Gjatë ditës së sotme në Big Brother VIP Kosova, pavarësisht paralajmërimeve të Limit se mund të ndërpriste raportin me Albën, dyshja janë parë tejet të afruar me njëri-tjetrin.
Në një moment, Alba është kapur duke prekur në mënyrë provokative Limin teksa qëndronin në dhomën e grimit.
Ajo i ka bërë masazh pranë kofsheve, duke u afruar shumë pranë zonës intime, gjest që ka ngjallur reagime dhe kritika të shumta nga publiku dhe ndjekësit e spektaklit.
Situata e krijuar risolli sërish vëmendjen mbi raportin e dyshes brenda shtëpisë, duke hapur debate për sjelljet e banorëve dhe kufijtë e tyre në lojën e Big Brother VIP. /Telegrafi/
Në mëngjesin e sotëm, Alba dhe Limi janë parë duke nisur ditën me një disponim të qeshur dhe të relaksuar, duke tërhequr vëmendjen e të gjithë banorëve dhe ndjekësve të Big Brother VIP Kosova.
Dyshja po shfaqin dinamika interesante, pasi shpesh janë parë duke u përplasur në debate të shkurtra, për të vijuar më pas me momente përqafimi dhe afrimiteti.
Sot në mëngjes, Alba dhe Limi janë parë së bashku në dhomën e përbashkët, ku Alba i hipi mbi Limit dhe nisi ta masazhojë, ndërsa ai qëndronte i heshtur, duke shfaqur qetësi dhe durim.
BBVK/Instagram
Ky moment ka nxitur spekulime mes banorëve dhe ndjekësve, të cilët mezi presin të shohin se si do të evoluojnë këto dinamika gjatë ditës.
Sonte pritet spektakli i radhës i Big Brother VIP Kosova, ku do të shihet se si do të sqarohen marrëdhëniet dhe emocionet mes dy banorëve, ndërsa tensioni dhe afërsia e tyre mbeten një nga temat më të komentuar të shtëpisë. /Telegrafi/
Në lavanderi, Ludo Lee dhe Alba zhvilluan një bisedë lidhur me sjelljen e Elijonës, duke ngritur dyshime mbi reagimet e saj emocionale.
Gjatë diskutimit, Ludo iu drejtua Albës me një pyetje direkte: “A mund të ma tregosh ti, meqë je femër, si është e mundur që një femër të qajë për një sekondë? Ose e paskan mësuar këta shumë mirë”.
Nga ana e saj, Alba u shpreh se nuk dyshon te ndjenja e të qarës, por te mënyra se si ajo shfaqet: “Jo, të qarën e ka se realisht e ndien veten, por unë mendoj se dyshimi im është te volumi i të qarës”.
Foto: BBVK/FaceBook
Ludo vijoi më tej duke vënë në dyshim ndjenjat e Elijonës ndaj Klodit, duke thënë: “Si ndjenja, kjo s’ka ndjenja për Klodin fare”.
Ndërkohë, Alba nuk ishte dakord me këtë mendim dhe shprehu këndvështrimin e saj: “Mendon që nuk ka ndjenja për Klodin? Unë mendoj që ka krijuar ndjenja për Klodin”.
Në fund, Ludo shtoi edhe një arsye tjetër për sjelljen e saj, duke theksuar se frika mund të ketë luajtur rol kyç: “Frika më e madhe ka qenë se kur Klodi ka treguar pëlqim për Benitën, këtyre iu ka hyrë frika që po u del loja, atëherë kanë rënë në presion”.
Biseda mes tyre ngre pikëpyetje mbi sinqeritetin e ndjenjave dhe strategjitë e lojës brenda shtëpisë. /Telegrafi/
Banori i shtëpisë më të famshme në vend, Limi, duket se ka marrë një vendim të prerë në raportin e tij me Albën.
Pas gjithë situatave të tensionuara dhe zhvillimeve të fundit mes tyre, ai ka lënë të kuptohet se kjo marrëdhënie po shkon drejt një fundi përfundimtar.
Gjatë një bisede brenda shtëpisë, Limi u shpreh hapur se ndaj Albës do të vendosë “bllok përgjithmonë”, një deklaratë që ka ngjallur menjëherë reagime të shumta si te banorët e tjerë, ashtu edhe te publiku jashtë shtëpisë.
Ky qëndrim i fortë i Limit vjen pas një periudhe të gjatë përplasjesh, keqkuptimesh dhe emocionesh të forta mes dyshes, të cilat kanë qenë shpesh në qendër të vëmendjes gjatë këtij edicioni.
Megjithatë, mbetet për t’u parë nëse ky vendim do të jetë i pakthyeshëm apo nëse situata mes tyre mund të marrë një tjetër rrjedhë në ditët në vijim. /Telegrafi/
Alba dhe Limi janë parë më të afërt se kurrë më parë, duke nxitur kureshtjen e publikut.
Dyshja është kapur nga kamerat teksa shijonin momente romantike, përfshirë edhe një puthje, ndërsa po freskoheshin së bashku në xhakuzi.
Ditët e fundit, Alba dhe Limi janë parë vazhdimisht në shoqërinë e njëri-tjetrit, duke kaluar çaste të mbushura me afrimitet dhe biseda të afërta brenda shtëpisë së BBVK-së.
Ky afrim i sërishëm erdhi pas përfundimit të njohjes mes Limit dhe Dolces, të cilët vendosën të ndanin rrugët e tyre.
Pa dyshim që situata e re mes Albës dhe Limit ka tërhequr vëmendjen e publikut, duke marrë parasysh ballafaqimin e tyre të bujshëm të pak javëve më parë.
Duke qenë se dyshja kanë pasur një histori para BBVK-së, afrimiteti i Limit me Dolcen, distancimi nga kjo e fundit, dhe tani bashkimi me Albën ka nxitur një sërë diskutimesh në internet.
Familja e Albës ka reaguar përmes një postimi në Instagram, në një deklaratë të gjatë, lidhur me situatat e ndodhura brenda formatit ku ajo po merr pjesë si dhe me komentet dhe gjykimet e shumta të publikut.
Në deklaratë theksohet mbështetja e plotë për Albën dhe besimi i palëkundur në forcën, karakterin dhe veprimet e saj, duke nënvizuar se ajo është 100 për qind vetvetja dhe reale në çdo situatë.
Familja shprehet se çdo vendim i Albës do të respektohet dhe mbështetet, pavarësisht mënyrës se si ka rrjedhur loja brenda formatit.
Sipas reagimit, konsiderohet e padrejtë dhe absurde që publiku të gjykojë situata personale që ndodhin brenda një formati që nuk ka karakter edukativ, duke theksuar se ngjarje të tilla ndodhin edhe jashtë tij, në jetën reale.
Familja apelon për empati, duke kujtuar se askush nuk e njeh plotësisht realitetin dhe ndjenjat e atyre që po i përjetojnë situatat nga brenda.
“Çdo familje ka persona që gabojnë dhe bëjnë gjëra që nuk dinë t’i kontrollojnë, por askush nuk ka të drejtë të gjykojë mënyrën se si dikush zgjedh ta jetojë jetën e vet”, thuhet ndër të tjera në deklaratë.
Gjithashtu, familja dënon komentet ofenduese, bullizuese dhe denigruese, duke theksuar se ato nuk pasqyrojnë vlerat e një shoqërie të shëndetshme dhe se secili duhet të mbajë përgjegjësi për fjalët e veta.
Në reagim theksohet se Alba nuk i jep llogari askujt për jetën e saj personale dhe se, ndonëse tradhtia dhe dhuna ndodhin edhe jashtë formatit, ato nuk duhet të normalizohen.
Në fund, familja falënderon nga zemra të gjithë ata që e mbështesin Albën, duke i konsideruar si motivimin kryesor për veprime të mira dhe për një jetë më të mirë.
“Ju jeni arsyeja pse Alba është në finale”, thuhet në mesazh. /Telegrafi/
Në dhomën e gjumit, pas përfundimit të spektaklit dhe në momentin kur duket se të gjithë banorët kishin rënë në gjumë, Alba dhe Limi kanë pasur një bisedë të qetë, por edhe momente afrimiteti. Alba është ulur pranë Limit, ndërsa ai qëndronte i shtrirë.
Gjatë bisedës, Alba i thotë: “Ngadalë se jemi beqarë të dy, se puthja nuk llogaritet”. Kjo vjen pasi ata, gjatë spektaklit, kishin shkëmbyer një puthje në dhomën e rrëfimit, si shenjë se po i afrohen një pajtimi.
BBVK/Instagram
Në një moment, Limi e ndërpret dhe i thotë: “Shh, bylle gojën”, ndërkohë që Alba e spërkat me vaj.
“Jo, jo, çfarë po bën?”, reagon Limi.
“Është vaj”, i përgjigjet Alba.
“Po nuk e dua”, thotë ai.
“Po s’ka gjë, se do ta bësh dushin nesër”, ia kthen Alba, duke filluar ta masazhojë në këmbë, ndërsa Limi vazhdon të qëndrojë i shtrirë.
BBVK/Instagram
Më pas, Alba nis të ankohet për situatën me banorët e tjerë: “Nuk e di çfarë patën që na shajtën ashtu, si i toleron?”.
Limi përpiqet ta qetësojë duke i thënë: “Qetësohu, mos ia fut mendime negative”.
Dyshja pas kësaj shkëmbyen puthje ne shtrat. Duket se situata mes tyre po qetësohet. /Telegrafi/
Banorja e Big Brother VIP Kosova 4, Alba Pollozhani, ka treguar hapur ndjenjat e saj për Lim Hotin, duke lënë të kuptohet se ai është personi i vetëm që e bën të ndihet e veçantë dhe e tërhequr.
Gjatë një bisede të fundit në shtëpi, Alba është shprehur me sinqeritet: “Vetëm ky baba këtu m’zen mua”.
Deklaratë që ka tërhequr menjëherë vëmendjen e banorëve të tjerë dhe ka ngjallur kuriozitetin e publikut.
Foto: Instagram
Ky moment vjen pasi ata rregulluan raportet me njëri-tjetrin dhe dhanë sinjale se mund të ribashkohen.
Limi nga ana tjetër nuk ka reaguar për këtë deklaratë të Albës dhe duket i paqartë kundrejt saj.
Nuk dihet nëse do të kthehen sërish bashkë apo nëse do të ketë dramë mes tyre.
Limi ndërkaq shkëputi raportin me Dolcen dhe më pas iu rikthye Albës. /Telegrafi/
"Ti me gjërat që po i bën, vazhdo funksiono për kamerat dhe protagonizëm. Po më bën mua triko lojëra. S'ka më. Jeto i lumtur këtu, shko krijo histori romantike me tjetrën", u shpreh ajo.
Tutje tha që po trajtohet si lodër nga Limi dhe se po bën sërish gjeste me femrat e tjera.
Situata në shtëpinë e Big Brother Vip Kosova ka marrë një kthesë të papritur. Dolce ka qenë dëshmitare e një momenti që ka tensionuar menjëherë atmosferën, pasi ka kapur “mat” Alben dhe Limin në një situatë shumë të afërt. Pas ditësh ftohjeje, Lim Hoti dhe Alba Pollozhani duket se kanë vendosur t’i japin edhe një […]
Një moment emocional ka ndodhur në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, ku banorja Dolce nuk mundi të mbante lotët teksa këndonte në oborr.
Teksti i këngës që ajo zgjodhi, “Ti je gjithçka që unë doja”, e preku thellë, duke nxjerrë në pah ndjeshmërinë dhe brishtësinë e saj.
Ndërkohë, Alba e ka vëzhguar Dolcen nga larg, duke treguar një përzierje ndjenjash mes kuriozitetit dhe emocioneve të saj.
BBVK/Instagram
Ky moment ka shtuar tensionin në marrëdhëniet mes Albës, Dolces dhe Limit, pasi ky i fundit ka treguar afrimitet me të dyjat herë pas here, duke krijuar situata të ndërlikuara brenda shtëpisë.
Fansat në rrjetet sociale kanë reaguar menjëherë, duke komentuar për ndjeshmërinë e Dolces dhe mënyrën se si Alba po e vëzhgonte, ndërsa disa komentues i kanë vënë re tensionet dhe lojën emocionale mes trekëndëshit.
Momenti duket se ka ndezur një dinamikë të re në shtëpi, e cila pritet të ketë ndikim edhe në episodet e ardhshme të Big Brother VIP Kosova. /Telegrafi/
Duket se dinamika mes banorëve ka marrë një kthesë të papritur.
Limi, i cili deri pak kohë më parë shihej shumë afër Dolces, tani po kalon gjithnjë e më shumë kohë pranë Albës, duke krijuar konfuzion dhe tension në shtëpi.
Ky ndryshim i shpejtë nuk është pritur mirë nga Dolce, e cila është shprehur e zhgënjyer dhe e irrituar nga sjellja e tij.
BBVK/YouTube
Sipas saj, Limi ka ndryshuar qëndrim brenda vetëm pak orësh, duke i kthyer fjalët dhe duke mos qenë i qartë në veprimet e tij.
“Gënjeshtarët nuk i kam qejf, as në shoqëri, as në shtëpi, as të dashur. Ndryshoi muhabeti nga sot në mëngjes. Unë nuk jam për këtë gjë, zgjidh dikë tjetër. Ndryshoi për 3–4 orë, me mua nuk bën këso lojërash”, u shpreh ajo.
Këto deklarata kanë shtuar edhe më shumë tensionin mes treshes, ndërsa mbetet për t’u parë nëse Limi do të sqarojë qëndrimin e tij apo situata do të përshkallëzohet edhe më tej në ditët në vijim. /Telegrafi/
Alba dhe Limi kanë kaluar momente mjaft të këndshme së bashku gjatë ditës së sotme, duke lënë të kuptohet se mes tyre po lind sërish një afrim.
Qëndrimi i afërt, batutat dhe gjuha e trupit kanë shtuar dyshimet se marrëdhënia e tyre mund të jetë drejt një pajtimi.
Teksa ndodheshin në lavanderi, atmosfera u bë edhe më e ngrohtë. Në sfond u lëshua kënga “I See Red”, ndërsa Labi i inkurajoi të dy që të vallëzonin.
BBVK/YouTube
Alba dhe Limi filluan të lëviznin në ritmin e muzikës dhe, me kalimin e sekondave, u panë gjithnjë e më pranë njëri-tjetrit, duke krijuar një moment intim që u vu re edhe nga banorët e tjerë.
Megjithatë, situata ndryshoi papritur me hyrjen e Dolces. Ajo u fut në lavanderi duke qeshur, çka duket se e prishi menjëherë atmosferën mes dyshes.
Reagimi i Albës ishte i menjëhershëm, duke u shprehur: “Jo s’më pëlqen situata”, një fjali që tregoi qartë sikletin dhe pakënaqësinë e saj pas ndërhyrjes.
Kështu, edhe pse Alba dhe Limi po duken më të afërt se më parë, prania e Dolces vijon të mbajë gjallë trekëndëshin mes tyre, duke e bërë të paqartë se çfarë drejtimi do të marrë kjo histori në ditët në vijim. /Telegrafi/
Dy banorët e BBVK-së, Dolce dhe Limi janë parë sërish duke kaluar kohë së bashku.
E kjo gjë e ka zhgënjyer Alba Pollozhanin, e cila tha se s’do të shoh gjëra të tilla.
“Pas darkës ishte super mirë. Nuk dua t’i shoh këto gjëra”, është shprehur ajo.
Foto: Instagram
"Pse Albës iu largove sot. Nuk kam ardhur këtu për lojëra, nuk jam unë lojë. Nuk e kam problemin të flas me tjera por jo lojëra me mua", tha ajo në një bisedë me Labinot Rexhën.
Limi u sqarua me Dolcen për distancimin e tyre dhe pse vendosën një gjë të tillë.
Dolce u shpreh e zhgënjyer për mënyrën se si është sjell me të dhe pse e bëri pikërisht në Prime.
Mbetet për t'u parë në vazhdim se si do të zhvillohet situata mes tyre. /Telegrafi/
Limi dhe Alba kanë tërhequr vëmendjen e banorëve dhe të publikut me një moment afrimiteti brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova.
Pas një periudhe të mbushur me tensione, debate dhe situata të ndërlikuara që kanë përfshirë edhe Dolcen, dyshja duket se po gjen sërish një gjuhë të përbashkët.
Gjatë një momenti spontan, Limi iu afrua Albës dhe e përqafoi, por reagimi i saj ishte i papritur.
BBVK/Instagram
Ajo i kërkoi që përqafimi të mos ishte i ftohtë apo formal, duke i thënë: “Jo kështu formalisht”.
Ky koment u interpretua nga shumëkush si një shenjë se Alba pret më shumë sinqeritet dhe ndjeshmëri nga ana e tij.
Afrimi i tyre vjen pas gjithë dramave që kanë ndodhur në shtëpi, ku marrëdhënia mes Limit dhe Albës ka kaluar ulje-ngritje dhe ka qenë shpesh në qendër të vëmendjes.
Ky moment i vogël, por domethënës, ka hapur diskutime të reja mes banorëve dhe ndjekësve të formatit, të cilët po ndjekin me interes çdo zhvillim mes tyre. /Telegrafi/