❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Pas vdekjes sĂ« Dacit – Ali Ahmeti vlerĂ«son kontributin e tij nĂ« shtetformimin e KosovĂ«s

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka shprehur ngushëllime me rastin e vdekjes së ish-kryeparlamentarit dhe akademikut Nexhat Daci.

Ahmeti ka theksuar se Kosova sot nuk ka humbur vetëm një ish-politikan, por një nga akademikët më të shquar dhe personalitetet më të rëndësishme të saj.

“Me dhimbje tĂ« thellĂ« e pranova lajmin pĂ«r ndarjen nga jeta tĂ« mikut tim, akademik Nexhat Dacit. Kosova sot nuk ka humbur vetĂ«m njĂ« ish-politikan, por njĂ« nga akademikĂ«t mĂ« tĂ« shquar dhe personalitetet mĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishme tĂ« saj”, ka shkruar Ahmeti.

Ai ka vlerësuar rolin e Dacit në proceset kyçe shtetformuese të Kosovës, duke theksuar se urtësia dhe pjekuria e tij politike ishin vendimtare në rrugën drejt pavarësisë.

“Akademik Daci, me urtĂ«sinĂ« dhe pjekurinĂ« e tij politike, ka luajtur njĂ« rol kyç nĂ« proceset mĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishme qĂ« çuan drejt pavarĂ«simit tĂ« shtetit tĂ« KosovĂ«s. NgushĂ«llimet e mia mĂ« tĂ« sinqerta familjes sĂ« tij, miqve dhe tĂ« gjithĂ« atyre qĂ« e njohĂ«n dhe e çmuan veprĂ«n e tij. U prehtĂ« nĂ« paqe”, ka pĂ«rfunduar Ahmeti.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Pas vdekjes sĂ« Dacit – Ali Ahmeti vlerĂ«son kontributin e tij nĂ« shtetformimin e KosovĂ«s appeared first on Sinjali.

SHBA-ja ia zgjat licencën e punës NIS-it

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë zgjatur licencën për punë Industrisë së Naftës së Serbisë (NIS) deri më 23 janar, njoftoi ministrja e energjetikës së Serbisë, Dubravka Gjedoviq Handanoviq.

“Kjo do tĂ« thotĂ« qĂ« rafineria nĂ« PançevĂ« pas 36 ditĂ«sh do tĂ« mund tĂ« vazhdojĂ« punĂ«n”, shkroi ajo nĂ« Instagram mĂ« 31 dhjetor 2025.

Që nga fillimi i tetorit, kompania më e madhe e naftës në Serbi, NIS, ndodhet nën sanksione të Zyrës për Kontrollin e Pasurisë së Huaj (OFAC) të Departamentit amerikan të Thesarit, për shkak të pronësisë shumicë ruse.

Për shkak të pamundësisë për të importuar naftë të papërpunuar, më 2 dhjetor u mbyll Rafineria e Pançevës, e vetmja në Serbi.

JANAF: Jemi të gatshëm për furnizim të pandërprerë të rafinerisë

Për shkak të sanksioneve amerikane u ndërpre edhe transporti i naftës përmes naftësjellësit JANAF nga Omishlli deri në Pançevë, naftë e cila për në NIS dërgohet nga Kroacia me anije.

Më 31 dhjetor, JANAF njoftoi se administrata amerikane ka lëshuar licencën për vazhdimin e transportit të naftës për NIS-in, e cila do të vlejë deri më 23 janar 2026.

“JANAF nĂ« bashkĂ«punim me QeverinĂ« e KroacisĂ«, ka marrĂ« licencĂ«n qĂ« lejon deri mĂ« 23 janar 2026 pjesĂ«marrjen nĂ« aktivitetet qĂ« janĂ« tĂ« zakonshme dhe tĂ« nevojshme pĂ«r transportin e naftĂ«s nĂ« pĂ«rmbushje tĂ« marrĂ«veshjes pĂ«r transportin e naftĂ«s sĂ« papĂ«rpunuar me kompaninĂ« NIS”, thuhet nĂ« njoftimin e kompanisĂ«.

JANAF e mirĂ«priti vendimin e OFAC-ut dhe theksoi se Ă«shtĂ« “plotĂ«sisht i gatshĂ«m menjĂ«herĂ« tĂ« sigurojĂ« transportin e pandĂ«rprerĂ« dhe furnizimin e rafinerisĂ« nĂ« PançevĂ« me naftĂ« tĂ« papĂ«rpunuar”.

“Gjithashtu shpresojmĂ« nĂ« pĂ«rfundimin e shpejtĂ« tĂ« negociatave midis NIS dhe partnerĂ«ve potencialĂ« pĂ«r blerjen e pjesĂ«s ruse nĂ« kĂ«tĂ« kompani, duke pĂ«rmbushur kĂ«shtu kushtet e pĂ«rcaktuara nga regjimi i sanksioneve,” njoftoi JANAF.

RTS: Deri më 23 janar mund të përfundojnë negociatat me MOL-in hungarez

SHBA-ja insiston që kompanitë ruse të dalin nga pronësia e NIS-it, pjesa e të cilit aktualisht është 56.2%, shkruan REL.

Radiotelevizioni i Serbisë (RTS), duke iu referuar burimeve të paidentifikuara, ka raportuar se deri më 23 janar mund të përfundojnë negociatat e aksionarëve rusë të NIS-it me kompaninë hungareze MOL.

Qeveritarë serbë kishin bërë më parë me dije se këto negociata janë në zhvillim e sipër.

Presidenti i RusisĂ«, Vladimir Putin, deklaroi mĂ« 19 dhjetor se Rusia “ka ide” se si dhe nĂ« çfarĂ« drejtimi mund tĂ« zgjidhet çështja e IndustrisĂ« sĂ« NaftĂ«s sĂ« SerbisĂ« dhe se njĂ« dialog i tillĂ« me SerbinĂ« Ă«shtĂ« nĂ« zhvillim.

Autoritetet amerikane në fund të dhjetorit i kanë zgjatur afatin Industrisë së Naftës së Serbisë për shitjen e pronësisë ruse. Megjithatë, ky vendim nuk e autorizon NIS-in të operojë gjatë negociatave për gjetjen e një pronari të ri kryesor potencial.

Qëllimi i sanksioneve ndaj NIS-it është të pengojë Rusinë që të përdorë të ardhurat nga sektori energjetik për të financuar pushtimin e Ukrainës.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post SHBA-ja ia zgjat licencën e punës NIS-it appeared first on Sinjali.

U sanksionua për shkak të pronësisë ruse, SHBA i jep leje të përkohshme kompanisë serbe të naftës

Shtetet e Bashkuara kanë dhënë një leje të përkohshme kompanisë serbe të naftës NIS, e cila kontrollohet nga kompani ruse dhe është nën sanksione amerikane, që të mund të rifillojë prodhimin deri më 23 janar.

Lajmin e dha mbrĂ«mjen e sotme ministrja serbe e EnergjisĂ«, Dubravka Đedović Handanović.

“KompanisĂ« NIS i Ă«shtĂ« dhĂ«nĂ« leje nga OFAC (Zyra pĂ«r Kontrollin e Aseteve tĂ« Huaja pranĂ« Departamentit tĂ« Thesarit tĂ« SHBA-sĂ«) qĂ« i lejon tĂ« vazhdojĂ« aktivitetin deri mĂ« 23 janar. Kjo do tĂ« thotĂ« se rafineria e Pançevos do tĂ« mund tĂ« rifillojĂ« funksionimin pas 36 ditĂ«sh,” shkroi ministrja nĂ« Instagram.

Pas nëntë muajsh shtyrjesh të njëpasnjëshme, më 9 tetor, Uashingtoni vendosi sanksione ndaj NIS, duke e akuzuar se financon pushtimin rus në Ukrainë, pasi kontrollohet 56% nga kompanitë ruse Gazprom Neft dhe Intelligence.

Rafineria e saj në Pançevo, pranë Beogradit, që mbulon rreth 80% të tregut serb, u detyrua të ndalojë aktivitetin në fillim të dhjetorit, pasi Uashingtoni nuk i dha NIS leje të veçantë për importin e lëndëve të para. 

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post U sanksionua për shkak të pronësisë ruse, SHBA i jep leje të përkohshme kompanisë serbe të naftës appeared first on Sinjali.

Parandalohet kontrabanda në Bllacë, sekuestrohen mbi 40 mijë fishekzjarre

Përgjatë kontrollit të një automjeti me targa zvicerane në pikën kufitare të Bllacës, janë sekuestruar mbi 40 mijë copë fishekzjarre, duke parandaluar kështu futjen e paligjshme të tyre në Maqedoninë e Veriut.

Në njoftimin e doganës thuhet se e gjithë hapsira e makinës ishte mbushur me mjete piroteknike, si dhe hetimet e mëtejshme treguan se fishekzjarret ishin blerë në Prishtinë dhe ishin të destinuara për kontrabandë në vend.

Në lidhje me këtë rast është ngritur kallëzim penal ndaj një qytetari nga Gostivari për tregti të paligjshme me materie eksplozive sipas njoftimit të Drejtorisë së Doganave.

“TheksojmĂ« se pĂ«rdorimi i piroteknikĂ«s ilegale pĂ«rbĂ«n njĂ« kĂ«rcĂ«nim serioz pĂ«r sigurinĂ« dhe shĂ«ndetin e qytetarĂ«ve, veçanĂ«risht tĂ« rinjve. Drejtoria e Doganave do tĂ« vazhdojĂ« me kontrolle tĂ« intensifikuara dhe aktivitete tĂ« koordinuara me institucionet kompetente me qĂ«llim parandalimin e tregtisĂ« sĂ« paligjshme dhe mbrojtjen e sigurisĂ« publike”, thuhet nĂ« njoftimin e DoganĂ«s sĂ« MaqedonisĂ« sĂ« Veriut.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Parandalohet kontrabanda në Bllacë, sekuestrohen mbi 40 mijë fishekzjarre appeared first on Sinjali.

“Kemi raketa Javelin dhe tre anije patrulluese”, Rama: Kemi ushtrinĂ« mĂ« tĂ« mirĂ«paguar nĂ« rajon, pĂ«rfshirĂ« edhe SerbinĂ«



Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama gjatë konferencës vjetore me gazetarë foli edhe për ushtrinë dhe sistemin mbrojtës.

Ai u shpreh se Shqipëria ka raketa Javelin dhe tre anije patrulluese, raporton Top Channel.

Ndër të tjera kreu i qeverisë deklaroi se Shqipëria ka sot ushtrinë më të mirë-paguar në rajon.

“Kemi ushtrinĂ« mĂ« tĂ« mirĂ« paguar nĂ« rajon, pĂ«rfshi edhe SerbinĂ«. Ambicia jonĂ« Ă«shtĂ« qĂ« ushtria jonĂ« tĂ« arrijĂ« nĂ« mesataren e vendeve tĂ« NATO-s sa i pĂ«rket anĂ«s financiare. Ky vit na gjen me njĂ« sistem raketor Javelin, na gjen me tre anije patrulluese qĂ« I kemi dhuratĂ« nga Italia, na gjen me radarĂ« falĂ« bashkĂ«punimit me FrancĂ«n. Ajo qĂ« mbetet ambicia kryesore Ă«shtĂ« ShqipĂ«ria njĂ« vend prodhues i industrisĂ« ushtarake.

Do prodhojmĂ« dronĂ«t luftarakĂ« dhe sistemet antidron. NĂ« 2026 do tĂ« shihni edhe produktet e para. Ne vazhdojmĂ« punĂ«n pĂ«r tĂ« bĂ«rĂ« kontrata tĂ« tjera pĂ«r industrinĂ« detare dhe ajrore”, u shpreh kryeministri Rama.

Ahmeti i BDI-së mesazh Kurtit: Kosova ta forcojë aleancën me ShBA-të

Vetëm një ditë pas përfundimi të procesit zgjedhor në Kosovë, Albin Kurti, ka filluar të marrë urimet e para edhe për një mandat të tretë në krye të vendit.

Së fundi një urim me mesazh iu nis edhe nga kreu i BDI-së, Ali Ahmeti.

Ahmeti, ka uruar Lëvizjen Vetëvendosje dhe kandidatin e saj për kryeministër, Albin Kurti, për rezultatin e arritur në zgjedhjet nacionale.

Ai i dërgoi mesazh Kurtit që Kosova të ecë përpara me hapa të sigurt dhe të forcojë aleancën strategjike me Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian.

“I pĂ«rgĂ«zoj qytetarĂ«t e RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s pĂ«r procesin zgjedhor, ku dĂ«shmuan maturi dhe pjekuri tĂ« lartĂ« demokratike. U zhvillua njĂ« proces i lirĂ«, i ndershĂ«m dhe plotĂ«sisht demokratik, duke konfirmuar forcĂ«n e institucioneve dhe vullnetin e lirĂ« tĂ« qytetarĂ«ve tĂ« KosovĂ«s. Urime LĂ«vizjes VetĂ«vendosje dhe Kryeministrit Albin Kurti pĂ«r fitoren e shĂ«nuar! Kosova ka nevojĂ« pĂ«r stabilitet, zhvillim dhe vizion tĂ« qartĂ« shtetĂ«ror, nĂ« shĂ«rbim tĂ« qytetarĂ«ve tĂ« saj”, shkroi Ahmeti.

Ai njëherësh tha se rruga e Kosovës drejt paqes dhe zhvillimit kalon përmes forcimit të partneriteteve me ShBA dhe BE, duke garantuar një të ardhme të sigurt për brezat që vijnë.

“Kosova e lirĂ«, e fortĂ« dhe e zhvilluar ka qenĂ« dhe mbetet Ă«ndrra jonĂ« e pĂ«rbashkĂ«t”, shkroi Ahmeti.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ahmeti i BDI-së mesazh Kurtit: Kosova ta forcojë aleancën me ShBA-të appeared first on Sinjali.

Mobilizohen studentët në Serbi, nis mbledhja e nënshkrimeve për zgjedhje të parakohshme parlamentare

Një aksion i gjerë studentor po organizohet sot në Serbi. Ata kanë bërë një bllokadë, me qëllim mbledhjen e nënshkrimeve për shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare. Që nga orët e hershme të mëngjesit, studentët janë shpërndarë në dhjetëra qytete dhe mbi njëqind lokacione në mbarë vendin, ku qytetarët kanë mundësi të japin nënshkrimin e tyre në mbështetje të kësaj kërkese.

Një aksion i gjerë studentor po organizohet sot në Serbi. Ata kanë bërë një bllokadë, me qëllim mbledhjen e nënshkrimeve për shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare. Që nga orët e hershme të mëngjesit, studentët janë shpërndarë në dhjetëra qytete dhe mbi njëqind lokacione në mbarë vendin, ku qytetarët kanë mundësi të japin nënshkrimin e tyre në mbështetje të kësaj kërkese.

Sipas organizatorëve, nënshkrimet po mblidhen në më shumë se 100 komuna dhe qytete, në afro 500 stenda, ndërsa listat e lokacioneve dhe oraret përditësohen vazhdimisht në faqen studenti.org.rs, shkruan N1, transmeton Euronews,al.

Vetëm sipas të dhënave të fundit, aksioni po zhvillohet në 113 vendbanime me 491 pika nënshkrimi.

Këtë nismë e ka mbështetur edhe rektori i Universitetit të Beogradit, Vladan Djokiq, i cili e ka nënshkruar kërkesën për zgjedhje të jashtëzakonshme.

Sipas mediave serbe, në Beograd vërhet interesim i qytetarëve për të votuar dhe ngjashëm raportohet se ka interesim edhe në qytete si Novi Sadi dhe Nishi, ku studentët kanë shtuar numrin e tavolinave për të mundësuar pjesëmarrjen e sa më shumë qytetarëve.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Mobilizohen studentët në Serbi, nis mbledhja e nënshkrimeve për zgjedhje të parakohshme parlamentare appeared first on Sinjali.

Re të dendura hiri vullkanik në malin Etna të Italisë, shkakton paralajmërim për aviacionin

Një moment dramatik ka ndodhur ditën e djeshme mbi malin Etna të Italisë ku vullkani më aktiv shkaktoi nivelin më të lartë të paralajmërimit për aviacionin.

Aktiviteti shpërthyes në krateret e majës së Etnës u intensifikua, duke prodhuar emetime të vazhdueshme të hirit.

Ndryshimi i shtyu shkencëtarët të lëshonin një njoftim të kuq të Observatorit të Vullkaneve për Aviacionin (VONA), duke sinjalizuar një rrezik potencial për avionët, raporton Daily Mail.

Duke u ngritur më shumë se 3,300 metra mbi nivelin e detit, Etna dominon Sicilinë lindore dhe monitorohet 24 orë në ditë për shkak të shpërthimeve të saj të shpeshta.

Pamjet e filmuara nga ajri tregojnĂ« momentin e shpĂ«rthimit dhe hirin qĂ« ngritej lart nĂ« qiell, skena tĂ« ngjashme me ato tĂ« filmave “apokaliptik” tĂ« Hollywood-it.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/


The post Re të dendura hiri vullkanik në malin Etna të Italisë, shkakton paralajmërim për aviacionin appeared first on Sinjali.

17-vjeçari dhunohet nga 4 persona në Greqi, shpallet në kërkim i riu shqiptar

Një 17-vjeçar, i cili po argëtohej me miqtë e tij në një dyqan u rrah brutalisht nga 4 persona në Greqi. Autorët mbërritën të veshur me kapuça dhe hynë në dyqan ku gjetën të miturin dhe e nxorën me forcë.

Më pas, filluan ta godisnin pa pushim. Njëri nga autorët dyshohet se e ka kërcënuar të miturin me thikë. 17-vjeçari pësoi lëndime në kokë dhe u dërgua në spital ku iu dha ndihma e parë.

Autoritetet policore kanë identifikuar tashmë njërin nga autorët, i cili thuhet se është i ri dhe me origjinë shqiptare. Sipas tyre i riu shqiptar ka krijuar edhe më parë probleme për autoritetet, shkruan Euronews.al.

Hetimet po vazhdojnë nga Departamenti i Policisë së Aitolikos për të identifikuar personat e tjerë të përfshirë. Një padi është ngritur kundër autorëve për shkelje të ligjit për armët, kërcënime dhe shkaktim të lëndimeve trupore ndaj personave të cenueshëm.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post 17-vjeçari dhunohet nga 4 persona në Greqi, shpallet në kërkim i riu shqiptar appeared first on Sinjali.

Itali: Arrestohen 9 persona nën dyshimin për financimin e Hamasit përmes organizatave të bamirsisë

Autoritetet italiane kanë arrestuar nëntë persona të lidhur me tre organizata bamirësie, të dyshuar se mblodhën miliona euro fonde për grupin militant palestinez Hamas.

Sipas deklaratĂ«s sĂ« prokurorĂ«ve tĂ« antiterrorizmit, tĂ« dyshuarit akuzohen se kanĂ« dĂ«rguar rreth 7 milionĂ« euro nĂ« “shoqata me bazĂ« nĂ« Gaza, territore palestineze, ose Izrael, tĂ« kontrolluara ose tĂ« lidhura me Hamasin”, raporton AP.

Mes tĂ« arrestuarve Ă«shtĂ« edhe Mohammad Hannoun, kryetar i ShoqatĂ«s Palestineze nĂ« Itali, tĂ« cilin prokurorĂ«t e kanĂ« pĂ«rshkruar si “kreu i celulĂ«s sĂ« Hamasit nĂ« Itali”.

Autoritetet italiane bëjnë të ditur se fondet janë transferuar përmes bankave ose organizatave në Gazë.

Bashkimi Evropian e ka vendosur Hamasin në listën e organizatave terroriste.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Itali: Arrestohen 9 persona nën dyshimin për financimin e Hamasit përmes organizatave të bamirsisë appeared first on Sinjali.

Vuçiq i zhgënjyer me Trump dhe Putin: SHBA dhe Turqia po armatosin Kosovën kundër Serbisë

Pozitat ndërkombëtare të Presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, janë dobësuar, e po ashtu ekulibra delikatë që me aq shumë kujdes kishte ndërtuar sipas doktrinës së 4 shtyllave: SHBA, Brukselit, Rusisë dhe Kinës.

I përballur me më ftohje të marrdhënieve e presione pothuajse nga të gjithë partnerët kycë në politikën e jashtem, Vuçiq u shfaq i zhgënjyer dhe kritik ndaj aleatëve të deritanishëm, gjatë një fjalim për ambasadorët.

Ai e tha hapur se kishte pritur hapa mĂ« tĂ« mĂ«dhenj nga administrata e Presidentit Donald Trump, por se Ă«shtĂ« pĂ«rballur me tarifa e sanksione prej saj. Vuçiç nuk fsheh frustrimin edhe me aleatin tjetĂ«r nĂ« lindje RusinĂ«, qĂ« nuk ka treguar gatishmĂ«ri pĂ«r t’i shitur aksionet e saj shumicĂ« nĂ« kompaninĂ« e naftĂ«s dhe gazit NIS, nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« ta bĂ«jĂ« tĂ« mundur heqjen e sanksioneve dhe ta ndihmojĂ« SerbinĂ« ta shmangĂ« njĂ« krizĂ« gazi.

“Kur flasim edhe pĂ«r tarifat, kur flasim pĂ«r sanksionet ndaj NIS-it, asgjĂ« nga kĂ«to nuk ka qenĂ« nĂ« dobi tĂ« interesave tĂ« SerbisĂ«. NjĂ«kohĂ«sisht, kur u pĂ«rballĂ«m me çaste tĂ« vĂ«shtira, nuk e morĂ«m atĂ« mbĂ«shtetje as nga fuqitĂ« e tjera tĂ« mĂ«dha, as nga Lindja, as nga BE-ja”, shkruan A2CNN.

Duke folur pĂ«r problemet e ndryshme me tĂ« cilat pĂ«rballet Serbia, Vuçiç tha se cilado nga fuqitĂ« e mĂ«dha mund tĂ« kishte thĂ«nĂ« nĂ« “momentet e vĂ«shtira pĂ«r SerbinĂ«â€ se ishte pranĂ« saj, por se secila kishte arsyet e veta shtesĂ« pĂ«r trysni, duke pritur edhe mĂ« shumĂ« nga Beogradi, e duke mos dhĂ«nĂ« asgjĂ«â€. 

Në fjalimin para ambasadorëve, Vuçiq akuzoi vendet e rajonit se veprojnë kundër Serbisë, duke vënë në pikëpyetje të drejtën e tyre për të bashkëpunuar ushtarakisht.

Sipas të dhënave të Institutit Ndërkombëtar për Kërkime mbi Paqen në Stokholm, Serbia në vitin 2024 ka investuar më shumë se çdo shtet tjetër në Ballkan për qëllime.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Vuçiq i zhgënjyer me Trump dhe Putin: SHBA dhe Turqia po armatosin Kosovën kundër Serbisë appeared first on Sinjali.

Kamberi dorëzon propozim për shuarjen e Qendrës Humanitare serbo-ruse në Nish

Deputeti Shaip Kamberi, pjesë e grupit parlamentar të SDA-së dhe Lëvizjes së Qytetarëve të Lirë (PSG), ka dorëzuar një propozim në Kuvendin Popullor të Serbisë për shfuqizimin e ligjit që ratifikon marrëveshjen ndërmjet Serbisë dhe Rusisë për themelimin e Qendrës Humanitare Serbo-Ruse në Nish.

Pas 13 vitesh funksionim, Kamberi thekson se nuk ka prova që qendra ka kontribuar në interes të qytetarëve të Serbisë apo ka luajtur rol të rëndësishëm në përballimin e fatkeqësive natyrore. Përkundrazi, ai akuzon qendrën për mungesë transparence dhe dyshime të forta për lidhje me aktivitete politike dhe të sigurisë, jo vetëm brenda Serbisë, por edhe në rajon.

NjĂ« tjetĂ«r shqetĂ«sim, sipas Kamberit, Ă«shtĂ« tentativa pĂ«r t’i dhĂ«nĂ« qendrĂ«s dhe stafit tĂ« saj status diplomatik dhe imunitet, çka Ă«shtĂ« nĂ« kundĂ«rshtim me standardet ndĂ«rkombĂ«tare tĂ« misioneve humanitare.

Gjithashtu, hulumtimet e gazetarëve investigativë kanë zbuluar se individë të lidhur me shërbimet ruse të inteligjencës dhe grupe paramilitare janë përfshirë në aktivitete që kanë nxitë trazira gjatë zgjedhjeve në Moldavi dhe Rumani.

Propozimi për shfuqizimin e ligjit ka për qëllim heqjen e dyshimeve dhe avancimin e rrugës evropiane të Serbisë, pas kritikave që ka marrë qendra nga Komisioni Evropian dhe institucione të tjera të BE-së.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Kamberi dorëzon propozim për shuarjen e Qendrës Humanitare serbo-ruse në Nish appeared first on Sinjali.

Serbia: Kanë nisur negociatat mes Rusisë dhe MOL-it hungarez për NIS-in

Ministrja serbe e Minierave dhe Energjisë, Dubravka Gjedoviq Handanoviq, ka thënë më 25 dhjetor se janë duke u zhvilluar negociatat mes aksionarëve rusë në Industrinë e Naftës së Serbisë (NIS) dhe MOL-it të Hungarisë për shitjen e aksioneve të kompanisë.

Ajo ka thënë se NIS-i dhe MOL-i e kanë informuar Zyrën për Kontrollin e Aseteve të Huaja të Departamentit amerikan të Thesarit për këto zhvillime.

“Qeveria hungareze i ka mbĂ«shtetur bisedimet dhe ne si Qeveri e SerbisĂ« do tĂ« ofrojmĂ« mbĂ«shtetje , nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« tĂ« gjendet njĂ« zgjidhje pĂ«r heqje tĂ« sanksioneve dhe krijim tĂ« kushteve pĂ«r t’i garantuar NIS-it njĂ« licencĂ« pĂ«r punĂ« operacionale”, ka thĂ«nĂ« zyra e ministres serbe.

Sipas saj, Qeveria e RusisĂ« e ka informuar QeverinĂ« e SerbisĂ« se i mbĂ«shtet negociatat pĂ«r largimin e kapitalit rus nga NIS-i, prandaj Serbia do t’i mbĂ«shtesĂ« kĂ«to zhvillime, shkruan REL.

Ministrja citohet të ketë thënë se nuk ekziston asnjë kapacitet logjistik për të importuar sasinë e nevojshme të produkteve të naftës, andaj bisedimet do të vazhdojnë që NIS-i të rikthejë operimin, pavarësisht kohës që i duhet MOL-it dhe aksionarëve rusë që të dakordohen për marrëveshjen.

Autoritetet amerikane i kanë lëshuar licencë NIS-it një ditë më parë, duke ja zgjatur afatin për negociata për shitjen e aksioneve ruse të kompanisë deri më 24 mars 2026.

Siç ka bërë të ditur Radiotelevizioni i Serbisë më 24 dhjetor, vendimi i autoriteteve amerikane nuk e ka autorizuar NIS-in që të punojë përgjatë kohës së bisedimeve.

Industria e Naftës e Serbisë është në pronësi të Rusisë, përkatësisht të degës së Gazpromit shtetëror rus, Gazprom Neft. Ajo i zotëron 56.16 për qind të aksioneve, Serbia 29.87 për qind ndërsa aksionarë tjerë kanë më pak aksione.

Shtetet e Bashkuara e kanĂ« sanksionuar NIS-in mĂ« 9 tetor me qĂ«llim tĂ« parandalimit tĂ« RusisĂ« qĂ« t’i pĂ«rdorĂ« tĂ« hyrat e energjisĂ« pĂ«r tĂ« financuar luftĂ«n nĂ« UkrainĂ«.

Kushti i administratës amerikane për ta larguar NIS-in prej regjimit të sanksioneve është që të lirohet nga pronësia ruse. Uashingtoni e ka zgjatur vazhdimisht afatin e zbatimit të sanksioneve.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka thënë më 19 dhjetor se Gazprom Neft ka investuar më shumë se 3 miliardë dollarë në NIS dhe që dialogu me Serbinë është duke u zhvilluar, me qëllim të zgjidhjes së problemit.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Serbia: Kanë nisur negociatat mes Rusisë dhe MOL-it hungarez për NIS-in appeared first on Sinjali.

Vuçiq thotë se ka pritur më shumë nga Trumpi

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë të mërkurën se Beogradi kishte pritur hapa të mëdhenj përpara nga administrata e presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, por se deri një ndikim i tillë nuk është ndier.

“Kur flasim edhe pĂ«r tarifat, kur flasim pĂ«r sanksionet ndaj NIS-it, asgjĂ« nga kĂ«to nuk ka qenĂ« nĂ« dobi tĂ« interesave tĂ« SerbisĂ«. NjĂ«kohĂ«sisht, kur u pĂ«rballĂ«m me çaste tĂ« vĂ«shtira, nuk e morĂ«m atĂ« mbĂ«shtetje as nga fuqitĂ« e tjera tĂ« mĂ«dha, as nga Lindja, as nga BE-ja”, tha Vuçiq nĂ« hapjen e KonferencĂ«s sĂ« AmbasadorĂ«ve tĂ« MinistrisĂ« sĂ« PunĂ«ve tĂ« Jashtme nĂ« Beograd.

Shtetet e Bashkuara vendosën sanksione në tetor ndaj Industrisë së Naftës së Serbisë (NIS), kompanisë kryesore të naftës dhe gazit në Serbi, për shkak të pronësisë ruse.

Nga ana tjetĂ«r, Rusia nuk ka treguar gatishmĂ«ri pĂ«r t’i shitur aksionet e saj shumicĂ« nĂ« NIS, nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« ta bĂ«jĂ« tĂ« mundur heqjen e sanksioneve dhe ta ndihmojĂ« SerbinĂ« ta shmangĂ« njĂ« krizĂ« gazi.

Presidenti i RusisĂ«, Vladimir Putin, tha ditĂ« mĂ« parĂ« se Moska “ka ide” se si NIS-i mund tĂ« dalĂ« nga kriza, por nuk dha hollĂ«si.

Sa i përket tarifave amerikane mbi produktet e huaja, të cilat Trumpi i vendosi në prill të vitit 2025, nga shtetet e Ballkanit Perëndimor më e goditura është Serbia.

Tarifat doganore të SHBA-së për Serbinë që nga ajo kohë janë 37 për qind, ose dy për qind më të larta se tarifat e reja doganore të vendosura për produktet nga Bosnja.

“Serbia mbetet nĂ« rrugĂ«n drejt BE-sĂ«â€

Duke folur pĂ«r problemet e ndryshme me tĂ« cilat pĂ«rballet Serbia, Vuçiq tha se cilado nga fuqitĂ« e mĂ«dha mund tĂ« kishte thĂ«nĂ« nĂ« “momentet e vĂ«shtira pĂ«r SerbinĂ«â€ se ishte pranĂ« saj, por se secila kishte arsyet e veta shtesĂ« pĂ«r trysni, duke pritur edhe mĂ« shumĂ« nga Beogradi dhe “duke kĂ«rkuar shumĂ«, e duke mos dhĂ«nĂ« asgjĂ«â€, transmetoi Radio-Televizioni i SerbisĂ«.

“E kemi kuptuar mirĂ« kĂ«tĂ« mesazh dhe mendoj se Ă«shtĂ« e rĂ«ndĂ«sishme qĂ« ta kemi kuptuar mirĂ«, duke e ditur se nuk mund tĂ« jemi vetĂ«m nĂ« botĂ«. Prandaj, jemi nĂ« rrugĂ«n evropiane dhe do tĂ« mbetemi nĂ« rrugĂ«n evropiane, tĂ« paktĂ«n sa tĂ« jem unĂ« president dhe sa tĂ« ketĂ« kĂ«tĂ« shumicĂ« parlamentare, por ky Ă«shtĂ« mĂ«sim pĂ«r ne”, tha ndĂ«r tĂ« tjera Vuçiq.

Gjatë katër vjetëve të fundit, Serbia nuk ka hapur asnjë kapitull në negociatat me BE-në, të cilat filluan para më shumë se dhjetë vjetësh. Në përfundimet e fundit të Këshillit të Bashkimit Evropian konstatohet se rruga drejt BE-së është qëllim strategjik i Serbisë, por se reformat janë ngadalësuar, ndërsa përparimi në drejtësi dhe në luftën kundër korrupsionit është minimal.

Akuza për bashkëpunimin ushtarak të Shqipërisë, Kroacisë dhe Kosovës

Në fjalimin para ambasadorëve, Vuçiq akuzoi vendet e rajonit se veprojnë kundër Serbisë, duke vënë në pikëpyetje të drejtën e tyre për të bashkëpunuar ushtarakisht.

Ai i ka akuzuar edhe mĂ« herĂ«t ShqipĂ«rinĂ«, KroacinĂ« dhe KosovĂ«n se po krijojnĂ« njĂ« “aleancĂ« ushtarake”, pasi kĂ«to tri vende nĂ« mars nĂ«nshkruan njĂ« deklaratĂ« tĂ« pĂ«rbashkĂ«t pĂ«r ta forcuar bashkĂ«punimin nĂ« sfidat e sigurisĂ«, kĂ«rcĂ«nimeve hibride dhe rreziqeve tĂ« tjera qĂ« mund ta rrezikojnĂ« stabilitetin rajonal.

“PĂ«rse i kanĂ« zgjeruar kĂ«to marrĂ«veshje ushtarake edhe me SlloveninĂ« dhe pĂ«rse janĂ« pĂ«rpjekur kaq fort tĂ« fusin edhe BullgarinĂ« nĂ« kĂ«to procese? ËshtĂ« plotĂ«sisht e qartĂ« se kĂ«tĂ« nuk e kanĂ« bĂ«rĂ« pĂ«r ndonjĂ« histori gazetash. PĂ«rkundrazi, edhe kur kam biseduar me sekretarin e pĂ«rgjithshĂ«m tĂ« NATO-s dhe me njerĂ«z nĂ« BE, tĂ« gjithĂ« kanĂ« rrudhur krahĂ«t”, deklaroi Vuçiq.

Sipas të dhënave të Institutit Ndërkombëtar për Kërkime mbi Paqen në Stokholm (SIPRI), Serbia në vitin 2024 ka investuar më së shumti në qëllime ushtarake, krahasuar me të gjitha shtetet e tjera ballkanike.

Në vitin 2024, Serbia ka ndarë për ushtrinë 2.2 miliardë dollarë, që përbëjnë 2.6 për qind të produktit të brendshëm bruto.

MegjithatĂ«, Vuçiq tha se “amerikanĂ«t nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« qartĂ« dhe tĂ« hapur po i armatosin shqiptarĂ«t nĂ« KosovĂ«, ashtu si edhe Turqia”.

“QĂ«llimi i vetĂ«m Ă«shtĂ« rrezikimi i drejtpĂ«rdrejtĂ« i SerbisĂ« dhe integritetit tĂ« saj territorial dhe, natyrisht, sulmet ndaj popullsisĂ« civile dhe strukturave ushtarako-policore tĂ« SerbisĂ«. Nuk ka qĂ«llim tjetĂ«r. PĂ«rse ka kaq shumĂ« armatim tĂ« RepublikĂ«s sĂ« KroacisĂ«? NjĂ« fushatĂ« e vazhdueshme dhe permanente kundĂ«r SerbisĂ« dhe popullit serb”, theksoi Vuçiq.

Incidenti më i rëndë i armatosur kohëve të fundit në rajonin e Ballkanit Perëndimor ndodhi në shtator të vitit 2023 në veri të Kosovës, kur një grup i serbëve të armatosur e sulmoi Policinë e Kosovës në fshatin Banjskë, duke e vrarë një rreshter policor. Tre sulmues mbetën të vrarë gjithashtu.

Politikani nga Kosova dhe biznesmeni Millan Radoiçiq e mori përgjegjësinë për sulmin, dhe prej atëherë ai ndodhet në Serbi, ku nuk është ndjekur penalisht deri më sot.

Sulme nga vendet fqinje në territorin e Serbisë nuk ka pasur.

Akuza edhe në lidhje me Kosovën

Vuçiq gjithashtu akuzoi Kosovën dhe fuqitë e mëdha se nuk po respektojnë asgjë nga ajo që është nënshkruar deri tani në kuadër të dialogut të Brukselit ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.

Marrëveshja e fundit u arrit pikërisht nga Vuçiq dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në shkurt të vitit 2023.

Zbatimi i asaj marrëveshjeje, për normalizimin e marrëdhënieve fqinjësore, nuk ka filluar kurrë.

NĂ« kundĂ«rshtim me marrĂ«veshjen e arritur atĂ«herĂ«, sipas sĂ« cilĂ«s Serbia do tĂ« ndĂ«rpriste fushatĂ«n pĂ«r çnjohjen e KosovĂ«s, Vuçiq paralajmĂ«roi se Serbia “do tĂ« duhet tĂ« vazhdojĂ« punĂ«n e vĂ«shtirĂ« dhe tĂ« lodhshme pĂ«r anulimin e njohjeve”.

“PĂ«r ne, Kosova dhe Metohia janĂ« pjesĂ« e patjetĂ«rsueshme e SerbisĂ« – kĂ«shtu ka qenĂ« dhe kĂ«shtu do tĂ« jetĂ«, dhe e di qĂ« nuk Ă«shtĂ« e kĂ«ndshme kur pĂ«r kĂ«tĂ« duhet tĂ« flisni nĂ« LondĂ«r apo Uashington
 Por kĂ«shtu Ă«shtĂ«, ndaj ju lutem tĂ« mos kemi debat lidhur me kĂ«tĂ«, tĂ« mos kemi biseda”, tha Vuçiq.

Në vitin 2025, Kosovën e njohën më shumë shtete.

Kenia, Sudani, Siria dhe Bahamet e njohën pavarësinë e saj këtë vit, duke e çuar në 121 numrin e përgjithshëm të vende që e njohin Kosovën.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Vuçiq thotë se ka pritur më shumë nga Trumpi appeared first on Sinjali.

Dhunohet seksualisht një e mitur në Tetovë, arrestohen pesë persona të përfshirë në trafikimin e saj

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar sot shpartallimin e një rrjeti kriminal të përfshirë në trafikimin dhe shfrytëzimin seksual të një të miture në Tetovë.

Pesë persona janë vënë në pranga pas një hetimi nga Njësia për Luftimin e Trafikimit me Njerëz.

Sipas policisë, i dyshuari kryesor, F.M 25, vjeç kishte mashtruar viktimën 15-vjeçare duke e futur në një lidhje të rreme, për ta detyruar më pas përmes shantazhit të konsumonte drogë dhe të shfrytëzohej seksualisht nga persona të tjerë për përfitime parash, shkruan Alsat.mk.

NdĂ«r tĂ« arrestuarit Ă«shtĂ« edhe njĂ« person i ngarkuar pĂ«r “sigurinĂ«â€ e viktimĂ«s, i cili akuzohet pĂ«r pĂ«rdhunim. GjatĂ« operacionit, policia bastisi katĂ«r lokacione nĂ« TetovĂ« ku sekuestroi pajisje elektronike dhe karta SIM qĂ« do tĂ« shĂ«rbejnĂ« si prova materiale. TĂ« pesĂ« tĂ« dyshuarit pĂ«rballen me akuza tĂ« rĂ«nda.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Dhunohet seksualisht një e mitur në Tetovë, arrestohen pesë persona të përfshirë në trafikimin e saj appeared first on Sinjali.

Pas njohjeve tĂ« reja pĂ«r KosovĂ«n, Serbia nxit ambasadorĂ«t pĂ«r “çnjohje”

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në Konferencën e ambasadorëve të Serbisë, ka deklaruar se ka filluar një valë e re njohjesh të pavarësisë së Kosovës, duke bërë thirrje për mobilizim dhe angazhim për çnjohje.

Sipas tij, këtë vit Kosova është njohur nga katër shtete të reja, ndër të cilat e fundit ishte Bahamet. Vuçiqi tha se kishte pritur përparim të madh nga administrata e Donald Trumpit në Shtetet e Bashkuara, por sipas tij, Serbia nuk ka marrë mbështetje nga asnjë fuqi e madhe.

Ai u ka thĂ«nĂ« ambasadorĂ«ve serbĂ«: “Duhet punuar nĂ« çnjohjen e KosovĂ«s”.

“VetĂ«m qĂ« ta dini, pavarĂ«sisht se çfarĂ« ju thonĂ«, pavarĂ«sisht se çfarĂ« thonĂ«, asnjĂ« marrĂ«veshje nuk e respektojnĂ« as Prishtina, as Bashkimi Evropian e as SHBA-ja. Madje as ato qĂ« na imponuan – Kosova Ă«shtĂ« pjesĂ« e SerbisĂ« pĂ«r ne, kĂ«shtu ka qenĂ« dhe kĂ«shtu do tĂ« jetĂ«,” tha Vuçiq, transmeton “N1”.

Ai shtoi se Serbia duhet të forcojë praninë e saj në Azi, Afrikë, Amerikë të Jugut dhe Amerikë Qendrore.

Vuçiq foli gjithashtu për sanksionet e vendosura nga SHBA-ja ndaj Industrisë Serbe të Naftës (NIS):

“Kur ishte e vĂ«shtirĂ« pĂ«r ne, nuk e morĂ«m atĂ« mbĂ«shtetje nga fuqitĂ« e tjera tĂ« mĂ«dha, as nĂ« lindje, e as nĂ« Bashkimin Evropian. Çdokush prej tyre ka mundur tĂ« thotĂ« – ne jemi kĂ«tu me ju, ne jemi kĂ«tu pĂ«r ju. Askush nuk e bĂ«ri kĂ«tĂ«, secili kishte arsyet e veta shtesĂ« pĂ«r presion, duke pritur edhe mĂ« shumĂ« nga Serbia, duke kĂ«rkuar shumĂ«, por duke mos dhĂ«nĂ« asgjĂ«,” tha Vuçiq.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Pas njohjeve tĂ« reja pĂ«r KosovĂ«n, Serbia nxit ambasadorĂ«t pĂ«r “çnjohje” appeared first on Sinjali.

Spiropali: Gjuha shqipe, të respektohet në ligj dhe në praktikë në Maqedoninë e Veriut

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali, zhvilloi sot një vizitë në Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve në Shkup, duke e cilësuar këtë ndalesë si një moment me peshë të veçantë për ruajtjen dhe forcimin e kujtesës kombëtare.

Nga kryeqyteti i Maqedonisë së Veriut, Spiropali theksoi se gjuha shqipe është gjuhë zyrtare në vend dhe duhet mbrojtur e kultivuar.

“NĂ« kĂ«tĂ« qytet ku historia shqiptare ka lĂ«nĂ« gjurmĂ« tĂ« thella – nga ShĂ«n Tereza te PjetĂ«r Bogdani, nga Hasan Prishtina e shumĂ« figura tĂ« tjera – gjejmĂ« themelet mbi tĂ« cilat Ă«shtĂ« ndĂ«rtuar identiteti, dinjiteti dhe vizioni ynĂ« si komb”, deklaroi ajo.

“Puna e Institutit Ă«shtĂ« njĂ« pikĂ« referimi jo vetĂ«m pĂ«r shqiptarĂ«t nĂ« MaqedoninĂ« e Veriut, por pĂ«r gjithĂ« hapĂ«sirĂ«n mbarĂ«shqiptare. Studimet mbi gjuhĂ«n shqipe, trashĂ«giminĂ« kulturore dhe kujtesĂ«n historike e bĂ«jnĂ« atĂ« njĂ« shtyllĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishme tĂ« vetĂ«dijes sonĂ« kolektive.

“TĂ« respektohet nĂ« ligj dhe nĂ« praktikĂ«, tĂ« mĂ«sohet me dashuri brez pas brezi, si pasuri e pĂ«rbashkĂ«t e mozaikut multietnik”, shtoi ajo nĂ« njĂ« postim nĂ« Facebook

Spiropali vuri gjithashtu në dukje se gjuha shqipe na bashkon si zë historie dhe rrënjë identiteti.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Spiropali: Gjuha shqipe, të respektohet në ligj dhe në praktikë në Maqedoninë e Veriut appeared first on Sinjali.

“Barazi reale, pĂ«rfaqĂ«sim dhe dinjitet pĂ«r shqiptarĂ«t”: Kryediplomatja shqiptare vijon qĂ«ndrimin nĂ« Maqedoni tĂ« Veriut

Barazi reale, përfaqësim dhe dinjitet.

Këtë kërkoi Ministrja e Punëve të Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali, e cila po qëndron për vizitë në Maqedoni të Veriut ku ka takuar krerët shtetëror dhe përfaqësuesit politik të shqiptarëve.

“ShqipĂ«ria mbĂ«shtet angazhimin konstruktiv e diplomacinĂ« parlamentare si dhe pret zbatim konsekuent tĂ« MarrĂ«veshjes sĂ« Ohrit, si standard pĂ«r barazi reale, pĂ«rfaqĂ«sim dhe dinjitet”, tha ajo.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post “Barazi reale, pĂ«rfaqĂ«sim dhe dinjitet pĂ«r shqiptarĂ«t”: Kryediplomatja shqiptare vijon qĂ«ndrimin nĂ« Maqedoni tĂ« Veriut appeared first on Sinjali.

ÇfarĂ« dihet deri tani pĂ«r aferat e korrupsionit milionĂ«sh nĂ« MaqedoninĂ« e Veriut?

BiznesmenĂ«t Asmir Jahoski dhe Ratko Kapushevski u arrestuan, zyra e ish-drejtorit tĂ« ShĂ«rbimit pĂ«r Çështje tĂ« PĂ«rgjithshme dhe tĂ« PĂ«rbashkĂ«ta (SOZR), Pece Mirçevski, u bastis dhe pati “indikacione” pĂ«r vendndodhjen e Artan Grubit.

Këto janë disa nga lajmet që iu dhanë qytetarëve të Maqedonisë së Veriut gjatë vitit 2025 për aferat e dyshuara të korrupsionit të profilit të lartë, për të cilat ende nuk ka epilog; as aktakuza e as vendime për ndalimin e hetimeve nga prokurorët.

Deri ku kanë arritur hetimet në fund të këtij viti, kur Prokuroria Publike e Maqedonisë së Veriut ndodhet para zgjedhjes së një shefi të ri, pas largimit të Ljupço Kocevskit nga posti i prokurorit të shtetit?

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post ÇfarĂ« dihet deri tani pĂ«r aferat e korrupsionit milionĂ«sh nĂ« MaqedoninĂ« e Veriut? appeared first on Sinjali.

Roja bregdetare greke shpëton gjatë fundjavës 800 emigrantë të paligjshëm në Kretë

Gjatë fundjavës, bregdeti jugor i Kretës ishte në qendër të operacioneve të njëpasnjëshme të shpëtimit dhe mbërritjeve të emigrantëve të paligjshëm. Autoritetet njoftojnë se me numri i personave të identifikuar dhe të shpëtuar në fundjavë ka arritur në 800 persona.

Një operacion shpëtimi u zhvillua të dielën pasdite nën koordinimin e Qendrës së Vetme të Koordinimit të Kërkimit dhe Shpëtimit. Forcat e Frontex shpëtuan 114 emigrantë të paligjshëm të cilët u identifikuan në një gomone në zonën detare 30 milje detare në jugperëndim të Gavdos.

Emigrantët po transferohen në portin e Paleochora. Kushtet e motit në zonë janë të mira. Të dielën pasdite, një tjetër varkë me 28 emigrantë të paligjshëm u vu re në zonën detare 5 milje detare në jug të Gavdos. Varka u vu re nga një avion i Frontex dhe emigrantët po transportohen nga një anije e Frontex në portin e Karave në Gavdos.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Roja bregdetare greke shpëton gjatë fundjavës 800 emigrantë të paligjshëm në Kretë appeared first on Sinjali.

❌