Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Dëshmitë e masakrave në Kosovë/ Arkivisti: Kam mbi 3,600 kaseta. Haga m’i refuzoi! Me këto provat, krerët e UÇK do liroheshin

Arkivisti Esat Shala ka deklaruar se pas luftës ka arkivuar mijëra orë pamje të masakrave në Kosovë, përfshirë edhe Reçakun, të cilat i ka dorëzuar në Gjykatën e Hagës.

Sipas tij, mbi 3,600 kaseta përmbajnë pamje shumë të rënda, por materialet janë refuzuar nga Gjykata Speciale, pavarësisht se janë dërguar përmes avokatit të Hashim Thaçit.

Shala thekson se këto pamje e kanë dëmtuar rëndë psikologjikisht dhe se publikimi i tyre do të dëshmonte krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë.

“Pas përfundimit të luftës, kam nisur të arkivoj çdo pamje nga masakrat, përfshirë edhe atë të Reçakut. Pamjet janë shumë të rënda dhe tronditëse. Masakrat që kanë ndodhur në Kosovë përbëjnë mbi tri orë incizime, ndërsa një pjesë e madhe e materialeve ndodhen në mbi 3,600 kaseta, të cilat ende nuk i kam parë për të kuptuar saktësisht përmbajtjen e tyre.

Mbi dy mijë orë incizime i kam dorëzuar në Gjykatën e Hagës vitin e kaluar. Për fat të keq, Gjykata Speciale ende nuk i ka dëshmuar këto krime, edhe pse materialet i kam dërguar përmes avokatit të Thaçit. Ato janë refuzuar, gjë që është shumë zhgënjyese. Jam i bindur se shteti serb dhe ai rus po shpenzojnë miliona euro që këto materiale të mos dalin para Gjykatës Speciale. Nëse këto pamje do të shfaqeshin, krerët e UÇK do të liroheshin menjëherë.

Në moshën 14-vjeçare kam nisur t’i shikoj këto incizime dhe të bëj grumbullimin e tyre në terren. Këto pamje më kanë dëmtuar rëndë psikologjikisht dhe është e arsyeshme të kem probleme psikike në të ardhmen, pasi materialet janë jashtëzakonisht të rënda. Është shumë e vështirë ta bindësh veten se këto ngjarje kanë ndodhur në vendin tonë.”  / abcnews.al /

“Përparim Rama kandidat potencial në krye të LDK”/ Hamidi: PDK pati rënie në zgjedhje, por humbësja më e madhe LDK

Analisti Lavdim Hamidi ka vlerësuar se dorëheqja e Abdixhikut nuk do të pranohet nga partia LDK sepse sipas tyre humbja është si pasojë e ‘kontributit’ të përbashkët.

Sipas tij, përgjegjësia nuk bie vetëm mbi kryetarin, por edhe mbi strukturat drejtuese në nivel qendror dhe lokal. Hamidi tha ndër të tjera se Pëparim Rama është kandidat potencial, por nuk ka ambicie drejtuese.

Sa i takon PDK, Hamidi tha se nuk ka shënuar një humbje të konsiderueshme në raport me LDK.

“Flitet që nuk do ta pranojnë dorëheqjen. Konsiderohet se nuk ka qenë vetëm faji i kryetarit, por edhe i kryetarëve të komunave, sekretarëve etj. Dihet se LDK nuk mund të rritet dhe të zhvillohet me disa drejtues nga e kaluara. Në kohën e Hotit, LDK kishte rënë në 12 për qind dhe nuk kishte një rritje të konsiderueshme. Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ishte kandidat potencial në krye të LDK-së, por nuk ka ambicie për ta drejtuar.

Isa Mustafa, në mandatin e dytë si kryetar i Prishtinës, ishte zgjedhur edhe si kryetar i LDK-së. Edhe PDK në zgjedhjet e 28 dhjetorit ka humbje të votave, por një humbje më të lehtë. Tani, në orën 5, ka pasur një konferencë për media në PDK, por nuk dihet nëse do të flitet për këtë, për energjinë apo për zgjedhjen e presidentes. Humbjen më të madhe në zgjedhje e ka pasur LDK.”

/ abcnews.al /

“Kurti i shmanget Gjykatës”/ Rezervat Shtetërore, ish-ministri Shatra: U dëmtua buxheti i shtetit

Haki Shatra, ish-ministër i Financave në Kosovë, ka deklaruar se dëmtimi i parasë publike nuk matet me shumën, por me pasojat që i shkaktohen pasurisë kombëtare.
Ai theksoi se vaji dhe mielli të paguara nga buxheti i shtetit nuk kanë ardhur, duke e cilësuar këtë si fakt të pakontestueshëm.
Sipas Shatrës, këto mungesa nuk janë çështje politike, por përgjegjësi institucionale. Ai tha se Kurti i shmanget Gjykatës dhe se u dëmtua buxheti i shtetit.

“Dëmtimi i parasë publike nuk matet me shumën, por me veprimin e dëmshëm që i është bërë pasurisë kombëtare. Është fakt se malli i paguar, vaji dhe mielli i paguar nga buxheti i shtetit, nuk kanë ardhur. Çfarë politike ka këtu, nëse një institucion i pavarur merr një akt të tillë?

Jam i kënaqur që më në fund sot është zhvilluar një seancë që duhej të mbahej më herët, por për shkak të zgjedhjeve është shtyrë, në mënyrë që ky proces të mos ndikojë në rezultatin e zgjedhjeve.

Si mundet një kryeministër i zgjedhur nga populli t’i shmanget ftesës për të dëshmuar?

Pasuria kombëtare, buxheti i shtetit, është dëmtuar për një shumë të madhe dhe këta jo vetëm që nuk e ndjejnë për obligim të përgjigjen, por kryeministri në disa paraqitje publike ka deklaruar se ministrat janë të pafajshëm dhe po akuzohen për qëllime politike.

Opozita mund të akuzojë dikë, por nuk mund të sajojë argumente, siç janë këto: mungesa e mallrave në depot e shtetit.”  / abcnews.al /

“Opozita duhet të jetë e bashkuar!”/ Zgjedhjet në Kosovë, Demaku: LDK, pa ide dhe vizion

Analisti Armend Demaku ka vlerësuar se mosreagimi i partive opozitare tregon mungesë gatishmërie për veprim politik dhe një qasje që, sipas tij, i konvenon drejtpërdrejt kryeministrit Albin Kurti.

Ai ka theksuar se opozita ka qenë anemike, pa veprime konkrete në terren, pavarësisht protestave dhe problemeve të shumta në vend. Sipas Demakut, LDK-ja është pa ide dhe vizion, ndërsa fajësimi i faktorëve të jashtëm për rënien e saj dëshmon krizën e brendshme politike.

“Mosreagimi i tyre tregon që nuk janë të gatshëm të dalin dhe të tregojnë se ku e sheh veten LDK. Nuk do ta përjashtoja nga kjo rrethanë as PDK-në, e cila nuk ka bërë namin në këto zgjedhje. Në këto rrethana, ish-partitë opozitare duhet të jenë të bashkuara, sepse nëse ato janë unike, tregojnë një lloj opozitarizmi të vërtetë.

Deri tani kanë treguar një qasje që i konvenon Kurtit. Pasojat janë qasja e tyre anemike në raport me qeverisjen Kurti.

Ne në Republikë kemi pasur 6–7 protesta dhe probleme të shumta, dhe partitë opozitare nuk kanë treguar veprime në terren. Nuk e kemi asnjë prononcim apo qëndrim konkret. Anëtari i LDK-së ka arritur të fajësojë Thaçin që LDK-ja ka rënë. LDK është pa ide dhe vizion.”  / abcnews.al /

Përmbytet Kosova, “Situata drejt përmirësimit”/ Zëdhënësi i EC: Dëmshpërblimet pas verifikimit të dëmeve. Akset rrugore, të gjitha të aksesueshme

Reshjet e shiut dhe dëborës kanë pushtuar edhe Kosovën ku në disa zona janë raportuar problematika.

Nejat Kocinaj, zëdhënës i Autoritetit të Emergjencave Civile, deklaroi se situata nga reshjet dhe përmbytjet po monitorohet në mënyrë të vazhdueshme në të gjithë territorin. Ai theksoi se ekipet në terren janë në gatishmëri për të ndërhyrë aty ku paraqitet nevoja, ndërsa vlerësimi i dëmeve po kryhet nga strukturat përkatëse. Kocinaj u bëri thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes maksimal dhe të ndjekin udhëzimet e autoriteteve.

“Në Gjakovë, Drenas dhe Mitrovicë ka pasur evakuime të banorëve si pasojë e situatës së rënduar nga reshjet dhe përmbytjet. Në Malishevë është shpallur gjendja e jashtëzakonshme.

Vlerësimi i dëmeve do të kryhet nga ekspertët e komunave dhe më pas do të vijohet me procesin e dëmshpërblimeve. Situata po shkon drejt përmirësimit në disa komuna. Komisioni qeveritar do të bëjë verifikimin e vlerësimeve të dëmeve të hartuara nga komisionet komunale dhe më pas procedurat do të vazhdojnë në nivel qeveritar.

Ndërkohë, edhe ritmi i zhvillimit urban në Kosovë po reflekton pasojat e veta, pasi në disa raste nuk janë respektuar standardet e duhura, çka ka sjellë problematika me të cilat po përballemi sot.

Të gjitha akset nacionale janë të aksesueshme, por autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve për vozitje të kujdesshme, për shkak të pranisë së akullit në rrugë, si dhe të shmangin udhëtimet e panevojshme, veçanërisht në zonat ku uji po vërshon dhe kushtet atmosferike po përkeqësohen.”

Rajoni në një vit/ Eksperti: Rrugë e shtruar për Shqipërinë dhe Malin e Zi drejt BE, vendet e tjera të Ballkanit në stanacion

TIRANË- Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Genti Xhaxhiu analizoi zhvillimet politike në rajon, ndërsa u shpreh se Shqipëria dhe Mali i Zi janë dy venet, të cilat kanë shënuar progres në afrimin me Bashkimin Evropian.

Ai theksoi në emisionin “Balkan Update” se Shqipëria tashmë ka hapur të gjithë kapitujt negociues me Bashkimin Evropian, ndërsa në mars, pritet të nisë faza e mbylljes së tyre.

Eksperti pohoi se vendet e tjera, përfshirë dhe Kosova ndodhen në stanacion sa i takon rrugës evropiane.

“Ka qenë vit kompleks, por ka qenë një trajektore pozitive për zgjerimin, për Shqipërinë dhe Malin e Zi. Ka stanacion për vendet e tjera të rajonit. Shqipëria ka hapur të gjithë grupkapitujt me BE. Nga marsi do dëgjojmë për mbylljen e grup-kapitujve të parë”, tha ai.

Sa i takon zhvillimeve në Kosovë, Xhaxhiu theksoi se ky vit nuk ka asgjë për të veçuar. Ai theksoi se vendi u përball me një bllokadë të gjatë politike dhe kjo sigurisht ka krijuar problemet e saj në shoqëri.

“Ka qenë një ndër vite më të vështirë dhe më kompleks për Kosovë, ke pak për të thënë për Kosovën. Ka patur bllokadë institucionale dhe një kokëfortësi mes forcave politike për të shkuar drejt një zgjidhje”, tha ai.

Në Maqedoninë e Veriut tha eksperti faktori shqiptari nuk është aq i bashkuar, kurse Serbia theksoi ai vijon të mos ecë në rrugën evropiane. Sa i takon Bosnje dhe Hercegovinës, Xhaxhiu u shpreh se ka problemet saj të brendshme./abcnews.al

“Nisma nuk kalon pragun”/ Zgjedhjet më 28 dhjetor, Arifi: Kosova nuk do ngelet pa qeveri

Analisti politik Valon Arifi tha se Kosova pritet të mos mbetet pa qeveri pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit, duke parashikuar një shumicë të qartë qeverisëse. I ftuar në emisionin “Balkan Update” në ABC News, Arifi u shpreh se Nisma nuk pritet të kalojë pragun zgjedhor, ndërsa njëra nga palët politike do të sigurojë rreth 51% të votës për formimin e qeverisë.

Sipas tij, gjasat më të mëdha për të udhëhequr ekzekutivin i ka Lëvizja Vetëvendosje, e cila mund të përfitojë edhe nga vota e diasporës. Ai theksoi gjithashtu se partia e Ramush Haradinajt pritet ta kalojë sërish pragun zgjedhor, duke u bazuar në rezultatet e saj në nivel lokal, ndërsa vuri në dukje se ritmi i shpeshtë i zgjedhjeve brenda një viti mbetet një fenomen i veçantë në skenën politike të Kosovës.

“Nuk besoj se Kosova do të ngelet pa qeveri pas këtyre zgjedhjeve. Nisma nuk kalon pragun. Njëra palë do të ketë 51% e votës qeveritare. Gjasat më të mëdha i ka qeveria Vetëvendosja.

Edhe në këto zgjedhje Partia e Haradinajt nuk do e ketë të vështirë që të kalojë pragun zgjedhor sepse e njëjta parti, fitoi goxha komuna. Është interesante në Kosovë që zgjedhjet po përsëriten shumë shpejt brenda vitit. Diaspora mund të bëjë diferencën në favor të Vetëvendosjes”, tha Arifi./abcnews.al

Raketat Javelin/ Eksperti Shala: Një nga armët më të suksesshme. Shqipëria, kopje të sistemit deri në 2030

Eksperti i sigurisë, Drizan Shala thotë se raketat Javelin janë ndër armët më të suksesshme në kohët moderne.

Në një intervistë për “Ballkan Update” në ABC News, Shala u shpreh se deri në 2023, Shqipëria do të prodhojë armët e saj anti-tank.

“Planifikohet që deri në 2030, Shqipëria të prodhojë armët e saj anti-tank. Kjo tregon për një vizion. Padyshim, deri më tani, nuk është lejuar të jetë pjesë e mekanizmave. Ushtria shqiptare është në kuadër të misionit të KFOR. Si mesazh, vizita e shtafit të shtabit, kishte atë politik dhe atë ushtarak. Rrugëtimi i Kosovës, pas vitit 2028 do jetë në bashkërendim me Shqipërinë. Mesazhi ushtarak është tepër i rëndësishëm”, theksoi ai.

Lidhur me zgjedhjet në Kosovë, Shala deklaroi: “Çështjet e përcaktimit të fatit të Kosovës do vendoset në 28 dhjetor. Mund të themi që sipas të gjitha gjasave, do të kemi sërish zgjedhje të jashtëzakonshme në muajin prill. Mund të kemi cikël të ri zgjedhor sa i takon mandatimit të presidentit”./abcnews.al

❌