Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Ministri Malaj: Sigurimi i detyrueshëm i banesave nga shteti, projektligji do miratohet së shpejti në qeveri

Sigurimi i detyrueshëm i banesave do të ofrohet dhe do të administrohet nga vetë shteti. Projektligji përkatës pritet të miratohet së shpejti në Këshillin e Ministrave, bëri të ditur ministri Petrit Malaj, duke theksuar se pagesa e primit do të jetë e përballueshme për qytetarët shqiptarë. Sipas ministrit, procesi i konsultimit ka përfunduar dhe projektligji është gati për t’u kaluar fillimisht…

Source

Flakët përfshijnë fabrikën ushqimore në Greqi, kërkime për pesë persona të zhdukur

Një zjarr i madh ka shpërthyer në një fabrikë ushqimore pranë qytetit të Trikalas në Greqi, duke lënë pesë persona të zhdukur. Sipas agjencisë Reuters, në momentin kur flakët përfshinë objektin, brenda ndodheshin 13 persona, nga të cilët tetë arritën të dalin në kohë. Një përfaqësues i shërbimit zjarrfikës bëri të ditur se personat e shpëtuar po marrin ndihmë mjekësore dhe ndodhen në gjendje të…

Source

“Kemi frikë çdo ditë”, banorët e Luzit ngrihen kundër rrugës së degraduar

Banorët e fshatit Luz, së bashku me përfaqësues të bizneseve lokale, kanë dalë në protestë për të kundërshtuar gjendjen e rëndë të rrugës që përshkon zonën dhe e lidh atë me autostradën dhe pjesën tjetër të vendit. Rruga, e cila është pjesë e Unazës së Madhe të Fushë-Krujës, prej vitesh ndodhet në kushte të degraduara, kryesisht për shkak të qarkullimit të pandërprerë të mjeteve të rënda që…

Source

Mot ekstrem në SHBA, 7 të vdekur dhe 800 mijë banesa pa energji

Një stuhi e fuqishme dimërore ka goditur SHBA-në, duke shkaktuar të paktën shtatë viktima dhe duke lënë pa energji elektrike qindra mijëra familje, raportojnë mediat ndërkombëtare, përfshirë BBC. Si pasojë e kushteve ekstreme të motit, janë mbyllur shkolla dhe rrugë në shumë zona të vendit, ndërsa mijëra fluturime janë anuluar. Shërbimi Kombëtar i Motit (NWS) ka paralajmëruar për kushte…

Source

Ish-banorja e BBV shpërthen pas daljes nga shtëpia: “Do e çoj në gjykatë!”

Ish-banorja e eliminuar nga shtëpia e “Big Brother VIP”, Lorna Hysa, foli në emisionin “Fan Club” për eksperiencën e saj në reality show, duke u fokusuar kryesisht te lajmet dhe aludimet që qarkulluan gjatë qëndrimit të saj në shtëpi. Lorna paralajmëroi se do të ndjekë rrugën ligjore, duke njoftuar padi civile dhe penale ndaj gazetarit Elton Tozaj, të cilin e akuzon për shpifje dhe përhapje të…

Source

Gjenerali më i lartë kinez nën hetim, dyshohet se rrëzoi sekretet bërthamore tek SHBA-ja

Gjenerali më i lartë i ushtrisë kineze, Zhang Youxia, është vënë nën hetim për rrjedhje të informacionit shumë sekret mbi programin bërthamor të Kinës drejt SHBA-së, si dhe për korrupsion masiv, abuzim me pushtetin dhe krijim klanesh politike brenda ushtrisë. Lajmi u konfirmua nga burime të njohura gjatë një informimi të mbyllur me drejtuesit më të lartë ushtarakë. Ministria kineze e Mbrojtjes…

Source

“Kam ndalur së bëri sakrifica, lëshova njerëz në vitin që lamë pas”, Grida Duma hap zemrën

Grida Duma ka rrëfyer nga jeta e saj personale në bisedën me Bora Zemanin. Për herë të parë, ajo foli hapur për një fazë të rëndësishme të jetës së saj, duke e përshkruar vitin që lamë pas si një periudhë qartësie dhe çlirimi emocional. “Për herë të parë nuk kam pasur asnjë siklet të lëshoj”, u shpreh Duma, duke treguar se ka ardhur një moment në jetën e saj kur mbajtja e gjërave…

Source

Uji iku, dëmi mbetet, të moshuarit përballë pasojave të papërballueshme

Më 6 janar, uji vërshoi papritur dhe për tri ditë rresht pushtoi banesën e tyre, duke lënë pas dëme të shumta, jo vetëm materiale. Për ta, kjo ishte si një luftë në dy fronte. Petrefi dhe Nexhmija, që kanë ardhur nga Kuçova dhe jetojnë vetëm prej 27 vitesh, janë të martuar që nga mosha 18-vjeçare dhe prindër të pesë fëmijëve. Me punë dhe sakrifica, ata kanë ndërtuar jetën e tyre.

Source

KLSH: Nxjerr në pah mangësitë e institucioneve, miliona lekë humbje nga tregtia digjitale

Tregtia online në Shqipëri po njeh një rritje të ndjeshme vit pas viti, por masat shtetërore për kontrollin dhe mbrojtjen e konsumatorit mbeten të pamjaftueshme dhe shpesh pas dore, duke nxitur informalitetin. Ky është përfundimi kritik i raportit të Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH), i cili ngre alarmin për mungesën e koordinimit institucional, nivelin e lartë të informalitetit dhe humbjet…

Source

Preç Zogaj: 21 janari, truku shihet, por nuk është

NGA PREÇ ZOGAJ Vrasjet ndodhën pak pas orës 16:00, gjatë shpërndarjes së demonstratës përpara Kryeministrisë. Tre demonstrues humbën jetën menjëherë: Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj, ndërsa i katërti, Aleks Nika, vdiq dy javë më vonë në një spital në Stamboll. Vrasja e Ziver Veizit u filmua nga kamerat e televizionit News 24. Gardisti që qëlloi pozicionohej pranë një parvazi të…

Source

Krusita dhe Kristi bashkë? Ish-banorja e Big Brother VIP flet hapur

Ish-banorja Olta Sheta ka komentuar ngjarjet e fundit në “Big Brother VIP 5”, si edhe dinamikat mes banorëve të shtëpisë më të famshme në Shqipëri. E ftuar në emisionin “Live From Tirana”, e pyetur nëse po lindin shkëndija romance mes Kristit dhe Krusitës, ajo u shpreh se Kristi është një djalë pozitiv, por nuk mendon se Krusita do ta shihte atë si diçka më shumë se kaq. Këtë nuk e di…

Source

Tragjedi: Motorri del nga rruga, shkakton humbjen e jetës së një personi

Një aksident tragjik është regjistruar këtë të diel në aksin rrugor “Fier–Libofshë”, ku një motomjet ka dalë nga rruga. Si pasojë, ka humbur jetën drejtuesi i tij, një 35-vjeçar, ndërsa policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Sipas njoftimit zyrtar të policisë, në aksin rrugor “Fier–Libofshë”, shtetasi Xh. K., rreth 35 vjeç, duke drejtuar një motomjet pa targa…

Source

Ministrja Ibrahimaj: Rritje ekonomike në 2025, punësimi dhe pagat në trend pozitiv

Ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, zhvilloi ditën e sotme një konferencë për mediat lidhur me ecurinë ekonomike të vitit 2025. Ajo bëri të ditur se të ardhurat buxhetore kanë shënuar rritje, duke theksuar se gjatë vitit 2025 ato janë rritur me 6.3% krahasuar me vitin 2024. Ibrahimaj shtoi se gjatë tremujorit të tretë është vërejtur rritje e shkallës së punësimit dhe e pjesëmarrjes në…

Source

Stuhia dimërore që kërcënon botën, banorët në rrezik

Miliona amerikanë po përgatiten për atë që mund të jetë një nga stuhitë më të mëdha dimërore në Shtetet e Bashkuara ndër vite, paralajmëron Shërbimi Kombëtar i Motit i SHBA-së, sipas mediave amerikane. Më shumë se 120 milionë banorë ose mbi një të tretën e popullsisë së vendit pritet të preken nga kjo stuhi gjatë fundjavës. Ndërkohë, Washington Post raporton se sistemi i fuqishëm atmosferik mund…

Source

Stuhi dimërore në Kolonjë, qarkullimi rrugor i vështirësuar

Për shkak të erës së fortë, në rrugën Ersekë–Rehovë të bashkisë Kolonjë janë krijuar problematika të qarkullimit, pasi disa degë pemësh ranë mbi karrexhatë, duke penguar lëvizjen e mjeteve. Zjarrfikësit e Kolonjës ndërhynë menjëherë për të pastruar rrugën dhe për të siguruar qarkullimin e lirë. Mësohet se tashmë aksesi rrugor është rikthyer normalisht dhe nuk ka pengesa të mëtejshme.

Source

Foto-albumi/Kryeministri Rama homazhe për 21 Janarin

Kjo e mërkurë shënoi 15 vite nga protesta e 21 Janarit në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë, ku mbetën të vrarë katër qytetarë. Kryeministri Rama dhe disa socialistë të tjerë iu drejtuan bulevardit ku humbën jetën Ziver Veizi, Aleks Nika, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj. Së bashku me familjarët e tyre, ata vendosën karafila të kuq në vendin ku protestuesit humbën jetën.

Source

Nga “miku” te paga. Çfarë po i dekurajon realisht të rinjtë të aplikojnë për punë

Eksperti i punësimit Arbër Xhihani, i ftuar në emisionin “Dita Jonë”, ka renditur disa nga arsyet kryesore pse të rinjtë në Shqipëri nuk zgjedhin të aplikojnë për punë përmes zyrave të punës, pavarësisht numrit të lartë të vendeve vakante. Sipas tij, një nga problematikat kryesore mbetet perceptimi i gabuar për zyrat e punës, të cilat shihen më shumë si institucione për përfitime sociale sesa si…

Source

“Amerika ngrin veriun, Europa dridhet”, Groenlanda si simbol i pushtet

Mesazhi i Donald Trump drejtuar aleatëve evropianë, se Shtetet e Bashkuara nuk kanë ndërmend të tërhiqen nga çështja e Groenlandës, u përforcua nga Sekretari amerikan i Thesarit, Scott Bessent. Ky i fundit argumentoi se Evropa është “shumë e dobët” për të garantuar sigurinë e saj. Duke folur për NBC News, Bessent minimizoi kërcënimet e Bashkimit Evropian për anulimin e marrëveshjes tregtare të…

Source

“Një heshtje që këndon ende”, Fifi thyen misterin e Florit

Fifi ka folur pa filtra për raportin e saj me Flori Mumajesin në intervistën me Grida Dumën, në “Grida Duma Podcast”, duke u ndalur te mungesa e tij e gjatë nga muzika dhe heshtja që e rrethon. E pyetur nga Grida Duma se çfarë po ndodh me Flori Mumajesin dhe botën e tij artistike, Fifi u shpreh se nuk ka asnjë informacion të sigurt për të. “Unë nuk e di fare as çfarë bën Flori…

Source

❌