Nga Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë njoftojnë se dy persona nga Shkupi të moshës 30 vjeçe janë gjetur të vdekur në një shtëpi fundjave në Gjonovicë të Epërme të Gostivarit.
Nga SPB-Tetovë thonë se trupat e personave në të ndjerë janë dërguar për autopsi.
“Më datë 08.01.2026, në orën 23:45, në DPB Gostivar është denoncuar se në një shtëpi pushimi (vikendi) në fshatin Gjonovicë e Epërme të Gostivarit, janë gjetur të vdekur personat T.J. (30) dhe I.N. (30), të dy nga Shkupi.
Mjeku ka konstatuar vdekjen pa gjurmë dhune, ndërsa me urdhër të prokurorit publik, trupat e të ndjerëve janë dërguar për obduksion.
Ekspertizë në vendin e ngjarjes kanë kryer prokurori publik dhe ekipi i inspektimit nga SPB Tetovë”, thonë nga SPB-Tetovë.
Pas ndërmarrjes së masave dhe aktiviteteve, më datë 07.01.2026, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë, në koordinim me SPB Shkup dhe Njësinë për Krimin Ekonomik – Sektori për Krimin e Përgjithshëm dhe të Dhunshëm pranë MPB-së, kanë zbardhur tri vepra penale „mashtrim“ dhe një „mashtrim në tentativë“, njoftojnë nga SPB Tetovë.
Me këtë rast, në Shkup është ndaluar personi me iniciale A.J. (23) nga Shkupi.
"Sipas raportit, ajo ka postuar një shpallje në rrjetet sociale se jep banesa me qira në Tetovë dhe përmes telefonit i ka bindur personat e interesuar që të paguajnë mjete financiare në një llogari bankare ose t’i dërgojnë ato me zarf në Shkup përmes shoferëve të autobusëve. Po ashtu, ajo ka mashtruar edhe një person gjatë pagesës për rezervim në një hotel në Ohër.
Ndërkohë, pas kontaktit të realizuar me një person të tretë nga Tetova për dhënien e një banese me qira, ky i fundit ka raportuar rastin në SPB Tetovë. Policia, në koordinim me Njësinë për Krimin Ekonomik, ka dërguar një zarf të zbrazët përmes një shoferi autobusi dhe, pasi e dyshuara ka ardhur te shoferi për ta marrë atë, ajo është ndaluar
A.J. është ndaluar në stacionin policor dhe, pas dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj saj do të parashtrohenkallëzimet përkatëse", thonë nga SPB Tetovë./Telegrafi/
Më 05.01.2026, në orën 19:15, në SPB Shkup u denoncua se në rr. "Emin Bojana" në fshatin Bojanë, rrethina e Shkupit, 47-vjeçari M.Sh. nga f. Roglë, rrethina e Tetovës, duke drejtuar automjet udhëtarësh "Audi" me targa regjistrimi italiane, ka humbur kontrollin dhe është përplasur në mur betoni.
Në aksident, lëndime të rënda trupore pësoi 17-vjeçari nga Tetova, ndërsa lëndime trupore pësoi bashkudhëtarja 14-vjeçare nga Tetova, të konstatuara në Spitalin Klinik të Tetovës dhe në Kompleksin e Klinikave "Nëna Terezë" në Shkup.
Është kryer inspektim nga ekipi inspektues i SPB Shkup.
SPB Tetovë njofton se në Gostivar është djegur një veturë, por nuk ka pasur persona të lënduar.
"Më 05.01.2026, në ora 13:25, në DPB Gostivar është denoncuar se në një parking pranë udhëkryqit të rrugëve "Goce Dellçev" dhe "Vëllezërit Gjinovski" është përfshirë nga zjarri automjeti "Golf" me targa të Gostivarit, pronë e Sh.B. (60) nga fshati Gradec.
Nuk ka persona të lënduar, ndërsa zjarri është shuar nga Njësia Territoriale Kundër Zjarrit në Gostivar. Ekspertizën në vendngjarje e ka kryer ekipi i DPB Gostivar", thonë nga SPB Tetovë./Telegrafi/
SPB Tetovë njofton se ka ndaluar një person nga Gostivari i cili dyshohet se ka kryer vjedhje në një kishë.
"Sot (05.01.2026) në ora 08.50) në bulevardin ,,Goce Dellçev,, në Gostivar, zyrtarët policorë të DPB Gostivar, kanë privuar nga liria personin F.I.(35) nga f.Vrutok i Gostivarit.
Ai dyshohet se gjatë orëve të mëngjesit, ka kryer vjedhje në kishën ,,Shën Maria e Virgjër,, në Gostivar, ku ka vjedhur para.
Tek ai janë gjetur dhe konfiskuar pjesë nga paratë e vjedhura. I njëjti është ndaluar në stacionin policorë dhe pas dokumentimit të rastit kundër tij do të përgatitet parashtresë përkatëse", njoftojnë nga SPB Tetovë./Telegrafi/
SPB Tetovë njofton se një veturë është prëfshirë nga zjari Tetovë, nga ku janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
"Më datë 04.01.2026 në ora 08:45, në SPB Tetovë është raportuar se në fshatin Gajre të Tetovës ka rënë zjarr gjatë lëvizjes në automjetin "Mercedes" me targa gjermane, i drejtuar nga A.I. (27) nga fshati Gajre.
Nuk ka persona të lënduar, ndërsa zjarri është shuar nga ekipi i Njësisë Territoriale Kundër Zjarrit në Tetovë.
Ekspertizë në vendin e ngjarjes e ka kryer ekipi i SPB Tetovë", thonë nga SPB Tetovë./Telegrafi/
SPB Tetovë njofton se në një fshat të Gostivarit ka ndodhur një aksident tragjik trafiku në të cilën ka humbur jetën një person.
"Më datë 30.12.2025 rreth orës 15:15 në DPB Gostivar është raportuar se në fshatin Banjicë e Poshtme të Gostivarit,M.K. (69) nga po i njëjti fshat, duke drejtuar një traktor "IMT" me rimorkio, ka humbur kontrollin dhe është përmbysur.
Nga lëndimet e marra, M.K. ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa mjeku i Ndihmës së Shpejtë në Gostivar ka konstatuar vdekjen.
Me urdhër të prokurorit publik, trupi i të ndjerit është dërguar për autopsi, kurse inspektimin e vendit të ngjarjes e ka kryer ekipi i DPB Gostivar", thuhet në njoftimin e SPB Tetovë./Telegrafi/
Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë ka dalë me detaje në lidhje me rastin e vjedhjes së makinës së artistëve Adri dhe Iliriana. Nga SPB Tetovë thonë se rastin në polici e ka raportuar K.R (31) nga Kosova, ndërsa makina e artisëve në rastin që është vjedhur ka qenë e ndezur.
"Më 26.12.2025 në ora 04:15 në SPB Tetovë, K.R.(31) nga Kosova ka denoncuar se rreth orës 01:40, nga hapësira e parkimit të një objekti hotelierik në fshatin Zhelinë të Tetovës, i është marrë automjeti i tij i pasagjerëve „Audi A6“ me marka kombëtare të Kosovës, i cili ishte me dyer të pa bllokuara dhe me motor të ndezur, e në të cilin ndodheshin dokumenti i tij i udhëtimit dhe ai i bashkëshortes së tij. Po ndërmerren masa për gjetjen e automjetit dhe për zbardhjen e rastit", thonë nga SPB Tetovë.
Lajmin për vjedhjen e makinës e bëri të ditur Adri përmes një njoftimi në llogarinë e tij në Instagram, duke kërkuar ndihmë nga qytetarët për gjetjen e veturës së tij.
“Ju kisha lut shqiptarëve të Maqedonisë me na ndihmu për gjetjen e veturës pasiqë edhe e kemi lajmëru veturën në institucione”, shkruan Adri në postimin e tij.
Ai ka lënë gjithashtu numrin e kontaktit për çdo informacion që mund të çojë në gjetjen e veturës. Automjeti në fjalë është i tipit Audi 6, dhe Adrit dhe Iliriana shpresojnë që me ndihmën e qytetarëve të mund ta rikuperojnë sa më shpejt./Telegrafi/
Ngritet kallëzim penal ndaj pesë personave në Tetovë, dyshohen për veprat penale "trafikim me fëmijë" dhe "përdhunim" Ministria e Punëve të Brendshme ka ngritur kallëzim penal, ndërsa Prokuroria kërkon paraburgim ndaj pesë personave nga Tetova, pasi të njëjtit dyshohen për veprat penale trafikim i fëmijës dhe sulm seksual.
Gjatë bastisjeve janë konfiskuar telefona mobilë dhe karta SIM, ndërsa të dyshuarit tashmë janë arrestuar.
"Departamenti për Shtypjen e Krimit të Organizuar dhe të Rëndë pranë BSP-së së në kuadër të MPB-së (Njësia Kombëtare për Shtypjen e Kontrabandës së Migrantëve dhe Trafikimit me Qenie Njerëzore), për shkak të dyshimeve të bazuara për kryerjen e krimeve, sot (24.12.) në Prokurorinë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ngriti kallëzim penal kundër pesë personave, të gjithë nga Tetova, si më poshtë: kundër personit F.M. (25) - për veprën penale "trafikim me fëmijë" (418-g, paragrafi 1 dhe paragrafi 2), kundër personave I.D. (56), A.S. (30) dhe L.S. (28) për veprën penale "trafikim me fëmijë" (418-g, paragrafi 3) dhe kundër personit R.M. (31) për veprën penale "sulm seksual dhe përdhunim" (186, paragrafi 1 dhe paragrafi 2) të Kodit Penal të Republikës së Maqedonisë.
Sipas gjetjeve të dokumentuara të hetimit, i raportuari i parë F.M. në periudhën nga maji 2023 deri në fund të vitit 2024, duke e mashtruar viktimën fëmijë - atëherë 15 vjeç, se do të fillonin një lidhje dashurie, përmes kërcënimeve serioze dhe shantazhit e ka detyruar viktimën të përdorë drogë narkotike dhe të shfrytëzojë seksualisht. Me qëllim përfitimin e paligjshëm pasuror, F.M., pas një marrëveshjeje paraprake me të raportuarit I.D., A.S. dhe L.S., si dhe duke përfshirë persona të tjerë të panjohur, u ka mundësuar atyre të kryejnë akte seksuale ndaj viktimës fëmijë, dhe në disa vende në zonën e Tetovës.
I raportuari i pestë R.M., pas një marrëveshjeje paraprake me F.M. si person përgjegjës për sigurinë e fëmijës, ka përfituar nga roli i tij dhe me forcë, kundër vullnetit të fëmijës, ka kryer marrëdhënie seksuale ndaj fëmijës./Telegrafi/
SPB Tetovë njofton se gjatë ditës së djeshme, Spitali i Gostivarit ka raportuar se tek ta është dërguar i vdekur një fëmijë 15 vjeç.
Nga atje thonë se mjekët kanë konstatuar vdekjen e 15-vjeçarit, pa shenja dhune.
“Më 23.12.2025 në ora 08:00 në DPB Gostivar, nga Qendra Mjekësore Gostivar është denoncuar se tek ata është dërguar një fëmijë 15-vjeçar i vdekur nga Gostivari.
Mjeku ka konstatuar vdekjen pa gjurmë dhune, ndërsa me urdhër të prokurorit publik trupi i të ndjerit është dorëzuar për autopsi”, thuhet në njoftimin e SPB-Tetovë./Telegrafi/
Policia ka arrestuar një grua 45 vjeçe nga Gostivari, nën dyshime për vjedhje të stolive të arit në një shtëpi në Gostivar. Sipas MPB-së, ari kapte vlerën e 9000 eurove.
“Më 22.12.2025, në orën 10:00, në fshatin Dobërdoll të Gostivarit, punonjës të policisë nga Njësia Policore Gallatë kanë ndaluar M.S. (45 vjeçe) nga fshati Kalishtë i Gostivarit. Ajo dyshohet se më herët gjatë ditës kishte kryer një vjedhje në një shtëpi në fshatin Gradec, pronë e H.A. (49 vjeç) nga fshati Gradec, ku mori stoli prej ari në vlerë rreth 9.000 euro".
"Stoli e marrë është gjetur dhe iu është kthyer pronarit, ndërsa M.S. është mbajtur në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit kundër saj do të ndiqet me kallëzim të përshtatshëm penal”, thonë nga MPB.
SPB Tetovë ka parashtruar kallëzime penale ndaj disa individëve dhe kompanive të transportit për mashtrim dhe dhënien e deklaratave të rreme. Ata dyshohet se përgatitën fatura për transportin e nxënësve, edhe pse kontratat me shkollat e mesme u kishin skaduar. Në disa raste, të dyshuarit dhanë deklarata të rreme para noterit për të marrë vendime për urdhër pagesa.
“SPB-Tetovë ka parashtruar kallëzim penal kundër M.Z. (46) nga Tetova dhe një personi juridik, ndërmarrje transporti nga Tetova, për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprave penale “mashtrim” dhe “dhënie e deklaratës së rreme”. Gjatë shtatorit dhe tetorit të vitit 2024, të denoncuarit, edhe pse e dinin se kontrata për transportin e nxënësve të rregullt, e lidhur midis tyre dhe një shkolle të mesme, kishte skaduar, pa bazë ligjore përgatitën fatura në shumën prej 15.034.110 denarësh për të dy muajt dhe i dorëzuan te shërbimet përgjegjëse të shkollës, me qëllim të kryerjes së pagesës. Të denoncuarit nuk arritën t’i mashtrojnë shërbimet përgjegjëse të shkollës, pas çka para noterit dhanë deklaratë të rreme dhe dorëzuan faturat duke kërkuar që noteri të përgatiste një vendim për urdhër pagese noterial, i cili u miratua nga noteri".
"Po ashtu, SPB-Tetovë ka parashtruar kallëzim penal kundër Q.F. (59) nga fshati Shemshovë dhe një personi juridik nga i njëjti fshat, për dyshimin e bazuar për kryerjen e veprave penale “mashtrim” dhe “dhënie e deklaratës së rreme”. Gjatë shtatorit dhe tetorit të vitit 2024, të denoncuarit, edhe pse e dinin se kontrata për transportin e nxënësve të rregullt e lidhur me një shkollë të mesme në Tetovë kishte skaduar, më 10.06.2025, pa bazë ligjore përgatitën fatura për muajin shtator dhe tetor 2024 në shumën totale prej 2.152.447 denarësh, dhe i dorëzuan te shërbimet përgjegjëse të shkollës, me qëllim që t’i mashtrojnë dhe të kryhet pagesa e faturave të dorëzuara”, thonë nga MPB.
Nxënësit e gjimnazit “Kiril Pejçinoviq” në Tetovë sot protestuan për denoncimet e rrejshme për bomba që po bëhen vazhdimisht për këtë shkollë.
Nxënësit, përcjell TV21, thonë se po dëmtohen pasi për 8 here me radhë janë detyruar që ta ndërpresin mësimin, shkaku i ktëyre denoncimeve, ndërsa kërkojnë nga organet e rendit që të marrin masa.
“Me mos-mbarëvajtjen e mësimit, dëmi më i madh bie mbi faktorin nxënës, gjë që nuk është e pranueshme nga ana jonë. Kërkojmë nga organet kompetente të marrin masa të menjëhershme dhe serioze për mbarëvajtjen afatgjate të mësimit, dhe jo për përsëritjen e këtyre dukurive”, tha një nxënës i këtij gjimnazi.
Ministria e Punëve të Brendshme, Sektori i Tetovës ka njoftuar se pas përplasjes së dy veturave në magjistralen Tetovë-Gostivar, janë lënduar tetë persona dhe të njejtët po trajtohen në spitalin e Tetovës, njofton Telegrafi Maqedoni.
"Sot (13.12.2025), në orën 20:05, në rrugën Gostivar-Tetovë, pas nyjës "Kamenjan", ka ndodhur një aksident rrugor mes një automjeti pasagjerësh "Mercedes" me targa austriake dhe një automjeti pasagjerësh "BMW" me targa të Tetovës.
Në këtë aksident janë lënduar tetë persona, të cilët me autoambulanca janë dërguar në Qendrën Klinike të Tetovës.
Për shkak të kryerjes së kqyrjes inspektuese në vendngjarje, trafiku zhvillohet nëpër një korsi lëvizëse" thuhet në njoftimin e SPB Tetovë. /Telegrafi/
Një avion i vogël është rrëzuar në Liqenin e Mavrovës gjatë ditës së sotme. Në avion kanë qenë dy persona, prej të cilëve njëri është i lënduar, informuan nga Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK).
“Incidenti është raportuar në numrin 112, ndërsa informacioni menjëherë është përcjellë nga QMK te SPB-Tetovë, Ndihma e Shpejtë dhe Qendra Rajonale për Menaxhim me Kriza (QRMK-Tetovë) për ndërhyrje të menjëhershme”, njoftoi QMK.
Avioni, siç theksojnë, është i markës “Piper” me regjistrim N5005W dhe është i destinuar për transport të katër personave. Dy udhëtarët që kanë qenë në avion janë shtetas të Kosovës.
Avioni rezulton se është i prodhuar në vitin 1961, ndërsa është i regjistruar në Shtete e Bashkuara të Amerikës. Sipas, aircraft-data.com, pronari i avionit është D. M, ndërsa theksohet se vendi është Ridgefield Park, New Jersey, SHBA. Ndërsa avioni ka status valid dhe certifikatë të vlefshme deri në vitin 2028.
Sipas të dhënave, avioni ka qarkulluar edhe më herët në hapësirën ajrore të Maqedonisë së Veriut, është shfaqur edhe në evente aviacioni, për shembull në një shfaqje ajrore në Shkup/Stenkovec, Maqedoni, më 16 shtator 2023 .
Përndryshe, Piper Cherokee PA-28 është një avion i projektuar fillimisht në vitet 1960 si avion i thjeshtë për trajnim dhe fluturime rekreative.
Në profilin e tij në rrjetet social, D.M ka shkruar se jeton në Londër, ndërsa është pilot privat në “The Pilot Centre Denham UK”, ndërsa gjatë ditës së djeshme ka publikuar fotografi duke fluturuar mbi Tetovë.
Ndërkaq, edhe nga Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë njoftojnë se në bord ka qenë D.M, i cili ka deklaruar se ka pasur problem me motorin e avionit.
“Sot (12.12.2025) në ora 12:35 në SPB Tetovë – DPB Gostivar është raportuar se një avion i vogël sportiv ka rënë në Liqenin e Mavrovës, në afërsi të digës “Kanali i Beliçit”. Sipas raportimit, nga avioni në tokë kanë arritur të dalin dy shtetas kosovarë, XH.P.(41) dhe D.M.(64), i cili drejtonte mjetin fluturues. Ata kanë pësuar lëndime dhe janë transportuar në Qendrën Mjekësore Gostivar për të marrë ndihmë mjekësore. Punonjës policie nga Departamenti i Policisë Mavrovë kanë dalë menjëherë në vendngjarje dhe gjatë bisedës me ta, D.M. ka deklaruar se për shkak të një problemi me motorin ka aterruar në liqen”, thonë nga SPB-Tetovë./TV21/
Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë ka dalë me informacione shtesë në lidhje me avionin e vogël, që sot u rrëzua në liqenin e Mavrovës.
Siç njoftojnë nga SPB Tetovë, në avion kanë qenë dy shtetas të Kosovës XH.P.(41) dhe D.M.(64), të cilët kanë marrë lëndime dhe janë dërguar në Spitalin e Gostivarit për ndihmë mjekësore.
"Sot (12.12.2025) në ora 12:35 në SPB Tetovë – DPB Gostivar është raportuar se një avion i vogël sportiv ka rënë në Liqenin e Mavrovës, në afërsi të digës “Kanali i Beliçit”".
"Sipas raportimit, nga avioni në tokë kanë arritur të dalin dy shtetas kosovarë, XH.P.(41) dhe D.M.(64), i cili drejtonte mjetin fluturues. Ata kanë pësuar lëndime dhe janë transportuar në Qendrën Mjekësore Gostivar për të marrë ndihmë mjekësore". "Punonjës policie nga Departamenti i Policisë Mavrovë kanë dalë menjëherë në vendngjarje dhe gjatë bisedës me ta, D.M. ka deklaruar se për shkak të një problemi me motorin ka aterruar në liqen", thonë nga SPB Tetovë.
MPB Maqedoni njofton se e ka zbardhur rastin e vrasjes në Gostivar dhe se Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë ngriti kallëzim penal kundër S.M. (53) nga fshati Negotinë, Komuna e Vrapçishtit, për shkak të ekzistencës së bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale "vrasje".
Siç thonë nga MPB, më 09.12.2025, J.M. (34) nga rajoni i Gostivarit ka raportuar se nëna e tij H.A. (53) nga fshati Raven, rajoni i Gostivarit, është larguar nga shtëpia, dhe më vonë në kamerat e sigurisë ka vërejtur se më 07.12.2025 po hipte në një automjet pasagjerësh "Fiat", pas së cilës nuk ishte e disponueshme në telefon.
"Ai gjithashtu ka raportuar se në kamerat e sigurisë ka vërejtur se natën midis 06.12 dhe 07.12.2025, S.M. ka hyrë dhe ka kontrolluar shtëpinë e tij dhe se nga dhoma e tij janë marrë para. Më 11.12.2025 në orën 02:15, S.M. u privua nga liria me dyshimin se e kishte detyruar H.A. të largohej nga shtëpia me të".
"Pas marrjes së masave në lidhje me rastin, pas verifikimit të videoregjistrimeve, u përcaktua se i akuzuari kishte dhënë deklaratë të rreme në stacionin e policisë. Në të njëjtën kohë, nga lista e thirrjeve të pranuara u përcaktua se H.A. e kishte kontaktuar për herë të fundit më 07.12.2025".
"Më vonë, me urdhër gjykate, u krye kontroll në shtëpinë e S.M., pas çka edhe gruaja e tij G.V. (48) u privua nga liria. Në një intervistë zyrtare në stacionin e policisë, G.V. pranoi se burri i saj S.M. e kishte vrarë H.A. me armë, dhe tregoi edhe vendin ku ishte varrosur. Pas kësaj, oficerët e policisë nga Zyra e Jashtme për Çështje Penale në Gostivar, në prani të një prokurori publik, inspektuan vendin në afërsi të fshatit Negotinë ku u gjet trupi i H.A. Me urdhër të prokurorit publik, trupi u dërgua për autopsi", thonë nga MPB.
SPB Tetovë njofton se sot rreth orës 08:00, zyrtarët policor e privuan nga liria 30-vjeçarin F.R. nga fshati Orash, komuna e Jegunovcës.
"Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij në fshatin Orashje, të kryer me urdhër gjykate, u gjetën dhe u konfiskuan një pushkë automatike 7.62 mm me dy karikatorë me gjithsej 22 fishekë 7.62 mm, 78 fishekë të markës dhe kalibrit të panjohur, marihuanë, një mulli dhe një peshore dixhitale".
"Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij u gjet edhe I.D. (34) nga Republika Federale e Gjermanisë, e cila u arrestua dhe u ndalua në stacion policor për tejkalim të afatit të qëndrimit të saj turistik", thonë nga SPB Tetovë.
Gjithashtu thonë se F.R. është ndaluar në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të ngrihen akuza përkatëse.
SPB Tetovë ka njoftuar për dy raste të ndryshme, në të cilat janë ndaluar dy të rinj për shkak të posedimit të lëndëve narkotike. Nga SPB Tetovë thonë se ndaj tyre do të dorëzohen aktakuza përkatëse.
"Më 08.12.2025 në orën 20:00 në një rrugë lokale në fshatin Gllogjë të Tetovës, punonjësit e policisë nga Njësiti Policor Tearcë e kanë privuar nga liria personin A.F. (24) nga fshati Tearcë e Tetovës. Gjatë kontrollit të automjetit të pasagjerëve "Opel" me targa të Tetovës, të cilin ai e drejtonte, dhe gjatë kontrollit të tij personal, është gjetur dhe konfiskuar marihuanë. A.F. është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit kundër tij do të vijojë parashtresë përkatëse".
"Më 08.12.2025 në orën 19:20 në rrugën rajonale Tetovë-Shkup, punonjësit e policisë nga Njësiti Policor Grupçin e kanë privuar nga liria personin M.I. (25) nga fshati Pallaticë për shkak se tek ai është gjetur dhe konfiskuar marihuanë. Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit kundër tij do të hartohet parashtresë përkatëse", thonë nga SPB Tetovë.
SPB Tetovë njofton se ka gjobitur 25 shoferë për shkelje të rregullave në trafik.
"Gjatë ditës së djeshme (03-dhjetor) në territorin e SPB Tetovë, është realizuar kontroll i automjeteve dhe shoferëve. Gjatë kontrollit janë sanksionuar gjithsej 25 shoferë (TE-17 dhe GV-8) për parkim të parregullt, ndërsa 18 automjete (TE-11 dhe GV-7) janë ngritur me automjetin special "merimangë".
Janë sanksionuar edhe 59 lloje të tjera të kundërvajtjeve në trafik (TE-35 dhe GV-24)", thonë nga SPB Tetovë./Telegrafi/