Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Bashkëpunimi ekonomik Shqipëri-Greqi, presidenti Begaj: Kemi një rritje të eksporteve reciproke

Presidenti Bajram Begaj këtë të premte mori pjesë në takimin e shoqatës së biznesit grek në Shqipëri me rastin e “Ditës së Vasilopitës”. Në këtë takim me sipërmarrësit grekë në Tiranë, Begaj u shpreh për një dinamikë të re të bashkëpunimit ekonomik mes Shqipërisë dhe Greqisë përmes nxitjes së projekteve të përbashkëta. ”Unë mendoj se ka mundësi për më shumë dhe ka ende hapësira të mëdha për të…

Source

PS kërkon ndryshimin e formulës së përbërjes së ”Territoriales”, projektvendimi shqyrtohet të martën në Kuvend

Më 3 shkurt (e martë) do të mbahet seanca e radhës parlamentare. Në bazë të urdhrit të kreut të Kuvendit, Niko Peleshi janë 14 pika në rendin e ditës. Një nga pikat që pritet të nxisin tension dhe debat është diskutimi në lidhje me ndryshimet për Komisionin e Posaçëm për Reformën Administrativo-Territoriale. Socialistët kërkojnë ndryshimin e formulës së përbërjes së komisionit…

Source

Banorët e Kodra-Bujarasit denoncojnë mungesën e rrugës, deputeti Boçi: Premtim elektoral i pambajtur

Banorët e fshatit Kodra-Bujaras, në njësinë administrative Gjergjan, shprehen të zhgënjyer pasi premtimi për shtrimin e rrugës, i bërë nga Bashkia Elbasan përpara zgjedhjeve të përgjithshme, ende nuk është realizuar. Deputeti i PD-së, Luçiano Boçi thotë se investimi i premtuar u shoqërua me vendosjen e një tabele informuese ku shënohej shifra prej 1 miliard lekësh, duke ngjallur entuziazëm te…

Source

Deputeti Mziu: Në Europë shan Trumpin, ndaj Rama ka frikë të shkojë në SHBA

Deputeti i PD-së, Xhelal Mziu thotë se kryeministri Edi Rama ka frikë që të shkojë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. ”Bordin e Paqes e ka firmosur, nuk ka pse shkon në SHBA. Edi Rama ka dy vite që nuk shkon në Amerikë, nuk ka shkuar në OKB. Pse nuk shkon në OKB? Është përplasur një herë me Nishanin apo me Ilir Metën për të shkuar në OKB në vend të Presidentit, ndërsa kësaj radhe la Begajn që…

Source

Pasuritë e konfiskuara nga krimi vihen në shërbim të arsimit, ministrja Koçiu: Askush nuk pasurohet në rrugë kriminale

Pasuritë e konfiskuara nga aktivitetet kriminale po kthehen në shërbim të komunitetit dhe arsimit profesional. Në Shkollën e Mesme Profesionale në Kamëz, më e madhja e këtij lloji në vend, janë të paktën 7 klasa që janë pajisur me bazën e nevojshme materiale për praktikën mësimore. Klasat e reja u vizituan nga Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu, Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit…

Source

Erion Veliaj kërkon lirinë, depoziton kërkesë për zëvendësim të masës së sigurisë

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka depozituar kërkesë për zëvëndësim të masës së sigurisë në GJKKO. Gjyqtarja që do shqyrtojë kërkesën e Veliajt është Etleva Deda. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet më 10 shtator 2025 dhe ka dërguar për gjykim kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj, i arrestuar që në 8 shkurt 2025.

Source

Bashkimi i opozitës, Dash Shehi: Nuk ja vlen nëse na thonë ec te oborri jonë se kemi gjelin

Dashamir Shehi, kreu i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar (LZHK), ishte i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Opinion”, ku foli për situatën politike në vend dhe ndër të tjera, u ndal te çështja e bashkëpunimit të opozitës. I pyetur nëse është i nevojshëm një bashkim i forcave opozitare përballë mazhorancës, Shehi u shpreh skeptik ndaj një bashkimi formal pa parime të qarta dhe pa reflektim për…

Source

Berishës iu ndërpre fjala në Strasburg, Spahiu: Nuk mundet një i pandehur për korrupsion të baltosë Shqipërinë në BE

Juristi Kreshnik Spahiu thotë se Sali Berisha nuk mund të baltosë Shqipërinë në BE, ndërkohë që është i pandehur për korrupsion. Për të Berisha nuk mund të jetë lideri i opozitës dhe se është ai që e ka mbajtur të përçarë. Ishte edhe kreu i grupit parlamentar i PS-së, Taulant Balla i cili postoi videon nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ku Sali Berishës i është fikur mikrofoni. ”…

Source

Qumësht formule bebesh me toksina të rrezikshme, tërhiqet nga tregu produkti ”Aptamil 1 Prontura”

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka njoftuar tërheqjen e menjëhershme nga tregu të produktit për foshnja “APTAMIL 1 PRONUTRA”, pas konstatimit të pranisë së një bakteri të rrezikshëm i njohur si cereulide. Njoftimi i plotë Autoriteti Kombëtar i Ushqimit informon opinionin publik mbi njoftimin me numër reference 2026.0663 të ardhur nga Sistemi RASFF. Gjatë kontrolleve zyrtare të kryera në…

Source

Deputeti Gjoni: Ngërçi në Këshillin e Mandateve për Ballukun ka urdhër politik

Deputeti i PD-së, Gjin Gjoni flet për bllokimin e Këshillit të Mandateve për heqjen e imunitetit të zv/kryeministres Belinda Balluku. Sipas Gjonit, mënyra se si po vepron Komisioni i Mandateve nuk është e rastësishme, por vjen si pasojë e një urdhri politik. ”Nga mënyra si Rama po përpiqet të mbrojë Ballukun, në fakt ai po mbron veten’‘,-tha Gjoni në ”News 24”. Po ashtu Gjoni kritikoi ndryshimet…

Source

Gupi: Partitë e vogla duhet të jenë pjesë e reformave

Avokati Marsid Gupi thotë se partitë e vogla në Parlament nuk janë në bashkëqeverisje. “Unë nuk merrem me kush bën oponencën apo kush bën opozitën e opozitës. Unë shikoj që nuk janë në bashkëqeverisje. Nuk kam parë unë që Redi Muçi ose Ana Dajko ose Erald Kapri të jenë në ndonjë post qeveritar. Këtu është problemi, sepse ne nuk flasim me standarde, por me interesa. Për sa kohë luhet kjo loja…

Source

E plagosën në burgun grek, Dhimitër Meci tentoi të ekzekutonte mafiozin Lala

10 ditë pas vrasjes së shqiptarit Jani Aliaj në burgun famëkeq të Koridhalos në Greqi, një tjetër shqiptar mbeti i plagosur sot në burgun e Malandrinos. Meci është qëlluar me një thikë të improvizuar, nga i burgosuri grek N.E, i akuzuar për organizatë kriminale, i cili punonte në mensën e burgut. 46-vjeçari nga Gjirokastra del i proceduar dhe dënuar disa herë në Greqi për vepra të ndryshme penale…

Source

Afera “5D”, deputeti Këlliçi: Apeli vuri kapakun mbi një prej dosjeve më korruptive, precedent i rrezikshëm

Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Apelit të Posaçëm për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, e cila zbuti masat e sigurisë për ish-zyrtarët e Bashkisë së Tiranës, në lidhje me dosjen e njohur si “5D”. Këlliçi u shpreh se Apeli “vendosi kapakun jo mbi krimin, por mbi drejtësinë”, duke e cilësuar vendimin si një precedent të rrezikshëm për çështjet që lidhen me…

Source

Gazetarja Lala tregon si u shfry afera “5D” e Bashkisë së Tiranës: Dënime qesharake

Gazetarja Klodiana Lala flet për aferën 5D dhe dënimet e ulëta që kanë marrë zyrtarët, të cilët u shpëtuan nga burgu nga Gjykata e Posaçme e Apelit. Lala tha se shfryrja e dosjes ndodhi që me ndryshimin e masës së sigurisë për Redi Mollën dhe Taulant Tushen, që janë në arrest shtëpie, ndërkohë tha se dënimet ndaj zyrtarëve, të cilët nuk bënë asnjë ditë burg, janë “qesharake”. “Para se të flas…

Source

Ivi Kaso: Vetëm 3 deputetë dinë ç’është votuar për Kodin Penal

Deputeti i Partisë Demokratike, Ivi Kaso thotë se kryeparlamentari Niko Peleshi është kthyer në noter, ndërsa Parlamenti, sipas tij, thjesht realizon normën. “Është një Parlament i cili me ndërgjegje po e zhbën rolin e tij. Peleshi është i vetmi kryetar Parlamenti që po deligjitimon karrigen ku është ulur. Një kryetar Parlamenti që shndërrohet në një noter të mesazhit që i bën kreu i grupit…

Source

“Reforma territoriale ndikon në zgjedhjet në Shqipëri”, Nesho flet për marrëveshje PS-PD

Ish-diplomati Agim Nesho thotë se reforma territoriale mbetet një nga reformat më të rëndësishme në vend, pasi ndikon në mënyrën e zhvillimit të zgjedhjeve në Shqipëri. Për të një reformë e tillë duhet të garantojë përfaqësim proporcional për të gjitha rajonet e vendit, duke kërkuar konsensusin e dy forcave kryesore politike në Parlament. Ai kritikoi qasjen e kryeministrit Rama ndaj reformave…

Source

Kallas: 50 milionë euro nga BE si mbështetje për infrastrukturën energjetike të Ukrainës

Shefja e diplomacisë së BE-së, Kaja Kallas thotë se Rusia po dështon në fushën e betejës dhe përmes sulmeve në infrastrukturës energjetike, po përpiqet ta shndërrojë dimrin në armë. “Rusia po dështon në fushën e betejës, kështu që po përpiqet ta shndërrojë dimrin në armë. BE-ja po përgjigjet me paketën më të madhe të ndihmës për dimër ndonjëherë. Vetëm sot, ne siguruam 500 gjeneratorë shtesë dhe…

Source

Dëshmia tronditëse e nënës pas 15 vitesh për Bleona Matën

Një dëshmi tronditëse u dha para pak ditësh për Bleona Matën, vajzën e vogël e cila u zhduk 15 vite më parë në Kukës. Një i moshuar ka ndarë një sërë informacionesh dhe detajesh që lidhen me rrethanat e rrëmbimit, lëvizje të dyshimta dhe elementë që mund të hapin pista të reja hetimi për fatin e Bleonës. Në “Ftesë në 5”, nëna e Bleona Matës, Bukuria u shpreh se dhimbja e 15 viteve pa drejtësi po e…

Source

❌