PROFIL/ Të shkëlqesh si Shkëlqim Hajdari, pas dorëheqjes!
Ndodh rrallë që dy dorëheqje t’i provojnë ndokujt tjetër shkëlqimin në karrierë. Shkëlqim Hajdarit ia plotëson ndoshta si askush tjetër karakterin dorëheqja ose më mirë të themi, vendimi në kohën e duhur për t’u larguar. Është kultura e munguar e dorëheqjes, aq shumë e nevojshme brenda institucioneve të brishta demokratike, ajo për të cilën kemi nevojë. Mund të largohesh pa lënë gjurmë…