…